Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë

    Në Prishtinë sot i filloi punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

    Prishtinë, 16 gusht - Në Prishtinë sot i filloi punimet Seminari Ndëkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, me mbi 100 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Në hapje të Seminarit, drejtori prof. Fadil Raka tha se edhe edicioni i sivjetshëm synon të zhvillojë një veprimtari të shumanshme: kurse intensive në mësimin e gjuhës shqipe në tri nivele, do të mbahen shtatë ligjërata nga gjuhësia dhe letërisa si dhe do të mbahen dy sesione shkencore.
    Një temë tjetër e këtij Seminari do t'i kushtohet 100-vjetorit të vdekjes së rilindësit tonë të shquar, Sami Frashëri.
    Duke përshëndetur seminarin e sivjetshëm, ministri i Arsimit Rexhep Osmani, pasi premtoi mbështetjen për këtë seminar, tha se ai po shton fuqishëm zhvillimin e dijes në fushën e albonologjisë.
    Ndërkaq, kryetari i ASHAK Rexhep Ismajli vlerësoi punën e Seminarit dhe siç u shpreh, ai është bërë "një institucion me peshë të veçantë shkencore, kulturore dhe kombëtare, institucion me potencë krijuese".
    Këtë Seminar e përshëndeti edhe Luan Omari, zv.kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
    Organizatorë të Seminarit janë Fakulteti i Filologjisë në Prishtinë dhe Instituti i Gjuhësisë në Tiranë, kurse sponsorues është Ministria e Arsimit të Kosovës.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Filloi Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare


    Prishtinë, 16 gusht (Kosovapress) Time: 17 : 22

    Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, i 23-ti me radhë shënon jubileun e 30 të themelimit. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe afirmimin e dijes së përgjithshme të albanologjisë, që nga fillimi i veprimtarisë së tij më 1974 në Prishtinë,- kanë vlerësuar folësit të hënën, në Prishtinë, me rastin e hapjes së këtij seminari, në të cilën po marrin pjesë, pos albanologëve nga Kosova dhe Shqipëria, edhe rreth 85 albanologë të huaj
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dodon, ku me marr me teper informacione se car temash u trajtuan dhe se a do kete publikime pas keti seminari.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cylo përveç shtypit shqiptar nuk di tjetër se ku mund të merret informacion në lidhje me seminarin. Poashtu shtypi do të na njohtoi për publikimet posa ato të dalin.

    Seminari mbi Albanologjinë: Ligjëratë për Anton Pashkun
    Në Prishtinë po i vazhdon punimet Seminari i 23-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Sot, paradite në sesionin e letërsisë, Sabri Hamiti mbajti një ligjeratë për jetën dhe veprën e Anton Pashkut.


    Në sesionin e sotëm të letërsisë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, shkrimtari e studjuesi i letërsisë Sabri Hamiti, mbajti një ligjëratë për Anton Pashkun, shkrimtarin emblematik të letërsisë moderne shqipe. Në ligjeratën e tij, Sabri Hamiti hodhi dritë mbi nëntë momente nyjësore të veprës letrare të Pashkut. Ai shkoqiti elemente të biografisë, identitetit, gjuhës, figurës, dramaticitetit dhe modernitetit të veprës letrare të Pashkut. Hamiti theksoi se në veprën e Pashkut gërshetohen fort bukur klasikja e modernja. Ai tha se teksti letrar i Pashkut shpesh bëhet edhe moralizues. “Teksti letrar i Anton Pashkut merr funksion përtej vetes, bëhet i ngarkuar moralisht, madje bëhet moralizues, duke u kthyer në kritikë të ashpër të demagogjisë sociale, psikologjike e nacionale”.Sabri Hamiti tha se vepra letrare e Pashkut ka gëzuar respekt të madh të të gjitha shtresat e lexuesve.
    “Vepra letrare e Antonit, si dhe autori gjithmonë ka gëzuar respekt të madh edhe nga ata që e kanë kuptuar, edhe nga ata që nuk e kanë kuptuar, por edhe nga ata që e kanë keqkuptuar. Çështja duhet të shihet si një mosmarrëveshje midis një vepre të madhe kulturore e letrare që zbulohet në një rreth kulturor e letrar ende jo shumë të kultivuar. Këtë e ka kuptuar dhe e ka ndjerë fuqishëm edhe ai vet, prandaj nuk e kam parë kurrë të merret me interpertimet e të tjerëve për veprën e tij. Ka qenë i vetëdijshëm që ka shkruar vepra që duhet lexohen dy herë, e unë po shtoj për kontekstin tonë kulturor, edhe shumë herë”. Duke folur për çastet e fundit të jetës së Anton Pashkut, Sabri Hamti tha se Pashku këto momente i jetonte personalisht fatet e personazheve të veta. Hamiti shprehu keqardhje për veprat e Anton Pashkut që i kishte në dorëshkrim, veçanarisht për ditarin e tij jetësor, i cili do të ishte si një çelës për leximin dhe interpretimin e tekstit letrar të Pashkut.




    RTK 19/08/2004 15:49:32
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 20-08-2004 më 04:11
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Në Seminarin mbi Albanologjisë, sot u fol për Sami Frashërin Kulturë

    Në kuadër të punimeve të Seminarit të 23-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, sot u bë hapja e Ekspozitës “Sami Frashëri dhe vepra e tij” të cilën e ka organizuar Arkivi i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithëshme të Arkivave të Shqipërisë. Për veprën e Sami Frashërit u mbajtë edhe një tryezë shkencore me ligjërues Idriz Ajetin dhe Rexhep Qosjën.


    "Kjo ekspozitë ka një rëndësi të veçantë, pasi që i kushtohet një kolosi, enciklopedisti të madh shqiptar, Sami Frashërit. Në këtë ekspozitë, janë ekspozuar më se 150 eksponate, dokumente origjinale nga krijimtaria e Sami Frashërit, për të cilat Arkivi i Kosovës konsideron se janë të rëndësishme që t’i prezantohen publikut të gjërë, është shprehur në hapje të ekspozitës", Jusuf Osmani drejtori i Arkivit të Kosovës. "Eshtë me interes edhe të qytetarit që përmes dokumenteve autentike të njihen edhe me të kaluarën autentike të popullit tonë e cila është mjaftë e begatshme, por që të dëshmohet me dëshmi siç janë dokumentet arkivore që ruhen në arkivat jo vetëm të Kosovës, të Shqipërisë, por edhe më gjërë”. Osmani tha se, bashkëpunimi i vazhdueshëm me Arkivat e Shqipërisë si dhe me Muzeun Kombëtarë të Shqipërisë ka bërë që në kuadër të kësaj marrëveshjeje, edhe Arkivi i Kosovës të zhvillojë hulumtime më të gjera. Kjo ka bërë që ne sot të disponojmë me dokumente më të begatshme thelbësore, tha ai. “Arkivi i Kosovës posedon me 530 fonde dhe koleksione në sasi prej 4 mijë e 500 metra gjatësi dokumentacion, posedon me 800 mijë mikrokuadra dokumentesh, mikrotekën dhe kinotekën, ndërsa nga aspekti i organizimit të brendshëm përveq shërbimeve profesionale funksionon edhe laboratoriumi i konzervimit të lëndës arkivore”. Me krijimin e dokumentacionit arkivorë, Arkivi synon që të lehtësojë punën e qasjes së hulumtuesve në këto dokumente, është shprehur Osmani. Po sot në kuadër të punimeve të seminarit në tryezën shkencore mbi veprën dhe jetën e Sami Frashërit, ligjëruan Akademik Idriz Ajeti dhe Rexhep Qosja.



    RTK 20/08/2004 15:50:46
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gjashtë ditët e para të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare


    Prishtinë, 21 gusht (Kosovapress) Time: 17 : 28

    Gjatë gjashtë ditëve të para të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, pos kurseve trinivelëshe për mësimin e gjuhës shqipe, një ekspozite me dokumente që flasin për jetën dhe veprën e Sami Frashërit dhe vizitave të shumta të seminaristëve, janë mbajtur 13 ligjërime dhe referime shkencore, si dhe tryeza shkencore në 100 vjetorin e vdekjes së Sami Frashërit, në të cilën janë paraqitur shtatë referenca mbi jetën dhe veprën e këtij rilindasi të shquar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përfundoi Seminari mbi Albanologjinë Kulturë

    Seminari i 23-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që filloi me 16 gusht, sot përmbylli punimet. Këtë vit, këtë seminar e kanë frekuentuar 75 albanologë nga shumë vende të botës. Për kontributin e dhënë në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, seminaristët u pritën edhe nga presidenti i Kosvës, Ibrahim Rugova.


    Seminari për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare është themeluar për herë të parë në vitin 1974, ndërsa sivjet kremtoi edhe jubileun e 30 të themelimit të tij .Sot ishte dita e 12 dhe e fundit e këtij seminari, dhe rrjedha e tij ishte e kënaqshme me përjashtim të disa pjesëmarrësve të cilët, për shkaqe teknike nuk erdhën sidomos arvanitasit nga Greqia dhe disa studiues nga Vatikani. Përndryshe përshtypja e atyre që ishin prezent ishte e kënaqshme thot Lindita Rugova sekretare e këtij seminari. Seminari i sivjemë rrodhi me dinamikën e vet dhe vlen të veçohen dy ditët e fundit si më kulminante shprehet ajo.Këtë vit është me rëndësi të ceket se ka pasur shumë pjesëmarrrës të huaj me referime shkencore për gjuhën shqipe dhe letërsinë, ku dallohet kumtesa e Paollo Ragos për “Sterio Spassen”, i Diterneringut për “Gjuhën shqipe”, si dhe i Gustavo Lorias për “Histrinë e gjuhës shqipe”.Vlen të thekësohet se gëzoi shumë fakti i pjesëmarrjes së studiuesëve të rinjë që për herë të parë erdhen në Kosovë .Risi e seminarit të sivjemë në fushën e gjuhësisë ishin kumtesat që mund të shfrytëzohen gjatë gjithë vitit vazhdoi Lindita Rugova , duke u përmbledhur dhe botuar në një cikël të veçantë. Seminarin e sivjemë e përmbylli profesor Fadil Raka, drejtior i seminarit i cili të gjithë të pranishmiti falënderoi dhe i përgëzoi për kontributin e dhënë.Më pas të gjithë u pritën në një takim falendërimi edhe nga presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova .


    RTK 27/08/2004 16:36:45
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Schultz: Do të merrem me gjuhën shqipe sa të më japë zoti fuqi


    Prishtinë, 28 gusht (Kosovapress) Time: 12 : 07

    Istvan Schultz, 82, nga Hungaria konsiderohet si njëri nga albanologët më të shquar dhe më të përkushtuar që me argumente të fuqishme ka mbrojtur qëndrimin që gjuha shqipe është rrezatuese mbi gjuhët e Ballkanit. Ai këtë vit ka mbushur plot 56 vjet të punës së pandërprerë në studimin e gjuhës shqipe, të cilën e quan dashuri të madhe dhe të përjetëshme, si dhe 20 vjet të pjesëmarrjes në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ekskluzivisht për Kosovapress ai ka shpalosur pjesë të veçanta të jetës dhe veprës së tij kushtuar ndriçimit të shumë çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe gjuhësinë ballkanike.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë

    ALBANOLOGU QË GJITHNJË SJELL BEFASI

    Fragment nga Biseda me albanologun e njohur, Robert Elsie ( 2000 )


    Në bisedë për “Zërin” albanologu i njohur kanadez, z. Robert Elsie, pos tjerash tha se në Kosovë ka filluar një botë e re, në mos tërësisht e re, për jetën kulturore dhe atë politike. Kosova është një vend i ri në Europë, i sapolindur, në një situatë krejt të re në jetën e shkrimtarëve, të cilët do ta pasqyrojnë në krijimtarinë e tyre.

    Zëri: Cili është mendimi juaj për organizimin e Seminarit si dhe për programin e ligjeratave?

    Elsie: Unë jam i kënaqur që Seminari zhvillohet prapë në Prishtinë, ku ka pasur një ndërprerje të gjatë. Sivjet është një fillim i ri për Seminarin, për organizatorët, për pjesëmarrësit. Edhe pse ka njëfarë traditë, kanë kaluar shumë vite që nga fillimi. Unë mendoj se seminari prapë ka arritur sukses, edhe pse numri i pjesëmarrjes është më i vogël në krahasim me seminaret e viteve ‘80. Por, është ky një hap i parë dhe herën tjetër do të vijnë njerëz më shumë, sigurisht.

    Zëri: A mund të thuhet se ky seminar është i standardeve shkencore të seminareve të kaluara?

    Elsie: Standardi është normal. Është ndoshta edhe më i lartë se herave të tjera, përveç se numri i pjesëmarrësve është më i vogël, veçmas nga vendet europiane, nga të cilat zakonisht vinin në numër më të madh.

    Zëri: Cili është mendimi juaj për programin e ligjeratave dhe për sesionin shkencor?

    Elsie: Unë mendoj që sesioni shkencor është tepër i ngarkuar, ka shumë ligjerata, kemi pak kohë dhe është vështirë të dëgjohen të gjitha. Është e natyrshme se me gjithë kufizimin kohor që u jepet ligjeruesve, prapë koha nuk mjafton dhe unë mendoj se ky sesion do të duhej të zgjaste tri ditë.

    Zëri: Me çka keni ardhur në këtë seminar?

    Elsie: Mendoj që kam një gjë shumë interesante, jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për publikun e gjerë. Është fjala për inçizimin e parë të gjuhës shqipe, i cili është bërë nga profesor Norbert Jokl, albanolog i Vienës. Këtë inçizim e kam me vete dhe do ta paraqes në këtë sesion, si dhe për publikun e gjerë shqiptar, për hërë të parë në histori. Inçizimi i zërit është i vitit 1914.


    Vijimi i Intervistës në linkun në vijim :

    https://www.forumishqiptar.com/threa...e-t%C3%AB-huaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 07-10-2021 më 09:56

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë

    Eric Hamp në Prishtinë për problemet e gjuhës shqipe

    Gusht 2008


    PRISHTINE- Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, u përurua vepra "Studime krahasuese për shqipen" e gjuhëtarit të njohur amerikan Eric Hamp.

    I lindur në vitin 1920, Hamp është diplomuar në Universitetin e Harvardit në vitet pesëdhjetë dhe që nga ajo kohë ka punuar si profesor në Universitetin e Çikagos. Fushat me të cilat është marrë ai janë gjuhët indoevropiane, në veçanti gjuhët kelte dhe shqipe.

    Eric Hamp studimet e shqipes i kishte bërë objekt preokupimesh të thelluara qysh në vitet e hershme '50-të. Studimet indoeuropiane në albanologji me veprën e Eric P. Hamp-it janë çuar përpara. Njohjet e tij të thella të problematikave keltike, balto-sllave, greke, armene, hetite, tokare, indo-iraniane, por edhe romane e ballkanistike dhe përgjithësisht të komparativistikës indoeuropiane, i kanë siguruar mundësi përqasjeje që më parë nuk ishin theksuar.

    Gjithashtu Hamp i është kushtuar edhe të folurës arbëreshe të Vakaricës, që mbetet edhe sot studimi më i gjerë përshkrues fonetik për ndonjë të folure të shqipes qysh më 1954. Në studimet dialektologjike shqiptare profesor Hamp është një nga njohësit më të mirë të të folmeve të ashtuquajtura të skajeve - të arbëreshëve të Greqisë, të arbëreshëve të Italisë, të zonave skajore gege në Maqedoni.

    Ai është i njohur për interesin e tij në gjuhët e vogla indoevropiane. Ai është anëtar i Akademisë Mbretërore Daneze dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe po ashtu edhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila edhe e ka botuar librin. Hamp është gjithashtu doktor nderi i Universitetit të Kalabrisë.

    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)


    https://www.forumishqiptar.com/threa...%C3%ABs-shqipe
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 07-10-2021 më 09:53

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë


Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •