Mjeshtri i muzikės rrėfen rastėsinė qė e takoi me Kris North
Agim Krajka: Unė nė filmin Sex and the City
Anila Mema
Ndoshta nuk e kishte menduar qė do tė ishte pjesėtar nė serialin mė tė njohur amerikan SEX and the City.
Por fati nuk e braktisi, edhe pas gjithė asaj kohe stėrmundimi pėr tu futur nė punė si muzikant nė njė restorant shqiptarėsh nė Amerikė. Aty u njoh me Kris North, aktorin kryesor tė kėtij seriali. Agim Krajka, pėr tė ishte mjeshtri mė i mirė shqiptar qė kish njohur ndonjėherė, dhe kėshtu qė nuk mund tė rrinte indiferent ndaj tij. I propozoi Krajkės ta shoqėronte me muzikė gjatė xhirimeve pėr serinė e tretė tė kėtij filmi. Dhe ashtu u bė. Tashmė nė repertorin e kompozitorit tė njohur renditet edhe seriali SEX and the city. Pėr gazetėn Panorama Agim Krajka rrėfen, gjithė pasion, pjesėmarrjen e tij nė kėtė serial; jetėn prej trembėdhjetė vitesh nė Amerikė, familjen dhe kthimin nė Shqipėri.
Si ndodhi qė ju e latė Shqipėrinė dhe prekėt tokėn amerikane?
Ika nga Shqipėria nė vitin 1991. Vitet e para, kur shkova nė Amerikė, mendoja se gjėrat mund tė ishin tė thjeshta dhe tė lehta, si dhe mendoja se edhe atje, ndoshta njė nė dhjetė apo njėzet veta, mund ta kish dėgjuar emrin Agim Krajka. Megjithatė, kjo nuk ishte e vėrtetė. Popullata mė e madhe aty ishte nga Kosova, Mali i Zi... Madje, ishte jashtėzakonisht e vėshtirė pėr tė punuar nė profesionin qė unė kisha, se muzikėn, kulturėn, folklorin, e konsideronin 100 pėr qind ndryshe nga ne. Njė ditė shkova nė njė restorant shqiptar ku edhe kėndohej shqip. Quhej Damarino dhe ishte vetėm 20 metra larg vendit ku luhet ende Show Ēikago. Pyeta nėse kėrkonin pėr punė; edhe pse kėndova muzikėn mė tė mirė qė kisha mėsuar nė Shqipėri, gjithsesi nuk mė pėlqyen. Shkova tė nesėrmen dhe sėrish e, kėshtu disa ditė me radhė, saqė mendova me vete ti bija pjesėve muzikore mė tė mira shqiptare, pavarėsisht nėse do ta dėshironin apo jo. Hapa njė regjistėr tė madh dhe nisa ti bija tarantelės italiane. Atė moment, pashė se tė gjithė kthyen kokėn dhe mbetėn tė shtangur. Mė fund, bosi mė tha se jo vetėm qė do tė punoja, por edhe do tė paguesha qė atė ditė.
Si u gjendėt nė serialian e njohur Sex and the City?
Nė kėtė restorant vinin mjaft emra tė njohur. Pronari i restorantit kishte miqėsi tė madhe me Kris North, qė ėshtė aktori kryesor te Sex and the City. E shihja se vinte shumė nė restorant, por nuk e dija se kush ishte ai. Ishte njė burrė mjaft i pashėm, qė binte shumė nė sy dhe ishte e pamundur tė qėndroje indiferent kur e shikoje. Por mbi tė gjitha, tashmė qė unė e njoh, mė tėrbon formimi i tij. Ka njė formim tė jashtėzakonshėm, qė tė lė pa mend. Aty vinte gati njė herė nė dy-tri netė. Pas disa kohėsh, pasi unė kisha nisur punė nė restorant, Kris North mė afrohet dhe mė pyet: Where are you from? ( Nga jeni). Ju pėrgjigja: From Albania. No, no, - tha, - jeni me tė vėrtetė i shkėlqyer, - shtoi mė tej ai, dhe vazhdoi tė mė thoshte: Do ti them bosit qė do tė vij tashmė, katėr herė nė javė.
Mė vonė mėsova se Kris North kishte njė rol te seriali Sex and the City, tė cilin do ta luante, sė bashku me tė dashurėn e tij, nė njė restorant. Vjen aty me regjisorin dhe i thotė bosit tė restorantit se filmin do ta xhironte nė atė restorant dhe dėshironte tė mė xhironte vetėm mua, pa orkestrėn. Unė atė natė kam kėnduar njė kėngė tė Frenk Sinatrės. Nuk mė kujtohet mirė, por mė duket se ėshtė seria e tretė apo e katėrt e serialit SEX and the City ku jam edhe unė pėr tri a katėr minuta. Ishte njė kujtim shumė i bukur, sepse ishte njė nga serialet mė tė ndjekura.
Domethėnė, kjo ishte njė rastėsi qė ju u gjendėt aty?
Nuk mund ta quaj rastėsi, por ajo qė unė e meritova. Dhe ai ishte vėrtet i bindur se unė mund tė isha i pėrshtatshėm nė xhirimet e tij. Kishte kohė, shumė kohė qė mė dėgjonte dhe mė ndiqte nė muzikėn qė unė bėja ēdo natė nė atė restorant. Unė isha favoriti i tij. Sapo hynte nė restorant, mė thėrriste me tė madhe: Hi, maestro!. (Edhe jam, ndėrkohė) Njė natė tjetėr erdhi mė njė regjisor, tė cilit i kishte folur gjatė pėr mua. Ai mu afrua dhe mė tha se dėshironte tė mė xhironte pėr nė filmin e tij, por vetėm muzikėn qė bėja unė, dhe jo mua si figurė. Ashtu bėmė. Dėshironte tarantelėn siēiliane. Gjithēka u bė, dhe kur filmi mbaroi, ai kishte vendosur nė titrat Acordon player Agim Krajka.
Si ėshtė jeta juaj nė Amerikė?
Nė vitin 1991, kur shkova nė Amerikė, isha komplet i panjohur. Pas kaq vitesh, do tė them se jam integruar tėrėsishtė nė jetėn amerikane. Shkova me gruan e me dy fėmijėt e mi. Ata shkuan nė shkollė. Nė fillim kishim mjaft nevojė pėr gjithēka, por me kalimin e kohės, kemi arritur tė integrohemi nė jetėn amerikane. Gruaja dhe djali i madh punojnė nė shkollėn private tė muzikės Krajka, qė ne e kemi hapur aty.
Cila ėshtė hera e fundit qė keni ardhur nė Shqipėri?
Herėn e fundit nė Shqipėri kam qenė para njė viti. Vij ēdo vit, sepse shpesh them atė shprehjen qė breshka nė ferrėn e vet qėndron gjithmonė. Dhe gjithmonė do tė vij nė Shqipėri me pushime.
Njė shkollė muzike nė SHBA me emrin Krajka
Veē muzikės, qė luan nė restorantet e natės, Krajka ka kohė qė ka hapur njė shkollė private muzike. Quhet shkolla Krajka dhe tashmė ka bėrė mjaft emėr pėr profesionalizėm. Madje, ėshtė njė nga obligimet kryesore tė familjes Krajka. E ndėrtuar disa vite mė parė, tashmė kjo shkollė private ka filluar tė ketė njė emėr tė mirė nė lokalitetet vendase. Aty jep mėsim ai, gruaja e tij, Semiramiz, dhe djali i madh, Uliksi. Me njė komunitet prej 35 nxėnėsish tė kombėsive tė ndryshme, kjo shkollė synon tė nxisė ndjesitė muzikore te nxėnėsit, duke i bėrė ata mė tė aftė pėr tė studiuar muzikė. Pėr kompozitorin kjo shkollė ėshtė edhe njė mėnyrė pėr tė qenė sa mė pranė profesionit tė tij, dhe pėr tė dhėnė atė eksperiencė tė madhe, tė akumuluar gjatė gjithė kėtyre viteve punė, njė brezi tė ri. Krajka tregon se nė kėtė shkollė studiojnė, pėrveē nxėnėsve amerikanė, edhe kinezė, por edhe shqiptarė. Kur sheh se shqiptarėt afirmohen, nėpėrmjet njė edukimi tė mirė, kjo ėshtė diēka qė tė bėn tė ndihesh mirė, thotė ai.
Kush ėshtė Agim Krajka
Karriera 30-vjeēare nė muzikėn shqiptare e ka bėrė Agim Krajkėn njė nga emrat mė tė pėlqyer pėr publikun shqiptar. Edhe pse Krajka jeton prej vitesh nė Amerikė, kėngėt e tij kanė njė vlerė tė padiskutueshme, tė cilat janė vlerėsuar dhe ende mbeten kėngėt mė tė preferuara nė tempullin e muzikės shqiptare. Lindi nė Kavajė, mė 3 maj 1937, nė njė familje me origjinė dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikės, dhe si amator luante nė disa instrumente muzikore si violinė, mandolinė, fizarmonikė. Dashuria dhe pasioni pėr muzikėn tek Agimi lindėn qė nė fėmijėri, tė cilėn ia ushqeu edhe vetė babai i tij. Fizarmonika u bė shkak qė vajti nė Shtėpinė e Pionerit ku filloi tė merrej seriozisht me tė. Nė vitin 1963 Agimi fillon studimet pėr teori e kompozicion. Degėn e Kompozicionit e ka kryer nėn drejtimin e tė madhit Ēesk Zadeja. Nė vitin 1964 kalon pranė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore; nė fillim si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Krijimtaria e tij muzikore ėshtė shumė e gjerė dhe pėrfshin njė periudhė prej tri dekadash. Ka shkruar muzikė nė shumė lloje dhe ėshtė bėrė i famshėm si me muzikėn e lehtė ashtu edhe mė atė popullore, tė pėrpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesė orkestrale pėr fizarmonikė dhe me qindra kėngė tė muzikės sė lehtė. Ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės deri nė festivalet e fundit tė pasviteve 90. Qė nga kėnga e famshme Lemza, e kėnduar nga Vaēe Zela nė Festivalin e Parė tė Kėngės nė Radio mė 1961. Ai ėshtė nderuar me mbi 15 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė Festivalin e vitit 1987, me kėngėn Nuk e harroj, tė kėnduar nga motrat Libohova.
Ruaj Lidhjet