Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1

    Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka

    Mjeshtri i muzikės rrėfen rastėsinė qė e takoi me Kris North


    Agim Krajka: Unė nė filmin “Sex and the City”


    Anila Mema

    Ndoshta nuk e kishte menduar qė do tė ishte pjesėtar nė serialin mė tė njohur amerikan “SEX and the City”.

    Por fati nuk e braktisi, edhe pas gjithė asaj kohe stėrmundimi pėr t’u futur nė punė si muzikant nė njė restorant shqiptarėsh nė Amerikė. Aty u njoh me Kris North, aktorin kryesor tė kėtij seriali. Agim Krajka, pėr tė ishte mjeshtri mė i mirė shqiptar qė kish njohur ndonjėherė, dhe kėshtu qė nuk mund tė rrinte indiferent ndaj tij. I propozoi Krajkės ta shoqėronte me muzikė gjatė xhirimeve pėr serinė e tretė tė kėtij filmi. Dhe ashtu u bė. Tashmė nė repertorin e kompozitorit tė njohur renditet edhe seriali “SEX and the city”. Pėr gazetėn “Panorama” Agim Krajka rrėfen, gjithė pasion, pjesėmarrjen e tij nė kėtė serial; jetėn prej trembėdhjetė vitesh nė Amerikė, familjen dhe kthimin nė Shqipėri.

    Si ndodhi qė ju e latė Shqipėrinė dhe prekėt tokėn amerikane?
    Ika nga Shqipėria nė vitin 1991. Vitet e para, kur shkova nė Amerikė, mendoja se gjėrat mund tė ishin tė thjeshta dhe tė lehta, si dhe mendoja se edhe atje, ndoshta njė nė dhjetė apo njėzet veta, mund ta kish dėgjuar emrin Agim Krajka. Megjithatė, kjo nuk ishte e vėrtetė. Popullata mė e madhe aty ishte nga Kosova, Mali i Zi... Madje, ishte jashtėzakonisht e vėshtirė pėr tė punuar nė profesionin qė unė kisha, se muzikėn, kulturėn, folklorin, e konsideronin 100 pėr qind ndryshe nga ne. Njė ditė shkova nė njė restorant shqiptar ku edhe kėndohej shqip. Quhej “Damarino” dhe ishte vetėm 20 metra larg vendit ku luhet ende “Show Ēikago”. Pyeta nėse kėrkonin pėr punė; edhe pse kėndova muzikėn mė tė mirė qė kisha mėsuar nė Shqipėri, gjithsesi nuk mė pėlqyen. Shkova tė nesėrmen dhe sėrish e, kėshtu disa ditė me radhė, saqė mendova me vete t’i bija pjesėve muzikore mė tė mira shqiptare, pavarėsisht nėse do ta dėshironin apo jo. Hapa njė regjistėr tė madh dhe nisa t’i bija tarantelės italiane. Atė moment, pashė se tė gjithė kthyen kokėn dhe mbetėn tė shtangur. Mė fund, bosi mė tha se jo vetėm qė do tė punoja, por edhe do tė paguesha qė atė ditė.

    Si u gjendėt nė serialian e njohur “Sex and the City”?
    Nė kėtė restorant vinin mjaft emra tė njohur. Pronari i restorantit kishte miqėsi tė madhe me Kris North, qė ėshtė aktori kryesor te “Sex and the City”. E shihja se vinte shumė nė restorant, por nuk e dija se kush ishte ai. Ishte njė burrė mjaft i pashėm, qė binte shumė nė sy dhe ishte e pamundur tė qėndroje indiferent kur e shikoje. Por mbi tė gjitha, tashmė qė unė e njoh, mė tėrbon formimi i tij. Ka njė formim tė jashtėzakonshėm, qė tė lė pa mend. Aty vinte gati njė herė nė dy-tri netė. Pas disa kohėsh, pasi unė kisha nisur punė nė restorant, Kris North mė afrohet dhe mė pyet: ”Where are you from? ( Nga jeni)”. Ju pėrgjigja: “From Albania”. “No, no, - tha, - jeni me tė vėrtetė i shkėlqyer, - shtoi mė tej ai, dhe vazhdoi tė mė thoshte: “Do t’i them bosit qė do tė vij tashmė, katėr herė nė javė”.

    Mė vonė mėsova se Kris North kishte njė rol te seriali “Sex and the City”, tė cilin do ta luante, sė bashku me tė dashurėn e tij, nė njė restorant. Vjen aty me regjisorin dhe i thotė bosit tė restorantit se filmin do ta xhironte nė atė restorant dhe dėshironte tė mė xhironte vetėm mua, pa orkestrėn. Unė atė natė kam kėnduar njė kėngė tė Frenk Sinatrės. Nuk mė kujtohet mirė, por mė duket se ėshtė seria e tretė apo e katėrt e serialit “SEX and the City” ku jam edhe unė pėr tri a katėr minuta. Ishte njė kujtim shumė i bukur, sepse ishte njė nga serialet mė tė ndjekura.

    Domethėnė, kjo ishte njė rastėsi qė ju u gjendėt aty?
    Nuk mund ta quaj rastėsi, por ajo qė unė e meritova. Dhe ai ishte vėrtet i bindur se unė mund tė isha i pėrshtatshėm nė xhirimet e tij. Kishte kohė, shumė kohė qė mė dėgjonte dhe mė ndiqte nė muzikėn qė unė bėja ēdo natė nė atė restorant. Unė isha favoriti i tij. Sapo hynte nė restorant, mė thėrriste me tė madhe: “Hi, maestro!”. (Edhe jam, ndėrkohė) Njė natė tjetėr erdhi mė njė regjisor, tė cilit i kishte folur gjatė pėr mua. Ai m’u afrua dhe mė tha se dėshironte tė mė xhironte pėr nė filmin e tij, por vetėm muzikėn qė bėja unė, dhe jo mua si figurė. Ashtu bėmė. Dėshironte tarantelėn siēiliane. Gjithēka u bė, dhe kur filmi mbaroi, ai kishte vendosur nė titrat “Acordon player Agim Krajka”.

    Si ėshtė jeta juaj nė Amerikė?
    Nė vitin 1991, kur shkova nė Amerikė, isha komplet i panjohur. Pas kaq vitesh, do tė them se jam integruar tėrėsishtė nė jetėn amerikane. Shkova me gruan e me dy fėmijėt e mi. Ata shkuan nė shkollė. Nė fillim kishim mjaft nevojė pėr gjithēka, por me kalimin e kohės, kemi arritur tė integrohemi nė jetėn amerikane. Gruaja dhe djali i madh punojnė nė shkollėn private tė muzikės “Krajka”, qė ne e kemi hapur aty.

    Cila ėshtė hera e fundit qė keni ardhur nė Shqipėri?
    Herėn e fundit nė Shqipėri kam qenė para njė viti. Vij ēdo vit, sepse shpesh them atė shprehjen qė “breshka nė ferrėn e vet qėndron gjithmonė”. Dhe gjithmonė do tė vij nė Shqipėri me pushime.



    Njė shkollė muzike nė SHBA me emrin “Krajka”

    Veē muzikės, qė luan nė restorantet e natės, Krajka ka kohė qė ka hapur njė shkollė private muzike. Quhet shkolla “Krajka” dhe tashmė ka bėrė mjaft emėr pėr profesionalizėm. Madje, ėshtė njė nga obligimet kryesore tė familjes Krajka. E ndėrtuar disa vite mė parė, tashmė kjo shkollė private ka filluar tė ketė njė emėr tė mirė nė lokalitetet vendase. Aty jep mėsim ai, gruaja e tij, Semiramiz, dhe djali i madh, Uliksi. Me njė komunitet prej 35 nxėnėsish tė kombėsive tė ndryshme, kjo shkollė synon tė nxisė ndjesitė muzikore te nxėnėsit, duke i bėrė ata mė tė aftė pėr tė studiuar muzikė. Pėr kompozitorin kjo shkollė ėshtė edhe njė mėnyrė pėr tė qenė sa mė pranė profesionit tė tij, dhe pėr tė dhėnė atė eksperiencė tė madhe, tė akumuluar gjatė gjithė kėtyre viteve punė, njė brezi tė ri. Krajka tregon se nė kėtė shkollė studiojnė, pėrveē nxėnėsve amerikanė, edhe kinezė, por edhe shqiptarė. “Kur sheh se shqiptarėt afirmohen, nėpėrmjet njė edukimi tė mirė, kjo ėshtė diēka qė tė bėn tė ndihesh mirė”, thotė ai.



    Kush ėshtė Agim Krajka

    Karriera 30-vjeēare nė muzikėn shqiptare e ka bėrė Agim Krajkėn njė nga emrat mė tė pėlqyer pėr publikun shqiptar. Edhe pse Krajka jeton prej vitesh nė Amerikė, kėngėt e tij kanė njė vlerė tė padiskutueshme, tė cilat janė vlerėsuar dhe ende mbeten kėngėt mė tė preferuara nė tempullin e muzikės shqiptare. Lindi nė Kavajė, mė 3 maj 1937, nė njė familje me origjinė dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikės, dhe si amator luante nė disa instrumente muzikore si violinė, mandolinė, fizarmonikė. Dashuria dhe pasioni pėr muzikėn tek Agimi lindėn qė nė fėmijėri, tė cilėn ia ushqeu edhe vetė babai i tij. Fizarmonika u bė shkak qė vajti nė Shtėpinė e Pionerit ku filloi tė merrej seriozisht me tė. Nė vitin 1963 Agimi fillon studimet pėr teori e kompozicion. Degėn e Kompozicionit e ka kryer nėn drejtimin e tė madhit Ēesk Zadeja. Nė vitin 1964 kalon pranė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore; nė fillim si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Krijimtaria e tij muzikore ėshtė shumė e gjerė dhe pėrfshin njė periudhė prej tri dekadash. Ka shkruar muzikė nė shumė lloje dhe ėshtė bėrė i famshėm si me muzikėn e lehtė ashtu edhe mė atė popullore, tė pėrpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesė orkestrale pėr fizarmonikė dhe me qindra kėngė tė muzikės sė lehtė. Ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės deri nė festivalet e fundit tė pasviteve ‘90. Qė nga kėnga e famshme “Lemza”, e kėnduar nga Vaēe Zela nė Festivalin e Parė tė Kėngės nė Radio mė 1961. Ai ėshtė nderuar me mbi 15 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė Festivalin e vitit 1987, me kėngėn “Nuk e harroj”, tė kėnduar nga motrat Libohova.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BOKE pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157

    Question Krijimtaria artistike e Agim Krajka

    Dikur kam marre pjese ne nje shfaqje muzikore te Agim Krajkes dhe e kam pelqyer shume. Do kisha deshire te dija cfare behet me te dhe nese vazhdon te japi koncerte ne Amerike.

    Flm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 17-02-2006 mė 13:21

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    44
    Postime
    1,084
    Krajka gjithe diten ne kafe rri bile aq shume rri sa qe e keputen policet me gjoba parkingu....cuni i vet ne rruge te babit po se di a do mund te arrij te behet i MADH
    SI AGIM KRAJKA. Beri djali vet nje koncert para ca kohesh dhe doli me sukses.

  5. #4
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    501
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Dikur kam marre pjese ne nje shfaqje muzikore te Agim Krajkes dhe e kam pelqyer shume. Do kisha deshire te dija cfare behet me te dhe nese vazhdon te japi koncerte ne Amerike.

    Flm.
    Me sa di une, Agim Krajka punon ne nje shkolle muzike ketu ne NY. Hera e fundit qe e kam pare ishte Mars 2005 dhe atehere shprehu mendimin se deshironte te kthehej ne Shqiperi. Nuk i ve faj...sikur i kishte ai shkelqimi/deshira/vullneti qe kishte dikur..nga jeta ne mergim.
    If I Only Could....

  6. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960

    Ēmimi special pėr kompozitorin Agim Krajka

    "Do rikthehem pėrgjithnjė nė Shqipėri"

    Si gjithmonė plot batuta, hokatar dhe i vėmendshėm ndaj sė bukurės. I emocionuar, por veten e ndjen ende borxhli ndaj popullit tė tij. Kompozitori i njohur, Agim Krajka, ėshtė vlerėsuar mbrėmjen e sė mėrkurės me njė ēmim special nė natėn gala tė festivalit.

    Eshtė ēmimi mė i dashur pėr tė dhe kėtė e tregon nė ēdo veprim, nė ēdo fjalė dhe frazė qė thotė. Ndodhet vetėm pėr pak ditė nė Tiranė, por nė muajt e parė tė vitit tė ri do tė jetė nė Shqipėri. Kėtė herė pėrgjithnjė, duke "braktisur" Nju Jorkun, ku jeton prej mėse 15 vjetėsh. "Nuk kam ē'tė bėj mė atje, por edhe ardhja ime kėtu nuk do tė jetė njė imponim ndaj tė tjerėve. Nėse kanė nevojė pėr mendjen time, jam i gatshėm dhe mė i sofistikuar", shprehet kompozitori gjatė njė interviste tė dhėnė pėr gazetėn.

    Mbrėmjen e djeshme, me rastin e 45-vjetorit tė festivalit u vlerėsuat me ēmimin special. Sa vlen ky ēmim nė morinė e ēmimeve tė tjera qė mbani prej vitesh?

    Eshtė shumė mė i vlefshėm se sa ēmimet e dyta, qė merrnim nė atė kohė gjatė viteve tė festivalit. Atėherė mė kanė marrė nga rruga, mė futėn nė shkollė, mbarova mirė a keq dhe u bėra Agim Krajka. Falėnderoj popullin pėr kėtė ēmim, pasi kam bėrė kam bėrė shumė pak pėr tė. Duke menduar qė njė popull i tillė me fukarallėk klasik tė nxjerrė kaq artistė, tė cilėt kudo qė kanė shkuar i kanė ngritur emrin Shqipėrisė, them se akoma nuk i kam shlyer borxhet qė kam ndaj tij. Nė kėtė kontekst jam shumė krenar qė jam derivat i kėtij populli. Mė vjen mirė qė mė vlerėsuan, pasi kam vite tė tėra qė s'i jap mė popullit tim. Por kur mė kujtojnė dhe mė thėrrasin nė raste tė tilla, emocionohem jashtėzakonisht shumė.

    Festivalet dhe ju keni ecur paralelisht deri 15 vjet mė parė. Si do ta cilėsonit ecurinė e muzikės shqiptare gjatė mungesės suaj?

    Jam larguar nga vendi im nė vitet '90. Nuk them se duhet tė evokohet koha ime, por atėherė nuk mund tė mos i jepje ngjyrime politike artit. Atėherė ēdo shqiptar nuk mund tė mos gjente te kėnga diēka tė vetėn. Kjo ishte nė principet e atij realizmi socialist. Nuk na u desh shumė tė rrimė net tė tėra pa gjumė, tė gjejmė motivin, tė bėjmė zgjidhjen; unė mbėshtetsha nė popull. Por sot nėse polifonisė labe ia heq fjalėt, ajo s'ka nevojė pėr to, se vetė ėshtė njė mrekulli. Ne jemi tė pavetėdijshėm se derivat i kujt kulture jemi. Ndėrsa nė muzikėn e sotme sheh njė lloj majmunllėku artificial. Mendoj se s'ka nevojė tė nxjerrėsh as gajden e as culen nė skenė. Kėto marrin melosin nga fundėrrinat e tavolinave ballkanike, rrome, greke dhe pastaj pėr ta shqiptarizuar i fusin njė gajde, gjasme me fustanellė. Kėto janė me tė vėrtetė simptoma amatoreske. Dhe mesa shoh ky popull po i ha. Sepse nuk ka organe tė atilla, qė vėnė para pėrgjegjėsisė njė krijues.

    Komercializmi sot ėshtė mė i shituri, shoqėruar bashkė me performancat gjysmėnudo...

    Kjo gjė helmon diēka kombėtare. Ne kemi kulturė popullore mė tė avancuar se ajo e Evropės. Tani mė bėn pėrshtypje kur shoh se kėrcehet nė Shqipėri. Mė falni, se nuk kam asgjė kundėr ēfarėdolloj rryme qė ekziston nė botė, por tė gjitha kėto rryma qė dalin kanė njė fondament, njė arsye. Amerika ėshtė njė vend qė ėshtė shtet, por jo komb dhe si e tillė ia ka dhėnė tė drejtėn ēdo qytetari tė kultivojė kulturėn e tij, por tė kėndojė shqiptari rrep... Pėr shumė analistė nė Amerikė ėshtė faza e parė e shkėputjes nga majmuni.

    Keni nostalgji pėr tė qenė edhe njėherė pjesė e festivalit tė muzikės sė lehtė?

    Unė e kam pasur zakon gjithmonė, kur kam marrė pjesė nė festivale, tė pėrgatisja kėngėn, tė punoja mė tė, tė mė pranohej, ta dėgjoja njėherė nė orkestėr dhe pastaj nuk e ndiqja mė. Tani qė nuk jam vetė s'kam ndėrmend tė shkruaj pėr tė qenė pjesė e festivalit. Besoj, shpresoj dhe jam i bindur, se do tė kthehem nė muajt e parė tė vitit qė vjen. Kėtė herė pėrgjithmonė. Nuk kam ē'bėj mė nė Amerikė. Dy fėmijėt kanė mbaruar shkollat e larta, kanė jetėn e tyre aty. Por edhe kėtu nuk vi t'u imponohem tė tjerėve. Unė jam Agim Krajka dhe nėse kanė nevojė pėr mendjen time, jam i gatshėm dhe mė i sofistikuar.

    Kė do tė veēonit si bashkėpunimin tuaj mė tė mirė ndėr vite?

    Nė festivalin e parė dhe tė dytė kam punuar me Vaēe Zelėn. Ishim mjaft miq dhe e desha shumė si kėngėtare. Por edhe ajo e deshi formimin e njė firzamonicisti. Kėtė miqėsi me tė e kam ruajtur gjatė, deri nė ato kohė kur nuk kishim mė mundėsi tė shiheshim. Ka qenė njė kėngėtare idhulli pėr mua. Shpeshherė kur nuk gjeja motive nė krijimtarinė time, i gjeja tek mėnyra e interpretimit tė saj. Pastaj me kėngėtarė tė tjerė nuk kam pasur relacione si me Vaēen, por tė mira.

    Kompozitori i njohur

    Karriera 30-vjeēare nė muzikėn shqiptare e ka bėrė Agim Krajkėn njė nga emrat mė tė pėlqyer pėr publikun shqiptar. Edhe pse Krajka jeton prej vitesh nė Amerikė, kėngėt e tij kanė njė vlerė tė padiskutueshme, tė cilat janė vlerėsuar dhe ende mbeten kėngėt mė tė preferuara nė tempullin e muzikės shqiptare. Lindi nė Kavajė, mė 3 maj 1937, nė njė familje me origjinė dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikės, dhe si amator luante nė disa instrumente muzikore si violinė, mandolinė, fizarmonikė
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    44
    Postime
    1,084
    I modh eshte Krajka. Kam patur knaqesine ta njoh nga afer ktu ne New York dhe me ka lene pershypjet e nje aritisti te madh. Megjithese kemi mosha te ndryshme benim muhabet me ore te tera.

    Davius flm qe e solle kete postim

  8. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Agim Krajka

    Kompozitori Agim Krajka ben pjese tek me te medhenjte e muzikes se lehte shqiptare. Kjo teme le t'i kushtohet krijimeve te tij.

    Une po e nis duke sjelle nje lidhje qe con te youtube. Nje njeri ka bere sevap e ka sjelle aty kenge shkeputur nga emisioni "Top Show", ku jane paraqitur hitet e kompozitorit ne vite.

    http://www.youtube.com/results?search_query=agim+krajka

    E urova dhe tek tema me pershendetjet, e uroj serish ketu: ndoshta me kete sjellje dhe njehere ne kujtesen e njerezve kompozitori Agim Krajka gjen motiv t'i kthehet serish festivaleve shqiptare. I ka munguar atyre e publikut!

    Ka pasur para me shume se nje muaji nje artikull ne gazeten TemA, ne fakt interviste me djalin e vogel te kompozitorit, Fatrinin, ne te cilin ai tregonte per arritjet e veta dhe per jeten e te atit ne mergim ne SHBA.

  9. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga arkivi i gazetes TemA...


    Agim Krajka do tė kthehet pėrfundimisht nė atdhe

    Dhurata Hamzai


    Ka qenė kėto ditė nė Tiranė pianisti Fatrin Krajka, me banim nė Amerikė. Ai ėshtė i biri i kompozitorit tė shquar Agim Krajka qė ka mėrguar qė nė vitin 1992. Fatrini duke kujtuar ikjen e babait drejt Amerikės, pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, rrėfen se synimi i tij ishte qė tė shkollonte fėmijėt dhe t’u krijonte njė tė ardhme mė tė mirė. Duke rrėfyer peripecitė e familjes Krajka qė nė atė kohė kishte fėmijė ende tė parritur dhe tė tjera vėshtirėsi qė ndihen kur profesioni i tė gjithė familjes ėshtė vetėm arti dhe muzika, Fatrin Krajka do ta quante kėtė aventurė mėrgimi tė familjes sė tij si njė mbyllje nė vetvete. Ai mendon se edhe pse i ati kishte njė lloj emri mes shqiptarėve tė diasporės, ka humbur shumė vite krijimtarie tė cilat do t’ia dedikonte njė muzike tė mirėfilltė kombėtare. Kjo e ka bėrė jetesėn e Agim Krajkės nė Amerikė kėto vitet e fundit disi tė padurueshme. Tashmė qė fėmijėt u rritėn dhe kanė fituar pavarėsinė e tyre artistike, Agim Krajka do tė kthehet pėrfundimisht nė Shqipėri, pėr ta bėrė jetėn artistike kėtu. Kėshtu pohon dhe biri i tij pianist, Fatrin Krajka, njė djalosh i hijshėm, inteligjent, dhe i dashur. Fatrini tregon ndryshimet e jetės qė bėnin artistėt Krajka kėtu dhe asaj qė bėjnė nė Amerikė. „Eshtė e vėshtirė tė dalėsh e tė ndiesh se nė rruge nuk tė njeh asnjeri. Eshtė njė lloj vetmie qė nė hapat e parė tė jetės nė Amerikė tė terrorizon“, thotė ai „dhe unė besoj se pas kaq vitesh im atė e ndjen akoma kėtė lloj vetmie“. I mėsuar tė punojė gjithė jetėn e vet pėr popullin e vet, misionin e tij tė muzikantit nuk do ta pėrmbushnin dot as koncertet e ndryshme qė ai jepte nė Amerikė, dhe as ndihma e bashkėshortes sė tij Semiramis Krajka (Ami) qė e shoqėronte nė njė grup muzikantėsh shqiptarė, ku pikėrisht ai Agim Krajka ishte lideri i orkestrės. I biri Fatrin Krajka shkoi nė Amerikė qė nė moshėn 13 vjeē, sa mbaroi klasėn e tetė dhe ai futet nė njė shkollė atje. Ishte nė moshėn e adoleshencės dhe e gjeti veten krejt tė papėrgatitur pėr t’u integruar nė njė shoqėri amerikane, ku raca, gjuhė e kultura tė ndryshme krijonin njė konfuzion nė kokėn e pianistit. Edhe pse sot ėshtė njė qytetar i mirė amerikan dhe njė pianist i talentuar Fatrin Krajka nuk ngurron tė thotė se e ndjente veten tė humbur nė Amerikė. Pėr kėtė qė ka ndjerė nė fillim, ai ėshtė nė gjendje tė kuptojė dhe tė pėrkrahė edhe kthimin pėrfundimtar tė tė atit Agim Krajka nė Shqipėri, nė vendin ku populli i tij e ka konsideruar si njė artist tė famshėm. Agim Krajka nuk ka mbėrritur ende nė Tiranė, por „mirėseardhja“ pėr tė ėshtė shkruar diku. Ministria e Kulturės i ka propozuar Presidentit tė Republikės pėr dekorimin e tij me urdhėrin “Mjeshtėr i Madh”, sepse karriera 30-vjeēare nė muzikėn shqiptare ende nuk e ka shuar jehonėn e emrit te tij nė veshėt e publikut shqiptar. Edhe pse Krajka jeton prej vitesh nė Amerikė, kėngėt e tij kanė njė vlerė tė padiskutueshme, tė cilat janė vleresuar dhe ende mbeten kėngėt mė tė preferuara nė tempullin e muzikės shqiptare. Agim Krajka u lind nė Kavajė, mė 3 maj 1937, nė njė familje me origjinė dibrane. I biri Fatrini rrėfen se gjyshi ishte i apasionuar pas muzikės, dhe si amator luante nė disa instrumenta muzikore, si violinė, mandolinė, fizarmonikė. Kėshtu vazhdoi kjo traditė, dashuria dhe pasioni pėr muzikėn tek Agimi lindėn qė nė fėmijėri. Fizarmonika u bė shkak qė Agim Krajka vajti nė Shtėpinė e Pionierit, ku filloi tė merrej seriozisht me muzikėn. Nė vitin 1963 Agimi filloi studimet pėr teori e kompozicion. Degėn e kompozicionit e ka kryer nėn drejtimin e Ēesk Zadesė. Nė vitin 1964 kalon pranė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore nė fillim si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Krijimtaria e tij muzikore ėshtė shumė e gjerė dhe pėrfshin njė periudhė prej tri dekadash. Agim Krajka, babai i Fatrinit, ka shkruar muzikė nė shumė variante interpretimi dhe ėshtė bėrė i famshėm si me muzikėn e lehtė, ashtu dhe me atė popullore, tė pėrpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesė orkestrale pėr fizarmonikė dhe me qindra kėngė tė muzikės sė lehtė. Ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės deri nė festivalet e fundit tė pasviteve ‚90. Fatrini kujton shumė pak nga krijimtaria e tė atit, sepse nuk e ka jetuar kohėn artistike nė Shqiperi, por mjafton qė tė pohoj se kėnga e famshme „Lemza“, e kėnduar nga kėngėtarja e madhe Vaēe Zela, nė Festivalin e Parė tė Kėngės nė Radio mė 1961, ka qenė kompozim i Agim Krajkės dhe fill pas kėsaj do tė ndjehet mungesa e tij mė shumė nė Tiranė. Nė Shqipėri, Agim Krajka ėshtė nderuar me 15 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė Festivalin e vitit 1987, me kėngėn „Nuk e harroj“ tė kėnduar nga motrat Libohova.

  10. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pervec titullit "Mjeshter i Madh" Agim Krajka do te meritonte dhe titullin "I persekutuar me cmime te dyta ne festivale" per shkak te motiveve dhe ritmeve jo-komuniste ne kenget e tij te paharrueshme te festivaleve. Po pikerisht ato ritme e kane bere qe ne popull kenget e tij te duheshin gjithmone si fituese te festivaleve.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    gjithashtu Ai meriton titullin.. " i denuar me mbajtjen e fizarmonikes ne supe gjat ekzekutimit te valleve te stermerzitshme e te sterzgjatura tematiko politiko bombastiko folkloriko plenumore.."..
    lol..

    do jet njeri i ndershem i ngrati e prandaj nuku vjen ne tirane..

    dallkauket nga bota e artit.. u ben miljardere.. aty ..

    LLaka agron psh sdi ku ti coje parate qe fiton me humorin politik..
    Shko ne Shqiperi mo Agron se atje eshte vendi inė..
    Jan bere bosa nxensit e Mjeshtrit te Madh..
    Po Shteti duhet tu jape doren Artisteve si Krajka..

  13. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,727
    Postimet nė Bllog
    3
    Agim Krajka, klompozitori qe beri epoke


    Ka jetuar pėr vite me radhė mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Ai ėshtė njė prej kompozitorėve mė tė mėdhenj tė muzikės shqiptare, me njė kontribut tė madh dhe me vlera nė kėngėn shqiptare. Ky ėshtė Agim Krajka, ai qė rrėfen fillimet dhe vazhdimėsinė e karrierės sė tij artistike nė “Albania Weekend”. Ēdo gjė nė jetėn e tij ka nisur me fizarmonikėn, tė cilėn e ka tė trashėguar nga babai i tij. Fillimet pėr tė nuk kanė qenė shumė tė lehta, edhe pse kishte njė pasion tė veēantė, siē ishte muzika. Talenti i tij ka spikatur qė nė vogėli duke mos u ndarė asnjėherė nga fizarmonika qė ia shtoi akoma mė shumė atė emocion dhe atė drejtim nė rrugėn e bukur tė artit. Hyrja nė ushtri dhe nė festivalet e njėpasnjėshme bėnė qė Agim Krajka tė ishte pjesė e atyre qė bėnė epokėn e muzikės nė Shqipėri. Nė vitin 1962 kompozoi tė famshmen "Lemza", e cila pati njė sukses nė skenė. Vrulli pėr tė krijuar pėr Agim Krajkėn nuk kishte tė sosur pasi nė vitin 1963 erdhi para publikut shqiptar me zėrin e Vaēe Zelės, me kėngėn “Djaloshi dhe shiu". Po kėtė vit, Tish Daija e bėri pjesė tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve, aty ku njohu dhe bashkėshorten e tij tė mrekullueshme, Amin. Nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore, nė fillim hyri si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria muzikore e Agim Krajkės pėrfshin disa dekada, ku krijoi dhe dha kontribut jo vetėm nė muzikėn e lehtė, por edhe nė atė popullore, tė pėrpunuar dhe orkestrale, ndėrsa ka kompozuar edhe muzikė pėr filma. Nė gjithė kėto vite krijimtari ka bashkėpunuar me emra tė mėdhenj, me kėngėtarė qė sot janė legjenda tė muzikės shqiptare. Vlerat e muzikės sė lehtė shqiptare nuk mund tė kuptohen pa kompozimet ritmike tė Agim Krajkės, pa ato nota ndryshe, tė cilat edhe pa dashur tė shtynin nė kėrcim tė tepruar. Qė nga kėnga e famshme "Lemza", ai ėshtė nderuar nė festivale me mbi 17 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė festivalin e vitit 1987, me kėngėn "Nuk e harroj", tė kėnduar nga motrat Libohova.
    Mė tej, gjatė kėsaj interviste, Agim Krajka tregon 16 vitet e jetės sė tij nė Amerikė, aktivitetin e tij artistik dhe suksesin e familjes dhe dy djemve tė tij.

    Riktheheni pas gjashtėmbėdhjetė vitesh nė Shqipėri. Me ēfarė po merret momentalisht kompozitori i mirėnjohur Agim Krajka?
    Natyrisht, merrem vetėm me atė gjė qė kam mundėsi ta bėj brenda profesionit tim. Nė gamėn e madhe tė mundėsive qė ka njė profesionist, nėse unė do tė isha profesionist, ėshtė shumė e vėshtirė, pasi tė bėsh muzikė do tė thotė tė ndjekėsh njė zinxhir punėsh, pasi duhet tė orkestrosh, duhet tė merresh dhe mė albume, tė cilat kėngėtarėt i bėjnė pėr tė treguar portretin e tyre artistik. Momentalisht po merrem me kompozimin e dy kėngėve ku nė ndonjė moment shkruaj pėr tė. Kjo ėshtė sfera profesionale e sinqertė e zanatit tim, pastaj, nga ana tjetėr, jam shumė i angazhuar pasi kam shumė studentė qė u jap mėsim nė ato drejtime qė ata kanė nevojė dhe unė i mėsoj shumė mirė. Gjithashtu dhe bashkėshortja ėshtė impenjuar shumė, pasi ajo ėshtė njė muzikante qė pati goxha sukses nė Amerikė. Ajo, gjatė atyre viteve nė Amerikė dha mėsim nė tri shkolla, ndėrsa unė punoja me fizarmonikė.

    Si ka lindur pasioni drejt muzikės pėr profesor Krajkėn?
    Natyrisht qė karrierėn time e kam nisur me fizarmonikėn. Ashtu siē kam thėnė dhe herė tė tjera, babai im e ka pasur pasion tė madh fizarmonikėn dhe ndoshta ka qenė i pari qė ka sjellė fizarmonikėn nė Shqipėri. Unė kėtė pasion e gjeta nė shtėpinė time, e kisha tė gatshme, edhe pse nė fillimet e para nuk mė linin t’i bija pasi mė thoshin se do tė merrja zanat ahengxhinjsh. Mirėpo e vėrteta qėlloi ndryshe dhe koha tregoi se unė isha i talentuar dhe kisha vesh muzike. Nė vitin ’53 shėnova njė sukses pasi bėra pjesė nė njė estradė profesionistėsh. Nė kohėn qė u bėra pjesė e estradės fillova tė mėsoja notat, edhe pse fizarmonika ėshtė vetė instrument harmonik, melodik, qė tė ndihmon shumė ta njohėsh botėn e muzikės dhe tė pėrgatit jashtėzakonisht shumė. Mė vonė hyra nė Orkestrėn e Radio Televizionit dhe automatikisht u bėra pjesė e saj. Nė vitin ’62, ku u mbajt Festivali i Parė, natyrisht mė bėnė drejtues tė kompleksit ritmik se ishin dy orkestra, njė e madhe dhe njė e vogėl, ndėrsa nė Festivalin e Dytė, pas kėngės “Djaloshi dhe shiu”, u largova nga Orkestra e RTSH-sė. Mė vonė, Tish Daija mė bėri pjesė tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore dhe jo vetėm kaq, po atij ansambli i jam mirėnjohės, pasi nė vitin 1963 automatikisht unė fillova studimet nė Konservator pėr kompozicion. Ishte njė periudhė e lodhshme dhe e rėndė pėr mua, por qė ia ka vlejtur shumė.

    Si i kujtoni bashkėpunimet me Vaēe Zelėn, hyjneshėn e kėngės shqipe qė dhe sot dėgjohet me nostalgji?
    Vaēe Zela, natyrisht, bėn pjesė tek ato personalitete qė rrallė i vijnė kombit tonė. Vaēe Zela me zė, Vaēe Zela pa zė, ishte njė artiste qė dhe kur fliste tė emociononte. Zėri i saj ka qenė tmerrėsisht komunikues. Nuk ishte vokali qė i bėnte pėrshtypje publikut; ajo dhe kur lodhej dhe mezi i recitonte kėngėt, njerėzit emocionoheshin. Me pak fjalė, ajo ishte derivati i njė taksie artistike dhe nuk ishte vetėm se ajo kishte vokalin dhe formimi i saj ishte krejtėsisht tjetėr. Ajo nuk ėshtė marrė kurrė me vokalin e saj, vokali ishte njė pjesė e vlerave tė Vaēes. Bashkėpunimi im me Vaēen ka qenė nė kėngėn “Lemza”. Ishte fantastike pasi njė popull e admiroi vokalin e Vaēes dhe kompozimin tim.

    Kujt i dedikohej kėnga “Lemza”?
    Kjo kėngė i dedikohej asaj rinie qė nė mėnyrė tė fshehtė mund t’i lejohej apo tė dashurohej me ndonjė djalė, sepse tregoheshe me gisht nė atė kohė dhe ēfarė hiqte ajo vajza e shkretė! Ishte njė primitivizėm i familjes dhe i shoqėrisė, por jo se nuk bėhej dashuri nė atė kohė. Nė atė kohė kishte njė romanticizėm shumė tė madh. Unė mund tė shkoja deri nė malin e Dajtit nėse njė femėr qė mė pėlqente me lejonte t’i merrja erė te flokėt. Nė kėmbė mund tė shkoja dhe tė kthehesha, por mė bėnte tė jetoja njė javė rresht me atė kėnaqėsi.

    Njė familje muzikantėsh me vlera tė mėdha. Si jeni njohur me bashkėshorten tuaj?
    Me Amin jam njohur nė njė nga festivalet e radios. Ajo ishte maturante nė Liceun Artistik pėr violinė. Orkestra, shpeshherė, pėr tė plotėsuar stafin, thėrriste violinistė nga Liceu. Ajo mbrėmje ka qenė dhe shkėndija e parė e njohjes tonė dhe kėshtu vazhduan mė vonė me raporte mė tė afėrta deri nė martesė.

    Njė familje artistėsh me dy djem artistė. Sa keni ndikuar ju te profesionalizmi i tyre?
    Nė fakt pėr fėmijėt kemi sakrifikuar shumė si unė, ashtu dhe Ami, por edhe ata kanė investuar shumė me dijet dhe aftėsitė e tyre. Ne nuk dinim t’i drejtonim nė njė sferė tjetėr, tė profesionalizoheshin apo tė bėnin shkollė duke pasur pianon nė shtėpi dhe duke qenė vetė profesorė tė dy ne. Nė fakt, ne si prindėr jemi treguar vėrtet shumė strikt, pasi bėhej fjalė pėr tė ardhmen e tyre. Orėt e studimit i bėnin orė studimi tė plotė dhe nė fakt, nė njė farė mėnyre ushtruam diktaturė mbi tė dy djemtė, por nė fund ia arritėn, treguan vlerat e tyre. Nė fakt, vlerat qė kishin dy djemtė tanė nuk i kuptuam kėtu, i kuptuam kur shkuam nė Amerikė, kur konkurroi djali i madh pėr tė hyrė nė konservator, nė shkollėn klasike amerikane dhe e fitoi shkollėn me zotėsinė e tij. E njėjta gjė ndodhi dhe me djalin e vogėl, i cili ishte pesė vjet mė i vogėl. Gėzimin mė tė madh unė dhe Ami e kemi marrė nė momentin kur djali i vogėl fitoi konkursin mes 150 pianistėsh dhe i dhanė tė drejtėn tė hyjė nė Carnigel. Ky ishte shpėrblimi mė i madh qė morėm gjatė atij konkursi kur pamė fotografinė e djalit mes gjithė asaj salle gjigante. Nė kėtė mėnyrėn fėmijėt na e shpėrblyen dhe ne pas disa vitesh qėndrim nė Amerikė u kthyem nė ferrėn tonė.

    Ēfarė mund tė na thoni pėr shkollėn “Krajka” qė u ngrit nė Amerikė?
    Nė fakt, shkolla me emrin “Krajka” u krijua nė katėr-pesė vitet e fundit tė qėndrimit tonė nė Amerikė. Vitet e para pėr ne kanė qenė tepėr tė vėshtira pėr arsye se unė fillova tė punoja nėpėr lokalet shqiptare pėr tė mbijetuar sė bashku me gruan. Jetuam pėr dymbėdhjetė vjet rresht me sakrifica dhe mundime, por nė fund tė fundit ia vlejti, pasi ndėrtuam njė jetė tė mrekullueshme pėr dy djemtė tanė. Realizova bashkėpunime me regjisorė me famė, mora pjesė dhe nė dy filma, “Sex the city” dhe njė film tjetėr. Me fizarmonikė e nisa jetėn time, atje i rrita fėmijėt me atė fizarmonikė dhe s’e kam pėr turp dhe sot nėse do tė mė duhet tė punoj, do tė vazhdoj ta bėj. Ndėrsa bashkėshortja ime nė fillim hapi disa kurse mė fėmijė shqiptarė pėr piano dhe violinė. Ajo pėrfitoi jashtėzakonisht shumė dhe me ndihmėn time, por dhe me intelektin e saj qė kėtu nuk pati mundėsi ta vinte nė punė. Nė Amerikė patėm mundėsi tė mėdha dhe nė njė farė mėnyre atė shkollė u detyruam ta quanim shkolla shqipe “Krajka” sepse pjesa dėrrmuese e njohėn talentin tonė shqiptar. Ishte e bukur tė ndėrtoje njė jetė, njė veprimtari nė njė vend tė huaj, pasi ajo shkollė u bė si njė shtėpi kulture, vinin nxėnės nga qytete tė ndryshme. Repertori i shkollės “Krajka” nė shumicėn e rasteve ishte shqip, vetėm nė ndonjė festė tė veēantė kishte dhe ndonjė pjesė nga repertori amerikan.

    Pėr ēfarė arsyesh u kthyet nė Shqipėri?
    Unė e kam thėnė dhe herė tė tjera qė pas gjashtėmbėdhjetė vjetėve nuk mund tė rrija mė nė Amerikė. Unė u ktheva nė ferrėn time edhe pse ferra gjeta me tė vėrtetė. Nė fakt ēdo gjė qė quhet gėzim unė shijoj gjysmėn, sepse nuk kam me kė ta materializoj kėtė gėzim, pasi mė mungojnė fėmijėt. Me tė vėrtetė u ktheva pa asnjė dollar nė Shqipėri, por u ktheva dhe pa asnjė dollar borxh. Dollarėt pėr mua janė dy djemtė e mi qė kanė prekur skenat e botės.

    Tregu muzikor shqiptar sot ėshtė bombarduar nga muzika komerciale. Kompozitorėt dhe kėngėtarėt e mirėfilltė pothuajse janė larguar. Ēfarė ka ndikuar sipas jush?
    Si njė profesionist mund tė kem tė paktėn njė krijimtari qė nga viti 1962 e deri nė ditėt e sotme. Tė mos them sa kėngė kam shkruar qė nga Festivali i Parė e deri tani. Qė nga Festivali i Parė dhe deri tani kam marrė njėzetė ēmime, 17 ēmime tė dyta, tri tė treta dhe njė ēmim tė parė. Kam shkruar tetė muzikė filmash dhe dy balete pėr fėmijė dhe nuk mora as dhe 100 lekė tė vjetėr pėr tė drejtėn e autorit. Dikush duhet tė pėrgjigjet pėr kėtė punė. Tė gjithė shkruajnė a dhe b, por e pėrdorin nė mėnyrėn e tyre, ndėrsa ne vetėm nė emėr tė globalizmit bėjmė budallallėqe, aq sa po e kthejmė edhe rininė nė njė turmė, e cila nuk di se nga ka ardhur dhe ku do tė shkojė. Njė nga arsyet kryesore ėshtė dhe muzika qė transmetohet nė televizionet shqiptare. Sot ēfarė nuk dėgjoj, por vetėm shqip nuk dėgjon. Edhe muzika e lehtė pėr mua ėshtė njė pseudomuzikė, ajo mund tė jetė muzikė pėr njė periudhė 2 apo 3-vjeēare, sa qė tė zhvatin lekėt. Nė bastardimin e muzikės shqiptare ėshtė vetėm paaftėsia e tėrė njerėzve tė pashkolluar, qė gjejnė, krijojnė dhe mbėshteten te shtėpitė diskografike, qė shesin pa pikė pėrgjegjėsie. Ka edhe gjėra tė mira, edhe mund tė ketė ndonjė CD tė mirė, po ku bien nė sy kėto? Ne nė Europė nuk mund tė hymė dot pa kulturėn tonė. Italiani nuk e ka dhunuar muzikėn e tij, po ashtu dhe francezi etj., vetėm ne po e dhunojmė nė emėr tė hyrjes nė Europė.

    Profesor Krajka, ēfarė simbolizon pėr ju muzika e lehtė?
    Pėr mua nuk ka muzikė tė lehtė dhe muzikė tė rėndė, pėr mua ka muzikė tė bukur dhe tė shėmtuar. Ka muzikė tė vėrtetė dhe pseudomuzikė. Ēdo njeri, sipas formimit, sipas mundėsive, gjen veten nė shumė zhanre qė ka krijuar qytetėrimi botėror se ku mund tė shprehet mė mirė.

    Cila ka qenė periudha mė e bukur e karrierės tuaj?
    Edhe kur kam marrė ēmimin e parė, pas kaq e kaq vitesh, qė kisha tė drejtė tė gėzoja, ma bėnė akoma mė tė vėshtirė. Nė fakt ishte njė gėzim shumė i madh, por unė s’kisha forcė. Nė njėfarė mėnyre dhe forcėn e gjeta se ma solli rinia, dhe ky ishte njė gėzim shumė i madh. Nė orėn 12 tė natės mė bie dera dhe mė vjen njė klasė mature e shkollės “Katėr Dėshmorėt”. Nuk e harroj asnjėherė nė jetėn time. Kam kaluar natėn mė tė bukur dhe mė me emocion me studentėt qė mė bėnė atė surprizė tė mrekullueshme. Ishte me tė vėrtetė njė gjė madhėshtore, nuk i harroj dot kurrė ato fytyra tė atyre tė rinjve qė erdhėn pėr tė mė pėrgėzuar pėr ēmimin. Pastaj gėzime tė shumta mė kanė ndjekur gjatė gjithė kėsaj kohe, por kėtė moment nuk mund t’i pėrmend tė gjitha.



    Krijimtaria e Agim Krajkės
    Agim Krajka lindi nė Kavajė, mė 3 maj 1937, nė njė familje me origjinė dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikės dhe si amator luante nė disa instrumente muzikore si violinė, mandolinė, fizarmonikė. Dashuria dhe pasioni pėr muzikėn tek Agimi lindėn qė nė fėmijėri, tė cilėn ia ushqeu edhe vetė babai i tij. Fizarmonika u bė shkak qė vajti nė Shtėpinė e Pionierit, ku filloi tė merrej seriozisht me tė. Nė vitin 1963 Agimi filloi studimet pėr teori e kompozicion. Degėn e Kompozicionit e ka kryer nėn drejtimin e tė madhit Ēesk Zadeja. Nė vitin 1964 kaloi pranė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore; nė fillim si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore ėshtė shumė e gjerė dhe pėrfshin njė periudhė prej tri dekadash. Ka shkruar muzikė nė shumė lloje dhe ėshtė bėrė i famshėm si me muzikėn e lehtė, ashtu edhe me atė popullore, tė pėrpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesė orkestrale pėr fizarmonikė dhe me qindra kėngė tė muzikės sė lehtė. Ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės, deri nė festivalet e fundit tė pas viteve ‘90. Qė nga kėnga e famshme “Lemza”, e kėnduar nga Vaēe Zela nė Festivalin e Parė tė Kėngės nė Radio mė 1961-shin. Ai ėshtė nderuar me mbi 15 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė Festivalin e vitit 1987, me kėngėn “Nuk e harroj”, tė kėnduar nga motrat Libohova.

    Albania
    22 Maj 2010

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211
    Agim Krajka: Xhelozia profesionale hoqi “Kėngėt e rinisė”nga Festivali i Kėngės nė RTSH

    Kompozitori me titullin “Mjeshtėr i Madh”, njeriu qė bėri epokė nė muzikėn shqiptare vjen me njė rrėfim pėr jetėn e tij

    Ai ėshtė njė prej kompozitorėve mė tė mėdhenj tė muzikės, me njė kontribut tė madh dhe me vlera nė kėngėn shqiptare. Kompozitori Agim Krajka, ka jetuar pėr vite me radhė mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Ēdo gjė nė jetėn e tij ka nisur me fizarmonikėn, tė cilėn e ka tė trashėguar nga babai i tij. Nė kėtė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT”, kompozitori i njohur vjen me njė rrėfim pėr jetėn e tij, duke na zbuluar disa nga “sekretet” e suksesit tė tij artistik. Ai tregon se fillimet pėr tė nuk kanė qenė shumė tė lehta, edhe pse kishte njė pasion tė veēantė, siē ishte muzika. Talenti i tij ka spikatur qė nė vogėli, duke mos u ndarė asnjėherė nga fizarmonika qė ia shtoi akoma mė shumė atė emocion dhe atė drejtim nė rrugėn e bukur tė artit. Hyrja nė ushtri dhe nė festivalet e njėpasnjėshme bėnė qė Agim Krajka tė ishte pjesė e atyre qė bėnė epokėn e muzikės nė Shqipėri. Nė vitin 1962 kompozoi tė famshmen "Lemza", e cila pati njė sukses nė skenė. Vrulli pėr tė krijuar pėr Agim Krajkėn nuk kishte tė sosur, pasi nė vitin 1963 erdhi para publikut shqiptar sėrish me zėrin e kėngėtares Vaēe Zela me kėngėn “Djaloshi dhe Shiu". Po kėtė vit, Tish Daija e bėri pjesė tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve, aty ku njohu dhe bashkėshorten e tij, Amin. Nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore nė fillim hyri si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria muzikore e “Mjeshtrit tė Madh” Agim Krajka pėrfshin disa dekada, ku krijoi dhe dha kontribut jo vetėm nė muzikėn e lehtė, por edhe nė atė popullore, tė pėrpunuar dhe orkestrale, ndėrsa ka kompozuar edhe muzikė pėr shumė filma tė njohur shqiptarė. Nė gjithė kėto vite krijimtari ka bashkėpunuar me emra tė mėdhenj, me kėngėtarė qė sot janė legjenda tė muzikės shqiptare. Vlerat e muzikės sė lehtė shqiptare nuk mund tė kuptohen pa kompozimet ritmike tė Agim Krajkės, qė nga kėnga e famshme "Lemza", ai ėshtė nderuar nė festivale me mbi 16 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė festivalin e vitit 1987, me kėngėn "Nuk e harroj", tė kėnduar nga motrat Libohova. Nė gjithė kėto vite krijimtari ka bashkėpunuar me emra tė mėdhenj, me kėngėtarė qė sot janė legjenda tė muzikės shqiptare. E para vjen Vaēe Zela, pastaj motrat Libohova, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku, si dhe shumė tė tjerė, ku ai thuri kėngė qė ende edhe sot kėndohen me tė njėjtėn dashuri. Pėr kompozitorin e madh shqiptar Agim Krajka, huazimet e pakontrolluara, moskujdesi i shtetit pėr institucionet kulturore, indiferenca ndaj artit tė vėrtetė janė problemet mė tė rėnda pėr tė, qė po e bastardojnė muzikėn dhe artin shqiptar nė pėrgjithėsi. Mė tej gjatė kėsaj interviste, Agim Krajka tregon 16 vitet e jetės sė tij nė Amerikė, aktivitetin e tij artistik, suksesin e familjes dhe dy djemve tė tij artistė.

    -Keni njė karrierė tė pasur artistike, me shumė kėngė tė cilat kanė mbetur nė kujtesėn e publikut pėr dekada me radhė. Janė tė shumta krijimet tuaja muzikore qė kėndohen edhe sot, por pas kaq vitesh ēfarė mund tė na thoni pėr kėngėt tuaja, ku “Lemza” u kėndua pėr herė tė parė nė vitin 1962, ku edhe pse kanė kaluar dekada ajo dhe sot e kėsaj dite vijon tė kėndohet dhe pėlqehet nga publiku?

    Ne nė atė kohė ishim pjesėtarė tė njė gjenerate, qė e dinim qė rinisė, popullit i takonte diēka mė shumė, megjithėse nuk kishte nga ata qė protestonin, kėtė e ndjenin tė gjithė, aq mė shumė qė pas viteve ’60 sikur u bė njė pseudoliberalizėm. Nė atė kohė kishte turistė tė huaj gjermanė qė visheshin ndryshe edhe rinia jonė e ndjeu veten shumė pas, e ndjente veten nė minoritet, sepse nuk gėzonte asgjė tė sajėn. Ne qė merreshim me rininė, hulumtonin duke sjellė dhe krijimtarinė muzikore. Unė nė atė kohė i bija fizarmonikės, dhe e dinim se ēfarė donte dhe ēfarė i mungonte rinisė, ku nuk kishte dhe kėngė pėr rininė. Nė ato vite i kėndohej, aksionistėve apo dhe tė tjerave qė i duheshin shtetit, por ama qė ta gjente rinia veten edhe shpirtėrisht se nė ēfarė vitesh jetonte dhe si ti gėzonte, nė kėngė kjo nuk kishte ndodhur. Unė kisha shumė miqėsi me Vaēe Zelėn, sepse e shoqėroja me kėngėt nė ambiente tė ndryshme, por dhe ato familjare, dhe kjo ishte njė nga arsyet qė kur u bė festivali i parė nė vitin 1962 nė atė kohė mua mė bėnė dirigjent tė kompleksit ritmik dhe unė i bija shumė mirė fizarmonikės dhe Vaēja mė tha : “ O Agim pse nuk bėn njė kėngė, unė jam e sigurt qė do tė bėsh njė gjė tė bukur”. Pasi u bė muzika e kėngės “Lemza”, ajo mė tha qė pėr poezinė do tė shkosh tek Haxhi Rama, i cili sapo e dėgjoi mė bėri poezinė. Edhe ato vargje sigurisht qė ishin pėr tė gjithė rininė. Kur e dėgjoi Vaēja ajo e pėlqeu shumė kėngėn. Mbaj mend qė i thashė nė atė kohė: “ mua mė vjen keq qė nė mbrėmjet e vallėzimit tė rinjtė dėgjojnė kėngė tė Ēelentanos, por pse tė mos kemi kėngėt tona”? Ajo kėngė dha njė impuls tė madh, dhe pas festivalit nuk kaloi dy ditė dhe e hoqėn kėngėn nga transmetimi, sepse sipas tyre ishte shumė e avancuar pėr kohėn, ndėrsa kėnga e dytė ėshtė “Gjyshe” qė e kėndon sėrish Vaēe Zela, sepse me atė kisha miqėsi dhe unė isha i interesuar qė tė evidentoja vlerat me punėn time dhe pas festivalit tė dytė mė larguan nga puna mė kėngėn “Djaloshi dhe Shiu”.

    -Si e pritėt heqjen e kėngės nga transmetimi nė atė vit?

    U mėrzita shumė, dhe mė kujtohet qė pas katėr muajsh unė isha nė njė radhė siē ishte nė atė kohė dhe dhanė njė kėngė nga kompozitorėt e rinj. Filloi kėnga “O ra zilja....”, kur filluan tė thėrrisnin “Lemza....”, kur polici thirri “pushoni tė dėgjojmė kėngėn”. Nuk e harroj atė ditė, jam ndjerė shumė mirė. Po ashtu edhe kėngėn “Djaloshi dhe Shiu” ma hoqėn, dhe sipas tyre ishin tė parakohshme. Nė festival ishin specialistė nuk ishin tė partisė, prandaj ato pranoheshin nė festival dhe mė pas hiqeshin nga transmetimi, kur hoqėn kėtė kėngė edhe mua mė hoqėn nga puna, mirėpo nuk e harroj tė ndjerin Tish Daija, i cili mė mori nė ansamblin e shtetit.

    -Keni krijuar shumė kėngė nė ato vite?

    Pas “Lemzės” nė 1962 erdhi “Djaloshi dhe Shiu” nė vitin 1963, mė pas erdhėn dhe kėngėt e tjera me radhė nė shumė Festivale tė Kėngės nė RTSH. Nė karrierėn time numėroj njė ēmim tė parė, 16 tė dyta dhe tre ēmime tė treta. Unė isha mė i gėzuar kur merrja ēmime tė dyta, pasi me tė para vlerėsoheshin kėngėt e partisė nė ato vite. Nuk e harroj tė ndjerin Gjon Simoni, i cili mė tregon njė platformė tė festivalit tė vitit ‘75, ku kishte 12 kėngė, 3 duhej tė ishin pėr partinė, 2 pėr mbrojtjen, 1 pėr klasėn punėtore etj, dhe vetėm njė kėngė ishte pėr dashurinė, ku duhej ta krijonte Agim Krajka.

    -Me kė nga kėngėtarėt keni bashkėpunuar mė shumė?

    Nė disa festivale kam bashkėpunuar me Vaēe Zelėn, mė vonė kur ajo krijoi njė prestigj tė njohur nga eprorėt pėr Vaēen caktohej kompozitori. Por kam bashkėpunuar dhe me shumė tė tjerė si motrat Irma dhe Eranda Libohova, Parashqevi Simaku, Luan Zhegu, por dhe me shumė emra tė tjerė. Pėr tė gjithė kėngėtarėt qė kam bashkėpunuar kam kujtime dhe pėrshtypje shumė tė mira, por do tė veēoja Parashqevi Simakun pėr zėrin e saj tė mrekullueshėm. Ajo ishte njė pėrjashtim ndėr kėngėtaret e tjera. Ishte e jashtėzakonshme nė tė gjitha gjinitė qė kėndonte.

    -Kė quani krijimin mė tė mirė tė karrierės suaj muzikore?

    Kėnga “Gjyshe” ishte ikona e krijimtarisė sime, por krijimi mė i mirė ishte “Ylli partizan”, e cila i kėndohej njė shoku tė ngushtė tė tim eti, Mustafa Gjollesha njė intelektual qė e kishin varur nė vitin 1943. Im atė mė tregonte historinė e tij, ku mė thoshte qė kishte qenė shoku i tij i ngushtė. Kjo mė emocionoi dhe ka qenė njė nga krijimet mė tė bukura tė miat. Pas kėsaj kėnge, Prenkė Jakova kur u bė mbledhja e dytė e Lidhjes sė Artistėve, tha se kjo kėngė ėshtė model i kėngės shqiptare, mė tej ai tha se ky njeri meriton tė jetė nė Lidhje.

    -Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė gjatė karrierės suaj muzikore?

    Momenti mė i vėshtirė ka qenė kur mė hoqėn kėngėn “Kėngėt e rinisė” pas viteve ’70, e cila ka qenė njė nga kėngėt e mia mė tė bukura. Kėtė kėngė e hoqi brenda natės Feim Ibrahimi, i cili nė atė vit ishte kryetar jurie. Kėnga kėndohej nga Luan Zhegu, e cila u fut nė festival dhe brenda natės e hoqėn nuk e futėn as nė finale.

    -Sipas jush pse ndodhi kjo?

    Unė isha mėsuar me kėngėt qė mė hiqnin, por ama kur nė vitin 2010 e dėgjoj njė muaj rresht, kjo mė gėzon shumė qė ajo nuk ėshtė harruar. Kjo kėngė ka qenė me poezi tė Zhuljana Jorganxhi, ishte njė tekst i cili ishte shumė i mirė. Mendoj se kėnga u hoq nga xhelozia profesionale.

    -Pas viteve ’90, si vijoi krijimtaria juaj muzikore?

    Kėnga ime e fundit nė festival titullohej “Sonet pėr vete”, me poezi tė Jorgo Papingjit, e cila u kėndua nga Parashqevi Simaku. E fillova festivalin me kėngėtaren Vaēe Zela dhe e mbylla me Parashqevi Simakun, me tė cilėn kam punuar disa vjet.

    -Njė mesazh nga ju pėr kompozitorėt e rinj?

    Qė tė jesh kompozitor duhet tė shkollohesh, pa shkollė nuk quhesh kompozitor. Unė kam qenė instrumentist virtuoz, por ama nė vitin 1963 unė hyra nė konservator. Nė kohėn kur kam qenė nė shkollė unė kam bėrė dhe muzikė filmash, ku nė karrierėn time numėroj tetė krijime muzikore pėr filmat, por kam shkruar dhe balete, ku mė ka ndihmuar shumė fizarmonika. Nuk mua ta quash veten kompozitor, kur blen njė coboard dhe thua bėj muzikė? Sot dėgjojmė lloj-lloj kėngėsh, ritmesh qė nuk kanė nivel artistik.

    -Ashtu si thoni dhe ju shumė rryma muzikore janė futur nė krijimtarinė muzikore shqiptare, sa e ka dėmtuar turbo-folku?

    Ata qė merren me kėtė janė pseudokompozitorė, ata qė i kėndojnė janė pseudokėngėtarė. Nė kohėn tonė nuk i kishim kėto, ishin kėngėt mė tė mira tė muzikės sė lehtė, ato i kishin notat muzikore brenda tyre, ndėrsa sot nuk merret vesh se ēfarė janė. Ne kemi njė folklor tė mrekullueshėm, kemi jugun, kemi Ēamėrinė, kemi Dibrėn, etj. Ku ėshtė sot kėnga Tiranase, ku ėshtė aristokracia e Hafsa Zyberit, Fitnete Rexhės qė emocionon kėdo. Ajo ishte kulturė origjinale, ndėrsa sot janė futur lloj-lloj ritmesh qė nuk merret vesh se ēfarė janė. Ata qė hodhėn themelet e muzikės sė vėrtetė shqiptare kanė qenė njerėz tė menēur dhe kanė ditur qė gjėja mė e bukur dhe e rėndėsishme e njė populli ėshtė kultura e tij dhe ia kanė arritur qėllimit. Shqiptarėt sot e kanė tė drejtėn tė gėzojnė lirinė absolute, por mė duket se njė pjesė e madhe e saj lufton pėr disa gjėra mė imediate. Ka njerėz qė po pasurohen me kėtė krim qė bėhet nė muzikėn e sotme shqiptare.

    -Ēfarė i mungon sot kėngės shqiptare?

    Kėngės shqiptare i mungon sot pasaporta shqiptare, por dhe kur i kėndojnė kėngėt e gjeneratės sime i kėndojnė nė mėnyrė tė tmerrshme. Unė nuk arrij ta kuptoj sot se ēfarė ėshtė kjo dhunė qė po i bėjnė kulturės shqiptare. Tė gjithė e ruajnė kulturėn, ndėrsa ne e dhunojmė. Melosi i huaj nė kėngėn shqiptare, njė virus qė e ka “sėmurė” kėngėn. Sot ėshtė dhunuar nė mėnyrė barbare muzika shqiptare. Edhe sikur tė kishte investuar ndonjė njeri pėr ta pėrdhosur kaq shumė, nuk do t‘ia kishte arritur dot

    -Tė dy djemtė tuaj janė artistė, tė cilėt sot zhvillojnė njė aktivitet muzikor nė Nju Jork, ndėrsa njė prej tyre u paraqit dhe nė festivalin e fundit tė RTSH. Ēfarė mund tė na thoni rreth aktivitetit tė tyre muzikor?

    Kur unė emigrova i pari nė Amerikė nė vitin 1991, me vete pata marrė dhe djalin e madh Uliksin. I cili pas disa muajsh u kthye nė Shqipėri, pasi kishte dhe provimet nė konservator, dhe sapo u kthye mė merr nė telefon dhe mė thotė: “babi mos bėj gabim tė kthehesh”. Mė pas erdhi ime shoqe dhe fėmijėt. Pas ardhjes sė tyre nė Amerikė, menduam qė ti shkollonim dhe ata kanė studiuar nė shkollat mė tė mira tė Nju Njorkut, ndėrsa djali i dytė Fatrini mbaroi shkėlqyeshėm atje. I madhi hyri nė njė konservator nė Manhatan dhe aty ishte njė pedagoge e njohur ruse, e cila e pyet se nga ishte dhe djali i thotė se ishte shqiptar dhe ajo u habit. Djali i madh Uliksi i filloi aty studimet ku dhe i mbaroi po aty, ndėrsa djali i dytė Fatrini nė fillim mbaroi shkollėn “La Guardia” mė pas ai u largua dhe filloi tė ēajė vetė nė jetėn e tij. Njė natė na bie telefoni, dhe na thotė se kishte fituar njė nga konkurset mė tė rėndėsishme botėrore mes 150 pianistėve tė rinj nė Manhatan dhe i dhanė tė drejtėn tė luajė nė Caringill Holl nė sallėn Isak Shterm. Ne nuk e besuam nė fillim, por ishte e vėrtetė. Nė telefon na tha: “ Me datė 19 nėntor unė do tė luaj nė Caringill Holl”. Edhe djali i madh ėshtė bėrė njė talent nė Amerikė, ndėrsa i dyti ka bėrė dhe muzikėn e njė filmi shqiptaro-amerikan, po ecin shumė mirė qė tė dy atje.

    -Kėshilla juaj pėr dy djemtė tuaj nė muzikė?

    Iu kam thėnė: “Shkolla ėshtė arsim”.

    -Ēfarė ju ka dhuruar deri tani karriera muzikore?

    Isha njė ditė nė Pazar tė Ri dhe ime shoqe po blinte zarzavate, aty dėgjoj disa njerėz qė thirrėn: “Ku je mo beu i Tironės”, qesha pak dhe ata mė thonė: “A je Agim Krajka”?, po iu pėrgjigja unė. Ata mė thanė : “Dėgjo, a i shikon kėta pallate, le ti shesin dhe me ato para nuk bljenė dot emrin Agim Krajka”. Ishte njė moment shumė emocionues. Para njė jave po merrja pensionin dhe kishte radhė dhe u ula nė njė kafe, sapo hyra thirrėn “O Gim Krajka....”. Jam i lumtur kam dy fėmijė, tė cilėt mė kanė dhuruar momente tė mrekullueshme nė jetė, kam njė bashkėshorte qė ka qenė mbėshtetja ime kryesore.



    Intervistoi: Julia Vrapi


    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 02-05-2011 mė 12:56

  15. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,727
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka

    Agim Krajka: Arti nė Shqipėri ka marrė fund

    Emri:  1-231.jpg

Shikime: 1368

Madhėsia:  86.0 KB

    Shqetėsim pėr muzikėn dhe kėngėtarėt e ditės sė sotme shprehin disa emra tė muzikės sė lehtė shqiptare. Sipas kompozitorit tė njohur Agim Krajka, muzika shqiptare ka humbur tabanin kombėtar dhe kėngėtarėt mė shumė rėndėsi i kushtojnė veshjes sesa muzikės.

    ***

    Tė gjithė ata qė duan ta takojnė kompozitorin e njohur Agim Krajka mund ta gjejnė ēdo ditė te “Lemza”. Lokali juaj, i cili ka emrin e kėngės suaj tė parė nė Festivalin e Radios. Pse ky emėr, vetėm pėr shkak tė kėngės suaj tė parė?

    Lemza ėshtė emėr i veēantė. Mė habit fakti, qė shikoj qė janė mbushur lokalet me lloj -lloj emrash tė huaj, emra tė ēuditshėm qė nuk i merr vesh kush. “Lemza” ėshtė i veēantė, ka njė histori tė bukur nė kėngė, njerėzit e njohin kėngėn. Ndaj ky emėr se ishte e lidhur dhe me krijimtarinė time, ishte njė kėngė qė i takon vitit 1961. Kjo ka qenė dhe kėnga ime e parė nė festival qė u prezantova, kėnduar nga Veēe Zela. Pas kėtij prezantimi, mė pas konkurrova nė festival me kėngėn “Djaloshi dhe shiu” kėnduar po nga Vaēe Zela. Por mė vjen keq, sepse sapo vihej kėnga nė radio u hiqte.

    Ishin kėngė qė i kėndonin dashurisė, por pse ndodhte kjo nė ato vite, ndėrkohė qė ishin dhe dy kėngėt tuaja tė para nė festival?

    I quanin si kėngė tė parakohshme, jepej urdhėr nga lart ato vite, ēfarė janė ato kėngė qė po na tėrbojnė rininė. Kėshtu ndodhi pas “Lemzės” kur shkruajta kėngėn “Djaloshi dhe shiu”. Ndėrsa nė sallėn e festivalit u bė nami pėr kėngėn, por e hoqėn nga radio nuk e transmetonin mė. Po kėshtu dhe kėngėn “Lemza” e rivunė nė radio pesė muaj pasi e hoqėn nga transmetimi. Kujtoj qė po kaloja rrugės atė kohė dhe do shkoja tė blija qumėsht, por nė njė altoparlant aty pranė dėgjoj qė thonė: pushoni se po kėndohet kėnga “Lemza”. Nė atė moment gėzohem dhe i them, kjo ėshtė kėnga ime.

    Sa vjeē keni qenė nė atė kohė kur sollėt kėto dy kėngė, qė dhe sot kanė mbetur tė paharruara dhe vazhdojnė tė kėndohen nga publiku?

    Kam qenė nė moshėn 23 -24 vjeēare. Pas festivalit kėto kėngė nuk i transmetonin mė nė radio, kur kalonin disa muaj mė vonė jepeshin sėrish. Ishin kėngė tė bukura, por partia atė kohė thoshte: janė kėngė qė po na degjenerojnė rininė.

    Janė kėnduar nga Vaēe Zela, por kur i propozuat kėto kėngė, si e priti ajo?

    Unė njihesha me bashkėshortin e saj, kur ai mė thotė njė ditė: Agim pse nuk bėn dhe ti njė kėngė, ti je dhe fizarmoniēist. Po e provoj i them. Shkruajta kėngėn dhe i them Vaēes, e cila thotė qė dua ta dėgjoj. Kur e dėgjoi kėngėn, mė thotė: ti nuk e di se ēfarė ke bėrė, po a ka gjė mė tė bukur se kjo kėngė, “Lemzėn” do ta kėndoj unė. Kėshtu qė kjo kėngė u kėndua nga Vaēja, por dhe mė pas kur kisha kėngėn “Djaloshi dhe shiu” sėrish ajo e kėndoi nė festival. Pas kėtyre kėngėve shkruajta dhe njė tjetėr kėngė nė mos gaboj, “Ne jemi katėr” nė festivalin e tretė apo tė katėrt. Por mė pas duhet qė tė matesha shumė qė unė tė shkruaja kėngė, sepse sipas asaj udhėheqje ishin tė parakohshme, dhe e paguanin shtrenjtė dhe ata qė e transmetonin. Mė vonė pas kėtyre viteve tė para tė festivalit, fillova tė shkruaja kėngė tė tjera. Por ishte Vaēja ajo qė mė bėri tė kompozoja kėto kėngė, shkruajta kėngė pėr rininė nė ato vite, por qė i kėndonte ajo. Edhe tek “Lemza” kam CD me kėngėt e mia dhe i vendos ndonjėherė.

    Kėto ditė ėshtė hapur nė Galerinė Kombėtare tė Arteve njė ekspozitė me postera tė filmit shqiptar, dhe aty ishin dhe filmat qė ju keni shkruar muzikėn e tyre. Filma tė vlerėsuar tė kohės sė Kinostudios. Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė pjesė tjetėr tė artė tė veprimtarisė suaj?

    Kam shkruar muzikėn e tetė filmave shqiptarė, pėrmend kėtu filmin “Ēifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Shoqja nga fshati”, “Njėsiti gueril”, “Nė pyjet me borė ka jetė”, etj. Atė kohė ishte regjisori ai qė vinte tė propozonte muzikėn, tė jepte libretin e filmit dhe ne bashkė e vendosnim, por mė shumė i linin nė dorė kompozitorit. Shkruanim muzikėn qė e luante Orkestra e RTSH. Ishin nota muzike tė hedhura me dorė nė pentagram.

    Por sot ėshtė shumė elektronika nė muzikė?

    Prandaj sot nuk mund t’i ndash dot. Janė tė gjitha njėlloj kur flitet pėr muzikėn. Mė vjen keq ta them, por sot krijimtaria muzikore ėshtė kthyer nė njė gjendje tė dhimbshme. Mė thoni ēfarė veprash apo kėngėsh po dėgjoni sot? Me ēfarė krijimtarie muzikore po ushqehet rinia sot? Me muzikėn e turmės. Sepse vetė ata qė e shkruajnė atė janė pjesė e turmės, nuk janė masė e vetėdijshme, e ndėrgjegjshme qė i pėrket njė kombi, qė ka pėr detyrim tė riprodhojė kulturėn e atij populli. E kam thėnė dhe mė parė, Bonaparti thoshte: turma nuk di ku ka ardhur dhe nuk di ku do shkojė. Mė thoni ēfarė rinie tė vetėdijshme keni.

    Ju flisni pėr probleme, dhe keni reaguar herė pas here, por ēfarė mund tė na thoni kur kemi dhe kompozitorė tė njohur qė janė tėrhequr nga skenat e festivaleve?

    Janė tėrhequr, sepse e shikojnė se ēfarė ēmohet apo nuk ēmohet sot nė turmė, sepse festivali transmetohet nė popull. Kjo sepse janė edukuar me shije tjetėr. Pėr ēfarė tė shkruash sot? Nuk ke pėr ēfarė tė shkruash.

    Edhe ju vetė mė herėt jeni shprehur se keni kėngė tė shkruara, por pse nuk i prezantoni?

    Kam kėngė tė shkruara mė herėt, por kujt i hyn nė punė? Mund t’i hyjė nė punė ndonjė kėngėtareje pėr pasionin e vet, por as asaj nuk ia inēizojnė.

    Pėrmendėt pak mė parė tė drejtėn e autorit. Sa shpresoni me ligjin e ri qė ėshtė miratuar para disa ditėsh?

    E drejta e autorit nė vend ėshtė njė falsitet zyrtar. Jo vetėm unė, por dhe kolegė tė mi qė kanė shkruar kėngė, filma, nuk janė shpėrblyer sa duhet pėr tė drejtėn e autorit. Unė vetė jua kam thėnė, 100 lekė tė vjetra nuk kam marrė pėr kėngėt dhe kjo gjė do tė vazhdojė. Ky sistem njeh vetėm foljen mė jep, na nuk e njeh. Jua kam treguar rastin e Amerikės, qė pėr atė muzikė qė u pėrdor nė film qė e kisha shkruar unė, pėr dy ditė mė erdhėn 250 dollarė nė shtėpi. Jam nė Shqipėri dhe po shkoj 80 vjeē dhe nuk mė paguajnė tė drejtėn e autorit pėr krijimtarinė time nė muzikė. Nuk kam shpresa as te ligji i ri. Ēdo gjė mė duket pseudo. Fola pak mė parė pėr filmat, por kanė qenė filma qė regjisorėt i kushtonin jetėn atyre veprave njėlloj siē ne kompozitorėt i dedikoheshim muzikės nė ato vite. Por sot mė thoni keni mė vepra tė tilla. Me keqardhje shikoj, qė nė art ka marrė fund gjithēka.

    Pse e shikoni kaq tė trishtė gjendjen nė art?

    E shikoj, sepse i tillė ėshtė realiteti qė mė imponohet. Unė jetoj kėtu, jetoj me kėtė popull. Njė gjė dua t’ju them, shikoni keni shumė kanale televizive, tė gjithė toponime tė huaja i kanė emrat e tyre.

    Nė maj Shqipėria merr pjesė nė Festivalin Europian. E keni dėgjuar kėngėn? Ēfarė mendimi keni?

    Nuk mė duhet gjė, as nuk kam pasur interes pėr mė shumė. Kjo sepse u lodha dhe u plaka, duke pritur pėr disa gjėra qė nė radhė tė parė tė ishin nė shėrbim tė kombit tim, pastaj tė neve qė jemi marrė me krijimtarinė muzikore, por rezultati zero. Edhe nėse e kam ndjekur apo dėgjuar, e ēfarė pastaj? Ajo kėngė pėrfaqėson Shqipėrinė? Mund tė jetė kėngė shumė e bukur, por bota e njeh Shqipėrinė. Edhe kėnga shqiptare, qė tė jetė shqiptare duhet tė ketė rrėnjėn qė tė ketė ardhur nga shqiptarizmi. Jua kam thėnė dhe mė herėt. Ishte Festivali Ndėrkombėtar i Folklorit nė Dizhon tė Francės nė vitet ’70, morėn pjesė rreth 100 vende tė botės, po kush e mori gjerdanin e artė? E mori kultura e popullit tim atė gjerdan tė artė, Ansamblit Kombėtar vetėm iu vu nė qafė ai gjerdan. Po mė thoni ku ėshtė sot kjo kulturė?

    Meqė po flisni pėr Ansamblin, ju keni dhe njė krijimtari shumė tė pasur. Si i kujtoni vitet tuaja kur punonit pranė Ansamblit tė Shtetit?

    Kam qenė me Ansamblin e Shtetit pėr 27 vite, dirigjent, kompozitor, etj. Por ama sot mė vjen keq kur e shikoj nė atė gjendje. Janė tė mirė ata artistė aty, por janė shumė pak, duket sikur e mbajnė vetėm si pėr formė. Ka humbur shumė nga ai Ansambėl, qė ka qenė dikur. Po kush do t’ia dijė se ēfarė gjendje ėshtė sot Ansambli. Pranė kėtij Ansambli kam qenė deri nė vitin 1990 kur mė pas shkova nė Amerikė. Sot ka ndryshuar sistemi, por ėshtė pseudosocializėm nė gjithēka.

    Nga e gjithė krijimtaria juaj, a veēoni kėngė?

    Nga gjithė ajo krijimtari muzikore, qė unė kam shkruar nė kėngė, veēoj atė krijim tė vitit 1987, ishte kėnga qė mė dha ēmim tė parė. Por nė 1990 largohem drejt Amerikės dhe u shkėputa nga krijimtaria kėtu.

    Para 26 vitesh ju niseni drejt Amerikės. Por ēfarė kujtoni nga 1990, kur flasim pėr largimin tuaj?

    Ne ishim njė grup artistik nė vitin 1990. Atje na mbajtėn dhe qėndruam. Mė pas mua mė erdhi dhe Ami me djemtė, ku qėndruam pėr 17 vjet nė Nju Jork.

    Gjithė kėto vite, si ishin pėr ju atje?

    Kam punuar pėr 12 vite rresht nė njė restorant nė Broduei me fizarmonikė. Jepja koncert ēdo natė. Vinin dhe shumė artistė vetėm pėr tė dėgjuar maestron. Nė dy vitet e para unė kam punuar pėr shqiptarėt, por gjatė asaj kohe nė atė lokal mė vodhėn dy herė fizarmonikėn. Ishin po shqiptarėt qė kishin inat dhe mė vodhėn fizarmonikėn. Pas kėsaj u detyrova tė punoj nė njė tjetėr lokal, ishte pronari me origjinė italiane dhe aty kam punuar pėr 12 vite me radhė.

    Ju vetė jeni kompozitor, por keni dhe dy djemtė tuaj artistė. Njė familje artistėsh?

    Djemtė e mi Uliksi dhe Fatrini janė me muzikėn, kanė mbaruar studimet pėr piano. Fatrini ka dhėnė koncert dhe nė njė nga sallat mė tė mėdha tė Nju Jorkut, ka qenė njė nga momentet mė tė rėndėsishme tė jetės sime. Koncerti u dha pasi ai fitoi njė konkurs, ku ishin 125 pianistė nga gjithė bota dhe mori ēmim tė parė.

    Njė kėshillė, qė ju ua keni dhėnė djemve tuaj?

    Nė doni tė mirėn bėni mirė, nė doni tė keqen bėni keq dhe do ta paguani menjėherė. Kjo ka qenė kėshilla ime pėr ata nė jetė.

    Ndryshe nga disa artistė, qė nuk kanė dashur qė fėmijėt e tyre tė marrin rrugėn e artit, ju keni investuar qė ata tė marrin kėtė drejtim?

    Kam investuar qė ata tė shkollohen dhe tė marrin kėtė edukim. Djali i madh, Uliksi, doli pianist ekselent, djali i dytė mori ēmim dhe dha koncert nė Nju Jork, ku unė nuk e besova.

    Edhe bashkėshortja juaj, Ami, ėshtė artiste. Jeni njė familje artistėsh, tė gjithė tė vlerėsuar nė fushėn e artit ku kontribuojnė. Si ndihesh?

    Bashkėshortja ime, Ami, luan nė violė. Por nė Amerikė u formua nė shumė drejtime. Bashkė tė dy atje ne hapėm dhe njė shkollė muzike, ku Ami filloi tė jepte mėsim. Ajo shkollė u mbyll kur erdhėm nė Shqipėri.

    Ju atje kishit njė aktivitet tjetėr nė fushėn e muzikės, kishit shkollėn, pse u rikthyet nė Shqipėri?

    Breshka ferrėn do. Si e gjeta ferrėn? E lashė ferrė dhe e gjeta po ashtu. Por ėshtė vendi im. Vendi yt ėshtė vendi yt. Njė cigare tė tė mungojė, nuk tė vjen zor t’i kėrkosh dikujt, je nė vendin tėnd, ke tradita dhe zakone. Por unė nuk e mendoja, qė pas aq shumė vitesh qė je nė Amerikė do ta shikosh kėtė vend aq tė dhunuar. Lashė nė 1990 njė popull fukara, por e lashė me kodin e vet, traditėn dhe muzikėn e vet. Kur erdha pas 17 vjetėsh, kishte ndryshuar shumė. Jam rikthyer nė Tiranė mė 2007. Kur jam larguar nė Amerikė lashė njė popull me traditėn e tij, kishte kodin e tij, kulturėn e vet, gjuhėn e vet, por sot? Populli ėshtė kthyer nė turmė.

    E vazhdoni punėn me mėsimet private me tė rinjtė nė fizarmonikė?

    Vazhdoj, vijnė tė rinjtė, fillojnė shkollėn pastaj…

    Nė gjykimin tuaj, si janė sot tė rinjtė nė kėngė?

    Zėri ėshtė meritė biologjike me tė cilėn lind njeriu. Po se ē’bėn ti me zėrin, ajo mė pas ėshtė merita jote artistike. Por ama nga turma e madhe qė dalin nė skenė, shikoj qė del aty me dy kitara dhe lloj -lloj muzike qė nuk merret vesh, ndėrsa dhe tė rejat mė shumė shikojnė se si do tė jenė veshur se sa ēfarė do kėndojnė.

    Larg muzikės, si e kalon ditėn kompozitori Agim Krajka?

    Kafen e pi te “Lemza” ēdo mėngjes, pastaj njė xhiro nga Pazari i Ri, blej pėr shtėpinė. Takoj diku tjetėr njė mik apo njė shok, kėshtu kalon koha.

    Jeni shprehur se gjithmonė jeni mbėshtetur nė tabanin kombėtar. Por sa ju ka ndihmuar kjo nė ato vite kur krijimtaria kontrollohej?

    Ėshtė e vėrtetė, qė unė gjithmonė nė krijimtarinė time jam mbėshtetur nė tabanin tonė kombėtar. E njihja shumė mirė muzikėn popullore dhe mbėshtetesha nė atė krijimtari. Kam qenė vėllai i gjashtė motrave dhe im atė ishte llogaritar. Unė punoja me fizarmonikė shumė dhe shkoja punoja kudo duke i rėnė fizarmonikės dhe e njihja shumė muzikėn popullore. Mė ka ndihmuar shumė kjo krijimtari, por ėshtė vlerė e popullit tim.

    Njė jetė e gjatė artistike, si ka qenė roli i bashkėshortes suaj nė aktivitetin tuaj, sa ju ka ndihmuar?

    Ami ka ditur me shumė menēuri dhe zgjuarsi, ka qenė njė grua qė mė takon mua si Agim Krajka, plus vlerave tė saj rridhte nga njė familje aristrokate. Kur ikėm nė Amerikė mė pas iu lehtėsuan problemet, nuk kishim mė probleme nga ana ekonomike, mė pas ajo filloi tė merrej me muzikėn dhe shkollėn. Njė grua qė ka bėrė shumė pėr mua.

    I keni shkruar kėngė?

    Jo nuk i kam dedikuar kėngė nė veēanti, por tė gjitha kėngėt e mia janė pėr dashurinė dhe ajo ėshtė aty. Nė kėtė pjesė tė dashurisė merr pjesė dhe Ami.

    ***

    Jeta e kompozitorit Agim Krajka

    Lindi nė Kavajė, mė 3 maj 1937, nė njė familje me origjinė dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikės, dhe si amator luante nė disa instrumente muzikore si violinė, mandolinė, fizarmonikė. Dashuria dhe pasioni pėr muzikėn tek Agimi lindėn qė nė fėmijėri, tė cilėn ia ushqeu edhe vetė babai i tij. Fizarmonika u bė shkak qė vajti nė Shtėpinė e Pionerit ku filloi tė merrej seriozisht me tė. Nė vitin 1963 Agimi fillon studimet pėr teori e kompozicion. Degėn e Kompozicionit e ka kryer nėn drejtimin e tė madhit Ēesk Zadeja. Nė vitin 1964 kalon pranė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve popullore; nė fillim si instrumentist e mė pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore ėshtė shumė e gjerė dhe pėrfshin njė periudhė prej tri dekadash. Ka shkruar muzikė nė shumė lloje dhe ėshtė bėrė i famshėm si me muzikėn e lehtė ashtu edhe mė atė popullore, tė pėrpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesė orkestrale pėr fizarmonikė dhe me qindra kėngė tė muzikės sė lehtė. Ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės deri nė festivalet e fundit tė pasviteve ‘90, duke filluar me kėngėn e famshme “Lemza”, kėnduar nga Vaēe Zela nė Festivalin e Parė tė Kėngės nė Radio mė 1961. Ai ėshtė nderuar me mbi 15 ēmime tė dyta, 3 ēmime tė treta dhe vetėm njė ēmim tė parė nė Festivalin e vitit 1987, me kėngėn “Nuk e harroj”, tė kėnduar nga motrat Libohova. –

    “SOT”

  16. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka


  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka

    Me dashurine e madhe per kengen shqipe !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-08-2017 mė 08:44

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka

    ...... I paperseritshem


  19. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka


  20. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka




    Muzika e Dashurise - Maj 2013

  21. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka


  22. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,211

    Pėr: Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 14-03-2021, 10:06
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  4. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •