GSH
-----------
DOSSIER

"Gabimet ase nė datsh tė thuesh fajet qė Fan Noli ka mujt me ba, nuk ja zbresin vlerėn tri veprave tė pashoqe qė ai kreu: Autoqefalinė e Kishės, fletoren "Dielli" dhe futjen e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve"

"Si e gdhendi Fan Noli veprėn e Gurakuqit e Bajram Currit"


--------------------------------------------------------------------------------

Ernest Koliqi u lind nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1897. Gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia, ai mbajti pėr disa kohė postin e Ministrit tė Arsimit e Kulturės. Nė vitin 1944 ai u arratis nga Shqipėria e u vendos nė Itali ku pėr shumė vjet ishte Drejtor i Institutit tė Studimeve Shqiptare pranė Universitetit tė Romės. Po kėshtu Koliqi drejtoi edhe Katedrėn e Gjuhės Shqipe pranė atij Universiteti. Gjatė asaj periudhe, pėr afro 20-vjet me rradhė ai drejtoi edhe revistėn letraro-politike "Shenjzat", ku botuan shkrimet e tyre shumė nga personalitetet mė tė njohura tė diasporės shqiptare nė Perėndim. Ernest Koliqi vdiq nė mesin e viteve 1970 nė Romė. Nga krijimtaria e tij ne zgjodhėm shkrimin qė botohet mė poshtė nė formė studimi, i cili bėn fjalė pėr vėndin qė zėnė nė veprėn e Fan Nolit, Skėnderbeu, Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi, ku dy prej tyre Gurakuqin e Currin, Koliqi i pat njohur nga afėr kur ai shėrbeu nė administratėn e Qeverisė sė Nolit nė vitin 1924.



Nga Ernest Koliqi
Pėrgatiti Dashnor Kaloēi

Stefan Stiljan Noli, njė ndėr pesonalitetet ma tė spikatuna qi shprehi nga gjini i vet kombi shqiptar, paraqitet posi njė fytyrė poliedrike, d.m.th. e shumėanėshme, e cila gja lodhė menden e kujtodo kur vjen momenti me dhanė njė gjykim synthetik mbi rrolin qė ai lujti nė botėn shqiptare.

Kush jeton si i ndodhi atij ma se tetėdhet vjet dhe nė njė periudhė historike ma tė stuhishmet qi njofti njerzimi, lehtaz bahet objek kritikash sepse njė jetė kaq e gjatė rrethohet me fazat e ndryshme tė saj, me dritat e me hije tė cilat ndoshta shkaktohen nga rrethinat, nėpėr tė cilat u pėrshkue, ma se njė vullnet i prem dhe i paravendosun m' u sjell ashtu si u suell. Si tė gjithė njerzit me njė vlerė tė veēantė edhe Fan Noli nderohet e pėrēmohet me ngulmim qi shpesh herė arrin nė parosizėm ndėr lėvduesa e prozhmuesa tė tij.

Tri veprat e pavdekshme tė Nolit
E vėrteta asht se veprimtarija e njė njeriu qė, qi gjatė tetėdhet vjetėve rresht gjallese nė kėt shekull u dha me mish e me shpirt mbas sendėrtimit tė njė ideali, i cili synthetizonte ne vete qėllime fetare e kombtare, shoqnore e kulturore, duhet vu nė njė kandar tė drejtė. Gabimet ase nė datsh tė thuesh fajet e qi Fan Noli ka mujt me ba, nuk ia zbresin vlerėn tri veprave tė pashoqe qė ai kreu, pasojat e mira tė tė cilave edhe sot ndihen nė rrjedhė tė historisė shqiptare e janė: themelimi mė 1909 i fletores "Dielli", praleludim i themelimit tė Shoqatės pan-shqiptare "Vatra" nė Boston., mė 1912 nė bashkėpunim me Faik Konicėn, pranimi shpėtues i shtetit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve me 17 dhetuer 1920 e krijimi i Kishės orthodokse autoqefale shqiptare shqiptare. Edhe po tė pranojmė se pėr hypotezė se Fan Noli pat njolla, kėto tri vepra tė shkėlqyeshme krejt ia shlyejnė. Natyrisht kėtyne meritave kombtare e patriotike u shtohen ato shum shum tė mėdhja asi shkrimtar qi i a skalisin emnin me shkrola arit nė historinė e letėrsis shqipe. Por kėtu duem tė vėm nė dukje shkurtazi burimin e frymėzimit tė tij ndėr shprehje ma tė nalta lyrike qi ai na dhuroi dhe me theksue se si at burim frymėzuese e gjet nė jetėn reale tė Shqipnis, nė burimin njerzor shqiptar qi ai hetoi e njofti n' ato tepėr tė pakta vjetė ndejes nė dheun e zanafillės. Edhe Fan Noli asht bir i diasporės: u lind e u rrit jashta vėndit tė tė Parėve. Kjo gja reflektohet mbi tė gjithė veprimatrin e tij letrare. Ndėr tetėdhetė vjetėt e jetės sė tij, vetėm tri a katėr i kaloi nė dheun shqiptar. E se ai kuptonte e ndiente nevojėn sidomos si poet e krijues bukurije letrare me thithė nė vėnd frymėn e tokės shqiptare na dyshmon myti i Anteut pėrmėndė nė lyrikėn kushtue Bajram Currit: "As je vrar' e as po vritesh, / Legjendar Ante po rritesh". Kush ishte Anteu e ē' pėrfaqsonte nė mythologjinė klasike tė Heladės? Anteu bir i Tokės (Gjea), vigan i madh e i stėrfortė mirte fuqin qi kurkush nuk mujte tė mposhte, tue prekun tokėn (vėndin e vet) me shputa tė kėmbėve. Herakli nuk gjet mėnyrė tjetėr pėr t'a kėnirrė, d.m.th. pėr t'ia marrė frymėn e mbytė, veē tue mbajt pezull me njė dorė pa e lanė me prek dhen me kambė. Vėshtrimi symbolik i mytit t'Anteut asht i qartė: dheu i lindjes, d.m.th. vendi ku gjallnon njerzia prej njė gjaku e prej nji gjuhe, i ep njeriut forcėn morale, pertrin nė nė tė herė mbas herit fuqit shpirtit. Fan Noli prirjen e rrallė krijuese, zotsin e jashtzakonshme shprehse e shkrini nė pėrkthime (tė cilat jesin shembullore nė fushėn e letrave t'ona) ma tepėr se nė krijimet origjinale nė poezi e nė gjini tregimtare. Nuk e njifte sa duhet jetėn e popullit shqiptar. Pėrvojėn e tij ndėr rrethet e ndryshme shqiptare tė diasporės nuk e njehi, tue marrė parasysh fuqit e veta krijuese, aq tė mjaftueshme sa me ia hy njaj vepre origjinale, poem a rromanx, ku tė dilte pasqyrė jeta e gjindjes, prej gjakut shqiptar pėrshkue nėpėr dritėn e bokuptimit tė tij. Dy vjershat epiko-lyrike, kushtue Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, ku ai gdhen mjeshtrisht, me vija tė pėrflakta, pėrshtypjet qi i lanė kėta burra, takue e njoftė gjatė banesės sė tij tė shkurtėr n'atdheun shqiptar, dishmojnė se sa tė ēmueshme do tė kishin qenė veprat e tija letrare, po tė kishte dhanė fati mundėsi me depėrtue ma mirė e ma thellė nė palc tė jetės sė popullit tonė.

Vėshtrim mbi dy vjersha tė Nolit
T'i analizojmė shkurtazi nė pėrmbajtje kėto dy vjersha qi nė Parnaz shqiptar arrijn majat ma vezuullore tė lumnis poetike. Nė katundin shqiptar tė Thrakjes, Ibrik Tepe, ku ai lindi qysh nė moshėn ma tė mitun, Fan Noli tregoi aftėsin e hollė vėzhguese me tė cilėn kishte pajisė natyra. Lėshonte shikimet e veta rreth e rrotull dhe pėrpiqej tė kuptonte mbrendin e shfaqjeve tė jetės qi zhvillohej pėrpara. Sidomos tue u rritun pėrpiqej me i a spjegue vetes shkaset e pėrmbrendshme qi shkaktojn sjelljen e mirė tė veseve njerzore, do tė shfaqet thekunisht ma vonė nė satyrat qė na la. Asokohe me siguri nji pyetje vizatohej nė mėnden e njomė tė kalamnait veshtak: "Pse flasim na njė gjuhė tjetėr e pse jemi ndryshej nga banorėt e katundeve fqinje?" Tė cillėn pyetje, sa marrin mėnd e shqise, i a sjellin vetes edhe Arbreshėt e Italis: "Jemi shqiptarė! Po ē'ashtė Shqipnia". Ē'farė vetish e lejojnė Shqiptarin me pohue, tue u mburrė, se asht bir i njė kombi fisnik? Fytyra qė nė kohėn e fmijnis la mbresa tė pashlyeshme nė kujtim tė Fan Nolit, qe Gjergj Kapedani, komandar mbas Nol Kapidanit, gjyshit tė tij, i repartit ushtarak qi delte Sulltanit n'ushtri nė rasa lufte. Gjergj Kapidani tregonte trimnit e veta dhe tė Shqiptarėve ndėr luftime pėrkrah ushtrisė osmane. Edhe i jati i Fan Nolit, Stiljani, ushqente bashkė me pasionin e muzikės kishtare, atė tė kultit tė heronjve. Admironte pa masė, i jati i Napoljon Bonapartin e Skandėrvbegun. Admirimi i t'et Stiljan pėr Gjergj Kastrijotin kaloi tė birin Stefan, qi ma vonė, bani kėrkesa ndėr arkive e biblijoteka mė dokumente gjansisht e imtisht mbi te dhe mbi kohėn e tij pėr tė mėshiruar burrnin shqiptare nė Kryetrimin e Krujės n' at vepėr tė madhe historike qi tė gjith njofim. Nė njė djalosh mendesquet e zemėrndieshėm, tė prirun kah analyza e shkaseve tė ndryshme qi burojnė nga thellėsytė e shpirtit tė vet e tė tjerėve edhe nga valvitja misterioze e gjakut qė sejcilit i rreh ndėr dej, asht i natyrshėm tė dij psehin e rrethanave qi cilsojn kushtet e tij njerzore tė veēanta. Gjergj Kapidani i flitte pėr trimni shqiptare, i ati, Stiljan Noli, ēonte nė qiell veprimet e Kastrjotit. Ē'themel nė tė vėrtetė kishin ato lavde ato mburrje? Ē'farė tharmesh leviteshin nė gjak shqiptar? Cilat ishin vetit e veēanta njerzore tė Shqiptarit? Fan Noli nė zhvillimet e jetės sė tij endacake e plot peripetina si ato tė Odiseut homerik, njofti burra shqiptarė qė i a vėrtetojshin pohimet e Gjergj Kapetanit dhe tė t'et mbi fisnikin shqiptare. Me 1903 fati e hodhi n' Egjypt e ndėr tri vjet kalue aty pat mardhanije me burra tė vlefshėm si Spiro Dinen, Nikolla Naēon, Thanas Tashkon e Jani Vruhon. Preku me dorėthjeshtėsinė e natyrės idealistike tė kėtyne pishtarve tė Rilindjes s'onė, por mund tė mendonte se ata ishin pėrjashtime. Paisej vėrtet Kombi shqiptar me vetinat e andrrueme prej patriotave? Pėrgjigjien kėsaj pyetje e kėrkoi, si thamė, nė historinė e qindresės shqiptare tė pesqind vjet nė epopenė e Gjergj Kastriotit. E fletėt e historis i a vėrtetuan pohimet e t' et dhe tė Gjergj Kapedanit. Ligjnuen enthujzazmin me tė cilin patriotėt pėrmėndshin emnin mbrekullbas, plot frymzim rilindės, tė Skanderbegut. Por, qi vetit e lulėzueme mrekusllisht nė Skandėrbegun, vlojshin prap se prap nė zėmrėn e madhe tė kombit shqiptar, ay e pa me sy kur mė 1921 erdh nė dheun e tė Parėvet dhe qindroi aty deri mė 1924. Brumi njerzuer prej tė cilit doli Skanderbegu dhe breznija e ēelnikėt qi atė e ndoq ndėr luftime pėr liri, vrumuliste ende i gjallė e gjithėnji i aftė me shprehė vetje t'adimirueshme pėr dobi tė kombit.

Frymėzimi pėr Gurakuqin e Bajram Currin
Nė Luigj Gurakuqin e nė Bajram Currin hetoi esencėn e fisniknis shqitare, burrnin, e cila asht nji shkrimje e trimnis me urti, d.m.th. syntheza e nji hovi guximtar plot vetmohim bashkue me nji pėrftim a koncepcjon tė jetės qė ka shtyllė themelore nderin dhe shprehet me njė matuni fjalėsh e sjelljesh e cila mbėshtetet nė ndiesi tė sė drejtės e tė njerzis sė ndėrgjegjėshme. Trimnija ka vlerė kur pėrdoret me vėnd e me kohė pėr tė nxjerrė soje frytet e dobishme. Thotė Fishta: "Por i urti kurr nuk ngutet / prej burrnis e jo prej tutet". Nė Luigj Gurakuqin, Fan Noli njofti burrnin qė rrjedh nga vetit shqiptare trashigue nga tė Parėt dhe tė zdrituna shkėlqimisht nė rrezet e nji kulture sė gjanė. Nė Bajram Currin njofti e pėrlavdoi instiktet e shėndosha burrnore qi me gjarpėnim vetimash e shungllim bubullimash shfaqen papritmas nė pėrpjekje pėr ideal, pa dalė nga vijat e urtis dhe pa u shkoq nga trashigimi stėrgjyshnuer i nderit e i drejtėsis. Kėta dy burra tė paharrueshėm i a frymzuen Fan Nolit vjershat e pavdekshme ku ai naltsoi me njė hov lyrik flatėr-vervitės burrnin, veti qensore e jetsore kryekkrejet e fisit arbnuer. Ju kujtohen vargjet e thekshme kushtue Luigjit? "…Nėno moj, mbaj zi pėr vllan, / Me tre plumba na i ran…/ …Se tė deshte kur s' tė deshnin, / Se tė qante kur tė qeshnin / Se tė veshte kur tė ēveshnin. / Nėno moj tė ra dėshmor…/ Nėno moj ē'ėshtė pėrpjekur, / Gojė mjalt' e zėmėr- hekur, / Syrgjyn gjall' e syrgjyn-vdekur, / Ky vigan liberator". E ato pėr Bajram Currin? "…O Bajram bajrak i gjallė, / More nam me gjak nė ballė, / Te njė shpell' e Dragobis. / Yll i rrall' i burrėris…/ Me zjarr Shenjt u ndrit kjo shpell, / Gjer nė qiell u ngrit Kėshtjell / Pėr ēlirimin e Shqipėris / Katakomb i Dragobis". Le tė vėhet re fati i mjerė i njajtė i tre heronjve kėndue nga Fan Noli: Skandėrbegu, Luigj Gurakuqi, e Bajram Curri, tė tre shkrinė jetėn pėr ideal dhe mbaruen pa i pa realizimete e dishrueme. Poeti qan me lot burrnin orzezė shqiptare. Unė i kam njoftė dy Burrat, kėndue nga Noli, tė dy nderė e Kombit, shtylla tė ndritshme t' idealit dje, sot e n'ardhėmėni ma tė largėt edhe kam pasė fatin me qenė nė mardhėnie tė ngushta me ta. Luigji mė nxiti m'u marrė me letėrsi dhe mė hodhi nė fushėn politike mė 1923, Bajrami qi banoi me familje nė njė shtėpi t'onė nė Shkodėr mirsisht bisedoi shpesh me mue mbi ēashtje kombtare. Si nėpunės i vogėl por besnik, edhe unė kjesh pjestar nė Qeverinė e kryesume prej Fan Nolit mė 1924 dhe, kur ajo Qeveri u pėrmbys, nėpėr rrethina tė njoftuna, si fanolist mora udhat e mėrgimit e ndeja pesė vjet larg atdheut. Prandaj nė pėrkujtim tė dy burrave tė mėdhenj, qė jesin nė vėnd tė parė nė Olymp tė heronjve tė Kombit dhe tė Poetit qi u a pėrlevdoi vetit e pashoqe arbnore e ndiej, pėr arsye dhe vetjake. Detyrėn tė pėruli kryet nė shėnj tė njė nderimi tė pamasė"
-------------