Vangjush Mio, penel i piktures korcare
Nga renas
http://www.korcavizion.com/index.php...id=53&Itemid=3
Me 3 mars 1891 ne vatren Mio ne Korce, lindi piktori i shquar Vangjush Mio. Deri ne moshen 17 vjecare ai jetoi ne Korce. Me 1908, i detyruar nga kushtet e veshtira ekonomike, shkon ne Bukuresht prane te vellait, i cili kishte emigruar me pare ne Rumani. Ne kryeqytetin rumun ai aktivizobet ne grupet artistike te kolonise shqiptare. Me 1915 shoket dhe miqte e tij, te cilet kishin vene re se djaloshi nga Korca kishte dhunti jo te pakta per pikture, e ndihmojne te regjistrohet ne shkollen e Arteve te Bukura te Bukureshtit, te cilen ai e perfundoi me rezultate shume te mira, me 1919. Menjehere pas perfundimit te shkolles me 1919 organizon ekspoziten e pare, e cila pati sukses dhe u prit mire. Ajo tregoi se ne fushen e artit shqiptar lindi nje yll i ri. Me 1920 kthehet ne atdhe per disa muaj. Ne shtator te atij viti shkon ne Rome ku regjistrohet ne Institutin mbreteror te Arteve te Bukura, te cilin nuk e perfundoi per arsye ekonomike. Kthehet ne Korce dhe emerohet mesues i vizatimit ne Liceun Francez. Me 1924, duke perfituar nga bursa qe i akordohet, shkon perseri ne Rome ku perfundon studimet dhe merr diplomen dhe licencen si piktor. Kthehet ne atdhe me 1924 dhe vendoset pergjithmone ne qytetin e tij te lindjes, te cilin ai e adhuronte qe femije dhe qe me vepren e tij do ta bente ate te pavdekshem. Parimet morale dhe fisnike te tij bene qe ai, gjithe jeten, te jete ne sherbim te popullit te tij. "Gazeta e Korces", te ciles ai i ka dhene nje interviste, thekson : "...Une krijoj se e kam per detyre qe me anen e artit te mund te kultivoj shpirtin e popullit tim ... duhet qe popullit t'i shtojme shijen per art, se atehere do ta ndjeje nevojen e tij dhe do ta lakmoje". Kjo ishte motoja, e cila beri qe peneli i tij i talentuar, gjithe jeten te vihej ne dispozicion te popullit te tij. Gjate 40 vjeteve te jetes se tij nuk u nda nga bicikleta dhe populli i tij i dashur. Punoi e la 400 vepra dhe 130 vizatime te realizuara.
Ai dallohet si piktor, si poet i peizazhit shqiptar. Permendim ketu "Dimri ne Korce", "Aspekte nga Drenova", "Dishnica", "Boboshtica", "Vithkuqi" (nga e kishte origjinen familja e tij), "Manat e Drenoves", "Kositesit e barit", "Cobanet e dhenve qe kullosin", e shume e shume te tjera. Korca, Pogradeci e rrethinat e tyre, jane shpesh objekt i peisazheve te tij. Por ai na ka dhene edhe vepra me pamje nga Ulqini, Shkodra, Kruja e Tirana, Elbasani, Himara, Berati e Gjirokastra. Ai e dashuronte pamase vendlindjen e tij Korcen, prandaj shumica e peisazheve e kane marre subjektin prej saj. Vepra me vlera te larta artistike ka lene ai edhe ne fushen e portretit ku dallohen "Autoportreti", "Portreti i gruas", "Portret plaku", "Cigani", "Njeriu me gajde" etj. Sot ne galerine e arteve ne Tirane ndodhen 40 vepra dhe po kaq ndodhen ne shtepine e tij muze ne Korce.
V. Mio eshte i pari artist shqiptar qe cel ekspoziten e pare ne Shqiperi me 1920 ne Tirane. Ekspoziten e trete i celi ne Korce me 1926, te katerten me 1928, te pesten kolektive me 1931 ne Tirane, ku fitoi edhe cmimin e pare ne pikture. Tashme ai ka krijuar fizionomine e vet dhe personalitet dinjitoz. Me 1933 cel ekspozite personale ne Korce. Me 1938 merr pjese ne ekspoziten kolektive ne Tirane dhe me 1942 ne ate qe u cel ne Bari te Italise. Deri sa vdiq, mori pjese ne te gjitha ekspozitat e organizuara ne Shqiperi. Me 1957 merr pjese ne eksopziten Retrospektive e organizuar ne nentor ne Tirane per nder te tij, e cila eshte dhe ekspozita e fundit ku ai merr pjese. Vdiq ne Korce me 30 dhjetor 1957.
Krijoni Kontakt