Vijnë meshkujt nga Marsi dhe femrat nga Afërdita?
Nga Irma Raci
Respekti dhe mirëkuptimi midis partnerëve janë çelësi për të përmirësuar lidhjen midis mashkullit dhe femrës. Kështu shkruan terapisti i lidhjeve njerëzore John Gray në librin e tij me emër ‘Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.
Në të vërtetë është shumë e lehtë. Meshkujt dhe femrat kanë harruar që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Meshkujt presin që femrat të reagojnë si ‘meshkujt’në situata të ndryshme dhe femrat mendojnë të kundertën.
Sipas shkrimtarit hapi i parë për të përmirësuar një lidhje është mirëkuptimi dhe pranimi i qënies ndryshe nga partneri. Nëse arrijmë në këtë pikë do te shohim se i kemi krijuar vetvetes qetësi dhe hapësirë për dashuri.
Sipas zotit John Gray zënkat mund të mënjanohen nëse në rastin e grindjeve komunikohet me sa më shumë respekt dhe dashuri. Mundohuni të qëndroni sa më objektiv kundrejt pikëpamjes së partnerit dhe të jeni sa më elastik. Mendoni që në rastet e shumta në një grindje më tepër ka rëndesi mënyra se si i drejtoheni partnerit (psh. duke bertitur apo duke folur me ngadalë) pasi kjo të lëndon më tepër në një grindje sesa ato çfare ju i thoni në ato çaste partnerit. Francezët e kanë një shprehje të tyre: ‘Është toni ai që bën muzikën’.
Disa këshilla të cilat femrat duhet ti kenë parasysh janë:
Kur krijohet një fërkim midis teje dhe partnerit, mos reago menjëhere duke e refuzuar atë çfarë parashtron partneri
Në një situatë konflikti pyetni veten: për çfarë do të kishte partneri tani nevojë? Dhe si mund të ja ofroni atij këtë gjë?
Lëreni mashkullin përherë të dijë që ju e vleresoni atë dhe punën që bën në mënyrë që të ndjejë përkrahjen tuaj
Mësohu të kërkosh përkrahjen apo ndihmë nga partneri (mashkulli)
Mundohu të pranosh atë që që kur ai është pak i mërzitur apo nuk ndjehet mirë ka nevojë për të mbajtur pak largësi dhe nuk është mirë që në një moment të tillë të rrish duke e marrë në pyetje
Nëse partneri hesht për një kohë mos mendo menjëherë që ai nuk të don më
Është mirë që mos ti kërkosh gjëra me një ton urdhërues por mundohu të jesh sa më e drejtpërdrejtë dhe të argumentosh pse do të ishte mirë qe ai të bënte diçka
Disa këshilla të cilat meshkujt duhet ti kenë parasysh janë:
Mundohu të kuptosh që një femër ka shumë nevojë për t´i shprehur ndjenja dashurie, dhe mundohu t´ia japësh asaj këto që ka nevojë.
Mëso të dëgjosh partneren (pa u nervozuar menjëherë)
Në një situatë konflikti pyete veten: për çfarë do të kishte partnerja tani nevojë? Dhe si mund të ja ofrosh asaj këtë gjë?
Në rast zënke merri pikpamjet që ajo parashtron sa më seriozisht
Kur ajo fillon të shprehë ndjenjat dhe të ankohet mos mendo menjëherë që ‘po ma hedh fajin mua ’
Mundohu ta përkrahësh atë kur ajo fillon të shprehi ndjenjat e saj
Pyete partneren rregullisht nëse ka nevojë për ndihmë prej teje
Konkluzioni i librit të zotit John Gray ishte që femrat kanë nevojë për :
- kujdes
- mirëkuptim
- respekt
- përkushtim
- konfirmim
- qetësim
Meshkujt kanë nevojë për:
- besim
- pranim
- vlerësim
- adhurim
- miratim
- kurajo
Shpresoj që këto këshilla tju ndihmojnë në përmisimin e lidhjes tuaj dhe në pakësimin e grindjeve midis jush.
marre nga revista rruzull
Krijoni Kontakt