Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    "Emri i Nanos, në kontrabandë"

    Drejtori i gazetës italiane “L’Unita”, reagon pas njoftimit se ai ka kërkuar pajtim me kryeministrin

    "Emri i Nanos, në kontrabandë"

    Flet për “Shekullin” avokati i të paditurit: Emri i kreut të qeverisë shqiptare doli në një proces mbi kontrabandën e cigareve në Napoli



    “Në një nga seancat e këtij procesi”, është përmenduar emri i kryeministrit shqiptar, i cili kishte lidhje miqësie me persona të implikuar në këtë trafik, dhe gazetari nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka renditur faktet ku ka qenë present”

    TIRANE- Drejtori i gazetës italiane, “L’Unita”, Furio Colombo, përgënjeshtron kabinetin e shefit të qeverisë shqiptare, sipas të cilit, ai “ka pranuar se shkrimi i botuar në gusht të vitit 2002, në të përditshmen e së majtës, është i pavërtetë dhe ka kërkuar pajtim me Fatos Nanon”. Drejtori i gazetës “L’Unita”, organ i Partisë Demokratike të së Majtës, është prononcuar për “Shekullin”, në lidhje me gjyqin e tij me kryeministrin Fatos Nano, i cili e ka paditur Furio Colombon për “shpifje”. Kreu i qeverisë shqiptare, ka paraqitur padinë e tij pranë gjykatës së Milanos, pas një shkrimi të botuar në të përditshmen “L’Unita” dhe të përjavshmen “L’Espresso” në 2 gusht të vitit 2002.
    Procesi me akuzën “për shpifje” ndaj dy organeve të njohura të medias italiane, ka nisur më datën 26 korrik, me një seancë dëgjimore që u zhvillua në Tiranë, me praninë e palëve, ku prokurorët e Milanos kanë regjistruar dëshminë e paditësit Fatos Nano. Një ditë pas zhvillimit të kësaj seance, në median shqiptare u publikua lajmi duke cituar burime pranë kryeministrit shqiptar. Sipas të cilit, “nga gazetarët e paditur, është kërkuar pajtim dhe kryeministrit i është ofruar gatishmëria për të botuar një shkrim përgënjeshtrues, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën hapësirë, si shkrimi që akuzonte Nanon në gusht 2002”.
    Ky variant është mohuar kategorikisht nga drejtori i “L’Unita”, Furio Colombo. Në një prononcim për “Shekullin”, avokati i zotit Colombo, Oreste Flamminii Minuto, deklaroi se “Drejtori i “L’Unita” nuk është tërhequr në asnjë mënyrë nga pozicioni i tij dhe ka pranuar fajin. Zoti Kolombo e ka cilësuar si të pabazuar akuzën e kryeministrit shqiptar ndaj tij për shpifje, dhe se shkrimi, ishte parapërgatitur para ndryshimeve në qeveri, për ta botuar atë, kur zoti Nano do të merrte drejtimin e kabinetit qeveritar, në mënyrë që të influencohej negativisht opinioni publik në Itali apo dhe në Shqipëri”. Sipas avokatit, Oreste Flamminii Minuto, drejtori i “L’Unita-s”, ka deklaruar se “shkrimi i botuar në këtë gazetë, i shkruar nga Claudio Pappaiani, është një kronikë korrekte e bazuar mbi një proces gjyqësor të nisur në gjykatën e Napolit për kontrabandën ecigareve”. “Në një nga seancat e këtij procesi”, sipas drejtorit të “L’Unita”, “është përmendur emri i kryeministrit shqiptar, i cili kishte lidhje miqësie me persona të implikuar në këtë trafik, dhe gazetari nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka renditur faktet ku ka qenë prezent”. Në prononcimin nëpërmjet telefonit, avokati i drejtorit të “L’Unita”, tha se “ne nuk kemi kërkuar pajtim, pasi kemi zbatuar të gjitha ligjet italiane mbi të drejtën e shprehjes, si dhe lirinë e shtypit. Ne i kemi kërkuar kryeministrit shqiptar, zotit Fatos Nano, që mund të botohet i plotë prononcimi i tij në lidhje me shkrimin e botuar në gazetën tonë” . Po sipas avokatit Flammini Minuto, kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar dëmshpërblim financiar nga i padituri i tij, pasi është dëmtuar imazhi i zotit Nano si kryeministër i këtij vendi, por edhe i Shqipërisë.
    Padia ndaj dy organeve të medias italiane, së përdishmes “L’Unita” dhe së përjavshmes “L’espresso” është depozituar në Prokurorinë e Milanos, menjëherë pas publikimit të shkrimit me titull “Padrino i Shqipërisë”. Seanca e ardhshme të këtij procesi i cili po ndiqet me interes dhe nga opinioni publik italian, priten të zhvillohen më 15 tetor në vendin fqinj, ku do të depozitohen dëshmitë e Furio Colombo, drejtor i “L’Unita” dhe Daniela Hamaui, drejtoreshë e “L’espresso”. Në seksionin paraprak dëgjimor, të zhvilluar në një nga sallat e Kryeministrisë, i cili kryesohej nga gjykatësi i njohur Italo Ghitti, pala e paditur përfaqësohej nga avokatja Maria Adelaide Cerreti Astuto.


    " not yet "

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Intervista/Flet avokati Oreste Flamminii Minuto: E vërteta e procesit ndaj “L’Unita”-s

    “Ja pse ne nuk kemi shpifur”


    Y. Pata

    -Si është e vërteta e procesit që nisi në Tiranë kundër drejtorit të “L’Unita”?
    “Jam avokati i gazetës “L”Unita” dhe i autorizuar nga drejtori Colombo në lidhje me këtë çështje. Në audiencën e 16 korrikut, avokatja e dërguar nga doktor Colombo, ngaqë unë isha i impenjuar, zonja Maria Adelaide Cerreti Astuto, ka lexuar një letër të dërguar nga doktor Colombo, në të cilën ai kërkon ndjesë për mospjesëmarrjen e tij në seancë, dhe në të njëjtën kohë, deklaron se e cilëson të pabazuar akuzën se ai kishte përgatitur sulmin ndaj zotit Nano, përpara se të ndryshohet qeveria në mënyrë që të publikohet pas instalimit të kabinetit të ri. Në letër theksohej se drejtorit të “L’Unita”, i vinte keq për këtë interpretim të artikullit të shkruar nga zoti Pappajani”.
    Pse ju e cilësoni të pabazë akuzën e shpifjes. Ku e mbështesni këtë?
    “E mbështesin në ligjet italiane mbi të drejtën e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Në artikullin e botuar në “L’Unita” shkruhet për një seancë gjyqësore në Napoli, në lidhje me një proces për kontrabandën e cigareve. Në këtë proces, dikush ka përmendur emrin e zotit Fatos Nano. Pra shkrimi në fjalë ka bërë vetëm kronikën e fakteve”.
    Është e vërtetë se ju keni kërkuar pajtim me palën që ju ka paditur, pra me kryeministrin Nano dhe keni pranuar se do të botoni përgënjeshtrimin, në të njëjtin vend ku është botuar artikulli i para dy viteve më parë?
    “Jo, nuk flitet për pajtim. Doktor Furio Colombo, i ka kërkuar zotit Nano, që ne jemi gati të publikojmë gjithçka do të thotë kryeministri, në lidhje me atë që thuhet në artikull dhe përmendet emri i tij. Kjo nuk është përgënjeshtrim, përkundrazi përballon në mënyrë të hapur opinionet. Gjatë seancës së zhvilluar në Tiranë, pasi u mor vesh qëndrimi i palës sonë, kur prokurori, ka pyetur Fatos Nanon, nëse ky i fundit është i gatshëm të tërhiqet nga akuza për shpifje, zoti Fatos Nano ka deklaruar: “Duhet të mendohem”. Prokurori e ka pyetur më pas se “Ju mendoni se e majta italiane ishte kundër zgjedhjes suaj në postin e kryeministrit, zoti Fatos Nano është përgjigjur në mënyrë të prerë: “Jo”.



    08/08/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pjesë nga shkrimi i botuar në 2 gusht 2002 me titull

    “Padrino i Shqipërisë”


    Shekulli

    Furio Colombo, është deputet i Partisë Demokratike të së majtës dhe drejtor i së përditshmes së njohur, organ i partisë më të madhe të opozitës, “L’Unita”. Gazetar me profesion, zoti Colombo ka qenë për një kohë të gjatë komentator prestigjioz i televizionit publik, “Rai” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe i së të përditshmes “La Repubblica”. Njihet si një person me bindje politike drejt qendrës së majtë dhe kundërshtar i fortë i kryeministrit aktual, Silvio Berluskoni

    Komenti pas seancës së parë në Tiranë

    “Gazetarët kërkuan falje”

    Në këtë seancë, nga gazetarët e paditur është kërkuar pajtim dhe kryeministrit i është ofruar gatishmëria për të botuar një shkrim përgënjeshtrues, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën hapësirë, si shkrimi që akuzonte Nanon në gusht 2002. Megjithatë, Nano nuk është dorëzuar karshi kësaj oferte, ndërsa kishte kërkuar në padinë e tij që të dëmshpërblehej financiarisht. Të dy gazetarët, të përfaqësuar nga avokati Maria Cerretti Astuto, kanë tentuar gjetjen e një kompromisi me kryeministrin, ndërsa ligjet italiane duket se parashikojnë edhe ndëshkim penal për një akuzë të tillë, krahas dëmshpërblimit financiar. Sidoqoftë, do t'i takojë Nanos të zgjedhë, nëse do të vazhdojë përballjen ligjore apo do të preferojë përgënjeshtrimin nga gazetarët italianë. Procedurat parashikojnë që kthimi në sallën e gjyqit do të bëhet më 15 tetor

    “Korrieri” 26 korrik

    Mafia shqiptare po shfaqet gjithnjë e më aktive edhe në kontrabandën e cigareve, pas goditjes që ka marrë rrjeti i Malit të Zi. Sigurisht që pesha kryesore e “biznesit” i takon “Camorres” napolitane dhe më ekzaktësisht klanit “Mazzarella”. Një delegacion i Mazzarellave, i kryesuar nga Vincenzo Titta, që vizitoi Tiranën në 29 janar 2001, u prit në një takim edhe nga drejtori i policisë së Tiranës. Njeriu kyç që organizoi udhëtimin në kryeqytetin shqiptar, është Hysen Shahu, një njeri i besuar i Fatos Nanos. Aq sa vendosi në dispozicion të dërgatës së “ambasadorëve” nga Napoli edhe “Mercedes”-in e Nanos, në atë periudhë kryetar i Partisë Socialiste. Një tjetër informacion sekret, i shoqëruar edhe me fotografi, dëshmon zbarkimin në 5 prill 2001, në orën 8.55, në portin e Durrësit të Vincenzo Titta-s. Për t’i uruar mirëseardhjen ndodhet sërish Hysen Shahu, i cili e shoqëron më pas në të gjitha takimet e tij në Shqipëri. Lëvizjet kryen sërish me makinën zyrtare të kryetarit të Partisë Socialiste. Këtë radhë, veç drejtorisë së policisë së Tiranës, ku punon edhe i biri i Hysen Shahut, Artani, përfaqësuesi i Mazzarellave kryhen takime pune edhe në ministri të ndryshme. Nën shoqërinë e dy burrave të tjerë, ata frekuentojnë gjithashtu bar “Diana”, një pikë takimi e krimit të organizuar shqiptar, pronë e Gaz Demit, bashkëpunëtorit kryesor të Fatos Nanos për punët e dyshimta.
    Demi drejtonte për llogari të kryetarit të Partisë Socialiste, kontrabandën e cigareve, por njëkohësisht është në këtë periudhë edhe njëri nga financuesit kryesorë të partisë. Gjithnjë, sipas këtij hetimi, Demi ka blerë disa magazina shtetërore në Sarandë për depozitimin e cigareve kontrabandë që vijnë nga vendet e Lindjes nëpërmjet Greqisë, një vend ku Nano ka shumë biznese. Sapo kalonin kufirin shqiptar, ngarkesat e cigareve kontrabandë transportoheshin në rrugë ligjore nëpërmjet shoqërisë “Albtrans”, e cila ka siguruar një licencë zyrtare për tregtinë e frigoriferëve nga Gjermania. Pasi firmosin marrëveshjen, Demi, Artani dhe Mazzarella, sipas regjistrimeve të kryera fshehtas, ngrenë një dolli për shëndetin e Don Ciro Mazzarrella. Pakti parashikon veç të tjerave edhe një llogari rrjedhëse, e hapur në 3 janar 2001, nën emrin e shoqërinë zviceriane “Tradex” dhe “Beltranz” (pronë e Shahut), e zyrtarizuar nga një licencë e shtetit shqiptar. Kontrata i jep të drejtën Mazzarellës që të kryejë aktivitet tregtar në Shqipëri dhe mundësinë për t’u shtrirë më tej në tregun e Lindjes. Një bisedë telefonike e regjistruar, mes Teuta Shahut, së bijës së Hysenit dhe Vincenzo Tittas, zbulon se marrëveshja parashikon transportin e 40-50 konteniereve me cigare kontrabandë për çdo muaj nga vendet e ish-bllokut sovjetik, duke patur si pikënisje veriun e Shqipërisë. Një biznes me një fitim marramendës prej 200 milionë dollarësh në vit.
    Mbi të gjitha, këto hetime hedhin dritë mbi një mafie të fuqishme shqiptare, e cila është e aftë të krijojë aleanca me mafiet dhe kartelet ndërkombëtare për të shtënë në dorë bizneset fitimprurëse kriminale. Sigurisht, duke shfrytëzuar edhe lidhjet me një klasë politike, e cila nuk është shumë e shqetësuar për respektimin e ligjit. Një pushtet që shfaqet çdo natë, kur mbi gomonet që përshkojnë Adriatikun, së bashku me klandestinët udhëtojnë edhe kilogramë të tëra droge. Shpesh të transportuara nga korrierë të detyruar të marrin një rrezik të tillë për të paguar udhëtimin e shpresës.



    08/08/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Raport sekret nga SHBA: Nano, në krye të një rrjeti rajonal trafiku

    Raport sekret nga SHBA: Nano, në krye të një rrjeti rajonal trafiku
    30.06.2005

    Departamenti i Shtetit amerikan ka në duart e veta një raport sekret, i cili akuzon Nanon e bashkëshorten e tij, Gramoz Ruçin, Igli Toskën, Arjan Rugjin, ministra e ish-ministra të kabinetit "Nano", si të përfshirë në trafikun e drogës


    Një raport special ndodhet tashmë në duart e njerëzve të fuqishëm të Departamentit të Shtetit amerikan, por edhe në duart e njerëzve me influencë të madhe në rrethet ekonomike botërore, për përfshirjen e kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe bashkëshortes së tij, në trafikimin e droges ne Shqiperi. Raporti, thuhet se, është hartuar nga persona të lidhur me shërbimet e fshehta të Shqipërisë dhe nga të dhënat e informacionet e marra nga anëtarë ose ish-anetare te ketyre sherbimeve. Këto akuza jane mjaft shqetesuese dhe meritojne vemendjen e plote te qeverise shqiptare dhe qeverive te tjera që janë të interesuara në përparimin e Shqiperisë.
    Kopje te detajuara te ketij raporti, perfshire identitetin e te gjithe paleve qe jane te dyshuar per perfshirje ne trafikimin e droges, gjenden në duaert e ambasadorit te EU Lutz Salzmann, ambasadores amerikane Marcie Ries dhe zyrtareve te tjere ne Uashington. Ekzistenca e ketij raporti te plote mund te verifikohet shume thjesht. Këtë raport e konfirmon një nga lobistët shqiptarë në SHBA, Geri Kokalari, i cili sqaron se ekzistencën e raportit dhe për më tepër, përmbajtjen e tij që mund të jetë e vertëtë, e mbështet edhe në mendimin e krijuar ne biseda me zyrtare policie, diplomate te huaj me eksperience ne Shqiperi, punonjes te sherbimeve sekrete ne Shqiperi, zyrtare te qeverise amerikane dhe politikane e qeveritare shqiptare. Duhet thënë se akuzat ndaj Nanos, janë duke u verifikuar nga SHBA-të.



    Me poshtë, po pasqyrojmë një përmbledhje të akuzave që gjenden në raportin sekret:


    Shqipëria është bërë një hallke kryesore në trafikimin e drogave dhe është shndërruar në një linjë të sigurte Lindje – Perendim per kriminelet qe merren me kete lloj veprimtarie. Sipas raportit, nje ngjarje kyçe qe çoi ne lulezimin e trafikanteve te droges ne Shqiperi ishte nderhyrja e Nanos në 1997-ën, për të detyruar Fehmi Abdiun, ne ate kohe kryetar i Komitetit te Legjislacionit ne parlament, qe te abrogonte ligjet antitrafik qe ishin aprovuar ne 1996. Raporti shkruan qe, individe te rrethit kryeministror apo të ngushtë familjar, si brenda, ashtu dhe jashte qeverise, u bene padronë e partnerë të trafikantëve dhe përdorën të ardhurat e nxjerra nga ky aktivitet kriminal, per te investuar ne projekte te ndryshme ne ndertim e turizem. Eshte me se e qarte se ka nje paralelizem me se shqetesues midis transformimit te Shqiperise, si nje pike e rendesishme tranzite per trafikun e droges dhe qeverisjes së Nanos si kryeminister i Shqiperise.

    Xhoana Nano


    Raporti akuzon qe Xhoana Nano, gruaja e dytë e kryeministrit, është e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe "Joy Travel", një kompani që kontrollohet prej saj, shërben si mjet per te pastruar parate qe vijne nga trafikimi i droges. Raporti gjithashtu akuzon qe, nje nga linjat kryesore te trafikut te droges kontrollohet nga nje partner i gruas së kryeministrit, i cili gjithashtu, eshte perfshire ne vrasjen e nje trafikanti konkurrent.

    Raporti akuzon qe, disa prej ministrave të qeverisë "Nano" janë të përfshirë direkt në trafikimin e droges. Igli Toska, ministri i Rendit dhe Arjan Rugji, i cili ishte drejtor i pergjithshem per kufijte ne Ministrine e Rendit, së bashku me një ish‑minister, akuzohen ne raport si drejtuesit dhe padronet e linjes se droges qe niset nga Turqia, vazhdon nepermjet Shqiperise dhe perfundon ne Itali. Raporti gjithashtu diskuton ne detaje arrestimin e nje kushëriri te Igli Toskes, i cili u kap me 30 kilogramë droge. Me aq sa dihet, ky person nuk eshte denuar per kete aktivitet kriminal dhe momentalisht, eshte i lire. Nje tjeter minister i qeverise së Nanos, gjithashtu akuzohet si kontrollues i nje linje alternative te trafikut te droges qe furnizon Gjermanine me heroin.

    Gramoz Ruçi, sekretar i Partise Socialiste, gjithashtu akuzohet nga raporti, si i perfshire ne trafikun e droges ne Shqiperi.

    Raporti identifikon disa linja te tjera alternative te trafikimit te droges nepermjet Shqiperise. Njerezit te cilet kontrollojne keto linja, thuhet te jene anetare te qeverisë "Nano" ose njerez qe mbajne lidhje te ngushta, personale ose familjare me të. Ndermjet atyre qe permenden ne raport si pjesemarres ne kete aktivitetet ilegal, jane dhe biznesmenë te mirenjohur ne Shqiperi, te cilet thuhen qe jane te lidhur me Nanon e i kanë dhënë dhurata luksoze, si dhe para te shumta per te mbeshtetur vesin e tij të bixhozit. Raporti akuzon qe keta trafikante i kane perdorur fitimet e tyre ilegale per te blere influence politike dhe per te siguruar mbrojtjen dhe bashkepunimin e qeverise së Nanos. Raporti gjithashtu thote qe, vertetesia e te dhenave qe ai permban eshte konfirmuar nga te pakten tre burime te ndryshme dhe qe kontributoret e raportit jane anetare te sherbimeve sekrete shqiptare, te cilet nuk jane nen kontrollin e zyres se kryeministrit.

    vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 30-06-2005 më 09:39
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Disa nga akuzat kryesore të ngritura në raportin sekret, dorëzuar amerikanëve



    Xhoana Nano


    Gruaja e dytë e kryeministrit, është e përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe "Joy Travel", një kompani që kontrollohet prej saj, shërben si mjet per te pastruar parate qe vijne nga trafikimi i droges. Raporti gjithashtu akuzon qe, nje nga linjat kryesore te trafikut te droges, kontrollohet nga nje partner i gruas së kryeministrit, i cili gjithashtu, eshte perfshire ne vrasjen e nje trafikanti konkurrent. Raporti akuzon qe disa prej ministrave të qeverisë "Nano" janë të përfshirë direkt në trafikimin e droges.

    Igli Toska, ministri i Rendit dhe Arjan Rugji, i cili ishte drejtor i pergjithshem per kufijte ne Ministrine e Rendit, së bashku me një ish‑minister, akuzohen ne raport si drejtuesit dhe padronet e linjes se droges qe niset nga Turqia, vazhdon neper Shqiperi dhe perfundon ne Itali.

    Nje ngjarje kyçe qe çoi ne lulezimin e trafikanteve te droges ne Shqiperi, ishte nderhyrja e Nanos në 1997-ën, për të detyruar Fehmi Abdiun, ne ate kohe kryetar i Komitetit te Legjislacionit ne parlament, qe te abrogonte ligjet antitrafik qe ishin aprovuar ne 1996-ën. Raporti shkruan qe individe te rrethit kryeministror apo të ngushtë familjar, si brenda, ashtu dhe jashte qeverise, u bene padronë e partnerë të trafikantëve dhe përdorën të ardhurat e nxjerra nga ky aktivitet kriminal, per te investuar ne projekte te ndryshme, ne ndertim e turizem. Raporti gjithashtu diskuton ne detaje arrestimin e nje kushëriri te Igli Toskes, i cili u kap me 30 kilogramë droge. Me aq sa dihet, ky person nuk eshte denuar per kete aktivitet kriminal dhe momentalisht, eshte i lire.

    Nje tjeter ministër i qeverise "Nano", gjithashtu akuzohet si kontrollues i nje linje alternative te trafikut te droges qe furnizon Gjermanine me heroin.

    Gramoz Ruçi, sekretar i Partise Socialiste, gjithashtu akuzohet nga raporti, si i perfshire ne trafikun e drogës ne Shqiperi.




    http://www.gazeta55.net/politikedet.jsp?id=1835
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Nano i sëmurë rëndë, dy orë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza"

    Nano i sëmurë rëndë, dy orë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza"

    Fatos Nano është mjekuar dje intensivisht nga një sëmundje e mbajtur në fshehtësi nga mjekët e spitalit "Nënë Tereza" dhe rrethi familjar i kreut të PS-së. Takimet e djeshme janë përgjysmuar në axhendë, ndërsa kanë filluar 1 orë me vonesë


    Nano i sëmurë rëndë, dy orë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza"



    Fatos Nano është mjekuar dje intensivisht nga një sëmundje e mbajtur në fshehtësi nga mjekët e spitalit "Nënë Tereza" dhe rrethi familjar i kreut të PS-së. Takimet e djeshme janë përgjysmuar në axhendë, ndërsa kanë filluar 1 orë me vonesë, si në qytetin e Lushnjës, në atë të Rrogozhinës, në Orikum, Dushk e Vlorë, ku ai nuk ka patur më shumë se 3 deri 4 mijë vetë



    Kryeministri i vendit e ka patur të pamundur dje të marrë pjesë në të gjitha takimet që ka programuar, pasi një sëmundje e fshehtë e ka detyruar të mbahet në mjekim intensiv, përgjatë 2 orëve, dje, në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", duke vonuar kështu paraqitjen në mitingjet e djeshme, mitingje të cilat kanë filluar të gjitha me disa orë vonesë, ndërsa zëri i kryeministrit Nano ka ikur plotësisht dhe është shuar në Vlorë. Sipas burimeve të sigurta, ai ka mashtruar sikur ka qenë në Orikum, ndërsa ka qenë e pamundur për të pjesëmarrja në takime. Si në qytetin e Lushnjës, në atë të Rrogozhinës, në Orikum, Dushk e Vlorë, ai nuk ka patur më shumë se 3 deri 4 mijë vetë. Mitingjet, të gjitha, kanë filluar një orë me vonesë dhe dështimi i turit elektoral të Nanos, e ka rënduar gjendjen e tij shpirtërore dhe shëndetësore. Askush nuk ka mundur të mësojë më tepër për seriozitetin e sëmundjes së Nanos, e cila mbahet "top sekret" nga të gjithë ata që janë në dijeni dhe për këtë, janë kërcënuar të gjithë ata që kanë qëlluar ta shohin Nanon dje paradite, në një gjendje tejet të vështirë. Kryeministri Nano nuk ka mundur kështu të rezistojë në një fushatë intensive, duke u gjunjëzuar përpara intensitetit dhe këmbënguljes së rivalit të tij Berisha, i cili ka përmbyllur me sukses fushatën në Shkodër, mes një entuziazmi të paparë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 01-07-2005 më 05:24

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool

    Nano, thirrje për luftë, sërish në Vlorë
    Nga "Sheshi i Flamurit", kryetari Nano, si një luftënxitës mes popullit të vet, bën thirrje që bandat e tij nëpër Vlorë të rimarrin kallashët, pasi, sipas tij, Berisha është pushtues që nuk duhet lejuar të fitojë. Thirrja e tij është dëgjuar vetëm nga 100


    Nano, thirrje për luftë, sërish në Vlorë




    Nga "Sheshi i Flamurit", kryetari Nano, si një luftënxitës mes popullit të vet, bën thirrje që bandat e tij nëpër Vlorë të rimarrin kallashët, pasi, sipas tij, Berisha është pushtues që nuk duhet lejuar të fitojë. Thirrja e tij është dëgjuar vetëm nga 1000 vetë në shesh



    Kryeministri i vendit Fatos Nano ka dështuar dje të risjellë vitin '97 në Vlorë. Ai dje pasdite, përpara shumë pak mbështetësve të tij në "Sheshin e Flamurit", ka kaluar çdo kufi të provokimit njerëzor, duke bërë thirrje për luftë nga Vlora. Ai u është drejtuar segmenteve kriminale që mbajnë peng ende Vlorën, që të mos lejojnë pushtuesin Berisha të marrë pushtetin. Thirrja e qartë për përsëritjen e vitit '97 në Vlorë, është bërë dje nga mitingu i fundit i Nanos në "Sheshin e Flamurit", ku ka kërkuar që njerëzit e tij të shfaqen sërish si çlirimtarë "nga pushtimi i regjimit te Berishes në vitin 1997". Nano ka theksuar se Sali Berisha është armiku i lirisë dhe i Europës e nuk duhet lejuar të kthehet më në pushtet. "Ky është misioni ynë i përbashkët. Ne jemi këtu për ta realizuar me ju", është shprehur Nano, që është përpjekur të nxisë qytetarët për kundërvënie me dhunë, ndaj ndryshimit të përkrahur nga shumica e shqiptarëve tashmë. Nano ka vazhduar zhargonin e tij të zakonshëm kundër kreut demokrat, duke e vlerësuar atë si të keqen e vendit, person i papergjegjshem, i çekuilibruar dhe i rrezikshem, qe "kerkon të rikthejë kohën kur urdhëronte armatosjen e pjesës më të errët të partisë së tij, bandat prej të cilave nuk ndahet dot, që t’i ndërsente në luftë kunder shqiptareve".

    Kleves Bitro
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Raport sekret nga SHBA: Nano, në krye të një rrjeti rajonal trafiku
    30.06.2005..

    Ambasada Amerikane shpreh shqetësim për keqinformim nga media shqiptare



    TIRANË - Pas raportimeve të disa mediave mbi një letër të një senatori amerikan, Shemer, ku pretendohej se ky i fundit ka bërë thirrje që Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve të bëjë një hetim mbi Kryeministrin shqiptar Fatos Nano, Ambasada Amerikane ka reaguar të enjten duke hedhur poshtë insinuata të tilla....
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •