Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14

Tema: Kujtim Laro

  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    38
    Postime
    6,849

    Kujtim Laro

    Kujtim Laro, njeriu qė bėri histori nė muzikėn e filmit shqiptar


    A. Mile

    Muzika e tij nuk pėrbėhej vetėm nga nota. Ajo ishte dhimbje, valė deti, njė iso e gjatė e kėnduar nga burrat e jugut. Kolegėt e tij e quajtėn Enio Moricone, kompozitorin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave nė gjininė e muzikės sė filmit, tė papėrsėritshėm, njė gjenialitet i prerė nė mes. Duke gdhirė e mėrkurė, zemra e kompozitorit dhe Artistit tė Merituar, Kujtim Laro, pushoi sė rrahuri. Ishte 57 vjeē, kishte edhe shumė vite tė tjerė pėr tė jetuar, por jeta vėrtet qenka e ēuditshme, tė pret nė besė atėherė kur nuk e mendon. Kujtim Laro lindi nė qytetin bregdetar tė Vlorės nė 8 maj tė vitit 1947. Bregdeti i Jonit, polifonitė dhe elegjitė e jugut, ishin frymėzimi i tij, andaj edhe muzika e tij tingėllonte aq ėmbėl, aq shqip. Studimet e larta, ai i kreu nė Institutin e Lartė tė Arteve, ku u diplomua nė vitin 1970. Mė pas ai do tė punonte, pranė Akademisė sė Arteve, pėr vite tė tėra si pedagog nė degėn e kompozicionit. Gjithashtu pėr disa vjet ai ka punuar si drejtor artistik pranė Shtėpisė Qendrore tė Ushtrisė. Edhe pse i ka lėvruar tė gjitha gjinitė muzikore, mė tė dashurat pėr tė kanė qenė muzika e filmit dhe kėnga. Firmėn e tij mbajnė kolonat zanore tė rreth 30 filmave tė njohur artistikė, si “I teti nė bronx”, “Nė fillim tė verės”, “Lulėkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nėntori i dytė”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netėve tė gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogėl Velo”, “Fletė tė bardha”, etj.
    Gjatė karrierės sė tij, ka bashkėpunuar me regjisorėt mė tė mirė shqiptarė, si Viktor Gjika, Dhimitėr Anagnosti, Mevlan Shanaj, etj. dhe tė gjithė ndihen tė nderuar prej kėtij bashkėpunimi dhe tė ngushėlluar prej faktit qė muzika e tij do tė mbetet e gjallė nė filmat e tyre. Krijimtarinė e tij nė kėtė gjini e ka nisur me filmin “I teti nė bronx” dhe e mbylli me kolonėn zanore tė filmit “Lule tė kuqe, lule tė zeza”, tė shfaqur vetėm pak muaj mė parė nė kinematė e kryeqytetit dhe qė u quajt prej kolegėve tė tij, si “kėnga e fundit e mjelmės”.
    Pėr drejtorin e Teatrit tė Operės dhe Baletit, Zhani Ciko, muzika e krijuar prej Kujtim Laros, ėshtė nė mėnyrė tė padiskutueshme mė e mira nė llojin e vet. “Ndihemi tė nderuar kur filmat tanė shkojnė jashtė kufijve. Pavarėsisht cilėsisė kinematografike tė filmit, muzika e krijuar nga Kujtimi ėshtė nė nivelet botėrore, pėrsa i pėrket ndjeshmėrisė, ngjyrės dhe emocionit qė pėrcjell”, - thotė Ciko. Por Kujtim Laro ka qenė edhe njė kompozitor besnik festivalesh. Ndėr krijimet e para tė tij ka qenė kėnga “Buka e duarve tona”, njė bashkėpunim me poetin Xhevair Spahiu, e kėnduar nga Alida Isku dhe Ema Qazimi, e cila nė Festivalin e Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar, nė vitin 1976, ka fituar ēmimin e parė. Mė tej kanė vijuar tė tjera kėngė, si “Mirėmėngjes!”, kėnduar nga Irma Libohova, qė ka marrė ēmim tė dytė, kėngėn “Tė kisha pritur” kėnduar nga Adriana Ceka, e shumė tė tjera, pėr tė mbėrritur tek kėnga e mrekullueshme “Zhgėnjimi”, e kėnduar nė Festivalin e Kėngės nė RTSH tė vitit 1996, nga kėngėtarja Alma Bektashi.
    Nė festivalin e 41-tė, ai u nderua me trofeun e kompozitorit mė tė mirė, ndėrsa nė vitin 2001, u nderua me ēmimin “Muza”, nė konkursin me tė njėjtin emėr, pėr muzikėn klasike. Edhe pse vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme, madje para 6 muajsh i ishte nėnshtruar edhe njė operacioni nė stomak, ai vazhdonte tė punonte. Mbi pentagram kanė mbetur ende punė tė papėrfunduara.
    Sipas drejtorit tė TOB-it, Zhani Ciko, sė bashku ata po punonin pėr tė vėnė nė skenė operėn “Njė vjeshtė me stuhi”, tė kompozuar nga Dhora Leka, gjatė viteve tė internimit tė saj. Kujtim Laro po punonte pėr orkestrimin e kėsaj vepre, por nuk arriti ta shihte nė skenėn e TOB-it, ku ishte parashikuar tė shfaqej pėr festat e Nėntorit. Pėr kontributin qė ka dhėnė pėr kulturėn shqiptare, kompozitori Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashėri” i klasit tė parė, megjithatė ėshtė fare pak pėr njeriun qė bėri histori nė muzikėn e filmit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2004
    Postime
    11
    E kam njohur Kujtimin personalisht!!!! NJERI I SHKELQYER!!!

  3. #3
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Nuk e kam njohur personalisht, por puna dhe veprat e tij, me kane bere ta njoh dhe ta vleresoj kete figure, me shume trishtim e mora ikjen e tij te pakthyeshme, vertet humbje....
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  4. #4
    Aurel. Maska e Il_principe86
    Anėtarėsuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Tiran.
    Mosha
    35
    Postime
    16
    Ai eshte me te vertet Moricone shqipetar, ai eshte i pazevendesueshem, ai eshte i pavdekshem, pavdekshmesia e tij eshte e shprehur ne muziken qe ai ka kompozuar, une kam pas nderin e madh qe te luaj pjeset e tij "Ne fillim te veres" dhe "Liri a vdekje" ose valle ilire, me orkestren e akdemis se ateve koncertin e dhame para pak ditesh ne nder te ketij kompozotori te madh qe ka per te qendruar gjithmon ne zemrat tona.

  5. #5

    Pėr: Kujtim Laro

    Nje dedikim i duhur krijmtarise se Kujtim Laros, sonte ne programin "100 vjet muzike". Per krijuesin e kolonave shume te bukura zanore te filmave qe kane spikatur ne historine e artit shqiptar duke zene nje vend te paperseritshem ne kete zhaner. Por edhe shume kenge te muzikes se lehte qe u sollen ne kete mbremje si "Vala dhe shkembi", "Ne cdo zemer nje here troket", "Kur zemrat trokasin si nje zemer" etj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,422

    Pėr: Kujtim Laro

    Respekte per jeten dhe vepren e tij.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,468

    Pėr: Kujtim Laro

    Nje krijimtari e magjishme , mbreselenese ! E bukur ne cdo detaj , e madherishme ne cdo tingull ! Te pandashme kolonat zanore nga muzika e lehte !

    Mirenjohje & Respekt per gjithe mrekulline qe na ka dhuruar me artin e tij !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,261

    Pėr: Kujtim Laro

    Vetem mirenjohje per ate artist te madh te muzikes dhe kenges shqiptare!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,468

    Pėr: Kujtim Laro

    Linku i Spektaklit Televiziv : Nata "In memoriam Kujtim Laro & Kastriot Gjini"

    100 Vjet Muzike - TV KLAN

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=5615#

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,468

    Pėr: Kujtim Laro

    Nje nga kenget e bukura te Kujtim Laros !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-01-2013 mė 13:52

  11. #11
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,662

    Pėr: Kujtim Laro

    e kam pelqyer dikur kur isha e vogel, dhe akoma vazhdoj ta pelqej. Muzika eshte e mrekullueshme, po dhe teksti eshte shume i bukur.

    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,468

    Pėr: Kujtim Laro

    edhe mua me pelqen " Vala dhe Shkembi ". Nje trio fantastike krijuese Kujtim Laro - Zhuljana Jorganxhi - Frederik Ndoci !

    E risjelle mjaft bukur me nje orkestracion te ri . Nder te paktat qe risjellja ne kohe ja shton edhe me shume vlerat.

    Te mrekullueshme te dyja orkestracionet si i 1989 dhe ky i 2013 .


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2013 mė 13:35

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,468

    Pėr: Kujtim Laro

    Per mua PERLA e krijimtarise ne Muziken e Lehte e KUJTIM LARO-s eshte " Ne cdo zemer njehere troket "


  14. #14
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,662

    Pėr: Kujtim Laro

    Sirena flmd qe e solle dhe versionin/orkestrimin e fundit. Meqe te kam pare qe je e apasionuar per muziken , e sidomos ato ' oldie but Goldie' te muzikes shqiptare, disa ikona qe sado vitet kalojne prape e ruajne ate magjine e tyre. Kam kohe qe e kerkoj nje kenge e se gjej dot. Mbase me ndihmon ti meqe ke mjaft info mbi muziken sot atje. Versioni I vjeter qe kerkoj edhte nje kenge e Mira Koncit dhe Redon Makashit ( duet). Kenga quhet; ndoshta Ishte dashuri . Mbase ka ndonje remake? Apo ndonje kush e lexon kete, dhe e ka mp3 diku pls hidheni ne YouTube. Do ua dija per nder. Thank you
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Tema tė Ngjashme

  1. Nё kujtim tё Havzi Nelёs nё 75-vjetorin e lindjes sё tij
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-10-2011, 18:39
  2. Nė kujtim tė mikut tonė Halloween
    Nga Olimp nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 23:30
  3. Pėr kujtim tė H. Dalliut
    Nga i humburi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2006, 00:21
  4. Kujtim Hysenaj, kryetar i ri i SHISH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 20:30
  5. nje kujtim
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 17:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •