Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 177
  1. #101
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga D D
    ***

    Nė spazmėn qiellore,
    Mbi ēarēafin me yje tė natės
    Toka pėrpėlitet,
    Prej kodrave tė saj tė buta,
    Nė preri, nė stepa,
    Troku i kuajve vjen dhe rritet,

    Prej thellėsive tė oqeanit
    Me duf balenat shfryjnė,
    Zhyten dhe ngjiten.
    Nė njė pllangė tė kuqe,
    Madhėshtore dielli,
    Mbi shtatė detet shkruhet:
    Mirėmėngjes!

    ***

    Qielli,
    Si njė midhje e stėrmadhe
    Nė skaj tė detit,
    Hapet e mbyllet
    Plot me tule resh tė bardha.
    Porsi perla atje brenda
    Vuajnė ėndėrrat robina.

    Qiellin marr me gurė
    T’ja llupis retė e bardha,
    Dhe tė shfry nė fund tė detit,
    Ėndėrrat perla
    Nė liri.

    ***

    Perėndim
    Me ngjyra tė zbėrdhylta,
    Kush me ty kėshtu luan,
    Kush me ujin e vazos ku lahen penelat
    Tė pikturon?
    Ti je e vetmja mundėsi
    Qė shikimi ta shtrijė kėndin e vet
    Nė limit,
    Je fusha magjike
    Ku dinosaurė dėshirash shkojnė zhurmshėm
    Vetėm nė njė drejtim
    Me tinguj tė panjohur, tė padeshifrueshėm,
    Si vetė ti Perėndim.

    Me le pa fjale DD,do pres me padurim largimin e dimrit thinjebardhe te ketyre aneve te mija.Dhe po me aq padurim do pres kur te celin jaseminat.Ti do jesh aty,shpresoj edhe une...............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #102
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit nitROSHI.
    kolombi, nese te (me) bie rruga me pare mund te kthehesh (kthehem).

    Fshatarkat lajnė nė lumė,
    Fustane ngriturat mbi gjunjė,
    Jetėn godasin me kopan,
    Shpirtin e lumit qė s’bėzan.

    Fshatarkat lajnė nė lumė,
    Me finjė, argjil, dhe shkumbė,
    Zbardhin udhėt e qilimat,
    Ku hedhin vallen opingat.

    Fshatarkat lajnė nė lumė
    Dhe kėndojnė si gurgullimė,
    Pėr kaēakė dhe komitė
    Pėr vajzėrinė dhe tė ritė.

    Fshatarkat lajnė nė lumė,
    Me Diellin nė shpinė si gungė,
    Gishtazbardhurat si bryma,
    Mespėrdredhurat si rryma.

    Fshatarkat lajnė nė lumė,
    Ditė me diell, njė e shtunė,
    Ndejnė ē’lanė nė lėndinė
    Qė vjen era rozmarinė.
    wrong verb

  3. #103
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E qaj me vaj, e qaj e bot,
    Pse mė bėri Zoti lot.
    Lot tė kripur tė harruar
    Syrin e saj pa e lėshuar.

    Pse s’mė bėri Zoti vesė
    Sytė t’ja laja nė mėngjes.
    Pa kur tė ngrija nė brymė
    Tė mė shkrinte o me frymė.

    Pse s’mė bėri Zoti shi
    Qė ti hyja mu nė gji,
    Pa kur tė zbardhesha si borė,
    Tė mė ngrinte o me dorė.

    Pse s’mė bėri Zoti mjegull
    Ti qėndroja pėrmbi vetull,
    Pa kur tė shkoja si breshėr
    Zėrin tim ta kish nė veshė.

    E qaj me vaj, e qaj e bot,
    Pse mė bėri Zoti lot,
    Lot tė hidhur tė helmuar,
    Mbi atė buzėkafshuar.
    wrong verb

  4. #104
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Liruar nga punėt qė zėnė ditėt,
    Tepritė me rend pėrsėritės,
    Rėnduar me tisin e mbasdites,
    Pranė zjarrit tim, afrohen shokėt.
    ...Ata qė ikėn, qė mė nuk janė,
    Ata qė nuk u kthyen mė kurrė
    Nga lufta qė e humb ēdo burrė,
    Qė t’ju rrėfej pėr gjithė sa lanė.
    Atij qė dashuroi pėr vajzėn,
    Njė tjetri pėr babėn dhe pėr nėnėn,
    Me gaz i flas kujt pas la njė djalė,
    Njė shpatė, njė kitarė, njė kalė...
    Dhe pres sa e fundit siluetė
    Tė ngrihet dhe tė tretet e qetė.
    wrong verb

  5. #105
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vergo Maria, Sancta Maria

    Mėngjesore

    E Virgjėra Mari, e Shenjta Mari,
    Fali ēdo mėme njė foshnjė nė gji,
    Fali ēdo ati punė dhe shtėpi,
    Falna tė gjithėve dashuri.

    Nėna Terezė, e Shenjta Terezė,
    Bekona ditėn tonė kėtė mėngjez,
    Bekoje vajzėn tė ketė mirėsi
    Bekoje djalin tė ketė urtėsi.

    Amin!
    wrong verb

  6. #106
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E dashur qė njė puthje nuk mė dhe,
    Je si pusi pa ujė qė pranė ke,
    Ngritur nė muzeu etnografik,
    Tė rreme, strehė, zinxhir e ēikrik,

    Pa gazin e qeshur nė sy dhe buzė,
    Pa ujin qė qull mishin nėn bluzė,
    Pa zėrin qė kėndon kangjella,
    Tė thara krejt, shtamba dhe bucela.

    Por mbeta, dhe ngriva, dhe shtanga,
    Nė kovė thurrte rrjetėn merimanga...

    Oh pėr dreq! Ne nuk qėnkemi vetėm,
    Sa do tė puthja, tė tė sillja jetėn,
    Manekine me kostum popullor ...
    Mė fal, harrova qė jam vizitor.
    wrong verb

  7. #107
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pemėt janė poema qė toka shkruan pėrmbi qiell,
    Ne i rrėzojmė ato poshtė dhe i kthejmė nė letėr
    Qė tė shkruajmė zbrastėsinė tonė.

    Kahlil Gibran

  8. #108
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    Pemėt janė poema qė toka shkruan pėrmbi qiell,
    Ne i rrėzojmė ato poshtė dhe i kthejmė nė letėr
    Qė tė shkruajmė zbrastėsinė tonė.

    Kahlil Gibran

    DD, me fal qe po dal ca nga tema.

    Mace, meqe e permende Kahlil Gibranin, perkthimi i "Profetit" ne shqip ishte mjerim i vertete... Te njejtin liber e kam lexuar edhe ne 2 gjuhe te tjera dhe mund te them se eshte nje nga veprat qe te hipnotizojne me bukurine e fjales dhe thellesine e mendimit.

    Mekat qe askush nuk mirret seriozisht me perkthimin e veprave te tij.

  9. #109
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nuk e di kush e ka perkthyer Profetin shqip.
    Libri ka gjuhe te thjeshte, te kuptueshme dhe nuk eshte voluminoz. Keshtu me ngjan ne anglisht.
    Pa harruar: Pse nuk e ben Shiu? C'pret?

    Merre Gonxhe, bjeri mandolinės,
    Dhe kėndo si dikur nė vajzėri
    Dhe me fuqinė e gjeraqinės
    Kėtė shpirtin tim nė qiej e ngri.

    Mjeran si ai kund s’mund tė haset,
    Veē ta shikosh sa shumė i dhemb,
    Kur vajza atij pranė nuk i qaset,
    Sa zog e lule ... sa gjithēka tremb.

    Tė pėrgjėrohem, bėj njė mrekulli
    Eja dhe takoje, shihe drejt nė sy
    Si pėr lebrozin fshehur nėn ulli
    Shpresa e fundit ėshtė veē nė ty.

    Flake sot pėr mua shenjtėrinė,
    Kėndo njė kėngė pėr dashurinė!
    wrong verb

  10. #110
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E urryer, i urryer

    Vjeshta ėshtė vėrtet e bukur,
    Por jo kur e sheh me sy tė skuqur,
    Kur nėn ēdo gjethe bėlbėzon: harrim,
    Kur mbledhur gatitesh pėr dimėrim.

    Vjeshta ka qiej tė mrekullueshėm,
    Por jo kur shpirtin torturon dhunshėm,
    Kur lart nuk sheh asnjė rreze drite,
    Pluhurosur rri nėn meteorite.

    Vjeshta ėshtė ēlodhėse ditėve me shi,
    Por jo kur meraku tė zgavron nė gji,
    Kur ēdo pikė qė troket pėrmbi xham,
    Njė emėr, njė emėr tė sjell nė timpan.

    Vjeshta ka ngjyrat mė tė ngrohta,
    Por jo kur nė tė kundėrt tė vjen bota,
    Kur fatin shkel si njė degė tė thyer
    Edhe mallkon: E urryer, i urryer ...
    wrong verb

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •