Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Alize
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    26

    gjendja shpirterore mbas vdekjes se dikujt!

    Cilat jane fazat qe njeriu kalon mbas vdekjes se nje njeriu te aferm: shok/shoqe/familje.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une do ti grupoja njerezit ne tre grupe:

    1. Moskokecaresit
    2. Veteshkaterruesit
    3. Besimtaret

    Moskokecaret nuk e kane shume te zhvilluar ndjenjen e dhembshurise dhe dashuria per te eshte per vetem per njerezit e gjalle. Te vdesesh per ta eshte "nje njeri me pak" dhe ndikon pak ose aspak jeten e tyre shoqerore apo shpirterore. Te tille njerez ka plot.

    Veteshkateruesit jane ata qe humbasin perpektiven e jetes, goditen fort shpirterisht dhe moralisht. Kjo i tjeterson ata ne ate pike sa nuk jane ne gjendje te marrin pjese as ne ritet familjare, e jo me pune e shoqeri. Dhimbja per ta eshte konstante dhe keta nuk dine se si ta lene pas kete dhimbje, ose me mire te them nuk duan qe ta lene pas kete dhimbje. Kjo shkaktohet kryesisht nga lidhja e ngushte qe keta kane patur me te ndjer/in/en dhe ndikimi qe qe ka patur ai/ajo ne jeten e tyre.

    Grupi i trete i njerezve jane ata qe u qan shpirti por i qeteson mendja. Keta jane kryesisht ata njerez qe kane krijuar besim ne Zot qe ne moshe te vogel, dhe e kane rritur me kohen. Per ta vdekja nuk eshte as nje tabu, as nje e keqe, por pragu qe te gjithe kemi per te kaluar ne menyre qe te shohim jeten. Mendimi se nje dite do te bashkohen me te dashurin e tyre, i qeteson keta njerez.

    Cfare e zuri njeriun e shkrete e nuk e hoqi !

    Cdo plage edhe pse mund te mos sherohet plotesisht, me kalimin e kohes ze kore dhe mbulohet. Ajo serrisht do te rrjedhi gjak nese dikush e shkerfit. Duke qene se personalisht kam humbur shume njerez ne nje kohe shume te shkurter, di te them qe kur te ndodh nje vdekje ke nevoje per njerez ti kesh prane, keta mund te jene familjare, te aferm, shoqeri. Mos e ler veten asnjehere vetem pasi kur je vetem mendja te shkon pikerisht tek ata qe ke humbur.

    Shume njerez preferojne te mos flasin per njerezit e ndare, kurse une do te thosha qe te flasesh e kujtosh ata te ndihmon tej mase pasi te lehteson shpirtin. Sigurisht qe lotet do te rrjedhin natyrshem por mos harroni qe paqen qe njerezit gjejne me vdekjen nuk e kane gjetur kurre ne toke.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alize
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    26
    kuptova shume mire.
    Albo---faleminderit

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ne momentin qe merr lajmin, sidomos kur vdekja eshte aksidentale, mendoj qe njeriu merr nje kolpo te forte. Me pas gjendja ndryshon dhe pak a shume pershtatet me situaten. Gradualisht dhimbja zbutet. Njeriu ka shume te aferm por me shume e godet humbja e femijes, humbja e prindit, e vellait, motres etj. Prania e njerezve ne raste fatkeqesish e zbut dhimbjen!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Secili ka menyrat e veta se si e percepton humbjen e nje njeriu te afert. Dhe te japesh formula se si mund te ndihet dikush eshte dicka jo aq e lehte...

    Personalisht, jam ndier e dermuar e shkermoqur ne mijra copeza, te cilat zor se nje dite do mund te bashkohen...

    por jeta vazhdon...
    dhe ne emer te atyre qe s'jane me !!!

  7. #7
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Vdekja eshte nje hidherim per te gjith por ama te gjith duhet ta pranjome vdekjen sepse edhe ajo ben pjes ne jeten tone.
    Mua aspak nuk me tremb vdekja pse sepse mendoj qe nje dite do te mbyll edhe une syt edhe do te pushoj pergjithmon, por ama edhe une si te gjith te tjeret kam deshire te iki i plakur qe te ler djemt edhe nipat mbas meje.
    Une e kam ndjer dhimbjen e vertet te humbjes se nje shoku qe e ke pasur per tete vjet ne klase je rritur me te kemi mesuar bashke dhe kur vjen nje dite nje lajm i hidhur ARTANI KA VDEKUR SEPSE RRESHKITI NGA KODRA KU AI PO SHKONTE PER NE SHTEPI kur e degjuam lajmin asnjeri se besonte por te gjith u tronditem.
    Dua te them me ket qe vdekja eshte pjes se jetes tone edhe te gjith kete gje duhet ta pranojme.

  8. #8
    zakonisht fazat neper te cilat kalon njeriu pas vdekjes/humbjes se nje te afermi ne gjuhen psikologjike permblidhen nen termin "procesi i zise":

    1.Mohimi: eshte faza ne te cilen akoma nuk ndergjegjesohesh per vdekjen e tjetrit, nuk e beson se ka ndodhur me te vertete, kjo vdekje eshte e papranueshme.

    2. zemerimi : ne kete faze pasi largohet mohimi personi ndihet i zemeruar; me veten, me te gjithe, me zotin. fillon te pyese pse kjo bote eshte e padrejte. pse duhet te vdiste?!

    3. Deshperimi : njeriu ia ndien mungesen te vdekurit dhe fillon te keet ndjenja faji. fillon dhe pyet veten: c'kuptim ka jeta pa te, jeta ime nuk do te jeet me si me pare duke i lene keshtu rrugen ndjenjave te merzise dhe deshperimit. derisa fillon te hyje ne fazen e pranimit.

    4. pranimi: njeriu fillon te kuptoje se te gjithe e kane fundin te paracaktuar dhe se te gjithe do vdesim nje dite. kupton se jeta pa te dashurin/en e humbur nuk do te jete me e njejte por gjithsesi ka arsye te tjera per te jetuar.

    pak a shume keto jane stadet te cilat variojne ne kohe dhe ne intensitet duke qene se njerezit kane fortesi te ndryshme karakteri. psh: nje njeri mund ta kaloje shume shpejt procesin e zise ndersa nje tjeter mund te mos ta kaloje kurre. gjithshka varet!

    shpresoj qe ky info t'iu kenaqe!
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  9. #9
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Une them qe te jesh moskokecares ne rastet kur te vdes ndonje i afert do te thote qe je anormal si njeri dhe me mire te kishe shkuar ti ne vend te atij,por nejse nuk e veme ne dyshim fjalen e Albos sepse mund te kete edhe nga ky lloj.



    1-ka njerez qe ne shikim te pare mund te duken moskokecares,por ne realitet nuk jane te tille,Pikerisht keta qe vendosin kete maske ne fjalet dhe gjestet e tyre jane ato qe e vuajne me teper ndarjen nga jeta te nje personi te afert.Jane ata qe e kane te veshtire te shkrehen ne vaj dhe zgjedhin rrugen e fshehjes permbrenda te asaj gjeje qe i mundon,kjo eshte shkaterruese.

    2-Ka nga ata qe e teprojne me shkulje flokesh e gerrvishtje faqesh,dhe mbas nje kohe nuk u ngel asgje me teper se sa shenjat e rrjepjes ne koke dhe nje njolle e zeze ne kujtese,por jeta per ta vazhdon normalisht.

    3-ka dhe nga ata qe jane teper te ndjeshem dhe qe e kane te veshtire te konceptojne ndarjen,shuarjen, eliminimin e personit tyre te afert.Keto persona jane si puna e atyre qe mendojne se kanceri bien vetem tek komshinte verdalle dhe nuk eshte dicka qe u perket atyre,por fatkeqesisht vdekja u perket te gjitheve dhe te gjithe da ta shijojne.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    Boshllek, boshllek, boshllek.....pritje, pritje, pritje.....mall, mall, mall

    Kur humbet nje te aferm, nene, babe, moter, vella, burre, grua...femije....
    dhimbja eshte e PASHERUESHME.

    Ajo qe ndodh eshte qe koha te meson te jetosh me kete dhimbje dhe ta besh ate menyre te perditshme te jetuari. Madje sa me shume kohe kalon, aq me shume dhimbje ka, sepse malli rritet, deshira per ta pasur prane njeriun qe te eshte larguar rritet, por boshlleku te ben te gelltitesh realitetin bashke me dhimbjen dhe te vazhdosh te jetosh. Nuk ka zgjidhje ne kete rast, pervecse te jetosh dhe te kesh mall perdite.

    Kur humbet nje njeri qe ka qene i nje rrethi me te larget, sado shok te ngushte ta kesh pasur, sado i lidhur te kesh qene, koha te ndihmon te harrosh dhe te vazhdosh te jetosh me kujtimet e atij njeriu, jo me dhimbjen e largimit.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  4. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •