Tė mėrkurėn e shkuar nė Boston Mass, tė ShBA, vdiq Petraq Xhaēka, doktori i Shkencave Gjeologjike, njėri nga kuadrot qė shkriu tėrė energjitė e tij nė dobi tė kėrkimeve nė fushėn e naftės. Pėr kėtė ėshtė nderuar dy herė me ēmimin e Republikės dhe me shumė urdhra dhe medalje tė shquara. Ish lindur nė Tiranė mė 14 prill 1932. Studimet e larta i kreu nė Institutin e Naftės “Gubkin” tė Moskės, nė vitin 1959 dhe i pėrfundoi ato me diplomė tė shkėlqyer.
Varrimi i tė ndjerit bėhet sot, ditėn e shtunė, po nė Boston, ku prej mė se 12 vjetėsh ai kaloi me familjen e tij vitet e fundit tė jetės, nėn vuajtjet e njė sėmundje tė gjatė e tė rėndė.
Nė pauzat e rralla tė prehjes fizike, ai kohėt e fundit arriti tė shkruajė njė libėr me vlera tė jashtėzakonshme, pėrveē librave thellėsisht shkencorė qė pat hartuar dikur me dijet e tij tė vyera pėr studentėt e Gjeologjisė tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės.
Por kėtė radhė libri i tij kish karakter thellėsisht social dhe filozofik. Vepra e tij “Kalvari i njė intelektuali”, qė doli nga botimi kėto muaj, para se autori tė mbyllte sytė pėrgjithnjė, u bė njė nga gėzimet e tij mė tė mėdha. Lexues tė thjeshtė, tė rinj e tė vjetėr, kolegė naftėtarė e njerėz tė palidhur me historitė e naftės shqiptare, e pėrgėzonin pėr kėtė pasuri tė vyer qė ai u pėrkujdes tė linte pas. Kam bindje tė patundur, qė nė rast se jeta e shoqėrisė shqiptare nuk do tė ishte kaq e trazuar, libri do tė pėrbėnte njė ngjarje festive tė pėrmasave tė mėdha. Po e nėse nuk ndodhi kėshtu, kujtimet e Petraq Xhaēkės do tė jenė patjetėr njė referencė serioze pėr Kujtesėn Kombėtare.
Pa humbur pėr asnjė ēast vlerėn e kujtimeve individuale, kujtimet e inxhinier Xhaēkės, kanė njė forcė pėrgjithėsuese, qė e bėn pėrjetimin bindės dhe librin mjaft atraktiv. Hera herės, aty hasen paragrafė meditimesh, qė tė kujtojnė mjeshtrat qė kanė marrė si objekt studimi pasionin diktatorial tė mposhtjes tė karaktereve njerėzorė, siē ėshtė kryevepra e Sozhelnitcinit “Arqipelagu Gulag” e fokusuar mbi tė njėjtėn temė.
Pėrtej persekutimeve individuale, nė kujtesėn e shqiptarėve qė jetuan nė atdheun e tyre gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit qė shkoi, goditjet e regjimit komunist mbi nacionalistėt, deputetėt, ushtarakėt dhe mbi kuadrot e naftės, janė ato qė pėrmenden, kur dikush sot do qė tė japė historinė e represionit mė tė pėrmbledhur, nėpėrmjet majash.
Nė tė tilla morsa tė ēelikta u gjend papritur e pakujtuar Petraq Xhaēka, qė diku thotė se nė kėmbėt e tij “ēizmet e llastikut kanė ndenjur mbathur dy herė mė shumė se kėpucėt”. Por… “kurrė nuk kisha ėndėrruar” – shkruan ai, - “tė mė vinte njė ēast qė tė shfaqja heroizmin tim. Nė botė rrojnė miliona, miliona dhe miliarda, qė nuk janė heronj dhe askush nuk ua kėrkon tė bėhen tė tillė. A nuk mund tė kisha tė drejtė dhe unė, tė mos isha i tillė? A nuk ka njeriu tė drejtė t’i kėrkojė qiellit dhe Zotit tė mos e verė nė njė provė kaq tė egėr, ku kėrkohet tė jesh ose hero, ose frikacak i poshtėruar?”
Pata nderin ta njoh z. Xhaēka, tridhjetė e ca vjet mė parė, qė kur jetonim e punonim bashkė nė Fier, qytet qė merrte njė rėndėsi jo aq pėr madhėsinė e tij, se sa pėr faktin qė nė tė ishin vendosur selitė e kompanisė gjigande shtetėrore tė nxjerrjes sė naftės. Industria e naftės ishte ndėrkohė shtylla e ekonomisė sė vendit tonė komunist. Unė punoja nė njė fushė tjetėr dhe jam ndodhur aty, kur tufani i persekutimit goditi me valė tė egra, tė njėpasnjėshme bashkėqytetarėt tanė qė merreshin me administratėn, kėrkimet dhe prodhimin e naftės. Njė njeri qė e ka ende tė gjallė sadopak stilin e jetesės nė vendet socialiste, do ta kuptojė mė lehtė, se si shtypi i kontrolluar partiak nuk mbulonte asnjėherė ngjarjet mė dramatike tė vendit. Tė gjithė dramėn e naftėtarėve, ne nė Fier atėhere, ne e morėm tė plotė nga tregimet gojore. Teknikė tė thjeshtė tė mikrofonave psh, apo punėtorė tė mirėmbajtjes tė apartamenteve tė qendrės, na e sollėn tė plotė edhe tė ndezur atmosferėn e arrestimit nė publik tė shefave tė industrisė sė naftės, vetėvrasjen e kreut tė partisė sė rrethit e plot ngjarje tė tjera qė pėrfundonin me vėnien nė pranga tė njerėzve tė rėndėsishėm tė qytetit. Unė kam ende para syve imazhin e grumbullimit tė familjarėve tė individėve tė arrestuar, prapa teatrit tonė e para hetuesisė sė qytetit. Atje pėrditė merreshin nė pyetje nėn tortura, njerėz me vlera intelektuale, figura publike, qė deri atė ditė ishin mjaft tė njohura pėr shpjegimet shkencore, dekorimet e bujshme dhe pėr intervistat qė jepnin nė tė vetmin kanal televiziv shtetėror.
Dhe nėpėr kėtė kalvar kaluan tok me Xhaēkėn, dhjetėra shkencėtarė tė mrekullueshėm si Enriko Veizi, Mynir Arapi, Tomi Kristo e plot tė tjerė, qė me djersėn, dijet dhe mundin, i siguruan vendit miliarda dollarė, njė oksigjen i domosdoshėm, pėr fat tė keq, pėr mushkėritė e diktaturės.
E ritakova dhe qėndrova afėr Petraqit nė vitet e ndenjes nė Amerikė. Me dhimbje e shihja se si sėmundja e kancerit tė prostatit ngadhnjente dita ditės mbi fizikun e tij, dikur tė mrekullueshėm. E ndoqa nga afėr procesin e mundimshėm tė shkrimit tė librit tė tij. Ndaj vdekja e kėtij martiri, mė prek sot pamasė e ndaj i gjithė filmi i jetės sė tij, zgjon tek unė njė pėrshtypje tė veēantė me pėrqasje kujtimesh mė tė gjalla se tek tė tjerėt. Nė librin e tij, qė nuk rri dot pa e pėrsėritur se ėshtė njė nga veprat mė tė bukura tė shkruar mbi persekutimet enveriane, pėrmblidhet shumė mė gjėrė e mė denjėsisht se sa nė kėto shėnime modeste, gjurma e paharruar e inxhinier Xhaēkės. E shėnimet e mia, nuk rrinė dot pa zgjatur dorėn edhe pėr njė citim tė vyer, nga tė shumtit qė has nėpėr kujtimet e tij… Ėshtė njė ēast kur katėr vetė njėherėsh, e torturojnė:
“Ata mė godisnin me aq tėrbim, sa unė vura re i tmerruar se ata mė urrenin. Unė kisha dėgjuar qė njerėzit torturohen, por mendoja se ata qė bėjnė kėtė gjė, e bėjnė thjesht se ajo ėshtė puna e tyre, si puna e atyre qė rrahin lėkurėt, dyshekėt apo misrin nė vrah. Mirė, le ta bėnin punėn, po pėrse mė urrenin?! Mua nuk mė hiqej dot nga mendja se ata e dinin fare mirė qė unė isha i pafajshėm!”
Vite mė vonė Gjykata e Lartė e rishikoi procesin dhe Petraq Xhaēkės dhe Enriko Veizit u dha pafajėsinė e plotė.
Tani, edhe Petraqi. Tani qė tė dy kanė vdekur. Vdiqėn para kohe dhe ne nuk do tė rreshtim sė kujtuari ata. Me dhimbje. Me respekt. Me krenarinė, se kėta njerėz me aq vlera, ne i kemi patur miq dhe i kemi dashur.