Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bulqiz 2002

    --
    ty ty bie buria aa
    me ngadal se bagetia
    e ka mbushur rrugen plot
    mos u trembni dhent e mija
    skoda ime ju don fort..
    ..
    plotsoheni ju tjetret kengen e shoferit te kromit..bulqiz-durres..lol
    ------
    RD shkruan..

    Nė Gjykatėn Kushtetuese provohet skandali i radhės i KQZ-sė

    Ilirjan Celibashi, banditi gjakftohtė i zgjedhjeve tė lira

    Sekretari i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, deklaroi dje zhdukjen e listave tė votimit qė u pėrdorėn nė zgjedhjet e pjesshme tė datės 7 korrik nė zonėn 19 nė Bulqizė. Gjatė shqyrtimit tė ankesės sė kandidatit tė "Bashkimit pėr Fitore", Dr. Gafurr Muka nė Gjykatėn Kushtetuese, pėrfaqėsuesi i KQZ-sė tha se nuk kishte garanci nėse ndodheshin nė kutitė e votimit qė ruhen nė ambjentet e kėtij komisioni, listat e votuesve tė Qendrave tė Votimit Nr. 19, 21, 22, 27 dhe 41 tė zonės zgjedhore Nr. 19 ku me 7 korrik u krye votim kolektiv (njė person pėr disa tė tjerė). Pikėrisht kjo shkelje flagrante e parimit kushtetues njė njeri-njė votė u argumentua mė sė miri nga sekretari demokrat pėr zgjedhjet dhe Ēėshtjet Ligjore, Ilir Rusmali, gjatė dy seancave farsė me 9 dhe 10 korrik nė KQZ, por shumica prej militantėsh socialistė tė kėtij komisioni, tė kryesuar nga Ilirian Celibashi vendosėn arbitrarisht t’i dhuronin mandatin kandidatit tė PS-sė pėr zonėn 19.

    Gjithėsesi edhe nė seancėn e djeshme tė Gjykatės Kushtetuese konstitucionalisti i mirėnjohur Rusmali, si pėrfaqėsues i kandidatit tė "Bashkimit pėr Fitore" solli prova tė pakundėrshtueshme tė zhvillimit tė njė procesi jo tė rregullt ligjor nga KQZ gjatė shqyrtimit tė kėrkesės pėr pavlefshmėrinė e votimit nė fshatrat Gjuras, Okshatinė, Kovashicė, Boēevė dhe Okshtun ku mė 7 korrik u konstatua votimi i kryefamiljarėve apo dhe i njė pjesėtari tjetėr pėr gjithė pjesėtarėt e familjes. Rusmali, tha se PD i kishte kėrkuar zyrtarisht KQZ qė t’i vinte nė dispozicion njė kopje tė listave tė votuesve, por nga institucioni i kryesuar prej Celibashit kishte ardhur pėrgjigje negative. Ndėrkohė vetė sekretari i KQZ-sė, Sokol Shazi, provoi para shtatė anėtarėve tė Kushtetueses pretendimet e kandidatit tė "BF" pėr abuzime me listat zgjedhore. Dhe nėse Shazi deklaron para Kushtetueses kėtė skandal tė ri, dy javė mė parė nė dosjen e anėtarit tė KQZ-sė Maksim Shimani, u gjet njė kopje e listės sė votimit tė fshatit Gjuras, nga verifikimi i sė cilės (edhe pse Shimani kishte deklaruar se ishte nė pėrputhje me rezultatin pėrfundimtar) rezultuan 54 vota mė shumė se sa firmat e votuesve nė kėtė listė. Pikėrisht mbi bazėn e kėtij fakti, pėrfaqėsuesi i kandidatit tė "BF" i kėrkoi dje, Gjykatės Kushtetuese qė tė urdhėronte hapjen e kutive tė votimit edhe pėr katėr fshatra tė tjerė qė tė verifikoheshin listat e tyre, por Shazi i KQZ-sė deklaroi humbjen e kėtyre listave.

    Sipas Kodit Zgjedhor, listat e votimit futen brenda kutisė sė votimit dhe mund tė hapen vetėm me vendim tė Gjykatės Kushtetuese. Por sapo pėrfaqėsuesi i opozitės i kėrkoi kėsaj gjykate kėtė tė drejtė, sekretari i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Sokol Shazi, deklaroi se listat nuk gjenden nė kutitė e votimit.

    "Listat janė zhdukur" tha Shazi, duke konfirmuar kėshtu akuzat e mėparshme tė PD-sė se listat e votimit janė sjellė tė dielėn mė 7 korrik nė Tiranė nga pėrfaqėsuesit e KQZ-sė nė kundėrshtim flagrant me ligjin. Pavarėsisht kėtij incidenti ende tė pashpjeguar nga institucioni qė pėrgatit dhe administron zgjedhjet, kandidati i opozitės i kėrkoi Gjykatės Kushtetuese tė shpallė tė pavlefshme zgjedhjet nė zonėn 19 nė Bulqizė dhe pėrsėritjen e tyre nė 5 prej qendrave tė votimit. Nė kėto rrethana, pasi ka dėgjuar palėt pėrfaqėsuese nė kėtė proces, togat e zeza tė Kushtetueses kanė deklaruar marrjen e vendimit nė njė nga ditėt nė vazhdim.



    Muka: Kushtetuesja tė urdhėrojė pėrsėritjen e zgjedhjeve

    Kandidati pėr deputet i "BF" pėr zonėn 19, i kėrkon Gjykatės Kushtetuese tė vendosė pėr anullimin e vendimit Nr.93, datė 10.07.2002 tė KQZ dhe pėr tė shpallur tė pavlefshėm rezultatin e votimit nė qendrat e votimit Nr.19, 21, 22, 27 dhe 41 tė zonės zgjedhore Nr.19. Mbėshtetur nė nenin 131, gėrma "f" tė Kushtetutės dhe nė nenet 141, paragrafi 1 e 113 paragrafi 1, gėrma "a" tė Kodit Zgjedhor, zoti Gafurr Muka, argumenton pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėto pesė qendra votimi. Kjo pėr faktin se nė kėto qendra votimi, ditėn e votimit mė 7 korrik, ėshtė lejuar votimi i personave tė veēantė mė shumė se njė herė.

    "Me vendime apo me marrėveshje midis anėtarėve tė KQV-ve, kryefamiljarė apo anėtarė tė veēantė tė familjeve kanė votuar nė emėr tė gjithė familjes", - thekson kandidati i "BF" nė kėrkesėn drejtuar Kushtetueses. Zoti Muka argumenton se, kjo proēedurė votimi ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me parimet e Kodit Zgjedhor, nė mėnyrė tė veēantė me parimin "njė zgjedhės, njė votė" (neni 3 i Kodit Zgjedhor), si dhe dispozitat qė pėrcaktojnė procedurėn e votimit dhe sanksionojnė karakterin individual tė votės (neni 97 i Kodit Zgjedhor). Kandidati i "BF" i kujton Kushtetueses, se shkelja e kėtij parimi ėshtė konsideruar prej saj si njė shkelje e rėndė, e cila shkakton si pasojė pavlefshmėrinė e votimit nė qendrat pėrkatėse dhe pėrsėritjen e tij, konkluzion ky i shprehur nė vendimin e Gjykatės Kushtetuese Nr.74, datė 17.07.2001, pas marrjes nė shqyrtim tė ankimimit tė kandidatit socialist nė zonėn zgjedhore Nr.21.

    Zoti Muka sqaron nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese gjithė dokumentacionin provues mbi bazėn e tė cilit Komisioni Zonal Zgjedhor i Zonės 19 mori vendimin Nr.10, datė 8.7.2002, me tė cilin i propozonte KQZ deklarimin e pavlefshėm tė rezultatit nė qendrat e votimit tė pesė fshatrave, ku u krye votim kolektiv nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn dhe Kodin Zgjedhor. Pikėrisht pėr faktin se KQZ injoroi kėto fakte tė pakundėrshtueshme, si dhe pėr rrugė krejtėsisht jo transparente qė ndoqi ky Komision nė verifikimin e listės sė votuesve tė fshatit Gjuras, ku rezultuan 54 vota shtesė nė favor tė kandidatit socialist, kandidati i "BF" kėrkon anullimin e vendimit tė KQZ, qė shpall fitues kandidatin socialist dhe pėrsėritjen e zgjedhjeve nė pesė fshatra tė zonės 19.

    Halil RAMA

    ---------
    di llafe dhe u per punen e bulqizes..

    po mir more vlla i dashur ekipi jone i patozit kur e nuhat se nuk na do federata e na bie arbitro qe do na mbaje me hatro kundershtarin neven nuk hyjm ne fushe fare. Keshtu e beme ne ne neshjen me tepelenen..
    sa e mori vesh trajneri jone Nazifi qe arbitro do jete kunati i trajnerit te Tepelenes Koco Selmanaj protestoi menjihere dhe e la ndeshjen..
    Ky saliu jone ka 4 vjet qe ankonet..celibashi celibashi edhe vete perseri ne Bulqize si cjapi te kasapi e pasandaj ze bertet ..
    cbenet more se na plasi xhani me keta budallenjte tane mo aman..

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Deputetet komuniste

    Ndregjoni: Mė rrėmbyen banditėt e PS-sė

    Personat e tjerė qė mė rrėmbyen dhe ushtruan dhunė pėrveē kandidatit tė PS pėr deputet, Ardit Kaja, ishin edhe shoferi i shefit tė komisariatit tė Bulqizės, Fatmir Gurra, polic me uniformė dhe njė person i tretė qė ngiste makinėn tė cilin unė nuk e njoh. Makina ėshtė e Ardit Kajės me tragė BZ 1143.



    Dje pasdite, kandidati pėr deputet i PS Ardit Kaja, i shoqėruar nga shoferi i shefit tė komisariatit tė Bulqizės Fatmir Gurra, polic me uniformė dhe njė person i tretė qė ngiste makinėn, kanė rrėmbyer nė prani tė familjes zotin Gjetan Ndregjoni, kryetar i shtabit elektoral tė kandidatit tė PD-sė pėr deputet nė Bulqizė. Siē deklaroi pėr gazetarėt vetė zoti Ndregjoni pas rrėmbimit, ata kanė ushtruar dhunė tė egėr deri sa ai ka arritur tė dalė nga automjeti. Makina ėshtė e Ardit Kajės me tragė BZ 1143. Ngjarja ka ndodhur afėr Medresesė nė Tiranė, nė rrugėn qė tė ēon pėr nė Allias dhe pėr motive hakmarrje politike pėr shkak se vetėm pak orė mė parė se tė ndodhte ngjarja e rėndė, Gjykata Kushtetuese kishte marrė njė vendim pėr tė rikthyer pėr votim pesė qendra votimi nė zonėn nr.19 nė Bulqizė.





    Zoti Ndregjoni kur ka ndodhur Ngjarja ?



    Isha duke shkuar nė shtėpi. Kur u afrova, unė e pashė se ata ishin pėrgatitė qė nė prani tė familjes tė mė godisnin. Arditi mė tha: "Hajde qė tė pijmė njė kafe se kam diēka me ty pėr tė sqaruar", por unė i thashė se kemi njė vit qė nuk flasim bashkė, qysh nė fushatėn tjetėr dhe nuk di se pse mund tė pish kafe sot mė mua. Hajde, hajde thanė ata me kėmbėngulje.

    Unė e pashė se ata po kėrkonin qė tė bėnin incident aty dhe hypa nė makinė qė tė mos shtresoja familjen.

    Sa u largova rrugės pėr nė Allias, ata ndalėn makinėn dhe filluan grushtat mbi mua, mė morėn edhe telefonin. Kjo ishte historia ku unė u dola me zor nga makina e tyre. Mė goditėn qė tė dy, kush mundi deri sa dola pėrjashta nga makina.

    Pasi unė dola nga makina, ata filluan duke mė sharė dhe ofenduar, siē e kanė zakon vetėm ata, sepse kjo ėshtė gjuha e tyre. Kjo ėshtė figura reale e kėtij personi, njė figurė bishe dhe jo e njė njeriu.





    Ku ka ndodhur ngjarja ?



    Ngjarja ka ndodhur nė Tiranė. Unė rri nė njė shtėpi me qera, rruga qė shkon pėr nė Allias. Incidenti ka ndodhur pikėrisht tek Medreseja, poshtė nja 30-40 metra lineare nga unaza.



    -Kush ishin personat qė tė goditėn, pėrveē kandidatit tė PS-sė ?



    Personat e tjerė pėrveē kandidatit tė PS pėr deputet Ardit Kaja, ishin edhe shoferi i shefit tė komisariatit tė Bulqizės Fatmir Gurra, polic me uniformė dhe njė person i tretė qė ngiste makinėn, tė cilin unė nuk e njoh. Makina ėshtė e Ardit Kajės me tragė BZ 1143.



    -Ēfarė preteksti paraqiti ai ?



    Ai paraqiti shkaqe krejt banale, gjoja mė ke marrė nėpėr gojė etj., por unė i thashė se, nuk tė kam marrė nėpėr gojė ty dhe asnjeri tjetėr. I kujtova se kėtė punė e kishte bėrė edhe para njė viti nė Bulqizė, por unė desha ta mbyllja qė tė mos merresha mė me kėto probleme, pasi jam njeri serioz dhe familjar i rregullt. Pra, ai mė kishte borxh mua, dhe jo unė atij.




    TE ma gezoni deputetin e ri.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nqs keto qe thuhen jane te verteta, diskreditojne akoma me shume deputetet e PS-se dhe figuren e saj. Per mendimin tim nqs keto verifikohen kjo parti duhet ta perjashtoje sa me pare nje element te tille nga rradhe t e saja pasi eshte turp per te ashtuquajturen demokraci shqiptare. Problemi eshte se nuk ka ngelur vetem te nje deputet qe ben hile PS-ja , ajo duhet qe te rrishikoje se nga cilet njerez udhehiqet, pasi fakti qe Nano eshte ne krye te qeverise dhe te Partise me te madhe te vendit, pas gjithe te kaluares qe ka, dhe pas shume gjerash qe ndodhen dhe destabilizuan jeten politike dhe ekonomike te Sqhiperie, me duket shumle shqetesues per te ardhmen afatshkurter e afat mesme te vendit tone.
    Fatkeqsisht, viktimat si gjithmone jane baza e partise te cilet udhehiqen ga idealet dhe mbi te gjitha populli qe pret permiresimin e jetes se tij.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Vinny_T, po flasim per Shqiperi dhe jo per Europe.

    Nje shembull.

    A e di se cfare u be Gafur Mazreku pasi doli nga burgu?


    Deputetet e PS-se jane te diskretituar ne syte e atyre qe jane te paindokrinuar dhe qe ecin sipas koncepteve perendimore.

    Po fshatati i Alliasit ku i pa ato koncepte? Edhe po ti shohe sa do ti kuptoje?

    Prandaj Shqiperia eshte ajo qe eshte. Sepse ka shume te atille. Kur them shume e kam fjalen per shume, shume, maxhorancen e popullsise.

    Shendet.

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Redi po me thua te njeten gje qe them dhe une keshtu qe se kuptova sencin e postit tend! Po them qe nuk eshte problemi nje deputet po eshte qelbur peshku nga koka, dhe fatkeqsisht eshte baza dhe populli qe e vuan. Nuk e shoh se ky fyn Evropa ketu!
    Shendet paē
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ari

    Per tjeter here, z. Ndregjaj duhet te mbaje arme. Nqs, Komunistat e ndyre e ndalin edhe njehere, ai do te kete mundesine qe ti godite me arme. Ne qofte se i mbyte, atehere shendoshe, disa derra me pak.

    POshte Socialistat dhe komunistata e ndyre qe i'a moren fytyren Shqiptarit.

    Demokrat pergjitthmone

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi eshte sot se nje pjese e madhe e atyre qe merren me politike sot jane rrugeēer, dhe jo vetem sociliste po pothuajse te gjitha partite. Kultura e demokracise , e debatit politik, e tolerances mbi diversitetin e mendimeve fatkeqsisht nuk eshte instaluar akoma ne Shqiperi.
    Nga ky fenomen preken te gjitha partite politike, e kjo pothuajse pa perjashtim. Skenat publike ne PS, ne PSD, ne PAD ku Neritan Ceka jep urdher policeve te rrahin nje deputet ne mes te mbledhjes se partise se saj!! Kundershtimi i debatit brenda PD-se dhe formimi i "PD-se" se re te Pollos, zgjedhja antidemoratike e sekretarit te PD-se Berisha me votim te hapur!!...Partia e te drejta te njeriut qe perfaqson minoritetin grek (po te shkosh ne jug te shqiperise shume njerez kane zevendesuar gjuhen zyrtare shqipe me ate greke e degjon vetem greqisht rrugeve!!)...e raste te tilla mund te permendim me 10-tra.. Fatkeqsisht aktualisht ne Shqiperi politiken po e bejne rrugeēer, njerez qe kane filluar te merren me politike aksidentalisht ose per oportunitet dhe kjo eshte fatkeqsi per te gjithe popullin tone.
    Fuqine politikaneve u a jep pupulli, kur njerezit te ndalojne tu japin ate rendesi, te fillojne tu kerkojne llogari e per gjera konkrete, ti vene perpara organeve gjyqesore, kur te refuzojne te japin para per ēdo gje qe ka te beje me administraten, atehere politika do te behet me pak terheqese per rrugeēerit e tanishem dhe do tua keru vendin atyre qe duan te bejne kariere ne politike por dhe qe do te punojne per vendin e vet.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  3. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  5. OSBE: 12 tetori, nje shans i humbur
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •