Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Anijet greke derdhin naftë në Jon

    Anijet me flamuj grekë, që hyjnë e dalin nga Korfuzi, kanë derdhur prej tre ditësh tonelata vaji e nafte në Jon



    Vaj në sipërfaqe të detit nga Vlora në Qeparo. Kërkohet ndihma e italianëve për kapjen e anijeve greke

    Ardian Dauti

    VLORË- Anijet greke ndotin me naftë, vaj dhe mazut detin Jon, në kulmin e sezonit turistik. Gjendje alarmante është krijuar në jug të vendit, ku e kaltra e detit është kthyer në ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryejnë linjën e Korfuzit. Të parët që e kanë vënë re ndotjen e detit, duke filluar nga Gjiri i Vlorës e deri në Qeparo, kanë qenë peshkatarët
    e zonave të Himarës, Dhërmiut dhe Jalës, të cilët kanë alarmuar më pas policinë dhe distriktin detar të Vlorës. Pas sinjalizimit të ardhur nga peshkatarët, anijet e këtij distrikti kanë dalë në det, për të inspektuar gjendjen. Nuk bëhej fjalë për një alarm të rremë, por për një katastrofë të vërtetë ekologjike, në ditët që sezoni turistik në vendin tonë ka arritur kulmin. Duke filluar nga gjiri i Vlorës e deri në Qeparo, uji është tejet i ndotur e me vajra në sipërfaqe. Bregdeti i Jonit, i preferuar veçanërisht për detin e pastër, vazhdon të ndodhet prej tre ditësh nga disa anije greke, të cilat tashmë po kërkohen nga forcat tona detare.
    Ndotja e detit
    Vaji i lyrshëm në sipërfaqen e detit ka shqetësuar së tepërmi pushuesit shqiptarë, të cilët këtë vit kishin zgjedhur plazhet e Vlorës, Dhërmiut apo Himarës, për të kaluar ditët e pushimeve. Arben Agalliu, tiranasi që ka ardhur në Jalë për të kaluar pushimet verore shprehet për “Shekullin” se ndotjen e detit e ka vënë re që para dy ditësh. “Kur dola nga uji, në trup kisha një lëng si vaj që nuk rrëshqiste kollaj. Nuk i kushtova shumë rëndësi, por sot gjendja është bërë më alarmante”,-pohon Agalliu. Ai shton se dy fëmijët e tij kanë dalë nga uji gjithë vaj, gjatë ditës së djeshme, gjë që e shtyu atë të lajmëronte policinë. “Kemi lajmëruar policinë, por edhe sot plazhi i Jalës vazhdon të jetë gjithë vaj në sipërfaqe”,-shton Arben Agalliu.
    Anijet greke
    Shefi i shtabit të distriktit detar të Vlorës, Artur Meçollari pohon për “Shekullin” se ndotja e detit ka filluar katër ditë më parë. Sipas tij, deti është ndotur nga sasira të mëdha vajrash, nafte e mazuti, të hedhura nga anijet që lundrojnë me flamuj grekë. “Prej tre ditësh, ne po patrullojmë në ujërat tona detare dhe internacionale, për të identifikuar se cilat janë këto anije, që i kanë sjellë ndotje të madhe bregdetit tonë të virgjër”,-thotë Artur Meçollari. Sipas tij, ende nuk mund të thuhet me saktësi se cilat janë anijet që ndotin prej tre ditësh detin Jon, por sipas Meçollarit, anijet janë me flamuj grekë dhe hyjnë e dalin nga ishulli i Korfuzit. Derdhja e vajit dhe e naftës në detin Jon ka alarmuar gjatë ditës së djeshme edhe krerët më të lartë të Ministrisë së Rendit dhe të Mbrojtjes. Për të identifikuar dhe kapur anijet greke që gjatë tre ditëve po “shkatërrojnë” pushimet e mijëra njerëzve, e ç’është më e keqja po ndotin plazhet më të bukura e më të pastra në vendin tonë, është kërkuar ndihma e Guardia di Financës. Gjatë ditës së djeshme, drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes u kanë kërkuar ndihmë forcave të Guardia di Financës, të vendosura në ishullin e Sazanit, që së bashku me anijet e Distriktit Detar të Vlorës të ndalojnë anijet greke që të vazhdojnë të derdhin në pjesën shqiptare të detit Jon tonelata me vajra dhe naftë. Ende nuk dihet nëse anijet e Guardia di Financës kanë dalë në det, përkrah atyre të forcave detare shqiptare, për të ndaluar anijet greke që shkaktuar dëme të mëdha ekologjike në detin dhe bregdetin e Jonit.


    shekulli
    14/08/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shefi i shtabit, Artur Meçollari pohon se anijet greke kursejnë para, kur hedhin mbetjet e vajrave në det

    “Vajrat hidhen në det për arsye financiare”


    A.Dauti

    VLORË- Shefi i shtabit të Distriktit Detar të Vlorës, Artur Meçollari pohon për “Shekullin” se ende nuk dihet arsyeja e derdhjes së naftës dhe vajrave të detin Jon. “Nuk jam në gjendje të pohoj nëse këto mbeturina hidhen me qëllim, apo si rezultat i defekteve të ndryshme. Më shumë mundësi ka që ato të hidhen në ujërat tona territoriale për arsye financiare”,-shton Meçollari. Sipas tij, këto anije mbledhin në depot e tyre vajra dhe lubrifikantë të tjerë, që në porte të ndryshme i heqin ato me çisternë, kundrejt një pagese. “Ndoshta mund të jetë kjo, arsyeja e ndotjes së detit tonë. Për të kursyer ca para, ato anije i hedhin mbeturinat e karburanteve në detin tonë”. Shefi i shtabit pohon se është mjaft e vështirë që anijet e ishullit të Korfuzit të kapen në flagrancë. “Këto mbeturina mund të hidhen në formën e silureve, sipërfaqja e të cilave tretet me vonesë. Edhe vajrat dalin me vonesë në sipërfaqe”,-shton Meçollari. Ai shton se anijet e Distriktit Detar të Vlorës kanë filmuar dhe fotografuar gjithçka që ka ndodhur në detin Jon, gjatë tre ditëve që patrullojnë në det për të ndaluar anijet që hedhin vajra. “Nuk ka sesi një detar të kryejë një veprim kaq të ulët, të shkaktojë një dëm kaq të madh ekologjik në gjithë bregdetin e Jonit”,-thotë Meçollari, i cili pohon se edhe në ditët në vazhdim, deti Jon do të patrullohet nga anijet e Distriktit Detar të Vlorës, me qëllimin e vetëm, ndalimin e anijeve greke që ndotën detin Jon në kulmin e sezonit turistik.

    shekulli

    14/08/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Plazhi i Himarës, më i ndoturi


    A.Dauti

    HIMARË- Plazhi i Himarës rezulton më i ndoturi, pas katastrofës ekologjike të shkaktuar nga anijet greke. Duke filluar nga Bristani e deri në Porto-Palermo, i gjithë deti dhe bregu është i ndotur me mazut, i cili vihet re menjëherë. Sipas Shefit të Shtabit të Distriktit Detar të Vlorës, kjo është edhe zona më e ndotur, nga derdhja në det e vajrave, naftës dhe mazutit. Ndërkaq, në kapitenerinë e Portit të Vlorës mësojmë se nuk disponohen mjete të tilla detare, që të zbulojnë anijet që hedhin në det mbeturina vajrash. “Ne nuk kemi mjete të tilla. I identifikojmë mbeturinat, kur ato dalin në sipërfaqe”,-thotë për “Shekullin” oficeri Pano Xhori. Duket se kjo është edhe arsyeja që është kërkuar ndihma e italianëve të Guardia di Financës, për të identifikuar dhe kapur anijet që ndotin prej tre ditësh ujërat e detit Jon, duke filluar nga Gjiri i Vlorës e deri në Qeparo.


    shekulli
    14/08/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Çfarë idiotash, me qëllim e kanë bërë mu në kulmin e sezonit turistik. Flota detare shqiptare duhet të ushtroj kontroll të rreptë anijeve greke tani e tutje, dhe të arrestoj e mos të lejoj anije të dyshimta greke në ujërat tona.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    pse e derdhin naften ato.

    ata me mire tja hedhin vetes, pastaj nje shkrepse ndize dhe greket mish ne hell.

    ca do i bejme ne atyre pederastave te lashte, ne jemi shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga good devil : 14-08-2004 më 03:29
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    po te jene vertetuara me fakte keto qe thote gazeta nuk ke pse te mendohesh dy here por ate anijen greke mund ta hedhesh ne gjygj dhe te paguaje demin qe i ka shkaktuar ekologjise ne detin shqiptar, ka konventa nderkombetare per kete qellim .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dodon..

    nuk do te pelqehej protesta ndaj dhj-erjes se bregut tone nga wc-anijet greke nga ana e shokve jakup-qose-namik-nano ruc..

    ne tani kemi detyra tjera... te ruajme si qen kufiri mos ndoj "arab" hyn ne greqi..

    ndonse ne fakt..qendrat e terrorizmit boteror kane ne Athinen politike.. aleatin e vjeter..e te ri..

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Anijet greke ndotin Jonin shqiptar
    E Shtune, 14 Gusht 2004
    Hapesira detare nga nga Jala ne Dhermi, ne rajonin jugor, eshte ndotur dje nga lende djegese dhe mazut, qe dyshohen te jene hedhur ne det nga mjete lundruese helene qe depertojne ne ujerat shqiptare. Ministria e Mbrojtjes: "Tre anije tonat po ndalin qarkullimin e trageteve greke ne afersi te brigjeve". Ministri i Mjedisit mberrin ne Himare. Reagon nga Dhermiu, ekologu i njohur Xhemal Mato. Nga nafta, ndotet edhe kryeparlamentari Pellumbi

    VLORE/SARANDE - Ndotet hapesira detare e Jonit ne bregdetin jugor, duke perfshire siperfaqe te konsiderueshme ne rrethin e Vlores dhe ne vijen bregdetare deri ne Sarande. Burime te ndryshme ne vendngjarje i thane "Korrieri:"-t se ndotja e detit Jon eshte me e rende nga Jala deri edhe ne Dhermi. Nderkohe edhe vise te tjera jugore si ne Palase dhe deri ne Palermo e Himare, rezultojne nga mengjesi i djeshem te ndotura masivisht. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe ministria e Mbrojtjes e cila beri te ditur dje se "per shkak te informacioneve per ndotje te ujerave tona territoriale ne jug nga mbetje te ndryshme te lendeve djegese, jemi detyruar te instalojme tre anije tonat luftarake, per te mos lejuar asnje traget apo mjet tjeter te rende lundrimi helen qe te depertoje ne afersi te brigjeve tona ujore ndersa kryejne itineraret e tyre ne detin Jon".

    Ruka ne vendngjarje

    Per shkak te situates se rende te raportuar nga vendngjarja, ne Himare ka mberritur me urgjence dje padite, Ministri i Mjedisit Et'hem Ruka. Ai shoqerohet nga nje grup specialistesh si dhe perfaqesues te shoqatave mjedisore qe veprojne ne vendin tone. Per skandalin e ndotjes se plazhit, ministri i Mjedisit Et'hem Ruka ka reaguar ngduke deklaruar se ndotja ne zonen e Himares dhe Livas eshte evidente, nderkohe qe priten te dhena per ndotjen dhe ne Sarande.

    Saranda, pjeserisht e paster

    Hapesira detare joniane nga Kepi i Stillos deri ne afersi te Qeparoit, ne ujerat territoriale shqiptare, ndryshe nga Vlora, rezultonte e paster dhe e pandotur dje, nga mbeturina nafte. Shefi i policise kufitare te Sarandes, Asim Canaj tha dje se jane ndermarre operacione kontrolli pergjate gjithe vijes kufuitare detare. "Nga verifikimet tona deri pasdite, ne ujerat e kesaj vije detare dhe me konkretisht ne kepin e Stillos, ne Ksamil dhe ishujt e tij, ne plazhet: Pasqyrat, Gjirin e Sarandes, Kakome, Krorez, Bunec dhe Borsh nuk jane konstatuar ndotje te detit me origjine nga mbeturinat e naftes", theksoi nenkomisar Canaj. Por ai shtoi se "gjurme te nje ndotjeje te pjesshme jane konstatuar prane disa shkembinjve ne afersi te Gjirit te Baxhos dhe ne nje vend prane Ksamilit". Sipas tij, keto gjurme jane rezultat i hedhjes se ndonje mbeturine karboranti nga ndonje anije qe ka lundruar pergjate Kanalit te Korfuzit. Nga ana tjeter, dje, ne afersi te ishujve te Ksamilit, disa plazhiste kishin konstatuar disa njolla te vogla te mbeturinave te karburanteve me madhesi deri ne nje meter".

    "Ja pse u ndot deti"

    ne lidhje me situaten e renduar ne hapesiren detare gjate dites se djeshme, komandanti i kapitenerise se Vlores Anastas Goga i deklaroi mbreme "Korrieri"-t, se behet fjale per nje hapesire qe nga Jala dhe deri ne Dhermi, qe eshte ndotur nga keto mbeturina". Sipas Goges, "nje faktor per perhapjen e tyre ka qene era, ndersa kjo sasi ndotese ka gjetur fole neper shkembinj". Sipas komandantit te Kapitenerise, "nuk mund te behet asgje per ta izoluar kete derdhje". Megjithate Goga shton se "ajo do te zhduket me kalimin e diteve nga valezimi i detit".

    "Kjo ndotje, jo e demshme"

    Mesohet se per te mundesuar pastrimin e detit nga kjo ndotje, ne vendin tone nuk ka ende mjete te tilla qe pastrojne keto mbeturina nafte dhe mazutin. Goga thote se "mbeturinat e mazutit nuk jane te demshme per pushuesit por ato jane thjeshte nje bezdi". Nderkaq, sipas burimeve te korrespondentes sone nga vendi i ngjarjes, ne oret e vona te mbremjes se djeshme, e gjithe vija bregdetare nga Jala deri ne Dhermi, ka nje pasterti te dukshme por ne breg dhe ne vijen ranore, demi eshte i madh per shkak se ndotja ka bere te veten. E njejta gje shihet edhe ne mjediset shkembore ne brigjet e hapesires joniane.

    Mato: Ndotje e organizuar

    Ekologjisti i njohur Xhemal Mato ndodhej dje ne Jale per te pare nga afer ndotjen e atjeshme. Ne nje bisede me "Korrieri"-n, Mato deklaroi se "ketu shihet qarte se kemi te bejme me dicka te organizuar pasi eshte hedhur nje sasi e madhe lende ndotese e cila ka sjelle pasoja te konsiderueshme ne bregdetin jugor". Mato pohoi se hedhja e mazutit dhe lendeve te tjera djegese nga tragetet greke "nuk behet per here te pare", por shtoi se "kete here gjendja u pa te jete me e rende". Sipas tij, "nje gje e tille ndodh kur verehet se ne jug te vendit fluksi i pushuesve eshte teper i madh dhe per t'u admiruar". Mato pranoi se kjo ngjarje le shije te hidhur dhe me ndikim negative per turizmin shqiptar. Nga ana tjeter ai shtoi se "per floren dhe faunen, pasojat do te jene te mevonshme". Duke dashur te tregoje realisht ate 'ka kishte pare me syte e tij dje ne bregdetin jonian, ekologu i njohur Mato shtoi: "Mendoni, mbi 70 perqind e te rinjve qe jane future ne det kane dale jashte me pantallona te nxira dhe te pista per shkak te ndotjes se madhe".

    MOISIU NDODHET NE JALE

    Kryeparlamentari Pellumbi, ndotet ne Dhermi

    DHERMI - Nga ndotja e konsiderueshme e hapesires ujore joniane ndermjet Vlores dhe Sarandes nuk ka shpetuar as kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi. Se bashkum me familjen e tij, ai ndodhet ne Dhermi ku eshte duke kaluar pushimet verore. Por sipas te dhenave, dje ai ka qene ne breg te detit dhe eshte perballur edhe vete me ujin e ndotur nga mbetjet e lendeve djegese qe kishin depertuar deri afer bregut, per shkak te hedhjes nga anije te huaja qe ne oret e para te mengjesit.

    korrieri
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Ruka: Ndotja e detit, skandaloze



    “Situata në 20-30 km vijë bregdetare është alarmante, vështirë të pastrohet”

    Anila Rama

    TIRANE - Pas alarmit të dhënë dy ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes për ndotjen e detit Jon dhe të vijës bregdetare të Rivierës shqiptare, një ekip i posaçëm ka inspektuar dje të gjithë zonën e ndotur. Ministri i Mjedisit Ethem Ruka tha dje për gazetën “Shekulli” se ajo që kishte ndodhur ishte skandaloze. Ai tha se nuk mund të konfirmonte nëse kjo ndotje ishte e qëllimshme, por ka vërejtur se vendet komunitare i dinë mirë rregullat ndërkombëtare mjedisore, të cilat i kanë nënshkruar. Sipas tij, përpara se të kërkojnë nga të tjerët përmbushjen e standardeve, duhet t’i respektojnë vetë ato.
    Z. Ruka, si është gjendja sot (dje) në bregdetin jonian? A është i lartë niveli i ndotjeve që ka sjellë deti në breg?
    Unë jam në plazhin e Jalës dhe gjatë gjithë ditës kam inspektuar nga afër vijën bregdetare ku ishin vërejtur prurje ndotjesh nga deti. Së bashku me zv/kryeministrin Namik Dokle ne ishim pjesë e ekipit të posaçëm me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit të Hidrokarbureve, i cili ka ndjekur në vend atë që kishte ndodhur. Kemi komunikuar edhe me autoritetet detare dhe portuale të Vlorës për të marrë më shumë informacion rreth kësaj ngjarjeje. Por kemi kontaktuar edhe me shumë pushues në Dhërmi, Jalë, Himarë të cilët kanë pohuar shqetësimet që kanë pasur gjatë ditëve të fundit si pasojë e ndotjeve që ka sjellë deti. Ndotjet kanë qenë në formën e mazutit, pra të mbetjeve nga djegia e naftës dhe janë ngjitur nëpër guralecë në të gjithë bregun ku është shtrirë prurja nga dallgët e detit. Nga ekipi janë marrë kampione nga guralecët dhe rëra në breg, për të analizuar se çfarë materiali është. Nuk është në përmasat e një katastrofe ekologjike që vjen si pasojë e derdhjes së boteve me naftë, gjë që do të ishte e papërballueshme, por gjithsesi situata e krijuar është alarmante edhe për faktin se 20-30 kilometër vijë bregdetare ku është vërejtur ndotja, është vështirë të pastrohet.
    A vazhdon deti të jetë i ndotur edhe sot (dje)?
    Jo absolutisht. Deti sot (dje) është i pastër dhe nuk ka pasur më ndotje si ato të dy ditëve më parë. Por shqetësim ngelet për pushuesit ndotja e bregut, pasi mazuti u është ngjitur në trup dhe në rroba. Është e vështirë që të pastrohen dhe të mblidhen të gjithë gurët me këto mbetje, gjë që ne provuam ta bënim me pushuesit këtu në Jalë. Tashmë anijet tona kanë dalë në det dhe po kontrollojnë zonën nga ka ardhur ndotja për të parë nëse ky rast do të përsëritet. Sipas informacioneve që ne kemi, kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi janë vërejtur edhe më parë prurje ndotjesh, por jo në këto përmasa. Problemi qëndron edhe në faktin se anije të huaja kalojnë shumë afër ujërave tona territoriale dhe në këtë rast ndonjë nga ato kanë shfrytëzuar rastin duke derdhur në det mbetjet nga nafta e djegur për të shmangur shpenzimet financiare për përpunimin e tyre të mëtejshëm.
    Nga ajo që keni parë a mund të na thoni nëse ky veprim është bërë i qëllimshëm dhe çfarë rruge do të ndjekë qeveria shqiptare në rast se do të identifikohet anija që ka shkaktuar këtë problem ekologjik?
    Unë nuk jam personi kompetent për të pohuar se derdhja e mbetjeve të naftës është bërë e qëllimshme. Por ajo që ka ndodhur, është skandaloze, është dhunim i një vlere të paçmuar natyrore. Është njësoj si t’i dhunosh një vendi gjënë më të shtrenjtë që ka, sidomos në kulmin e sezonit turistik kjo bëhet edhe më e ndjeshme. Do të thoja se vendet komunitare i njohin mirë konventat mjedisore dhe detare, të cilat janë të detyruara t’i respektojnë edhe për ato vende që nuk janë komunitare. Para se të kërkosh nga të tjerët arritjen e standardeve, duhet që t’i respektosh vetë ato.
    Pas kësaj që ndodhi, e shihni të nevojshme ngritjen e një strukture të posaçme që duhet të kontrollojë dhe monitorojë ujërat tona detare, përveç rojeve bregdetare?
    Sigurisht që Shqipëria duhet të marrë masa për mbrojtjen dhe monitorimin e detit. Sot (dje), unë kam parë anijet luftarake që kanë dalë nga Porto Palermo dhe kanë kontrolluar detin.
    Së fundmi kanë filluar studime të ndryshme për gjendjen në gjiret e mëdhenj detarë dhe për çështje të tjera nënujore. Por duhet angazhim më i madh. Ne kemi kërkuar që së shpejti në Durrës të ngrihet një qendër studimore për detin.


    Intervistoi: Anila Rama

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Shumë dinakë këta grekët, më duket se e bëjnë që pengojnë zhvillimin e zonës së Bregut që ta lënë të varfër e të braktisur.

    Unë mendoj se shteti shqiptar duhet t'i hedhë në gjyq kompanitë pronare të anijeve përgjegjëse dhe t'u kërkojë dëmshpërblim për këtë dëm të madh në radhë të parë ekologjik por edhe turistik. Le ta bëjmë çështje në organizmat europianë, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj gjërave të tilla.
    Para dy vjetësh Franca arrestoi kapitenin dhe detyroi kompaninë e një anije që derdhte naftë pranë brigjeve të saj të paguante dëmshpërblim për dëmin e bërë.

    Më duket së në Shqipëri po e marrin shumë lehtë këtë punë, por pasojat e një ndotje të tillë zgjasin disa vjet, akoma këtu në Francë pastrojnë plazhet e ndotura para disa vjetësh.

  11. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    HIMARE

    Nuk është mirë kështu. Edhe sot deri në mesditë deti nxorri në breg copëza nafte të zeza…", këto janë fjalët e shumë pushuesve në plazhet e zonës së Himarës, të cilët edhe pse jo të trembur, e kanë një mllef. "Të paktën të mblidhnin këto që kanë dalë në breg. Të vjen keq, duket sikur plazhet janë si mall pa zot…". Pushuesit të mbledhur në disa plazhe të vogla të Himarës, filluar që nga gjiri i Llamanit, për shkak se gjatë ditës së djeshme deti ka patur dallgë të mëdha, thonë se gjatë paradites, si zakonisht që nga e mërkura, deti ka nxjerrë në breg sërish njolla dhe copa të ngurtësuara nafte. Vetëm pasi era ka ndërruar drejtim aty nga dreka, njollat ndotëse janë larguar.

    Ngjarja e hidhur
    Që nga alarmi i krijuar, pasi u mësua për ndotjen në bregdetin e Jonit nga një anije greke, që kishte derdhur mbeturina nafte, kanë kaluar 48 orë. Por përgjatë kësaj kohe, askush nuk është munduar që të ndërmarrë ndonjë veprim. As pushteti vendor, filluar që nga Bashkia e Himarës, as ndonjë ministri në Tiranë. I vetmi që dha një ide për shmangjen e ndotjes, ishte ministri i Mjedisit Ethem Ruka, i cili pasi njohu nga afër situatën, tha se do të ishte mirë që vetë pushuesit t'i kushtonin pak minuta pastrimit të plazheve ku ata pushojnë. Më tej askush nuk e vuri më ujin në zjarr. Të gjithë u ndien të lehtësuar pas parashikimeve hipotetike, se pas 24 orësh, apo pak më tepër, vetë deti do të depozitonte gjithë sasinë e ndotjes në brigje, duke i dhënë fund gjithë historisë.

    Zhgënjimi
    Plazhistët e zonës së Himarës thonë se i kanë vënë re njollat e naftës në det dhe pjesë të ngurtësuara të tyre paraditen e së mërkurës. Duke mos e kuptuar se ç'kishte ndodhur, ata kishin vazhduar plazhin pa u kujdesur. Por pasi kishin bërë banjo në ujë, pothuaj të gjithë kishin dalë në breg me këmbët e pjesë të tjera të trupit të ndotura nga njolla nafte. Natyrisht që secili paskësaj kishte bërë një zgjedhje, por plazhistët thonë se nuk kanë dijeni për ndonjë që të ketë braktisur pushimet për shkak të ndotjes, ashtu siç pohojnë se askush nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore për të njëjtin shkak. Gjithsesi duke filluar që nga e mërkura, diçka ka ndryshuar në stereotipin e pushuesve. Dhe pothuaj të gjithë njerëzit e kontaktuar nga Gazeta e shprehnin një shetësim të përbashkët: "Më mirë do të ishte sikur dikush, sadopak, të kishte bërë diçka konkrete. Ky vend të jep përshtypjen sikur nuk ka zot. Sikur dy kompani me ushtarë të kishin shpërndarë në plazhe, të paktën sa për të prishur imazhin e keq", thonë pushues të ndryshëm.


    Komandanti i Kapitenerisë: Bregdeti ka nisur të pastrohet

    Bregdeti përgjatë Jonit, nga Palasa deri në Qeparo, ka nisur të pastrohet nga mbeturinat e mazutit". Kështu është shprehur për Gazetën Komandanti i Kapitenerisë së Vlorës Anastas Goga. Sipas tij sasia e lëndës ndotëse me përbërje nafte vihet re shumë pak në ujërat tona dhe shkak për këtë janë bërë dallgët e fuqishme, që kanë nisur që prej mëngjesit të djeshëm. "Vetëm dallgët dhe era po bëjnë të mundur pastrimin e gjithë kësaj sipërfaqeje të ndotur, ndërsa ne nuk kemi çfarë të bëjmë, pasi s'kemi mjete të përshtatshme për pastrim", thotë komandanti Goga. Megjithatë ai shton se gjendja nuk duhet të bëhet alarmante.


    Vazhdon kërkimi i anijeve luftarake për tragetin fajtor

    Megjithëse deti ka ngritur dallgë, tre nga anijet tona vazhdojnë të patrullojnë gjatë gjithë kohës përgjatë linjës ku kalojnë tragete të mëdha udhëtarësh të linjave nga Korfuzi për në Itali", pohoi gjatë ditës së djeshme për Gazetën Faik Xhaferraj, Shefi i Shtabit të Flotës Detare. Gjithsesi, sipas tij, ende nuk kishte ndonjë informacion se cili mjet lundrues kishte ndërmarrë një veprim të tillë të dënueshëm. Sipas sinjalizimeve, sasia e lëmdës ndotëse është lëshuar rreth 4 ditë më parë në zonën e ujërave tona territoriale, pranë gadishullit të Karaburunit. Duke qenë se rrymat detare kanë drejtimin për në jug, sipërfaqja e ndotur ka prekur plazhet, që nga Palasa deri në Qeparo.


    NDOTJA
    Një anije e paidentifikuar shkarkon në drejtim të Gadishullit të Karaburunit mbeturina nafte. Ndotja mbërrin në plazhet e Palasës deri në Himarë e Qeparo paraditen e të mër-kurës. Plazhistët vënë re se janë ndotur pas daljes nga uji

    ALARMI
    Mediat japin lajmin sipas të cilit plazhet në Himarë ishin ndotur nga një lëndë me përbërje nafte. Ministri i mjedisit inspekton terrenin dhe konfirmon. Edhe pse pranohet se disa ministri do të kontribuojnë, nuk merret asnjë masë konkrete

    KONTROLLI
    Komandantë të lartë të Flotës Detare pohojnë se tre anije luftarake janë duke patrulluar me qëllim identifikimin e anijes që ndot ujërat tona territoriale. Por nga vëzhgimet ende nuk është përcaktuar ndonjë mjet lundrues fajtor

    DEMTIMET
    Edhe pse u hipotezua se pas 24 orësh sasia e lëndës ndotëse do të dilte e gjitha në breg, nuk ndodhi kështu. Sipas sinjalizimeve të djeshme, në bregdetin e Himarës përsëri është depozituar naftë gjatë orëve të paradites.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Agjensia Rajonale e Mjedisit në Vlorë deklaron se ndotja ka ndodhur nga data 9 deri më 11 gusht

    Ndotja , nga agjensi të huaja turistike

    “Derdhje me porosi e naftës nga agjensi të huaja turizmi ose aksident i cisternave”

    Florian Papadhimitri

    TIRANE - Derdhja e lëndëve hidrokarbure përgjatë bregdetit të Jonit, që ndodhi gjatë javës së kaluar, mund të ketë qenë e qëllimshme dhe e organizuar. Në një deklaratë të ditës së djeshme, një prej inspektorëve të Agjensisë Rajonale të Mjedisit të Vlorës, është shprehur se derdhja e hidrokarbureve ka dy shpjegime, ku sipas tij nuk përjashtohet mundësia e porositjes nga agjenci të huaja turistike, me qëllim ndotjen dhe frenimin e turizmit vendas. Hektor Harizaj i cili aktualisht mban postin e inspektorit të mjedisit në ARM-në e rrethit të Vlorës, është shprehur dje se sipas tij ngjarja ka vetëm dy shpjegime, ku njëri prej tyre ndahet në dy variante. Kështu sipas Harizajt, varianti i parë është se shkarkimet mund të jenë nga trafikimi klandestin i motoskafeve greke apo me urdhër të agjencive të huaja të turizmit. Ndërsa si variant të dytë, Harizaj jep ndodhjen e një aksidenti të paidentifikuar detar nga naftëmbajtëset që mund të kenë kaluar përgjatë Adriatikut e Jonit. Inspektori i ARM-së së Vlorës, në një shpjegim të bërë në rrugë elektronike, tregon se ndotja mund të jetë shkarkuar dhe nga trafiku klandestin i motoskafeve greke, të cilët sipas tij shkarkojnë vajra dhe hidrokarbure në ujëra territoriale, fakt i cili shpjegon dhe rastet e mëparshme që janë përmendur nga ambientalistët. Kështu në një deklaratë të disa ditëve më parë për “Shekulli”, ambientalisti Xhemal Mato ka shpjeguar se raste të ngjashme ka pasur dhe më parë, por se këto nuk kanë qenë në përmasat e katastrofës së javës së shkuar. Ndotja sipas Matos bëhet pasi në detet Jon e Adriatik, dhe në kanalin e Otrantos, erërat fryjnë me drejtimin nga perëndimi në lindje dhe kjo bën që sasitë e hidrokarbureve të hedhura në det, të lundrojnë drejt brigjeve shqiptare.

    Situata
    Aktualisht sipas Hektor Harizajt kanë ngelur vetëm disa gjurmë të ndotjes që u bë në datat 9 deri më 11 gusht në zonat ndërmjet gjirit të Grames në Karaburun e deri në afërsi të bregdetit të Himarës. Inspektori i zonës së Vlorës është shprehur se fenomeni po identifikohet nga organet përkatëse. “Ministria e Mjedisit, Agjensia Rajonale e Mjedisit Vlorë, por edhe shumë institucione të tjera qeveritare dhe jo qeveritare, duke përfshirë edhe mediat, janë duke identifikuar dhe ndjekur hap pas hapi fenomenin e shfaqur të njollave të errëta të hidrokarbureve në ujërat e Jonit” ka thënë Harizaj. Përfaqësuesi i Agjensisë Rajonale të Mjedisit është shprehur se kanë ngelur pak gjurmë nga ndotja, por ka shtuar se ka vështirësi për të konstatuar dhe bërë analizat përkatëse me qëllim dhënien e rezultateve të sakta. “Tashmë kjo dukuri pothuaj është zhdukur, pak gjurmë fare të lehta kanë ngelur në këtë zonë” ka deklaruar Harizaj, duke shtuar se “pa frymë justifimi, do të shtoja se natyrisht këtu vështirësitë konstatuese-diagnostikuese janë të mëdha për shumë arsye objektive të kushtëzuara me terrenin e mungesën e logjistikës bashkëkohore”.


    Variantet
    1-Shkarkime abuzive të derdhjeve të mbetjeve lundruese të vajrave dhe hidrokarbureve me origjinë nga afërsitë e Ishullit të Korfuzit; (dhe këtu kjo pistë ndahet në dy dyshime):

    a-Trafikim klandestin i tyre nga motoskafe greke që derdhin këto mbetje vajore (sludge), në ujërat neutrale
    b- Derdhje “me porosi” nga agjenci të huaja turizmi, për të dëmtuar turizmin shqiptar, i cili po përparon ngadalë dhe me shumë vështirësi në rrugën e konkurrencës mesdhetare.

    2-Aksident i paidentifikuar detar (Oil Spill) i cisternave të naftës që tragetojnë nga Lindja e Mesme drejt shteteve që lagen nga Adriatiku verior. Këtu duhet të kemi të qartë se vetëm një fuçi nafte e derdhur në det të hapur, mund të përhapet në një sipërfaqe prej disa milje detare, e ndihmuar nga dallgë dhe era që fryn drejt lindjes të cilat i përcjellin këto lënde drejt brigjeve tona.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Marte, 17 Gusht 2004


    "NDOTJA, AKT TERRORIST NDAJ SHQIPERISE"

    Ka rreth nje vit ne Shqiperi qe po vertetohet dita-dites se reagimi qytetar nuk mungon aspak per probleme qe shqetesojne shoqerine shqiptare. Nje proteste masive u zhvillua dje para ambasades greke nga te rinj dhe qytetare te tjere te cilet shprehen indinjaten e tyre per derdhjen e nje sasie nafte ne detin Jon, nga anijet greke. Keshilli Rinor Shqiptar ne protesten qe u zhvillua para ambasades greke ne Tirane e ka cilesuar ndotjen e bregdetit jonian si akt terrorist ambiental. "Organizatat rinore zhvillojne kete proteste ne mes te rruges per t'i bere nje akuze, nje apel, nje thirrje shtetit shqiptar dhe grek per kete skandal", u shprehen drejtues te KRSH-se. Ndotja u konstatua kater dite me pare nga anijet ushtarake shqiptare, te cilat identifikuan nje sasi mazuti, e cila eshte depozituar ne disa zona te bregdetit shqiptar. Per kete problem prokuroria e rrethit te Vlores ka nisur hetimet, ndersa ne media zhurma me e madhe eshte bee ne aspektin e veprimit te qellimshem te ketij veprimi nga anijet greke ne dem te turizmit shqiptar, i cili vitet e fundit eshte bere nje konkurrent i atij helen.

    Protestuesit para ambasades greke leshuan ne toke peshq te ngordhur, te cilet i sperkaten me pas me naften qe e kishin marre me vete me fuci. "Lajmi i bere publik nga media shqiptare per ndotjen e Rivieres Shqiptare nga hedhja e hidrokarbureve ne det prej anijeve greke ka acaruar si asnjehere tjeter jo vetem shendetin e turisteve qe pushojne ne Jug, por edhe dinjitetin kombetar te shqiptareve", thuhet ne nje njoftim per shtyp te KRSH-se. Sipas ketij njoftimi, derdhja e hidrokarbureve ne detin Jon nga anijet greke konsiderohet nga Keshilli Rinor, Parlamenti Rinor dhe Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote - ASAN si nje akt terrorist ndaj ambientit me pasoja shkaterruese afatgjata. "Kjo bombe ekologjike eshte hedhur ne pikun e sezonit turistik duke detyruar shume turiste te nderpresin pushimet dhe nga ana tjeter shume biznese lokale te regjistrojne humbje ne fitimet e perllogaritura per kete vit. Emigrantet shqiptare qe u kthyen nga Greqia pas nje sezoni te lodhshem plot sakrifica dhe gjak per ndertimin e stadiumeve olimpike edhe kete vit mund t'i konsiderojne te sabotuara pushimet e tyre nga afendikonjte e anijeve terroriste qe ndoten bregdetin shqiptar te Jugut", thuhet ne njoftimin e Keshillit Rinor Shqiptar. Me tej, vleresohet se ne kohen kur strukturat e shteti shqiptar jane angazhuar seriozisht ne sigurimin e kufijve me Greqine nga kercenimi terrorist, anijet greke na kapin teresisht ne befasi dhe leshojne bomben e tyre ekologjike me pasoja po aq shkaterruese sa cdo sulm terrorist ne bote. Keshilli Rinor, Parlamenti Rinor dhe Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote kerkuan para ambasades greke qe qeveria e vendit fqinj te gjeje pergjegjesit e kesaj katastrofe dhe te vere autoret perballe ligjit per aktin kriminal te kryer prej tyre. "Qeveria Greke te demshperbleje demin ambiental si dhe fitimin e munguar te biznesit lokal te turizmit ne jug te Shqiperise", paralajmeron KRSH-ja.

    Situata

    Anijet e distriktit detar kane dale ne det duke inspektuar gjithe zonen per te pare shkallen e ndotjes nga nafta dhe mazuti. Situata eshte bere alarmante, duke menduar se kjo zone bregdetare ka qene nga me te pastrat ne vendin tone. Ndonese ekspertet nuk kane dale ne konkluzione te sakta lidhur me anijet qe kane shkaktuar kete katastrofe ekologjike ne ujerat joniane, burime nga distrikti detar thone se ne kete zone jane pare te levizin anije me flamuj greke. Per te identifikuar dhe kapur anijet greke qe gjate tre diteve ndosin ujerat tona, eshte kerkuar ndihma e Guardia di Finances. Drejtuesit e Ministrise se Mbrojtjes u kane kerkuar ndihme forcave te Guardia di Finances, te vendosura ne ishullin e Sazanit, qe se bashku me anijet e Distriktit Detar te Vlores te ndalojne anijet greke qe te vazhdojne te derdhin ne pjesen shqiptare te detit Jon tonelata me vajra dhe nafte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Cila gazete quhet kjo teme ?
    Se shumica e posteve ktu qenkan kopjimet te artikujve gazetareske...fundja , me e thjesht lol
    ...

  15. #15
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    quhet gazeta "zeri i T.ra.pit"...fundja , me e thjesht lol
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  16. #16
    that`s my way Maska e condor
    Anëtarësuar
    12-08-2004
    Vendndodhja
    let me think ....
    Postime
    10
    ketu ne greqi te pakten nuk eshte njoftuar ndo nje lajm i ketille asnje lajm qe te kete lidhie me detin jon apo me shqiperine.
    ALONE IN THE FIELD OF BATTLE
    BLINDED BY RAGE
    SURROUNDED BY ENEMIES
    FEARLESS IN FRONT OF DEATH
    "The Hunter"

    With each kill, I grow wiser, and with added wisdom, I grow stronger.
    "Khelben "Blackstaff" Arunsun, Chosen Of Mystra"

  17. #17
    Dynamic Maska e good devil
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    hey condor, FF7 - sephiroth ? ur pic
    Forumi është tepër i ngarkuar në këtë moment. Ju lutemi na vizitoni më vonë.

  18. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Berisha:

    Ndotja në bregdetin e Jonit nuk ka qenë aksidentale

    Tiranë, 16 gusht (MIA) - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot lidhur me ndotjen e bregdetit të Jonit nga derdhja e lëndëve hidrokarbure.

    Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi se "nuk mund të komentojë se kush është autor i saj". sipas tij, "ndotja nuk ka qënë aksidentale, por një proces i filluar që më 15 korrik".

    Për këtë ngjarje Berisha ngarkoi me përgjegjësi edhe Rojen bregdetare dhe Flotën detare, të cilat, tha ai "i kanë të gjitha mjetet për të identifikuar qysh në fillim fenomenet".
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #19
    that`s my way Maska e condor
    Anëtarësuar
    12-08-2004
    Vendndodhja
    let me think ....
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga good devil
    hey condor, FF7 - sephiroth ? ur pic

    hehe yep )
    ALONE IN THE FIELD OF BATTLE
    BLINDED BY RAGE
    SURROUNDED BY ENEMIES
    FEARLESS IN FRONT OF DEATH
    "The Hunter"

    With each kill, I grow wiser, and with added wisdom, I grow stronger.
    "Khelben "Blackstaff" Arunsun, Chosen Of Mystra"

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ministria e Rregullimit të Territorit e Turizmit: Ndotja e Jonit ishte aksidentale

    Lajmi i ores 1:45 PM


    TIRANE (19 gusht) - Zëvëndësministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Artan Lame, deklaroi në një konferencë për shtyp në Tiranë, se "ndotja në bregdetin Jon nuk ishte e qëllimshme, por një ndotje aksidentale". Zv/ministri Lame u shpreh se "sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit, dy ditë më parë se të ndotej pjesa shqiptare, ndotja e ambientit është ndjerë edhe në ujrat e Korfuzit, në Greqi". Sipas Lames, prej disa ditësh, një grup ekspertesh gjenden në bregdetin jugor të vendit për të inspektuar nga afër ndotjen e shkaktuar një javë më parë ne detin Jon. Gjithashtu, Zv-ministri Lame sqaroi se nga të dhënat nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shëndetësisë tregojnë se "situata në bregdet, aktualisht është përmirësuar ndjeshëm dhe në qendrat shëndetësore rajonale nuk ka raste të të infektuarve nga kjo ndotje". Ndërsa Miriana Huka, përfaqësuese e Shoqatës së Hotelierëve, tha se "megjithëse nuk ka patur një rënie të numrit të turistëve, ndotja e një jave më parë në bregdetin jonian pati koston e vet morale dhe ekonomike për operatorët turistike, si dhe njësitë akomoduese". Zona bregdetare që nga Palasa deri në Himare u ndot të Premten e kaluar (13 Gusht) nga karburante të ndryshme të derdhura nga anije tregtare apo tragete të një tonazhi 20-30 mijë ton, ende të paidentifikuara. ro/ro(BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Anijet ilire, histori 2200-vjeçare në Bosnje
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-02-2012, 09:27
  2. Anijet e luftës nën ujë rrezik potencial berthamor
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2008, 09:26
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59
  5. Historia e lundrimit që nga kohët e lashta
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2003, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •