Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Mirash Ivanaj

    Monografi- Njė nga ministrat mė refomatorė tė qeverisjes zogiste, Mirash Ivanaj, pėrfundoi nė burgun politik, ku edhe mbylli sytė nė vetminė e qelive, nė 1953

    Fenomeni Ivanaj, njė shtetar patriot


    Naun Kule

    Shtėpia botuese “Erik” plotėsoi sė fundi bibliotekat tona edhe me njė libėr tė ri, i cili, pėr nga rėndėsia dhe kėrkesa e referimit, i ka munguar historiografisė shqiptare. I mirėnjohuri dhe i panjohuri Ivanaj i madh, pėrmes penės sė sprovuar dhe hulumtimit tė ngulshėm, plot dashuri tė dr.Iljaz Gogajt, vjen kėsisoj tek lexuesi si njė model i shqiptarit dhe shqiptarizmės, i intelektualit euridit dhe patriotit tė admiruar, i qeverisė dhe qeverisjes shqiptare ndėr ato vite tė mundimshme, kur shteti shqiptar-pas themeleve tė Lushnjes-ngrinte me aq luhatje piramidėn e administratės sė vet nė baza perėndimore.
    I zbritur nga trevat shqiptare me histori tragjike, ku kufijtė e shtetit tonė tė ri lėviznin sipas ofertave tė tregut politik evropian, i lindur nė vitin 1891 dhe i mėkėmbur nėpėr jehonėn e kėngėve dhe bėmave trimėrore tė paraardhėsve (babai Doda i dėnuar tri herė me vdekje nga pushtuesit, xhaxhai Leka, njė majė e burrėrisė malėsore ndėr zonat e Trieshit, Plavės dhe Gucisė) ishte ky shtrat patriotik ku u rrit, u burrėrua e u ngjit nė majat e larta tė dijes botėrore dhe tė patriotizmės shqiptare, i madhi Mirash Ivanaj.
    Dhe, si i tillė, ai s’mund tė ishte tjetėr veēse njė pjesė (tepėr e kultivuar), e kėtij mjedisi tė ashpėr e tė qėndrueshėm deri nė sakrificė nga i cili Mirashi mori dhe manifestoi nė gjithė jetėn e tij tė vrulltė njė karakter tė paepur e njė dinjitet burrėror shpesh tė pazakontė pėr kulisat e qeveritarėve shqiptarė tė ēdo kohe.
    Monografia “Mirash Ivanaj” ėshtė rezultat i njė pune hulumtuese disavjeēare i autorit tashmė tė njohur pėr kontributet nė historiografinė e arsimit shqiptar, i dashuruar, qė nė adoleshencė me karizmėn patriotike, profesionale dhe intelektuale tė kalibrave tė tillė kombėtar si Ivanaj (Kujtojmė se dr.I.Gogaj ėshtė autor i shtatė librave dhe i shumė artikujve studimorė me temė nga fusha e historisė sė arsimit kombėtar.)
    Strukturimi i librit nė fjalė ngrihet mbi kapitujt e shumtė qė organizojnė lėndėn e pasur qėmtuar nga autori pėr ta derdhur pėrmes njė gjuhe tė pasur e tė qartė e cila, shpesh rezonon mirė me leksikun aktiv tė kohės, duke rrahur tė skicojė qartazi pėrmes saj, mjedise dhe karaktere tė besueshme qė e bėjnė bindės dhe jetėsor heroin tonė nė ato ēka thotė dhe bėn, nė kohėn dhe vendin ku ndodhet. Njohja deri nė detaje e jetės sė Ivanajt, seleksionimi pėrmes njė site tė imėt tė asaj qė i pėrcillet lexuesit nga tėrė vepra madhore e kėtij mėsuesi-ministėr, mbartės i fatit dhe i fatalitetit shqiptar-kaluar pėrmes nxėnėsit tė shkėlqyer nė shkollėn e Podgoricės, tė matuantit tė Pozharovacit (Sėrbi) tė studentit tė Universitetit mbretėror tė Romės, i drejtorit tė gazetės “Republika” i drejtorit tė gjimnazit tė Shkodrės dhe mėsuesit tė gjimnazit tė Tiranės, pėr tu ngjitur kėsisoj meritueshėm nė kolltukun e ministrit tė Arsimit mė 1933. Pastaj tė Kryetarit tė Kėshillit tė Shtetit dhe tė marrė rrėzomėn e tė pėrplaset nė jetėn e mjerė tė emigrantit nė prill 1939, pėr t’u kthyer dhimbshėm por shpresėplot nė Shqipėrinė e ēliruar nga tė huajt, ėndėrr pėr tė cilėn ishte pėrpjekur gjithė jetės.
    Mirėpo i ardhur si “cjapi te kasapi”, si ish-ministėr i qeverisė zogiste, pėrfundoi nė burgun politik, ku edhe mbylli sytė nė vetminė e skėterrshme tė qelive, mė 20 shtator 1953, vetėm…12 ditė para se tė plotėsonte vitet e shumta tė dėnimit.
    Njė personalitet shumėdimensional, me njė regjistėr kaq tė gjerė interesash, vlerash e virtutesh, siē na shfaqet Ivanaj, nuk ėshtė lehtė tė futet nė faqet e njė libri, qoftė edhe kaq tė bollshėm nė faqe, nė vlera dhe mesazhe, siē na e pėrcjell monografia e studiuesit Gogaj.
    Njė ndėrmarrje tė kėsaj natyre, kur autori merr pėrsipėr t’i pėrcjellė lexuesit tė sotėm njė kolos tė mendimit politik e patriotik tė pėrmasave tė Ivanajt, pėrgjegjėsia e autorit ėshtė e dyfishtė. Raporti vepėr-hero dhe veēanėrisht trinomi vepėr-hero-autor, synon tė pėrkojė doemos nė nivele tė tilla qė tė shtojnė dhe plotėsojnė njėra-tjetrėn. Pėrndryshe, heroi i cili pėrbėn bėrthamėn rreth tė cilit ngrihet, mbėshtetet e mbahet nė kėmbė vepra, humbet dhe i vjen e mangėt lexuesit. Nė rastin tonė, ky trinom vlerash, pėrafron maja tė barabarta: pra puna e autorit dhe vepra e ngritur nga ai, nderojnė heroin, ashtu siē nderon veten ky, me jetėn dhe veprėn e tij, historinė tonė.
    Pėr tė ndriēuar profilet e shumta tė fenomenit Ivanaj, autori e sheh me tė njėjtėn vėmendje dhe thellėsi mendimi nga disa kėndvėshtrime, tek rreh t’i zbulojė lexuesit Ivanajn si nxėnės tė zellshėm dhe student tė shkėlqyer, gazetar tė mprehtė dhe vizionar, pedagog tė pėrkushtuar dhe poet tė ndjerė, nėpunės skrupuloz e deri ministrin e arsimit tė paarritshėm (pėr fat tė keq…) pėr nga bėmat e mėdha qė realizoi nė arsimin shqiptar, (1933-1935), pėr guximin dhe diturinė me tė cilėn iu imponua parlamentit shqiptar tė kohės, qė miratoi reformėn radikale tė hartuar nga vetė ai (Ivanaj u diplomua shkėlqyeshėm nė Romė edhe pėr drejtėsi). Pėr tė mbyllur shkollat e huaja dhe pėr tė shtetėzuar ato private e klerikale, duke i kthyer pėr herė tė parė plotėsisht shtetit shqiptar ekskluzivitetin nė arsimin e popullit. “Kombi mund t’i kundėrvihet njė rezistence me nji tė ngjajshme dhe kjo asht arsimi kombėtar dhe edukata kombėtare”,- shkruan ministri Ivanaj. Pastaj nė njė vend me tri besime fetare, pėr tė bėrė edhe laicizmin e shkollės shqiptare, nė shėrbim tė unitetit kombėtar, vepėr pėr tė cilėn kishin luftuar tė gjithė atdhetarėt shqiptarė qė nga Rilindja e kėtej.
    Si njė nga ministrat mė reformatorė tė qeverisjes shqiptare (andej e kėtej shekullit tė 20) duke pasur si prijės gjithnjė drejtėsinė dhe ligjin, siē deklaronte, ai e drejtoi dikasterin e arsimit “si njė shėnjtor i papėrlyer” (I.G.) I ndershėm e i pakorruptueshėm deri proverbial, gjersa e la kolltukun ministerial nė mėnyrėn mė trimėrore e tė denjė pėr njė burrė shteti, kur u bind se qeveria, pėr koniunkturė politike nuk po ia mbėshteste ndryshimet e rėndėsishme qė kishte ndėrmarrė si ministėr e i kishte miratuar parlamenti, shkoi te mbreti dhe i paraqiti dorėheqjen, i gatshėm tė rikthehej nė detyrėn e mėsuesit tė thjeshtė. Duke i mbetur pėrjetėsisht besnik divizės sė tij pėr politikė tė pavarur nė dobi tė interesave tė atdheut dhe zhvillimit e pėrparimit tė vendit. Ivanaj shkruante jo pa dhimbje se “…jeta moderne e shteteve ka prue me vedi njė mėnyrė tjetėr pushtimi siē ėshtė vorfnia morale”.
    Nė konceptin e kėtij ministri e atdhetari vizionar “njė qeveri qė ia mbyll gojėn shtypit tė lirė, nuk mund tė jetė qeveri e popullit, megjithėse e dalur prej parlamentit”. Tek lexon kėto vlerėsime politike tė shtetarit Ivanaj, duket sikur Mirashi ynė vazhdon tė jetė mes nesh, ashtu, i madh e burrėror siē ishte duke luftuar gjithnjė me armėt e tij tė dijes dhe trimėrisė, kundėr “vorfėnisė morale” tė qeveritarėve shqiptarė…
    Le tė jenė kėto shėnime njė homazh i vonuar pėr jetėn dhe veprėn e kėtij kolosi tė shqiptarizmėz dhe njė urim pėr autorin e kėtij libri tė vlefshėm.

    Ivanaj shkruante jo pa dhimbje se “…jeta moderne e shteteve ka prue me vedi njė mėnyrė tjetėr pushtimi siē ėshtė vorfnia morale”.



    19/08/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sic thote autori Mirash Ivanain e kalben ne burg Partia e Punes sot PS dhe vdiq nga shkelmat e xhelatve te Enver Hoxhes ky plak fisnik.
    Mirash Ivanaj erdhi i ftuar nga Qeveria e Hoxhes prej Stambollit dhe e prene ne bese dhe e rrasen ne Biruce kriminelet.
    E si Mirash Ivanaj e pesuan me qindra e mijra..

    Dhe Tahir Zemes i tha Banda e Ramush Halitit..dil pa frike se je ne bes tone dhe ..ja futen ne kallash atij dhe te birit me gjith nip.. Pra enveristet ne Kosove ja kan kaluar ne egrsi e pabesi ustallareve te tyre..

    Prandaj sot i trembemi dhunes (vrasjeve, plackitjeve, pritave te pabesa me kallash, shpifjeve e mashtrimeve) qe po ja nxin jeten Kosoves dhe duke e ditur se kte dhune e organizon bishti i Partise punes ne Kosove ..pra banda e Qose Thaqo Demo Limo Jakupo Ramusho Ernest Mavro Xhavitave e kompani ngrejme zerin e flasim qe ne Votime Populli i Kosoves ti shporre jasht keto banda e tja u a fuse kallashet me Vote aty ku e meritojne xhelatet..

    qashtu..

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Zv/ministri Ivanaj bėn striptistin para kolegėve
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 13:24
  3. Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 18:22
  4. Tregon Pjeter Arbnori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2004, 17:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •