Helmon nėnėn se e rrihte
TIRANE
Njė adoleshente pas kontradiktave qė kishte me t'ėmėn, ka arritur deri aty sa ta helmonte atė. M.I., 14 vjeēe, ka gjetur njė mėnyrė tė pabesueshme pėr t'i dhėnė zgjidhje kontradiktave tė saj me mamanė Merita Shllaku, njė kėngėtare e muzikės popullore, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Maqedoni, Zvicėr, Gjermani dhe Amerikė, ku ka kryer disa turne. Natėn, ndėrsa e ėma flinte, adoleshentja ka hedhur njė sasi helmi buburrecash nė gotėn e ujit, qė kėngėtarja 33-vjeēare e mbante te komodina e dhomės sė gjumit pėr ta pėrdorur nė rast etjeje natėn. Fatmirėsisht sasia e helmit ishte e pamjaftueshme pėr tė vrarė prindin dhe ndėrhyrja nė kohė e mjekėve tė toksikologjisė ka mundur tė shmangė vdekjen.
Ngjarja
Sipas burimeve tė policisė, adoleshentja nuk ėshtė munduar shumė pėr tė gjetur helmin. Ajo e ka blerė atė tė premten nga njė tregtar ambulant nė rrugė, pranė vendit ku bėnte pazarin ēdo ditė. Pra, gjithēka e kishte bėrė plan mė parė. Sipas dėshmisė sė saj nė polici, e ėma prej kohėsh nuk e linte tė dilte me shoqėt dhe e qėllonte pėr shkakun mė tė vogėl, sidomos pas divorcit me tė atin. Po sipas dėshmisė sė saj nė polici, 14-vjeēarja kishte vendosur t'i jepte s'ėmės njė mėsim tė mirė, qė e ėma tė mos e rrihte mė, por jo mė tepėr. Kėshtu, nė darkė e ka trazuar me kujdes nė gotėn e ujit, qė kėngėtarja kishte pėr zakon ta mbante natėn mbi komodinė. Plani ka funksionuar dhe nė mes tė natės, rreth orės 00.01, Merita Shllaku zgjohet e lemerisur nga komplikacionet e helmit dhe shkon pėr ndihmė mjekėsore nė urgjencėn e Spitalit Ushtarak. Mjekėt arrijnė ta diagnostifikojnė nė kohė helmimin dhe ta shpėtojnė nėnėn 33-vjeēare.
Adoleshentja
"Mamaja mė rrihte gjithmonė dhe doja ta trėmbja qė tė mos e bėnte mė, por nuk doja ta vrisja". Ka qenė ky pohimi i adoleshentes, njė pohim qė mė shumė se tė tjerėt tė pranishėm (avokati dhe oficeri i policisė gjyqėsore) ka shtangur nėnėn e saj. Inspektorėt e krimeve tė Komisariatit numėr 2 tė Tiranės e kishin vlerėsuar informacionin e ardhur nga spitali, duke hetuar pėrtej faktit tė njoftimit pėr njė rast vetėhelmimi rutinė. Mė pas ata kanė gjetur nė shtėpinė e kėngėtares gjurmė tė helmit tė buburrecėve. Pasi kanė bėrė diagnostikimin e ujit qė gruaja kishte pirė nė darkė, janė siguruar se ka qenė i njėjti. Veprimi i adoleshentes i ka tronditur tė gjithė. Atė e ka shpėtuar nga prangat vetėm mosha e mitur. Pas mėsimit tė fakteve tė ngjarjes, prokurori ka vendosur hetimin e saj nė gjendje tė lirė. I kėtij mendimi ka qenė edhe vetė Shllaku, e cila, pėr t'i kthyer reston nė tė njėjtėn monedhė sė bijės, nuk e ka tėrhequr ende denocimin pėr tė.
Krijoni Kontakt