--
ty ty bie buria aa
me ngadal se bagetia
e ka mbushur rrugen plot
mos u trembni dhent e mija
skoda ime ju don fort..
..
plotsoheni ju tjetret kengen e shoferit te kromit..bulqiz-durres..lol
------
RD shkruan..
Nė Gjykatėn Kushtetuese provohet skandali i radhės i KQZ-sė
Ilirjan Celibashi, banditi gjakftohtė i zgjedhjeve tė lira
Sekretari i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, deklaroi dje zhdukjen e listave tė votimit qė u pėrdorėn nė zgjedhjet e pjesshme tė datės 7 korrik nė zonėn 19 nė Bulqizė. Gjatė shqyrtimit tė ankesės sė kandidatit tė "Bashkimit pėr Fitore", Dr. Gafurr Muka nė Gjykatėn Kushtetuese, pėrfaqėsuesi i KQZ-sė tha se nuk kishte garanci nėse ndodheshin nė kutitė e votimit qė ruhen nė ambjentet e kėtij komisioni, listat e votuesve tė Qendrave tė Votimit Nr. 19, 21, 22, 27 dhe 41 tė zonės zgjedhore Nr. 19 ku me 7 korrik u krye votim kolektiv (njė person pėr disa tė tjerė). Pikėrisht kjo shkelje flagrante e parimit kushtetues njė njeri-njė votė u argumentua mė sė miri nga sekretari demokrat pėr zgjedhjet dhe Ēėshtjet Ligjore, Ilir Rusmali, gjatė dy seancave farsė me 9 dhe 10 korrik nė KQZ, por shumica prej militantėsh socialistė tė kėtij komisioni, tė kryesuar nga Ilirian Celibashi vendosėn arbitrarisht ti dhuronin mandatin kandidatit tė PS-sė pėr zonėn 19.
Gjithėsesi edhe nė seancėn e djeshme tė Gjykatės Kushtetuese konstitucionalisti i mirėnjohur Rusmali, si pėrfaqėsues i kandidatit tė "Bashkimit pėr Fitore" solli prova tė pakundėrshtueshme tė zhvillimit tė njė procesi jo tė rregullt ligjor nga KQZ gjatė shqyrtimit tė kėrkesės pėr pavlefshmėrinė e votimit nė fshatrat Gjuras, Okshatinė, Kovashicė, Boēevė dhe Okshtun ku mė 7 korrik u konstatua votimi i kryefamiljarėve apo dhe i njė pjesėtari tjetėr pėr gjithė pjesėtarėt e familjes. Rusmali, tha se PD i kishte kėrkuar zyrtarisht KQZ qė ti vinte nė dispozicion njė kopje tė listave tė votuesve, por nga institucioni i kryesuar prej Celibashit kishte ardhur pėrgjigje negative. Ndėrkohė vetė sekretari i KQZ-sė, Sokol Shazi, provoi para shtatė anėtarėve tė Kushtetueses pretendimet e kandidatit tė "BF" pėr abuzime me listat zgjedhore. Dhe nėse Shazi deklaron para Kushtetueses kėtė skandal tė ri, dy javė mė parė nė dosjen e anėtarit tė KQZ-sė Maksim Shimani, u gjet njė kopje e listės sė votimit tė fshatit Gjuras, nga verifikimi i sė cilės (edhe pse Shimani kishte deklaruar se ishte nė pėrputhje me rezultatin pėrfundimtar) rezultuan 54 vota mė shumė se sa firmat e votuesve nė kėtė listė. Pikėrisht mbi bazėn e kėtij fakti, pėrfaqėsuesi i kandidatit tė "BF" i kėrkoi dje, Gjykatės Kushtetuese qė tė urdhėronte hapjen e kutive tė votimit edhe pėr katėr fshatra tė tjerė qė tė verifikoheshin listat e tyre, por Shazi i KQZ-sė deklaroi humbjen e kėtyre listave.
Sipas Kodit Zgjedhor, listat e votimit futen brenda kutisė sė votimit dhe mund tė hapen vetėm me vendim tė Gjykatės Kushtetuese. Por sapo pėrfaqėsuesi i opozitės i kėrkoi kėsaj gjykate kėtė tė drejtė, sekretari i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Sokol Shazi, deklaroi se listat nuk gjenden nė kutitė e votimit.
"Listat janė zhdukur" tha Shazi, duke konfirmuar kėshtu akuzat e mėparshme tė PD-sė se listat e votimit janė sjellė tė dielėn mė 7 korrik nė Tiranė nga pėrfaqėsuesit e KQZ-sė nė kundėrshtim flagrant me ligjin. Pavarėsisht kėtij incidenti ende tė pashpjeguar nga institucioni qė pėrgatit dhe administron zgjedhjet, kandidati i opozitės i kėrkoi Gjykatės Kushtetuese tė shpallė tė pavlefshme zgjedhjet nė zonėn 19 nė Bulqizė dhe pėrsėritjen e tyre nė 5 prej qendrave tė votimit. Nė kėto rrethana, pasi ka dėgjuar palėt pėrfaqėsuese nė kėtė proces, togat e zeza tė Kushtetueses kanė deklaruar marrjen e vendimit nė njė nga ditėt nė vazhdim.
Muka: Kushtetuesja tė urdhėrojė pėrsėritjen e zgjedhjeve
Kandidati pėr deputet i "BF" pėr zonėn 19, i kėrkon Gjykatės Kushtetuese tė vendosė pėr anullimin e vendimit Nr.93, datė 10.07.2002 tė KQZ dhe pėr tė shpallur tė pavlefshėm rezultatin e votimit nė qendrat e votimit Nr.19, 21, 22, 27 dhe 41 tė zonės zgjedhore Nr.19. Mbėshtetur nė nenin 131, gėrma "f" tė Kushtetutės dhe nė nenet 141, paragrafi 1 e 113 paragrafi 1, gėrma "a" tė Kodit Zgjedhor, zoti Gafurr Muka, argumenton pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėto pesė qendra votimi. Kjo pėr faktin se nė kėto qendra votimi, ditėn e votimit mė 7 korrik, ėshtė lejuar votimi i personave tė veēantė mė shumė se njė herė.
"Me vendime apo me marrėveshje midis anėtarėve tė KQV-ve, kryefamiljarė apo anėtarė tė veēantė tė familjeve kanė votuar nė emėr tė gjithė familjes", - thekson kandidati i "BF" nė kėrkesėn drejtuar Kushtetueses. Zoti Muka argumenton se, kjo proēedurė votimi ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me parimet e Kodit Zgjedhor, nė mėnyrė tė veēantė me parimin "njė zgjedhės, njė votė" (neni 3 i Kodit Zgjedhor), si dhe dispozitat qė pėrcaktojnė procedurėn e votimit dhe sanksionojnė karakterin individual tė votės (neni 97 i Kodit Zgjedhor). Kandidati i "BF" i kujton Kushtetueses, se shkelja e kėtij parimi ėshtė konsideruar prej saj si njė shkelje e rėndė, e cila shkakton si pasojė pavlefshmėrinė e votimit nė qendrat pėrkatėse dhe pėrsėritjen e tij, konkluzion ky i shprehur nė vendimin e Gjykatės Kushtetuese Nr.74, datė 17.07.2001, pas marrjes nė shqyrtim tė ankimimit tė kandidatit socialist nė zonėn zgjedhore Nr.21.
Zoti Muka sqaron nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese gjithė dokumentacionin provues mbi bazėn e tė cilit Komisioni Zonal Zgjedhor i Zonės 19 mori vendimin Nr.10, datė 8.7.2002, me tė cilin i propozonte KQZ deklarimin e pavlefshėm tė rezultatit nė qendrat e votimit tė pesė fshatrave, ku u krye votim kolektiv nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn dhe Kodin Zgjedhor. Pikėrisht pėr faktin se KQZ injoroi kėto fakte tė pakundėrshtueshme, si dhe pėr rrugė krejtėsisht jo transparente qė ndoqi ky Komision nė verifikimin e listės sė votuesve tė fshatit Gjuras, ku rezultuan 54 vota shtesė nė favor tė kandidatit socialist, kandidati i "BF" kėrkon anullimin e vendimit tė KQZ, qė shpall fitues kandidatin socialist dhe pėrsėritjen e zgjedhjeve nė pesė fshatra tė zonės 19.
Halil RAMA
---------
di llafe dhe u per punen e bulqizes..
po mir more vlla i dashur ekipi jone i patozit kur e nuhat se nuk na do federata e na bie arbitro qe do na mbaje me hatro kundershtarin neven nuk hyjm ne fushe fare. Keshtu e beme ne ne neshjen me tepelenen..
sa e mori vesh trajneri jone Nazifi qe arbitro do jete kunati i trajnerit te Tepelenes Koco Selmanaj protestoi menjihere dhe e la ndeshjen..
Ky saliu jone ka 4 vjet qe ankonet..celibashi celibashi edhe vete perseri ne Bulqize si cjapi te kasapi e pasandaj ze bertet ..
cbenet more se na plasi xhani me keta budallenjte tane mo aman..
Krijoni Kontakt