Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799

    Ministrat e brendshëm dhe fati i tyre!

    Për këtë temë synimi im është të kuptoni kryessoren: nepërmjet emrave të atyre që kanë qenë Ministra të Brendëshëm në periudha të caktuara do merrni vesht se si kanë luajtur "shkop e cingël" shërbimet e huaja me fatin e shqiptarëve!
    Agimi

  2. #2
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Shume bukur,

    kush ishte ministri i pare i brendshem?

    Sinqerisht e paskam harru.

    Koci?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    I pari ka qenë Myfit Bej Libohova që komunistat e quajtën "Tradhëtar i Kombit".
    E pra ky ishte një nga ORGANIZATORËT E SHQUAR TË NGRITJES SË FLAMURIT TË MËVETSISË NË VITIN 1912 NË VLORË!!!!!
    Ja Qeveria e vitit 1912:
    Kryetar: Ismail Qemali
    Nënkryetar: Dom Nikoll Kaçorri
    Ministër i Brendshëm: Myfit bej Libohova
    Ministër i Financave: Abdi bej Toptani
    Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Mehmet Pashë Dërralla
    Ministër i Drejtësisë: Petro Poga
    Ministër i Arsimit: Luigj Gurakuqi
    Ministër i Punëve Botore: Mit'hat Frashëri
    Ministër i Bujqësisë: Pandeli Cale
    Ministër i Post Telegrafeve: Lef Nosi

    Kaq për sot i dashtun ANTON!
    Agim Doçi

  4. #4
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    por me pas ama u be tradhetari Esad Toptani!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799

    vazhdim!......

    Jo ENI E DASHUR!
    Ministri tjetër ka qenë Aqif Pashë Elbasani që ndenji në postin e Ministrit të Brendshëm prej 18 majit e deri në 3 shtator 1914!!
    Ky Burrë i madh ka qenë Kryetar i Kongresit të Lushnjës më pas në vitin 1920!!
    Më 28 Nëntor 1919 - Vlonjatët u përleshën me italianët që kishin ardhur në Vlorë sipas vendimeve famëkeqe të 20 gushtit 1919 të shtytura nga Esad Toptani - Qeveria e Durrësit!
    Në krye të popullit të Vlorës ishte Aqif Pash Elbasani dhe idetë e tija!
    Asamblea Kushtetuese që u themelua në Lushnjë asokohe kishte në përbërje:Aqif pashë elbasanin, Mihal Turtullin, Luigj Bumçin dhe atdhetarin e madh Abdi bej Toptanin!
    Me respekt për ty ENI
    Agim Doçi

  6. #6
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    po a nuk e priti Esad Pasha princ von Wied ne 7 mars 1914, si pjesetari qeverise se Vlores ?

    (kuptohet se u be anetar i asaj qeverije me pahir, mqs mbante te ngerthyer Durresin e Shqiperine e Mesme.)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    ENI
    Po Esad Toptani kurrë nuk ka qenë në Qeverinë e Vlorës dhe as nuk e ka dashur princ Widin (sepse ky ishte katolik)! Esadi në Kongresin e Durrësit 25 dhjetor 1918 Kryetar Qeverije u zgjodh Turhan Pashë Përmeti, ku Myfit Libohova iu lut gjeneralit italian Piacentini të shpërndante Kongresin e Lushnjës! Plani dështoi falë atdhetarizmit ë oficerëve katolikë shqiptarë prej Shkodre që u bashkuan me kongresistët e Lushnjës! Nga ky kongres u deklaruan si tradhëtar të kombit: Fejzi Alizoti, Myfit Libohova dhe Mustafa Kruja! Sa herë forcohej apo dobsohej Ahmet Zogu, aq herë i afrohej ose i largohej Beu i Libohovës që vdiq në mërgim!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    rrofsh Agim..


    Ne kohen e Partise me duket ministri pare i brendeshem ishte kolonel Haxhi Lleshi..sdi me vone cfare u be..

  9. #9
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Haxhi Lleshi,

    nqs e ke per te;
    me vone u per kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor te Shqiperise, e keshtu "gjoja" ishte ne postin e presidentit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    BRARI or KRYEMIKU im!
    I pari Ministër i Brendëshëm në miniaturë - për komunistat ka qenë Xhafer Cenko Lubonja, oficer informativ në brigadën e 4-të dhe pastaj Shef Zbulimi u UNCL! Ky u vra në fushë të Vjerthit në Orosh sëbashku me pano Xhamballon!Mbas tij në Kongres të Përmetit 24 - 28 maj 1944 u zgjodh si Ministër i Brendëshëm në Komitetin Antifashist Naciona Clirimtar!
    Pastaj zgjidhen me radhë:
    Koçi Xoxe
    Mehmet Shehu
    Kadri Hazbiu
    Feçorr Shehu......etj.etj.etj.
    Agimi

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    Pra harrova ta shkruaj në Përmet u zgjodh i pari Ministër i Brendshëm Haxhi Lleshi!
    Agimi

  12. #12
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Jam kurioze te di ca gjera mbi Koçi Xoxen.

    A mund te na ndihmoni me informacione mbi te?

  13. #13
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te vetmin Artikull qe kam gjetur per te:



    Ja historia e vërtetë
    e babait tim Koçi Xoxe"
    Dëshmia e Fatos Xoxes, djalit të tretë të Koçit: "Kur ishte në hetuesi shkuam e gjithë familja dhe e takuam. Ai na tha mbajeni kokën lart se unë nuk kam bërë asgjë pa urdhërin e Enver Hoxhës"

    (vijon nesër)

    Kush ishte Koçi Xoxe
    o Ka lindur në vitin 1911 në fshatin Negovan të Follorinës
    o Ka mbaruar dhe është diplomuar shkëlqyeshëm në gjimnazin klasik të Selanikut në vitin 1929
    o Themelues dhe Kryetar i parë i Grupit Komunist të Korçës
    o Pjestar i mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste shqiptare, antar i Byrosë Politike dhe K.Q. të saj që nga krijimi
    o Burgoset si antifashist nga italianët në vitin 1941 dhe 1942
    o Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm nga 10 korriku i vitit 1942
    o Gradohet Gjeneral-leitnant në Kongresin e Përmetit në 24 maj 1944
    o Emërohet Kryetar i Gjykatës së Lartë, në shkurtin e vitit 1945
    o Nënkryeministër dhe Ministër i Brendshëm në vitin 1945
    o Deputet i Kuvendit Popullor në legjislaturën e parë në 1945
    o Sekretar organizativ i Komitetit Qëndror të PKSH-së në vitin 1945
    o Ministër i Industrisë dhe Minierave në vitin 1948
    o I dekoruar Hero i Popullit dhe me medaljet më të larta në Shqipëri
    o I dekoruar dhe me shumë medalje të larta nga Bullgaria, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik etj
    o Arrestohet në 28 nëntor 1948
    o Dënohet me vdekje dhe pushkatohet në maj të vitit 1949
    o Gjuhët e huaja që njihte: latinisht,greqisht, bullgarisht, italisht,rumanisht,serbokroatisht dhe frengjisht
    o Kur u pushkatua ishte 38 vjeç, i martuar dhe me gjashtë fëmijë
    o Akoma dhe sot nuk i dihet ku ndodhet varri i tij

    Pasi e arrestuan babanë në fillim e çuan dhe e izoluan në bodrumet e Pallatit të Brigadave e pas disa kohësh e dërguan në Burgun e Ri të Tiranës ku mbahej nën masa të rrepta sigurie me shumë policë e ushtarë. Gjatë kohës së hetuesisë, ne të familjes mundëm ta takonim vetëm dy herë. Kur e takuam herën e dytë, ishim të gjithë pjestarët e familjes, nëna jonë Sofika dhe motra e saj, dy motrat Shpresa me Lirinë, vëllai i madh Genci, vëllai tjetër Çlirimi, unë dhe vëllai i vogël Besniku që asokohe nuk ishte më shumë se dy muajsh. Siç thashë, unë atëhere kam qenë i vogël e nuk e mbaj mënd, por siç na ka treguar nëna dhe vëllai i madh Genci që atëhere ishte 12 vjeç, para se të ndaheshim, babai ju drejtua vëllait të madh duke i thënë: Genci mos e mbaj kokën ulur dhe të mos vij turp se unë jam këtu.
    Unë kam punuar dhe luftuar 20 vjet për Shqipërinë dhe tani po më thonë se kam bërë gabime. Por ja ku po ua them të gjithëve, ta dini se unë nuk kam bërë asgjë në kokën time nga këto akuza që më ngrenë këta. Unë për çdo gjë kam vepruar sipas vendimeve të Byrosë Politike dhe të Komandantit Enver Hoxha".
    Njeriu që flet quhet Fatos Xoxe dhe është djali i tretë i Koçi Xoxes, tashmë në moshën 56 vjeçare. Fatosi thotë se ka kaluar një jetë të tërë plot strese dhe peripecira të pafundme që akoma nuk i janë ndarë, i vendosur në një apartament diku në fund të Rrugës së Kavajës në kryeqytet, që nga viti 1991 kur u kthyen nga internimi, dëshmon për herë të parë nëpërmjet faqeve të "Gazetës Shqiptare", historinë e familjes dhe babait të tij, gjeneral-lietnantit Koçi Xoxe. Njeriu që deri në vitin 1949 kur u ekzekutua, konsiderohej si një nga personat më të fuqishëm në Shqipëri, me një pushtet të hekurt, sigurisht pas Enver Hoxhës dhe hera-herës, duke qenë një hap para apo prapa tij, falë posteve të nënkryeministrit, antarit të Byrosë Politike dhe sekretarit organzizativ të Komitetit Qëndror të PKSH-së.
    Po kush ishte Koçi Xoxe, cila ishte e kaluara e tij, nga ç'rreth familjar vinte ai, ku kishte studjuar dhe si mundi ai që t'i ngjiste shkallët e pushtetit që nga koha e luftës e deri në vitin 1949, kur po konsolidohej drejt numrit një të Shqipërisë komuniste?
    Pse u prish miqësia e ngushtë e tij me Enver Hoxhën, me të cilin dhe bukën nuk e hanin pa njeri-tjetrin dhe cilat ishin arsyet e vërteta që Hoxha e goditi duke e eleminuar atë fizikisht? A qëndrojnë akuzat e rënda që u thurrën kundër Xoxen për afro 40 vjet nga propaganda e pushtetit komunist dhe personalisht të Enver Hoxhës, i cili e akuzonte ndihmësin dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij si njeriun më të errët në historinë e Shqipërisë dhe agjent të jugosllavëve që kishte mbështetëjen e Titos? A është përgjegjës Koçi Xoxe për terrorin e egër komunist që ndodhi gjatë viteve 1945-1948, kur ai ishte në postin e Ministrit të Brendshëm, ku u eleminuan apo u zhdukën fizikisht një pjesë e madhe e bashkëpuntorëve të ngushtë të Hoxhës, pa përmëndur këtu kundërshtarët e krahut tjetër politik, apo Xoxe ka qenë thjesht një zbatues i bindur i shefit të tij në të gjithë ato krime?
    Për shumë nga këto pyetje, pjestarët e familjes së Koçi Xoxes, si bashkëshortja Sofika që ndonëse afër të nëntëdhjetave ka një kujtesë brilante, ashtu dhe gjashtë fëmijët e saj, nuk japin një përgjigjie të prerë. Jo se nuk e dinë apo se nuk duan, por një amanet i babait të tyre që u ka lënë para se ta pushkatonin duke u thënë: "Për mua do flasë vetëm historia", kjo i bën ata që t'i përmbahen "amanetit" së tij. Por pavarsisht qëndrimit të familjes së Xoxes, dokumenta arkivore të nxjerra së fundmi nga arkivat e ish Sigurimit të Shtetit, që do të botohen me faksimile në këtë shkrim, hedhin dritë mbi fallsifikimet e shumta që janë bërë në adresë të personit të tij, duke e akuzuar atë për shumë krime të kryera në një periudhë kohe kur ai nuk ka qenë në postin e Ministrit të Brendshëm.
    Origjina e familjes Xoxe?
    Koçi Xoxe ka lindur më 1 maj të vitit 1911 në fshatin Negovan të Follorinës në Greqi dhe nëna e tij quhej Vasillo. Sipas dëshmive të familjes por dhe të babait të Koçit, Dhimitër Xoxes ose siç e thërisnin nipat e tij, Barba, i cili ka lindur në vitin 1883 dhe jetoi në Tiranë me nipat e tij deri në vitin 1971, familja Xoxe është me origjinë nga Kolonja. Por për arsye ekonomike si shumë familje të tjera të asaj krahine dhe familja Xoxe u shpërngul nga trojet e tyre duke u vendosur në fillim në fshatin Pilkat dhe më pas në Negovan. Sipas dokumentave që janë gjetur kohët e fundit në arkivat e administratës së shtetit helen, nga Besniku djali i vogël i familjes, trungu i fisit Xoxe që nga stërgjyshi i Koçit, ekziston i regjistruar në dokumentat kishtare greke që nga viti 1841. Gjyshi i Koçit quhej Sotir Xoxe dhe ai ishte njeriu që hapi shkollën e parë shqipe në fshatin e tij të lindjes në Negovan. Sotiri ishte njëkohësisht edhe dhaskal edhe kryetar i pleqësisë së Negovanit. Sipas shumë dëshmive, por dhe dokumenteve arkivore të shtetit shqiptar, Sotir Xoxe (Barba) ka pasur një aktivitet të dukshëm atdhetar dhe ai ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, ku u firmos përfundimisht Alfabeti i Gjuhës Shqipe. Në vitet 30-të, familja e Sotir Xoxes, gjyshit të Koçit u shpërngul për në Konstancë të Bullgarisë ku Sotiri kishte drejtuar shtypshkronjën "Dituria" që e kishte pronë të tijën. Kohët e fundit djemtë e Koçit, kanë gjetur në Greqi dokumentet administrative të gjyshit të tyre, Sotirit dhe prokurat që vërtetojnë pronat e familjes Xoxe si dhe dokumentet kishtare dhe çertifikatën e lindjes e dokumentin e pagëzimit të Koçit.
    Fëmijëria e Xoxes?
    Koçi u rrit dhe u edukua nën kujdesin e gjyshit të tij Sotirit, që e kishte atë pikë të dobët dhe i kushtonte pjesën më të madhe të kohës. Ai pasi mbaroi gjashtë klasët e para në fshatin e tij të lindjes në Negovan, më pas u dërgua për të vazhduar mësimet në gjimnazin klasik të Selanikut, një ndër shkollat më të njohura të asaj kohe në Ballkan, pas "Zosimeas" të Janinës. Koçi ishte një ndër nxënësit më të dalluar të klasës së tij, si në mësime ashtu dhe tëpër korrekt në sjellje e shoqëri. Sipas dëshmive të pjestarëve të familjes, por dhe të disa personave të tjerë bashkohës të tij që jetojnë ende në Greqi (të cilët i kanë dëshmuar djalit të madh Gencit),Koçi ishte një njeri tepër inteligjent nga natyra dhe ai e kalonte pothuajse gjithë kohën mbi libra, jo vetëm gjatë viteve të shkollës, por dhe pasi e përfundoi atë. Që kur ishte në bankat e gjimnazit klasik të Selanikut, ai lexonte libra në shqip dhe greqisht dhe fliste lirshëm shqip, greqisht, bullgarisht dhe rumanisht. Ish shokët e shkollës të Koçit, i kanë treguar djalit të tij Gencit, që Koçi përveçse një nxënës i shkëlqyer ishte dhe sportist i mirë i dalluar veçanërisht si futbollist i talentuar, me ekipin e Negovanit që asokohe drejtohej dhe sponsorizohej nga një bashkëfshatar i tyre i kamur i quajtur Kacaranxa.
    Si u lidh me grupet komuniste?
    Gjatë viteve që Koçi ishte nxënës i gjinazit klasik të Selanikut, ai ra për herë të parë në kontakt me idetë komuniste nëpërmjet grupeve të ndryshme marksiste-leniniste që vepronin në Greqi. Po kështu gjatë atyre viteve dhe më pas nën ndikimin bashkfshatarit të tij zotit Kacaranxa, Koçi lexonte literaturë marksiste e proletare si librin "Nëna" të Maksim Gorkit dhe dëgjonte rregullisht Radio-Moskën. Nga ky ambjent ku ai u brymos dhe formoi karakterin e tij me bindjet politike të majta, ai erdhi në Shqipëri aty nga vera e vitit 1933 dhe u vendos në qytetin e Korçës, tek shtëpia e babait Dhimitrit që asokohe kishte hapur një dyqan për punime llamarine dhe punonte vetë aty. Në ato vite në qytetin e Korçës të ndikuar nga rrethet marksiste të Greqisë, sapo ishte krijuar celula e parë komuniste ku bënin pjesë Miha Lako, Pilo Peristeri, Misto Treska si dhe disa të rinj të tjerë që përbënin një fraksion tjetër komunist siç ishin Aristidh Qëndro, Andrea Zisi, Zai Fundo etj.
    gazetari>> Dashnor Kaloçi
    Kush e spiunoi
    Koçi Xoxen tek italianët?
    (vijon nga numri i kaluar)
    Ardhja e Koçi Xoxes në Grupin Komunist të Korçës që në fakt ishte një celëulë e vogël,u prit mjaft mirë nga antarët e saj, e sidomos nga dy organizatorët kryesorë Gambeta dhe Sotir Vullkani, sepse Xoxe konsiderohej një intelektual i formuar dhe me vizione të qarta për lëvizjen komuniste për vetë formimin e lidhjet që ai kishte pasur me rrethet marksiste kur kishte qenë nxënës i gjimnazit klasik të Selanikut. Këto lidhje ai i mbajti dhe pas ardhjes në Korçë dhe i zgjeroi ato më tej duke u lidhur me grupet komuniste bullgare dhe rumune. Asokohe Xoxe nuk gëzonte vetëm respektin e antarëve dhe simpatizantëve të celulës komuniste të Korçës, por ai njihej dhe respektohej si intelektual në të gjithë qytetin e më gjerë.
    Ai ishte i vetmi nga antarët e Grupit Komunist që mbante lidhje të vazhdueshme me fshatin dhe sidomos me intelektualët e zonave myslymane të atij Qarku. Sipas shumë dëshmive nga bashkëkohës të Xoxes që e kanë njohur atë nga afër, bëhet e ditur se në atë kohë çdo intelektual që do të shkonte në qytetin e Korçës, ishte e pamundur që të mos kërkonte të takohej me Xoxen.
    Koçi, nëkryetari Bashkisë Korçë
    Duke parë respektin dhe popullaritetin e madh që Koçi gëzonte në mbarë qytetin e Korçës, në vitin 1936 elita e intelektualëve korçarë e propozoi atë që të konkuronte në zgjedhjet e pushtetit vendor. Koçi e pranoi propozimin që ju bë dhe u zgjodh nënkryetar i Bashkisë së Korçës, funksion të cilin ai e ushtroi për disa vjet. Në Korçë edhe sot shumë të moshuar dëshmojnë për periudhën që Koçi ishte në atë post, duke e cilësuar një njeri me zemër të madhe që mundohej të zgjidhte çdo problem që kishin hallexhinjtë që trokisnin në dyert e asaj Bashkie. Aty nga viti 1936 në qytetin e Korçës nga Bashkia e qytetit u organizua një ceremoni e madhe në përkujtim të gjashtë dëshmorëve që ranë duke luftuar në Orman-Çiflig. Fjalimin kryesor në atë ceremoni e mbajti Koçi Xoxe, i cili i preku thellë pothuaj të gjithë të pranishmit që ishin aty, aqsa edhe sot në Korçë mbahet mënd e thuhet: "Si fjalimi i Koçit". Një rol të madh në mbrojtje të qytetit të Korçës dhe të popullsisë së saj, Koçi ka luajtur në vitin 1940-të kur u zhvillua lufta italo-greke. Ai ndonëse nuk ishte më në postin e nënkryetarit të Bashkisë së Korçës, së bashku me një pjesë të intelektualëve korçarë mori kontakte me ushtarakët e lartë të ushtrisë greke dhe sidomos me komunistët grekë që luftonin në rradhët e kësa ushtrie që ata të silleshin mirë në Korçë dhe fshatrat e saj, në mënyrë që të mos prekej popullsia dhe të ruhej qyteti nga shkatërrimet. Dhe vërtetë në sajë të asaj ndërhyrje, asokohe nga ana e ushtarëve grekë nuk pati asnjë ngjarje të jashtzakonëshme apo përplasje me banorët vendas dhe qyteti nuk pësoi shkatërrime.
    Si u lidh me Enver Hoxhën
    Sipas Fatosit djalit të Koçit dhe të afërmve të tij njohjet e Koçi Xoxes me Enver Hoxhën e kanë zanafillën që gjatë fillimit të viteve 30-të kur Koçi u kthye nga Greqia. Më pas miqësia ndërmjet tyre u konsolidua kur Enveri u afrua me Grupin Komunist të qytetit aty nga fundi i viteve 30-të. Koçi për shumë kohë ishte Kryetar i Grupit Komunist të Korçës dhe më pas me ardhjen e Koço Tashkos nga Moska si i dërguar i KOMINTERN-it, u bë nënkryetar i atij grupi. Jo vetëm në krahasim me Koçin që kishte një kontribut të madh në krijimin e konsolidimin e Grupit Komunist të atij qyteti, por dhe me atë të antarëve të tjerë, roli i Enver Hoxhës në atë grup ka qenë shumë minimal, aqsa asokohe Miha Lako dhe Pilo Peristeri ngulnin këmbë që Enver Hoxha të mos pranohej si antar i atij grupi komunist për shkak të sjelljeve jo të mira nga ana morale që kishte ai, nisur dhe nga vetvrasja e një vajze korçare që ndodhi pasi u braktis nga Enveri. Po kështu edhe demostrata e madhe antifashiste e 8 nëntorit të vitit 1941 që u zhvillua në qytetin e Korçës ku mbeti i vrarë i riu komunist Koci Bako, në Historinë e Shqipërisë i është atribuar Enver Hoxhës si organizatori kryesor i saj. Në fakt sipas dëshmive të pjesmarrësve të asaj demonstrate, Enveri nuk kishte asnjë lidhje me atë demonstratë që u organizua krejtësisht prej Koçi Xoxes. Kjo gjë vërtetohet dhe me faktin që Koçi duke qenë në qytetin e Korçës me organizimin e asaj demonstarte, nuk arriti dot që të merrte pjesë në ditën e parë të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare në Tiranë. Kjo gjë pranohet dhe nga vetë Enver Hoxha në kujtimet e tija që thotë se Koçi erdhi një ditë me vonesë në mbledhjen themeluese të Partisë. Duke parë kontributin e madh që Koçi kishte në themelimin e organizimin e Grupit Komunist të Korçës, nga pjesmarrësit e mbledhjes themeluese të PKSH-së më 8 nëntor 1941, u vendos unanimisht me votim dhe ai u ngarkua me detyrën e Sekretarit Organizativ të PKSH-së, kurse Enver Hoxha në atë mbledhje u ngarkua vetëm me detyrën e financierit të partisë.
    Pse u arrestua Koçi nga italianët?
    Tashmë është i njohur fakti se nga mbledhja themeluese e PKSH-së e deri në vjeshtën e vitit 1942 e në vazhdim, u eleminuan duke u vrarë apo burgosur komunistët kryesorë që priteshin të caktoheshin në krye të Partisë Komuniste, pasi funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm të saj u la vakant dhe do të zgjidhej më vonë në bazë të meritave që do të kishin ata që do të zgjidheshin në atë post. Kështu gjatë kësaj periudhe kohore pas mbledhjes themeluese të PKSH-së i pari që u eleminua ishte Qemal Stafa, pretendenti kryesor për kreun e Partisë dhe për atë vrasje që nga ajo kohë është akuzuar si i implikuar Enver Hoxha. Po kështu mbas Qemalit, në 11 tetorin e vitit 1942 ë një bazë në shtëpinë e Ije Farkës u vranë Vojo Kushi, Sadik Staveleci dhe Xhorxhi Martini dhe u kap i gjallë i katërti Muharrem Llanaj që luftoi deri në fund me Vojon. Në atë bazë pak kohë para shtetrrethimit ka qenë Enver Hoxha dhe prej shumë komunistëve të vjetër, Enveri është akuzuar si njeriu që ka gisht në vrasjen e tyre, i cili kishte si qëllim zhdukjen e Sadik Stavelecit ish kryetarit të Grupit Komunist të të Rinjëve në Tiranë që ishte dhe pretendent për të zënë vendin e kreut të partisë. Përpara se të ndodhte vrasja e tyre, që në muajin prill 1942 u arrestua nga italianët dhe Koçi Xoxe që asokohe mbante funksionin e Sekretarit Organizativ të PKSH-së. Arrestimi i Koçit ndodhi pas takimit që ai pati me Enver Hoxhën pak ditë më parë. Enveri pasi e thërriti atë i tha se ai nuk duhej të qëndronte më në ilegalitet, pas daljes nga burgu i parë ku ishte futur nga fundi i vitit 1941. Që të mos binte në sy të spiunëve, Enveri i sygjeroi Koçit që ai të hapte një barrakë aty në afërsi të Rrugës së Durrësit dhe të ushtronte zanatin e teneqexhiut që ai e dinte nga i jati i tij që në Korçë. Kur Koçi me ndihmën e Andon Deçkës po e mbaronte së ngrituri barrakën, aty erdhën italianët dhe e arrestuan atë. Këshu Koçi përfundoi në burgun e Tiranës dhe mundi që të dalë që andej pas aksionit të shpërrthimit të burgut që u bë nga Myslym Keta dhe shokët e tij. Pas daljes nga burgu Koçi shkoi në zonën e Çermenikës ku dhe u zgjodh antar i Shtabit të Përgjithshëm në 10 korrikun e vitit 1942.
    Enveri e dërgon në Greqi
    Aty nga nëntori i vitit 1943, Enver Hoxha e thërriti Koçin dhe e ngarkoi me detyrë që të shkonte në Greqi për të takuar Gjeneralin Sarafis që ishte komandant i forcave të armatosura të EAM-it. Koçi mori me vete dhe Nesti Kerenxhin dhe shkuan e takuan gjeneralin grek që ishte i vendosur me trupat e tij në zonën e Kozhanit. Gjatë këtij takimi Xoxe i shprehu gjeneralit Sarafis gatishmërinë dhe miratimin e Enver Hoxhës për krijimin e Shtabit të Përbashkët Ballkanik, gjë të cilën Enverit ja kishte kërkuar Tito me anë të emisarëve që kishte pranë tij në Shqipëri. Gjenerali grek nuk ja miratoi Xoxes sygjerimin e Enverit, kurse Enveri në kujtimet e tija thotë që nuk ka qenë asnjëherë dakort për krijimin e atij Shtabi, ndonëse si Xoxe dhe Kerenxhi kanë dëshmuar të kundërtën e atyre që ka thënë ai. Më pas me urdhër të Shtabit Përgjithshëm, Koçi u caktua të shkonte në qarkun e Korçës në zonën e Gorë-Oparit. Ai punoi në atë zonë deri në mbarimin e luftës ku dha një kontribut të madh në organizimin e lëvizjes antifashiste me brigadat partizane. Koçi gjithashtu mori pjesë në Kongresin e Përmetit ku ju dha grada Gjeneral-leitnant që ishte e dytëa pas Enver Hoxhës që u gradua Gjeneral-kolonel dhe gjithashtu u emërua në funksionin e zë / kryeministrit të Qeverisë së Përkohëshme që doli nga ai Kongres, duke qenë direkt zëvendësi i parë i Enverit në të gjitha funksionet e tij.
    Kryetari i Gjyqit special
    Me mbarimin e luftës, aty nga fillimi i vitit 1945 Koçi Xoxe u caktua në funksionin e Kryetarit të Gjygjit Special që do të zhvillohej për dënimin e atyre që u quajtën kriminelët e luftës. Ndonëse në mbarim të atij gjyqi u dënuan me vdekje dhe me burgime të gjata pjesa më e madhe e të pandehurve, nga dokumentet dhe dëshmitë e personave që kanë asistuar në ato seanca, bëhet e ditur se Xoxe shpesh debatonte ashpër me prokurorin Bedri Spahiu duke i kërkuar atij që ai të mos përdorte ofeza gjatë debateve me të akuzuarit. Në atë gjygj u dënua me vdekje dhe Bari Omari, kunati i Enver Hoxhës. Sipas dëshmive të familjarëve të Koçi Xoxes, gruas së tij Sofikës si dhe fëmijëve më të mëdhej, në atë kohë kur u dha dënimi me vdekje për Bahriun, në shtëpinë e Xoxes shkoi motra e Enverit (Fahrija) që ishte dhe gruaja e Omarit. Ajo i tha Koçit që të shikonte mundësinë që burri i saj Bahriu të mos dënohej me vdekje, por ti falej jeta. Koçi e pyeti atë se kush e kishte këshilluar që ajo të vinte dhe të takohej me të. Farija i tha atij që ajo kishte biseduar dhe me vëllanë e saj Enverin dhe ai i kishte thënë: Shko dhe tako Koçin se vetëm ai e ka në dorë që Bariut ti falet jeta. Koçi tepër i habitur nga fjalët dhe hipokrizia e Enverit i tha Fahrijes se po të ishte për Koçi Xoxen, Bahri Omari jo vetëm që nuk do të pushkatohej, por ai as nuk duhet të ishte arrestuar për vetë kontributin që kishte dhënë gjatë luftës duke mbajtur dhe strehuar Enver Hoxhën në shtëpinë e tij. Pas fjalëve të Koçit, Fahrija u largua dhe pas pak ditësh burri i saj u pushkatua bashkë me të tjerët që u dënuan me vdekje.
    Kontraditat Xoxe-Hoxha
    Disa muaj pas mbarimit të atij gjyqi, Koçi u konsolidua si njeriu më i besuar i Enver Hoxhës dhe bashkpuntori më i ngushtë i tij me një pushtet politik apsolut. Kështu ai përveç postit të zv / kryeministrit u emërua dhe Ministër i Brendshëm, (post i cili deri në atë kohë mbahej nga Haxhi Lleshi) dhe gjithashtu ishte dhe në funksionin e Sekretarit Organizativ të PKSH-së duke qenë numri DY pas Enver Hoxhës që ishte sekretar i Përgjithshëm.

    Dashnor Kaloçi
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    Kjo pjesa mbi ujë e "ajsbergut" kriminal të Enverit dhe zhganit të tij!
    Kur Enveri shkruante se Koçi ishte injorant - Koçi dinte 6 gjuhë të huaja(!!!)
    Kur Koçi zbatonte me përpikmëri dhe përkushtim prej komunisti direktivat e Enverit - ky i fundit "ia la kopilin në derë", me dredhitë e tija tipike e demonikae. Ajo që e trembi Enverin ishte respekti që kishte për Koçin Mareshali Tito (!!!)
    Sa e kanë hangër para Koçit, gjatë Koçit, dhe mbas Koçit, nji Zot e din!
    Pastaj ata hangrën njeri - tjetrin! Pa dyshim veç për PUSHTET!!!
    Një herë tjetër do shkruaj më gjatë, sa për të sqaruar "ata të Enverit" dhe "Ata të Koçit"
    Agim Doçi - Agjent i Pavarur dhe Kriminel në Dispozicion! LOL!

  15. #15
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Por me duket e kalume shpejt tek koha e mallkimit

    Kush kane qene ministrat ne kohe te Zogut?

    Ne kohe te luftes?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    Të shkrova bre Anton, fillo e lexo shkrimin e parë timin për këtë temë:
    Në kohë të Skënderbeut me radhë si më poshtë:
    Kont Urani
    Pal Kuka
    Moisi Golemi
    Lek Zahari Gropa
    Pal Engjëlli

    Në kohën e pushtimit osman:
    Nuka ka patur të tillë, por Bylykbash dhe Kajmekam

    Në kohë të Qeverisë së vitit 1912
    Myfit bej Libohova
    Aqif Pashë Elbasani
    Fejzi Alizoti
    Esat Pashë Toptani (kur princ Widi vuri kryeministër Turhan Pashë Përmetin ishdiplomat në Petërburg 1914)
    Ahmet Zogu (viti 1920 në Qeverinë e Sulejman Delvinës 1920-1924, që u bë dhe kryeministër dhe iu bë atentati me 23 shkurt 1924 nga matjani Beqir Valteri i cili pohoi se e kishte shtyrë Avni Rustemi që i kishte dhënë dhe armët për të vrarë Zogun)
    Sulejman Delvina(11 korrik 1921 e deri 18 tetor 1921)
    Bajram Fevziu ( 19 tetor - 6 dhjetor 1921 në Qeverinë e Pandeli Vangjelit. Fill mbas këtij emrohet Ahmet Zogu në Qeverinë e Xhafer Ypit).
    Rexhep Shala 17 qershor 1924 - 23 dhjetor 1924!
    Luigj Gurakuqi 7 dhjetor - 12 dhjetor 1921 (simbolikish në qeverinë e Hasan Prishtinës)
    Ceno Bej Kryeziu (1 shkurt 1925- 23 shtatpor 1925) në qeverinë e Ahmet Zogut.
    Abdurrahman Dibra (Dy Herë!) 30 maj - 10 qershor 1924 dhe 12 shkurt - 21 tetor 1927!
    Kostaq (Koço) Kota , prej 5 shatorit 1928 si kryeministër dhe ministër i brendshëm!
    Shefqet Vërlaci 30 mars 1924 - 27 maj 1924 kryeministër dhe ministër i brendëshëm!
    Musa Juka - qershor 1930 - 1939 i vetmi nga Veriu i Shqipërisë! Arratiset sapo futet Italia në vitin 1939!!
    Et'hem Toto - në qeverinë e Mehdi Frashërit - autoritar dhe i aftë! Duke i gdhirë 12 korriku i vitit 1937 pushkatohet si antimonarkist!
    Mehdi Frashëri 16 tetor 1943!
    Pastaj Koha e krimit komunist:
    Xhafer Cenko Lubonja
    Haxhi Lleshi
    Koçi Xoxe
    Mehmet Shehu
    Kadri Hazbiu
    Feçorr Shehu
    hekuran Isai
    Simon Stefani
    Gramoz Ruçi,
    Aredin Shyti
    Bajram Yzeiri
    Vladimir Hysi
    Bashkim Kopliku
    Agron Musaraj
    Halit Shamata
    Belul Celo
    Ali Kazazi (i dyti gjatë tërë historisë nga veriu!!!!!!)
    Neritan Ceka
    Perikli Teta
    Petro Koçi
    Spartak Poçi
    Ilir Gjoni, etj,. etj. deri tek ky i sotmi që do të jetë Ilir Meta!!

    ANTON!
    Tashti a don mààààààà!?
    Agimi

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Shume interesante Biografia e Koci Xoxes.

    Aty lart thuhet se:
    "Këshu Koçi përfundoi në burgun e Tiranës dhe mundi që të dalë që andej pas aksionit të shpërrthimit të burgut që u bë nga Myslym Keta dhe shokët e tij. "

    Ne fakt me sa di une nga ata qe kan qen aty Krejt puna ne Burg udhehiqej nga Koci Xoxe dhe kanali nendheshem nga ku u arratisen nji pjese e te burgosurve antifashiste u hap nen drejtimin e Koci Xoxes.
    Njesiti gueril (beqir balluku) jashte burgu vetem se ka thy nja dy poca te shtyllave qe mos te ndricohej ajo pjese e lagjes nga do dilnin keta te burgosurit.Lym Keta ska rol ktu..shum shum ka gjujt me llastiqe ndoj poc elektriku.

    E qyqaret vane si qeni ne rrush..Vet jan kruajtur...te dy Kocot e Korces..Tashko dhe Xoxe e ben shok gjatovinon pe gjirokastre..
    Sotir Vullkani, veterani, bridhte me trajse neper burgje mbas te birit..
    E kane afruar e kane ndihmuar e Ai, Enveri ja futi pastaj.

    Me nji fjale more shoke..Dhjetori i studenteve beri MARSEL SKENDOn nga Bos i makina importit te shtetit ne BOs te xhepit te vet. Arben Malon nga hajdut tepelene ne miliardar..Gramoz Rucin nga polic i zylyftar Ramizit ne Onanis te Rivieres..
    DHjetori shkoj per dhjam qeni me nji fjal..Vetem Sali Kelmendi fitoi me kioskat. Dhe Cifti i balerinave Pedo-Socialiste PASHKO-RULI.

    rrofsh o SALi qe u lodhem kot me ty.

  18. #18
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Shqipëria behet e pavarur me 14 shtator 1943

    Ministri i Puneve te Brendshme te Shqiperise Kole Bibe Mirakaj ne 7 shtator 1943 i transmeton prefekturave mesazhin e kryeministrit Eqerem Libohova: "Shqipëria nuk mund te loze asnje rol ne ndalimin e perleshjes se madhe nderkombetare, prandaj ka nevoje për rregull e bashkim vellazeror qe te mundte me urtesine qe e ka shquar ne çaste kritike te dale i pa lujtmetuar fizikisht dhe ekonomikisht nga ky konflikt i perbotshem dhe mbi te gjitha te dale i bashkuar qe te mund me nje ze te vetem te mbroje te drejtat e tij. Do te mundim ta kapercejme nese duam te vendosim te bashkepunojme qe te gjithe pa asnje dallim rreth flamurit dhe te lidhim besen e shenjte për ti dale zot Atdheut. U bej thirrje pra te gjitheve sa kane gjak shqiptari qysh prej Prishtine e ne Konispol dhe qysh prej Ulqini e ne Tetove te shtrengohemi rreth flamurit te mbajme ftohtesine, te mbajme rregullin e te disiplinohemi qe te mundim si nje trup i vetem te mbajme kufinjte tone gjersa Konfereca e Paqes te caktoje fatin tone. Fati yne si komb dhe si shtet varet ushtria e gjakftohtesia qe do te tregojme ne kete çast historik. Shpetimi qendron ne bashkimin real dhe ne disipline" (Gazeta "Tomori" 10 shtator 1943 dhe AQSH, FMPB dt. 139 fl. 127 viti 1943). Për hir te Shqipërise Eqerem Libohova nuk dha doreheqje kur kapitulloi Italia por pranoi ta qeverise vendin duke kuptuar njekohesisht se kishte mbaruar politikish vete ai dhe nje kohe qe ai dhe nje grup politikanesh e kishin vleresuar apo kishin punuar shume. Me 14 shtator 1943 rrethet patriote shqiptare e shpallen te rrezuar qeverine e "diteve te robnise" dhe shpallen njekohesisht krijimin e nje komiteti te perkohshem per "konvokimin e Asamblese Kombetare" prej se ciles doli me vone qeveria. Ja permbajtja e shpalljes: "Shqiptare! Qendresa heroike e kombit tone gjate fazave te ndryshme te luftes ne kambe u shperblye definitisht me shkaterrimin e nje sundimi te huaj. Te gjithe shqiptaret brenda kufinjve etnike jetojne me perfytyrimin e nje ardhmerie kombetare te lumnueshme. Nder luftat tona kombetare, te cilat kane vazhdue te papreme e me shekuj, kane ra fli brezat tona te meparshme. Populli yne do te jete gati me ndjekun gjurmat e tyne për ta mbrojtun lirine e vet, e fitueme me gjakun e kaq deshmoreve kundra cilitdo qe do te mundohet me ia grabite. Shqiptare! Për me ia pre hovin anarkise se krijueme me ndryshimin e situates e tue besue fetarisht n'ardhmerine e shkelqyeshme t'atdheut, legalizimi i se ciles do ti behet nga vendimi i nje Asambleje kombetare, qe do te mblidhet sa me pare dhe do te perfaqesoje vullnetin e te gjithe popullit shqiptar. Qysh sot qeveria e diteve te robnise deklarohet e rrezueme dhe vendin e saj e zen nji komitet i perkohshem, i cili do te marre te gjitha masat për me konvokue Asamblene Kombetare, prej gjinit te se ciles do te dale qeveria. Shqiptare! Ne keto çaste vendimtare te historise se kombit tone te tronditun duhet qe burra me vetedije te plote ti tregojne popullit e lirise duke marre barren e perfaqsise se tij dhe te gjitha pergjegjesite e randa te çastit. Rrofte Shqipnia e lire!" (AQSH fondi i qeverise nr.249 dt.1/479)











    Ne nje artikull gjeta kete fakt Kole Mirakaj eshte i verete ky fakt?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    Anton!
    Herë Kola e herë Marku kanë qenë në at funksion, ndaj nuk vura asnjerin!
    Agimi

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2006
    Postime
    4

    Abdurrahman Dibra

    Pershendetje jam nje pinjoll i Abdurrahman Dibres nese deshironi te lexoni dicka me shume rreth jetes se tij me thoni ti postoj
    "Atdheu mbi te gjitha" Naltmadhnia e Tij ZOG I (Mbret i Shqiptareve)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  2. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. Ministrat e financave të Shqipërisë
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  4. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  5. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •