Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Sic te thashe, Ungjilli eshte i qarte, per ata qe duan te kuptojne.
    Ugjilli, i dashur, nuk eshte nje por 4 [qe quhen kanonike ku Ungjilli i Gjonit eshte me i hardallosuri nder te tjeret] dhe 5 te tjere te cilet u cilesuan te 'padenje' e 'heretike' per arsye politike. Ato qartesite qe ke ti jane shume te paqarta qe prej filleses...Tere narrativa e atij Nazarenit eshte nje gjeegjeze e mbeshtjelle ne nje engime e vulosur me pikepyetje. Mrekullia me e madhe sic te thashe ishte qe nje i denuar ordiner arrin apoteozen! Dhe mbi te gjitha 'lajmi i tij i mire' nuk eshte aspak lajm per ata qe s'jane Hebrej dhe s'kane elementet e duhura te njohurise mbi Judaizmin.

    Ne fund te fundit Hebrejte nuk ishin te paret ne pellgun e tyre qe perqafuan monoteizmin. Duke ardhur prej Egjyptit ata kane qene prezente gjate mbreterimit te faraonit monoteist Akhenaton, i cili u vra nga klika konservatore politeiste. Gjithcka shpjegohet teper lehte pa pasur nevoje per mistere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 19-08-2004 mė 00:59
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Qafir,

    une te them se Ungjilli eshte i qarte. Ma ha mendja se kjo qartesi nuk ka perse te kompromentohet nga fakti i katersise se Ungjijve si libra, pasi koncepti Ungjill, Lajm i Mire, edhe te qenit e tij ne kater libra, jane dy gjera krejt te ndryshme. Ti akoma se dikerke kete?! Apo mos don te na thuash se ke kulture qe di se ka kater ungjij?! A e sheh dot boshllekun e debateve te tua?

    A me kupton dot tashti kur te them se ti kotesh me kot ne kesi debatesh?

    une nuk kam gje kundra kotjeve te tua, aspak, ndersa kundra fodullekut tat te inspiruar nga ideja se me dy muaj praktike anglishteje me misionaret e Smithit, e me nje kalim te suskseshem ne Kanada, si disa miq te tjere te tu, nuk do te thote, se o burra, ti di, madje aq sa te behesh ky qe je.

    Te thashe, keqkuptimi yt, ose me mire mosdija jote me dashje, eshte se ti pret qe krishterimi, per disa arsye me teper obskurante, te jete nje fe jo historike, jashte saje, pa elementin e dialektikes njerezore. Kurse une po te them se pikerisht ne qender te krishterimit qendron nderhyrja e Perendise ne histori, qe kulmizohet me vete Misherimin e Vetes se dyte, Krishtit.
    Ketu nuk ka mister fare nga ane e Perendise, por Zbulese. Ndersa misteri qendron se ne fakt per tipa si ti psh eshte provuar qe drita mund te duket erresira me e madhe, si edhe e kunderta. Thjesht!

  3. #33
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Qafir,

    une te them se Ungjilli eshte i qarte. Ma ha mendja se kjo qartesi nuk ka perse te kompromentohet nga fakti i katersise se Ungjijve si libra, pasi koncepti Ungjill, Lajm i Mire, edhe te qenit e tij ne kater libra, jane dy gjera krejt te ndryshme. Ti akoma se dikerke kete?! Apo mos don te na thuash se ke kulture qe di se ka kater ungjij?! A e sheh dot boshllekun e debateve te tua?

    !
    Boshllekun e ke ne Bibel jo tek une. Ka plot 5 'ungjij' e 'sihariqe te tjera' te cilat nuk u perfshine ne Testamentin e Ri. Por sic te thashe nuk kam nder mend ti futem nje debati qe ka 2000 vjet qe s'po i gjendet fundi. Une jam thjesht i apasoniuar pas historise te religjionit te Krishtere dhe si i tille nuk i shoh gjerat me dogmatizmin tend.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #34
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Astrit77:

    Te lutem nuk eshte nevoja te me citosh Testamentin e Ri se e di permendsh se c'thuhet atje. E shoh qe ungjillin sipas Gjonit e paske shume qef. Nga 4 Ungjijte ky eshte ai me i pabesueshmi. Deshmite qe keni per Jezuin i keni teper te vobeketa pasi ata qe shkruan ungjijte ...qe s'ishin aspak deshmitare pamore te ngjarjeve, dhe ishin te interesuar te propagandonin mitologji e jo fakt. Dhe c'eshte me e forta, ungjijte sinoptike (Marku, Luka, Mateu) nuk e thone as gjysmen e atyre qe deklaroni ju per hyjnerine e Jezuit.

    Sidoqofte mua me duket me teper e arsyeshme qe ministria e Jezuit ishte destinuar vetem per cifutet e jo te tjeret te cilet ai i quajti 'qenj' e 'derra'. Si histori eshte e letezshme...deshtimi me i tmerrshem kthehet ne triumf ne fund... . Ai priste Mbreterine e Zotit te realizohej shume shpejt, por keta qyqare kane 2000 vjet qe presin e u eshte dashur te rishikojne teologjine e tyre. Ne fund te fundit ky evolucion eshte thjesht pasqyrim i historise te njerezimit prandaj edhe prodhoi nje qyteterim kaq versatil si ai Perendimor. Pra une nuk po ankohem, thjesht dua te ve ne pah se mrekullia e Krishterimit nuk ishte ringjallja por pikerisht kthimi i Deshtimit te Madh ne Triumfin e Madh.
    Qafir!

    E di se une nuk mund ta ndryshoj mendjen tende, por ne lidhje me ate qe thua se ministria e Jezusit ishte e destinuar vetem per cifutet, mendoj se duhet te jesh me i paanshem ne opinionin tend dhe leri faktet te flasin me shume se sa arsyeja ose opinioni yt. Megjithese ti e di "permendesh" Testamentin e Ri, une perseri aty do te mbeshtetem per te treguar se Jezusi erdhi per cdo njeri, per cdo krijese qe Ai vete e krijoi. Une nuk dua te them shume nga fjalet e mija por do te citoj fjalet e fundit te Jezusit ne toke para se te rrembehej ne qiell, ato gjenden tek Vep. Ap. 1:8 dhe Mt. 28:19-20:

    Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut.
    Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen


    Urdherimi i fundit i Jezusit per dishepujt ishte qe ata te shkonin deri ne skajin e dheut dhe te beheshin deshmitaret e Jezusit dhe te benin dishepuj nga te gjithe popujt, dhe sot pas 2000 vjetesh ne e shohim me te konkretizuar kete gje, kur krishterimi thuajse eshte perhapur kudo ne bote dhe vazhdon te perhapet kudo, megjithe pengesat dhe veshtiresite e shumta. Pra duket qarte se misioni i Jezusit ishte per te gjithe njerezit.

    Ti, Qafir ke shume njohuri per krishterimin sikurse e kam kuptuar nga shkrimet e tua edhe neper tema te tjera. Pjeserisht kete njohuri e ke marre nga te krishtere te rreme si "deshmitaret" apo "mormonet" dhe pjeserisht ndoshta nga leximet e tua ose kontakte te tjera. Por mos harro nje gje, persa kohe qe njohuria jote nuk eshte e lidhur me pendimin nga mekatet e tua dhe besimin tek Jezu Krishti, ajo nuk te vlen per asgje. Me shume te largon nga e verteta se sa te afron. Jezu Krishti i Bibles qe 2000 vjet me pare vdiq ne kryq i ben thirrje cdo njeriu qe te pendohen dhe te braktisin cdo paudhesi dhe te kthehen tek Ai qe pagoi cmimin e mekatit dhe te marrin faljen e mekateve dhe te rinisin nje jete te re, te ringjallen. Ringjallja e Krishtit eshte prova me e fuqishme qe misioni i Tij ishte i suksesshem dhe qe ka shprese per cdo njeri. Ne asnje sistem tjeter fetar ose besimesh nuk do te gjesh nje prove te tille te fuqishme. Te gjithe flasin per ringjalljen dhe jeten pas vdekjes ne menyra te ndryshme, por askush nuk ka nje prove dhe sikurse thuhet "fjalet i merr era, por veprat qendrojne".

    Ne qofte se do te besh nje hulumtim me te hollesishem mbi vertetesine historike te ungjijve dhe te Jezusit te keshilloj te lexosh librin "The New Evidences that Demands a Verdict" me autor Josh McDowell. Aty do te ballafaqohesh vetem me fakte qe duhet te merren parasysh.

    Me respekt, Astriti!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #35
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    te keshilloj te lexosh librin "The New Evidences that Demands a Verdict" me autor Josh McDowell. Aty do te ballafaqohesh vetem me fakte qe duhet te merren parasysh.

    Me respekt, Astriti!
    Lol...me Josh McDowell kam ngrene dreke nje here. Rob interesant. Njohurite e mia jane te shumta por mbeten amatore pasi lexoj gjate kohes te lire. Sidoqofte, kjo dijeni mjafton per te kuptuar se qe ne fillimet qelizore te Krishterimit ka pasur debate e konflikte deri edhe te dhunshme, ku faksionet e partite luftonin per 'vijen e tyre te drejte universale', pra 'ortodoksia katolike' Problemi eshte per ata qe dine se per cfare behej debati lind kurioziteti dhe me doemos pyetja: pse qenkan pikerisht Ungjijte kanonike sic i dime ne sot ata qe jane vertet te inspiruar e jo ato te tjeret (si psh ai i Tomasit, qe po ta lexosh duket me teper si shkrimet e Konfucit sesa te nje Hebreu, dhe eshte ndoshta dokumenti me i hershem Kristian).

    Debati vazhdon por ajo qe dihet eshte evolucioni i tradites Kristiane. Nuk mund te mohoet qe ata prisnin Ardhjen e Dyte te Krishtit menjehere, pasi mesazhi i Jezuit ishte i paekuivok ne kete aspekt. "Koha s'pret. Mbreteria e Hyjit ka ardh tashme, dhe nuk kam kohe per jo-cifutet te marrin kete lajm te mire". Ky eshte Ungjilli sipas Qafirit i cili gjate rruges per te Rrapi ne Mashkullore i erdhi nga lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 19-08-2004 mė 16:01
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #36
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te garantoj Qafir per nje gje, ndaj edhe mar pjese ne debat.

    - Ti nuk di, aq sa per te kuptuar drejt.

    - menyra jote debative eshte rrotulluese.

    Tashti, ti prape ngaterrohesh. Ti dukesh sikur kapitesh nga fakti se krishterimi nuk eshte nje fe bardhe e zi, ku gjerat te jene perfekte, ne sensin sic ti i kupton e don qe ato te jene. Ky eshte edhe naiviteti yt!

    Ndersa une te them, madje vete Bibla e ben te qarte, qe krishterimi sic te thashe, eshte nje pjese dinamike e historise, brenda gjithe zhvillimeve te ligjeve e dukurive te historise. Keshtu qe te kete shkrime false, abuzuese, pseudo-kristiane, kjo gje eshte mese normale. Por, nga ana tjeter, nuk ka perse cdo shkrim qe vetequhet Ungjill, te justifikohet si i tille. Pikerisht ketu dallon edhe besimi nga amatorizmi studentesk, per te pranuar cdo gje.

    Dihet qe kisha ka vepruar si trup, ku baza e "thjeshte" e besimtareve ka patur nje force te jashtezakonshme. Literatura gnostike, pseudo-kristiane, po te kish patur burime origjinale brenda komunitetit kishtar, do ta kish gjetur vete vendin ne kanonin e Dhiates se Re, gje qe nuk beri vaki, pikerisht sepse ishte literature e huaj per kishen.

    Pastaj, ti, pervec disa te vertetave te pjeseshme, nuk ke asnje fakt serioz e reference, per te justifikuar "OPINIONET" e tua te tipit Zhos Profesionisti.

    Ps: ha....nje here dreke edhe me mua ti...pa shohim se mos nderron mendje.

  7. #37
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une besoj se Misioni i Krishtit ne toke ishte ngritja e Kishes se Tij.
    Kjo Kishe do vazhdonte ta bente te dukshem personin Hyjnor-Njerezor te Krishtit ne Toke.

    Pra kjo Kishe do kishte Autoritetin per te pranuar apo hedhur poshte shkrime te ndryshme.
    Gjithe Misioni i Krishtit, me pas i Apostujve (duke filluar me te dymbedhjetet dhe vazhduar me Palin, Timoteun, Titin, etj...) ishte ngritja e Kishes.

    Kisha perbehet nga Njerez te Cilet kane Autoritetin Frymor per te dalluar Shkrimet. Ajo (Kisha), ka te drejte te haje ose te peshtyje ushqimet e ndryshme qe Asaj i jepen. Kete me sa duket e ka bere gjate shekujve te pare gjate formimit te Bibliotekes se Saj, qe me vone u quajt "Bibla" ose "Shkrimi".

    Bibla pra, nuk eshte nje liber "i zbritur nga qielli" si Kurani, por disa libra qe ju dhane Kishes se Hershme si Ushqim nga Krishti dhe Mbjellesit e Kishave (Apostujt), te cilat u pranuan nga Kishat dhe ju transmetuan gjeneratave te reja.

    Dhe dicka tjeter. Bibla pra, eshte nje Biblioteke librash. Njeri nga Librat e Kesaj Biblioteke nuk eshte perfunduar akoma. Quhet "Veprat e Apostujve". Ky Liber i eshte lene gjeneratave te reja te Kishes qe ta perfundojne...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #38
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ps: ha....nje here dreke edhe me mua ti...pa shohim se mos nderron mendje.
    Lol. Krenaria ishte mekati origjinal .... Eh mer seminarist djali! Ne jemi bere nga i njejti brume, vecse ai i joti paska pasur ca si shume maja birre.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    QAfir!
    Mendoj se ne shkrimet e tua kupohet fare qarte qellimi, por kjo nuk ngre as ul gje. Ti mendon se di plotesisht gjithshka, por une si i krishter te siguroj se, je i pazoti per te diskutuar ne nje teme te tille. Dal ne kete perfundim sespe ne te gjitha pergjigjet qe te jane dhene rreth pyetjeve te tua, ti nuk pergjigjesh dot, pasi njohurise suaj i mungon Krishti, pa te cilin fjala e tij mbetet e pakuptueshme per kedo. Amatorizmi juaj diletantesk duket qysh ne momentin kur ti pohon se ka pese ungjij. Se pari ti nuk ke idene se cdo te thote ungjill, dhe se dyti, mendja juaj eshte e pazonja te njohe mendjen e Zotit ( 1Korinth:2:14.).
    Deshiroj tju terheq vemendjen , qe te respektoni ne radhe te pare kete faqe ku mblidhen te krishtert, dhe se dyti te respektoni te krishtert te cilet i dhane pergjigje te gjitha pyetjeve te tua.
    Nuk mund te quash te krishtert te panxene , per faktin se ti nuk je ne gjendje te kuptosh dhe te pranosh pergjigjet e tyre. Bibla nuk eshte kuran, dhe nuk mund te kutpohet ashtu si kuptohet kurani dhe cfardo liber tjeter njerezor. Bibla eshte fjale e Perendise, dhe per te njohur ate duhet zbulesa qe vjen nga Perendia 1Kor:2:12.
    Une dhe te gjithe te krishteret ne kete faqe, e kuptojme shume lehte se njohuria juaj eshte ne siperfaqe, ashtu si vetem syte e gjeologut jane ne gjendje qe te dallojne metalin e cmuar ne nje cope guri.
    Perpiqu te mos fyesh bashkbiseduesin , pasi ata kane shpezuar nje pjese te kohes per tju pergjigjur pyetjeve te tua( pavaresisht qellimit tend).
    Une personalisht ju jam pergjigjur te gjitha pyetjeve te tua, dhe ti as qe ke mare mundimin te argumentosh perfundimin dhe opinjonin tend. Jo se une dua tju detyroj qe te pergjigjeni, por pergjigjet e mija jane pikerisht prej deshmise se bibles, te cilen ti pretendon se e njeh.
    Falenderoj te gjithe ata qe kane dhene pergjigje ne kete teme, pasi ne pergjigjet e tyre kuptoj se ata njohin dhe kane te Verteten Zotin Krisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 20-08-2004 mė 00:40

  10. #40
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi
    Dal ne kete perfundim sespe ne te gjitha pergjigjet qe te jane dhene rreth pyetjeve te tua, ti nuk pergjigjesh dot, pasi njohurise suaj i mungon Krishti, pa te cilin fjala e tij mbetet e pakuptueshme per kedo.
    Me demek e ditke ti c'paska 'Thene" Nazareni? Pa he nje here na ndrico pak e na thuaj se sa i sigurt je per 'theniet' kur te parat deshmi te shkruara u perpiluan te pakten 2 breza pas ekzekutimit te tij. Na garanto nje cike qe tradita gojore qe percoi 'lajmin e mire' per 60 vjet pa u shkruar nuk eshte redaktuar aspak. Na trego ku fshihet i ashtuquajturi 'Ungjilli Quelle" qe nga shkollaret mendohet te kete qene burimi i ungjijve Markut, Lukes e Mateut. Dhe mbi te gjitha ma garanto mua qe Ungjilli i Gjonit nuk kishte nje axhende politike qe e ben kryekeput ndryshe nga 3 Ungjijte e tjere. Pse ungjijte e tjere nuk jane aq jo-ekuivoke per divinitetin e Jezuit sa Gjoni? Pse ndryshon ARSYEJA e arrestimit te Jezuit tek Gjoni ne krahasim me ungjijte e tjere?

    Te me falesh per amatorizmin e ketyre pyetje por deshe te diskutoje zotrote. Nise me keto pyetje pra.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Jeta dhe Dashuria
    Nga FLORIRI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-10-2004, 04:22
  4. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 19:43
  5. po behem dhe une si te tjeret :P
    Nga altini uk nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-06-2002, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •