Me pelqeu kjo shume August. Un te besoj qe ke mbaruar per psikologjine.Postuar mė parė nga AuGuSt_
Gjate studimeve ( nuk ka rendesi se cfare dege studimi un bera) un mesova ja 3 muaj per "Sigmund Freud" (1856 - 1939): jeten e tij dhe rreth psiko- analizes. Freud eshte per mendimin tim babai i psiko-analizes.
Konkluzioni im ishte ky qe shkruan ti siper, August. Nje psikolog mund te ndihmoje, por vete kur ti kerkon vet ndihme dhe kur ti lejon qe nje psikolog te ndihmoje ty.
Atehere psikologu flet me ty, ben nje, apo me shume observime, ben nje plan qe eshte i mundur per me u realizuar nga ai pacient dhe ne fund shikon se si po shkojne punet e mos duhet me ndryshuar apo me futur ndonje dicka te re ne planin qe ka bere se bashku me pacientin.
Psikologjia dhe psiqiatria jane dy dege te ndryshme.
Psikologjia merret me sjelljen e njeriut. Psikologjia mund, me ndihmen e klientit, ta ndryshoje nje sjellje te "papelqyeshme", apo nje situate dramtike qe ka perjetur nje klient dikur, apo qe perjeton akoma.
Psiqiatria merret me semundjet e trurit: truri nuk funksionon ne rregull; si me e thene ne shqip: truri eshte i semure. Nje pacient mund te kete lindur me trure qe nuk funksione mire, apo mund te kete bere ndonje aksident te madh ne jeten e tij. Per semundjet e trurit nuk mund te ndihmoje dot psikologjia, e prandaj psiqiatret dhe doktoret (neurologet) perdorin ilacet ose mjekime.
"Freud", dhe kjo eshte rrenja e psikologjise, thote qe njerezit me nje sjellje te gabuar si pasoje e nje situate te vjeter (femijeria), te re, apo te tanishme mund te sherohen, por vetem kur ata pranojne sherim dhe ne disa raste eshte edhe e domosdoshme qe pacienti te ndryshoje vendin ku jeton per nje kohe te percaktuar deri sa te sherohet. Psikologjia e sheron nje njeri (po te doje edhe kienti per me u sheruar dhe me hequr nje sjellje te palejueshme) dhe ne te shumten e rasteve pa ilace.
Psiqiatria eshte nje permbledhje e semundjeve te ndryshme psiqike (semundje te trurit) dhe mund te sherohet, ose te lehtesohet vetem me ilace.
Psikologu nuk eshte doktor, por terapist. Psiqiatri eshte doktor dhe jo terapist.
Por keta te dy punojn bashke. Psikologu shikon problemet qe ka nje pacient dhe neqoftese ai ka semundje psiqike ( truri nuk funsionon ne regull) atehere psikologu merr kontakt dhe informohet me psiqiatrin.
Domethene qe psikoterapia eshte e domosdoshme jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe boten, sepse psiko-terapia eshte per me ndihmuar njerezit me probleme, apo me semundje psiqike.
Tani se si perdoret psiko-terapia: kjo gje eshte ne dore te terapisteve, mjekve dhe klienteve. Un perdor me mire emrin "klient" se sa "pacient".
Ka terapiste te mire, por ka edhe qe nuk jane edhe aq te mire.
Rendesi ka, qe psiko-terapia eshte per me ndihmuar njerez e jo me shkaterruar ata dhe kete gje besoj qe e meson cdo terapist gjate studimeve shkollore.
Ju uroj diskutim te mbare.
Postuar mė parė nga citizen insane
Jam plotesisht dakort me kete qe ke shkruajtur ti, citizen insane.
Shkolla nuk te ben menjehere psikolog, apo ca do lloj gjeje qe don nje njeri.
Studimet vazhdojne akoma edhe mbas studimeve.
Konkluzioni i shkolles qe bera une eshte se atje un mesova vetem 20 per qind te profesionit. Perqindjen tjeter po e mesoj tani ne praktike.
Eshte gabim i madh kur nje njeri qe sapo ka mbaruar studimet kujton se ai/ajo tani din gjithshka per ate profesion, apo per jeten. Diploma u mor dhe jeta sapo filloi.
Diploma vetem mund qe te hapi dyert e jetes, por nuk do te thote qe ti je megjithmend i kualifikuar per nje profesion te tille.
Bukurine e jetes e kupton vetem ai njeri qe cdo dite e shikon si nje dite te re dhe sikur ai/ajo njeri lindi perseri, sepse sikur thote ajo fjala e popullit : "Sa te rrojme do te mesojme".
E un tani (nuk kam shum kohe) qe arrita ta kuptoj kete fjale te bukur popullore.
kalofshi mire
Krijoni Kontakt