Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 77

Tema: Bojken Lako

  1. #41
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kam respekt te vecante per Bojken si muzikant.Kam ndegjuar nje kenge vetem te ketij,nuk ia mbaj mend dot titullin po me rrenqethi fare ne kuptim pozitiv,ka force tejet te madhe muzika dhe teksti i tij.
    Do ishte mire dikush qe di ndonje web faqe te mund te postoj kenget ketu.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #42
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    nuk e di a ekziston ndoj tem per ket kengetar,
    Bojken Lako kengetar??!!

    Nqs kengetar do quhej nje person zerin e te cilit nuk ke se ne cilen klase kengetari ta klasifikosh, nje person qe s'ka pike cilsie ne vokal, asnje lloj ngjyre dhe bukurie, nje person qe duket sikur kendon me zerin e njerit qe i del vetem zhurme zetorri nga fyti, nje person qe me shume kendon me modifikime amplifikatoresh zeri, atehere mund ta quaja Bojken Lakon kengetar.


    -Sot u bone te gjithe kengetar mer jahu, s'ngeli njeri.
    -E para e punes qe te jesh kengetar duhet te kesh ze. Ze cilesor, timber, vokal. Ndryshe je marangoz jo kengetar.

    Nuk kam asgje me Bojken Lakon, por thjesht vetem kengetar qe nuk eshte.
    HOLLAND...

  3. #43
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    vetem diqka del monako,bojken lako nuk kendon keng te lehta siq je mesuar ti,ti ndegjosh ky kendon nje lloj tjeter te muzikes,pra per ket lloj muzike qe e kendon e ka zerin fantazi,nuk e di a po me kupton?

  4. #44
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    del monako ti dukesh si ato qe degjojne pop.
    a e di ti cfare do te thote fjala kengetar ?
    Nese, ti degjon ate qe te pelqen.

    te them un nje fakt. Pulat bejne me shum veze kur jan duke degjuar pop

    saper Bojken mendoj se eshte nje nga kengetaret me origjinal ne ne shqiperi ne keto momente.

    Sidomos ne kohra kur shumica e kengetarve ne shqiperi kopjojne ato plehrat e evropes, pra muzika pop shqiptare eshte nje kopje e nje muzike kote.

    nje kenge e mire qe gjeta ne internet (e rralle). banda quhet Mountain Goats (dhite e malit).
    ky qe kendon eshte shum origjinal. "http://www.epitonic.com/artists/themountaingoats.html".
    me thone cfare mendoni per kte kenge

    StormAngel kenget e tij(lakos) jane te linku i firmes time, poshte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga good devil : 13-08-2004 mė 12:36
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  5. #45
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Bojken Lako....hmmmm...cudi qe se keni hapur me perpara kete teme.
    Nje kengetare shume i pelqyeshem ne shqiperi me nje talent te vecant.
    Me pelqejne shume kenget e ti, pasi ka nje ze fantastic.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sweet_babe : 13-08-2004 mė 12:32
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  6. #46
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    del monako ti dukesh si ato qe degjojne pop.
    a e di ti cfare do te thote fjala kengetar ?
    Nese, ti degjon ate qe te pelqen.

    te them un nje fakt. Pulat bejne me shum veze kur jan duke degjuar pop

    saper Bojken mendoj se eshte nje nga kengetaret me origjinal ne ne shqiperi ne keto momente.

    Sidomos ne kohra kur shumica e kengetarve ne shqiperi kopjojne ato plehrat e evropes, pra muzika pop shqiptare eshte nje kopje e nje muzike kote.

    nje kenge e mire qe gjeta ne internet (e rralle). banda quhet Mountain Goats (dhite e malit).
    ky qe kendon eshte shum origjinal. "http://www.epitonic.com/artists/themountaingoats.html".
    me thone cfare mendoni per kte kenge

    Bravo te qofte qe e kuptove qe une degjoj pop. Paske intuite te vecante, por une ne fakte degjoj ato grupet polifonike nga shqiperia e mesme edhe laberia, se pop-in ta kam len ty ta degjosh si devil qe je.


    Une degjoj cdo lloj muzike, nese ajo do te kenaqe veshin tim me ritmin, pastertine dhe jo me zhurmen. Vokali i kengetarit eshte ajo qe me shtyn me teper te degjoj kengen. Kjo gje e dallon kengetarin e madh. Jam i sigurte qe Bojken Lakon dhe tipa kengetaresh si ai, parapelqehen me shume nga adoleshentet qe se kane haberin fare nga muzika dhe kengetaret. Edhe sa per ato grupet polifonike qe thash, qe ne fakt nuk i degjoj me verte, te jeni te sigurte se kane teknik dhe jane 100 here me profesional se Bojken lako qe kendon me 7 amplifikator dhe nje strof kenge e kendon tani edhe nje pas dreke qe te marri fuqi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Del Monako : 13-08-2004 mė 12:42
    HOLLAND...

  7. #47
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    del monako

    patriot tipik ! Bravo !

    a do i degjoje te njejtan kenge ti nqs do ishe italian, ose frances.

    del monako po te jap te drejte kete rrall, vetem mos posto me se fitove.

    Bojken LaKo eshte kote atehere
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga good devil : 13-08-2004 mė 12:44
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  8. #48
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    Une degjoj cdo lloj muzike, nese ajo do te kenaqe veshin tim me ritmin, pastertine dhe jo me zhurmen

    mir or ti qe nuk ke lidhje me muzik,qka mendon ti per metal bendet e famshme si prodigy,linkin park,marlyn manson,the system of a down,qe jan perlpot zhurem mirpo ndegjehon me shum se sa ato kenget pederaste POP qe skan lidhje me profesionalizem dhe gjithmon jan te njejta,dhe gjithmon thesame shit about LOVE,edhe diqka ta tham keta kengetaret shqiptar qe kendojn POP jan perplot komercjalizem,bojken lako nuk ka lidhje me komercjalizem.

  9. #49
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bojken Lako

    Eshtė shumė e vėshtirė t’a takosh, thuajse e pamundur. Pėrherė nė lėvizje, gjendet nė njė vend, duhet tė jetė diku tjetėr. I bėj “pritė” nė orėt e vona tė pasdites, nė shkollėn Poleposition, pikėrisht aty ku gjendet ēdo natė pėr tė kalkuluar shfaqjen e ditės sė nesėrme. “Prijėsi” i muzikės alternative nė Shqipėri, Bojken Lako i ka qėndruar besnik muzikės sė tij. Tingujt qė ai krijon janė muzikė jokomerciale. Lako ėshtė nga muzikantėt shqiptarė qė sė bashku me Heldi Krajėn krijuan grupin e parė shqiptar me emrin “The fish hook” dhe prodhuan nė vitin 1993 albumin e parė tė titulluar “King of Beers” me njė shitje prej 5000 kopjesh. E filloi karrierėn e tij artistike nė fillim tė viteve ’90-tė me njė muzikė qė ishte mė tepėr njė rrok i pastėr - new wave- dhe njė prirje e muzikantėve tė rinj tė periudhės postkomuniste. Sot ėshtė Drejtor Artistik nė TopAlbaniaRadio dhe me tė njėjtėn pėrgjegjėsi drejton festivalin TopFest. Nuk ka ndėrruar asnjė drejtim nė muzikėn e tij dhe vazhdon tė “luftojė” me veten pėr tė prodhuar alternativėn pėr tė gjithė fansat e tij. Bojken Lako “fitoi” emėr sidomos pas kompozimit tė kėngės “Asgjė e largėt”, me tė cilėn mori pjesė nė Festivalin e vitit 1999 nė Tiranė. Shumė shpejt projekton njė koncert akustik nė muajin maj me krijimtarinė mė tė mirė tė “Fish hook”pėr tė treguar se ai dhe djemtė e rrokut ekzistojnė dhe dinė tė kompozojnė e tė kėndojnė vetėm “live”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #50
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bojken Lako
    Rikthim nė kohėrat e rockut

    Folkun edhe pse ti nuk e sheh, ēdo artist i njė vendi tė caktuar e ka brenda, se ėshtė ajo mbi tė cilėn ėshtė rritur dhe ka marrė frymė muzika e tij. Kėtu, kjo po degjenerohet. Po abuzohet me format e dukshme tė folkut qė po bastardohen me njė pėrdorim shumė tė shpejtė

    Ėshtė rikthyer djali rebel i muzikės alternative nė Shqipėri, Bojken Lako. Kėsaj rradhe nuk ėshtė ndonjė nga ato kėngėt e transmetuara nė Top Albania me tė cilat ai bėri pėr vete rininė shqiptare kėto vitet e fundit. Djali i artit, Bojken Lako ėshtė rikthyer nė vitet e tij tė arta tė fillimit, pa lėnė mėnjanė dhe siglėn “The fish” qė presupozon rikthimin me bashkėpunėtorin dhe mikun e tij tė rinisė, Heldi Kraja, me tė cilin nė fillim tė viteve ’90 krijuan grupin “The FishHook”. Bas dy tre koncerteve nė Tiranė dhe Durrės, grupi i ribashkuar ka realizuar nė fundjavėn e shkuar njė tur koncertesh nė Prishtinė, tė cilat janė pritur nė mėnyrė tė shkėlqyer nga rinia kosovare. Kanė kėnduar 'live', ashtu siē mund tė shijohet mė mirė dhe muzika e tyre alternative, rock e pak grunge, duke shpalosur repertorin e tyre prej 24 kėngėsh, tė gjitha tė njohura nga rinia shqiptare nėpėrmjet albumeve “Kings of beer”, "Bullet in your tongue" dhe “The Fish”.

    Lako: Bastardimi i folkut
    Nuk ėshtė dixhitali qė e ka fajin, se ai ėshtė njė zgjedhje, ėshtė njė formė me tė cilėn ti realizon artin tėnd. Psh. Mobi, ėshtė njė kėngėtar qė punon vetėm kėshtu, por kjo ka njė vlerė se ashtu ėshtė menduar ai krijim. Por kėtu krijimi i studiove dixhitale dhe mundėsitė e kufizuara pėr njė konsum tė shpejtė ka tė bėjė edhe me mentalitetin dhe qėllimin e atij qė ka ngritur studion pėr tė bėrė diēka tė shpejtė pėr fitim tė shpejtė. Por kjo lidhet mė tepėr me zgjedhjen qė bėjnė artistėt ndaj muzikės, abuzimet qė bėjnė me degjenerimin e folkut. Folkun edhe pse ti nuk e sheh, ēdo artist i njė vendi tė caktuar e ka brenda, se ėshtė ajo mbi tė cilėn ėshtė rritur dhe ka marrė frymė muzika e tij. Kėtu, kjo po degjenerohet. Po abuzohet me format e dukshme tė folkut qė po bastardohen me njė pėrdorim shumė tė shpejtė. Nga ana tjetėr, njerėzit ėshtė si t’i edukosh dhe ėshtė mirė t’i edukosh mirė, por ėshtė e gabuar t’i edukosh keq. Kjo vjen pėr faj tė 3-4 personave qė kanė monopolizuar fushat e muzikės shqiptare. Por kjo do kalojė. Na takon ne dhe artistėve tė tjerė tė ndryshojnė kėtė, qė tė sjellim njė vlerė kulturore nė mėnyrė qė tė jemi krenarė dhe tė prezantohemi denjėsisht edhe nė botė.

    Riktheheni pas tetė vjetėsh, i ribashkuar me grupin “The Fish”. Si erdhi ky vendim?
    Jam kthyer me Heldi Krajėn qė ėshtė bashkautor nė shumė kėngė. Unė kam pasur gjithmonė dėshirė tė rikthehesha me kėto kėngė tė realizuara dhe publikuara tetė vjet mė parė, edhe pse kam bėrė disa compromise nga viti ’99 e kėtej, duke punuar dhe publikuar vetė singėllat, pėr tė dalė nė festival njė ose dy herė. Me njė fjalė dėshira pėr t’u ribashkuar ka qenė gjithmonė, menjėherė sapo u ndamė. Ndarja nuk u bėrė kėshtu definitive, por ka qenė mė tepėr njė dalje e Heldit, i cili kishte dhjetė kėngė tė vetat dhe i inēizoi duke nxjerrė njė album tė vetin mė ’96. Ishin njė rrymė tjetėr dhe nuk pėrkonin nė atė kohė me atė rebelimin e adoleshencės. Momentalisht, me kėtė repertor me tė cilin po punojmė prej tre muajsh, po bashkėpunojmė, unė luaj nė kitarrė kėngėt e Heldit, ai kėndon vetė, gjithashtu ai luan bateri
    Me njė fjalė, ėshtė gjithēka mix dhe nuk mungon as repertori i atėhershėm i Heldit qė u bė shkak pėr ndarjen tonė.

    Ju keni marrė edhe pjesė nė festivalin tradicional tė muzikės sė lehtė shqiptare, ku keni marrė dhe ēmim. A mendoni tė riktheheni nė Festival?
    Jo. Ishte njė domosdoshmėri pėr mua dhe karrierėn time. Jo nė sensin negativ, ku ėshtė e domosdoshme tė dal dhe po e bėj se po bėj njė kompromis me veten tė dal me njė kėngė mė tė dobėt, nė mėnyrė qė tė njihem. Por fakti ėshtė se vetėm festivali ėshtė mėnyra pėr t’u publikuar mė mirė. Kjo ėshtė njė traditė dhe tė gjithė e dinė dhe unė si Bojken kam shumė dėshirė qė ai tė dalė sa mė mirė. Fakti ėshtė qė unė mora pjesė edhe pse me njė kėngė paksa mė komerciale, mė bėri mė popullor dhe unė e pėrshėndes festivalin.

    Atėherė do tė kthehesh sėrish tek muzika rebele, antikonformiste
    ?
    Po, kjo ėshtė jeta, nuk ka ndryshuar asgjė. Faktikisht kėto kėngė qė po kėndojmė janė pjesė tė tre albumeve tė realizuara nė ‘93 nga grupi “”The FishHook”, nė ’96 nga grupi im “The Hook” dhe nga Heldi me grupin “The Fish”, tė cilat janė rregjistruar Live dhe jo siē rregjistrohen tani. Por kemi future dhe katėr kėngėt e mia qė kam bėrė tani vonė dhe dy singlla tė Heldit.

    Kohėt e fundit ju i keni realizuar kėngėt tuaja me teknikat moderne, siē ėshtė dixhitali dhe jo “live”, siē i keni bėrė dikur. Do tė vazhdoni kėshtu?
    Nė fakt, mėnyrat me tė cilat kam regjistruar sė fundi unė kėngėt nuk janė optimale, me mėnyrat e regjistrimit tė shpejtė tė kėngės. Nė fakt, Top Albania ka studio shumė tė mira, por muzika pop apo rock, nė tė gjithė botėn vazhdimisht regjistrohet me njė lloj mė tė vjetėruar teknologjie qė i pėrgjigjet kėrkesave tė krijuesit, qė jep tė gjithė emocionin e kėngės. Por nuk kanė ekzistuar kėto lloj mundėsish qė kemi inēizuar ashtu, megjithatė unė them se nuk kam dal shumė nga vetja pavarėsisht se jam zbutur pak. Mendoj se albumin qė do tė rregjistrojmė tani me kėto 24 kėngė, do tė mundohemi ta regjistrojmė “live”, ashtu siē bėjnė grupet e popit apo rockut edhe nė botė.

    Pse “Bojken Lako & The Fish”?
    Meqė kėshtu jam prezantuar dhe nė Maqedoni vjet me “Bojken Lako band” dhe “The Fish” ėshtė nickname (nofka, nė anglisht) e Heldit, edhe pse bashkėpunojmė edhe me basistin e grupit, i cili ėshtė dhe inxhinier zėri, Fabian Asllani.

    Pse keni vendosur tė jepni koncerte “live”?
    Kemi pėrcaktuar njė strategji, sipas tė cilės do tė japim koncerte nėpėr vende tė vogla, tė mbyllura, qė shkojnė dhe me muzikėn tonė dhe nė kėtė lloj vakuumi dhe indiferentizmi qė ka sot publiku shqiptar qė ndjek muzikėn rock. Kėshtu do tė japim dhe koncerte nėpėr rrethe tė tjera tė vendit, nė ato mė tė mėdhatė dhe qė janė universitare, por nėpėr ambiente tė vogla. Qėllimi ynė pėr momentin nuk ėshtė fitimi, por rizgjimi i interesimit pėr njerėzit qė krijojnė kėtė lloj muzike reale dhe urbane qė ka tė bėjė me jetėn dhe tė vėrtetat e thjeshta tė njerėzve. Sepse ne u kėndojmė gjėrave tė thjeshta dhe atyre qė tė gjithė i mendojnė apo pėrjetojnė. Vetėm nė bar “Lux” dhamė njė koncert kundrejt pagesės dhe tė mė falė publiku qė ka ndoqi kundrejt pagesės sė 200 lekėve.

    Si e shpjegoni faktin se publiku kosovar ėshtė mė “i nxehtė” se ai shqiptar?
    Nė pėrgjithėsi, abuzohet me ngrohtėsinė dhe dashurinė qė ka publiku kosovar me tė gjithė fushat e artit qė shkojnė nga Shqipėria. Nėse do tė kishim atė interesim qė kishte publiku i Prishtinės pėr rockun, muzika e cila ka dalė paksa nga moda, nėse do tė bashkohej me mundėsitė qė ekzistojnė kėtu, financiare apo edhe pėrsa i pėrket njė zhvillimi mė tė madh qė ka, patjetėr qė do tė bėhej diēka e mirė. Nė Prishtinė kishte njė dėshirė tė madhe pėr aktivitete qė mbajnė firmėn shqiptare. Nė datėn 2 dhe 3 do tė realizojmė njė koncert nė Durrės, pėr mbylljen e fushatės “Mjaft”, me pjesėmarrjen edhe tė grupeve kosovare dhe dj-ve, maqedonase, por edhe shqiptare, tė cilat janė krijuar sė fundi, mendoj se do tė rifillojė njė interesim ndaj kėsaj muzike.

    Keni ndryshuar sėrish look, kėsaj rradhe duket si njė rikthim nė lookun e dikurshėm

    Nėse do ta kisha bėrė pėr kėtė arsye, do tė ishte diēka e qėllimshme. Por sinqerisht, mbas tė gjithė atyre dėshirave pėr tė kapur anėt e jashtme, pavarėsisht se looku duhet se ėshtė pjesė e paraqitjes, edhe nga eksperiencat nėpėr koncertet jashtė, jo ēfarė kam parė, por ēfarė kam ndjerė, mendoj, se moskujdesi pėr lookun apo natyraliteti nė look, kur hypėn nė skenė, tė bėn mė tė harmonishėm me tė tjerėt. Mendoj se looku i stisur, i menduar shumė, ėshtė ose pjesė e njė projekti apo e njė dizajni. Kėsaj unė i kam vėnė kryq dhe mendoj se natyraliteti ėshtė pjesė e harmonisė mes atij qė kėndon dhe atij qė dėgjon.

    Do tė bėni koncert nė Tiranė?
    Patjetėr, por po pėrfundon koha qė ka studentė nė Tiranė, sepse po mbaron shkolla. Por flas pėr njė koncert tė pėrmasave tė mėdha, me 3 deri mė 5 mijė spektatorė, por do mundohem qė tė paktėn deri nga data 12 qershor tė bėjmė njė koncert nė Tiranė. Por sigurisht qė kjo varet dhe nga sponsorėt, duke e ditur se pėr ēdo project tė duhet tė marrėsh pare nga dikush, tė gjitha strukturat e organizimit, duan tė paktėn njė muaj kohė dhe jemi vonė. Nėse na ndihmon dikush, para datės 12 qershor do tė bėjmė njė koncert tė madh nė stadium.

    Ju ndėrkohė jeni diplomuar pėr regjisor. Pas suksesit tė “Ditė vere”, pse nuk po merreni mė me teatrin?
    Unė kam shumė dėshirė tė merrem me teatrin se e dua shumė. Momentalisht kam dėshirė tė bėj kėtė turne koncertesh, pastaj tė shohim. Mė vjen keq se nė teatėr nė ’98 me “Ditė vere” pata rezultat tė mirė, por jam shkėputur pėr arsye shumė jetėsore, pėr shkak tė anės materiale, tė rrogės etj. Mė vjen keq qė e kam lėnė pas dore teatrin se mė pėlqen.
    Intervistoi: Teuta Meēi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2004
    Postime
    11
    Se ku lexova me i ven.....PRODIGY...METAL bAND....????

  12. #52
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dje ndegjova kengen "Merre lehte (Take it easy)" te Bojkenit dhe me pelqeu shume.Me te vertete eshte fantastik.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  13. #53
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Dje ndegjova kengen "Merre lehte (Take it easy)" te Bojkenit dhe me pelqeu shume.Me te vertete eshte fantastik.
    me leje ku mund ta nigjoj ene un ate kongen

  14. #54
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga MiLaNiStE
    me leje ku mund ta nigjoj ene un ate kongen
    Une e ndegjova ne Top Channel,dmth ne televizion.
    Po nqs ka ndonje lidhje interneti per tek kenget e Bojkenit do i postoj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #55
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jeni te lutur kush te mundet te me gjej tekstin e kenges se Bojken Lakos-Merre lehte (Take it easy)
    Ju falemnderit


    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2005
    Postime
    2

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga Del Monako
    Bojken Lako kengetar??!!

    Nqs kengetar do quhej nje person zerin e te cilit nuk ke se ne cilen klase kengetari ta klasifikosh, nje person qe s'ka pike cilsie ne vokal, asnje lloj ngjyre dhe bukurie, nje person qe duket sikur kendon me zerin e njerit qe i del vetem zhurme zetorri nga fyti, nje person qe me shume kendon me modifikime amplifikatoresh zeri, atehere mund ta quaja Bojken Lakon kengetar.


    -Sot u bone te gjithe kengetar mer jahu, s'ngeli njeri.
    -E para e punes qe te jesh kengetar duhet te kesh ze. Ze cilesor, timber, vokal. Ndryshe je marangoz jo kengetar.

    Nuk kam asgje me Bojken Lakon, por thjesht vetem kengetar qe nuk eshte.
    O LALI TI QE TE JAPESH KRITIKA DUHET TE JESH INTELIGJENT DHE QE TE FLASESH PER MUZIKE DUHET TE JESH MUZIKANT.....DHE NE QOFTESE BOJKEN LAKO STE PELQEN NUK KE TE DREJTE TE THUASH QE NUK KA AFTESI ARTISTIKE..MUND TE THEM QE ESHTE I VETMI KENGETAR SHQIPTAR QE NUK KA DEGJENERUAR FLALEN "MUZIKE" NDRYSHE NGA ATA QE QUAJNE VETEN KENGETAR
    SI SAMI KALLMI E COMPANY..PLEASE MENDO PARA SE TE SHKRUASH..PO TE FLET NJE NJERI QE KA STUDIUAR KANTO PER NJE VIT

  17. #57
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Muzika e tij me pelqen por zeri jo edhe aq. Ma kujton nje kengetar anglez me duket Nick Cave qe ka nje ze te ngjashem. Eshte ai qe kendon nje kenge me Kylie Minogue: They called me the white rose, but my name was Elisa Day, keshtu dicka eshte kenga.

    Eshte duke bere pune te mire me Top Festin, bravo i qofte, se eshte drejtor i Top Festit.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #58
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Muzika e tij me pelqen por zeri jo edhe aq. Ma kujton nje kengetar anglez me duket Nick Cave qe ka nje ze te ngjashem. Eshte ai qe kendon nje kenge me Kylie Minogue: They called me the white rose, but my name was Elisa Day, keshtu dicka eshte kenga.

    Eshte duke bere pune te mire me Top Festin, bravo i qofte, se eshte drejtor i Top Festit.

    Tung
    Nick Cave me bandin e tij The Bad Seeds tamam e ke goditur. Kenga quhet Where the wild roses grow.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e brigada138
    Anėtarėsuar
    06-06-2005
    Vendndodhja
    ZÜRICH
    Postime
    89
    ja ku mund ti ndegjoni ca kenge te bojken lakos http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=23
    FAKTET JANE KOKEFORTA

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2005
    Postime
    2
    ej po si s'iu pelqen ky zeri bojkenit ju aman::::::::::::ai zerin ka karakteristik....................

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 09:37
  2. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Me 10 djemtė qė duan tė braktisin drogėn
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 16:58
  4. Bojkeni "Rikthim nė kohėrat e rockut" :)
    Nga forever nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 12:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •