Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    A ka dallim e djathta (PD+BF) me te majten (PS+PSD+AD)?

    www.kohajone.com

    A po rreshqet Berisha drejt te majtes?
    Dr. Eduard Zaloshnja, Punonjes shkencor ne "Pacific Institute for Research and Evaluation" - Washington, DC

    Ditet e fundit, "Koha Jone" dhe gazeta te tjera kane botuar shkrime dhe intervista te disa politikaneve dhe ish-politikaneve demokrate, qe jane shume kritikuese ndaj udheheqesit autoritarian te PD-se. Keta politikane e kritikojne Berishen per faktin se, ne vend qe te shfrytezonte ne favor te partise se tij mungesen e 84 votave qe duheshin per zgjedhjen e nje Presidenti socialist, beri nje marreveshje me Fatos Nanon qe praktikisht i zgjat jeten qeverisjes Socialiste. Kritikues ndaj kesaj levizje politike te Berishes kane qene edhe komentet e disa miqve te mi anti-socialiste ne bisedat telefonike qe kam pasur me ta. Nga c'kam lexuar ne Internet, si dhe nga bisedat me miqte e mi, kam arritur ne konkluzionin se ekziston nje mase jo e vogel midis elektoratit anti-socialist qe mendon se Berisha po e con PD-ne drejt te majtes. Nje argumentim i tille bazohet ne percaktimet "parti e qendres se djathte", qe perdoret gjeresish per PD-ne, dhe "parti e qendres se majte", qe perdoret per PS-ne.

    Shumica derrmuese e shqiptareve, per te ndare kufijte midis te djathtes dhe te majtes, aplikon testin: "Ne qofte se nje parti udhehiqet dhe mbeshtetet kryesisht nga njerez qe u persekutuan nga regjimi komunist, ose thjesht qe dolen hapur kunder tij qe ne fillimet e shperberjes se regjimit, ajo eshte e djathte. Perndryshe, partia eshte e majte". I shprehur ne menyre sintetike, ky test presupozon qe eshte e kaluara ajo qe percakton se kujt krahu i perket nje parti. Krejt ndryshe ndodh ne demokracite e zhvilluara perendimore, ku eshte programi, pra e ardhmja, qe percakton orientimin e partise. Ne rreshtat qe vijojne, do te perpiqem te kategorizoj partite kryesore shqiptare duke perdorur testin perendimor. Shpresoj qe ky kategorizim do t'iu vleje te gjithe atyre qe jane shqetesuar se mos Berisha po e con PD-ne drejt te majtes. Shpresoj qe ky kategorizim t'iu vleje edhe politikaneve dhe ish-politikaneve Demokrate qe e kane kritikuar kohet e fundit Berishen, duke perdorur pikerisht kete shqetesim te elektoratit anti-socialist si piknisje per kritikat e tyre.

    Per te kategorizuar partite tona kryesore, une do te perdor per krahasim dy partite kryesore amerikane. Kjo per faktin e thjeshte qe kam me se 10 vjet qe jetoj ne SHBA, dhe per rrjedhoje, sistemin politik amerikan e njoh me mire se ate te vendeve te tjera. Pavaresisht se kategorizimi im do te kufizohet vetem ne krahasimin me dy partite kryesore amerikane, kam bindjen se ai do te ishte i barazvlefshem edhe po te perdoreshin per krahasim homologet britanike. Me njohurite qe kam per partite e tjera europiane, nuk jam ne gjendje te pohoj se kategorizimi do te ishte 100% i barazvlefshem po te perdoreshin ato si etalon.

    Ne SHBA, dallimi kryesor midis Partise Republikane (qendra e djathte) dhe Partise Demokrate (qendra e majte) percaktohet nga roli qe secila parti i jep shtetit ne jeten ekonomike-shoqerore te vendit. Republikanet, tradicionalisht kane synuar ta zvogelojne sa me shume rolin e shtetit, ndersa Demokratet kane synuar te kunderten. Keshtu, Republikanet duan qe prona direkte e shtetit te jete sa me e vogel. Ata duan qe legjislacioni qe rregullon marrdheniet e shtetit me bizneset nga njera ane, dhe marrdheniet biznes-biznes e biznes-konsumator nga ana tjeter, te jete sa me pak i ngarkuar. Gjithashtu, ata duan qe tatimet mbi fitimet dhe te ardhurat te jene sa me te uleta, bazuar ne idene se bizneset dhe individet jane ne gjendje t'i perdorin me me efikasitet parate se sa shteti. Te kunderten duan Demokratet. Programin e tyre ekonomik ata e bazojne ne idene se ekonomia e tregut nuk i ka te gjitha mekanizmat e nevojshme per te garantuar nje shperndarje te drejte te te mirave materiale qe krijon ekonomia. Si shembuj tipik te keqfunksionimit te ekonomise se tregut te pakontrolluar nga shteti, Demokratet sjellin kompanite e medha monopoliste ose oligopoliste qe pasurojne pronaret e tyre ne kurriz te konsumatoreve te thjeshte, si dhe krijimin e nje shtrese te perhershme te popullsise qe nuk arrin te fitoje minimumin me te domosdoshem te jeteses. Per te riparuar difektin e pare te ekonomise se tregut, Demokratet jane agresive ne perpjekjet e tyre per te mos lejuar monopolizimin e sektoreve te ndryshem te ekonomise (administrata e Presidentit Klinton, p.sh., hodhi ne gjyq kompanine gjigande "Microsoft" duke synuar ndarjen e saj ne dy-tre kompani te vecanta, ndersa administrata e Bushit e mbylli ate gjyq me nje marreveshje qe eshte shume me e bute se sa coptimi ne disa pjese). Gjithashtu, Demokratet synojne te vene tatime sa me progresive (nenkupto te larta) per kompanite me fitimet me te medha dhe per familjet me te ardhura vjetore mbi 100 mije dollare. Justifikimi qe perdorin ata per tatimet progresive eshte se ato krijojne mundesine qe, me parate e me te pasurve, shteti te ndihmoje ata te varfer qe nuk ndihmohen nga shoqatat bamirese. Fakti qe ishte demokrati Ruzvelt ai qe sugjeroi i pari tatimet progresive dhe themeloi sistemin e asistences sociale ne SHBA ne vitet '30, nderkohe qe ishte Republikan, kongresi qe ne 1996 aprovoi ligjin qe i vinte kufizime te ndjeshme asistences sociale, ilustron diferencen ne kendveshtrimet e dy partive kundershtare.

    Duke perdorur dallimet e mesiperme midis te djathteve (Republikaneve) dhe te majteve (Demokrateve) amerikane si kriter testimi per partite kryesore shqiptare del se, ne fushen e monopolizimit te tregjeve, PS-ja dhe PSD-ja anojne nga e djathta, sepse ato kane qene dy partite kryesore ne qeverite qe kane qene shume miqesore ndaj firmave te fuqishme monopoliste/oligopoliste. Sidoqofte, kohet e fundit, ato po e korigjojne qendrimin e tyre duke krijuar kushte per shtimin e konkurences ne treg. Kjo si rezultat edhe i presionit te FMN-se dhe Bankes Boterore. Ne fushen e nderhyrjes se shtetit ne marrdheniet midis lojtareve te ndryshem ekonomike, megjithe kundershtimin e FMN-se dhe Bankes Boterore, PD-ja dhe politikanet qe sot perbejne PDr-ne ishin per nje mosnderhyrje totale deri ne fillim te vitit 1997 (qendrim i djathte). Ky qendrim ndryshoi pasi rezultoi se mosnderhyrja e shtetit ne marrdheniet financiare midis individeve dhe kompanive piramidale i kushtoi PD-se pushtetin dhe vendit nje shkaterrim total. Ne fushen e privatizimeve PS-ja dhe PSD- ja duket se jane djathtas sepse ato, nen trysnine e FMN-se dhe Bankes Boterore, synojne privatizim sa me te shpejte te sektoreve strategjike. Ne fushen e taksave, PD-ja dhe PDr-ja jane me djathtas sepse kerkojne uljen e tyre. Por, qendrimi i tyre, nen presionin e FMN-se dhe Bankes Boterore, mund te ndryshoje sapo te kalojne nga opozita ne pozite. Dhe se fundi, ne fushen e asistences sociale, PS-ja dhe PSD-ja jane djathtas sepse, nen trysnine e FMN-se dhe Bankes Boterore, e kane shkurtuar buxhetin e asistences.

    Me pak fjale, partite qeverisese ne Shqiperi jane te detyruara t'i kthejne velat sa majtas djathas ne menyre qe te shfrytezojne eren qe vjen nga FMN-ja ose Banka Boterore. PD-ja, qe provoi nje here t'i kthente velat ne drejtim te kundert me eren qe vinte nga Washingtoni, e pagoi me permbysjen e anijes se saj.

    Ne fusha te tjera te programit politik te partive shqiptare, ku qendrimet e tyre nuk jane te kushtezuara nga faktore nderkombetare, eshte perseri veshtire te besh nje dallim te qarte midis partive te ashtuquajtura te djathta dhe te majta. Keshtu, ne SHBA, te djathtet jane kundra abortit, jane per nje ndikim me te madh te fese ne jeten shoqerore te vendit, jane me konservatore ne fushen e artit dhe te moralit, dhe se fundi, jane intrasigjente kur vjen puna per te mbrojtur pronen private. Ne Shqiperi, PD-ja ishte partia e pare qe propozoi legalizimin e abortit (qendrim i majte), ishte partia e pare qe nxiti rritjen e rolit te fese ne jeten shoqerore te vendit (qendrim i djathte), dhe ishte partia e pare qe nxiti liberalizimin e artit dhe rrezimin e tabuve morale (qendrim i majte).

    Ndersa, persa i perket qendrimit mbi pronen, te kater partite kryesore shqiptare nuk jane per rikthimin e plote te pronave qe u perkisnin pronareve legjitime para fitores se komunisteve.

    Megjithese analiza e mesiperme u kufizua vetem ne disa fusha kryesore dhe u paraqit e thjeshtezuar (kjo per te mos e renduar lexuesin me detaje, perkufizime, dhe citime qe do te ishin me te pershtatshme per nje kumtese shkencore), besoj se ajo eshte e mjaftuesheme per te dhene idene se, po te perdoresh kriteret perendimore, eshte veshtire te thuash me plot goje qe njera parti shqiptare eshte e djathte dhe tjetra e majte.

    Sidoqofte, e ndjej te nevojshme qe perpara se ta mbyll kete artikull, t'iu jap nje pergjigje konkrete disa prej argumentave qe kundershtaret e Berishes perdorin per te provuar qe ai po rreshqet majtas. Sic u permend ne fillim, argumenti kryesor qe kritiket e Berishes perdorin, eshte mosshfrytezimi i krizes presidenciale per te shkaktuar zgjedhje te reja. Une mendoj se fakti qe Berisha zgjodhi mirekuptimin per zgjedhjen Presidentit, ne vend te zgjedhjeve te parakohshme, provon qe me se fundi ai vendosi te sillet si udheheqes serioz i nje opozite luajale. Kjo, per arsyen se Presidenti Konsensual ishte bileta e Shqiperise per fillimin e procesit te integrimit ne BE(kur filluam te shembnim themelet e regjimit komunist, a nuk ishte motoja jone "E duam Shqiperine si gjithe Europa"?). Ne fakt, nese Berisha nuk do t'i kishte degjuar keshillat e aleateve tane perendimore edhe ne rastin e zgjedhjes se Presidentit, ai thjesht do te provonte qe eshte nje ekstremist i pakorigjueshem, qe etja per pushtet ia erreson syte para cdo interesi kombetar. Nje argument tjeter qe perdorin kritiket e Berishes eshte se ai po ben aleanca me Gramoz Pashkon dhe Arben Imamin. Afrimi me te parin, pretendojne kritiket, provon qe Berisha po rreshqet majtas sepse Gramozi eshte i biri i Josif Pashkos. Sic mund te kuptohet lehte nga shtjellimet e mesiperme, une nuk mendoj se te qenit bir i ketij apo atij eshte domosdoshmerisht prove qe nje njeri te jete i djathte apo i majte ne kuptimin perendimor te fjales. Ndersa, ne lidhje me afrimi me Arben Imamin une mendoj se eshte thjesht nje prove e mungeses se moralit politik te Berishes dhe jo nje prove e rreshqitjes drejt te majtes.

    Ne perfundim, une do desha t'u thosha kritikeve te sotem te Berishes se ata e kishin rastin ta sulmonin Berishen per majtizem kur ai u perpoq ta mbante pushtetin me metoda te diktatures se proletariatit ne vitin '97, ose kur tentoi ta rimerrte ate me metoda bolshevike ne shtator te vitit '98. Sot, kur ai po degjon me vemendje keshillat e aleateve tane perendimore per te paren here qe prej vitit 1994, eshte me mire qe te mos e cysim ate t'i rikthehet perseri metodave bolshevike.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Posi ska dallim

    Te vetedeklaruarit e majte perdorin "shoku"

    Te vetedeklaruarit e djathte perdorin "zoti"

    Te vetedeklaruarit kikthi perdorin here "shoku" e here "zoti"

Tema tė Ngjashme

  1. Poshte E Majta, Poshte e Djathta, Rrofte Shqiperia!
    Nga Collectivemind nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 09:02
  2. E Djathta Shqiptare Ne Kerkim Te Identitetit
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:39
  3. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  4. E majta, e djathta
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 05:45
  5. Si do tė ringjallet e Djathta Shqiptare?
    Nga Spartacus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 07:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •