Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Itali, kėrkohet ndryshimi i ligjit Bosi-Fini!!

    Ligji pėr emigracionin nė Itali pėrēan qeverinė e Silvio Berluskonit. Ministri i Brendshėm, Pizanu dhe ai i Ēėshtjeve Europiane, Butilione, kanė rritur presionet pėr ndryshimin e ligjit, ndėrsa ministrat e tjerė kėmbėngulin nė zbatimin e plotė tė tij.



    ROME

    Rikthehen polemikat pėr emigracionin nė qeverinė italiane. Ministri i Brendshėm Xhuzepe Pizanu dhe ai i Ēėshtjeve Europiane, Roko Butilione, kanė kritikuar dje ligjin e quajtur Bosi-Fini dhe kanė kėrkuar ndryshimin e tij. Sipas Ministrit tė Brendshėm, "ėshtė pikėrisht koha pėr tė ndryshuar ligjin qė pėrcakton kuota shumė tė ulėta pėr emigrimin nė vend". Sipas tij, ligji i ri nuk ėshtė konsideruar kurrė pėrfundimtar dhe tashmė ka ardhur koha tė modifikohet. Pizanu ka theksuar se ėshtė e rėndėsishme qė kuotat e emigracionit nė Itali tė pėrcaktohen nga punėdhėnėsit. Sipas tij, ata e dinė mė mirė se sa emigrantė duhet tė hyjnė nė vendin me numėr mė tė ulėt lindjesh nė Europė dhe njė popullsi qė po shkon gjithnjė e mė shumė drejt plakjes.

    Ligji
    Pizanu ka vlerėsuar gjithashtu se ligji ka lejuar qė gjatė vitit tė fundit tė rregullohet fluksi i rreth 700 mijė emigrantėve qė mėsyjnė brigjet italiane, gjė qė nuk ėshtė arritur nga asnjė vend europian. Por, ashtu si edhe komisioneri i ardhėm europian, Butilione, Pizanu ka theksuar se lidhja e ligjit me kėrkesat e ekonomisė italiane do tė ndihmojė nė menaxhimin mė tė mirė tė fluksit tė emigrantėve. "Ideja e rishikimit tė kritereve pėr pėrcaktimin e statusit tė propozuar ėshtė njė nismė e rėndėsishme politiko-kulturore", ka deklaruar ai.

    Reagimi
    Deklaratat e dy ministrave tė qeverisė Berluskoni pėr ligjin e emigracionit kanė nxitur reagimin e Ministrit tė Reformave, Kalderoli. "Ligji nuk ėshtė zbatuar plotėsisht, sidomos lidhur me pikėn e kthimit tė refugjatėve", ka theksuar Kalderoli. "Ndaj njė herė duhet ta zbatojmė e mė pas duhet tė flasim pėr modifikime brenda tij". Pėrballė kėrkesės pėr ndryshimin e ligjit, Kalderoli ka kėrkuar dorėheqjen e ministrit Pizanu, si moszbatues tė ligjit nė fjalė. Edhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ėshtė shprehur i palėkundur lidhur me zbatimin e ligjit Bosi-Fini duke mos rėnė dakord pėr ndryshimin e tij. Ligji i miratuar sė fundmi parashikon kuota shumė tė ulėta pėr emigracionin dhe kthimin e tė gjithė refugjatėve nė vendet e tyre tė origjinės.

  2. #2
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    ne nuk marrim dot vesh politiken shqiptare te marrim ate italianen.
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Kongresi i demokratėve: "Koha pėr ndryshim"
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 17:13
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •