Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39

    Islami, Krishterimi dhe Terrorizmi

    E vėrteta rreth terrorizmit : ISLAMI dhe KRISHTERIMI !



    Halil IBRAHIMI


    --------------------------------------------------------------------------------


    Akuza: Muslimanėt janė terroristė dhe Islami ėshtė religjion i terrorit !?
    Terroristėt kristianė !?
    Sqarimi i vargjeve ‘terroriste’ Kur’anore
    Hamasi, Bibla dhe frymėzuesit e terrorizmit
    Zoti bashkėndjen me vuajtjen e viktimave tė terrorizmit dhe dhunės
    Pėrfundim


    Akuza: Muslimanėt janė terroristė dhe Islami ėshtė religjion i terrorit !?


    Njė herė e njė mot, qysh nga koha e zierjes sė kryqėzatave dhe gjithandej mesjetės sikur ishte bėrė zakon qė Islami tė paraqitej si njė besim terrorizues i Muhamedit, Kur’ani si njė abetare dhune dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi si njė turmė e tė egėrve aziatikė qė ngarendin pas gjakut rreth e pėrqark avanturave tė tyre. Ka mbetur si njė dėshmi e turpit tė gdhendur piktura e vendosur nė njė libėr tė Washington Irving e cila e paraqet Muhamedin me Kur’anin nė njė dorė dhe me shpatėn e gjakosur nė dorėn tjetėr. Por siē e kishte thėnė shumė kohė mė herėt De Lacy O'Leary “sidoqoftė, historia e bėn tė qartė se legjenda pėr muslimanėt fanatikė tė cilėt e vėrshojnė botėn duke ia dhėnė me forcėn e shpatės Islamin racave tė pushtuara, ėshtė njė ndėr mitet absurde mė fantastike qė historianėt e kanė pėrsėritur ndonjėherė” [1]

    Kohėve tė fundit jemi dėshmitarė tė ringjalljes grandioze tė njė stereotipi tė kahershėm i cili frymėzon besime pėr Islamin si njė religjion terrorist. Qarqet evangjeliste kanė botuar literature tė tepruar dhe kanė dhėnė deklarata tė stėrmbushura me urrejtje ku Islami portretizohet gjithnjė i ndėrlidhur ngusht me gjak dhe dhunė. Evangjelisti i njohur amerikan Jery Fallwell e quajti mė shumė se njė herė para ca kohėsh Muhamedin njė ‘profet terrorist’, Franklin Graham, i biri i misionarit tė njohur mirė nė tėrė botėn Billy Graham, ngriti zėrin gjithashtu disa herė pėr Islamin si njė ‘religjion tė prishur dhe tė lig’ dhe Pat Robertson, poashtu njė autoritet i njohur kishtar nė Amerikė sikur i jep kulmin tėrė kėsaj duke e etiketuar besimin e muslimanėve si njė ‘mashtrim monumental’ dhe Profetin Muhamed si njė ‘fanatik me sy tė egėr….plaēkitės dhe kusar….vrasės’ [2]…

    Gjithashtu, edhe mjaft media tjera sekulare janė bėrė pjesė e trendit qė e ka bėrė tė natyrshme frazeologjinė si ‘terrorizėm islamik’, ‘ terroristė muslimanė’ etj, gjithnjė duke e pėrfshirė Kur’anin si frymėzues tė kėtij revolucioni terrorist tė muslimanėve. As media dhe qarqe tė caktuara shqiptare nuk janė jashtė kėsaj loje. Relacioni ‘islam dhe terrorizėm’ ėshtė pėrmendur dhe vazhdon tė pėrmendet aq shumė sa qė duket se mė as qė i vret veshėt e kujdoqoftė, ėshtė bėrė aq i rėndomtė dhe sikur ka pushuar qė tė sfidojė arsyen e njerėzve tė paparagjykueshėm pėr tė hetuar vėrtetėsinė e gjithė sagės sė akuzave tė mėsipėrme. Njė faqe interneti kristiane nė shqip thumbueshėm proklamon se sikur njerėzit ti bindeshin Kuranit, tashmė do tė ishim nė luftėn e pestė botėrore !!! Kėtu sikur vlen ironikisht ajo thėnia e Hitlerit “Gėnjeshtarėt e mėdhenj janė edhe magjistarė tė mėdhenj”. Dhe njėmend, rrenat, stereotipet dhe pikėpamjet e keqkuptuara pėr Islamin dhe Kur’anin nuk do tė mund tė mbijetonin apo tė pėrhapeshin, pa metodat dhe mjetet e magjishme tė atyre qė i krijojnė dhe i propagandojnė ato. Kėto insinuata rreth Islamit janė aq mire tė kamufluara me zbukurime tė gėnjeshtėrta sa qė pėr dikė qė nuk ka marrur kurrė mundin qė tė udhėtojė nėpėr burimet e Islamit dhe logjikės sė shėndoshė, mund tė tingėllojnė si tė vėrteta. Mirėpo ku qėndron e vėrteta. A ėshtė njėmend Islami religjion i dhunės dhe terrorizmit? A janė vėrtetė muslimanė ata qė do tė kenė bėrė aksione terroriste? A janė tė gjithė terroristėt me prapavijė fetare dhe me besime tė supozuara Islame? Ēfarė thotė Kur’ani pėr terrorizmin? Cili ėshtė qėndrimi i Islamit ndaj viktimave tė pafajshme tė terrorizmit? Ēfarė mendon Islami rreth qėndrimit tė Allahut rreth viktimave tė dhunės e terrorit?


    http://www.geocities.com/islamidhekr...terrorizmi.htm
    ------------>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EverlastinG : 02-08-2004 mė 09:38
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  2. #2
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39

    Terroristėt kristianė !?

    Terroristėt kristianė !?


    Pyetja qė shtrohet pėr fillim ėshtė: a ėshtė e drejtė qė tė gjithė muslimanėt dhe Islami tė identifikohen me terrorizėm vetėm pse disa qė e quajnė veten muslimanė kanė bėrė ndonjė akt terrorist apo ngjashėm? Ose: a janė kėto akte terroriste ekzskluzivitet vetėm i personave me prapavijė ‘muslimane’? Kėto pyetje a kanė arsyeshmėrinė e tyre nė faktin se bazuar nė burimet e Islamit, nė Kur’an dhe nė Sunnet, cilido qė i bėn dėm tjetrit, cilido qė e cėnon tė drejtėn e tjetrit e lėre mė cilido qė vret tė pafajshmin jo vetėm qė nuk mund tė quhet musliman por me vullnetin e Perėndisė ka rregulla tė posaēme pėr ndėshkimin e tė tillėve nė kėtė botė dhe tė njėjtit i pret gjykimi i drejtė i Zotit nė pėrjetėsi.

    Pastaj, nėse bazohemi nė standarde tė njėjta me ato qė satanizojnė muslimanėt atėherė pėrfundimet mund tė jenė shokante dhe tė papėlqyeshme duke nxjerrė nė pah gjithė hipokrizinė e tė logjikuarit tė tillė.

    Se numri i tė krishterėve, pėrkatėsisht i atyre me prapavijė kristiane, gjithandej historisė tė cilėt kanė bėrė aksione terrorizmi dhe masakra tė papara nė njerėz tė pafajshėm, i tejkalon pjesėtarėt e cilitdo besim tjetėr, kjo nuk ėshtė pėr tu diskutuar. Shembujt e mėposhtėm do ta dėshmojnė kėtė. Mirėpo pėrse mediat, autoritetet kishtare sikur edhe tė gjithė misionarėt e tjerė tė krishterė kurrė nuk pėrdorin etiketimin ‘terrorizėm kristian’? Pėrse nuk i binden fjalėve tė vetė Jezusit : Mos gjykoni se do tė gjykoheni’ ose ‘Pėrse shikoni halėn nė syrin e tjetrit kur keni trarin nė syrin tuaj’. Nuk ka nevojė kėtu pėr tė komentuar se fjala qartė ėshtė pėr njė dyftyrėsi tė ulėt.

    Do tė fillojmė me tė famshmin Timothy McVeigh i cili jo shumė vite mė parė, mė 1995 hodhi bombėn nė Oclahoma City duke shkaktuar dėme gjigante dhe humbjen e jetės sė shumė njerėzve. Dan Barker me tė drejtė shtron pyetjen “Pėrse Timothy Mc Veigh nuk quhet terrorist kristian” [3]? E pra, pėrse? Ky terrorist sipas raporteve tė FBI ishte i lidhur me grupet e djathta ekstremiste tė cilat nė agjendėn e tyre kishin tematikė kristiane. Qėllimet e tij ishin tė ngjyrosura me bindje dhe ide tė krishtera. Gjithashtu grupi i famshėm racist Ku Klux Klan kishte njė agjendė biblike nė pėrndjekjen, masakrimin, vrasjen, djegien dhe maltretimin e qindra mijėra zezakėve amerikanė. Ata thirreshin nė Bibėl dhe besonin tė kryenin vullnetin e Jezu Krishtit nė kėto aksione tė tyre. Pėrse pra kėta nuk quhen terroristė kristianė dhe Bibla nė kėtė rast ‘libėr i terroristėve’? Duke shkuar mbrapa nė historinė e kėtyre afro-amerkanėve tė shtypur pėr njė kohė tė gjatė nga tė bardhėt kristianė amerikanė ne gjejmė njė fakt tjetėr zhgėnjyes. Skllavėrimi i tyre dhe marrja rob nga Afrika ishte inicuar nga grupe tė bardhėsh amerikanė tė cilėt midis tyre kishin edhe misionarė biblikė. Edhe mė zhgėnjyes ėshtė fakti se kėta misionarė kristianė tė cilėt gjoja shqetėsoheshin pėr shpėtimin e kėtyre zezakėve ishin krijuesit e absurdit mė tė madh nė histori: krijimit tė kishave nė bazė ngjyre dhe race. Kėshtu deri vonė zezakėt ishin tė ndaluar tė ndiqnin shėrbimet nė kishat e tė bardhėve. Dhe shumica e kėtyre zezakėve tė robėruar dhunshėm, ishin muslimanė tė cilėt mė vonė nėn presionin e terrorit tė tė bardhėve kristianė u konvertuan nė tė krishterė. Pėrse kėta ndėrrues tė dhunshėm tė besimit nuk quhen terroristė dhe fundamentalistė?

    A ka nevojė kėtu tė pėrmenden sulmet terroristė tė kryqėzatave tė cilat ishin nisur nėn flamurin e dogmave kristiane gjoja pėr tė ēliruar vendet e shenjta nga paganėt muslimanė? Qė tė gjitha kėto kryqėzata kishin frymėzim biblik dhe kishtar. Mijėra muslimanė dhe hebrenjė u therrėn tekstualisht nga ata qė e quanin veten ‘ushtarė tė Krishtit’. Pėrse kėta nuk quhen asnjėherė terroristė kristianė?

    Ėshtė pėrmendur lufta e pestė botėrore mė herėt e cila paskėsh pasur mundėsi tė ndodhte kaherė po qe se muslimanėt do t’i bindeshin Kur’anit, gjithnjė sipas propagandas antiislamike. Hehe. Vallė kaq naive tė jenė njerėzit e tillė sa tė mos dinė se qė tė dy luftėrat botėrore tė deritanishme u nisėn nga kristianėt, pėrkatėsisht nga ata qė e konsideronin veten pėr kristianė tė paktėn, e jo nga muslimanėt. Pse, Hitleri bie fjala, ishte musliman? Hitleri ishte njė kristian i devotshėm. Po pra, monstrumi i cili ishte strumbullari i luftės sė dytė botėrore dhe i cili vrau me qindra mijėra njerėz tė pafajshėm nuk ishte musliman por njė kristian i betuar. Besimi kristian ishte ai qė atė e udhėheqte drej aksioneve tė tia. Ėshtė fakt gjėrėsisht i njohur se ai thirrej nė ide biblike dhe tė krishtera nė aksionet e tij famėkeqe. Nė vijim do tė japim disa fragmente tė shkrimeve tė tija vetėm sa pėr ta ilustruar kėtė:



    "Ndjenjat e mia si i krishter mė drejtojnė tek Zoti im dhe Shpėtimtari im si njė luftėtar. Ato mė pėrkujtojnė mua njė njeri i cili dikur nė vetmi i rrethuar vetėm nga disa pauses, i njohu kėta Ēifutė pėr atė qfarė nė tė vėrtetė ishin dhe i thirri njerėzit pėr t’i luftuar ata …



    Nė dashurinė e pafundme si kristian dhe si njeri unė lexoj nėpėrmes pasazheve tė cilat na tregojnė se si Perėndia mė nė fund u ngrit nė madhėshtinė e tij dhe mori kamxhikun pėr ti dėbuar nga Tempulli ata kėlysh nėpėrkash dhe gjarpėrinjėsh. Sa i tmerrshėm ishte tė luftuarit e tij kundėr helmit Ēifut…



    Sot pas dymijė vitesh, me ndjenjat mė tė thella e njoh mė qartė se kurrė mė parė faktin se ishte pėr kėtė qė Ai (Jezui) u desh tė derdhte gjakun e tij nė Kryq…" [4]



    E pra ja ky ishte Hitleri i cili sipas vetė fjalėve tė tij nė gjakun e Krishtit dhe nė pasazhet biblike ku Krishti i dėbon hebrenjtė nga Tempulli e gjen frymėzimin pėr tė bėrė atė qė ka bėrė. Dhe sot, kush po inicon luftėra me pėrmasa katastrofale? Kush po pushton vendet e huaja me qėllime tė ulėta pėrfitimi dhe pangopėsie. Cilat vende i paskan sulmuar apo pushtuar muslimanėt sot me qėllim tė nisjes sė ndonjė lufte botėrore? Apo mos ėshtė e kundėrta! Duke u nisur nga Ballkani dhe luftėrat e fundme. A ishin muslimanėt ata qė inicuan luftėra apo ishin viktima tė fqinjėve tė tyre kristianė? Shpeshherė masakrat e bėra ndaj tyre e kishin bekimin e kishave tė krishtera.

    Njė rast tjetėr gjithashtu i freskėt na vie nga Ruanda e vitit 1994. Kur Hutu milicia filloi sulmet e saj ndaj pakicės etnike Tutci, kėta tė fundit duke dashur t’i ikin masakrave ia mėsynė kishave kristiane pėr tė gjetur shpėtim aty. Mirėpo ndodhi tmerri, ajo qė shokoi mbarė botėn dhe me tė cilėn akoma po meret gjykata e Hagės pėr krime lufte. Nė vend tė kishat kristiane ti prisnin duarhapur kėta Tutci tė pafajshėm, priftėrinjtė, pastorėt dhe murgeshat nė shumė raste me vetėdije tė plotė i gjuajtėn kėta njerėz nė duar tė vrastarėve dhe faktikisht nė shumė raste tė tjera ishin vetė inicuesit e vrasjeve duke krijuar kėshtu njė ndėr krimet mė tė hatashme tė shekullit qė lamė pas. Gjykata e Hagės akuzon pėr krime lufte dhe gjenocid njė numėr tė konsideruar tė liderėve kishtarė kristianė Ruandezė nga tė gjitha denominacionet: katolikė, protestanė, adventistė, evangjelistė etj. Mė shumė se 50 000 njerėz tė pafajshėm u therrėn e masakruan nė kėtė luftė tė ndihmuar nga paria kishtare. Edhe pse para luftės muslimanėt nė Ruandė ishin njė pakicė e vogėl diku prej gjithsej 7 % nga popullata e pėrgjithshme, ata e bėnė tė njohur emrin e tyre gjithandej botės e para sė gjithash tek populli Ruandez pėr ndihmesėn e tyre dhėnė njerėzve tė pafajshėm civilė dhe shpėtimin e tyre nga masakrat e sigurta duke i fshehur qoftė nėpėr xhamia qoftė nėpėr shtėpi private tė muslimanėve. Sipas raporteve zyrtare Ruandeze dhe Perėndimore numri i muslimanėve pas luftės u dyfishua nė mėnyrė rapide dhe vazhdon tė rritet me pranimin e Islamit nga mijėra Ruandezė. Tash pyetja veēse dihet: pėrse kėta priftėrinjė, pastorė, murgesha e njerėz tė kishės nuk quhen terroristė duke qenė se zhgėnjyen aq shumė njerėz qė kishin kėrkuar shpėtim tek ta duke i quar me duart e veta nė gojėn e ujkut? Kjo ėshtė njė dyftyrėsi e ulėt !

    Kemi pėrmendur gjithė kėto raste me tė vetmin qėllim qė tė sforcojmė dhe tė tregojmė se sa naiv dhe dyftyrėsh ėshtė pėrdorimi i standardeve tė dyfishta gjatė njollosjes sė Islamit dhe muslimanėve me nocione dhune e terrorizmi. Bazuar pra nė kėtė logjikė tė pėrdorur nga kundėrshtarėt e Islamit vijmė deri tek rezultate dėshpėruese tė cilat do tė duhej tė rezultonin me zbulimin e termave tė rinjė gjatė emėrtimit tė aksioneve tė mėsipėrme pėr arsye se vetėm fjalėt terrorizėm dhune etj nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pėrshkruar krimet e pėrmendura mė sipėr. Nė anėn tjetėr muslimanėt e udhėzuar nga Kur’ani janė shumė tė kujdesshėm dhe nuk e gjykojnė besimin e askuj nė bazė tė veprave tė ndonjė pjesėtari tė tij. Muslimani i udhėzuar nga Zoti i Kur’anit nuk e lejon veten qė tė prodhojė urrejtje ndaj besimit tė kujdoqoftė vetėm pse ndonjė i vetėquajtur i atij religjioni ka bėrė aksione terrori dhe dhune. Allahu thotė nė Kur’an: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur” Kur'ani 49:13 Ndershmėria dhe afria me Allahun edhe nė mjaft raste tė tjera nė Kur’an ėshtė treguar permes respektimit tė tė gjitha tė drejtave tė njerėzve tė tjerė. Pėrkatėsia ndonjė race, populli, apo religjioni tjetėr nuk do tė thotė se njeriut i ipet e drejta pėr t’i urrejtur ata apo pėr t’i etiketuar me ēfarėdo epiteti ofendues, vetėm pse ndonjė pjesėtarė i atij populli, religjioni apo race ka bėrė ndonjė bėmė tė padrejtė e tė keqe. Kur njerėzimi tė vijė tok tek ky urdhėr i Allahut dhe tė kuptojė se diverziteti i njerėzimit nė popuj, fise, raca etj etj ėshtė arsye e njohjes midis tyre, ėshtė bekim i jetesės sė pėrbashkėt, atėherė do tė pushojnė tė gjitha urrejtjet dhe mosmarrėveshjet e padrejta midis pjesėtarėve tė raceės njerėzore.


    http://www.geocities.com/islamidhekr...terrorizmi.htm

    ----------->
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  3. #3
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Sqarimi i vargjeve ‘terroriste’ Kur’anore



    Se gėnjeshtrat e propagandave antiislamike gjatė tė quajturit tė Islamit terror dhe dhunė janė mire tė planifikuara dhe tė pėrpunuara hollėsishėm, qė do tė thotė se janė tė dizajnuara me njė arkitekturė tė themi prej magjistari, bazuar nė fjalėt e mėhershme tė cituara nga Hitleri, e tregon mė sė miri njė analizė e thjeshtė e shkrimeve tė tilla urrejtėse. Pikė sė pari duket tė jetė trend kėtyre ditėve nė qarqet kristiane qė vargjet Kur’anore tė nxirren nga konteksti dhe nė bazė tė dy tri fjalive tė thuren rrėfime tė tėra. Kur’ani pėrmendet vend e pavend, njė sentence sado e vogėl e nxjerrė nga konteksti mjafton pėr tė denigruar dinjitetin e njerėzimit duke kompozuar pėrralla magjepse terrorizmi. Ajeti 29 i sures 9 ėshtė mė i preferuari nė kėtė aspekt:




    “Luftoni ata qė nuk besojnė All-llahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar atė qė e ndaloi All-llahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur.” Kur'ani 9:29





    Pėr ata qė e njohin mire suren e nėntė tė Kuranit prej nga ėshtė marrė ky varg, nuk ka kurrfarrė paqartėsie apo problemi aty. Mė herėt aty ,vargu 4 i Sures 9 tregon qartė se ėshtė fjala pėr shkelėsit e marėveshjeve tė cilat ishin bėrė midis muslimanėve dhe idhujtarėve mekas. Qartė ėshtė treguar se ajo nuk vlen pėr ata qė i janė pėrmbarjtur marrėveshjes sė vullnetshme




    “Pos atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur marrėveshje, e tė cilėt nuk ju kanė shmangur asgjė dhe nuk e kanė ndihmuar askėnd kundėr jush, pra, edhe ju pėrmbushni marrėveshjen e tyre deri nė afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do tė devotshmit.” Kurani 9:4





    Marėveshja e tillė jo vetėm qė ishte thyer rėndė nga idhujtarėt e Mekės duke pasur pėr implikim vrasjen nė tradhėti tė njerėzve tė pafajshėm por kjo gjė ishte bėrė nė bashkėpunim tė ngushtė me pjesėtarė nga “Njerėzit e Librit”. Se vargu i cituar mė sipėr dhe tė tjerė tė ndėrlidhur me tė nuk ka tė bėjė aspak me vrasjen apo luftimin e njerėzve tė pafajshėm tregohet prej ajetit tė gjashtė deri tek i trembėdhjeti. Ne do tė citojmė kėtu vetėm tė parin dhe tė fundit ndėrsa ju lexoni tė gjitha:





    “E nėse ndokush prej idhujtarėve tė kėrkon strehim, ti strehoje nė mėnyrė qė t'i dėgjojė fjalėt e All-llahut (Kur'anin), e mandej pėrcille nė vendin e tij tė sigurt. Kėtė ngase ata janė popull qė nuk dinė……. Pėrse tė mos e luftoni njė popull qė thyen zotimet e veta dhe tentuan tė dėbojnė tė dėrguarin? Nė tė vėrtetė ata ua filluan tė parėt luftėn. A u frikėsoheni atyre? Mė e drejtė ėshtė t'i frikėsoheni All-llahut, nėse jeni besimtarė.”. Kur’ani 9:6,13





    Njerėzit qė citojnė vargjet e tilla jashtė kontekstit nuk janė tė interesuar qė ta dinė tė vėrtetėn, ata dėshirojnė tė kenė sytė e mbyllur para faktit se kėta idhujtarė pėr tė cilėt flasin vargjet e cituara vranė muslimanė tė pafajshėm nė Mekė, torturuan gra e burra pa pikė faji dhe dėbuan nga shtėpitė e tyre njerėzit faji i vetėm i tė cilėve ishte se kishin pranuar thirrjen e Allahut. Dhe jo vetėm kaq. Ata nuk i lanė rehat muslimanėt edhe si tė dėbuar. Ata vetė lidhėn marėveshje tė caktuar mossulmi me ta dhe vetė e thyen duke hapur rrugė sėrish pėr realizimin e ideve tė tyre vrasėse. Ndėrkaq nė ndėrkohė ata vazhdonin ti maltretonin muslimanėt e mbetur nė Mekė. Siē thotė vargu ata filluan tė parėt luftėn. Vargjet si 9:29 duhet kuptuar nė kontekstin e tėrėsishėm tė sureve nga janė cituar dhe nė kontekstin e gjithėmbarshėm tė rregullave tė paqes e luftės tė nxjerra nga Kurani. E njėjta gjė vlen edhe pėr Suren 9:5




    ”E kur tė kalojnė muajtė e shenjtė, luftoni idhujtarėt kudo qė t'i gjeni, robėroni dhe ngujoni ata, e vinju pritė nė ēdo shteg” Kur'ani 9:5




    Veēse ėshtė dhėnė sēarimi edhe pėr kėtė. Vargjet prej 9:1-4 sikur edhe tė gjitha tė tjerat prej pesė e tutje e sqarojnė se ėshtė fjala pėr ata idhujtarė vrastarė e mizorė tė cilėt kishin thyer marėveshjen dhe jo pėr dikė qė ishte sjellur nė mėnyrė paqėsore dhe nuk kishe kryer krime. Ėshtė shumė e qartė nga konteksti i sures ku gjendet ajeti se ėshtė fjala pėr mizorėt tė cilėt kishin thyer zotimin. Pėr tė pasur njė pasqyrė tė natyrės sė kėtyre zullumqarėve le tė pėrmendim vetėm disa shembuj tė vockėl tė bėmave tė tyre tė trishtueshme nė Mekė. Sumaja, njė grua e pafajshme, ėshtė ndarė nė dy pjesė me hanxhar nga ta, vetėm pėrse kishte pranuar mesazhin e Zotit tė Muhamedit. Nje shembull tjetėr ėshtė edhe Jasiri, kėmbėt e tė cilit u lidhėn njėra nė njė deve dhe tjetra nė njė tjetėr, e kafshėt u yshtėn tė vraponin nė drejtime tė kundėrta. Khabbab bin Arth e shtrinė mbi njė shtrat qymyri tė ndezur dhe ia vendosėn kėmbėt mbi gjoks qė ai tė mos lėvizte e tė shkriheshin edhe dhjamrat nėn lėkurėn e tij. Khabban bin Arth vritet pastaj nė mėnyrėn mė mizore duke i prerė gjymtyrėt dhe duke i prerė mishin copa-copa. Dhe sikur kėto tortura tė mos ishin mjaft kėta tiranė kishin sulmuar edhe muslimanėt e ikur nė Medinė dhe kishin thyer marėveshjen qė kishin pasur me banorėt e Medines. Ajeti i katėrtė e tregon qartė se tek 9:5 dhe 9:29 ėshtė fjala vetėm pėr atė rast specifik dhe vetėm pėr ata idhujtarė tė cilėt kishin thyer marėveshjen dhe jo pėr tė gjithė idhujtarėt apo paganėt. Ajeti i dytė nga surja 9 tregon se Perėndia u kishte dhėnė kėtyre paganėve edhe katėr muaj afat pėr tu pėrmirėsuar megjithqė ata e kishin thyer marėveshjen.

    Sa i pėrket xhizjes sė pėrmendur mė herėt tek ajeti 9:29 ky ėshtė njė koncept i cili qėllimshėm pothuajse gjithherė keqinterpretohet nga mjaft tė krishterė. Xhizja ėshtė njė taksė formale e cila paguhej nga jomusliamanėt nė shtetin islamik. Shumė mirė e dimė se edhe sot nė cilindo shtet qytetarėt paguajnė taksa. Nė shtetin musliman, pikėrisht janė muslimanėt ata tė cilėt paguajnė shumė mė shumė se jomuslimanėt. Pėrderisa muslimanėt janė tė obligueshėm tė paguajnė 2.5 % tė pasurisė sė tyre vjetore, dhe shumė taksa tė tjera, kjo nuk vlen pėr jomuslimanėt. Xhizja ėshtė njė kompenzim i kėsaj pra e cila pėrndryshe ėshtė shumė me e vogėl nga ajo qė paguajnė muslimanėt. Pastaj kjo ėshtė njė taksė qė e paguan qytetari jomusliman nė shtetin musliman e cila pėrdoret gjithashtu pėr mbrojtjen e kėtyre qytetarėve duke qenė se ata nuk janė tė detyruar tė marrin pjesė nė luftėrat eventuale tė shtetit islamik.

    Njė ajet tjetėr qė pėrdoret gjithashtu nga apolegjetet pėr tė terrorizuar njerėzit me mashtrimet e tyre ėshtė ajeti 33 nga surja 5.

    Edhe ky ajet poashtu ėshtė nxjerrė tėrėsisht nga konteksti pėr tė krijuar nė mėnyrė artificiale njė imazh negativ pėr Kuranin dhe Islamin:




    “Dėnimi i atyre qė luftojnė (kundėrshtojnė) All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, nuk ėshtė vetėm se tė mbyten ose tė gozhdohen, ose (tė gjymtohen), t'u priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo (masė ndėshkuese) ėshtė poshtėrim pėr ta nė dynja, dhe nė botėn tjetėr ata do tė kenė dėnim tė madh.” Kur’ani 5:33




    Le ta shikojmė domethėnien e kėtij ajeti. Pikėsė pari fillimi ‘dėnimi i atyre qė luftojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij’ nuk nėnkupton pjesėtarėt e ndonjė pėrkatėsie tjetėr fetare. Kėtė e kuptojmė nga shumė ajete. Ja disa:





    “Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, krishterėt sabejėt, (kishun lėshuar fenė e adhuronin engjėjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė pikėllohen (pasi qė besuan All-llahun, librat tė dėrguarit nė mesin e tė cileve edhe Muhammedin).” Kurani 2:62




    “Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat, e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm.” Kurani 2:256





    “Luftimi kundėr Allahut dhe tė Dėrguarit” gjithashtu nuk do tė thotė as tė jetuarit nė mospajtim me Kuranin. Secili ėshtė i lirė ta jetojė jetėn e vetė si tė dojė. Kjo na ėshtė bėrė e qartė nga disa ajete Kuranore:



    “E robėrit e Zotit janė ata qė ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt, ata thonė: "Paqė!"” Kurani 25:63




    “All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. All-llahu ju ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetės.” Kurani 60 : 8-9




    “E ti thuaj: "E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj, e kush tė dojė, le tė besojė, e kush tė dojė, le tė mohojė.” Kurani 18:29




    Tani duke e pasur kėtė tė qartė ti kthehemi pjesės sė dytė tė ajetit nga 5:33 “dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė”. Ėshtė e quditshme. Pėrse dikush do tė kishte diēka kundėr dėnimit tė atyre qė bėjnė shkatėrrime nė tokė. Ēka do tė thotė nė fakt tė bėrit shkatėrrime nė tokė. Pėr shembull kjo do tė thotė tė vrasėsh njerėz tė pafajshėm, tė maltretosh fėmijė tė pafajshėm, tė dėbosh njerėz nga shtėpitė e tyre, tė plaqkitėsh pasurinė e tjetrit, tė rrėnosh vendbanimin e tjetrit, tė kryesh aksione terrorizmi nė aeroplane dhe gjetiu. Vallė a nuk e meritojnė kėta “tė mbyten ose tė gozhdohen, ose t'u priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi” siē thotė pjesa tjetėr e ajetit. Pyetni ata qė e pėsojnė nga krimet e tyre, ose vejeni veten pėr njė qast nė vend tė tyre. Askush nuk do tė dėshironte t’i ndodhte diēka nga ato tė pėrmendura mė sipėr. Njerėzit kanė tė drejtė tė jetojnė tė lirė jetėn e tyre dhe tė mos iu cėnohet e drejta e tyre nga tjetėrkush, prandaj ėshtė e domosdoshme tė kryhet dėnimi pėr ata qė bėjnė shkatėrrime nė tokė, qė shkatėrrojnė jetėn e tė tjerėve. Pastaj sidoqoftė dėnimet e tilla janė pėr ata qė nuk pendohen dhe kryejnė krime tė tilla nė vazhdimėsi. Perėndia gjithmonė lė tė hapur derėn e pendimit.




    “Ndėshkimi i tė keqes, bėhet me njė tė keqe nė tė njejtėn masė, e kush fal e bėn pajtim, shpėrblimi i tij ėshtė tek All-llahu. Vėrtet, Ai nuk i do zullumqarėt. E kush hakmirret pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė, ndaj tė tillėve nuk ka ndonjė pėrgjegjėsi. Pėrgjegjėsia (ndėshkimi) ėshtė vetėm kundėr atyre qė u bėjnė njerėzve padrejtė dhe kundėr atyre qė pa farė arsye bėjnė ērregullime nė tokė. Pėr tė tillėt ėshtė njė dėnim i dhembshėm. Kush bėn durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo ėshtė virtyti mė i lartė (i lavdishėm).” Kur’ani 42:40-43




    “Unė pranoj shumė pendimin, jam mėshirues.” 2:160




    “E kush pendohet pas punės sė keqe dhe pėrmirėsohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu ėshtė qė falė shumė, ėshtė mėshirues” 5:39




    “E ata qė bėnė vepra tė kėqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falė gabimet dhe ėshtė mėshirues pas tij” 7:153





    Ne kemi sqaruar vetėm disa nga ajetet e nxjerra jashtė kontekstit tė cilat pėrdoren frekuentisht pėr tė njollosur muslimanet dhe Islamin. Edhe gjithė ajetet tjera tė pėrdorura pėr kėtė qėllim kanė spjegim tė ngjashėm dhe janė tė pėrdorura nė tė njėjtėn mėnyrė nga apolegjetet terrorizues.


    http://www.geocities.com/islamidhekr...terrorizmi.htm

    ----------------->
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  4. #4
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Hamasi, Bibla dhe frymėzuesit e terrorizmit




    Njė mani tjetėr e propaganduesve tė binomit “Islami terrorizėm” ėshtė edhe pėrdorimi i fotografive tė shumta tė grupeve tė ndryshme tė cilat pėrdorin frazeologji islamike nė aksionet e tyre. Edhe kėtu nė mėnyrėn me eklatante shihet dyftyrėsia e standardit tė dyfishtė dhe naiviteti i identifikimit tė gjithė muslimanėve dhe vetė Islamit me ndonjė grup a shoqatė qė jo medoemos pėrfaqėson Islamin. Pothuajse ėshtė bėrė rregull qė nė raste tė tilla tė pėrdoren foto nga Hamasi, Hizbullahu apo ndonje grup tjetėr , ku janė tė paraqitur protestues palestineze me armė nė dorė dhe me mbishkrime nga Kur’ani apo diēka tjetėr arabisht. Mė herėt ne veēse kemi sqaruar se Kur’ani nė asnjė mėnyrė nuk inicon terrorizmin. Gjithashtu tek Islami dhe Terrorizmi kemi spjeguar se si sulmet vetėvrasėse nuk kanė aspak natyrė Islamike. Kot dikush mund tė thirret nė burime Islame duke kryer vepra tė tilla kur vetė Kur’ani ėshtė kundėr aksioneve tė tilla.

    Ajo ēka nuk bėhet kurrė nė raste tė tilla gjatė pėrdorimit tė fotografive tė tilla ėshtė se kurrė nuk shkohet pėrtej shkaqeve formale tek arsyet e vėrteta tė pėrdorimit tė dhunės nga grupet e tilla. Edhe pse veēse e kemi bėrė tė qartė se Islami dhe muslimanėt e bazuar nė Kuran nė asnjė mėnyrė nuk pėrkrahin ēfarėdo dhune tė pėrdorur nga kushdoqoftė, ia vlen qė tė sqarohen mė detajisht arsyet qė kanė sjellur deri tek formimi i grupeve tė tilla tė dhunshme. Nė anėn tjetėr kjo do tė zbulojė njė anė tjetėr tė medaljes sė hipokrizisė lidhur me qėndrimin e Islamit dhe Krishterimit ndaj terrorizmit. Pra pyetja qė shtrohet ėshtė: kush janė nė fakt inicuesit, frymėzuesit dhe shkaktarėt e aksioneve tė dhunshme tė Hamasit dhe tė disa palestinezėve bie fjala. Pėr fillim lexoni tė dy rrėfimet e mėposhtme, shihni ngjashmėritė, bėni krahasimet pa ditur pėr momentin burimin e tyre:

    ______________

    Masakra e Sihonit dhe Jerikos

    Atėherė Sihoni doli kundėr nesh me gjithė njerėzit e tij, pėr t`u ndeshur nė Jahats.
    Por Zoti, Perėndia ynė, na e dha nė dorė, dhe ne e mundėm atė, bijtė e tij dhe tėrė njerėzit e tij.
    Nė atė kohė pushtuam tėrė qytetet e tij dhe shfarosėm burrat, gratė dhe fėmijėt e ēdo qyteti; nuk lamė gjallė asnjė.
    Morėm si plaēkė vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e qyteteve qė kishim pushtuar.

    * * * * * *

    Jozueu i tha popullit: "Bėrtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!
    Qyteti do tė shfaroset, ai dhe ēdo gjė qė ėshtė nė tė. Vetėm prostituta Rehab do tė shpėtojė, ajo dhe gjithė ata qė janė bashkė me tė nė shtėpi, sepse ajo fshehu vėzhguesit qė ne kishim dėrguar.
    Por ju kini shumė kujdes lidhur me atė qė ėshtė caktuar tė shfaroset, qė tė mos jeni ju vetė tė mallkuar, duke marrė diēka qė ėshtė caktuar tė shfaroset, dhe ta bėni kėshtu kampin e Izraelit tė mallkuar, duke tėrhequr mbi tė fatkeqėsi.
    Por i gjithė argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtėrohen Zotit; do tė hyjnė nė thesarin e Zotit".
    Populli, pra, bėrtiti kur priftėrinjtė u ranė borive; dhe ndodhi qė, kur populli dėgjoi tingullin e borive, nxori njė britmė tė madhe dhe muret u rrėzuan duke u shėmbur. Populli u ngjit nė qytet, secili drejt, pėrpara, dhe e shtiu nė dorė atė.
    21 Dhe shfarosėn gjithēka ishte nė qytet, duke vrarė me shpatė burra e gra, fėmijė dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarė.
    Pastaj Jozueu u tha dy burrave qė kishin vėzhguar vendin: "Shkoni nė shtėpinė e asaj prostitute dhe nxirrni jashtė gruan dhe tėrė ato gjėra qė i pėrkasin asaj, siē i jeni betuar".
    Atėherė tė rinjtė qė kishin vėzhguar vendin shkuan dhe nxorėn jashtė Rahabin, tė atin, tė ėmėn, tė vėllezėrit dhe gjithēka i pėrkiste asaj; kėshtu nxorėn jashtė tė gjithė tė afėrmit e saj dhe i lanė jashtė kampit tė Izraelit.
    Pastaj i vunė zjarrin qytetit dhe tėrė gjėrave qė ai pėrmbante; morėn vetėm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, qė i vunė nė thesarin e shtėpisė sė Zotit. Por Jozueu e la tė gjallė prostitutėn Rahab, familjen e atit tė saj dhe gjithēka qė i pėrkiste; kėshtu qė ajo banoi nė mes tė Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit qė Jozueu kishte dėrguar pėr tė vėzhguar Jerikon.


    Masakra e Dauaima-s



    Nė ditėn e 29 tė Tetorit Armata e Izraelit hyri dhunshėm nė Dauiama duke masakruar brutalisht rreth 100 gra e fėmijė, dhe duke shkaktuar ekzod masiv tė njerėzve nga ai fshat. E pėrditshmja Izraelite Al ha Mishmar cituar nė librin All That Remains e pėrshkruan masakrėn e mėsipėrme kėshtu:

    Fėmijėt u mbytėn duke i goditur nė kokė me shufra. Nuk kishte asnjė shtėpi pa tė vdekur…njė komandant urdhėroi njė xhenier qė dy gra tė vendoseshin nė njė shtėpi dhe shtėpia tė eksplodonte bashkė me to…Njė ushtar rrėfeu se ai kishte dhunuar njė femėr dhe pastaj e kishte vrarė.

    Kryeplaku i fshatit Dauaima pėrshkruan ngjarjen:

    “Njerėzit po iknin dhe ata vranė kėdo qė gjetėn nėpėr shtėpia. Ata vranė gjithashtu njerėz nė rrugė. Ata erdhėn dhe e bombarduan shtėpinė time…pasi kisha pare tankset tė vinin dhe tė hapnin zjarr unė e kisha lėshuar fshatin menjėherė. Rreth oreės dhjetė e gjysmė dy tankse kaluan kah xhamia Darauish. Rreth 75 njerėz tė moshuar kishin ardhur herėt nė mengjes aty pėr tė pritur pėr tė bėrė lutjen e xhumasė. Ishin bashkuar pėr t’u lutur. Qė tė gjithė u vranė.

    Rreth 35 familje po fshiheshin nė shpella jashtė fshatit dhe kur forcat Izraelite i zbuluan u thane qė tė dilnin dhe tė hecnin. Kur njerėzit filluan tė ecin ata u gjuan me breshėri plumbash nga tė dy anėt…



    _____________________

    Nė mėnyrė aq tė thjeshtė njė fshat, qytet apo vendbanim sulmohet, vriten e masakrohen burra, gra e fėmijė, digjen shtėpi, plaqkiten bagėti dhe gjėsende. Nė tė dy rrėfimet keni storie tė llojit tė njėjtė vetėm me epizoda tė ndryshme. Dhe tash duke e ditur burimin e rrėfimit nė tė majtė do tė sēarohen shumė gjėra nė lidhje me atė se kush ėshtė shkak i aksioneve terroriste tė disa individėve apo organizatave palestineze: Islami apo krejt dikush tjetėr.

    Fatkeqėsisht rrėfimi nė tė majtė ėshtė episodė biblike e bėmave tė tė ashtuquajturit ‘popull biblik tė udhėhequr nga Perėndia’. Ato aksione terrorizmi janė kopje fjalė pėr fjalė nga Ligji i Pėrtėrirė 2:32-35 dhe Libri i Jozuehut 6:16-26. Vetėm duke e njohur mire Biblėn mund tė sēarojmė zanafillėn dhe shkaktarėt e dhunės Izraelite ndaj Palestinezėve dhe pastaj edhe aksionet frustruese tė dhunshme tė disa individėve palestinezė ndaj caqeve izraelite. Sado qė mund tė duket shokuese, rrėfimi nė tė majtė ėshtė pjesė pėrbėrėse e Biblės dhe nuk ėshtė njė incident i vetėm i izoluar ku dhuna, vrasja, masakrimi, djegia dhe plaqkitja gjoja urdhėrohen nga Perėndia pėr, le tė themi lirisht, asnjė arsye tė vetme. Lexojeni edhe njė herė me vėmendje rrėfimin e mėsipėrm biblik; as nuk ėshtė nxjerrė nga konteksti dhe as qė ėshtė i imagjinuar. E shprehė njė qasje reale tė Biblės ndaj kėtij problemi. Nė Bibėl ekzistojnė shumė rrėfime tė tilla. Nė disa sosh jepet njė arsye naļve pėr masakrat e tilla; gjoja Perėndia e paskėsh caktuar tokėn e kėtyre popujve tė masakruar pėr popullin e Izraelit, mirėpo pyetja qė shtrohet ėshtė: a do tė urdhėronte njėmend Zoti qė ata burra, gra e fėmijė tė pafajshėm tė vriteshin nė mėnyrė aq mizore pėr njė arsye tė tillė tė paqenė? Asnjė njeri me logjikė tė shėndoshė nuk do tė mund tė pranojė se rrėfimet e tilla qė gjenden nė Bibėl janė tė frymėzuara nga Zoti. Zoti nuk frymėzon terror, vrasje, plaqkitje, djegie. Mirėpo fatkeqėsisht tregimet e tilla u pėrvodhėn nė Bibėl me apo pa qėllim. Dhe ishin pikėrisht storiet e tilla qė frymėzuan krijimin e shtetit Izraelit dhe fushatėn e tij tė mėpastajme ndaj palestinezėve nėpėrmjet metodave tė ndryshme tė vrasjes, masakrimit, okupimit tė tokave, shtėpive etj. Kėtu nuk duhet harruar faktin se ky shtet me bėmat e tij kurrė nuk do tė mund tė vihej nė zbatim pa ndihmėn e lobeve perėndimore tė cilat nė masė tė madhe janė tė ndikuara nga qarqe evangjeliste. Quditėrisht! Kishat e fuqishme evangjeliste protestane haptas e pėrkrahin krijimin e shtetit izraelit pjesė pėrbėrėse e tė cilit janė krimet e vazhdueshme ndaj popullit palestinez. Ato haptas tregojnė simpati pėr kėtė shtet gjė kjo sipas tė cilėve po realizohet nė pėrputhje me profecitė Biblike. Ky shtet madhėrohet nė lutjet e tyre. Nė Izraelin e tanishėm ata shohin pėrmbushjen e profecive Biblike qė e afrokan ardhjen e dytė tė supozuar tė Krishtit. Ngjashmėria shokuese midis rrėfimit biblik tė mėsipėrm dhe tė njė fragmenti tė krimeve izraelite pėrballė saj, nuk le fije dyshimi pėr burimin e frymėzimeve tė bėmave tė kėtij shteti. Tash, njė dhunė e tillė e zhvilluar prej dekadash nuk ka si tė mos ndezė indinjatėn e popullit palestinez e cila shpesh shprehet edhe me aksione vetėvrasėse ku humbin jetėn edhe shumė njerėz tė pafajshėm. Ėshtė irrelevant fakti qė ata qė kryejnė vepra tė tilla mund tė kenė terminologji apo ide sipėrfaqėsore ‘islamike’ nė vete, sepse veēse e kemi sqaruar se Islami nė asnjė mėnyrė nuk e arsyeton as edhe njė aksion tė vetėm tė tillė ku do tė humbnin jetėn civilė tė pafajshėm. Pėr mė tepėr Islami-Kurani fuqishėm e dėnon ēfarėdo aksioni ku pėsojnė tė pafajshmit.




    “… kush mbyt njė njeri, pa mbytur ai ndonjė tjatėr dhe pa bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit” Kur’ani 5:32




    Gjė qė nuk mund tė thuhet pėr Biblėn. Kėtu vijmė deri tek njė pėrfundim shokues: Fatkeqėsisht pėrkundėr Kur’anit ku kemi parė se tė gjitha ato tė cilėsuara si vargje frymėzuese pėr terrorizmin nuk janė gjė tjetėr veēse nxjerrje nga konteksti i sures dhe i historisė, rrėfimet nga Bibla nuk lėnė asnjė dyshim pėr prapavijėn e tyre tė dhunshme dhe terroriste. Ne dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi nuk mohojnė faktin se ka individė tė cilėt e keqpėrdorin dhe keqkuptojnė pėrkatėsinė e tyre fetare duke kryer aksione terrori mirėpo kjo askuj nuk i jep tė drejtė qė tėr Islamin ta etiketojė me nofka terrorizmi apo ta identifikojė me Hamasin apo dikė tjetėr, aq mė tepėr pėr faktin se Kur’ani fuqishėm e dėnon ēfarėdo dhune ndaj njerėzve tė pafajshėm dhe gjithashtu duke pasur edhe mė shumė parasysh faktin se nėse do tė niseshim nga njė logjikė e tillė krishterimi ėshtė i pari besim i cili do tė duhej tė quhej terrorist duke i ditur gjithė ata shembuj tė mėsipėrm tė cilėt siē pamė edhe janė tė frymėzuar pa asnjė dyshim nga Bibla


    http://www.geocities.com/islamidhekr...terrorizmi.htm

    ------------------->
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  5. #5
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Zoti bashkėndjen me vuajtjen e viktimave tė terrorizmit dhe dhunės




    Nė aksionin terrorist nė SHBA para disa vitesh dhimbshėm humbėn jetėn qindra njerėz. Shumė nga ta kishin kryer punė dhe po ktheheshin nė shtėpitė e tyre me aeroplan. Shumė tė tjerė u gjendėn nė vendin e punės nė ndėrtesat qė u shkatėrruan. Tė tjerė rastėsisht u gjendėn nė rrugėt pėrreth. Secili nga ta fare pafajshėm u bė viktimė e njė akti mizor.

    Nė territoret e okupuara palestineze pothuajse ėshtė bėrė pėrditshmėri qė palestinezė tė pafajshėm, pėrfshirė edhe fėmijė, gra e pleqė tė vriten pa ndonjė pretekst tė qėndrueshėm. Qindra shtėpi sistematikisht shkatėrrohen nė vazhdimėsi.

    Nė rrugėt e Jeruzalemit apo Tel-Avivit sulmuesit vetėvrasės marrin mizorisht jetėn e shumė tė pafajshmėve pėrfshirė gra, burra, fėmijė dhe pleq.

    Nė burgjet e Irakut tash vonė ndjenjat, dinjiteti dhe trupi i qindra irakienėve tė arrestuar u masakruan nė mėnyrėn mė tė turpshme duke u keqtrajtuar nė mėnyrat mė gjakpirėse. Luajtja me nderin, trupin dhe mendjen e tyre janė pėr tu tmerruar.

    E tėra kjo vie si mosrespektim i urdhėrit tė Allahut:

    “All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim” Kur’ani 16:90

    Nė tė gjitha kėto raste dhe tė gjitha tė tjera dinjiteti i pafajshėm njerėzor ėshtė rrėnuar nė mėnyrėn mė tė padrejtė. Allahu bashkėndjen vuajtjen dhe dhimbjen e tė gjithė kėtyre dhe i sihariēon kėta pėr vendosjen e drejtėsisė sė tij.

    “E Zoti yt, vėrtet do tė gjykojė mes tyre me drejtėsinė e Tij, e Ai ėshtė i gjithfuqishmi e i dijshmi.” 27:78

    Dhe nė Ditėn e madhe tė Gjykimit: “Sot shpėrblehet secili njeri me atė qė ka vepruar. Sot nuk ka padrejtėsi, All-llahu llogarit shpejt.” 40:17


    Pėr ata qė bėjnė vepra tė tilla Zoti thotė nė Kur’an:

    “E kur atyre u thuhet: “Mos bėni ē’rregullira nė tokė”! Ata thonė: “Ne jemi vetėm paqėsues!” A nuk janė vėrtet ata ē’rregulluesit?; Por nuk kuptojnė!” Kur’ani 2:190

    Sa mrekullueshėm i pėrshtatet kjo gjendjes sė sotme tė njerėzve qė bėjnė terrorizėm,dhunė dhe ērregullime nė Tokė. Vėrejeni me vėmendje fjalorin e secilit qė ka kryer aksione tė tilla dhune dhe terrorizmi. Tek secili prej tyre, qofshin ata nga cilido vend i Lindjes sė Afėrt, Irakut ,SHBA-ve apo ngado tjetėr, arsyetimi i tyre ėshtė se po vendosin paqe nė Tokė, ndėrsa ėshtė mjaft evidente se me aksionet e tyre rrėnojnė jetėrat e mijėra njerėzve duke i vrarė ata, duke i dhunuar fizikisht dhe shpirėtirisht, duke e shkatėrruar jetėn e milionave dhe duke e shėndėrruar Tokėn e dhėnė dhuratė nga Perėndia nė njė mizerie tmerri.

    Siē kemi parė edhe mė herėt Islami jo vetėm qė nuk frymėzon aksione tė tilla terrorizmi por ai i sanksionon ato nė mėnyrėn mė tė ashpėr.

    “… kush mbyt njė njeri, pa mbytur ai ndonjė tjatėr dhe pa bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit” Kur’ani 5:32

    Lavdi Allahut pėr udhėzime e tij tė shkėlqyeshme qė nuk lėnė vend pėr asnjė fije dyshimi.

    “Kjo ėshtė rruga e Zotit tėnd, ėshtė e drejtė, Ne shpjeguam argumentet pėr njerėz qė pėrkujtojnė” Kur'ani 6:126

    Rruga tė cilėn Ai e ka bėrė tė njohur ėshtė shumė e qartė. Nė ēfarėdo aspekti “ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota” Kur'ani 2:256

    Janė pikėrisht njerėzit tė cilėt bėjnė veprat e dhunshme terrorizuese tė pėrmendura mė sipėr, pėr tė cilėt vlen ajeti 33 nga surja 5:


    “Dėnimi i atyre qė luftojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, nuk ėshtė vetėm se tė mbyten ose tė gozhdohen, ose t'u priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo ėshtė poshtėrim pėr ta nė dynja, dhe nė botėn tjetėr ata do tė kenė dėnim tė madh.” Kur'ani 5:33


    Sikur tė funksiononte ligji dhe drejtėsia e Allahut tė gjithė ata njerėz qė marrin jetėra tė pafajshme dhe qė bėjnė miliona tė tjerė tė vuajnė nė mėnyra tė ndryshme, nė mėnyrė meritore do tė dėnoheshin me tė gjitha ato ndėshkime qė pėrmenden mė sipėr, ndėrsa nė Ditėn e Gjykimit poashtu i pret drejtėsia e Allahut.

    Prandaj tė thuhet se aksione tė tilla terrorizmi frymėzohen nga Kur’ani apo Islami ėshtė hiq mė shumė se denigrim i ulėt dhe total i logjikės dhe i tė sė vėrtetės.



    Pėrfundim




    Si pėrfundim mund tė themi se:

    Ėshtė shumė e pasinqertė njollosja e Islamit me nofka terrorizmi dhe dhune vetėm pse disa nga ata qė e quajnė veten muslimanė kanė bėrė ndonjė aksion tė tillė, pėr arsyen e thjeshtė se Kur’ani nė njė mori rastesh i kundėrvihet fuqishėm aksioneve tė tilla, qofshin kėto sulme vetėvrasėse, hedhje nė ajėr e ndėrtesave, vendosje e bombave apo ēfarėdo forme tjetėr. (Kur’ani 5:32, 4:29, 6:151, 17:33)

    Jo vetėm qė aksionet e tilla nuk janė tė frymėzuara nga Islami dhe Kur’ani por ato janė thelbėsisht tė dėnuara dhe tė sanksionuara nė Kur’an nga Allahu. Sipas Kur’anit njerėzit qė krijojnė ērregullira tė tilla nė Tokė i pret denim i dhembshėm nė kėtė botė nė pajtim me ligjin e Perėndise, dhe gjithashtu ndėshkim meritor nė Ditėn e Gjykimit. (Kur’ani 5:33)

    Jo tė gjithė kryesit e terrorizmit dhe dhunės janė me prapavijė muslimane (formale). Numri i personave qė kanė kryer terror dhe dhunė gjatė gjithė historisė e edhe sot e tė cilėt vijnė nga provinienca kristiane i tejkalon pjesėtarėt e ēfarėdo pėrkatėsie tjetėr (formale) fetare.

    Ajetet Kur’anore (9:5, 5:33, 9:29 etj) qė pėrdoren nga shumė misionarė tė krishterė pėr tė arsyetuar barazimin e Islamit me Terrorizėm nga ta, janė nxjerrje nga konteksti historik, nga konteksti i gjithėmbarshėm i sures dhe janė tė komentuar skajshmėrisht nė mėnyrė denigruese, urrejtėse dhe jologjike.

    Pėrkundėr Kur’anit qė e mohon dhe e dėnon dhunėn, nė Bibėl me apo pa qėllim janė ngėrthyer rrėfime sipas tė cilave Zoti Biblik jo vetėm qė favorizon vrasjen e burrave, grave dhe fėmijėve tė pafajshėm por e urdhėron kategorikisht njė gjė tė tillė. Kjo shihet nė Bibėl nė njė mori rastesh. (Dalja 17:13, Dalja 32:27, Numrat 21:35, Numrat 31:9)

    Megjithė kėtė muslimanėt e udhėzuar nga Kur’ani nuk pėrdorin terme si ‘terrorizėm kristian’ apo ndonjė ofendim tjetėr pėr pjesėtarėt e ndonjė besimi religjioz sepse tė udhėzuar sipas shembullit tė Muhamedit muslimanėt e respektojnė besimin e tjetrit. Rastet e inspirimit tė terrorizmit dhe dhunės nga Bibla ua lėnė vetė kristianėve dhe judenjėve qė ti zgjedhin, ndėrsa pėr vete mbajnė besimin se Zoti kurrė nuk do tė mund tė frymėzonte gjėra tė tilla tė tmerrshme, porse kėto tregime janė inkorporuar nga njerėzit nė Bibėl dhe nuk janė assesi Fjalė tė Perėndisė.

    Dhe pėr fund; Njerėzimi do tė mund tė jetonte njė jetė paqėsore midis veti dhe me Zotin po ti pėrmbahej fjalės sė Allahut nė Kur’an: ”All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim” Kur'ani 16:90



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] De Lacy O'Leary, Islam at the Crossroads (London, 1923), p. 8

    [2] Cituar sipas The Religious Tolerance nė “VERBAL ATTACKS ON MUSLIMS BYraham, Buckley, Hinn, Falwell, Robertson, Swaggart & Baldwin” tek adresa http://www.religioustolerance.org/reac_ter18b.htm

    [3] Dan Barker nė “Christian Terrorism In Oklahoma City” , Freethought Today May 1995

    [4] Adolph Hitler, nė njė fjalim mbajtur mė 12 Prill 1922 publikuar nė "My New Order" cituar nė "Freethought Today" April 1990


    http://www.geocities.com/islamidhekr...terrorizmi.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EverlastinG : 02-08-2004 mė 09:43
    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  4. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •