Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Histori Burrash ne Malet e Lures

    Te verteta e te paverteta, vec Agim Doci mund ta ndaje kete muhabet.

    http://www.reportazh.com/TEXTET/aktu...ktualitet2.htm

    Kanë qenë nëntë malet e Dibrës dhe Lura ka qenë bajrak mbi to. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është Lura e dikurshme". Kështu e nis rrëfimin e tij, një ndër burrat më të vjetër të Lurës, 75-vjeçari, Mëhill Doçi, për të cilin në fshat thonë, "se i ka rrahur gjithë burrat e kësaj zone me një shkop hekuri që e mban gjithmonë me vete". 75-vjeçari, i cili është nga fisi bajrak i Doçëve, rrëfen për Reportazh, historinë e Lurës e të tijën personale, që nga koha kur ka qenë partizan, refuzimin për të hyrë në kooperativë, "masakrat" që ka bërë mbi njerëzit dhe ditët e pleqërisë që i kalon në vetmi. Në dorë mban një bastun hekuri, të cilin e ka prej 40 vjetësh. Qëndron i veçuar nga të tjerët, megjithëse të gjithë e resektojnë. Pjesën më të madhe të ditës ai e kalon pranë bustit të dëshmorit, Gjokë Doçi, të cilin e ka pasur djalë xhaxhai. Madje, siç tregon Mëhilli, e ka restauruar me lekët e pensionit të tij, ndërsa tani kujdeset për të.


    Mëhill Doçi

    Historia e Lurës
    Në kohën kur Serbia ishte në luftë me Shqipërinë, njëri nga drejtuesit e vendit ballkanik, Krajl Gega, ka tentuar të marrë 300 vajza në Lurë e t'i martojë me djemtë e ushtrisë së tij. Por, këtë nuk mundi ta arrijë, pasi tre mijë burra të Lurës u ndeshën në Fushë-Gjakovë, deri sa gjaku "shkoi në gju të demit". Sipas dëshmisë së 75- vjeçarit Doçi, kur në Serbi sundonte Krajl Gega, ky i fundit u kërkoi kërkoi burrave të Dibrës 300 vajza, në të kundërt, do ta digjte të gjithë krahinën. "Të zënë ngushtë, burrat e Dibrës thirrën për një takim burrat e bajrakut të Lurës, fisin Doçi. Këta të fundit iu premtuan dibranëve, se këtë punë e zgjidhnin vetë, nëse Dibra i ndihmonte me meshkuj. Pasi ranë dakord për këtë, doçët i dërguan fjalë Krajl Gegës, se Dibra do t'ja jepte vajzat, por me disa kushte: Që vendtakimi të bëhej në Fushë- Gjakovë, vajzat të ishin të mbuluara sipas zakonit (në të vërtetë nuk ishin mbuluar më parë) dhe secila prej tyre të kishte nga 9 shoqërues. Pas këtyre, Krajli serb ka pranuar dhe nga Lura është nisur karvani. Në vendin e takimit, kur dy palët janë përballur, nuset kanë ngritur mbulesat e fytyrës (në zonën e Dibrës quhet duvak) dhe 300 meshkujt e veshur si nuse dhe 2700 shoqëruesit e tyre kanë filluar betejën me serbët e Krajlit, deri sa gjaku ka shkuar deri në gju të demit". Kjo është historia e shkurtër që tregon Doçi, i cili sqaron, se nga ajo ditë, ka lindur edhe tradita e nisjes së vajzës për te dhëndërri me duvak në fytyrë. Për këtë ngjarje, sipas dëshmisë së 75- vjeçarit, u informua edhe Sulltan Mehmeti, i cili thirri për një takim në Stamboll doçët. Pasi u mori armët që kishin në brez sulltani iu tha: Iu çarmatosa trimat e Dibrës. Por, këta të fundit nxjerrin edhe nga një pistoletë që e kishin fshehur në çorape. Pas kësaj bajraktarët e doçajve i quajitën, Doç-Sulltani. "Dikur Lura ka pasur burra me zë, por nuk janë më. Këtu kanë mbetur vetëm morrat e horrat", thotë 75-vjeçari.

    Mëhilli i tmerrshëm
    "Me këtë bastun hekuri që ka në dorë, e ka rrahur gjithë Lurën". Kështu na tha njëri prej burrave në lokalin e fshatit. E tha me të qeshur, por ishte e vërtetë. Madje, Mëhill Doçi, jovetëm kishte rrahur me atë shkop hekuri që e mban prej 40 vjetësh, por edhe ka vrarë me të. "Kam qenë diktator (qesh). Nuk i kam rënë njeriu në qafë, por kush ma ka bërë borxh ia ka marrë hakun. Kam qenë partizan dhe pas çlirimit të vendit, unë nuk pravona të hyja në kooperativë. Më vonë më çuan të punoja në minierë, në Durrës. Punova disa kohë dhe një ditë, njëri nga kolegët e punës më vodhi një material që unë e kisha në ngarkim. Pasi shkëmbyem disa fjalë, ai më shau nga nëna. Nuk e durova dhe e godita me këtë shkop deri sa vdiq. Më dënuan tri vjet por bëra vetëm dy e gjysëm në Sarandë. Pasi u lirova u ktheva në Lurë, ku nuk ua hoqa dajakun. Jo se kisha ndonjë gjë me njerëzit, por sepse më kritikonin nëpër mbledhje". Kështu thotë Mëhilli, i cili tregon, se "nuk ka lënë mashkull që e ka sulmuar, pa ia lakuar shkopin e hekurit për kurriz". Ndërsa tani në moshë 75-vjeçare, Doçi jeton i vetmuar. E vetmuar është gati edhe Lura, pasi shumica e banorëve ka ikur. E respektojnë të gjithë, por ai preferon të qëndrojë vetëm, si në rrugë, ashtu edhe në lokalin e fshatit. Ndërsa e vetmja detyrë që ia ka ngarkuar vetës, është të kujdeset për bustin e Gjokë Doçit, ish-partizan i vrarë në luftë. E ka rikonstruktuar me lekët e pensionit të tij, e ka lyer e rrethuar me gardh. Ndërsa tani i qëndron pranë, ashtu siç kanë ndenjur me njëri-tjetrin nëpër çetat partizane.

    I verbër, po gati për të
    marrë nusen e tretë


    Ismail Cuku

    Në fshatin Lurë, aty ku ashtu si bukuria, as historinë nuk kanë fund, takuam një burrë që mezor shikonte. Eshtë 65-vjeç dhe quhet Ismail Cuku. “Që të kesh sukses me gratë, duhet t’ua mësosh sekretin. Unë i kam dy në shtëpi dhe jam gati të marr edhe të tretën”, kështu thotë ai dhe në të vërtetë ka dy gra e 4 fëmijë. Historia zë fill para 40 vjetëve, kur Cuku është martuar për herë të parë. Por, pas disa kohësh, ka mësuar se nusja e tij nuk lindte fëmijë. Dhe, nuk e ka ndarë, por ka marë një marrëveshje me të; që të merrte edhe një të dytë. Kjo ka ndodhur pas disa vitesh. Dhe, ka qenë vetë nusja e parë, e cila e ka ndihmuar bashkëshortin për të gjetur të dytën, 22 vjet më të re. “Me këtë kam 4 fëmijë. Por, të gjithë i thërrasin nënë nuses së parë. Ia kaloj shumë mirë me të dyja. Por, për këtë kla një sekret, t’ua bësh qejfin por pa e ditur për njëra- tjetrën. Sa herë e takoj njërën, i them në vesh se është më e bukura e të gjitha femrave të Lurës. Të njëjtën gjë ia them edhe tjetrës, por i porosis që të mos flasin me njëra-tjetrën”, tregon duke qeshur Cuku. “ Por, nuk do të vdes pa u martuar edhe një herë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema të Ngjashme

  1. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  2. "Një histori e deformuar nga serbët”
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  3. “Breaking News”, një histori për 10 mijë të përdhunuarat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 09:39
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •