Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Ministrat e brendshėm dhe fati i tyre!

    Pėr kėtė temė synimi im ėshtė tė kuptoni kryessoren: nepėrmjet emrave tė atyre qė kanė qenė Ministra tė Brendėshėm nė periudha tė caktuara do merrni vesht se si kanė luajtur "shkop e cingėl" shėrbimet e huaja me fatin e shqiptarėve!
    Agimi

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Shume bukur,

    kush ishte ministri i pare i brendshem?

    Sinqerisht e paskam harru.

    Koci?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I pari ka qenė Myfit Bej Libohova qė komunistat e quajtėn "Tradhėtar i Kombit".
    E pra ky ishte njė nga ORGANIZATORĖT E SHQUAR TĖ NGRITJES SĖ FLAMURIT TĖ MĖVETSISĖ NĖ VITIN 1912 NĖ VLORĖ!!!!!
    Ja Qeveria e vitit 1912:
    Kryetar: Ismail Qemali
    Nėnkryetar: Dom Nikoll Kaēorri
    Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova
    Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
    Ministėr i Mbrojtjes Kombėtare: Mehmet Pashė Dėrralla
    Ministėr i Drejtėsisė: Petro Poga
    Ministėr i Arsimit: Luigj Gurakuqi
    Ministėr i Punėve Botore: Mit'hat Frashėri
    Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
    Ministėr i Post Telegrafeve: Lef Nosi

    Kaq pėr sot i dashtun ANTON!
    Agim Doēi

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    por me pas ama u be tradhetari Esad Toptani!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    vazhdim!......

    Jo ENI E DASHUR!
    Ministri tjetėr ka qenė Aqif Pashė Elbasani qė ndenji nė postin e Ministrit tė Brendshėm prej 18 majit e deri nė 3 shtator 1914!!
    Ky Burrė i madh ka qenė Kryetar i Kongresit tė Lushnjės mė pas nė vitin 1920!!
    Mė 28 Nėntor 1919 - Vlonjatėt u pėrleshėn me italianėt qė kishin ardhur nė Vlorė sipas vendimeve famėkeqe tė 20 gushtit 1919 tė shtytura nga Esad Toptani - Qeveria e Durrėsit!
    Nė krye tė popullit tė Vlorės ishte Aqif Pash Elbasani dhe idetė e tija!
    Asamblea Kushtetuese qė u themelua nė Lushnjė asokohe kishte nė pėrbėrje:Aqif pashė elbasanin, Mihal Turtullin, Luigj Bumēin dhe atdhetarin e madh Abdi bej Toptanin!
    Me respekt pėr ty ENI
    Agim Doēi

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    po a nuk e priti Esad Pasha princ von Wied ne 7 mars 1914, si pjesetari qeverise se Vlores ?

    (kuptohet se u be anetar i asaj qeverije me pahir, mqs mbante te ngerthyer Durresin e Shqiperine e Mesme.)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ENI
    Po Esad Toptani kurrė nuk ka qenė nė Qeverinė e Vlorės dhe as nuk e ka dashur princ Widin (sepse ky ishte katolik)! Esadi nė Kongresin e Durrėsit 25 dhjetor 1918 Kryetar Qeverije u zgjodh Turhan Pashė Pėrmeti, ku Myfit Libohova iu lut gjeneralit italian Piacentini tė shpėrndante Kongresin e Lushnjės! Plani dėshtoi falė atdhetarizmit ė oficerėve katolikė shqiptarė prej Shkodre qė u bashkuan me kongresistėt e Lushnjės! Nga ky kongres u deklaruan si tradhėtar tė kombit: Fejzi Alizoti, Myfit Libohova dhe Mustafa Kruja! Sa herė forcohej apo dobsohej Ahmet Zogu, aq herė i afrohej ose i largohej Beu i Libohovės qė vdiq nė mėrgim!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rrofsh Agim..


    Ne kohen e Partise me duket ministri pare i brendeshem ishte kolonel Haxhi Lleshi..sdi me vone cfare u be..

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Haxhi Lleshi,

    nqs e ke per te;
    me vone u per kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor te Shqiperise, e keshtu "gjoja" ishte ne postin e presidentit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    BRARI or KRYEMIKU im!
    I pari Ministėr i Brendėshėm nė miniaturė - pėr komunistat ka qenė Xhafer Cenko Lubonja, oficer informativ nė brigadėn e 4-tė dhe pastaj Shef Zbulimi u UNCL! Ky u vra nė fushė tė Vjerthit nė Orosh sėbashku me pano Xhamballon!Mbas tij nė Kongres tė Pėrmetit 24 - 28 maj 1944 u zgjodh si Ministėr i Brendėshėm nė Komitetin Antifashist Naciona Clirimtar!
    Pastaj zgjidhen me radhė:
    Koēi Xoxe
    Mehmet Shehu
    Kadri Hazbiu
    Feēorr Shehu......etj.etj.etj.
    Agimi

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pra harrova ta shkruaj nė Pėrmet u zgjodh i pari Ministėr i Brendshėm Haxhi Lleshi!
    Agimi

  12. #12
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Jam kurioze te di ca gjera mbi Koēi Xoxen.

    A mund te na ndihmoni me informacione mbi te?

  13. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te vetmin Artikull qe kam gjetur per te:



    Ja historia e vėrtetė
    e babait tim Koēi Xoxe"
    Dėshmia e Fatos Xoxes, djalit tė tretė tė Koēit: "Kur ishte nė hetuesi shkuam e gjithė familja dhe e takuam. Ai na tha mbajeni kokėn lart se unė nuk kam bėrė asgjė pa urdhėrin e Enver Hoxhės"

    (vijon nesėr)

    Kush ishte Koēi Xoxe
    o Ka lindur nė vitin 1911 nė fshatin Negovan tė Follorinės
    o Ka mbaruar dhe ėshtė diplomuar shkėlqyeshėm nė gjimnazin klasik tė Selanikut nė vitin 1929
    o Themelues dhe Kryetar i parė i Grupit Komunist tė Korēės
    o Pjestar i mbledhjes themeluese tė Partisė Komuniste shqiptare, antar i Byrosė Politike dhe K.Q. tė saj qė nga krijimi
    o Burgoset si antifashist nga italianėt nė vitin 1941 dhe 1942
    o Anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm nga 10 korriku i vitit 1942
    o Gradohet Gjeneral-leitnant nė Kongresin e Pėrmetit nė 24 maj 1944
    o Emėrohet Kryetar i Gjykatės sė Lartė, nė shkurtin e vitit 1945
    o Nėnkryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm nė vitin 1945
    o Deputet i Kuvendit Popullor nė legjislaturėn e parė nė 1945
    o Sekretar organizativ i Komitetit Qėndror tė PKSH-sė nė vitin 1945
    o Ministėr i Industrisė dhe Minierave nė vitin 1948
    o I dekoruar Hero i Popullit dhe me medaljet mė tė larta nė Shqipėri
    o I dekoruar dhe me shumė medalje tė larta nga Bullgaria, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik etj
    o Arrestohet nė 28 nėntor 1948
    o Dėnohet me vdekje dhe pushkatohet nė maj tė vitit 1949
    o Gjuhėt e huaja qė njihte: latinisht,greqisht, bullgarisht, italisht,rumanisht,serbokroatisht dhe frengjisht
    o Kur u pushkatua ishte 38 vjeē, i martuar dhe me gjashtė fėmijė
    o Akoma dhe sot nuk i dihet ku ndodhet varri i tij

    Pasi e arrestuan babanė nė fillim e ēuan dhe e izoluan nė bodrumet e Pallatit tė Brigadave e pas disa kohėsh e dėrguan nė Burgun e Ri tė Tiranės ku mbahej nėn masa tė rrepta sigurie me shumė policė e ushtarė. Gjatė kohės sė hetuesisė, ne tė familjes mundėm ta takonim vetėm dy herė. Kur e takuam herėn e dytė, ishim tė gjithė pjestarėt e familjes, nėna jonė Sofika dhe motra e saj, dy motrat Shpresa me Lirinė, vėllai i madh Genci, vėllai tjetėr Ēlirimi, unė dhe vėllai i vogėl Besniku qė asokohe nuk ishte mė shumė se dy muajsh. Siē thashė, unė atėhere kam qenė i vogėl e nuk e mbaj mėnd, por siē na ka treguar nėna dhe vėllai i madh Genci qė atėhere ishte 12 vjeē, para se tė ndaheshim, babai ju drejtua vėllait tė madh duke i thėnė: Genci mos e mbaj kokėn ulur dhe tė mos vij turp se unė jam kėtu.
    Unė kam punuar dhe luftuar 20 vjet pėr Shqipėrinė dhe tani po mė thonė se kam bėrė gabime. Por ja ku po ua them tė gjithėve, ta dini se unė nuk kam bėrė asgjė nė kokėn time nga kėto akuza qė mė ngrenė kėta. Unė pėr ēdo gjė kam vepruar sipas vendimeve tė Byrosė Politike dhe tė Komandantit Enver Hoxha".
    Njeriu qė flet quhet Fatos Xoxe dhe ėshtė djali i tretė i Koēi Xoxes, tashmė nė moshėn 56 vjeēare. Fatosi thotė se ka kaluar njė jetė tė tėrė plot strese dhe peripecira tė pafundme qė akoma nuk i janė ndarė, i vendosur nė njė apartament diku nė fund tė Rrugės sė Kavajės nė kryeqytet, qė nga viti 1991 kur u kthyen nga internimi, dėshmon pėr herė tė parė nėpėrmjet faqeve tė "Gazetės Shqiptare", historinė e familjes dhe babait tė tij, gjeneral-lietnantit Koēi Xoxe. Njeriu qė deri nė vitin 1949 kur u ekzekutua, konsiderohej si njė nga personat mė tė fuqishėm nė Shqipėri, me njė pushtet tė hekurt, sigurisht pas Enver Hoxhės dhe hera-herės, duke qenė njė hap para apo prapa tij, falė posteve tė nėnkryeministrit, antarit tė Byrosė Politike dhe sekretarit organzizativ tė Komitetit Qėndror tė PKSH-sė.
    Po kush ishte Koēi Xoxe, cila ishte e kaluara e tij, nga ē'rreth familjar vinte ai, ku kishte studjuar dhe si mundi ai qė t'i ngjiste shkallėt e pushtetit qė nga koha e luftės e deri nė vitin 1949, kur po konsolidohej drejt numrit njė tė Shqipėrisė komuniste?
    Pse u prish miqėsia e ngushtė e tij me Enver Hoxhėn, me tė cilin dhe bukėn nuk e hanin pa njeri-tjetrin dhe cilat ishin arsyet e vėrteta qė Hoxha e goditi duke e eleminuar atė fizikisht? A qėndrojnė akuzat e rėnda qė u thurrėn kundėr Xoxen pėr afro 40 vjet nga propaganda e pushtetit komunist dhe personalisht tė Enver Hoxhės, i cili e akuzonte ndihmėsin dhe bashkėpunėtorin mė tė ngushtė tė tij si njeriun mė tė errėt nė historinė e Shqipėrisė dhe agjent tė jugosllavėve qė kishte mbėshtetėjen e Titos? A ėshtė pėrgjegjės Koēi Xoxe pėr terrorin e egėr komunist qė ndodhi gjatė viteve 1945-1948, kur ai ishte nė postin e Ministrit tė Brendshėm, ku u eleminuan apo u zhdukėn fizikisht njė pjesė e madhe e bashkėpuntorėve tė ngushtė tė Hoxhės, pa pėrmėndur kėtu kundėrshtarėt e krahut tjetėr politik, apo Xoxe ka qenė thjesht njė zbatues i bindur i shefit tė tij nė tė gjithė ato krime?
    Pėr shumė nga kėto pyetje, pjestarėt e familjes sė Koēi Xoxes, si bashkėshortja Sofika qė ndonėse afėr tė nėntėdhjetave ka njė kujtesė brilante, ashtu dhe gjashtė fėmijėt e saj, nuk japin njė pėrgjigjie tė prerė. Jo se nuk e dinė apo se nuk duan, por njė amanet i babait tė tyre qė u ka lėnė para se ta pushkatonin duke u thėnė: "Pėr mua do flasė vetėm historia", kjo i bėn ata qė t'i pėrmbahen "amanetit" sė tij. Por pavarsisht qėndrimit tė familjes sė Xoxes, dokumenta arkivore tė nxjerra sė fundmi nga arkivat e ish Sigurimit tė Shtetit, qė do tė botohen me faksimile nė kėtė shkrim, hedhin dritė mbi fallsifikimet e shumta qė janė bėrė nė adresė tė personit tė tij, duke e akuzuar atė pėr shumė krime tė kryera nė njė periudhė kohe kur ai nuk ka qenė nė postin e Ministrit tė Brendshėm.
    Origjina e familjes Xoxe?
    Koēi Xoxe ka lindur mė 1 maj tė vitit 1911 nė fshatin Negovan tė Follorinės nė Greqi dhe nėna e tij quhej Vasillo. Sipas dėshmive tė familjes por dhe tė babait tė Koēit, Dhimitėr Xoxes ose siē e thėrisnin nipat e tij, Barba, i cili ka lindur nė vitin 1883 dhe jetoi nė Tiranė me nipat e tij deri nė vitin 1971, familja Xoxe ėshtė me origjinė nga Kolonja. Por pėr arsye ekonomike si shumė familje tė tjera tė asaj krahine dhe familja Xoxe u shpėrngul nga trojet e tyre duke u vendosur nė fillim nė fshatin Pilkat dhe mė pas nė Negovan. Sipas dokumentave qė janė gjetur kohėt e fundit nė arkivat e administratės sė shtetit helen, nga Besniku djali i vogėl i familjes, trungu i fisit Xoxe qė nga stėrgjyshi i Koēit, ekziston i regjistruar nė dokumentat kishtare greke qė nga viti 1841. Gjyshi i Koēit quhej Sotir Xoxe dhe ai ishte njeriu qė hapi shkollėn e parė shqipe nė fshatin e tij tė lindjes nė Negovan. Sotiri ishte njėkohėsisht edhe dhaskal edhe kryetar i pleqėsisė sė Negovanit. Sipas shumė dėshmive, por dhe dokumenteve arkivore tė shtetit shqiptar, Sotir Xoxe (Barba) ka pasur njė aktivitet tė dukshėm atdhetar dhe ai ka marrė pjesė nė Kongresin e Manastirit nė vitin 1908, ku u firmos pėrfundimisht Alfabeti i Gjuhės Shqipe. Nė vitet 30-tė, familja e Sotir Xoxes, gjyshit tė Koēit u shpėrngul pėr nė Konstancė tė Bullgarisė ku Sotiri kishte drejtuar shtypshkronjėn "Dituria" qė e kishte pronė tė tijėn. Kohėt e fundit djemtė e Koēit, kanė gjetur nė Greqi dokumentet administrative tė gjyshit tė tyre, Sotirit dhe prokurat qė vėrtetojnė pronat e familjes Xoxe si dhe dokumentet kishtare dhe ēertifikatėn e lindjes e dokumentin e pagėzimit tė Koēit.
    Fėmijėria e Xoxes?
    Koēi u rrit dhe u edukua nėn kujdesin e gjyshit tė tij Sotirit, qė e kishte atė pikė tė dobėt dhe i kushtonte pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ai pasi mbaroi gjashtė klasėt e para nė fshatin e tij tė lindjes nė Negovan, mė pas u dėrgua pėr tė vazhduar mėsimet nė gjimnazin klasik tė Selanikut, njė ndėr shkollat mė tė njohura tė asaj kohe nė Ballkan, pas "Zosimeas" tė Janinės. Koēi ishte njė ndėr nxėnėsit mė tė dalluar tė klasės sė tij, si nė mėsime ashtu dhe tėpėr korrekt nė sjellje e shoqėri. Sipas dėshmive tė pjestarėve tė familjes, por dhe tė disa personave tė tjerė bashkohės tė tij qė jetojnė ende nė Greqi (tė cilėt i kanė dėshmuar djalit tė madh Gencit),Koēi ishte njė njeri tepėr inteligjent nga natyra dhe ai e kalonte pothuajse gjithė kohėn mbi libra, jo vetėm gjatė viteve tė shkollės, por dhe pasi e pėrfundoi atė. Qė kur ishte nė bankat e gjimnazit klasik tė Selanikut, ai lexonte libra nė shqip dhe greqisht dhe fliste lirshėm shqip, greqisht, bullgarisht dhe rumanisht. Ish shokėt e shkollės tė Koēit, i kanė treguar djalit tė tij Gencit, qė Koēi pėrveēse njė nxėnės i shkėlqyer ishte dhe sportist i mirė i dalluar veēanėrisht si futbollist i talentuar, me ekipin e Negovanit qė asokohe drejtohej dhe sponsorizohej nga njė bashkėfshatar i tyre i kamur i quajtur Kacaranxa.
    Si u lidh me grupet komuniste?
    Gjatė viteve qė Koēi ishte nxėnės i gjinazit klasik tė Selanikut, ai ra pėr herė tė parė nė kontakt me idetė komuniste nėpėrmjet grupeve tė ndryshme marksiste-leniniste qė vepronin nė Greqi. Po kėshtu gjatė atyre viteve dhe mė pas nėn ndikimin bashkfshatarit tė tij zotit Kacaranxa, Koēi lexonte literaturė marksiste e proletare si librin "Nėna" tė Maksim Gorkit dhe dėgjonte rregullisht Radio-Moskėn. Nga ky ambjent ku ai u brymos dhe formoi karakterin e tij me bindjet politike tė majta, ai erdhi nė Shqipėri aty nga vera e vitit 1933 dhe u vendos nė qytetin e Korēės, tek shtėpia e babait Dhimitrit qė asokohe kishte hapur njė dyqan pėr punime llamarine dhe punonte vetė aty. Nė ato vite nė qytetin e Korēės tė ndikuar nga rrethet marksiste tė Greqisė, sapo ishte krijuar celula e parė komuniste ku bėnin pjesė Miha Lako, Pilo Peristeri, Misto Treska si dhe disa tė rinj tė tjerė qė pėrbėnin njė fraksion tjetėr komunist siē ishin Aristidh Qėndro, Andrea Zisi, Zai Fundo etj.
    gazetari>> Dashnor Kaloēi
    Kush e spiunoi
    Koēi Xoxen tek italianėt?
    (vijon nga numri i kaluar)
    Ardhja e Koēi Xoxes nė Grupin Komunist tė Korēės qė nė fakt ishte njė celėulė e vogėl,u prit mjaft mirė nga antarėt e saj, e sidomos nga dy organizatorėt kryesorė Gambeta dhe Sotir Vullkani, sepse Xoxe konsiderohej njė intelektual i formuar dhe me vizione tė qarta pėr lėvizjen komuniste pėr vetė formimin e lidhjet qė ai kishte pasur me rrethet marksiste kur kishte qenė nxėnės i gjimnazit klasik tė Selanikut. Kėto lidhje ai i mbajti dhe pas ardhjes nė Korēė dhe i zgjeroi ato mė tej duke u lidhur me grupet komuniste bullgare dhe rumune. Asokohe Xoxe nuk gėzonte vetėm respektin e antarėve dhe simpatizantėve tė celulės komuniste tė Korēės, por ai njihej dhe respektohej si intelektual nė tė gjithė qytetin e mė gjerė.
    Ai ishte i vetmi nga antarėt e Grupit Komunist qė mbante lidhje tė vazhdueshme me fshatin dhe sidomos me intelektualėt e zonave myslymane tė atij Qarku. Sipas shumė dėshmive nga bashkėkohės tė Xoxes qė e kanė njohur atė nga afėr, bėhet e ditur se nė atė kohė ēdo intelektual qė do tė shkonte nė qytetin e Korēės, ishte e pamundur qė tė mos kėrkonte tė takohej me Xoxen.
    Koēi, nėkryetari Bashkisė Korēė
    Duke parė respektin dhe popullaritetin e madh qė Koēi gėzonte nė mbarė qytetin e Korēės, nė vitin 1936 elita e intelektualėve korēarė e propozoi atė qė tė konkuronte nė zgjedhjet e pushtetit vendor. Koēi e pranoi propozimin qė ju bė dhe u zgjodh nėnkryetar i Bashkisė sė Korēės, funksion tė cilin ai e ushtroi pėr disa vjet. Nė Korēė edhe sot shumė tė moshuar dėshmojnė pėr periudhėn qė Koēi ishte nė atė post, duke e cilėsuar njė njeri me zemėr tė madhe qė mundohej tė zgjidhte ēdo problem qė kishin hallexhinjtė qė trokisnin nė dyert e asaj Bashkie. Aty nga viti 1936 nė qytetin e Korēės nga Bashkia e qytetit u organizua njė ceremoni e madhe nė pėrkujtim tė gjashtė dėshmorėve qė ranė duke luftuar nė Orman-Ēiflig. Fjalimin kryesor nė atė ceremoni e mbajti Koēi Xoxe, i cili i preku thellė pothuaj tė gjithė tė pranishmit qė ishin aty, aqsa edhe sot nė Korēė mbahet mėnd e thuhet: "Si fjalimi i Koēit". Njė rol tė madh nė mbrojtje tė qytetit tė Korēės dhe tė popullsisė sė saj, Koēi ka luajtur nė vitin 1940-tė kur u zhvillua lufta italo-greke. Ai ndonėse nuk ishte mė nė postin e nėnkryetarit tė Bashkisė sė Korēės, sė bashku me njė pjesė tė intelektualėve korēarė mori kontakte me ushtarakėt e lartė tė ushtrisė greke dhe sidomos me komunistėt grekė qė luftonin nė rradhėt e kėsa ushtrie qė ata tė silleshin mirė nė Korēė dhe fshatrat e saj, nė mėnyrė qė tė mos prekej popullsia dhe tė ruhej qyteti nga shkatėrrimet. Dhe vėrtetė nė sajė tė asaj ndėrhyrje, asokohe nga ana e ushtarėve grekė nuk pati asnjė ngjarje tė jashtzakonėshme apo pėrplasje me banorėt vendas dhe qyteti nuk pėsoi shkatėrrime.
    Si u lidh me Enver Hoxhėn
    Sipas Fatosit djalit tė Koēit dhe tė afėrmve tė tij njohjet e Koēi Xoxes me Enver Hoxhėn e kanė zanafillėn qė gjatė fillimit tė viteve 30-tė kur Koēi u kthye nga Greqia. Mė pas miqėsia ndėrmjet tyre u konsolidua kur Enveri u afrua me Grupin Komunist tė qytetit aty nga fundi i viteve 30-tė. Koēi pėr shumė kohė ishte Kryetar i Grupit Komunist tė Korēės dhe mė pas me ardhjen e Koēo Tashkos nga Moska si i dėrguar i KOMINTERN-it, u bė nėnkryetar i atij grupi. Jo vetėm nė krahasim me Koēin qė kishte njė kontribut tė madh nė krijimin e konsolidimin e Grupit Komunist tė atij qyteti, por dhe me atė tė antarėve tė tjerė, roli i Enver Hoxhės nė atė grup ka qenė shumė minimal, aqsa asokohe Miha Lako dhe Pilo Peristeri ngulnin kėmbė qė Enver Hoxha tė mos pranohej si antar i atij grupi komunist pėr shkak tė sjelljeve jo tė mira nga ana morale qė kishte ai, nisur dhe nga vetvrasja e njė vajze korēare qė ndodhi pasi u braktis nga Enveri. Po kėshtu edhe demostrata e madhe antifashiste e 8 nėntorit tė vitit 1941 qė u zhvillua nė qytetin e Korēės ku mbeti i vrarė i riu komunist Koci Bako, nė Historinė e Shqipėrisė i ėshtė atribuar Enver Hoxhės si organizatori kryesor i saj. Nė fakt sipas dėshmive tė pjesmarrėsve tė asaj demonstrate, Enveri nuk kishte asnjė lidhje me atė demonstratė qė u organizua krejtėsisht prej Koēi Xoxes. Kjo gjė vėrtetohet dhe me faktin qė Koēi duke qenė nė qytetin e Korēės me organizimin e asaj demonstarte, nuk arriti dot qė tė merrte pjesė nė ditėn e parė tė mbledhjes themeluese tė Partisė Komuniste Shqiptare nė Tiranė. Kjo gjė pranohet dhe nga vetė Enver Hoxha nė kujtimet e tija qė thotė se Koēi erdhi njė ditė me vonesė nė mbledhjen themeluese tė Partisė. Duke parė kontributin e madh qė Koēi kishte nė themelimin e organizimin e Grupit Komunist tė Korēės, nga pjesmarrėsit e mbledhjes themeluese tė PKSH-sė mė 8 nėntor 1941, u vendos unanimisht me votim dhe ai u ngarkua me detyrėn e Sekretarit Organizativ tė PKSH-sė, kurse Enver Hoxha nė atė mbledhje u ngarkua vetėm me detyrėn e financierit tė partisė.
    Pse u arrestua Koēi nga italianėt?
    Tashmė ėshtė i njohur fakti se nga mbledhja themeluese e PKSH-sė e deri nė vjeshtėn e vitit 1942 e nė vazhdim, u eleminuan duke u vrarė apo burgosur komunistėt kryesorė qė priteshin tė caktoheshin nė krye tė Partisė Komuniste, pasi funksioni i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė saj u la vakant dhe do tė zgjidhej mė vonė nė bazė tė meritave qė do tė kishin ata qė do tė zgjidheshin nė atė post. Kėshtu gjatė kėsaj periudhe kohore pas mbledhjes themeluese tė PKSH-sė i pari qė u eleminua ishte Qemal Stafa, pretendenti kryesor pėr kreun e Partisė dhe pėr atė vrasje qė nga ajo kohė ėshtė akuzuar si i implikuar Enver Hoxha. Po kėshtu mbas Qemalit, nė 11 tetorin e vitit 1942 ė njė bazė nė shtėpinė e Ije Farkės u vranė Vojo Kushi, Sadik Staveleci dhe Xhorxhi Martini dhe u kap i gjallė i katėrti Muharrem Llanaj qė luftoi deri nė fund me Vojon. Nė atė bazė pak kohė para shtetrrethimit ka qenė Enver Hoxha dhe prej shumė komunistėve tė vjetėr, Enveri ėshtė akuzuar si njeriu qė ka gisht nė vrasjen e tyre, i cili kishte si qėllim zhdukjen e Sadik Stavelecit ish kryetarit tė Grupit Komunist tė tė Rinjėve nė Tiranė qė ishte dhe pretendent pėr tė zėnė vendin e kreut tė partisė. Pėrpara se tė ndodhte vrasja e tyre, qė nė muajin prill 1942 u arrestua nga italianėt dhe Koēi Xoxe qė asokohe mbante funksionin e Sekretarit Organizativ tė PKSH-sė. Arrestimi i Koēit ndodhi pas takimit qė ai pati me Enver Hoxhėn pak ditė mė parė. Enveri pasi e thėrriti atė i tha se ai nuk duhej tė qėndronte mė nė ilegalitet, pas daljes nga burgu i parė ku ishte futur nga fundi i vitit 1941. Qė tė mos binte nė sy tė spiunėve, Enveri i sygjeroi Koēit qė ai tė hapte njė barrakė aty nė afėrsi tė Rrugės sė Durrėsit dhe tė ushtronte zanatin e teneqexhiut qė ai e dinte nga i jati i tij qė nė Korēė. Kur Koēi me ndihmėn e Andon Deēkės po e mbaronte sė ngrituri barrakėn, aty erdhėn italianėt dhe e arrestuan atė. Kėshu Koēi pėrfundoi nė burgun e Tiranės dhe mundi qė tė dalė qė andej pas aksionit tė shpėrrthimit tė burgut qė u bė nga Myslym Keta dhe shokėt e tij. Pas daljes nga burgu Koēi shkoi nė zonėn e Ēermenikės ku dhe u zgjodh antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm nė 10 korrikun e vitit 1942.
    Enveri e dėrgon nė Greqi
    Aty nga nėntori i vitit 1943, Enver Hoxha e thėrriti Koēin dhe e ngarkoi me detyrė qė tė shkonte nė Greqi pėr tė takuar Gjeneralin Sarafis qė ishte komandant i forcave tė armatosura tė EAM-it. Koēi mori me vete dhe Nesti Kerenxhin dhe shkuan e takuan gjeneralin grek qė ishte i vendosur me trupat e tij nė zonėn e Kozhanit. Gjatė kėtij takimi Xoxe i shprehu gjeneralit Sarafis gatishmėrinė dhe miratimin e Enver Hoxhės pėr krijimin e Shtabit tė Pėrbashkėt Ballkanik, gjė tė cilėn Enverit ja kishte kėrkuar Tito me anė tė emisarėve qė kishte pranė tij nė Shqipėri. Gjenerali grek nuk ja miratoi Xoxes sygjerimin e Enverit, kurse Enveri nė kujtimet e tija thotė qė nuk ka qenė asnjėherė dakort pėr krijimin e atij Shtabi, ndonėse si Xoxe dhe Kerenxhi kanė dėshmuar tė kundėrtėn e atyre qė ka thėnė ai. Mė pas me urdhėr tė Shtabit Pėrgjithshėm, Koēi u caktua tė shkonte nė qarkun e Korēės nė zonėn e Gorė-Oparit. Ai punoi nė atė zonė deri nė mbarimin e luftės ku dha njė kontribut tė madh nė organizimin e lėvizjes antifashiste me brigadat partizane. Koēi gjithashtu mori pjesė nė Kongresin e Pėrmetit ku ju dha grada Gjeneral-leitnant qė ishte e dytėa pas Enver Hoxhės qė u gradua Gjeneral-kolonel dhe gjithashtu u emėrua nė funksionin e zė / kryeministrit tė Qeverisė sė Pėrkohėshme qė doli nga ai Kongres, duke qenė direkt zėvendėsi i parė i Enverit nė tė gjitha funksionet e tij.
    Kryetari i Gjyqit special
    Me mbarimin e luftės, aty nga fillimi i vitit 1945 Koēi Xoxe u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Gjygjit Special qė do tė zhvillohej pėr dėnimin e atyre qė u quajtėn kriminelėt e luftės. Ndonėse nė mbarim tė atij gjyqi u dėnuan me vdekje dhe me burgime tė gjata pjesa mė e madhe e tė pandehurve, nga dokumentet dhe dėshmitė e personave qė kanė asistuar nė ato seanca, bėhet e ditur se Xoxe shpesh debatonte ashpėr me prokurorin Bedri Spahiu duke i kėrkuar atij qė ai tė mos pėrdorte ofeza gjatė debateve me tė akuzuarit. Nė atė gjygj u dėnua me vdekje dhe Bari Omari, kunati i Enver Hoxhės. Sipas dėshmive tė familjarėve tė Koēi Xoxes, gruas sė tij Sofikės si dhe fėmijėve mė tė mėdhej, nė atė kohė kur u dha dėnimi me vdekje pėr Bahriun, nė shtėpinė e Xoxes shkoi motra e Enverit (Fahrija) qė ishte dhe gruaja e Omarit. Ajo i tha Koēit qė tė shikonte mundėsinė qė burri i saj Bahriu tė mos dėnohej me vdekje, por ti falej jeta. Koēi e pyeti atė se kush e kishte kėshilluar qė ajo tė vinte dhe tė takohej me tė. Farija i tha atij qė ajo kishte biseduar dhe me vėllanė e saj Enverin dhe ai i kishte thėnė: Shko dhe tako Koēin se vetėm ai e ka nė dorė qė Bariut ti falet jeta. Koēi tepėr i habitur nga fjalėt dhe hipokrizia e Enverit i tha Fahrijes se po tė ishte pėr Koēi Xoxen, Bahri Omari jo vetėm qė nuk do tė pushkatohej, por ai as nuk duhet tė ishte arrestuar pėr vetė kontributin qė kishte dhėnė gjatė luftės duke mbajtur dhe strehuar Enver Hoxhėn nė shtėpinė e tij. Pas fjalėve tė Koēit, Fahrija u largua dhe pas pak ditėsh burri i saj u pushkatua bashkė me tė tjerėt qė u dėnuan me vdekje.
    Kontraditat Xoxe-Hoxha
    Disa muaj pas mbarimit tė atij gjyqi, Koēi u konsolidua si njeriu mė i besuar i Enver Hoxhės dhe bashkpuntori mė i ngushtė i tij me njė pushtet politik apsolut. Kėshtu ai pėrveē postit tė zv / kryeministrit u emėrua dhe Ministėr i Brendshėm, (post i cili deri nė atė kohė mbahej nga Haxhi Lleshi) dhe gjithashtu ishte dhe nė funksionin e Sekretarit Organizativ tė PKSH-sė duke qenė numri DY pas Enver Hoxhės qė ishte sekretar i Pėrgjithshėm.

    Dashnor Kaloēi
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kjo pjesa mbi ujė e "ajsbergut" kriminal tė Enverit dhe zhganit tė tij!
    Kur Enveri shkruante se Koēi ishte injorant - Koēi dinte 6 gjuhė tė huaja(!!!)
    Kur Koēi zbatonte me pėrpikmėri dhe pėrkushtim prej komunisti direktivat e Enverit - ky i fundit "ia la kopilin nė derė", me dredhitė e tija tipike e demonikae. Ajo qė e trembi Enverin ishte respekti qė kishte pėr Koēin Mareshali Tito (!!!)
    Sa e kanė hangėr para Koēit, gjatė Koēit, dhe mbas Koēit, nji Zot e din!
    Pastaj ata hangrėn njeri - tjetrin! Pa dyshim veē pėr PUSHTET!!!
    Njė herė tjetėr do shkruaj mė gjatė, sa pėr tė sqaruar "ata tė Enverit" dhe "Ata tė Koēit"
    Agim Doēi - Agjent i Pavarur dhe Kriminel nė Dispozicion! LOL!

  15. #15
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Por me duket e kalume shpejt tek koha e mallkimit

    Kush kane qene ministrat ne kohe te Zogut?

    Ne kohe te luftes?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Tė shkrova bre Anton, fillo e lexo shkrimin e parė timin pėr kėtė temė:
    Nė kohė tė Skėnderbeut me radhė si mė poshtė:
    Kont Urani
    Pal Kuka
    Moisi Golemi
    Lek Zahari Gropa
    Pal Engjėlli

    Nė kohėn e pushtimit osman:
    Nuka ka patur tė tillė, por Bylykbash dhe Kajmekam

    Nė kohė tė Qeverisė sė vitit 1912
    Myfit bej Libohova
    Aqif Pashė Elbasani
    Fejzi Alizoti
    Esat Pashė Toptani (kur princ Widi vuri kryeministėr Turhan Pashė Pėrmetin ishdiplomat nė Petėrburg 1914)
    Ahmet Zogu (viti 1920 nė Qeverinė e Sulejman Delvinės 1920-1924, qė u bė dhe kryeministėr dhe iu bė atentati me 23 shkurt 1924 nga matjani Beqir Valteri i cili pohoi se e kishte shtyrė Avni Rustemi qė i kishte dhėnė dhe armėt pėr tė vrarė Zogun)
    Sulejman Delvina(11 korrik 1921 e deri 18 tetor 1921)
    Bajram Fevziu ( 19 tetor - 6 dhjetor 1921 nė Qeverinė e Pandeli Vangjelit. Fill mbas kėtij emrohet Ahmet Zogu nė Qeverinė e Xhafer Ypit).
    Rexhep Shala 17 qershor 1924 - 23 dhjetor 1924!
    Luigj Gurakuqi 7 dhjetor - 12 dhjetor 1921 (simbolikish nė qeverinė e Hasan Prishtinės)
    Ceno Bej Kryeziu (1 shkurt 1925- 23 shtatpor 1925) nė qeverinė e Ahmet Zogut.
    Abdurrahman Dibra (Dy Herė!) 30 maj - 10 qershor 1924 dhe 12 shkurt - 21 tetor 1927!
    Kostaq (Koēo) Kota , prej 5 shatorit 1928 si kryeministėr dhe ministėr i brendshėm!
    Shefqet Vėrlaci 30 mars 1924 - 27 maj 1924 kryeministėr dhe ministėr i brendėshėm!
    Musa Juka - qershor 1930 - 1939 i vetmi nga Veriu i Shqipėrisė! Arratiset sapo futet Italia nė vitin 1939!!
    Et'hem Toto - nė qeverinė e Mehdi Frashėrit - autoritar dhe i aftė! Duke i gdhirė 12 korriku i vitit 1937 pushkatohet si antimonarkist!
    Mehdi Frashėri 16 tetor 1943!
    Pastaj Koha e krimit komunist:
    Xhafer Cenko Lubonja
    Haxhi Lleshi
    Koēi Xoxe
    Mehmet Shehu
    Kadri Hazbiu
    Feēorr Shehu
    hekuran Isai
    Simon Stefani
    Gramoz Ruēi,
    Aredin Shyti
    Bajram Yzeiri
    Vladimir Hysi
    Bashkim Kopliku
    Agron Musaraj
    Halit Shamata
    Belul Celo
    Ali Kazazi (i dyti gjatė tėrė historisė nga veriu!!!!!!)
    Neritan Ceka
    Perikli Teta
    Petro Koēi
    Spartak Poēi
    Ilir Gjoni, etj,. etj. deri tek ky i sotmi qė do tė jetė Ilir Meta!!

    ANTON!
    Tashti a don mąąąąąąą!?
    Agimi

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume interesante Biografia e Koci Xoxes.

    Aty lart thuhet se:
    "Kėshu Koēi pėrfundoi nė burgun e Tiranės dhe mundi qė tė dalė qė andej pas aksionit tė shpėrrthimit tė burgut qė u bė nga Myslym Keta dhe shokėt e tij. "

    Ne fakt me sa di une nga ata qe kan qen aty Krejt puna ne Burg udhehiqej nga Koci Xoxe dhe kanali nendheshem nga ku u arratisen nji pjese e te burgosurve antifashiste u hap nen drejtimin e Koci Xoxes.
    Njesiti gueril (beqir balluku) jashte burgu vetem se ka thy nja dy poca te shtyllave qe mos te ndricohej ajo pjese e lagjes nga do dilnin keta te burgosurit.Lym Keta ska rol ktu..shum shum ka gjujt me llastiqe ndoj poc elektriku.

    E qyqaret vane si qeni ne rrush..Vet jan kruajtur...te dy Kocot e Korces..Tashko dhe Xoxe e ben shok gjatovinon pe gjirokastre..
    Sotir Vullkani, veterani, bridhte me trajse neper burgje mbas te birit..
    E kane afruar e kane ndihmuar e Ai, Enveri ja futi pastaj.

    Me nji fjale more shoke..Dhjetori i studenteve beri MARSEL SKENDOn nga Bos i makina importit te shtetit ne BOs te xhepit te vet. Arben Malon nga hajdut tepelene ne miliardar..Gramoz Rucin nga polic i zylyftar Ramizit ne Onanis te Rivieres..
    DHjetori shkoj per dhjam qeni me nji fjal..Vetem Sali Kelmendi fitoi me kioskat. Dhe Cifti i balerinave Pedo-Socialiste PASHKO-RULI.

    rrofsh o SALi qe u lodhem kot me ty.

  18. #18
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Shqipėria behet e pavarur me 14 shtator 1943

    Ministri i Puneve te Brendshme te Shqiperise Kole Bibe Mirakaj ne 7 shtator 1943 i transmeton prefekturave mesazhin e kryeministrit Eqerem Libohova: "Shqipėria nuk mund te loze asnje rol ne ndalimin e perleshjes se madhe nderkombetare, prandaj ka nevoje pėr rregull e bashkim vellazeror qe te mundte me urtesine qe e ka shquar ne ēaste kritike te dale i pa lujtmetuar fizikisht dhe ekonomikisht nga ky konflikt i perbotshem dhe mbi te gjitha te dale i bashkuar qe te mund me nje ze te vetem te mbroje te drejtat e tij. Do te mundim ta kapercejme nese duam te vendosim te bashkepunojme qe te gjithe pa asnje dallim rreth flamurit dhe te lidhim besen e shenjte pėr ti dale zot Atdheut. U bej thirrje pra te gjitheve sa kane gjak shqiptari qysh prej Prishtine e ne Konispol dhe qysh prej Ulqini e ne Tetove te shtrengohemi rreth flamurit te mbajme ftohtesine, te mbajme rregullin e te disiplinohemi qe te mundim si nje trup i vetem te mbajme kufinjte tone gjersa Konfereca e Paqes te caktoje fatin tone. Fati yne si komb dhe si shtet varet ushtria e gjakftohtesia qe do te tregojme ne kete ēast historik. Shpetimi qendron ne bashkimin real dhe ne disipline" (Gazeta "Tomori" 10 shtator 1943 dhe AQSH, FMPB dt. 139 fl. 127 viti 1943). Pėr hir te Shqipėrise Eqerem Libohova nuk dha doreheqje kur kapitulloi Italia por pranoi ta qeverise vendin duke kuptuar njekohesisht se kishte mbaruar politikish vete ai dhe nje kohe qe ai dhe nje grup politikanesh e kishin vleresuar apo kishin punuar shume. Me 14 shtator 1943 rrethet patriote shqiptare e shpallen te rrezuar qeverine e "diteve te robnise" dhe shpallen njekohesisht krijimin e nje komiteti te perkohshem per "konvokimin e Asamblese Kombetare" prej se ciles doli me vone qeveria. Ja permbajtja e shpalljes: "Shqiptare! Qendresa heroike e kombit tone gjate fazave te ndryshme te luftes ne kambe u shperblye definitisht me shkaterrimin e nje sundimi te huaj. Te gjithe shqiptaret brenda kufinjve etnike jetojne me perfytyrimin e nje ardhmerie kombetare te lumnueshme. Nder luftat tona kombetare, te cilat kane vazhdue te papreme e me shekuj, kane ra fli brezat tona te meparshme. Populli yne do te jete gati me ndjekun gjurmat e tyne pėr ta mbrojtun lirine e vet, e fitueme me gjakun e kaq deshmoreve kundra cilitdo qe do te mundohet me ia grabite. Shqiptare! Pėr me ia pre hovin anarkise se krijueme me ndryshimin e situates e tue besue fetarisht n'ardhmerine e shkelqyeshme t'atdheut, legalizimi i se ciles do ti behet nga vendimi i nje Asambleje kombetare, qe do te mblidhet sa me pare dhe do te perfaqesoje vullnetin e te gjithe popullit shqiptar. Qysh sot qeveria e diteve te robnise deklarohet e rrezueme dhe vendin e saj e zen nji komitet i perkohshem, i cili do te marre te gjitha masat pėr me konvokue Asamblene Kombetare, prej gjinit te se ciles do te dale qeveria. Shqiptare! Ne keto ēaste vendimtare te historise se kombit tone te tronditun duhet qe burra me vetedije te plote ti tregojne popullit e lirise duke marre barren e perfaqsise se tij dhe te gjitha pergjegjesite e randa te ēastit. Rrofte Shqipnia e lire!" (AQSH fondi i qeverise nr.249 dt.1/479)











    Ne nje artikull gjeta kete fakt Kole Mirakaj eshte i verete ky fakt?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Anton!
    Herė Kola e herė Marku kanė qenė nė at funksion, ndaj nuk vura asnjerin!
    Agimi

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2006
    Postime
    4

    Abdurrahman Dibra

    Pershendetje jam nje pinjoll i Abdurrahman Dibres nese deshironi te lexoni dicka me shume rreth jetes se tij me thoni ti postoj
    "Atdheu mbi te gjitha" Naltmadhnia e Tij ZOG I (Mbret i Shqiptareve)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  2. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. Ministrat e financave tė Shqipėrisė
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  4. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  5. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •