Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 77 prej 77

Tema: Bojken Lako

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2006
    Postime
    66
    ejjjjjjjj se late nam. po ziheni kot. te themi ate qe eshte. Bojkeni ka ze te mire, po s'eshte kush e di se cfare. se kuptoj ci jepni kaq rendesi. eshte nje kengetar dhe kaq

  2. #62
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    S'ka kengetar me te mire,te pakten per mua.Zeri i tij me rreqeth,pastaj tekstet...perhere duke kerkuar spirituozen edhe ne hapesirat vakuum te mosqenies..
    ArsGothicė

  3. #63
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    njerz,a mundni me ma gjet tekstin e konges "shtepia e semure"

  4. #64
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Po shijoj lirinė

    Albumi i ri, bashkėpunimet, koncertet, tregu muzikor. Bojken Lako na njeh dhe me njė ditė tė tijėn, me njerėzit qė ai do t'i ketė pranė

    60 minuta me Bojken Lakon:

    Ėshtė njė ndėr ata persona, pamja e tė cilėve nuk lė shteg pėr tė thėnė mė shumė nga ē'duket. Jashtė skenės, po. Jashtė saj, kėngėtari rebel i rock-ut ėshtė i thjeshtė, i ēlirėt, i drejtpėrdrejtė dhe nė pak minuta tė duket sikur e njeh prej kohėsh.

    Nė kėtė intervistė pėr "Shekulli"-n nuk ndalet vetėm tek albumi i ri, bashkėpunimet, koncertet, tregu muzikor. Njė orė me Bojken Lakon na njeh me njė ditė tė tijėn, me njerėzit qė ai do t'i ketė pranė.

    Bojken, u bė njė muaji qė ke hedhur nė qarkullim albumin e ri, "Rrugė". Si po shkon shitja?

    Nuk kam njė pėrgjigje tė saktė pėr kėtė pyetje, pasi albumi ka vetėm pak kohė qė ėshtė publikuar. Nga reagimet e njerėzve kam kuptuar se kėnga "Rrugė", ajo "Nuk ka humbur parajsa" dhe "Jeto sot kėtė ditė", tė cilat janė bėrė edhe video, janė pėlqyer shumė.

    A ėshtė njė album rock, apo pėrfshihen edhe alternativa tė tjera?

    Unė nuk jam fanatik i muzikės rock dhe nuk krijoj vetėm kėtė lloj muzike. Nė kėtė pėrmbledhje ka njė pėrzierje tė shumė rrymave.

    Ka rock tė pastėr, tė cilin e luaj me grupin tim (The fish) nė koncerte live, por edhe kėngė tė regjistruara qė tregojnė tendenca drejt elektronikes, dance-it, motiveve popullore. Artisti ėshtė gjithmonė nė proces kėrkimi, tė sė resė, tė rrymave ndryshe, pavarėsisht se nė ēdo krijim muzikor ndihet vula e autorit.

    Duket sikur ke njė lloj tėrheqjeje tė veēantė nga muzika tradicionale?

    Mendoj se sa mė tepėr tė mbėshtetesh nė tabanin muzikor tė vendit tėnd, aq mė origjinal je. Nė kėto momente kam njė bashkėpunim shumė tė mirė me grupin italian "Banda Adriatica", me tė cilėt eksperimentoj nė kombinimin e rockut me folklorin. Kėnga "Bullet" mund tė shėrbejė si njė shembull, i cili e dėshmon mė sė miri kėtė gjė.

    Pėrveē grupit "The fish" dhe "Banda Adriatica", ke disa bashkėpunime me kėngėtare tė reja. Si do t'i cilėsoje ato duete?

    Ka ca vite, qė kur punoja pėr "Top Fest"-in, qė kam filluar tė kompozoj pėr tė tjerėt. Kam pasur kėnaqėsi vitet e fundit tė zbuloj talente tė reja.

    Disa nga duetet qė pėlqej mė shumė i kam futur edhe nė kėtė album. Njėri prej tyre ėshtė me Ajkunėn dhe tjetri me Borėn. Kam tri kėngė, tė cilat i kam riorganizuar dhe riorkestruar me Ajkunėn, "Rrugė", "Asgjė e largėt" dhe "Merre lehtė".

    Ėshtė njė kėngėtare, tė cilėn e vlerėsoj shumė pėr sa i pėrket vokalit dhe personalitetit tė saj dhe mendoj se do tė arrijė tė bėhet dikush nė muzikė.

    Nė njė terren ku kėngėtarėt fshihen pas play back-ut, me grupet e rock-ut ndodh ndryshe. Pėrse e kanė mė tė lehtė tė japin koncerte live?

    Nė Shqipėri duhet tė zhvillohet shumė fusha e muzikės dhe koncerteve, nė mėnyrė qė kėngėtarėt tė luajnė live. Grupet e rock-ut e kanė mė tė lehtė, pasi janė mė kompaktė dhe artistėt punojnė mė shumė pėr ta mbajtur tė bashkuar grupin. Ėshtė edhe mė e kushtueshme pėr kėngėtarėt qė tė bėjnė njė grup qė nuk i pėrket rock-ut.

    Cili ka qenė koncerti qė nuk mund ta harrosh?

    Vjet nė gusht kam qenė nė Itali me "Banda Adriatica" dhe kemi dhėnė koncert nė 22 komuna tė Leēes. Ishte njė festival shumė i madh, i organizuar shumė mirė dhe kishte 20 mijė vetė. Jam ndjerė me tė vėrtetė mirė ato ditė.

    A ke nostalgji pėr muzikėn e viteve '90 nė Shqipėri, vit nė tė cilin krijove grupin tėnd?

    Ngaqė ėshtė shtuar shumė prodhimi muzikor nė Shqipėri, 80% e materialeve janė komerciale, por 20% tjetėr sa vjen e po zhvillohet mė shumė. Ajo e viteve '90 ishte pikėnisja e lindjes sė rrymave muzikore ndryshe, kurse tani muzika e vėrtetė sa vjen e zhvillohet.

    Cilėt emra tė muzikės botėrore ndjeje afėr atėherė?

    "U2" janė ata qė ende vazhdojnė tė bėjnė muzikė shumė tė mirė. Por unė jam rritur me "The doors", Michael Jackson, "Beatles", David Boy, Duran Duran. Ajo qė unė pėlqej dhe pėrzgjedh nuk u pėrket vetėm disa viteve. Muzika moderne dhe e realizuar mirė ndėr vite ėshtė ajo qė mė udhėheq edhe tani.

    Pėrmende emra qė i pėrkasin njė kohė kur muzika, ajo rock po ashtu, nuk ishte vetėm muzikė, po edhe mėnyrė jetese. Po tani?

    Nuk besoj se nė ditėt e sotme rock-u shikohet si njė mėnyrė jetese. Ata qė e pėlqejnė kėtė lloj muzike thjesht i bashkojnė disa ndjesi tė njėjta. Nė vitet '70, me kėtė muzikė konceptoheshin revoltat ndaj politikave tė ndryshme shoqėrore.

    Festivalet e mėdha tė atyre viteve ishin mė tepėr protesta tė rinisė pėr tė ndryshuar politikat, pėr tė ndaluar luftėn. Atėherė mund tė cilėsohej si mėnyrė jetese. E shoh tek vetja ime, unė nuk jetoj me sloganet: "Sex, drogė, rock&roll".

    Pse, si ėshtė njė ditė e Bojkenit sot?

    Pėr momentin po shijoj njė lloj lirie artistike, pasi nuk jam i angazhuar nėpėr punė fikse, nėpėr institucione me detyrėn e regjisorit. Jam i lirė dhe po punoj pėr krijimtarinė time, pėr disa artistė tė tjerė kryesisht tė rinj. Ka pasur njė periudhė tė gjatė qė unė kam punuar shumė dhe kam qenė i kufizuar pėr sa i pėrket kohės sė lirė pėr tė bėrė muzikė, kurse tani jo.

    Qė prej njė viti nuk je mė vetėm. Si ka ndikuar jeta nė ēift?


    Jeta nė ēift ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr t'u ndjerė ngrohtė dhe tė kesh mbėshtetje, dhe pėr tė mposhtur vetminė.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #65
    Bojken Lako, mes regjise dhe pasionit per muziken

    Figure e cmuar e rock-ut shqiptar, "pirat" i te rinjve te talentuar, regjisor i Festivalit te Kenges ne RTSH. Bojken Lako, i cili aspiron te realizoje nje film me te atin, aktorin e mirenjohur Bujar Lako, na zbulon gjithcka nga karakteri i tij artistik multidimensional ne intervisten e meposhtme per "KJ" Bojken Lako, do t'i vere vulen si regjisor me i ri, edicionit te 49-te te Festivalit te Kenges ne RTSH. Si nje artist qe veshtron perhere drejt vlerave, ai ka qene perhere ne "gjueti" te talenteve te rinj, sidomos ne fushen e muzikes, ndersa ka organizuar me shume sukses evente te ndryshme si "Star Akademi", "Promozone" ne tv Klan etj. Ne intervisten e meposhtme ai shprehet jo vetem per muziken, por edhe per regjine dhe vecanerisht me ambicien per te bere nje film ku te evidentoje jo vetem vlerat e larta artistike te te atit, aktorit te njohur Bujar Lako, por edhe te nje plejade te tere artistesh te vjeter e te rinj. Pershendetje Bojken. Si po ecen projekti juaj me i fundit, programi "Promozone"? Ne Tv Klan kam kenaqesine shume te madhe qe punoj ne nje projekt qe eshte ideuar per nje qellim te caktuar, pra qe nuk eshte huazuar per te pasur thjesht nje program me teper muzikor. Qellimi eshte qe te afrojme me teper te rinjte ose me sakte, te bejme nje pasqyre te nivelit artistik ne pergjithesi te te gjitha fushave. Ne mundohemi te bejme nje promovim te artisteve te rinj te te gjitha fushave ne "Promozone", duke nisur nga kinematografia, fusha e teatrit, piktures, artiste te tjere kontemporane, e natyrisht edhe muzikes. Eshte nje program qe e bej me shume qejf, sepse le nje gjurme te mire, pasi behet me nje qellim te mire per kulturen dhe per te rinjte, te cilet krijojne keshtu nje marredhenie me te afert me publikun. Nuk eshte hera e pare qe ju bashkepunoni me Ajkunen, pasi ju kemi pare edhe ne duetin "Rruge". Po. Ajkuna eshte nje kengetare e re shume e talentuar dhe sipas meje duhet te kishte vazhduar te jepte me shume ne fushen e muzikes. Ajo tanime eshte shume e apasionuar pas shkolles per Juridik qe po ben, pas ligjit, duke e lene pak ne hije muziken. Gjithsesi, ky ishte nje moment qe une jam perpjekur ta afroj qe edhe ajo te kete mundesi te ofroje natyren dhe shijen e vet per muziken para kamerave. Top Fest", "Akademia e Yjeve", "Promozone". Duket se jeni bere "pirati" i talenteve te rinj? Ne nje fare menyre po, sepse po t'i grumbullosh keto aktivitetet ku jam marre me muziken dhe te rinjte, jane bere goxha shume. Ka qene dicka qe edhe une e kam kerkuar, sepse me ka dhene kenaqesi e vec kesaj jam nje person qe mendoj shume pozitivisht per talentin qe kane shqiptaret, vecanerisht te rinjte. Megjithate, eshte paksa i veshtire promovimi i te rinjve ne kushtet e tregut muzikor ne Shqiperi, apo jo? Hapesirat duhen krijuar, pasi frekuenca ka, televizione ka plot, por ata operojne me shume ne nje forme komerciale. Nderkohe qe ky program qe ne bejme shpresojme te vazhdoje me tej me nje seri programesh te tjera dhe me pas nje festival te rinjsh, jo komercial. Hapi i pare ishte ky program. Nderkohe, ne Festivalin e Kenges ne RTSH ju jeni edhe regjisor. Si po ecen puna deri tani? Ju jeni regjisori me i ri qe ka njohur ky festival, apo jo? Besoj se po, duhet te jem me i riu. Tanime eshte faza me me shume pune, sepse gjerat po mblidhen duke u konkretizuar, qe nga skenografia, studio e radios ku bejne provat kengetaret, po materializohen kenget edhe me ate formen vizuale qe ne kerkojme t'u japim kengeve. Persa i perket regjise, une po punoj me nje staf profesionist, sikurse kam punuar gjithmone, me emra te njohur ne fushen e fotografise, si Stefan Gajo, Bashkim Zahaj i skenografise etj. Bashkepunimi me profesionistet e vjeter eshte shume i mire. Jam mesuar te punoj me me te vjetrit, sepse nje regjisor i ri vetem nga ata mund te mesoje, pasi me te medhenjte ne fushen e kinematografise, teatrit etj., jane mbi 70 vjec. Arti nuk ka kufij brezash. Profesionistet nuk vjetrohen nga ana e teknikes, perkundrazi ata pasurohen perhere e me shume me vlera dhe u japin mundesi edhe ideve te mija qe jane duke u stabilizuar, per te me krijuar siguri me te madhe. Shpresojme qe spektakli te dale sa me mire nga te gjithe komponentet. Si e organizoni kohen mes gjithe ketyre angazhimeve. Mendoni se mund te behen te gjitha gjerat mire? Ne fakt, mendoj se mund te behen me mire po te mos jesh kaq i ngarkuar, edhe pse une per Festivalin e Kenges ne RTSH kam nisur te punoj nga pak qe ne gusht. Tani eshte kjo pjesa e kohes fizike, sepse kam dy angazhime, por gjithsesi gjerat kane ecur ngadale. Me siguri, bashke me ju po sakrifikon edhe bashkeshortja juaj, qe nuk ju sheh ne shtepi... Po mbase eshte nje periudhe dhe ky sforcim eshte pjese e jetes familjare. Bashkeshortja ime, prinderit e mi, jane mbeshtetesit kryesore ne punen time. Sa i perket muzikes, si po ecni? Here pas here, kur kam kohe, une bej ndonje koncert te vogel live neper aktivitete te ndryshme. Para nje viti e gjysme une nxora nje album dhe tani pas Vitit te Ri do nxjerr nje tjeter, double CD, edhe me kenge te reja. Risia qendron ne faktin qe kenget do jene te interpretuara live, pasi materialet qe ekzekutojme ne neper koncerte, qe jane gjithsej 35 kenge, asnjehere nuk kane dale te gjitha ne formen sesi i luajme live. Nderkaq, kam nje bashkepunim me fituesin e Star Akademi, Albi Xhepa. Eshte nje kenge e re, qe e kam kompozuar per Albi Xhepen, quhet "Tirana" dhe do ta kendojme ne duet. Do ta nxjerrim se shpejti me video ku do te perfshihen te gjithe qytetet shqiptare etnikisht te paster, por qe nuk jane brenda trojeve shqiptare. Do te kete shume pak tekst. Po keshtu, bej edhe kompozime per kengetare te tjere etj. Pra, sa here gjej kohe, bej dicka nga muzika. Nderkaq, ne festivalin e RTSH-se, kam nje kompozim per dy fituesit e Star Akademi, Semi dhe Albi. Pra, ju keni vec barres se regjise, edhe emocionet se si do te pritet kenga qe keni kompozuar? Po dhe mendoj se kjo eshte nje gje e mire, sepse le vulen time edhe sa i perket muzikes. Si e shihni klimen e muzikes live ne kryeqytet? Verej se qe prej vitit '97 ka shume me teper grupe artistike qe interpretojne muzike live. Ne ne "Promozone" mundohemi te promovojme muziken e mirefillte, pra jo komerciale, ndersa puna qe bejne televizionet eshte gje tjeter pastaj. Ka artiste qe ne festivale te ndryshme marrin cmime, duke qene se bejne video etj., dhe normalisht nuk jane pjese e muzikes live. Por, kjo ndodh kudo ne bote, nuk eshte se me te kerkuarit jane ata qe vlejne me shume. Kjo varet edhe nga menyra sesi i stimulojne aktivitetet live shteti apo pushteti lokal, pra bashkia. Te pakten keshtu ndodh ne cdo vend te botes. Ketu s'para funksionon keshtu, pervec Nates se Bardhe dhe Dites se Muzikes, me 21 qershor qe mundesohen nga bashkia. Keto jane ditet kur ndertohen disa skena ne rruge dhe performohet live. Por, duhet te kuptojme qe te tilla koncerte ku marrin pjese deri ne 100 mije vete ne skene, jane nje promovim shume i mire. Kjo varet edhe nga zhvillimi i shoqerise, megjithese une mendoj se Tirana ne kete aspekt paraqitet mire. Dime qe ju me bendin tuaj jeni mjaft te pelqyer edhe ne Kosove? Ne Kosove me shume se ketu. Mbase nuk duhet thene se pelqehemi me shume se ketu, pasi atje ka nje dashuri me te madhe per gjerat qe vijne nga Shqiperia, plus ndikon edhe menyra sesi kemi trajtuar disa kenge te shkruara per Luften ne Kosove etj. Une si artist jam me i interesuar dhe me i ndjeshem ndaj Kosoves. Ekziston nje lloj patriotizmi me i madh atje dhe per nje artist qe punon ne sherbim te kesaj klime, ndoshta ka nje respekt me te madh. Por, ne pelqehemi mjaft edhe ne Shqiperi, madje edhe ne periudhen e plazhit, kur muzika rock eshte pak si out, ne kemi kenduar ne bregdet dhe jemi pritur shume mire. Cila eshte kenga me te cilen ju identifikoheni me shume nga publiku? "Asgje e larget" eshte me e njohura, mbase ka qene nje risi per kohen. Ne mundohemi ta luajme neper koncerte ne nje version paksa me ndryshe, si akustike dhe verejme se njerezit e dine te gjithe dhe e kendojne. Ju jeni marre gjeresisht me regjine e spektakleve. Po ne film keni menduar te angazhoheni, ndoshta me babane tuaj, aktorin e mirenjohur Bujar Lako? Une e kam mbrojtur diplomen per Regji televizioni, kam qene bashkeregjisor ne nje dokumentar qe ka fituar edhe cmime jashte ne vitin '98. Dokumentari titullohej "Kenga". Por iu futa shume kesaj punes neper media dhe nuk e kam gjetur ende kohen per filmin. Dhe qe te merrem direkt me filmin, pa i eksploruar me pare filmat me metrazh te shkurter apo dokumentar, nuk dua te aplikoj per buxhet per 2-3 variante skenaresh qe po mendoj gjate kesaj kohe. Besoj se ne te ardhmen do te bej nje film, bashke me babane tim. Ky eshte motivi kryesor, nuk eshte se kam nje spunto tjeter. Ne filmin qe do bej do nisem nga aktoret me vlera artistike, te rinj e te vjeter, qe nuk jane mbledhur asnjehere se bashku ne nje projekt.

    Bisedoi: Fjoralba Shahaj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    as mua sme pelqen.me shume tangerllek sesa pune per tu vleresuar.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #67
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Citim Postuar mė parė nga Aloe Lexo Postimin
    as mua sme pelqen.me shume tangerllek sesa pune per tu vleresuar.
    Qka ka qe nuk t'pelqen te Bojken Lako..

    Eshte njeri nga solo kengetaret me te mire ne trevat shqiptare..kongt i ka super
    "Effort creates intelligence."

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Pėr: Bojken Lako

    http://www.rockshqip.com/bojken-lako/ - Biografia, kenget dhe tekstet e Bojken Lakos mund t'i gjeni ketu.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako

    Bojken Lako: Radio nuk ėshtė vjetėruar

    Nentor 2016.


    Bojken, u bėnė thuajse dy dekada qė jeni nė botėn e artit. E ktheni ndonjėherė kokėn pas? Si i kujtoni fillimet tuaja?

    Njeriu ndonjėherė duhet tė shohė nga e kaluara, pėr tė pėrmirėsuar tė ardhmen. Sa i pėrket kujtimeve, pjesėn e kaluar tė asaj ēka kam bėrė nė art, mundohem ta mbaj sa mė pak vėmendjen, sepse ka gjėra qė nuk mė pėlqejnė. Ka gjėra qė mė pėlqejnė, por nuk dua tė ngelem aty!

    Ju e keni nisur me muzikėn apo me radion?

    Unė kam studiuar muzikė qė nė shkollė fillore, ashtu siē kanė studiuar shumė tė tjerė ne atė kohė, pėr piano klasike. Kur nisa Liceun Artistik nė ’89, e kuptova qė nuk kisha shumė lidhje pėr tė vazhduar atė rrugėn pianistike, koncertore, klasike, pasi ajo ėshtė njė rrugė e veēantė e cila nuk pėrshtatej” shumė me natyrėn time. Kėshtu nė periudhėn e Liceut krijova njė grup modern pop-rock. Me pas ndoqa studimet pėr regji teatri, duke bėrė paralelisht muzikė. Ishin vitet ’98, pas pėrfundimit tė shkollės, ku unė u bėra pjesė e radios, nė Radio Klan dhe mė pas nė Top Albania Radio, ku pasi e provova mė pėlqeu dhe mbeta aty le tė themi.

    Radio ka qenė pasion apo rastėsi?

    Nuk ėshtė rastėsi pasi unė kisha dėshirė ta bėja. Kam filluar nė Radio Klan, duke bėrė njė program tė cilin e kisha pasion, pėr tre orė propozoja muzikėn time tė preferuar, tė cilėn e shpėrndaja pėrmes valėve tė radios dhe komentoja atė informacion jo rutinė, por qė ka lidhje me detaje tė artistit dhe tė asaj qė unė dija mbi krijimet. Nuk ishte rastėsi pasi unė kisha dėshirė ta bėja. Me ndryshimin e strukturės sė radios, fillova tė jem mė profesional, pėr tė mėsuar ēfarė duhej apo nuk duhej, duke dėgjuar si ishin radiot ndėrkombėtare pėr ta pėrshtatur mė pas me publikun shqiptar.

    Zėri juaj vijon tė jetė pjesė e Top Albania Radio. Ēfarė ndjesie ju jep? Ēfarė domethėnie ka kjo pėr ju?

    Tė kesh zėrin pjesė tė radiove, si njė element i jetės sė pėrditshme i tė gjithė njerėzve qė dėgjojnė radio dhe qė e njohin atė zė, padyshim ėshtė njė kėnaqėsi e madhe. Edhe pse jam shkėputur nga puna konkrete nė kėto institucione prej vitesh, prapė nuk kam insistuar qė zėri im mos tė jetė. Ėshtė njė ndjesi e bukur qė njerėzit ende vazhdojnė tė dėgjojnė zėrin tim, ashtu siē ndihem mirė qė njerėzit qė janė nė radio ende ruajnė zėrin tim, pavarėsisht qė unė nuk punoj mė aty.

    Kur ju erdhi oferta pėr t’u rikthyer nė radio nga +2-shi, ēfarė menduat? E patė vetėm si punėn tuaj tė radhės, apo edhe njė thirrje tek njė dashuri e fortė e juaja?

    Une nuk i kam kėto fjalėt, dashuri e madhe e fortė dhe nuk mendoj qė radio nuk vdes kurrė, nuk i besoj. Por, magjia e radios ėshtė kjo: ti nė qoftė se dėgjon mesazhin dhe mėnyrėn se si dikush prezanton diēka, e merr. Nė tė kundėrt duke ecur me makinė apo duke pasur kufjet, ti thjesht e ndėrron frekuencėn apo e mban nėse ėshtė ajo qė ti pėlqen. Kjo ishte dhe arsyeja qė unė vendosa ta pranoj ftesėn e +2-shit, pasi njerėzit gjithmonė e kėrkojnė radion. Unė aty bėj njė program tė pėrditshėm, nga ora 08:00-10:00, ku sugjeroj muzikė, jo tė shijeve tė mia, por pėrmbledh kėngė qė ekzistojnė nė tregun britanik dhe pak tė dėgjuara kėtu. Nė radiot e tjera, kryesisht transmetohen kėngė qė qarkullojnė nė Billboard-in amerikan, ndėrsa nė programin qė unė bėj ėshtė njė kėrkim i kėngėve tė cilat janė komerciale, por nė tregun britanik. Janė prurje tė artistėve nga Anglia, Kanadaja, Australia, Zelanda e re, tė cilėt e kanė shumė tė vėshtirė tė depėrtojnė nė tregun amerikan, pėr shkak tė strukturės.
    Ftesėn e +2-shit e mendova si mėnyrė pėr t’i pėrcjellė publikut kėto stile qė e di qė ekzistojnė dhe njerėzit do t’i pėlqejnė. Pėr mua radio ėshtė njė hallkė shumė e rėndėsishme e promovimit tė muzikės. Edhe nėse do tė kishim njė radio qė promovonte vetėm muzikė shqiptare, ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme, pavarėsisht se peshėn mė tė madhe e kanė revistat, kopertinat, televizioni, portalet apo zhurma e rrjeteve sociale.
    Po tė shikojmė radiot jashtė vendit, roli i tyre ėshtė mė i madh, ku kėngėtarėt ftohen dhe performojnė live, ose rasti i BBC, e cila ka dhe njė kanal televiziv tė vetin. Unė jam munduar tė kopjoj njė program tė BBC, i cili quhet “Live Lounge”, qė sjell pėr tė performuar ‘live’ artistėt mė komercialė, qoftė dhe Rihanna, pėr tė luajtur njė version akustik ose jo tė kėngės sė tyre.

    Tashmė qė jeni sėrish pas mikrofonit tė radios, si e shihni rolin e radios, ėshtė zbehur, apo ende ka kėrshėri nga njerėzit pėr ta ndjekur atė?

    Radio ka njė sekret: ėshtė mė komunikative, mė e rehatshme nė komunikim. Njeriu nuk ėshtė se duhet tė rehatohet shumė nė kolltuk dhe tė kryejė njė ritual qė ėshtė pak i bezdisshėm, i cili tė kushtėzon tė hapėsh televizorin. Radio ėshtė shumė shoqėruese, ėshtė njė frekuencė qė dikush e lėshon, e ti nėse do e kap, nėse nuk do e lė. Thjesht me njė buton. Mėnyra se si radio ėshtė zhvilluar, ėshtė sofistikuar dhe ajo ēka tregon tregu ėshtė qė nuk ėshtė vjetruar. – “Bordo”.

    http://www.kohajone.com/2016/11/06/b...hte-vjeteruar/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-11-2016 mė 11:31

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako

    Bojkeni ne "Pasdite ne Top Channel"


  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako

    Pjese e Projektit TIRANA Sessions - 10 Lokacione, 10 Artiste, Nje Qytet.


  12. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako



    Ne prag te koncertit.

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin

    Bojken Lako kolazh muzikor nė "E Diell"

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin

    Personale - Bojken Lako

    Maj 2019

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako



    Bojken Lako - Jeto jetėn - Festivali i Kėngės 57

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako



    Bojken Lako - Malaseen - Festivali i Kėngės 58

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bojken Lako

    Ndryshon stilin muzikor, Bojken Lako: Nė fund tė fundit jam rritur duke dėgjuar ēdo lloj artisti

    Prill 2019

    Njė artist qė prej vitesh vazhdon tė mbetet nė kėngėtarin mė tė dashur pėr publikun shqiptar. Bojken Lako, i cili gjithmonė ėshtė pranė muzikės, ka publikuar dy kėngė tė reja, tė cilat kanė surprizuar publikut. Paksa ndryshe nė stil muzikor por fansat kanė mirėpritur kėtė ndryshim tė Bojkenit dhe kėtė e tregon mė sė miri interesi qė ata kanė shprehur tek kėngėt e tij, tė cilat janė futur menjėherė nė “The Top List”. “Dance on the weekend” dhe “Home” janė renditur pėrkatėsisht nė vendin e 17-tė dhe 43-tė.

    Nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Top Awards”, Bojken shpjegoi arsyen pse ka vendosur tė vijė paksa ndryshe nė muzikė.

    TA: Jeni rikthyer jo vetėm me njė por dy projekte muzikore, sa kohė tė ėshtė dashur pėr realizimin e tyre

    Bojken Lako: Ėshtė fryt i njė pune disavjeēare por ky ėshtė vetėm fillimi i publikimeve sepse do tė publikoj njė herė nė muaj diēka. Kėnga “Home” nga Paradox ka njė vit si ide por tani erdhi koha e publikimit. Gjithashtu edhe “Dance on the weekend” ka rreth dy vjet qė e kam krijuar si ide por ky produksion tani u bė i mundur . Tė dyja nėpėrmjet bashkėpunimit me disa producentė tė rinj qė punojmė bashkė pėr rrjetin Bulza. Konkretisht Contraband Gotti dhe Andi Lazaj nga Paradox.

    TA: “Dance on the Weekend” dhe “Home”, na zbulo diēka mė shumė pėr kėto projekte, cilės rrymė muzikore i pėrkasin?

    Bojken Lako: “Dance on the Weekend” ėshtė njė kėngė “Retro Dance Alternative Pop”, video e tė cilės ėshtė realizuar nga artisti vizual Gentian Shkurti, i cili ka realizuar edhe videon “Merre lehtė” dhe “Lot jetė dashuri” nga repertori im ndėr vite.

    TA: Pse vendosėt qė nė kėtė kėngė tė pėrfshinit edhe muzikėn folklorike shqiptare?

    Bojken Lako: Motivi nė pėrgjithėsi ėshtė njė kėnaqėsi e imja ashtu si tek “Merre lehtė”, “Bio”, “Harmoni nė Sky”. Ka shumė kėngė te miat tek tė cilat pėrshtas motive folk. Mendoj se gjithėsecili nga ne i ka shumė afėr me ndjesitė e tij. Tek kjo kėngė ėshtė pak mė specifike sepse motivi duket si nga Jugu i Shqipėrisė dhe duket sikur i ngjan ndonjė kėngė popullore por realisht ėshtė njė miks shqiptar veri-jug. Gjithėpėrfshirės…

    TA: Jeni larguar paksa nga zhanri muzikor qė ju karakterizonte, pse kjo zgjedhje?

    Bojken Lako: Pasi kalova 25 vjetorin e krijimtarisė time nė fund tė 2018-ės mendova qė kjo pjesė e jetės sime do jetė mė e lirshme pėrsa i pėrket formės sė mizikės. Dua tė publikoj atė qė mė vjen pėr tė kompozuar dhe pėr tė kėnduar. Atė qė mė jep kėnaqėsi pa llogaritur rrymėn, mund tė jetė “pop dance”, “rock metal” apo “hip hop” dhe “popullore”. Nė fund tė fundit jam rritur duke dėgjuar ēdo lloj artisti.

    TA: Ēdo tė thotė pėr ty tė jesh pjesė e “The Top List”?

    Bojken Lako: Qė jam pjesė e “The Top List” mė motivon mė shumė dhe besoj qė jam mė afėr publikut qė besoj se do i presė mirė kėto publikime tė miat tė ndryshe.


    http://topawards.top-channel.tv/inde...-lloj-artisti/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 09:37
  2. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Me 10 djemtė qė duan tė braktisin drogėn
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 16:58
  4. Bojkeni "Rikthim nė kohėrat e rockut" :)
    Nga forever nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 12:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •