Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 104 prej 104
  1. #101
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Ju lutem shume...MOS SHKRUANI! Cjane keto muhabete bashke-lagjese?! Me vjen keq por jo te gjithe mund te jemi poete apo poetesha! Dikush perdor lopaten dhe fshesen, ndersa ai tjetri qe di, perdore pen(d)en! ''O burra (gra) te behem poet/e dhe une''! JO..., njerzit e letrave jane shume me lart se kengetarucet Sinanushe!!!

  2. #102
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar mė parė nga ADMINISTRATOR1
    Kėto ishin ato qė kam mundur tė mbledh nga kjo poete.
    Nuk e di sa ju pėlqyen poezitė e Albanės.
    Unė pėr vehten time , i gjej FANTASTIKE nė komunikim.
    Mua me thene te drejten nuk me pelqyen aspak. Teper qesharake, por ti ke te drejte deri diku ne ate gjysempiken qe kam theksuar: ato jane ''fantastike'' ne komunikim me grate e lagjes - he moj ckemi, si ia kalon, cuni yt po ngacmoka gocen e Ferides - eh me eshte mbushur shtepia me rroba te palara, neser ne megjes do i laj, por duhet te kem kujdes me kemishen e Albanit sepse e ka pike te dobet! Ua - hi hi-o le le!!!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Albana Melyshi Lifschin

    Pse lehėn qentė atė natė…

    (Nga internimi i familjes bajraktare te Melyshajve, 1945 )

    Nga Albana Melyshi Lifschin

    Tėrė atė natė qentė lehėn e njerėzit nė kullė nuk vunė gjumė nė sy. Qe njė natė e ftohtė dimri me ngricė, njė nga netėt mė tė paharruara tė jetės sime. Gratė kishin mbledhur fėmijėt pranė vetes e psherėtinin. Lehja e qenėve qe ndjellakeqe. Plaku i shtėpisė, gjyshi ynė, u ngrit dy-tre herė e doli nė oborr duke u sokėllirė qenve qė tė pushonin. Mbaj mend gjyshen qė i u afrua e i tha:
    -Leri o plak qentė, se kurrė nuk kanė lehur si sonte!.
    Pastaj ajo lėshoi njė ofshamė tė thellė :
    -Lehja e qenve pėr ketė shtėpi ėshtė lajm i keq! Oh, e mjera unė! Ku i kam djemtė? Ku i kam nipėrit?!
    -Mbahu plakė, se kurrė s’tė kam parė tė tė lėshojė zemra ! Tė pata marrė nga shtėpi trimash.
    Gjyshi qe ulur tek vendi i tij, tek oxhaku, e duke pėrzjerė hirin ende te ngrohtė.
    -Mandej as djemtė as nipėrit nuk janė mė kalamaj e dua tė tė kujtoj se burrat e kėsaj shtėpie tė gjithė kanė vdekė nga plumbi e jo nga qyrret!
    Unė u ngjesha pas fustanit tė nėnės sime. Isha dymbėdhjetė vjeē. Nė kullė kishim njė ēift tė varfėr pleqsh, tė cilet gjyshi u kishte dhėnė strehė. Ishin bėrė pjestarė tė familjes, ishin si tė gjithė ne. Edhe ata rrinin tė tulatur pas njėri tjetrit po nuk flisnin asnjė fjalė. Atė natė askush nuk vuri gjumė nė sy. Kur filloi tė zbardhte, njerėzit e shtėpisė zunė tė hiqnin shulet dyerve e kullės pėr tė dalė jashtė, siē bėnin ēdo mėngjez..
    Papritur nga oborri u dėgjua njė zė i plotė burri me dialekt tosk :
    -Ndal! Mos lėvizni! Jeni tė rrethuar!
    Njerėzit nė kullė ngrinė. Nuset e reja u tmerruan. Fėmijėt tek panė nėnat e tyre tė trembura ia dhanė tė qarit. Ēifti i pleqve tė vobekėt, edhe ata u trembėn shumė. Nėna ime u ngrit e i u afrua gjyshit.
    - Babė, dikush nga ne duhet tė dalė tė marre vesh se pėrse jemi rrethuar. Nė mė lejofsh dal e flas unė me ta. Im bir e im shoq janė partizanė.
    - Do dal vetė! Tha gjyshi. Nėna bėri mėnjanė. Gjyshi u dha nė derė. Ne mbajtėm frymėn. Dėgjuam zėrin e tij qė i tha dikujt:
    -Nė ke ardhė pėr mik, futu nė kullė tė ngrohesh; nė tė kundėrt na thuaj ē’farė ka ba vaki?.
    -Prit kėtu, o plak se po thėrras komisarin qė tė bisedoni, qe pėrgjigja.
    Pas pak u dėgjua njė zė qė foli duke u pėrpjekur tė pėrshtaste dialektin:
    - Tu'ngjat’jeta, bajraktar!
    Vonė mėsova qė foli quhej Petrit Pėllumbi. Nuk do ti'a harronim kurrė emrin qė nga ajo ditė qė ia mėsuam. Nė dorė mbante njė shufėr. Nė fytyrė kishte njė vėshtrim tė keq. Nė zė i ndihej ironia. E pyeti gjyshin se ku i kishte burrat e shtėpisė dhe pastaj i komunikoi urdhėrin e internimit pėr tė gjithė familjen qė u ndodh aty e do tė thoshte: Gjyshi dhe gjyshja, nėna ime, unė me dy vėllezėrit mė tė vegjėl, gruaja e xhaxhait me tre vajza tė vogla, gruaja e kushėririt tė parė me dy djem.( I gjithė trungu i familjes pėrbėhej nga 23 veta). Dy pleq e vobekėt qė jetonin nė shtėpinė tonė nuk ishin pėrfshirė nė listėn e interrnimit, por ata e ndjenė veten mė keq se tė gjithė. Kush do kujdesej pėr ta? Si do tė bėnin pa ne?
    Komisari bėri apelin e na nxorri tė gjithėve jashtė nga shtėpia duke urdhėruar tė mos merrnim asgjė me vete me pėrjashtim tė rrobave tė trupit. Kullės sonė qe vendosur t’i vihej flaka. U mor shpejt e shpejt bar nga mullarėt e u fut nė tė dy katet e kullės dhe pastaj asaj iu vu zjarri. Nėna ime, qė partizanėt i quante shokė tė tė birit, pasi edhe ai ishte partizan, lėshoi zė:
    - Bėni tutje djemtė e nėnave se kjo shtėpi ka qėnė e pushkės, e bukės dhe e besės, por muret e saj janė tė blinduara me armė e municion.
    Sa mbaroi nėna kėto fjalė, u dėgjua shpėrthimi i tyre. Partizanėt bėnė disa metra larg qė nė krismėn e parė.
    Ne ishim mpirė tė gjithė. Na dukej e pabesushme pamja qė po na shihnin sytė. Po digjej shtėpia jonė, kulla e bajraktarit qė ishte ndėrtuar nė mes tė kryqėzimit tė monopateve, qė i kishte mbajtur hapur dyert e saj pėr shtetgėtarin e panjohur ditėn dhe natėn, qė mbante kėmbėt i lodhur nė oborrin tonė, tek leshonte zė: A do miq o i zoti i shtėpisė?
    Po digjej shtėpia qė kishte pritur partizanėt e uritur, kujtimin e tė cilėve e kishin ende tė freskėt edhe mė tė vegjėlit e shtėpisė. Xhaxhesha mbushte furrėn me bukė e nėna jonė u mbushte torbat me ushqim. Ishte e pabesushme qė kulla tė digjej pikėrisht nga ata!
    Flaka vazhdonte tė dilte nga tė shtatė dhomat e saj dhe nga kuzhina e gatimit. Gjuhėt e flakėve dilnin nga dyert e dritaret e bėra prej pishe. Nga brenda digjeshin sendyqet e drunjtė tė grave tė shtėpisė. Ne fshinim lotėt, por askush s’thoshte asgjė. Komisari kishte porositur tė na vėzhgonin me kujdes tė gjithėve gjatė djegjes sė kullės. Zjarri zgjati deri pasdite..Nė perėndim tė diellit i ra fuqia. Gjyshi i u afrua komisarit partizan e i tha:
    -Ju i dogjėt tė gjitha pa menduar se kjo shtėpi ka dy parti. I ka dhėnė luftės dy partizanė, tim bir, Nikollin e tim nip, Palin, i biri i tim biri. Nuk ruajtėt tė paktėn as dy dhoma pėr ta, kur tė kthehen nga lufta. Dhe ca mė keq : U internoni familjen. Unė di qė kjo luftė u bė pėr drejtėsi?!
    I pashė se si ata u mblodhėn kokė mė kokė pėr disa minuta. Pastaj u shpėrndanė pa i dhėnė pėrgjigje gjyshit. Na vunė nė rresht njė kollonė e kėshtu morėm udhėtimin atė natė dimri pėr nė internim. Kaluam shtigje e pėrrenj e pas dy orėve rrugė tė shoqėruar para e pas me partizanė tė armatosur mbrritėm nė Shėn Pal. Bagėtitė e sekuestruara na ndoqėn nga pas.
    Nė Shėn Pal na mbajtėn tė mbyllur pa ngrėnė e pa pirė, pa ujė e pa dritė pėr njėzet e katėr orė nė njė barakė tė vetme tė gjithėve. Unė nuk qaja, por fėmijėt qanin pa rreshtur e tė rriturit flisnin me zė tė ulėt. Ajo barakė u bė shtėpia jonė pėr dy javė. Pranvera qe ende larg. Kishim tė ftohtė nė trup e akull nė shpirt. Nėna ime fliste me vete: Ku ėshtė im shoq? Ku ėshtė im bir? A i dijnė ata kėto qė po na ndodhin ne ? Fliste e psherėtinte vazhdimisht. Mė vinte shumė keq pėr nėnėn. S'e kisha parė kurrė mė tė dėshpėruar. I rrija afėr si mė e madhja e fėmijėve, po nuk dija si ta ngushėlloja. Njė lloj si nėna edhe unė pyesja veten: ”A thua e di baba ē’na kish ndodhur? Po im vėlla? Pse nuk vinin pėr tė na shpėtuar? Pse po na internonin shokėt e tyre, partizanėt? Pėrse?
    Se si mund tė ndodhte kjo me dy partizanė nė shtėpi? Pėr ne ishte njė pyetje shumė e vėshtirė. Mė e vėshtirė se ēdo enigmė. Nėna pėrpiqej tė mė mbushte mendjen me zė tė ulėt: "Babai ėshtė i zėnė me punė ushtarake nė Tiranė. E yt vėlla ndoshta punon nė terren". Duhej tė bėnim durim sa tė sqaroheshin tė gjitha. Por edhe ajo edhe unė e kuptonim se kjo nuk qe aq e thjeshtė.
    ( Nga rrefimi i nenes sime)



    (Shenim: Internimi i familjes Melyshi vazhdoi 12 vjet, nga 1945 deri ne 1957,kur Pal Melyshi u shpall Hero i Popullit. Grafika e dhimbjes, e zhgenjimeve, ėshtė e gjatė dhe rrengjethese. E verteta nuk mund te jete e vertete kur jepet e cenuar dhe shpesh e keqinterpretuar nga infantilizmi politik, apo ca me keq nga llumi i ligesise njerzore)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 17-06-2010 mė 13:38

  4. #104
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tri herė e hutuar sot

    Sot qė tė takova ty:

    Mė kaloi pa vėnė re
    stacioni i autobusit ku do tė zbrisja,

    Ngatėrrova telefonin e shtėpisė,
    qė t’u thosha se do tė vonohem,

    I lashė motrat pa mėnd
    kur thirra vėllanė me emrin tėnd!



    Si ndodh qė…

    E di se ē’po mendoja tani?
    Sikur ti tė ishe unė dhe unė tė isha ti,
    nė qytet do tė vihej njė shpallje:
    " Ka humbur njė vajzė njėzetvjeēare!"
    E do t’i bėja gojėt tė flasin.
    Si ndodh qė djemtė njėzetvjeēarė
    nuk humbasin?



    Dashuria e gruas

    Vetėm
    njė moment
    i duhet gruas
    tė bjerė nė dashuri,
    ai mund tė jetė:
    moment
    admirimi,
    sinqeriteti,
    boshllėku,
    pėrngjasimi,
    ekzaltimi,
    rrėfimi,
    mirėkuptimi,
    keqardhjeje,
    pranvere,
    rinimi,
    iluzioni,
    hakmarrjeje,
    nevoje,
    vetėm
    Njė Moment,
    pėr te ngecur
    nė grackėn e saj
    e rreth Tij
    tė endė
    fijen e mendimit
    tėrė jetėn…

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Dritare pėr Dashurinė & Besėn...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 12:51
  2. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •