Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 161
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    A ishte ai turk nje pushtim?



    Po sjell ketu disa diskutime te cuditshme per mendimin tim , por si duket u dashka diskutuar akoma kjo teme:

    I kam marre nga http://www.forumishqiptar.com/showth...5&pagenumber=2


    Ketu fillon diskuktimi historik:

    Nuh Musa
    Anetar i ri

    Regjistruar: - 02-05-2002
    Vendndodhja: vjenė, austri
    Poste: 8


    ...

    si mednon ti per thenjen e samiut, shqiptaret jane SHOK te turqve, ka gabuar ai, apo ska qene fare shqiptare?, e kaluara jone i ka pergjigjet qe i kerkon ty, por per ty pare ata, duhet ate perden qe ta kane vene tjeret para syve ta largosh.

    Flm


    __________________
    NM




    -10-05-2002





    -11-05-2002



    iliria e para
    kombi numer 1

    Regjistruar: - 24-04-2002
    Vendndodhja: skandinavi
    Poste: 59
    O Musa!
    Edhe Kurdet jan shok te Turqeve apo jo?


    __________________
    Jetoj pėr tė mėsuar, mėsoj pėr tė jetuar.



    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -11-05-2002



    Nuh Musa
    Anetar i ri

    Regjistruar: - 02-05-2002
    Vendndodhja: vjenė, austri
    Poste: 8
    per "iliria e para"

    Zonje, mos keqkuptuat dicka?, pyetja ishte e qarte dhe e thjeshte, shpresoj se jeni ne gjendje te jepni nje pergjigje!

    Mua si shqiptare nuk me interessojn kurdet!, pershkak se nuk kane te bejne me interessat kombetare dhe bile as me ato fetare.

    Por une solidarizohem me cdo popull ne kete bote, qe eshte nen kthetren e anektimit territorial dhe kulturor!, dhe per nje perkrahje (shpirterore te themi, mundesi tjera nuk kemi) kane shum popuj nevoje!

    Flm


    __________________
    NM



    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -11-05-2002



    Anton
    I Djathtė

    Regjistruar: - 16-04-2002
    Vendndodhja: Deutschland
    Poste: 153
    Samiu ja paska fute kot.

    Keni pare ndonje popull ne bote qe te jete shok i pushtuesit me te eger 500 vjecar?

    Ore nga e morem ne pavaresine nga kina apo italia?

    Si ore harruat 500 vjet pushtim?

    Turqit shkaterruan gjithcka shqiptare,te gjithe kulturen Ilire qe kishte mbetur ne trojet e arberit.

    Ne shqiptaret jemi shqiptare dhe gjithe RILINDJA jone eshte ne fakt lufta i gjithaneshme per ti shpetuar shkaterrimit turk.

    Abdullai nuk eshte shqiptar por ILIRI apo TEUTA.

    Me falni qe dola nga tema.


    __________________
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?




    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -12-05-2002



    Nuh Musa
    Anetar i ri

    Regjistruar: - 02-05-2002
    Vendndodhja: vjenė, austri
    Poste: 8
    mrdt!

    Zoteri antoni, ju si njohes i te kaluares shqiptare mund LEHTE te me shpjegomi ikjen e shqiptareve nga shkau ne turqi. A e dini ju se qyteti i burses deri ne 80% eshte i banuar me shqiptare?, a e ndegjoni ilir shaqirirn (kengetarin kosovare)?, ka per kete teme nje kenge.

    Jeni i sigurte se TURKU sundoj 500 vjete?, apo sundoj perandoria OSMANE?, apo nuk ju intereson juve dallimi?

    Te folim qarte e te kuptohena, fundin e mesjetes ne trojet shqiptare kush e solli?, car dushani?

    Cfare pamvaresie keimi mare?, si CDO shtet qe ishte nen perandorine OSMANE, ashtu edhe shqiperia u be e pamvarur ne ate kohe kur "neriu i semure ne besporus" vdiq. Si shtet me i fundit per arsye te bindjes fetare, dhe per arsye te mungeses se ndihmes nga shtete fqinje (ortodokseve u ndihmonte nene russia, e cila edhe intervenoi me se shumti per COPETIMIN e trojeve tona). Nje hap i domosdoshem i KOHES!, mos i zmadhoni GJERAT.

    Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin.

    Mua si shqiptare me interesojn ata shqiptare qe u detiruan ti leshojne trojet e veta, dhe qe GJETEN strehim ne turqi. Une kam interess qe ata te kthehen, se paku te rehabilitohen ne ndonje menyre, dhe jo qe gjurmet e tyre te HUMBEN per arsye te epsheve te disa shqiptareve keqdashes.

    Rilindja, o burre i dheut, ka qene nje dukuri KOHORE. Valle, mos ka patur vetem populli shqiptare NACIONALISTE para luftes se pare?, si njohes i mire i te kaluares ju duhet ta dini qe te dyja luftat ishin rezultat i NACIONALIZMIT, i cili u frymezua nga njohurite shkenctare (darvinizmi, me i miri mbijeton, dallimi i rracave dhe perparesia e njeres race nga tjetra etj...), nga industrialzimi (kapitalizmi, dhe KEQPERDORIMI i njerezve te rraces me te dobet si force pune, si psh. shqiptaret ne jugoslavi), dhe si rrezulltat paralel i kesaj padrejtesie te dukshme komunizmi, me vone socializmi (komunizmi ne versionin "LIGHT").

    Nje gje qe eshte ME e mire dhe me eficiente, i mbulon, apo i tejkalon standardet e diriatehershme. Nese ju keni deshire, munde te udhetoni ende me gomare, une preferoj ketu me shume veturen. Osmanet sollen kulturen islame ne trojet tona, nje kulture qe ne ate kohe NUK KISHTE SHOQE. Kete fakt e pranon historia boterore, mendimi i nje shqiptari i drejtuar nga "emocionet" eshte irrelevant!, mos je ty anton anetar i sektit "amish"?, sidoqofte, edhe kete dukuri KOHE e shohim sote kudo ne bote, secila kulture eshte ne nje zhvillim te vazhdueshem. Cdo stagnation eshte ne DEM TE ATIJ POPULLI.
    DHe nje kulture e imponuar, NU KA MUNDESI TE ZENE RRENJA NE NJE VEND, poashtu e vertetuar ne shpirtin tone, sllavizimi i qindervjeteshit te kaluar tek shqitaret e "pseudosllavise", dhe sllavizimi i mesjetes.

    Dhe keni te drejte, emri Abdullah nuk eshte shqip, eshte arabisht (gjuha e islamit), ne shqipen i perkthyer do te thote "RROB i ZOTIT", per nje shqiptare MUSLIMAN, nuk ka EMER ME TE BUKUR. Por une smund ta kuptoj qellimin ku e keni, cfare doni te thoni me kete?, natyrisht i eshte lejuar nje muslimani qe femijen e vet ta emeroje edhe ne gjuhen e vete, ndoshta kjo te shqiptaret nuk eshte praktikuar, por ne kultura tjera, si psh, te ajo e perzise, indise, etj. vertetohet kjo. Kete te drejte shqiptaret e "pseudosllavise" nuk e kane patur, atje beheshin kufizime te emerimi. Por, edhe une me emrin NUH jame shqiptare, sic je ty me emrin ANTON. Imtesija te panevojshme, dua te them, mund te diskutohen, kur do ty kryejm punet me te rrendesishme, dhe atehere qe te mos budallosemi nga merzija, mund te diskutojm mbi keto gjera me qellim "vec" per ta hapur horizontin tone edhe me gjere.


    edhe juve me falni, nese diku mendoni se kame leshuar ofendime perzonale, natyrisht nuk e kame ate qellim.

    Vec nje sqarim, emri ilir, nga aspekti "i lirė" eshte emer shqip, ndersa emri ilir, nga spekti historik, me te cilin emeroheshin trojet tona, eshte nje forme e bastardizuar JOSHQIPTARE.

    Dhe ndaj samiut duhet te keni respekt, nese nuk pajtoheni me punen e tij, atehere vetem se ishte vellau i naimit.

    Flm!


    __________________
    NM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 13-05-2002 mė 06:30
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Kjo eshte fjalia me madhe qe kam lexuar deri me sot:


    "Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin. "

    Paskan pasur te drejte serbet e greket qe mbasi fituan luftrat kunder turqise kerkuan ti ndanin tokat e saj!

    PO SI KENI GUXIMIN TE SHKRUANI NE SHQIP KESHI TEZASH?

    SHQIPTARET NUK ISHIN PJESE TE SISTEMIT POR ISHIN TE PUSHTUAR DHE VETEM TRADHETARET ISHIN PJESE TE SISTEMIT.

    SI GUXONI TE HIDHNI BALTE PERMBI

    RILINDASIT E KOMBIT?

    PSE ESHTE

    GJERGJ KASTRIOTI HEROI YNE KOMBETAR

    sepse megjithese turqit e moren peng qe femije nuk harroi se ishte shqiptar e jo turk dhe u kthye te mbroje Arberine e jo PERANDORINE OSMANE.

    RROFTE PUSHTIMI TURK QE NA LARTESOI SI KOMB

    RROFTE HAXI QAMILI!

    me falni qe dola nga tema , por nuk po marr vesh po shkruajne shqiptare ketu apo
    nuk besoj se ka popull me vetshkaterrues ne bote se ky i joni.
    nuk ishte pushim ai i turqve thote


    __________________
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?




    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -12-05-2002



    iliria e para
    kombi numer 1

    Regjistruar: - 24-04-2002
    Vendndodhja: skandinavi
    Poste: 59
    Musa Efendia!
    Ne Bursa kishte Shqipetar e vertet qe i pranoi Turqia qe ju beni
    loje se bashku me Rusine e Serbine per te zbraze Kosoven.

    Kur nuk e din kaq mos ja fut kot!

    iliria e para ka bashkėngjitur kėtė foto:


    __________________
    Jetoj pėr tė mėsuar, mėsoj pėr tė jetuar.



    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -12-05-2002



    trinity
    Anetar i ri

    Regjistruar: - 04-05-2002
    Vendndodhja: Perendim
    Poste: 14
    koherence
    Ore vllazen.

    Misti myslimono-kristjan nuk eshte se eshte edhe aq i bukur apo i volitshem por duhet pranuar sepse eshte fryt i rrethanave historike.
    Per hir te bashkimit kombetar nuk duhet meshuar shume ndarjeve fetare sepse pastaj eshte fundi.

    Por per hir te se vertetes duhen thene edhe dy fjale ashtu si dalin prej shpirtit.
    Ne themi se jemi popull i lashte ne kete truall.Jemi €uropian.
    Qytetrimi europian eshte themeluar mbi idete e grekerve dhe romakeve te lashte.Krishterimi ne momentet e tij me te mira u be ushqim shpirteror dhe pike dalluese e qyteterimit perendimor.
    Ne bejme pjese nen ombrellen e evropes,ne duam te hyjme ne insitucionet e saj.
    Islamizmi eshte komplet inkompatibel me kete lloj botekuptimi dhe mbajtja apo mbrojtja e tij nuk eshte veēse nje veprim inefiēient dhe ne demin tend.
    Tek e fundit ne nuk kemi ndonje kujtim te mire nga e kaluara me turko-islamin.
    Po simboli i kombit tone Gj.Kastrioti qe i qofshim fale,si thoni ju i marre ishte kur u derrmua ne lufte kunder turko-islamit.

    Duhet t'i nderojme simbolet tona djema se perndryshe nuk na prihet mbare dhe nuk bejme hajer asnjehere.



    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -12-05-2002



    Nuh Musa
    Anetar i ri

    Regjistruar: - 02-05-2002
    Vendndodhja: vjenė, austri
    Poste: 8
    mrdt zoteri anton!

    Mė vjen mire qe jap kontribut ne zgjerimin e horizontit tuaj!, nje falemnderim nuk do te ishte tash i pavend!

    tradhetare?, ty ishe ai qe i adhuron lirindasit?, atehere duhet me e ditur, se aktivitetet e tyre shtriheshin brenda kufijve!, me falni, por ju silleni si nje opportunist i thjeshte, duhet ta dini se pasqyra ka DY ANE. Nje fjale popullore thote "shkaun vrae, por hakun mos ja ha"

    Ju si me duket jeni nje shqiptare EDHE me modern, u kujtohet juve "besa"?, a kemi vra ne femi e gra ndonjehere?, jo BURRE, ne jemi shqiptare, dhe ju duhet njehere te kuptoni se cdo te thote te jesh shqiptare. Se shqiptari nuk e shkel meriten e tjetrit, se shqiptari nuk paushalizon, se shqiptari nuk eshte rassist, shqiptari eshte tolerant.

    Por para se te largohemi ende me shume, dua te theksoj, se edhe une jam kunder politikes nacionaliste te "turqve te ri", e cila rezulltoi ne difarmime te shqiptareve ne krejt lemite e jetes.

    Por, eshte edhe per mua pak e cudithsme, thenia e juaj, se vetem tradhtaret ishin te inkuadruar ne system, sipas logjikes suaj, gati 5 shekuj me rradhe shqipatert VETEM KANE VUAJTUR?

    Dmth, pas largimit te turqve (dhe ne fund ishin metevertet turq, dhe nacionalist te felliqun, apo valltarė te modes se atehershme qe e kish kapluar tere BOTEN, shpjegova ne postin e pare), shqiptaret dyqish u LIRUAN, dhe keshtu me pranine e shkaut ecen PERPARA drejt europes, apo?, juve ju kujtohen sigurisht shtetet me te cilet kishte marredhenie enveri?, ju shpresoj se keni ndegjuar per torturat e shqiptareve ne pseudosllavi?, mund si shqiptare lirisht te themi se jemi KRENAR MBI QINDVJETESHIN E FUNDIT?, A MUND KETE TA THEMI?

    Por, haj te shkojm edhe me larg, sipas juve ne nuk mund te themi se jemi krenar edhe mbi 500 vjetet e fundit, apo?

    KU more burr mund ta gjejme nje periudhe qe u pershtatet idealeve tona?, a ka ekzistuar ndonjehere kjo gje?

    Serbet dhe greket?, a din ty se ne turqi ka edhe GREKE qe jane debuar nga trojet e tyre?, ke ndegjuar ndonjehere per reconquisten spanjolle?, e njejta gje ndodhi edhe ne ballkan, por pa mare notic europa, pasiqe i pelqente qe punen e felliqun ta beje dikush tjeter (ne kete rast othodoxet sllav dhe grek), dmth, debimin e popullates islame nga europa, por KU TI COJNE SHQIPTARET E MJERE, skan atdhe tjeter.

    Por nje rrugedalje u gjet, nese smund ti debojm, atehere do ti vrasim dhe do ti terrorizojme, do ti tubojm si shqera ne nje vend. A E DIN CFARE THUAN SERBET MBI KOSOVARET?, "ATA DUAN SHQIPERINE E MADHE, PRANDAJ LE TE SHKOJN NE SHQIPERI?"

    Rezulltati eshte, qe trojet shqiptare kane perqindjet me te medhaja etnike ne europe, dhe dendesia eshte nje nder me te medhajat.


    Dhe merrnja nje fjalore, dhe lexoni se cfare eshte dallimi midis fjaleve TEZĖ dhe REALITET.

    Ju nuk besoni se ka shqiptare qe nuk e bastardizojn historine?, po, une jam ai shqiptare qe nuk vizaton ketu me ngjyra qe i pelqejne. Eshte shume lehte historine ta drejtosh ty si te pelqen, por nuk do te arrijsh shume larg me kete, pasiqe FATKEQESISHT bota nuk perbehet vetem nga shqiptaret. Burre i dheut, a e din ty se serbet me mllefin e tyre qe kane ndaj neve, na quajn prejardhes nga kaukazi?, pe i ndegjuar ato duhet me u tranu.

    A ke patur ndonjehere mundesi te lexosh kronika nga fillimi i pushtimit te ballkanit?, aty mund te lexosh mbi gjendjen e shqiptareve me ardhjen e osmanlijve. Mund te lexosh, se si shqiptaret emeroheshin me emra SLLAV.

    Dhe me trego kure kame hedhur balte mbi rilindasit?, une vetem qe u shpreha se ata si TERE BOTA, i kaploi poashtu nacionalizmi dhe se puna e tyre eshte nje PASQYRE e kohes. Secili popull i ka rilindasit e vet. (Serbet psh, gavrillo principin)

    Gjergj kastrioti ka luftuar kunder osmanlijve, por ME SHUME SHQIPTARE kane luftuar ME osmanlijte, ky eshte FAKT historik.

    Skenderbeu eshte pa dyshim SIMBOL i qendreses ndaj pushtimit, kete akush nuk e ve ne pyetje, fakt eshte se mu ne kohen e rilindaseve, kur filloi lufta per komb, doli edhe ne skene haptazi figura e skenderbeut, si simbol, dhe shtylle morale e mbare shqiptareve, keshtu edhe ne kosove, dhe ne makedhoni.

    Verteshkaterim, burre i dheut, eshte te mohosh drejtesiene, dhe te punojsh me kurthe, tjeret nuk jane budalle, mos harro, si shembull mere serbine. Beso, une serbet dhe sllavomaqedonasit nuk dua as ti shoh, por te drejten, cfaredo qofte, nuk ua mare, se kete nuk e lejon se pari tradita jone shqiptare, pastaj eshte edhe kontraproduktive per ardhmerine, pasiqe BOTA nuk eshte e jona, dhe ka rregulla per bashkejetese. Mbaje mend, me nacionalizem nuk do te bejsh ASNJEHERE nje hap para.

    Edhe njehere, pse thote samiu, se shqiptaret ishin SHOK te turqve?


    "iliria e para", me fal, por komenti juaj eshte nder nivelin tim, dhe nuk dua ta harxhoj kohen kote!

    Flm

    PS.: anton, njeriu sot ka mundesi nga cdo kend te shiqoje, nje luksuz i botes se lire, prandaj nuk ta mare per kusure komentin, pasiqe shqiperia gjate kohe nuk ka poseduar luksuzin e quajtur MENDIM I LIRE!!!


    __________________
    NM



    Raporto kėtė mesazh tek moderatori | IP: Regjistruar

    -12-05-2002



    Anton
    I Djathtė

    Regjistruar: - 16-04-2002
    Vendndodhja: Deutschland
    Poste: 153
    Jam shume i cuditur , por nuk ka asnje problem.

    Sa per fjalore e libra eshte me mire ti hapni ju e jo une, por nuk ka problem.


    Ajo e juaja eshte teze ( eshte teze sepse ju nuk keni sjelle asnje vertetim per te verteten e asaj qe shkruani)( kjo: "Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin. " )


    dhe nga me te keqijat qe kam lexuar deri me sot, por vec asaj te nje kryeministri serb qe per fat e mire e kam akoma:

    "Zitat aus dem Buch „Die Albanesen und die Großmächte"

    Autor: Dr. Vladan Georgevitch (Serbischer Ministerpräsident;

    1913)

    „ Nicht bloß an die Phönizier erinnern die Albanesen, sondern auch
    an die Urmenschen, welche auf den Bäumen schliefen, an denen sie
    sich mit ihren Schweifen festhielten. Durch die späteren Jahrtausende,
    in denen der menschliche Schweif nicht mehr gebraucht wurde,
    verkümmerte derselbe so, daß die heutigen Menschen bloß eine kleine
    Spur davon in den Knöchelchen des Steißbeines besitzen. Bloß unter
    den Albanesen scheint es noch geschwänzte Menschen im XIX.
    Jahrhundert gegeben zu haben."


    Perkthimi:

    "Jo vetem me fenikasit ngjasojne shqiptaret ,por dhe me njerezit e pare te cilet jetonin neper peme ne te cilat mbaheshin duke perdorur bishtin. Ne shekujt e me vonshem, ne te cilet njeriu nuk kishte me nevoje per bishtin, ai filloi te zhduket dhe te keshtu njerezit e sotem kane vetem nje gjurme te tij, kocken e kerbishtit. Vetem nder shqiptare duket sikur ka pasur njerez me bisht dhe ne shekullin e XIX.""


    Tani me duhet te argumentoj nje fakt trivial:

    Gjate pushtimit turk eshte e vertete qe shume shqiptare u bene pjese integrale e sistemit , por bile ata humben dhe identitetin e tyre si shqiptar, por JO kurre JO shumica.

    Qe nuk ishin shumica mjafton fakti qe deri ne shekullin e 18 nuk ishte shumica e islamizume.


    Nje pjese pjesa me pa vlere e Kombit.

    Por dhe nder ta duhet te bejme dallime.

    Kishte nga ata si haxhi qamili qe nuk ka epitet ta perkruaje,

    Kishte nga ata qe mbeten shqiptare , te pakten ne nenndergjegjje.

    Ku ka filluar Rilindja jone?


    Tek pjesa e paprekur nga turqit, tek arbereshet.

    Ne ishim populli qe i rrezistoi me gjate pushtimit , por qe me vone u shkaterruar me shume prej tij.

    Sepse ne kishim shume tradhetare , ata qe punonin ne administraten turke e ne qender te perandorise nuk jane gje tjeter vecse tradhetare:

    NE u cliruam te fundit ,bile me perpara ne shqiptaret cliruam greqine.
    Dhe ata qe cliruan greqine ishin vetem me origjine shqiptare sepse vetedija e tyre nuk ishte shqiptare perkundrazi identiteti fetar ishte me i forte se identiteti kombetar.

    Merita me e madhe e Rilindjes ishte krijimi i identitetit kombetar nder ne.



    Dhe ne ne fakt ekzistojme si shtet vetem ne saje te

    AUSTRO- HUNGARISE

    dhe te nje elite kombetare

    RILINDASVE

    Por te gjitha keto jane diskutime histrorike dhe jane jashte teme.

    Une po marr te gjitha diskutimet tona e po i coj tek Forumi i Historise.

    Moderatori i ketij forumi le ti fshije mbas disa ditesh prej ketu me njoftimin ku jane.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 13-05-2002 mė 06:44
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Exclamation .

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILovePejaa : 15-05-2002 mė 15:36
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant,

    te lutem lexo e pastaj shkruaj.


    Pse e copeton citatin qe nuk eshte i imi por i nuh-s

    PSE?

    "Me fal, por shqiptaret kane qene pjese integrale ne systemin e shtetit, dhe kane mbajtur poste te rrendesishme ne administrate dhe politike. Nese ju kete e quani PUSHTIM, atehere keni nje problem te madh qe kundershtohet me realitetin. "

    Nuk ka shkruar une se pushtimi turk nuk eshte pushtim por NUH

    A e more vesh?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Gjergj kastrioti ka luftuar kunder osmanlijve, por ME SHUME SHQIPTARE kane luftuar ME osmanlijte, ky eshte FAKT historik.
    --------------------------------------------------------------------------------



    Anton, vete fakti qe Gjergj Kastrioti - Skenderbue ka qene pjese e ushtrise se Perandorise Osmane tregon se sa shqiptaret kane luftuar per Perandorin Osmane. Me ate citat ai ka dashur (sipas mendimi tim) te thote se me shume shqiptare kane luftuar pas periudhes se Skenderbut me osmanline se sa kane luftuar me Skenderbue. Une kam shume artikuj te Jahja Drancollit dhe dal nga dal do tij postoj edhe ne albasoul.com, ato artikuj jane pjese e studimeve te gjata dhe sipas mendimit tim me shume anojne nga realiteti se sa deshira qe kane shkruar komuniztet ne Historin e Shqiperise. "

    I nderuar ne rast se nuk kupton shqip me mire mos shkruai.

    Ai citati i Nuh eshte i qarte:

    Gjergj Kastrioti ( skenderbe eshte emri qe i vune turqit mbasi e moren peng)
    Luftoi kunder turqve , por ma shume shqiptare kane luftu ne anen e turqve per sulltanin.

    KY eshte nje fakt historik se shume shqiptare luftune per sulltanin , por kjo nuk na nderon ne si Komb.

    Perkundrazi.

    Ne duhet te krenohemi me ata te nuk luftuan per sulltanin e per ata qe luftuan kundra tij.

    A more vesh?



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 14-05-2002 mė 06:02
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Tani une nuk e di sesi me lexoni ti apo disa te tjere:

    Une kam shkruar:

    "Gjate pushtimit turk eshte e vertete qe shume shqiptare u bene pjese integrale e sistemit , por bile ata humben dhe identitetin e tyre si shqiptar, por JO kurre JO shumica.

    Qe nuk ishin shumica mjafton fakti qe deri ne shekullin e 18 nuk ishte shumica e islamizume.


    Nje pjese, pjesa me pa vlere e Kombit.
    Por dhe nder ta duhet te bejme dallime."

    PSE MASHTRON?

    PSE e merr vetem fjaline e fundit dhe fut sikur une kam quajtur pjese pa vlere ISMAIL QEMALIN?
    Ai nuk e humbi kurre identitetin shqiptar.

    PSE?

    Une kam shkruar:

    "NE u cliruam te fundit ,bile me perpara ne shqiptaret cliruam greqine.
    Dhe ata qe cliruan greqine ishin vetem me origjine shqiptare sepse vetedija e tyre nuk ishte shqiptare perkundrazi identiteti fetar ishte me i forte se identiteti kombetar.

    Merita me e madhe e Rilindjes ishte krijimi i identitetit kombetar nder ne.



    Dhe ne ne fakt ekzistojme si shtet vetem ne saje te

    AUSTRO- HUNGARISE

    dhe te nje elite kombetare

    RILINDASVE "


    PRA DHE NJE HERE:


    Dhe ne ne fakt ekzistojme si shtet vetem ne saje te

    AUSTRO- HUNGARISE

    dhe te nje elite kombetare

    RILINDASVE "



    Mos mi keqinterpreto e copeto mendimet.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 14-05-2002 mė 06:01
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Mosha
    45
    Postime
    4,467
    mrdt!

    mendoj se tash jame ne rubriken e pershtatshme?

    Mire, zoteri anton, pasiqe keni ngulur kembet, ja po ju pergjigjem pike per pike:

    citat:

    Une jam per mendime te qarte e te sakta.

    Ju thoni se Kadareja nuk eshte heretik.

    Ashtu them dhe une.

    PO ATA qe e quajten Kadarene Heretik cfare jane?

    MUSA: se pari njehere nuk kam njohuri mbi kete thenie, nese mi tregoni rethanat e kesaj ngjarjeje mund te ju ape pergjigje me te sakte, tash per tashe mund vetem te llogjikoj, cdo akcion shkakton nje reakcion. Intensiteti i reakcionit eshte sipas mundesive ma i forte, ma i dobert, apo i barabarte.

    citat:

    Jane myslimane te devotshem apo jane fanatike qe duhet ti perbuzim?


    Musa: ne pergjithesi njeriu asnjehere nuk duhet te perbuzet, nese gabon, duhet me ja terhekur verejtje, dhe sidomos muslimanet pendohen SHUME lehte.

    citat:
    Cfare mendon per denimin me vdekje ndaj Selman Ruzhdi?

    A nuk eshte ai nje shprehje e nje prapambetje mesjetare?

    Musa: ai denim se pari eshte leshuar nga irani. Populli, apo qeveria iraniane eshte shiite, dmth nje perqindje e vogel e mbare opinionit musliman, dhe me ndryshime juridike!!!, prandaj ketu duhet pak me shume kujdes, dhe mos te paushallizojme ceshtjen.
    Edhe per ruzhdiun vlen e njejta si per kadarene, mirepo une mendoj se ruzhdiu ka shkelur thelle vlerat elementare te muslimaneve, per kete veper penale (ne spanje filloi per nje ceshtje te ngjajshme grindja mes mulimaneve dhe te krishtereve, diku ka mesi i shekullit te 10, shih Karen Armstrong, biografia e profetit islam, gjerm. apo anglisht) duhet nje gjykim, por menyra devijon nga vendi ne vend, nga shkolla juridike ne shkolle.
    Pasiqe ne bote, pervec iranit, nuk ka shtet tjeter qe ka kushtetute islame, atehere eshte e qarte se vetem nga irani mund te dale nje akuze e tille, dhe me vlefte, dmth. e autorizuar.
    Zoteri anton, ketu mund lirisht te kete disa gjykime te ndryshem.

    Une mendoj se shprehja e nje denimi mbi nje perzon qe e meriton ate, nuk mund te jete mesjetare, por eshte ne te vertet PA KUFIZIM KOHE!!!, ne e dime shume mire, se amerika ende denon qytetare qe e "meritojn", me vdekje.

    Pra ta perfundoj, sipas fakteve zoteri ruzhdiu ka bere nje veper penale, prandaj per kete duhet te denohet, sipas mendimit tim ate njeri me shume i dhemb nje denim financiare sesa vdekja.

    citat:

    Tani te

    e kalojme tek diskutimi historik.

    Ju pohoni se ai turk nuk ishte pushtim!

    Me kaq duhet te mbyllet diskutimi ne fakt.

    Musa: une ua lash te drejten vete te gjykoni, nese keshtu perfundoni, atehere une mund te jetoj me kete.


    citat:

    Teza e juaj tani eshte pak me e ndryshuar:

    Teza e juaj tani eshte:

    Pushtimi turk na shpetoi nga asimilimi serb.

    Kjo eshte nje teze thjesh spekulative sepse asnje njeri ne bote nuk e di se cfare do te kishte ndodhe po te mos na kishin pushtu turqit.

    Musa: faktet jane te tilla, edhe pse deri para disa ditesh nuk kame menduar, se MUND te kete assimilim te qindperqindshem, por perseri realiteti me tronditi (wolgadeutshe ne russi ne kohen e stalinit). Me lejoni te ju korrigjoje, ate qe ju e theni eshte spekulative, une mbeshtetem ne realitetin. Faktet jane te tilla!!!

    citat:
    Ashtu si per 600 vjet nga 600 ardhja e sllaveve e deri me 1300 tek ardhja e turqve ne nuk u asimiluam nga ata ashtu do te kishte ndodhe dhe me tej.

    Musa: fakt eshte, se historia e shqiptareve para shekullin e 11 nuk eshte e shenuar!!!, shqiptaret si banore te nje territori ME TE FREQUENTUAR ne ballkan, kane qene nen SHUME ndikime, jo vetem nder ndikimin e sllaveve.

    Dije se sllavet ne fillim kane plackitur dhe rrembyer, deri sa zune vend, ne vazhdim ata sundoheshin nga fqinjet dhe ishin skllever te tyre (fjala SKLLAV rrjedh etymologjisht nga fjala SLLAV), dhe shqiptaret nen cdo perandori TJETER pervec se asaj sllave kane qene te suksesshem, mjafton fakti per meriatat tona ne lemine e fese te krishtere (konstantini imadh, kirili dhe methodi).

    Pra, perfundimi eshte, se shqipateret nuk kane munde te assimilohen ngase nuk kane patur kundershatare keqdashes, krejt fqinjet e atehershem kane qene gjenetikisht te aferm!; dmth. nuk ka pasur force percarese!!!, gjerat ndryshojne tek me carjen e kishes, ne ate te lindjes dhe ne ate te perendimit, ku me ndihmen e rusise forcohet edhe serbia (disa thuan se greket jane me shume sllav, sesa grek). Nuk duhet shume me mendu nga vjente rreziku tash, nga ortodoksia. Pasiqe mundesite teknike ishin ne ate kohe te kufizauara, dhe shqiptaret te FORTE dhe luftetare te guximshem, une mendoj se assimilimi sllav per kete arsye nuk arriti cakin. Mjafton vetem fakti se ne shqiperi ka toponome sllave. Edhe osmanlijt sunduan, por pervec nje "el-basan(i)" (qytet i ri qe e formuan, shqip "KESHTJELLA"), krejt vendet tjera mbajten emerimet e veta.
    Krejt tetovaret e dine, se emri turqisht i tetoves eshte kallkandelen, por per ta gjetur emrin SHQIP te fshatit tim, qe ja nderuan sllavet ne mesjete, ishte shume rende.
    Pra, me vetedije te plote perfundoj, se assimilimi i shqiptareve KURRE nuk do te ish mund me u ndale, shiko mor anton vllehet e mjere?, ata jane shembulli me i mire. Me larte thash, se nuk kame besuar se mund te assimilohet njeriu qindperqind, per arsye te GJUHES, por edhe kjo gje ish vec nje pyetje e mundesive teknike!!!


    citat:

    Pse jo do te kishte dale nje Gjergj jo kunder turqve por kunder sllaveve?
    Pse jo dhe me tej?

    Musa: kish force kunder feudalizmit?, politika e mesjetes ka qene e tille, une mendoj se me se pari do te ish paraqitur nje robin hood shqiptare, sesa nje kundershtare i sistemit politik.


    citat:
    Turqit ne na pushtuan dhe na shkaterruan fare si kulture e si race.

    Musa: pse?, une nuk jam shqiptare?, vajza ime njevjecare folen me mua SHQIP (mundohet me fole)???, me muzike e bukur se ajo me qifteline per mua nuk ka, edhe lahuten e preferoj, por veshjet kombetare?, a nuk i kemi?, qarte se kultura e re ndikon, por cfare thua ty per veshjen allafranga?, a nuk eshte kjo e njejta gje?, dhe mos te folim per arhitekturen e re qe erdhi ne trojet tona, a pake xhami fenomenale posedojm?, a e ke pa ndonjehere xhamine me lara te tetoves?

    DEFINOE RACEN SHQIPTARE!!!


    citat:
    Kjo eshte e verteta historike.

    Tani per hir te asaj qe shqiptaret e sotem jane myslimane te shkruash se pushtimi turk pati te mira eshte krejt absurde.


    Musa: nuk e beje kete per hire te muslimaneve, por per hire te realitetit, keshtu qendrojn gjerat, o anton!

    citat:

    Ju i kaloni pa komente ato qe shkruaj une me lart, po mendoj ato qe jane shkruar permbi Gjergj Kastriotin apo Nane Terezen.
    Apo te tjera e te tjera.


    Musa:

    Se pari, shqiptaret e pseudosllavise jane te djegur per liri, si simbol lirie, apo si shtylle mentale qendron pa dyshim SKENDERBEU, pra, busti i tij ne kosove eshte nje domosdoshmeri, qe jo islami me force mentale, por edhe slloboja me force fizike nuk mund ta ndaloje.


    Se diti, gjerat jane ndryshe kur behet fjale per islamin, dhe qendrimin e tij nga statueve. Qarte, eshte i ndaluar ne islam perdorimi i nje statue, nga ana tjetre eshte lejuar perdorimi i kukullave per femije, qe te lozin me ta. Dmth. ketu duhet shiquar qellimin. Skenderbeu, nuk qendron aty si nje zevendes i zoti (allahu na ruajt), por si simbol ndaj fitores kunder nje pushtuesi. Askush nuk do te shkoj atje dhe te perulet para atij.

    Se treti, sipas mendimit tim, me se miri do te ish psh. qe ne emer te skenderbeut te ndertohej dicka ne sherbim te popullit, mendoj se keshtu edhe me shume nderohet nje perzon.

    Dhe sa i perket bustes se nene terezes per kete nuk kame njohuri!; nese me informon me thelle, atehere ndoshta mund te jap nje mendim. Une e lexoj shtipin shqip online cdo dite, por ende nuk kame hasur ne nje artikull mbi kete.

    citat:

    Paska pase myslimane shqiptare qe kane kerkuar shpalljen e Kadarese HERETIK, SI NE MEJSETE.

    Kjo me deshperon ashtu sic besoj te gjithe shqiptaret.

    Kjo eshte tema ketu.


    Musa: thashe edhe me larte, me informo mbi kete ceshtje, dhe ndoshta mundi te jap nje pergjigje konkrete.

    flm.!
    albanish by nature

  8. #8
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Tani jam i detyruar te sjell studime historike te mirefillta

    Kombi shqiptar e qau me kujė e me gjėmė prijėsin mė tė madh tė tij qė ia rrėmbeu vdekja nė ēastin mė fatkeq tė luftės pėr vetėmprojtje. Vajtimi i burravet edhe i gravet, qė ēirrnin fytyrėn, shkulnin flokėt, rrihnin krahėrorin, ishin nga ato pamje qė tė kėpusin shpirtin. Nuk mbet zemėr qė s'u helmua, nuk mbet sy pa derdhur lot. Lajmi i zi shkaktoi dhėmbje e pikėllim nė tėrė Evropėn, qė humbiste mprojtėsin e saj mė tė fortė. Tregojnė se Sulltan Mehmeti, kur dėgjoi vdekjen e tij, tha: "Njė luan tė kėtillė nuk do t'a pjelli mė dheu kurrė!".

    Trimėritė e Skėnderbeut u kėnduan, pas mėnyrės shqiptare, si ato tė heronjve tė vjetėrsisė klasike. Figura e tij u mbajt si hije e shėnjtėruar nė malet e Shqipėrisė edhe e frymėzoi popullin t'a vazhdonte qėndresėn e pathyershme pėr disa dhjetra vjet akoma. Kronikani venetikas, Antonio Scabello, shkruante mė 1487, afro njėzet vjet pas vdekjes sė fatosit, se populli shqiptar i kėndonte me vjersha epike trimėritė e tija tė ēuditshme, se grumbuj vajzash mblidhėshin ēdo tetė ditė nėpėr vendet ku ai kishte sunduar dhe, midis zjarrit tė betejavet, kur dridhej bota pėrpara armėvet tė barbarit, ato i kėndonin hymne lavdie prijėsit tė vdekur, siē e kishin zakon tė vjetrit nėpėr gostitė pėrkujtimore tė heronjve tė mėdhenj.

    Qėndresa shqiptare, qė e kishte marrė shtytjen nga luftat e Skėnderbeut, vazhdoi gjer nė mbarim tė shekullit. Por tani nuk kishte njė dorė tė fortė qė t'a mbante tė bashkuar. I biri i Skėnderbeut, Gjoni, ishte i vogėl dhe shkoi e u vendos bashkė me t'ėmėn, Donikėn, nė Mbretėrinė e Napolit, ku u pritėn bujarisht prej Ferdinandit. E shumta e kapedanėve shqiptarė t'epopesė kastriotiane ishin vrarė ose kishin vdekur. Disa nga ata qė rronin akoma u shtrėnguan tė mėrgohėshin n'Itali ose t'i nėnshtrohėshin Sulltanit. Tė tjerėt, bashkė me popullin e malėsivet, e vazhduan qėndresėn pėr aq sa mundėn, tė lidhur me Venetikun, i cili tani ndodhej nė luftė kundėr Turqisė. Kjo ishte njė qėndresė e dėshpėruar, shpeshėherė pa ndėrlidhje e pa njė plan tė pėrbashkėt; ēdo qytet e ēdo krahinė pėrpiqėshin tė mprohėshin me mjetet e tyre. Si figura shqiptare m'e shquar, nė veri, kishte mbetur Lek Dukagjini, i cili mori kumandėn e luftės pėr mprojtjen e vendit sė bashku me fuqitė e Venetikut. Nė jugė u pėrpoq tė qėndronte Gjin Muzaka. Nėpėr qytetet e papushtuara kishte garnizone shqiptaro-venetikase, por duhet tė dimė se edhe ato forca qė thuhėshin tė Venetikut pėrbėhėshin me shumicė prej Shqiptarėsh nga viset qė sundonte Republika. Kjo mori nėn mprojtje edhe Krujėn me mbeturitė e principatės sė Skėnderbeut pas ikjes sė Gjon Kastriotit n'Itali.

    Turqit i vazhduan tė pandėrprera shpeditat e tyre ushtarake kundėr pjesėvet tė panėnshtruara tė Shqipėrisė. Dy herė nė vit, nė verė e nė vjeshtė, nė kohėn e korrjevet dhe tė mbjelljevet, kalorėsia turke i shkretonte tokat midis Durrėsit, Krujės, Leshit dhe Shkodrės. Grumbuj tė gjerė fshatarėsh, sidomos nga fushat, pėr t'i shpėtuar hekurit edhe zjarrit t'armikut, e braktisėn vendin dhe u mėrguan n'Itali ose nė brigjet e Dalmacisė.

    Mė 1470, Sulltan Mehmeti II, nė krye tė njė ushtėrie prej 100.000 vetash, u lėshua kundėr zotėrimevet tė Venetikut nė Greqi, ndėrsa njė flotė turke prej treqind anijesh, nėn kumandėn e Mahmud Pashės, i sulmonte nga deti. Perėndimi u trondit nga kjo ndėrmarrje e Sulltanit, sidomos nga fuqia detare turke qė ēfaqej pėr tė parėn herė nė njė shkallė t'atillė. Papa Pali II u pėrpoq t'i bashkonte shtetet e Italisė kundėr rrezikut, por as kėtė radhė s'u bė gjėkafshė. Venetiku pėsoi disfatėn mė tė rėndė. Ishulli i Eubesė dhe pak mė vonė e gjithė Greqia ranė nė duart e Turqvet. Pėr tė shpėtuar tė paktėn zotėrimet e saja nė Shqipėri, Republika e Shėn-Markut e pau tė nevojshme tė ndihmonte Lek Dukagjinin dhe krerėt e tjerė shqiptarė qė t'a vazhdonin luftėn.

    Mė 1474, Sulltan Mehmeti II dėrgoi njė ushtėri tė madhe, nėn Sulejman Pashėn e Rumelisė, pėr tė pushtuar Shkodrėn. Ajo e rrethoi qytetin dhe e rrahu kėshtjellėn me artileri, por nuk mundi t'a merrte. Mprojtėsit e Shkodrės i prapsėn me humbje tė mėdha sulmet e ushtėrisė turke. Mė vonė, Sulltani dėrgoi Sanxhakbeun e Bosnjės pėr t'a shkretuar Shqipėrinė e veriut anembanė.

    Pushtimi i Shkodrės, i Krujės, i Durrėsit dhe ērrėnjosja e qėndresės shqiptare ishte puna m'e ngutshme pėr Sulltan Mehmetin II, i cili mendonte t'i hidhej pastaj Italisė. Prandaj e mori vetė nė dorė pregatitjen dhe kumandėn e shpeditavet pėr tė shtruar Shqipėrinė. Mė 1476, dėrgoi me njė ushtėri Ahmet Bej Evrenozin, i cili e rrethoi Krujėn pėr tė katėrtėn herė dhe vendosi t'a mbante ashtu gjersa tė jepej nga uria. Nė pjesėt e shkelura tė Shqipėrisė, trupa tė specializuara u vunė tė ndreqnin rrugėt edhe urat pėr tė lehtėsuar kalimin e ushtėrive tė mėdha me armatimin e rėndė, qė do tė vinin mė pas nėn kumandėn e Sulltanit. Garnizoni i Krujės i qėndroi rrethimit pėr njė kohė tė gjatė, por ushqimet dhe municionte po mbarohėshin. Nė fillim tė Shtatorit 1477, njė fuqi shqiptaro-venetikase nėn kumandėn e Lek Dukagjinit dhe tė Francesco Contarini-t i erdhi nė ndihmė Krujės, e sulmoi edhe e theu ushtėrinė rrethonjėse t'Ahmet Beut dhe e pushtoi kampin turk. Por dy kumandarėt nuk dijtėn t'a nxirrnin fitoren nė krye: nė vend qė t'a ndiqnin armikun gjersa ta shkatėrronin fare, ata i lanė ushtarėt e tyre tė binin pas plaēkės, duke i dhėnė rastin Ahmet Beut t'i pėrqėndronte forcat dhe t'a kundėrsulmonte ushtėrinė e shpėrndarė shqiptaro-venetikase, tė cilėn e theu shumė keq. Aty u vra edhe kumandari venetikas, Contarini. Ahmet Beu e vazhdoi rrethimin e Krujės, por garnizoni i kėshtjellės u mbajt edhe ca kohė me ushqimet qė mundi tė rrėmbente nė kampin turk.

    Nė prendverėn e vitit 1478, erdhi vetė Sulltan Mehmeti kundėr Shqipėrisė, nė krye tė njė ushtėrie shumė tė madhe ku bėnin pjesė Bejlerbeu i Rumelisė edhe ai i Anadollit, me qėllim qė t'i jepte fund kėtė radhė qėndresės shqiptare dhe tė pushtonte qytetet qė po mbahėshin akoma. Kjo ishte e katėrta herė gjatė njėzetetetė vjetėsh (qyshse pat ardhur me t'atin, Muratin II, mė 1450), qė pushtonjėsi i Stambollit dhe tmerronjėsi i botės gjendej pėrpara murevet tė Krujės, ku qenė thyer tė gjitha valėt e ushtėrivet otomane, dhe e shikonte akoma tė pamposhtur kryeqytetin e Skėnderbeut, ēerdhen e lirisė shqiptare. Por kėtė radhė uria e bėri mė nė fund atė qė s'kish mundur t'a bėnte forca. Mbetur pa ushqime dhe pa municione, mprojtėsit e patundur tė Krujės u muarėn vesh me Sulltanin qė t'ia dorėzonin kėshtjellėn heroike, mė 16 Qėrshor 1478, por me kusht qė tė lihėshin tė lirė pėr t'ikur nga qyteti me familjet dhe me plaēkat e tyre. Mehmeti II, porsa e mori nė dorėzim kėshtjellėn, e shkeli fjalėn dhe urdhėroi tė therėshin pa mėshirė tė gjithė burrat, kurse gratė e fėmijėt tė shitėshin si skllevėr. Me kėtė mėnyrė barbare u ēfaros garnizoni dhe e tėrė popullsia e Krujės. Turqit deshėn t'i ndėrronin edhe emrin qytetit, tė cilin e quajtėn Ak-Hisar, domethėnė Kėshtjella e Bardhė.

    Pas kėrdisė qė bėri nė Krujė, Sulltani gjakėsor u nis me tė gjitha fuqitė e tija kundėr Shkodrės dhe e shtrėngoi rrethimin e saj. Derdhi nė vend disa lloje topash tepėr tė rėndė dhe e rrahu kėshtjellėn e Rozafatit njė muaj rresht. Kur u ēa njė pjesė e murevet, Turqit u lėshuan si tė tėrbuar pėr tė hyrė brėnda nė kėshtjellė, por mprojtėsit e saj luftuan kundėr tyre me njė heroizėm qė s'ishte parė gjėkundi n'atė kohė veēse nė Shqipėri. Valėt e sulmimeve turke u prapsėn njėra pas tjetrės me shumė humbje. Veēanėrisht nė njė mėsymje tė pėrgjithshme qė Sulltani urdhėroi nga mbarimi i Korrikut dhe qė vazhdoi e pandėrprerė, me hove tė pėrsėritura, prej mėngjezit nė mbrėmje, thuhet se Turqit lanė nėn muret e Rozafatit nja 12.000 tė vrarė. Nė kėshtjellėn e Shkodrės, bashkė me burrat kanė luftuar edhe gratė.

    Gjatė asaj vere, Mehmeti II pushtoi Leshin, Zhabjakun dhe Drishtin. Pėr tė marrė Leshin nuk pat vėshtirėsi, se kumandari venetikas e lėshoi pa luftė. Fortesa e Zhabjakut ra pas njė kundėrshtimi prej pak ditėsh. Por Drishti, i cili u rrethua nė muajin e Gushtit, qėndroi me trimėri gjatė disa javėve duke i prapsur me humbje sulmet e armikut. Prandaj, kur u pushtua, Turqit e ēfarosnė mizorisht tė tėrė popullsinė e qytetit. Thuhet se burrat e Drishtit u shpunė lidhur nė Shkodėr edhe u therėn pėrpara murevet tė kėshtjellės pėr t'iu shtirė tmerrin mprojtėsvet tė saj.

    Por qėndresa e Shkodrės vazhdoi e rreptė. U duk se edhe Rozafati, sikurse Kruja, nuk mund tė merrej veēse nga uria. Prandaj Mehmeti II u tėrhoq me njė pjesė t'ushtėrive tė tij, nė muajin e Shtatorit, duke lėnė nė vend pjesėn tjetėr pėr tė vazhduar rrethimin.

    Ardhja e dimrit e keqėsoi gjendjen e tė rrethuarėvet, tė cilėt mbetėn pa ushqime, pa municione dhe pa shpresė ndihme nga ana e Ventikut. Republika ishte e lodhur prej luftės me Turqit dhe s'mendoi gjė tjetėr veē si e si tė shpėtonte tregėtinė e saj nė Lindje. Prandaj nėnshkroi paqen me Sulltanin, mė 25 Jenar 1479, duke i lėnė Shkodrėn dhe tė gjitha zotėrimet e saja nė Shqipėri pėrveē Durrėsit, Ulqinit dhe Tivarit. Pikėrisht atė ditė, garnizoni dhe banorėt e Shkodrės, t'uritur, i kishin ēuar fjalė kumandarit turk se ishin gati t'ia lėshonin kėshtjellėn me kusht qė tė largohėshin tė lirė me familjet, me armėt dhe me plaēkat e tyre. Pėr t'u siguruar se Turqit nuk do t'i vrisnin me tė pabesė, siē patėn bėrė nė Krujė, kėrkuan dhe muarėn nga ata njerėz si peng. Kėshtu popullsia trime e Shkodrės e la me zemėr tė thyer atdhen e vet edhe u mėrgua nė Venetik. Heroizmi i mprojtjes sė Shkodrės, sikurse ai i mprojtjes sė Krujės, bėri njė pėrshtypje tė thellė nė gjithė botėn e atėhershme dhe frymėzoi shkrimtarė e artistė tė kohės. Qėndresa e Shkodrės ėshtė pėrjetėsuar nė njė nga tabllot mė tė bukura tė piktorit tė madh tė Rilindjes, Paolo Veronese. Kjo kryevepėr ndodhet nė Venetik, nė pallatin e vjetėr tė dogjėvet.

    Porsa pushtoi Shqipėrinė - megjithėse qėndresa nėpėr malėsitė vazhdonte akoma - Sulltan Mehmeti II iu vu menjėherė pregatitjevet pėr t'u hedhur n'Itali. Kumandėn e kėsaj shpedite ia ngarkoi gjeneralit Ahmet Gjedik Pasha, njė renegat shqiptar, i cili, duke pėrdorur Vlorėn si bazė dhe pasi u pregatit brenda njė viti nga toka e nga deti, iu hodh Italisė nė prendverėn e 1489-ės dhe, mė 11 tė Gushtit, pushtoi qytetin e Otrantos1. Kjo ngjarje tronditi tėrė Evropėn. Italisė i hyri tmerri. Papa po mendohej t'ikte nė Francė. Nė qytetet italiane, si nė Napoli e gjetkė, u krijua panik. Njerėzia, si e ēmendur, s'dinte nga t'ia mbante pėr tė gjetur shpėtim. Mbreti Ferdinand kėrkoi ndihmė nga tė gjitha anėt, sidomos nga Papa. Ky iu bėri njė thirrje shtetevet italiane pėr t'u bashkuar, por ndeshi nė kundėrshtimin e Venetikut i cili kishte lidhur paqe me Sulltanin. Ahmet Gjedik Pasha po priste shkarkimin e fuqive tė tjera pėr tė pėrparuar n'Italinė e jugės dhe nė drejtim tė Romės. Nė Prill tė vitit 1481, Papa iu lėshoi njė thirrje tė ngutshme gjithė shteteve dhe princave t'Evropės. Por Sulltan Mehmeti II vdiq mė 3 tė Majit, dhe nė Turqi filloi menjėherė grindja e brendėshme pėr fronin ndėrmjet dy djemve tė tij, Bajazitit dhe Xhemit. Vdekja e Sulltan Mehmetit, i cili e kaloi tė tėrė jetėn duke luftuar kundėr Shqiptarėvet, e shpėtoi Italinė dhe Evropėn nga rreziku turk. Ky shpėtim i detyrohet sidomos luftės sė Skėnderbeut dhe tė kombit shqiptar, qė i pėrmbajti forcat turke lart nga tridhjetepesė vjet, nė njė kohė kur ato ishin nė gjendje tė pėrpinin Italinė dhe ndoshta pjesė tė tjera t'Evropės.

    Vdekja e Sulltanit t'urrejtur dhe grindja pėr fronin, qė u ndie nė Turqi, iu dha rast Shqiptarėvet tė ēohėshin pėrsėri dhe tė sulmonin qytetet pėr tė pėrzėnė garnizonet turke. Kryengritja u bė e pėrgjithshme, por nuk kishte njė udhėheqės. Atėhere Shqiptarėt dėrguan e thirrėn Gjon Kastriotin, tė birin e Skėndrebeut, i cili ishte n'Itali dhe luftonte n'ushtėrinė napolitane kundėr Turqvet, n'Otranto. Mbreti Ferdinand i Napolit kishte interes t'iu krijonte Turqvet pengesa nė prapavijat e tyre, nė Shqipėri, ngaha kalonin pėr n'Itali. Prandaj vuri nėn urdhėrat e Gjon Kastriotit katėr anije lufte, i dha ca armė e municione dhe e nisi pėr nė Shqipėri nga mbarimi i Korrikut 1481. Porsa zbriti Gjon Kastrioti kryengritėsit shqiptarė e pritėn si udhėheqėsin e tyre dhe lėvizja u zgjerua mė shumė. Nė kėtė ndėrkohė, Sulltan Bajaziti II, djali m'i madh i Mehmetit II, ishte siguruar nė fronin e Turqisė, dhe njė ushtėri turke nėn kumandėn e Sulejman Pashė Eunukut kishte ardhur nė Vlorė pėr t'u hedhur n'Otranto. Kryengritja e Shqiptarėvet i krijoi kėsaj ushtėrie njė rrezik prapa krahėvet dhe e detyroi tė qėndronte nė Vlorė pėr tė shtruar vendin.

    Rreth Gjon Kastriotit u mblodh njė fuqi shqiptare prej nja 4 a 5.000 kėmbėsorėsh dhe nja 600 kalorėsish. Me kėtė fuqi i biri i Skėnderbeut theu njė ushtėri turke, nė muajin e Gushtit 1481, dhe nisi t'i shtrinte lidhjet e brendėshme. Gjeti njė mbėshtetje tė fortė sidomos nė Himarė dhe nė Labėri. Kėto krahina, si edhe tė tjerat qė ngritėn krye, e njohėn Gjon Kastriotin pėr princ tė tyren. Himariotėt rrethuan fortesėn e Himarės dhe atė tė Sopotit pėr tė dėbuar garnizonet armike, e thyen keqas ushtėrinė turke qė vinte nga Vlora kundėr tyre dhe e ēliruan tė gjithė krahinėn.

    N'Itali, Turqit u shtrėnguan t'a lėshonin Otranton, mė 10 Shtator 1481, jo vetėm prej forcavet italiane qė kumandonte Duka i Kalabrisė, po edhe sepse kryengritja e Shqiptarėvet ua bėri tė pamundur ardhjen e ndihmės nga Vlora. Pas ēlirimit t'Otrantos, Papa Siksti IV ishte i mendimit qė flota e tij dhe ajo e mbretėrisė sė Napolit tė sulmonin Vlorėn duke pėrfituar nga kryengritja e Shqiptarėvet. Por nuk u bė gjėkafshė, ndoshta sepse marrėdhėniet ndėrmjet Romės dhe Napolit nuk ishin fort tė mira. Mbreti i Napolit nėnshkroi paqen me Turqinė, mė 1483, dhe Shqiptarėt mbetėn pėrsėri vetėm pėr t'i bėrė ballė fuqisė shtypėse tė Turqvet.

    Me forcat e Himariotėvet Gjon Kastrioti desh t'a ringjallte principatėn e lirė shqiptare. Suliotėt dhe gjithė krahinat jugore tė Shqipėrisė u lidhėn me tė. Nė veri, Mirdita, Dukagjini dhe pjesė tė tjera tė malėsisė ishin ēuar nė kėmbė. Por Turqit, pasi hoqėn dorė nga Italia, i pėrdorėn fuqit e tyre pėr t'i dhėnė grushtin e fundit kryengritjes shqiptare, tė cilėn edhe e shtypėn. Gjon Kastrioti kaloi pėrsėri nė Mbretėrinė e Napolit, nė tokat qė Ferdinandi i kishte falur Skėnderbeut. Mė 1485, u bė Kont i Soleto-s dhe, pak mė vonė, Duka i San Pietro-s nė Galatina.

    Kryengritja shqiptare filloi rishtas pas disa vjetėsh, e nisur prej Himariotėvet, e u pėrhap shpejt nė Shqipėrinė e Mesme dhe n'atė tė veriut. Mė 1488, duket se Gjon Kastrioti u hodh pėr tė dytėn herė nė Shqipėri, i thirrur prej kryengritėsvet, tė cilėt e njihnin gjithnjė si princin e tyre. Turqit dėrguan fuqi tė shumta nga toka dhe njė flotė tė madhe nė Vlorė. Kryengritja u shtyp nė viset e tjera, por vazhdoi e rreptė nė Himarė deri mė 1492. Nė verėn e atij viti, Sulltan Bajaziti II lėshoi nė ndjekje tė Himariotėvet forca tė mėdha duke pėrdorur edhe flotėn nga ana e detit. Himariotėt me gra e fėmijė u tėrhoqėn nė majat e thepisura tė Kurveleshit. Njė pjesė e tyre qė u shtrėngua nga uria tė binte nė duart e Turqve u ēfaros krejt: burrat u vranė barbarisht, kurse gratė e fėmijėt u shitėn si skllevėr. Por tė tjerėt e vazhduan qėndresėn deri sa shkėputėn prej Sulltanit disa tė drejta (ose venome, fjalė qė ėshtė pėrdorur mė vonė). Kėto tė drejta ishin qė Himariotėt do tė qeverisėshin vetė me kanunin e vjetėr tė Shqiptarėvet, do tė mbanin armėt, por do t'i paguanin Turqisė njė haraē tė vogėl duke premtuar se nuk do tė ngrinin mė krye kundėr saj.

    As kėtė radhė Shqipėria nuk u shtrua plotėsisht. Saherė qė shikonin tek shtetet e Perėndimit ndonjė pregatitje kundėr Turqisė, Shqiptarėt ishin tė gatishėm pėr tė ngritur krye. Perėndimi, sidomos Venetiku dhe Napoli, i shtynte lėvizjet e Shqiptarėvet pėr t'ua bėrė Turqve tė vėshtirė kalimin n'Itali ose pushtimin e qytetevet qė Republika e Shėn-Markut zotėronte akoma nė brigjet e Adriatikut. Mė nė fund grushti i hekurt i Turqvet binte pėrsėri mbi Shqiptarėt, tė cilėve as Napoli as Venetiku s'mund t'iu siguronte mprojtjen, as iu jepnin ndonjė ndihmė, as mėrzitėshin fort pėr fatin e tyre.

    Mė 1499, marrėdhėniet midis Turqisė dhe Venetikut u ashpėrsuan tepėr. Republika ndjeu prapė nevojėn qė t'i shtynte pėr kryengritje krahinat shqiptare rreth Durrėsit dhe Leshit. Me ndihmėn e Shqiptarėvet Venetiku e pushtoi pėrkohėsisht Leshin, por Turqit i muarėn Durrėsin mė 1501. Mė nė fund Venetiku bėri pėrsėri paqe me Turqinė, mė 14 Dhjetor 1502, duke mbajtur nė Shqipėri vetėm Ulqinin dhe Tivarin, tė cilėt u pushtuan prej Turqvet mė 1571.

    Kėshtu, qėndresa heroike e Shqiptarėvet kundėr invadimit turk vazhdoi plot njė shekull, duke bėrė aq sa s'mund tė pritej kurrė nga njė komb i vogėl pėr mprojtjen e Evropės dhe tė qytetėrimit tė saj.




    --------------------------------------------------------------------------------
    1Skėnderbeu e kishte parashikuar qė mė 1460, se po tė mos i kishte ndalur qėndresa e Shqiptarėvet, Turqit do t'i ishin hedhur Italisė. Nė letėrpėrgjigjen qė i dėrgonte n'atė vit princit tė Tarantos, i thoshte: "Sikur t'isha mposhtur unė, Italia do t'a kishte ndierė sigurisht rrezikun... etj".
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ja si e prishen racen shqiptare turqit:

    "Me fjalėn devshirmė, Turqit quanin fėmijėt qė rrėmbenin nėpėr popujt e krishterė dhe qė i rritnin pastaj nėpėr kazermat si ushtarė duke i fanatizuar nė fenė islame dhe nė besnikėrinė ndaj Sulltanit. Prej kėtyre pėrbėhej ushtėria e famshme e jeniēerėvet. Shpeshėherė, disa nga kėta dėrgohėshin nėpėr krahinat e vendlindjes si sundimtarė turq ose pėr tė shtypur kryengritjet e bashkėkombasvet tė tyre. Duke i njohur cilėsitė luftarake tė Shqiptarėvet, Turqit patėn rrėmbyer shumė fėmijė nė Shqipėri, disa prej tė cilėvet patėn arritur shkallėt mė tė larta nė Perandorinė Otomane. "
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sa katedra te gjuhes shqipe kishte ne stamboll?


    "Kur mė 1700 u bė papė Klementi XI Albani, i cili ishte Shqiptar nga origjina, pėrhapja e letėrsisė fetare nė gjuhėn shqipe mori njė shtytje mė tė fortė. Me urdhėrin e Papės u mblodh edhe njė koncil i peshkopėvet tė Shqipėrisė, mė 1703, i cili u quajt "Koncili i Arbėrit". Klementi XI u interesua pėr tė krijuar njė katedėr tė gjuhės shqipe nė kolegjin e Montorio-s, nė Romė, nė 1711. "


    Pra kateder e gjuhes shqipe me 1711!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  11. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk ke informacion per Nane Terezen?

    Ka ardhe koha me ndryshuar.

    Asht shqiptarja e vetme qe ka marre cmimin Nobel per PAQE.

    A te mjafton kjo?

    JO sigurisht.


    Per me shume lexo:

    http://62.112.147.5/deutsch/Vorbilde...sa/theresa.htm

    Mutter Theresa steht wie keine andere Person für tätige Nächstenliebe. In Kalkutta hat sie sich um die Ärmsten der Armen gekümmert, um Sterbende und Leprakranke. Von unzähligen Menschen weltweit wird sie verehrt, wobei viele in ihr eine moderne Heilige sehen: "The Saint of the Gutters". Ihr Einsatz für die Menschenwürde wurde 1979 mit dem Friedensnobelpreis geehrt.

    Nuk kam nevoje per perkthim besoj

    "Sie fördert den Frieden auf die grundlegendste Weise, durch die Bekräftigung der Unantastbarkeit der Menschenwürde." [John Sannes, Nobelpreisrede 1979]


    Per me shume informacion:

    http://www.tisv.be/mt/indmt.htm
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #12
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Mosha
    45
    Postime
    4,467
    mrdt!

    Zoteri antoni, mos i ngateroni punet tash!; ju thate vete qe e doni saktesine!

    Une si me duket qarte u shpreha, se me mungojn informatione mbi derguarjen e nje BUSTE te nene terezes ne kosove?!, per te te dhene ty nje pergjigje konkrete, e jo informacione ne pergjithesi, edhe une i di meritat e shqiptareve, nuk ka nevoje te me iformojsh per gjera elementare, por perseri them falemenderit.

    Sa u perket shenimeve mbi menyren e pushtimit, po ju lus per per data me te hollesishme mbi origjinalitetin e te dhenave.

    Une te ju them te drejten posedoj Libra nga Tajar Zavalani (historia e shypnis), dhe nga Marin Barleti (Historia e Skenderbeut), por deri ne fund nuk i kam lexuar, per arsy se dyqish me dukeshin te njeanshem, dhe keshtu me se shumti mbeshtetem ne autore neutral, JO SHQIPTARE, E AS TURK!!!.
    Edhe sa i perket fese veproj ne kete menyre.


    Vec nje gje dua te ju them, arhivat e stambollit jane deri diku 20% te gjurmuara, sa informacione mbi shqiperine kemi atje, vec nje i madhi zot e din. Fakt eshte, se hsitoria jone e 500 vieteve te fundit gjindet atje!

    Kjo gje do te ish interesante ne lidhje me jenicaret qe i permendet, kure dihet mire, se arhitekti i famshem, mimar sinani, qe u be kryearkitekt i perandorise, ishte nje prej ketyre janicareve, dhe, vete Skenderbeu ishe nje prej tyre. Artin e luftes e mesoj atje, natyrisht se ish vete talent, por nje talent i pagdhendur nuk ka vlefte. Perndryshe mund te themi, se nje shkollim ne stamboll, ish nje privileg, e jo per te urejtur!!!, natyrisht mvaret kjo nga pikepamja. A thua te gjithe prinderve ua kane mare femijet me zor?, mos eshte kjo pjelle keqdashese e koherave te rilindjes (jo te asaj shqiptare, por me se shumti te asaj bullgare e greke). Mua nuk me duket e llogjikshme dikuj tja maresh femijen (ne cilen moshe?, kishe ketu nje cfare rendi?), tja edukojsh, dhe ta leshoj ta sundoje BABEN e NENEN e vete, kjo gje nuk funksionon SOT E NJEMIJE VJET, se cdo janicare e ka dijte prejardhjen e vet, dhe sigurisht nje njeri i SHKOLLUAR dine me se miri te llogjikoj e te beje dallime. Edhe ketu duhet shume kujdes qe te mos i paushallizojm gjerat.

    Nese jeni ne gjendej atehere ju lutem te me jepni nje pergjigje, pse u kthye skenderbeu kunder mesuesve te tij?, atdhedashuria eshte pa dyshim nje shkak, por shkenctarisht jo interessant, pasiqe shqiperia eshte ende ajo toke qe ishte, as malet, as kodrat, as fushat, e as ajri nuk jane ndryshuar.

    Sa i perket shkollimit shqip, po ju pyes, a e dini kure eshte bere ne austri shkollimi i obligueshem?, ne mesin e shekullit te 18!

    Ne nuk duhet dukurite KOHORE ti leme anesh, dhe te parashtrojm pyetje pa vend. Per cfare arsye a desht te kete katedra shqipe?, neper mektepet e teqet siashtu ashtu eshte shkolluar shqiptari, me shkru e me lexuar. Nena plake e imja nuk dinte me shkruajt e me lexuar ne latinishten, por zoteronte PERFEKT arabishten se lexuari. Pyetje, a ishte nena plak e ime analfabete?


    Flm
    albanish by nature

  13. #13
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Barleti, Zavalani etj

    Pershendetje Nuh.

    Nqs do qe te bisedosh mbi historine e Skenderbeut te ftoj qe ato libra qe disponon, t'i lexosh medoemos, pasi se pari tek Barleti bazohen shume studiues te kohes se Skenderbeut dhe mbi te dhenat qe ka paraqitur Barleti ne librin e tij, kane ngritur teza dhe hipoteza mbi veprimet e Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastrioti. Barleti duke qene dhe bashkekohes i Kastiotit eshte burimi kryesor i atyre viteve.

    Pra nje keshille e vogel, para se te lexosh autore te tjere te huaj, lexo se pari burimet shqiptare dhe me pas hidhu ne leximet e te tjereve. Duhen lexuar te gjitha burimet per te arritur ne konkluzione personale.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Dicka kam mbi pushtimin turk.

    Personalisht mendoj se ēdo pushtim i huaj ne Shqiperi nuk ka qene civilizues a ne te mire te kombit tone,perkundrazi. Ai turk zgjati ne Shqiperi shume gjate dhe prej tij sinqerisht nuk arrij te perceptoj ndnje te mire.
    Shqiptaret gjate pushtimit turk u kthyen shumica ne fene islame.

    Shqiptaret gjate atij pushtimi nuk arriten te kultivonin e te zhvillonin gjuhen e tyre amtare dhe nuk lejoheshin te hapeshin shkolla shqipe, perkundrazi ato turke dhe greke mbinin ngado ne Shqiperi.

    Gjate pushtimit turk,shqiptareve nuk iu dha e drejta te kishin nje shtet te tyrin apo te bashkoheshin te 4 vilajetet ne nje te vetmin, qofte dhe autonom.

    Shqiptaret u inkuadruan nen ushtrine osmane dhe kryenin sherbimet ushtarake atje ku Porta e Larte i dergonte.

    Gjate pushtimit turk u nderpre ai zhvillim i aristokracise arberore qe ishte i ngjashem me ato simotra ne Evropen Perendimore.
    Tokat shqiptare ne ato kohera nuk kishin nje zhvillim te qenesishem dhe unik, por te 4 vilajetet ishin te ndara e madje dhe vete brenda tyre kishte krahina auotnome, te cilat i paguanin Portes se larte nje shume te caktuar parash, me qellim qe te liheshin jashte administrimit osman dhe keshtu kultivuan akoma me thellesisht traditat patriarkale dhe zhvilluan te drejat te tyre te administrimit te territoreve, sic jane te drejtat kanunore, te Malesise e Mbishkodres, Dukagjint, Lures, Pukes, Kurveleshit etj.

    Gjate pushtimit turk u bene grabitje te pronave dhe pati nje rishperndarje te tyre, duke u dhene prona tokesore dhe te llojeve te tjera, personave qe ishin ne sherbim te Perandorise Osmane.

    Gjate pushtimit turk kemi nje politike te eger ndaj elementit te krishtere ne tokat shqiptare,i cili perballoi taksat dhe politiken e eger osmane, qellimi kryesor i se ciles ishte kovertimi i popullsise se krishtere ne fene islame.

    Gjate pushtimit truk u mboll ne truallin shqiptar nje kulture orientale, kjo duket nga shume zakone e tradita te cilat akoma jane te dukshme midis shqiptareve.

    Ka dhe te tjere faktore negative te pushtimit turk, dhe une nuk mund ta konsideroj kurre kete pushtim faktor zhvillimi dhe stimulimi per shqiptaret dhe tokat e tyre.
    Fale pushtimit turk Shqiperia u gjet ne prag te shek.XX ne nje gjendje te mjeruar, ku nuk i ngjante aspak nje shteti evropian,por thjesht nje province te larget osmane, si ato ne Anadollin e Larget.

  14. #14
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nuk ju kuptova sa katedra te gjuhes shqipe kishte ne stamboll?


    Kur eshte hapur shkolla e pare shqipe?



    A ishim ne per turqit SHQIPETARE apo arnaut?

    Burimi i fakteve qe kam sjelle me siper eshte me autor Abaz Ermenjin.

    Nuk e kuptoj cfare ka lidhje se kur u shkolla e detyrueshme ne Austri!?

    Pyetja shtrohet:

    A ishte pushtim ai turk apo shpetim?


    Une them pushtim e shkaterrim.

    Shembull me i qarte eshte ai i qendrimit te tyre ndaj gjuhes shqipe.

    Tani ju kerkoni fakte per kete ne arkivat e Stambollit , e do logjika qe nuk ka fakte tek arkivat e stambollit as per gjuhen shqipe as per masakrat e turqve nder shqiptare.

    Te marresh femijet e katolikeve ose ortodoksve peng , ti ndash nga familjet e ti besh mysliman e ushtare eshte gje shume humane ne fakt.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 15-05-2002 mė 08:47
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  15. #15
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    89

    reflektim

    Pershendetje vllazen!

    Shume veta ne forume abuzojne pasģ siē duket shkruajne nxitimthi neper internetkafč dhe per te harxhuar sa me pak shruajne shkurt,pa cilesi dhe pa u thellur dhe shpesh mendimet e tyre duken si tallje apo provokim.

    Nuk eshte rasti i ketij topiku.
    Shume ketu shkruajne me sinqeritet dhe perpiqen te bindin tjetrin se ajo ēka mbrojne eshte frut i Kredos se tyre Baze dhe jo nje mbrojtje e padiskriminuar 360 grade.

    Besimet Fetare tradicionale,dmth ato qe kane nje histori mese 1000 vjeēare,ne zanafillen e tyre kane lindur si nje sistem vlerash ne nje ambjent te caktuar dhe ne lidhje me nje grup te caktuar njerezish.Me vone ato edhe filluan te perhapeshin.
    Po te marrim Islamin,une mendoj se eshte nje lloj Ideologjie ne kuptimin e vertete te fjales.Si ēdo ideologji qe respektohet nuk lejon asnje lloj devijimi apo revizionimi dhe eshte hall i madh po te kritikosh apo te shfaqesh nje mendim te kundert.
    Them une po djalli t'a haje njeriu ka psiken dhe llogjiken e tij.Ai mediton,thellohet dhe ne nje moment te caktuar deshiron te shrehet lirshem.
    Tani duke u nisur qe ne gati te gjitha vendet e Islamit ka probleme shume mprehta si prapambetja,papunesia,uria,miseria,mungesa e te drejtave te njeriut e gruas,etj dhe duke u nisur se jeta ne keto vende drejtohet kryesisht nga parimet e Islamit mua personalisht me vjen te bej shume pyetje dhe kritika.
    Them pse valle egzistojne keto negativitete?
    Mos valle Islami i gjore nuk eshte ne gjendje qe me komandimet e veta nuk eshte aspak ne gjendje te drejtoje jeten e njerezve?
    Dhe pyetja me e rendesishme se pse valle shqiptaret qe nuk bejne pjese ne ato territore por per motive tjera kemi Islam duhet qe akoma t'a mbajme apo te na vije keq po t'a kritikojne?
    Pse valle I.Kadarč qe eshte me i zgjuar nga ne te gjithe duke i pare gjithe keto gjera nuk duhet te prononcohet lidhur me kete problem?
    Dhe me e rendesishmja si mendoni se ne €urope kur me ne fund te aderojme ne UE do te mund te perdorim parimet e Islamit kur dihet se ato nuk jane shume kompatibel me parimet capitaliste-libertare te Perendimit.
    Per te gjitha keto them se gjithshka mund te kete te ardhme ne trojet shqiptare perveē Islamit.

    Alles Gute

  16. #16
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Mosha
    45
    Postime
    4,467
    mrmbrm!

    Shqiptare te nderuar, se pari njeher duhet te lirohemi nga paragjykimet dhe ti shiqojm gjerat pak me ma shume gjakeftohtesi.

    Me lejoni nje konkluzion

    , sipas te thenave tuaja ketu qe i beni pa nderprere dhe qe i perseritni aty ku u ipet mundesia, shqiptaret qenkan ne halle te medhaja, pasiqe ata jane dyqish te desorientuar (akcidenti me islamin qe e permenda me heret), i kane humbur vlerat, nuk dine ka tja mbajne ne kete udhkryq te madh ( qe sa kohe ndodhemi ne kete?, 100 vjet, 500 vjet, ......), dhe bile as nuk shohin diku pakes drite qe te orientohen.
    Shkaktari per kete?, ISLAMI, pa dyshim.

    Shqiptare, ne pseudosllavi ishim te pushtuar nga i krishteri more, sa ecem perpara?, te ju theme une, pasaporta dhe letra tjera identifikimi te djegura, arhiva te djegura, motra te dhunuara, femije, gra, pleq dhe luftetare te masakruar, te tetoviret me kryqa ne gjoks e ne balle, ma e mira vjen tash, kufomat te kosovareve ne vare masive para beogradit, kufoma nen autostradat e vojvodines, kufoma ne kamiona te fundosur ne lumenj te serbise.

    Ju nuk e doni grekin, ju nuk e doni italianin, ju nuk e doni serbin, ju nuk e doni kosovarin, ju nuk e doni makedhonin, ju nuk e doni me ne fund as vetveten (sipas kronikave qe lexohen ketu, vrasje per nje puthje, apo vrasje per nje pulė te vjedhur), mos haroj, ju edhe nuk e doni qeverine qe e keni zgjedhur, jo, ju as qe nuk e doni edhe enverin (perse atij perversi i eshte kushtuar nje homepage?).

    Shqiptare te nderuar, ne jashte shqiperise i dime shume mire caqet tona, a nuk e pate, flijuam edhe gjakun tone, ia aritem qellimit, edhe pse ende nuk ka perfunduar, por me formalitete tash nuk duhet te mirena. Ndoshta gaboj, por kame shprese se kane mbetur VETEM formalitete per tu zgjidhur, shume mvaret edhe nga zoterijt tuaj ne qeveri.

    Armiqe i shqiptarit eshte "ORTODOKSIA fundamentale jashte dhe branda", ketu nuk duhet shume llogjike, gjerat qendrojne keshtu, ketu bile nuk parashtrohet pyetja e nje sundimi, POR, "SI UNE, OSE LARG MEJE".

    Pra, ortodoks, ose shmangu nga trojet, hop, hop.

    Bishopi i katolikeve te rusise eshte friguar te shkoje ne nje kongres ne zvicer, per arsye se nuk do ti lejohet kthimi ne vend perseri!, anton, a e dine kete?. cfare ndodhi vitin e kaluar me papen ne vendet ortodokse?, qe i vizitoi per te mare FALJE per gabimet e kishes katolike???, me gjakftohtesi jonjerezore u ignorua.

    Ju zogje, u ka ritur nena shqiperi ne folene e vet, ne ate folene e kuqe, ua ka maer cdo brenge, bile edhe truri nuk ka pate nevoje te shfritezohet deri ne maksimumin, pse?, partia ka mendu per ju, partia ka fole per ju. Ajo ka thene, kinezi dhe russi, jane vellezerit tone shqiptare, por, qe te mos i ofendojme, kosovaret jane MIQT tane.

    Pseudosllavia qe ne fillim te 90-tave ndalengadale u copetua, tash, cfare habie, sikur ska ndodhe ASGJE, po na paraqitet nje cfare POSTSTALINISTI me emrin putin, dhe nje cfare Papandreu, dhe na mesojn "O TUPA, O SHQIPTARE, O KUNGULLA, po ngadale mor, ngadale, pse nguteni, ne ballkan nuk duhet te nderohen kufijt???", ooo cfare ideje!, nuk duhekan te nderohen kufijt?, e pse?, po nuk duhet, se po e rrezikojn stabilitetin e rajonit, shih, shih, si qendronkan punet!, e more zoteri Putin e ty tjetri, cka ka ndodhur dhjete viteve te fundit ne ballkan?, pse more te shqiptaret te ndalet ajo rryma e ndryshimeve?, a valle, ne slloveni nuk pati ndryshime, ne kroaci jo, ne bosnje jo?, cfare jemi ne SLLAVE apo SHQIPTARE, cka na bashkon neve me ata, kultura, gjuha, feja, tradita?, cfare?

    E tashe zoteri antoni, e triniti, e eni, cfare na bashkon neve?, une me duket se u shpreha qarte?, trojet shqipater jane de facto muslimane, nese nuk ka islami te ardhme (ne cfare aspekti e thate kete nuk me eshte e qarte), atehere natyrisht edhe muslimanet nuk kane te ardhme, dmth. pjesa dermuese e shqiptareve nuk ka te ardhme.

    Edhe ne postet e para ceka kete, nje kulture, qe e invazon tjetren, per tu pranuar nga populli, duhet te jete MA E MIRE!!!, nuk ka shtet ne europe qe nuk ka me nje numer te konsiderueshem muslimanesh, bile tash edhe gjenerata VENDASE.

    Shqiptaret e pseudosllavise asnjehere nuk e pranuan kulturen e shkaut, thjeshte, e shqiptarit eshte pra ma e mire.

    Valle ju shqiptare, mos u ka mbet zemra djege, se trojet shqiptare nuke kane ndertesa te stilit renaissance, gotik e rokoko?, ndoshta edhe japonezeve u ka mbet zemra djege per kete (anton, a mund te associojsh)?, si thuani ju?, a e quani ju kete prapambetje?, a na ka lene islami ne kete pyetje pas?

    Shkolla e austrise, anton, ka te beje me pyetjen tende, nese nje shtet i zhvilluar si austria tek ne mes te shekullit 18 e bene obligim mesimin, atehere ai eshte i prapambetur!!!, se shqipateret kane mesuar, neper mektepe e teqe, kane mesuar shkrim lexim, burre, nese shqiptaret e krishtere kane mbetur analfabet, nuk u ka faj askush, bashkesia e krishtere e ka patur ne duart e veta ta mesoj bashkesine e vet, pasiqe ata kane patur autonomi te plote, por ne vend qe tju qasen ketyre halleve, kane lene qe kleri europian te shty shpifje.

    A e din ku ndodhet qyteti kordoba?, ne spanje, kryeqendra e atehershme e andaluzise (ra me reconquisten spanjolle 1492), LULJA e civilizimit mesjetar, me bibliotheken e pasur me mbi 400000 libra, UNIKATE (tash me siguri ndodhen neper manastirat e europes etj), ME ENDJE MESOJNE FEMIJET TANE GJUHEN E ARABEVE, POEZINE E TYRE, keshtu shkruajn priftit e asaj kohe per te krishteret ne kuader te shtetit islam. Baca Sami ka shkruajt ne PESE gjuhe!!!, ku i mesoj ai ato, tue i kullote lopet ne livadhe e fusha?, sa dine ty mbi systemin e arsimit islamik?, cfare eshte gjuha kulturore e islamit?, eshte arabishtja, eshte gjuhe boterore, kush i mesoj rilindasit me shkruajt shqip?, problemi nuk qendron ketu, problemi qendron te alfabetizmi, nese nje njeri ka ditun me shkruajt e me lexuar, dhe kete e ka ditur popullata shqiptare, atehere ata kane ditur edhe me shkruajt shqip. Mendon ty se ne pazar, kure kane bere kontratat kane shkruar arabisht?, ndoshta ne alfabetin arab!, prandaj, shko ne stamboll e gjurmo, dhe mos vajto ketu.

    Ja disa shembuj: Autoret e pare shqiptare i kryejshin aktivitetet e tyre ne kryeqitet, dmth, ne stamboll, atje shkruanin ne gjuhet klasike arabisht dhe perzisht (jo turqisht), sipas te dhenave, dokumentet me te vjetra qe jane shkruar nga dora e shqiptareve datojn nga fundi i shekullit 15/16, nje Mesihi (1470 deri 1513) nga Prishtina, eshte nje nder themeluesit e artit te poezise turke (tash konsiderohet si i atille). Nje Jahja Beg Dukagjini (mesi i shekullit 16) ka permbledur nje divan (vjersha, ne te cilat e pershkruan prejardhjen e tij shqiptare).

    Njecfare Ibrahim Nezimi (pseudonymat Nezim Berati, Nezim Frakulla) ka shkruar ne shekullin e 18 divan shqip ne alfabetin arab, dhe shume tjere.

    Te gjithe keta, zoteri antoni kane qene shqiptare, edhe une me mire e njoh drejtshkrimin gjerman se ate shqip, por une "mendoj" shqip. Dhe nje shqiptare, qe shkruan ne arabisht, perzisht, turqisht, me te NJEJTAT shkronja, LIRISHT mund po me ato shkronja te shkruaj shqip. Pra edhe njeher, shko nese don, dhe gjurmo ne arhivat e stambollit, por prapa, ASKUSH nuk na ka lene.


    Cfare me ineteresojn mua problemet e nje shteti asiatik, afrikan etj?, ne kemi problemet tona, dhe shpresoj se e pate ku qendron problemi. Si mund nje Musharaf (pakistanez) te fitoje me mbi 98% votimet, si mund nje Sadam te fitoje me mbi 99% votimet, a e dini si?, ashtu si nje Pinocet, ashtu si nje Franko, Ashtu si nje Castro, Ashtu si nje Milloshevic etj...., ku shihni Llogjike ne ksish krahasimesh?, dhe ne cfare pyetje eshte islami jo kompatibel me demokratine?, mund te sillni ketu shembuj?

    Flm
    albanish by nature

  17. #17
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    ortodoksia??????

    Nuh,

    dmth une qe jam e krishtere ortodokse i bie qe te largohem nga vendi im, Shqiperia, pasi si ortodokse nuk mund t'i perkas Shqiperise, nuk jam shqiptare, nuk mund te kem atdhe Shqiperine, nuk duhet ta dua ate dhe te debohem si renegate prej tij?????

    Mos e ngaterro problemin me ortodoksine, katolicizmin, myslimanizmin,subjekti i kesaj teme eshte pushtimi turk, aty perqendrohu.

  18. #18
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Mosha
    45
    Postime
    4,467
    mrdt!

    Moter me fal nese ju kam prekur diku!, nuk e pata me qellim.

    Une i shiqoj gjerat pake ma kompleks dhe mundohem mvaresine e ceshtjeve mes njera tjetres ta sqaroj.

    Fjala ishte jo per individat, por ne pergjithesi nga aspekti politik. Qarte eshte se bashkimin e trojeve shqiptare e pengojn shtetet ortodokse, dhe une mendoj se fundamentalizmi i tyre eshte edhe me i ashper se ai islamik. Asesi nuk i kame menduar me ate shqiptaret ortodoks, por JOSHQIPTARET (dhe si duket disa politikane nga vendi) qe na rrethekojn.

    Keta krahasime i solla vetem, per te ja be antonit me qarte gjendjen aktuale, dhe me rastin e shqiptareve te pseudosllavise per ti treguar PUSHTIM TE VERTET!!!, qe e praktikuan pseudosllavet ne kosove.

    Me fale, por per ta sqaruar pyetjen qe parashtrohet (a ishte ai pushtim?) duhet te analizojme gjerat me gjere, qe te shohim mvaresite mes tyre. Thjesht eshte ta perkrahish nje mendim qe e ka bere dikush ndonjehere, por kur shiqohen gjerat ne essence, atehere dalin schume pyetje tjera, dhe zakonisht me ne funde ndryshojn hesapet.

    Mendoj se nuk ka nevoje ti shiqojm shqiptaret, shih vec trojet sllave, cili shtet prej tyre ka nje simbioze te mire mes katolikeve e ortodokseve?, nese edhe gjaku nuk i bashkon, cfare shance kane atehere shqiptaret?, antoni ish i mendimit, se shqiptaret para ardhjes se osmanlijve nuk kane qene te pushtuar, kur dihet forte mire, se kisha ish ndare shekuj me heret.

    Po pyes keshtu, a ka mundesi qe katoliket me ortodokset te jetojne se bashku?, ndoshta sipas botekuptimit te shekullit 21 po, por kjo vlene edhe per islamin!!!

    flm
    albanish by nature

  19. #19
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pushtimi turk ne Shqiperi

    Nuh,

    mendoj se armiqte kryesor ne Shqiperi tradicionalisht kane qene Serbia dhe Greqia,por te qenit e ketyre shteteve te fese ortodokse nuk me ēon ne mendimin se ortodoksia joshqiptare eshte armike e Shqiperise.

    Jo jane synimet e tyre shoviniste ndaj territoreve shqiptare qe i bejne keto shtete te jene hasmi yne. Keto shtete per te arritur qellimet qe i kane vene vetes perdorin cdo mjet, nje i tille eshte dhe feja, te cilen e vene ne sherbim te ēeshtjes se tyre.

    Sinqerisht mendoj se ne shek.XXI si myslimani, ashtu dhe i krishteri qofte katolik apo ortodoks fare mire mund te jetojne ne paqe mes njeri-tjetrit ne Shqiperi.

    Por ama mbi pushtimin turk, nuk mund ta pranoj se ky pushtim ka qene ne dobi te shqiptareve, qe u ka sjelle te mira. JO, ai pushtim nqs arriti te bente dicka kundra forcimit te identitetit shqiptar, them se ia arriti fare mire. Futi percarjen nder fetare, ku myslimani barazohej me te qenit turk, katoliku = latin e ortodoksi = grek.

    Pushtimi turk na la mbrapa Nuh, dhe akoma mendesite e mbjellura nen shekujt e atij pushtimi, jane pengesa per nje zhvillim normal te vendit tone. Ketu futet tradita orientale qe shqiptaret thithen ne ato vite pushtimi.

    Nuk mund te quhet civilizues nje pushti i atille, sic qe ai osman. Nuk sho gjekundi elemente te civilizimit, perkundrazi shoh plot te tjera negative.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Nuh djali,

    Po i ngatrron gjanat, besoj pa dashje.

    Pushtimi ishte:

    1- osman (multinacional, si perandorite antike deri moderne, fjala vjen Habsburget, pa fole per ate Sovjetike)?;

    2- turk (uninacional, si gjerman, italian, serb, grek, etj - s'do koment)?;

    3- mysliman (fetar - turqit e moren islamin nga arabet, apo jo, dhe instaluan kalifatin)?

    Kapja e problemit ne menyre jo-tanesore, por ne aspekte te vecanta, si ajo fetare, nxjerr vetem perfundime artificiale te dores se dyte, e nuk e ndricojne problemin gjithkombtar - perkundrazi.

    Shkurt: Islami, si krishterimi e judaizmi, kane nji te perbashket, monoteizmin, e jane ngritur mbi kultura te maparshme; mendoj se ketu qendron kompatibiliteti i tyne me ecurite moderne; persa i perket aplikimit, ato kane ndjeke udhe te ndryshme, e nuk jane aq kompatible ne keto kohe.

    Ne aspektin kombtar shqiptar, ato kane patur elemente komplementues koniuktural, e une mendoj (edhe besoj) se edhe ne te ardhmen do te gjejne pika konvergimi jetesore kombtare.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Barack Obama fiton zgjedhjet
    Nga flag nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 356
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 12:14
  2. Shqiptaret qe bene emer ne kulturen osmane, duhen respektuar?
    Nga ILMGAP nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 30-07-2009, 15:42
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •