Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Vangjush Mio

  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Vangjush Mio

    Vangjush Mio, penel i piktures korcare

    Nga renas

    http://www.korcavizion.com/index.php...id=53&Itemid=3

    Me 3 mars 1891 ne vatren Mio ne Korce, lindi piktori i shquar Vangjush Mio. Deri ne moshen 17 vjecare ai jetoi ne Korce. Me 1908, i detyruar nga kushtet e veshtira ekonomike, shkon ne Bukuresht prane te vellait, i cili kishte emigruar me pare ne Rumani. Ne kryeqytetin rumun ai aktivizobet ne grupet artistike te kolonise shqiptare. Me 1915 shoket dhe miqte e tij, te cilet kishin vene re se djaloshi nga Korca kishte dhunti jo te pakta per pikture, e ndihmojne te regjistrohet ne shkollen e Arteve te Bukura te Bukureshtit, te cilen ai e perfundoi me rezultate shume te mira, me 1919. Menjehere pas perfundimit te shkolles me 1919 organizon ekspoziten e pare, e cila pati sukses dhe u prit mire. Ajo tregoi se ne fushen e artit shqiptar lindi nje yll i ri. Me 1920 kthehet ne atdhe per disa muaj. Ne shtator te atij viti shkon ne Rome ku regjistrohet ne Institutin mbreteror te Arteve te Bukura, te cilin nuk e perfundoi per arsye ekonomike. Kthehet ne Korce dhe emerohet mesues i vizatimit ne Liceun Francez. Me 1924, duke perfituar nga bursa qe i akordohet, shkon perseri ne Rome ku perfundon studimet dhe merr diplomen dhe licencen si piktor. Kthehet ne atdhe me 1924 dhe vendoset pergjithmone ne qytetin e tij te lindjes, te cilin ai e adhuronte qe femije dhe qe me vepren e tij do ta bente ate te pavdekshem. Parimet morale dhe fisnike te tij bene qe ai, gjithe jeten, te jete ne sherbim te popullit te tij. "Gazeta e Korces", te ciles ai i ka dhene nje interviste, thekson : "...Une krijoj se e kam per detyre qe me anen e artit te mund te kultivoj shpirtin e popullit tim ... duhet qe popullit t'i shtojme shijen per art, se atehere do ta ndjeje nevojen e tij dhe do ta lakmoje". Kjo ishte motoja, e cila beri qe peneli i tij i talentuar, gjithe jeten te vihej ne dispozicion te popullit te tij. Gjate 40 vjeteve te jetes se tij nuk u nda nga bicikleta dhe populli i tij i dashur. Punoi e la 400 vepra dhe 130 vizatime te realizuara.

    Ai dallohet si piktor, si poet i peizazhit shqiptar. Permendim ketu "Dimri ne Korce", "Aspekte nga Drenova", "Dishnica", "Boboshtica", "Vithkuqi" (nga e kishte origjinen familja e tij), "Manat e Drenoves", "Kositesit e barit", "Cobanet e dhenve qe kullosin", e shume e shume te tjera. Korca, Pogradeci e rrethinat e tyre, jane shpesh objekt i peisazheve te tij. Por ai na ka dhene edhe vepra me pamje nga Ulqini, Shkodra, Kruja e Tirana, Elbasani, Himara, Berati e Gjirokastra. Ai e dashuronte pamase vendlindjen e tij Korcen, prandaj shumica e peisazheve e kane marre subjektin prej saj. Vepra me vlera te larta artistike ka lene ai edhe ne fushen e portretit ku dallohen "Autoportreti", "Portreti i gruas", "Portret plaku", "Cigani", "Njeriu me gajde" etj. Sot ne galerine e arteve ne Tirane ndodhen 40 vepra dhe po kaq ndodhen ne shtepine e tij muze ne Korce.

    V. Mio eshte i pari artist shqiptar qe cel ekspoziten e pare ne Shqiperi me 1920 ne Tirane. Ekspoziten e trete i celi ne Korce me 1926, te katerten me 1928, te pesten kolektive me 1931 ne Tirane, ku fitoi edhe cmimin e pare ne pikture. Tashme ai ka krijuar fizionomine e vet dhe personalitet dinjitoz. Me 1933 cel ekspozite personale ne Korce. Me 1938 merr pjese ne ekspoziten kolektive ne Tirane dhe me 1942 ne ate qe u cel ne Bari te Italise. Deri sa vdiq, mori pjese ne te gjitha ekspozitat e organizuara ne Shqiperi. Me 1957 merr pjese ne eksopziten Retrospektive e organizuar ne nentor ne Tirane per nder te tij, e cila eshte dhe ekspozita e fundit ku ai merr pjese. Vdiq ne Korce me 30 dhjetor 1957.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    Rozeta Mio : Ai qė ka vjedhur pikturat e Mios ėshtė njohės i artit

    Skandal i vėrtetė ėshtė shėnuar nė Qendrėn e Kulturės “Vangjush Mio” Korēė. Bėhet fjalė pėr 60 vepra arti qė nuk dihet ku kanė pėrfunduar. Mėsohet se drejtuesit e kėsaj qendre janė shokuar kur kanė parė thuajse tė boshatisur magazinėn, ku ruheshin pikturat e autorėve korēarė, midis tė cilave ato tė Mios, Madhit, Tushit etj. Mungesa e 60 veprave nė fondin e galerisė “Guri Madhi” (galeria funksionon brenda Qendrės Kulturore “Vangjush Mio”) ėshtė vėnė re nė momentin qė drejtuesit kanė vendosur tė zėvendėsojnė punonjėsin qė merrej me ruajtjen e kėtyre veprave, piktorin Sotiraq Xega me njė punonjės tė ri, specialistin e galerisė, Kristi Ktona. Xega nė kėtė situatė nuk ka pranuar qė tė dorėzojė magazinėn dhe drejtori i Qendrės, Vladimir Topi ka ngritur njė grup pune pėr inventarin e veprave qė ndodheshin nė fondin e galerisė. Nė kėtė moment ata janė shokuar kur kanė vėrejtur se magazina ka qenė e boshatisur. Nuk dihet data e saktė e zhdukjes sė kėtyre veprave pikėrisht pėr shkak se inventari i fundit (sipas drejtorit Topi) i magazinės ėshtė bėrė nė janar tė vitit 2011. Midis veprave tė zhdukura nė Qendrėn e Kulturės “Vangjush Mio” ishin dhe veprat e paarritshme si: “Manat e Drenovės”, “Boboshtica”,” Vithkuqi”, “Aspekte nga Drenova”, “Autoportreti”, “Portreti i gruas”. Nė qytetin e Korēės ndodhej para viteve tė demokracisė njė shtėpi-muze ku ishin ekspozuar veprat e Vangjush Mios. Pėrveē shtetit pėr kėtė muze, i cili shihej nga shumė vizitorė, kujdesej edhe vajza e vetme e piktorit tė madh, Rozeta Mio. Ajo shprehet se ėshtė shumė e indinjuar qė shteti nuk mundi tė ruajė veprėn e tė atit dhe se ato janė grabitur nga njerėz qė e dinin vlerėn e tyre. Pas privatizimit tė shtėpisė pikturat pėrfunduan nė njė nga magazinat e Qendrės Kulturore, atėherė Pallati i Kulturės. “Nuk ėshtė hera e parė qė ndodh. Kjo ėshtė vjedhja e dytė qė u bėhet veprave tė babait tim, pas asaj tė kryer nė vitin 1994, ku u zhdukėn 21 piktura nė shtėpinė-muze, por policia e arkivoi dosjen duke e lėnė tė pazbardhur. Ky ėshtė njė akt kriminal qė na ka shokuar. Pėr familjen tonė ky ėshtė njė dėm i madh moral”,- deklaroi e revoltuar e bija e piktorit.

    Duket krejt absurde papėrgjegjshmėria e punonjėsve tė kėsaj qendre, qė edhe pse posedonin nė kėtė qendėr vepra tė njė vlere tė jashtėzakonshme, nuk kanė asnjė pėrgjigje pėr zhdukjen e veprave qė mbaheshin nė mjediset e kėsaj qendre. Mėsohet se inventari i veprave nuk ishte bėrė qė prej dhjetė vjetėsh, ose tė paktėn kėshtu pretendon punonjėsi pėrgjegjės pėr ruajtjen e tyre, Sotiraq Xega. Ai shprehet se pėr dhjetė vite me radhė ka administruar veprat pa mbajtur inventar dhe nuk ėshtė nė dijeni tė situatės qė duket se ka dalė nė dritė pikėrisht nė momentin qė drejtuesit e Qendrės Kulturore “Vangjush Mio” kanė vendosur qė ta zėvendėsojnė atė me njė punonjės tė ri. Pėr kėtė arsye, me sa duket Sotiraq Xega, pėrgjegjės pėr ruajtjen e tyre, mėsohet se nuk ka pranuar t’i dorėzojė ato me inventar . Drejtori Vladimir Topi thotė ndėrkohė se kjo situatė ėshtė krejt e ēuditshme, pasi gjatė kėsaj kohe nuk ėshtė konstatuar asnjė lloj anomalie nė vendin ku ndodheshin 60 veprat e artit. Sipas tij nuk ėshtė konstatuar asnjė lloj thyerjeje apo gjurmė grabitjeje. “Problemi qėndron nė faktin se ėshtė ndryshuar punonjėsi i Qendrės. Ai qė ka administruar kėto vepra pėr dhjetė vjet refuzoi tė bėnte dorėzimet, prandaj ne u detyruam tė ngrinim grupin e punės pėr tė bėrė inventarin dhe sipas punonjėsve rezulton se nė kėto 10 vjet nuk ka patur asnjė deklaratė pėr thyerje apo grabitje. Kjo qė ka ndodhur ėshtė ēudia mė e madhe. Inventari i fundit ėshtė bėrė nė janar tė 2011-ės, ndėrkohė qė nuk dihet koha e saktė e zhdukjes sė kėtyre veprave, pėr shkak tė mungesės sė inventarit”,- deklaroi ai.

    Nė magazinėn ku ruheshin kėto vepra, mėsohet se ishin kushte krejtėsisht tė papėrshtatshme pėr tė ruajtur vepra arti dhe aq mė shumė vepra tė tilla qė i bėjnė nder kombit. Papėrgjegjshmėria e drejtuesve dhe pėrgjegjėsve tė kėsaj qendre tregon se sa tė pasigurta kanė qenė kėto vepra pėr mė tepėr se dhjetė vjet. Veprat e grabitura as qė dihet ku kanė pėrfunduar dhe as qė nuk dihet se kur janė larguar dhe nga kush. Policia dhe organet kompetente kanė filluar hetimin rreth ngjarjes, ndėrkohė qė janė me dhjetėra raste grabitjesh tė vlerave tė jashtėzakonshme tė kishave nė qarkun e Korēės, grabitėsit e tė cilave vazhdojnė tė mbeten anonimė. Humbja e 60 veprave tė pikturės, ku 30 prej tė cilave ishin tė tė madhit Vangjush Mio, ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr nga kostoja e tyre, por mė tepėr si vepra me vlera arti tė papėrsėritshme. Njė vepėr e Mios nė ankand vlen nga 10 000 deri nė 30 000 dollarė.

    Rozeta Mio

    “Pikturat ishin pasuri e shtetit dhe i janė shitur qendrės me njė vlerė modeste prej 500 lekėsh tė reja secila. Personi qė ka marrė pikturat e Vangjush Mios, ėshtė njohės i mirė i veprave tė artit”.

    Drejtori Vladimir Topi

    “Nga fondi i galerisė sė arteve janė zhdukur shumė piktura, pėr kėtė ėshtė ngritur dhe grupi i punės qė do tė bėjė inventarizimin e tyre, pėr tė dalė mė pas nė njė rezultat pėrfundimtar”.

    Sotiraq Xega

    “Unė nuk kam dijeni pėr kėtė gjė. Nuk kam mbajtur inventar”.

    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Korēė, zhduken 60 piktura tė Vangjush Mios nga Galeria

    Skandal nė Korēė, vidhet fondi i pikturave nė Galerinė e Arteve Figurative. Rreth 60 piktura me vlera tė mėdha kulturore, por edhe monetare, mungojnė nga fondi i galerisė sė arteve figurative “Guri Madhi” nė Korēė. Mė shumė se gjysma e tyre janė vepra tė tė madhit Vangjush Mio, kryesisht peizazh dhe natyrė e qetė me vlerė nga 10-30 mijė dollarė. Asnjėra prej tyre nuk dihet se ku ka pėrfunduar, duke ia hequr qytetit tė Korēės njė pjesė tė vlerave. Rasti ėshtė zbuluar gjatė njė inventari dorėzues qė ishte duke u kryer nė kėtė fond, pasi sipas tė dhėnave do tė ndryshohej kujdestari aktual, Sotiraq Xega, piktori i cili pėrgjatė 10 viteve tė fundit ėshtė kujdesur pėr fondin nė mėnyrė vullnetare. Sipas burimeve nga drejtues tė galerisė Xega do tė zėvendėsohej me njė tjetėr punonjės tė kėsaj galerie nėn argumentin e daljes nė pension. Debati e ka zanafillėn pikėrisht te ky zėvendėsim, pasi Xega ka refuzuar dorėzimin e fondit, pasi sipas tij personi tė cilit do t’i dorėzohet nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr t’u kujdesur pėr kėtė fond, sepse nuk gėzon njohuritė e duhura. Tymnaja e ngritur nga ky diskutim, i cili ka nisur rreth 3 muaj mė parė, tashmė ėshtė mbuluar nga skandali i dalė sheshit, ku bėhet fjalė pėr piktura me vlerė disa miliona dollarė. Vladimir Topi, drejtori i galerisė sė arteve figurative “Guri Madhi”, ka denoncuar rastin duke paraqitur konstatimin paraprak tė vjedhjeve.
    A janė vjedhur vepra arti nga fondi i galerisė?
    emi konstatuar zhdukje tė veprave tė artit nė kėtė galeri. Nuk mund ta mohoj, por nuk mund tė jap as shifra konkrete. Aktualisht ne jemi duke bėrė njė inventar dhe sė bashku me komisionin gjithēka po verifikohet. Nga sa mė ėshtė komunikuar, ende nuk janė gjetur rreth 60 vepra arti, por kjo shifėr nuk ėshtė pėrfundimtare. Ėshtė e ēuditshme, sepse pjesa mė e madhe e tyre janė vepra tė piktorit Vangjush Mio.
    Si arritėt nė kėtė zbulim?
    Jemi duke bėrė njė inventar, pasi ėshtė larguar kujdestari i gjithė kėtyre viteve. Punonjėsi i ri, para se tė marrė pėrsipėr fondin, do tė ketė gjithēka tė inventarizuar dhe nga kjo situatė kanė dalė edhe mungesat e veprave. Inventari i fundit qė kishim bėrė i takon janarit tė vitit 2011. Pas kėsaj situate kemi ngritur urgjent njė grup pune dhe po verifikojmė arkivat e veprave dhe vėrehen mungesa. Mungojnė peizazhet e Mios, por edhe autorė tė tjerė qė janė tė shekullit tė fundit. Nė fund tė verifikimeve do saktėsohen edhe emrat e tyre.
    Ku bien kėto dyshime? A ka pasur dhunime tė ndėrtesės?
    Nuk kemi pasur grabitje, pasi edhe dera ėshtė nė rregull. Situata duket e rėndė, por ne do dalim me njė procesverbal nė fund tė verifikimeve. Veprat e Mios qė mungojnė janė kryesisht peizazh dhe pėrgjegjėsia natyrisht bie mbi kujdestarin e fondit qė i ka mbajtur pėr mė shumė se 10 vjet. Normalisht do tė mbajė pėrgjegjėsi ai qė i ka vjedhur apo zhdukur veprat, nė fund tė verifikimeve.

    Kujdestari: “Askush s’mund tė hedhė baltė mbi mua”

    Sotiraq Xega kishte marrė detyrėn e kujdestarit tė fondit prej vitit 2001 dhe kujdesej pėr tė pa pagesė, siē shprehet edhe vetė.
    Si janė zhdukur pikturat?
    Nuk e di. Unė personalisht kam kartelizuar pjesėn mė tė madhe tė tyre. Gjithēka e kam fotografuar dhe shėnuar me detajet pėrkatėse. Kur e kam marrė nė dorėzim nuk kam bėrė inventar, thjesht kam firmosur diku pa e ditur se ēfarė do tė merrja nė dorėzim, por unė i kam ruajtur tė gjitha me detaje.
    A ka pasur pėrgjatė kėtyre viteve vjedhje tė fondit?
    Unė e kam gjetur dy herė derėn tė shqyer dhe kam njoftuar drejtuesit e mi. Nuk e di se ēfarė kanė bėrė ata mė tej.
    Pėr ēfarė pikturash bėhet fjalė?
    Mungesa ka tė emrave tė njohur dhe tė panjohur, por mė shumė janė vjedhur veprat e Vangjush Mios. Ėshtė e turpshme sesi mund tė pėrfundojnė nė duart e tė panjohurve vlera tė tilla tė cilat kushtojnė miliona dollarė.
    Dyshimet mė tė shumta bien mbi ju si kujdestar i kėtij fondi, si e konsideroni kėtė akuzė?
    Po pres rezultatet e inventarit qė po bėhet. Ai do tė zbardhė gjithė tė vėrtetėn, por unė di vetėm kaq qė dikush tjetėr i ka lakmuar ato piktura. Peizazhi i Mios, penelatat e tij janė tė pakrahasueshme dhe ky qė ka ndodhur ėshtė njė turp i madh, por askush nuk mund tė hedhė baltė mbi mua, sepse tė gjithė e dinė sesa mund kam hequr pėr t’i mbrojtur ato. Kam paguar edhe nga xhepi pėr t’i ruajtur, pasi janė vlera tė Korēės.

    E bija: E tronditur, vlerat duhen mbrojtur
    Vajza e Vangjush Mios, Rozeta, pėrmes telefonit ka shprehur indinjatėn e saj. Nė njė gjendje tė rėnduar emocionale pas marrjes sė lajmit, e kushtėzuar edhe nga gjendja e saj shėndetėsore, Rozeta Mio apelon pėr gjetjen e autorėve pasi kjo ėshtė hera e dytė qė veprat e Mios pėrfundojnė kushedi se ku. “Pėr mua ėshtė ana morale shqetėsimi mė i madh. Ne ia kemi shitur shtetit ato piktura me njė vlerė simbolike 400 deri nė 500 lekė. Kemi dashur qė tė jenė pjesė e pasurisė sė tij dhe jo tė vidhen nga kushdo e tė bėhet tregti me to”. Ajo tregon se njė mikeshė e ka lajmėruar pėr atė qė kishte ndodhur, pasi pa nė televizor lajmin. “Herėn e parė nė vitin 1994 u vodhėn disa piktura dhe asnjė gjurmė e tyre nuk doli. Kėrkuam pėrmes Policisė, Interpolit, por nuk u zbulua asnjė autor. Kėtė herė duhet me patjetėr tė vihen para pėrgjegjėsisė personat qė e kanė ndėrmarrė kėtė veprim. Jam tepėr e tronditur, vlera tė tilla nuk mund tė vidhen, ato duhen mbrojtur”, u shpreh Rozeta Mio.

    Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Skandali, zbulohen njė mijė piktura nė shtėpinė e Xegės

    Kyē shtėpisė derisa tė krahasohen. I dyshuari: Janė bėrė dhurata.

    Policia, kontroll nė banesėn e ish-kujdestarit tė fondit.


    Zhdukja e pikturave nga Galeria e Arteve nė Korēė ēon policinė nė banesėn e kujdestarit tė fondit tė veprave, Sotiraq Xegės. Forca tė Komisariatit tė Korēės ushtruan dje kontroll nė shtėpinė e ish-administratorit, nė fshatin Drenovė, pas marrjes nė pyetje tė tė gjithė personave qė kanė pasur akses nė fondin e galerisė. Aty kanė gjetur 1 mijė piktura, por qė efektivat blu nuk kanė mundur tė pėrcaktojnė nėse mes pikturave ka edhe ndonjė prej 61 veprave tė zhdukura. Pasi kanė hyrė nė banesėn e Sotiraq Xegės, i cili ėshtė vetė piktor, punonjėsit e Policisė kanė nisur kontrollin, por kanė gjetur atje njė numėr tė madh pikturash tė pėrmasave dhe temave tė ndryshme. Pėrballė gamės sė madhe tė pikturave, policia ka vendosur qė tė presė ditėn e sotme, derisa tė mund tė ngrihet njė komision me ekspertė njohės tė pikturave, tė cilėt tė mund tė kryejnė verifikimin dhe pėrcaktimin e autorėsisė sė tyre. Pėrgjatė gjithė mbrėmjes, pikturat do tė ruhen nė shtėpinė e piktorit Xega nga njė punonjės policie, ndėrsa nesėr do tė nisin edhe veprimet e tjera. Pėrpos kontrollit tė banesės sė ish-administratorit, njė tjetėr kontroll ėshtė kryer edhe nė shtėpinė e fotografit Kristi Ktona, i cili tashmė ka marrė detyrėn e administratorit tė galerisė, por aty nuk ėshtė gjetur asnjė pikturė. Pak orė para kontrollit nė banesė, Xega hodhi njė tjetėr dyshim pėr veprat e zhdukura. Sipas tij, dhurohen shpesh piktura si dhurata simbolike, por se nga dalin ato, kjo lė pėr tė menduar.
    Zoti Xega, prej sa vitesh jeni administrator i fondit?
    Prej dhjetė vitesh jam kujdesur pėr tė gjitha pikturat.
    Si janė bėrė inventarėt pėrgjatė kėtyre viteve?
    Janė bėrė sa pėr tė thėnė qė u bėnė, ose mė saktė qė nuk janė bėrė fare. Mė sillej mua fleta e firmosur nga komisioni dhe unė hidhja firmėn. Kur pėr ta ishin nė rregull, edhe pėr mua s’do mend qė ishin, sepse s’kishin ku tė shkonin.
    Sipas jush, ē’mund tė ketė ndodhur me ato piktura?
    Atė nuk e di dhe s’mund ta them, por ama shikojmė shpesh qė kur vjen ndonjė nga kėta emrat e mėdhenj, si dhurata simbolike i jepen piktura tė ndryshme. Unė nuk e di se tė kujt janė dhe as se nga dalin ato piktura, por ama dyshimi mė lind.
    Dyshimet pėr vjedhjen janė duke u hedhur mbi ju. Cili ėshtė reagimi juaj?
    Unė jam piktor. Po tė ishte nevoja qė t’i vidhja unė, ishte shumė e lehtė qė t’i bėja si tė Mios, sa askush tė mos i njihte. Mund tė bėja qė tė dukeshin edhe tė vjetra siē janė, por nuk kam arsye pse ta bėj diēka tė tillė. Kam punuar falas pėr to dhe nuk doja qė tė pėrfundonin nė duart e njė agronomi, ndaj refuzova tė jem pjesė e inventarit. Nėse do tė kisha pranuar, askush nuk do ta kishte kuptuar se ato piktura mungonin, ndoshta as unė. Doja thjesht qė tė ishin nė duar tė sigurta, sepse e mbroj artin dhe shih se ē’doli.

    Drejtori i Galerisė: Xega fajtor
    Plot 61 piktura janė zhdukur nga fondi i Galerisė sė Arteve nė Korēė. Kėtė fakt e bėri tė ditur dje drejtori i qendrės kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi. Ai, pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka akuzuar si tė vetmin person pėrgjegjės pėr vjedhjen e tyre ish-administratorin Sotiraq Xega. “Nė kuadėr tė njė iniciative tė qendrės kulturore ‘Vangjush Mio’ nė Korēė pėr dixhitalizimin dhe futjen e shėrbimeve tė reja nė galerinė ‘Guri Madhi’, filloi inventari pėr kalimin e fondit tė galerisė nga personi qė e kishte mė herėt te personi i ri nė detyrė. Pėr inventarin e fundit, pikėrisht atje ku u konstatuan mungesa, Xega kundėrshtoi tė bėjė dorėzimet e inventarit, si dhe nuk ka vėnė nė dispozicion tė komisionit kartelat e komisionit tė veprave. Ne kemi bėrė kallėzim penal dhe presim tė dalin pėrgjegjėsit”, tha Topi.

    Tė djathtėt: Peleshi tė kėrkojė falje

    Reagojnė tė djathtėt pėr skandalin e veprave tė artit, duke kėrkuar madje dhe dorėheqjen e kreut tė Bashkisė sė Korēės, Niko Peleshi. “Jemi tė shokuar nga skandali i pėrmasave tė mėdha qė ka ndodhur nė Galerinė e Arteve nė Korēė. Gjithė Shqipėria dhe gjithė artistėt janė tė indinjuar nga ky rast i paprecedent. Nėse duam fajtorin, i kthejmė sytė direkt te Bashkia e Korēės dhe institucionet pėrgjegjėse tė saj, qė sot nuk duhet tė justifikohen dhe tė fshehin fajtorėt, por duhet tė kėrkojnė falje. Ēudia mė e madhe ėshtė se nuk shohim asnjė akt dorėheqjeje apo ndonjė pezullim nga detyra tė bėrė nga ana e Bashkisė, e cila ka nė varėsi kėtė institucion. I kėrkojmė Niko Peleshit tė reagojė pėr rastin nė fjalė, tė kėrkojė falje publike dhe tė nxjerrė nė dritė fajtorėt”, u shpreh Jonela Spaho, pėrfaqėsuesja e PD-sė nė Korēė.

    Policia: Hetim gjithė punonjėsve tė galerisė
    Policia e Korēės ka konfirmuar se nėn hetim janė vėnė disa persona qė punojnė dhe kanė pasur lidhje me Galerinė e Arteve Figurative, ku ndodhej dhe fondi i veprave tė zhdukura. Emrat e tyre nuk bėhen tė ditur pėr arsye hetimi, ndėrsa konfirmohet se Xega nuk ka qenė i vetmi punonjės qė ka pasur ēelėsat e fondit ku ruheshin pikturat. Policia tha se deri tani ka marrė nė pyetje tė gjithė punonjėsit e Galerisė sė Arteve tė cilėt janė duke u pyetur nė lidhje me ngjarjen, por sipas Policisė, deri tani ende nuk ka asgjė konkrete. Fakti qė nuk ka pasur asnjė shenjė dhune nė ambientet e galerisė ku ndodheshin veprat e piktorėve tė mėdhenj, mes tyre tė Vangjush Mios dhe Sali Shijakut, ka lėnė tė hapur pistėn e njė vjedhjeje nga persona tė brendshėm.

    KORĒE/ DHORJELA DEMKOLLI
    Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Nė 18 vjet janė zhdukur 48 vepra tė Vangjush Mios

    Nė vitin 1994 u zhdukėn 21 piktura nė shtėpinė-muze tė Vangjush Mios. Edhe atėherė, sipas vajzės sė piktorit, Rozeta Mio, policia e arkivoi dosjen duke e lėnė tė pazbardhur. Asnjė i arrestuar dhe asnjė person nuk mbajti pėrgjegjėsi pėr kėtė humbje. Vetėm pak ditė mė parė ndodh e njėjta skenė. Nė Galerinė “Guri Madhi” zhduken 61 vepra arti, 27 prej tė cilave i pėrkasin Vangjush Mios. Nė 18 vjet rezultojnė tė humbura 48 vepra tė piktorit Mio. Kėto vepra kanė qenė pasuri e shtetit shqiptar dhe janė shitur nga familja (para viteve ’90) me njė ēmim prej 500 lekėsh tė reja. Piktori Vangjush Mio ka lėnė pas rreth 400 vepra arti dhe 130 vizatime.

    Sotiraq Xega, dyshime pėr piktorin e vetmuar, por tė talentuar

    Sotiraq Xega ėshtė njė piktor i njohur nė Korēė dhe pak i njohur jashtė “kufijve” tė qytetit juglindor. Skandali i zhdukjes pa lėnė gjurmė tė 61 pikturave nė Galerinė “Guri Madhi” tė Korēės, mes tė cilave 27 mbajnė firmėn e piktorit Vangjush Mio, ia solli “famėn” qė nė fakt kish dėshiruar ta kishte si piktor. Sepse Sotiraq Xega ėshtė emri rreth tė cilit vėrtiten tė gjitha dyshimet pėr zhdukjen e pikturave nga fondi i galerisė. Ai ka qenė pėrgjegjėsi i ngarkuar pėr tė mbajtur fondin e galerisė. Piktori Xega, rreth tė 70-ve, binte nė sy pėr veshjen gjithmonė nė toanlitetet e tė bardhės dhe kasketėn qė gjithmonė e kambajtur nė njė anė. Zbriste ēdo ditė nga fshati Drenovė, ku dhe banon, dhe paraqitej nė punė nė orarin zyrtar. Nė Korēė flasin pėr tė si pėr njė njeri qė vjen nga tjetėr botė. “Ishte natyrė e vetmuar, por ama piktor shumė i talentuar”- thonė pėr tė korēarėt. Kėto ditė Sotiraq Xega duket se nuk e ka pėrballuar dot tė qenit nė qendėr tė vėmendjes. Deklaratat e tij kanė qenė disi tė paqarta jo vetėm pėr gazetarėt, por dhe pėr policinė, qė i ėshtė dashur ta thėrrasė disa herė sepse jepte versione nga mė tė ndryshmet. Gjatė orėve tė pasdites sė djeshme forca tė policisė, dy ditė pas skandalit kanė ushtruar njė kontroll nė banesėn e ish-pėrgjegjėsit tė galerisė, Sotiraq Xega, nė fshatin Drenovė tė rrethit tė Korēės. Kontrolli ka ardhur pas njė urdhri tė Prokurorisė sė Korēės. Ky i fundit ka dhėnė dhe deklaratat e tij pėr policinė, pasi ėshtė pyetur nga grupi i hetimit. Ai mėsohet tė jetė shprehur se ēelėsi i arkivit mund tė jetė kopjuar, aludim qė e ka bėrė tė ditur edhe para medias. Sipas Xegės, nė ekspozitėn e fundit ku u paraqitėn punime tė Mios, katėr prej tyre sot rezultojnė tė zhdukura. Gjithsesi, gjatė kontrollit nė banesėn e Xegės janė gjetur afro 1 mijė punime, tė cilat piktori ka pretenduar se kanė autorėsinė e tij. Ndėrkaq, i gjithė ky fond do tė jetė nėn mbikėqyrjen e forcave tė policisė deri nė mbėrritjen e ekspertėve nga Tirana pėr tė parė nėse ka mes tyre vepra tė Mios. Ndėrsa hetimet e policisė juglindore vazhdojnė ende, nuk ka asnjė shenjė pėr vendndodhjen e 61 veprave tė zhdukura nga fondi i galerisė.

    Inventari nxjerr nė dritė humbjen

    Drejtori i Qendrės Kulturore “Vangjush Mio” nė Korēė, Vladimir Topi, ishte i pari qė dha alarmin pėr zhdukjen e 61 veprave tė artit nė Galerinė “Guri Madhi” (galeri e ngritur brenda kėsaj qendre). Dyshimet, sipas tij, kanė ardhur pas vendimit tė drejtuesve tė qendrės pėr tė zėvendėsuar piktorin Sotiraq Xega si administrues i fondit tė galerisė me njė punonjės tė ri. Reagimi i Xegės pėr tė mos dorėzuar ēelėsat e magazinės ka detyruar drejtuesit qė tė ngrenė njė grup pune pėr tė kryer inventarin e veprave qė janė tė kartelizuara nė magazinė, por aty kanė vėnė re se shumė prej tyre mungojnė. Ndėrkaq, drejtori Topi nuk ka dyshime qė pėrgjegjėsi pėr humbjen e tyre ėshtė ish-administratori i fondit, piktori Sotiraq Xega, pasi ky i fundit jo vetėm ka refuzuar tė bėjė dorėzimet e inventarit tė Galerisė sė Arteve, por edhe nuk ka vėnė nė dispozicion tė komisionit kartelat e regjistrimit tė veprave nė fjalė.

    “Ekziston njė urdhėr i vitit 2002, nga titullari i Bashkisė sė asaj periudhe, sipas tė cilit administrimi dhe pėrgjegjėsia e galerisė i ngarkohet personit, i cili ka firmosur marrjen nė ngarkim tė fondit fizik tė galerisė nė atė kohė. Pėr inventarin e fundit gjatė tė cilit u konstatua mungesa nė fondin e galerisė, personi materialisht pėrgjegjės ėshtė njoftuar nė prezencė tė komisionit dhe ka kundėrshtuar tė bėjė dorėzimin e inventarit tė Galerisė sė Arteve ‘Guri Madhi’ dhe nuk ka vėnė nė dispozicion tė komisionit kartelat e regjistrimit tė veprave. Kėrkojmė qė organet e drejtėsisė tė bėjnė sa mė shpejt dhe objektivisht punėn e tyre pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje dhe rikthimin e veprave qė mungojnė nė fondin e Galerisė sė Arteve ‘Guri Madhi’ nė Korēė”, – ka pohuar nė deklaratėn e tij drejtori i Qendrės Kulturore, Vladimir Topi.

    Fondi i galerisė “Guri Madhi” nė Korēė ka rreth 632 piktura, nga tė cilat pjesa mė e madhe i pėrkasin Vangjush Mios, por aty janė tė kartelizuara edhe piktura tė Sali Shijakut, Shaban Hadėrit, Alush Himės, Vilson Kilicės, Guri Madhit etj., njė pjesė e tė cilave rezultojnė tė zhdukura.

    Nė hetim dhe persona tė tjerė

    Ndėrkaq, burime nga Drejtoria e Policisė sė Korēės, duke hetuar pėr skandalin e veprave tė artit nė Galerinė ‘Guri Madhi”, kanė pohuar se nė hetim janė dhe persona tė tjerė, emrat e tė cilėve nuk bėhen tė ditur pėr arsye hetimi. Nga tė njėjtat burime konfirmohet se deklarata e Xegės se dhe persona tė tjerė kanė patur ēelėsin e magazinės, rezulton tė jetė e vėrtetė. Ajo qė ėshtė vėnė re nga kjo zhdukje “e mistershme” ėshtė fakti se ai qė ka marrė 61 veprat nga fondi i galerisė rezulton tė jetė njė njohės i artit, sepse nga fondi i Galerisė “Guri madhi” janė pėrzgjedhur ato vepra qė sot nė treg kushtojnė nga 10.000-30.000 dollarė. Tė njėjtėn deklaratė dha edhe vajza e Vangjush Mios, Rozeta, ditėn e parė tė publikimit tė skandalit. “Ai qė ka marrė veprat nga fondi, ėshtė njė njohės i mirė i artit”, – deklaroi ajo e revoltuar. Nuk ėshtė hera e parė qė nė kėtė galeri ndodh vjedhja e veprave tė artit. Nė vitin 1994 ėshtė denoncuar vjedhja e disa prej pikturave tė Vangjush Mios.

    Reagojnė kėshilltarėt demokratė

    Ndėrkaq, skandali qė ka shokuar opinionin publik nė juglindje ėshtė zhvendosur nė mbledhjen e radhės tė Kėshillit Bashkiak nė Korēė, ku kėshilltarėt e djathtė kanė akuzuar Bashkinė pėr skandalin, ndėrsa kanė kėrkuar zbardhjen e vėrtetė tė ngjarjes. “I gjithė opinioni qytetar korēar, tė gjithė njerėzit e artit dhe kulturės, e gjithė Shqipėria ėshtė sot e shokuar nga skandali i vjedhjes sė 60 pikturave nė Galerinė ‘Guri Madhi’ tė qytetit tonė. Ēudia mė e madhe ėshtė se nuk shohim asnjė akt dorėheqjeje, nuk shohim asnjė urdhėr tė kryebashkiakut pėr pezullim dhe pėr tė bėrė pėrgjegjės drejtuesit e institucionit ku ndodhi njė nga vjedhjet mė tė mėdha tė shekullit pėr Shqipėrinė. Kjo tė ēon nė mendimin se pikturat janė zhdukur sistematikisht dhe nė vazhdimėsi. Ndoshta prej kohėsh mė tė hershme dhe tani qė e vėrteta del nė sipėrfaqe, pėrgjegjėsit dalin fajtorė. Zoti kryetar i Bashkisė, kėrkojmė tė prononcoheni sa mė parė nė lidhje me rastin nė fjalė. Tė kėrkoni falje publike dhe tė nxirrni nė dritė fajtorėt. Ėshtė krim mbi kulturėn kombėtare heshtja juaj”, – kėrkoi kėshilltarja e djathtė nė Bashki, Jonela Spaho.



    Lista e 27 pikturave tė humbura tė Vangjush Mios

    “Natyrė e qetė”

    “Kodrat nė Drenicė”

    “Vjeshtė me 3 vajza”

    “Shtėpia e Asdrenit”

    “Hyrje nė Voskopojė”

    “Malet e Moravės”

    “Shkėmbinjtė nė Himarė”

    “Venecia”

    “Fshati Mborje”

    “Kositėsit nė fushė”

    “Ēadrat e arixhinjve”

    “Portret gruaje”

    “Bujku duke lėruar”

    “Mulliri i Mborjes”

    “Duajt nė fushė e male”

    “Hyrje nė Korēė nga Dishnica”

    “Vjeshtė nė Bukuresht”

    “Kėneta e Maliqit dje”

    “Autoportret”

    “Rrugė nė Tiranė”

    “Tiranė, 1939”

    “Rruga e fėmijėrisė’ (Korēė)

    “Natyrė e qetė” (Fruta)

    “Dunaveci”

    “Liqeni i Pogradecit”

    “Vjeshtė me kalimtarė”

    “Fushė nė Korēė”

    Irena Vreto/ Aida Tuci
    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-07-2012 mė 18:44

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Veprat e vjedhura tė Mios e Shijakut u zėvendėsuan me fallco

    Nga: JASMINA HYSENLLARI

    KORCE - Pikturat e vjedhura nė Galerinė e Arteve tė Korēės, janė zėvendėsuar me tė tjera fallco. Kjo ka qenė arsyeja qė nėpėr inventarė, ēdo gjė rezultonte nė rregull. Nė kėtė konkluzion ka dalė grupi i punės qė ka kontrolluar veprat njė e nga njė, pas publikimit tė skandalit. Nga 'hetimi' i bėrė prej specialistėve, ėshtė vėrejtur se pėrveē veprave tė Vangjush Mios, janė marrė edhe vepra tė Sali Shijakut. Njė reagim tė fortė ka pasur dje edhe prej artistėve korēarė. Pasi kanė marrė vesh skandalin e zhdukjes sė veprave nė galerinė shtetėrore tė qytetit, ata janė shprehur se po degradohen institucionet kulturore. Mbasi e kanė cilėsuar si humbje kombėtare, vjedhjen e veprave tė Mios, ata kanė bėrė thirrje qė tė gjenden personat pėrgjegjės. Ndėrkaq, gjatė ditės sė djeshme, drejtori i Qendrės Kulturore, Vladimir Topi ka denoncuar mė nė fund vjedhjen. Organet policore kanė ngritur menjėherė njė Task-Forcė pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes dhe kanė filluar marrjen nė pyetje tė punonjėsve, ndėr tė cilėt edhe ish-pėrgjegjėsin e fondit, Sotiraq Xegėn.

    Artistėt
    Njėzėri kanė reaguar dje edhe artistėt korēarė. Duke e pėrcaktuar si tė turpshme ngjarjen e rėndė, ata kanė kėrkuar qė personat pėrgjegjės tė ēohen para drejtėsisė. "Ėshtė turp tė vidhet piktori kombėtar, ėshtė turp tė rividhet Mio. Ky ėshtė sistemi ynė i degraduar kulturor dhe kėtu gjithēka ndodh. U tmerrova kur dėgjova pėr skandalin", - u shpreh dje, Anastas Kostandini. Sipas tij, ėshtė e pabesueshme pėr Korēėn qė ka njė shpirt konservator, qė tė humbasė kryeveprat e "piktorit tė popullit" dhe tė pėrballet me veprime tė tilla. Ai shtoi se duhet tė zhduket koncepti i vjedhjes sė veprave tė artit, sepse tashmė po kthehet nė luks dėshira pėr tė mbajtur nė shtėpi vepra tė kėtij lloji. "Sot ėshtė vjedhur Mio, mjeshtri i madh i pikturės nė Shqipėri; shteti tė veprojė, tė reagojė dhe tė gjejė pėrgjegjėsit e kėsaj vjedhjeje tė neveritshme. Ėshtė njė humbje e kulturės kombėtare. Mjaft po bėhet shaka me atė qė quhet turizėm. Jemi nė prag tė 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė dhe ndodhin gjėra tė shėmtuara. Tė gjenden pėrgjegjėsit e vėrtetė tė vjedhjes sė veprave tė Mios. Vjedhja e veprave tė tij, njė humbje e madhe kombėtare!", - ka pėrfunduar njė ndėr piktorėt mė nė zė nė Shqipėri, Anastas Kostandini. Piktori, i ka ndjekur me vėmendje zhvillimet e ngjarjes, nė Galerinė "Guri Madhi" nė Korēė. I sė njėjtės frymė ka qenė edhe reagimi i piktorit tjetėr korēar, Ruzhdi Goskova. Ai ka shprehur keqardhjen e madhe pėr kėtė vjedhje tė turpshme, ndėrsa ka kėrkuar me ngulm pranė organeve policore pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes. "Mio vidhet pėr herė tė dytė. Ai qė ka vjedhur veprat e tij e di mirė vlerėn e tyre. Nuk duhet tė neglizhohet vjedhja e pikturave tė 'piktorit tė popullit'. I bėj thirrje policisė tė gjejė autorėt e kėsaj ngjarjeje tė shėmtuar edhe tepėr tė trishtueshme. Kemi humbur identitetin duke vjedhur Mion. Ky skandal i kėtyre pėrmasave ėshtė njė humbje pėr tė gjithė", - ka pėrfunduar Goskova.

    Policia
    Policia e Korēės ka ngritur paraditen e sė martės njė grup Task-Forcė, ku mėsohet se ėshtė pėrfshirė dhe njė prokuror dhe ka nisur hetimi pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes nė lidhje me skandalin e zhdukjes sė veprave nė Galerinė "Guri Madhi" nė Korēė. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Korēės, bėjnė tė ditur se rreth orės 08:00 tė mėngjesit tė sė martės, ka mbėrritur edhe denoncimi pėr vjedhjen e pikturave, pikėrisht nga ana e Drejtorit tė Qendrės "Vangjush Mio", Vladimir Topi. Sipas tė njėjtave burime, mėsohet se nė polici ėshtė dorėzuar edhe njė procesverbal paraprak vetėm pėr pikturat e Mios, ku thuhet se mungojnė 27 tė tilla, ndėrsa ende vazhdon puna pėr identifikimin e autorėve tė tjerė, ku paraprakisht mėsohet se dy nga autorėt tė cilėve u mungojnė veprat e artit janė Sali Shijaku dhe Foto Saro. Gjithashtu, nė polici mėsohet tė janė marrė nė pyetje edhe 3 komisionerėt qė merren me inventarizimin e veprave, pikėrisht Mimoza Balli, Vasillaq Niēo dhe Ėngjėllush Minaj. Nga tė dhėnat e para, vihet re se numri i pikturave nė arkiv fizikisht qėndron i njėjtė me inventarin, por nga pikturat e Mios janė vjedhur sė paku 27, ndėrsa janė zėvendėsuar me piktura tė tjera; e njėjta gjė ka ndodhur edhe me piktorėt e tjerė. Njė situatė e tillė ngre dyshime tė forta pėr njė vjedhės specialist, i cili e ka njohur mirė vlerėn e veprave tė artit tė Mios. Inventarėt e mėparshėm kanė qenė fizikisht, ndėrsa nuk janė parė emrat e autorėve nė piktura.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Skandali i vjedhjes sė pikturave, dėshton verifikimi pėr 1 mijė veprat e Xegės

    KORCE- Pas skandalit tė vjedhjes sė 61 veprave tė artit nė galerinė e Korcės, 27 prej tė cilave tė piktorit Vangjush Mio, policia nisi kontrollin nė banesėn e ish-pėrgjegjėsit tė arkivave, Sotiraq Xega dhe gjeti atje plot 1 mijė piktura, tė cilat u sekuestruan pėr verifikim. Por edhe pas verifikimit tė nisur sot policia ende nuk ka njė version zyrtar pėr to.

    Kėto vepra duheshin vėrejtur nėse janė tė Xegės apo tė Mios, por ky verifikim ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė vėshtirėsisė qė kanė hetuesit pėr tė dalluar veprat.

    Policia ka deklaruar se, "Duhen specialistė tė veprave tė artit pėr verifikimin e pikturave tė gjetura, pasi ne kemi hasur nė vėshtirėsi. Nesėr do tė vijnė pėr ekspertim 2 piktorė nga Pogradeci”, sqarojnė ata.

    Pas kontrollit tė djeshėm, Xega ka reaguar duke thėnė se veprat e gjetura janė tė tijat dhe jo tė Mios. “Veprat janė tė miat e siē thashė, unė jam piktor. Kam lajmėruar njė avokat tė vijė dhe po e pres. Ata nuk mund tė vijnė tė mė kontrollojnė pa njė vendim gjykate, jam njė qytetar i lire”, ka deklaruar ai.

    Nga verifikimet e deritanishme nė Galerinė e Artit “Guri Madhi” nė Korcė mungojnė 61 vepra arti, 27 prej tyre janė tė piktorit Vangjush Mio.

    Kėtė fakt e bėri tė ditur dje drejtori i qendrės kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi. Ai, pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka akuzuar si tė vetmin person pėrgjegjės pėr vjedhjen e tyre ish-administratorin Sotiraq Xega. “Nė kuadėr tė njė iniciative tė qendrės kulturore ‘Vangjush Mio’ nė Korēė pėr dixhitalizimin dhe futjen e shėrbimeve tė reja nė galerinė ‘Guri Madhi’, filloi inventari pėr kalimin e fondit tė galerisė nga personi qė e kishte mė herėt te personi i ri nė detyrė. Pėr inventarin e fundit, pikėrisht atje ku u konstatuan mungesa, Xega kundėrshtoi tė bėjė dorėzimet e inventarit, si dhe nuk ka vėnė nė dispozicion tė komisionit kartelat e komisionit tė veprave. Ne kemi bėrė kallėzim penal dhe presim tė dalin pėrgjegjėsit”, tha Topi.

    Policia e Korēės ka konfirmuar se nėn hetim janė vėnė disa persona qė punojnė dhe kanė pasur lidhje me Galerinė e Arteve Figurative, ku ndodhej dhe fondi i veprave tė zhdukura. Emrat e tyre nuk bėhen tė ditur pėr arsye hetimi, ndėrsa konfirmohet se Xega nuk ka qenė i vetmi punonjės qė ka pasur ēelėsat e fondit ku ruheshin pikturat. Policia tha se deri tani ka marrė nė pyetje tė gjithė punonjėsit e Galerisė sė Arteve tė cilėt janė duke u pyetur nė lidhje me ngjarjen, por sipas Policisė, deri tani ende nuk ka asgjė konkrete.

    Sotiraq Xega
    Pak orė para kontrollit nė banesė, Xega hodhi njė tjetėr dyshim pėr veprat e zhdukura. Sipas tij, dhurohen shpesh piktura si dhurata simbolike, por se nga dalin ato, kjo lė pėr tė menduar.
    Zoti Xega, prej sa vitesh jeni administrator i fondit?
    Prej dhjetė vitesh jam kujdesur pėr tė gjitha pikturat.
    Si janė bėrė inventarėt pėrgjatė kėtyre viteve?
    Janė bėrė sa pėr tė thėnė qė u bėnė, ose mė saktė qė nuk janė bėrė fare. Mė sillej mua fleta e firmosur nga komisioni dhe unė hidhja firmėn. Kur pėr ta ishin nė rregull, edhe pėr mua s’do mend qė ishin, sepse s’kishin ku tė shkonin.
    Sipas jush, ē’mund tė ketė ndodhur me ato piktura?
    Atė nuk e di dhe s’mund ta them, por ama shikojmė shpesh qė kur vjen ndonjė nga kėta emrat e mėdhenj, si dhurata simbolike i jepen piktura tė ndryshme. Unė nuk e di se tė kujt janė dhe as se nga dalin ato piktura, por ama dyshimi mė lind.
    Dyshimet pėr vjedhjen janė duke u hedhur mbi ju. Cili ėshtė reagimi juaj?
    Unė jam piktor. Po tė ishte nevoja qė t’i vidhja unė, ishte shumė e lehtė qė t’i bėja si tė Mios, sa askush tė mos i njihte. Mund tė bėja qė tė dukeshin edhe tė vjetra siē janė, por nuk kam arsye pse ta bėj diēka tė tillė. Kam punuar falas pėr to dhe nuk doja qė tė pėrfundonin nė duart e njė agronomi, ndaj refuzova tė jem pjesė e inventarit. Nėse do tė kisha pranuar, askush nuk do ta kishte kuptuar se ato piktura mungonin, ndoshta as unė. Doja thjesht qė tė ishin nė duar tė sigurta, sepse e mbroj artin dhe shih se ē’doli.

    (d.b/ma.ar/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Vjedhja e pikturave, Ministria e Kulturės: Ngjarja kambanė alarmi

    TIRANE- Ngjarja e rėndė e ndodhur nė Korēė, ku u vodhėn 27 vepra tė jashtėzakonshme tė piktorit tė mirėnjohur Vangjush Mio, ka alarmuar gjithkėnd. Duke qenė se galeria e Korēės ėshtė nėn varėsinė e bashkisė sė qytetit juglindor, Ministria e Kulturės ka heshtur deri mė tani, edhe pse nė fakt ka njė lloj pėrgjegjėsie morale si institucioni parėsor nė fushėn e trashėgimisė.

    Njė reagim tė shkurtėr pėr ngjarjen, pas kėmbėnguljes sonė, ka dhėnė zėvendėsministri Abaz Hado nė "Gazeta Shqiptare". Si njohės i mirė i artit tė Mios dhe pikturės nė tėrėsi, ai shprehet se ngjarja duhet tė shėrbejė si kambanė alarmi. "Besoj se do tė marrim masa pas kėsaj qė ka ndodhur. Do tė evidentohen inventarėt nėpėr galeri e institucione tė tjera, pėr tė ditur se ku i kemi vlerat mė tė mėdha tė trashėgimisė, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė mbrohen mė mirė", - tha ai, dje. Sa i takon Vangjush Mios, z.Hado u shpreh se veprat e tij duhet tė kishin pasur kujdes mė tė madh, pasi janė objekte me vlerė tė jashtėzakonshme.

    "Kjo qė ndodhi duhet tė bėhet sinjal pėr tė gjitha galeritė e institucionet nė Shqipėri, sepse nuk duhet tė zhduken tė tjera. I bėjmė thirrje patriotizmit tė njerėzve qė tė sfidojė nevojat ekonomike", - tha Hado. Sipas tij, Shqipėria nė kėtė kohė, kur pret tė integrohet nė Bashkimin Europian, do tė ēojė nė kėtė bashkim shtetesh trashėgiminė e saj, vlerat e saja kulturore, ndaj nuk duhet tė ketė mentalitetin e viteve 1991-1992.

    (ma.ar/GSH/BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Ja 27 pikturat e zhdukura tė Mios

    Njė procesverbal paraprak konfirmon mungesėn e 27 pikturave tė Vangjush Mios, ndėrsa verifikimet vazhdojnė. Janė vepra tė realizuara qė nga viti 1912 e nė vazhdim

    Oliverta Lila

    Sipas inventarit paraprak, nė galerinė “Guri Madhi” nė Shkodėr janė zhdukur 27 piktura tė Vangjush Mios. Ndėrkohė, tė tjera vepra tė piktorėve tė tjerė janė pjesė e humbjes qė u bė publike dy ditė mė parė. Drejtori i kėsaj galerie, Vladimir Topi, ka bėrė dje edhe njė denoncim ndaj ish-pėrgjegjėsit tė kėsaj galerie, piktorit Sotiraq Xega, i cili ėshtė kujdesur vullnetarisht prej 10 vitesh pėr kėtė galeri qė nga viti 2001 deri mė 2010-n. Pikturat e zhdukura janė realizuar nė kohėn e pavarėsisė, tė Luftės Nacional Ēlirimtare, gjatė viteve tė komunizmit. Ato janė tė regjistruara nė Qendrėn e Inventarizimit tė Pasurive Kulturore. Drejtori Izet Duraku theksoi se ata kanė kataloguar 440 vepra (piktura) nga galeria “Guri Madhi” nė Korēė, nga tė cilat 49 i pėrkasin piktorit tė njohur Vangjush Mio. “Ne i kemi tė regjistruara me fotografi dhe tė dhėna shkencore, ndėrkohė qė kartelat e pikturave gjenden nė galerinė e Korēės. Ne kemi shkuar disa herė nė kėtė galeri pėr tė parė nga afėr se si janė tė ruajtura kėto vepra. Sapo tė marrim inventarin, ne do tė dorėzojmė dosjen me tė dhėnat e plota zyrės sė antitrafikut nė Ministrinė e Brendshme dhe Interpolit”, ka theksuar Duraku. Kėto ditė ėshtė folur se galeria “Guri Madhi” nė Korēė zotėron njė fond prej rreth 630 veprash, shifėr qė nuk pėrkon me numrin e pikturave tė kataloguara nga QKIPK-ja. Nė kėtė rast flitet pėr njė diferencė prej afro 200 veprash, fakt qė do tė sqarohet me pėrfundimin e inventarit tė plotė. “Kėto janė veprat qė kjo galeri ka prurė pėr tė kataloguar te ne dhe tashmė ato janė nė arkivin tonė online. Procesi i regjistrimit tė veprave tė kėtij institucioni ėshtė konsideruar i mbyllur”, thekson drejtori Izet Duraku. Prej disa vitesh, Qendra e Inventarizimit tė Pasurive Kulturore u ka bėrė thirrje tė vazhdueshme drejtuesve tė institucioneve pėr katalogimin e fondeve, duke e ngritur kėtė ēėshtje si njė shqetėsim tė vazhdueshėm. Ndėrkohė, njė grup nė Policinė e Korēės, i pėrbėrė nga specialistė tė fushės, po heton pėr zhdukjen e veprave. Fotografitė dhe tė dhėnat e veprave do tė shpėrndahen nė tė gjitha pikat kufitare, pėr tė mos lejuar daljen e kėtyre veprave jashtė vendit.


    1. Shkembinjte ne Himare

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjenden 6 nga pikturat e humbura, piktori: I tėrhoqa pėr t’i restauruar

    Korēė-Gjenden 6 nga 61 pikturat e zhdukura nė galerinė e arteve “Guri Madhi” nė Korēė, tė cilat i pėrkasin piktorit Sotiraq Kuqali. Vetė piktori i njohur korēar nė njė deklaratė pėr mediat ka sqaruar opinionin publik se kishte tėrhequr nga fondi i galerisė disa prej punimeve tė tij, me qėllim restaurimin e tyre, pėr shkak, siē thotė ai, tė gjendjes sė mjeruar tė godinės ku mbaheshin prej vitesh. Piktori pohon se tėrheqja e veprave nga fondi i arkivit ėshtė bėrė formalisht dhe pa nėnshkrimin e asnjė dokumentacioni. “I kam tėrhequr pėr t’i restauruar dhe pėr t’i kthyer qė tė jenė tė ekspozueshme nė galeri. Unė kam marrė punime tė miat atje herė pas here, pastaj i kam kthyer pėr ekspozim. Leje i kam marrė Xegės, pa dokumente shoqėrues, vetėm me fjalė”, tha piktori.

    Lajmi pėr gjetjen e pikturave u konfirmua mė herėt nga drejtori i qendrės kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, i cili depozitoi njė relacion nė prokurorinė e Korēės pėr pikturat e Kuqalit. Topi sqaroi se pas publikimit tė skandalit Kuqali ka kėrkuar tė kthejė pas punimet, por nuk janė pranuar nga kjo drejtori, pėr shkak tė nisjes sė procesit tė verifikimit. Ndėrkohė vijon kėrkimi i 55 pikturave tė tjera tė zhdukura.

    MAPO

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Vangjush Mio

    Gjyqi pėr vjedhjen e pikturave tė Vangjush Mios

    Dėshmitarėt: Pikturat, pa inventar


    Emri:  pikture-e-vangjush-mios-320x230.jpg

Shikime: 4089

Madhėsia:  26.9 KB

    Seanca e radhės, e zhvilluar dje nė qytetin e Korēės pėr zhdukjen e 64 pikturave nga Galeria e Arteve “Guri Madhi”, pjesa mė e madhe e tė cilave ishte e piktorit Vangjush Mio, ka nxjerrė nė pah gjėndjen e mjerueshme nė tė cilėn ruheshin kėto piktura. Pesė dėshmitarėt e pyetur, Bardhi Pojani, Dhimitraq Cikopani, Tatjana Caca, Sotiraq Kuqali dhe Genci Proko, janė shprehur se pikturat ruheshin nė gjendje jo tė mirė, dhe kryerja e inventarėve ishte thjesht formale. Sipas tyre, inventarėt e fondit tė pikturave tė galerisė, edhe pse kryheshin ēdo vit, ishin formalė dhe konsistonin vetėm nė numėrimin fizik tė pikturave, pasi shumica e anėtarėve tė komisioneve nuk ishin profesionistė tė fushės dhe si tė tillė, nuk mund tė pėrcaktonin autorėsinė e punimeve tė fondit. Seanca e radhės ndaj ish-drejtorit Vladimir Topi, i cili akuzohet pėr veprėn penale “shpėrdorim detyre”, u la pėr nė 27 shkurt. Ndėrkohė, pas ndarjes sė ēėshtjeve, nuk dihet ende se kur do tė rifillojė sėrish gjyqi ndaj pėrgjegjėsit Sotiraq Xega, i cili ndodhet nė Tiranė pėr arsye shėndetėsore.

    Shqip

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Vangjush Mio

    Skandali i pikturave, prokuroria: 2 vjet burg pėr ish-drejtorin e qendrės "Vangjush Mio”

    KORCE – Prokuroria e Korēės ka kėrkuar dy vjet burg pėr ish-drejtorin e Qendrės Kulturore "Vangjush Mio”, Vladimir Topi, i cili akuzohet pėr shpėrdorim detyre, nė lidhje me skandalin e zhdukjes sė 61 veprave tė artit nga galeria 'Guri Madhi'.

    Gjithashtu prokurori ka kėrkuar dėnim plotėsues, heqjen e tė drejtės pėr tė ushtruar funksione publike pėr dy vjet. Gjatė seancės ku ishte i pranishėm edhe vetė i pandehuri, prokurori i ēėshtjes Elsjon Sadikaj paraqiti para gjykatės konkluzionet e hetimit, tė shoqėruara me prova dhe fakte qė vėrtetojnė fajėsinė e tė pandehurit Topi.

    Sipas organit tė akuzės ėshtė vėrtetuar se vjedhja e pikturave nga galeria e arteve nuk ėshtė bėrė nga persona tė jashtėm, por nga persona tė brendshėm, ndėrsa ėshtė vėrtetuar gjithashtu se pjesa mė e madhe e pikturave janė vjedhur gjatė vitit 2011.

    Akuza i ka kėrkuar gjykatės tė marrė nė shqyrtim edhe faktin qė ish-drejtori Topi u ka krijuar kushte tė favorshme personave pėr vjedhjen e pikturave, fati i tė cilave nuk dihet ende.

    Nga ana tjetėr pala mbrojtėse ka kėrkuar kohė pėr paraqitjen e konkluzioneve ēka solli edhe shtyrjen e seancės. Skandali i pikturave u regjistrua nė korrik te vitit tė kaluar. Prokuroria vuri nėn akuzė ish-drejtorin e Qendrės Kulturore Vldaimir Topi dhe ish- pėrgjegjėsin e galerisė Sotiraq Xega.

    (er.nu/E.Skenderasi/BalkanWeb)

Tema tė Ngjashme

  1. Vangjush Ziko
    Nga mondishall nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 01:05
  2. Rasti Jero
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-02-2009, 09:04
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  5. Vangjush Furrxhiu
    Nga dodoni nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2003, 23:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •