Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Bukoshi akuzon qeverinë për korrupsion dhe struktura mafioze

    Hajde , hajde moj kurqyshe rras me grushta e shty me gishta thot populli!



    Bukoshi akuzon qeverinë për korrupsion dhe struktura mafioze


    PRISHTINE (31 Korrik) - Ish kryeministri kosovar Bujar Bukoshi akuzon ashpër qeverinë aktuale të Kosovës. Sipas Bukoshit, qeveria e tanishme është e korruptuar. "Qeveria jonë bazohet në struktura mafioze", ka deklaruar Bukoshi në një intervistë dhënë numrin e fundit te të përjavshmes gjermane "Der Spigel". Bukoshi tha se të gjitha partitë e mëdha në qeveri, përfshirë edhe atë të presidentit Ibrahim Rugova, (Lidhja Demokratike e Kosovës) LDK, kanë një strukturë të korruptuar që manipulon konkurset dhe privatizimet. Der Spigel e ka shpërndarë sot lajmin një ditë përpara daljes në treg. "Kur një ministër punëson 200 persona të familjes së tij në aparatin shtetëror, në këtë mënyrë ata i garantojnë elektoratin", ka thënë Bukoshi, sipas të cilit qeveria është e përfshirë edhe në kontrabandën e naftës. "Nëse drejtësia do të funksiononte, pjesa më e madhe e ministrave dhe funksionarëve duhet të jepnin dorëheqjen", tha Bukoshi, një prej themeluesve të LDK-së, aktualisht lider i "Partisë së re të Kosovës". ro/ro (BalkanWeb)

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bukoshi eshte njeriu i fundit qe duhet te akuzoje qeverine per punen e saj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haha bash bukoshi ka te drejt ta kretikoi diken kur dihet se qfar ka ber ai mafioz e keqperdorues i fondit te repuplikes te Kosoves qe jo rastesisht populli e njef si fondi i bukoshit per 10 vite me radh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pune e njohur kjo tek ne,
    Mafioze akuzojne mafioze tjere.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bukoshi ; Qeveria e tashme e Kosovës është e bazuar në struktura mafioze
    Bukoshi, sipas agjencive, në këtë intervistë ka akuzar për korrupsion të gjitha partitë qeveritare, përfshirë edhe atë të kryetarit Rugova, të cilat, sipas tij, manipulojnë me tenderat dhe privatizimin".
    Nëse ne do të kishim një system funksional të drejtësisë, shumica e këtyre ministrave dhe zyrtarëve do të duhej të jepnin dorëheqje, citojnë agjencitë e lajmeve intervistën e Bukoshit.

    Ndaj kritikave të kryetarit të Partisë së Re të Kosovës, Bujar Bukoshit dje reaguan ashpër, Ibrahim Shala, këshilltari i kryeministrit Bajram Rexhepi si dhe ministri Jakup Krasniqi, të cilët këto kritika i cilësuan si propagandë në prag të zgjedhjeve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Qeveria e Kosovës rreth kritikave të Bukoshit

    “Akuzat bëhen për qëllime politike në prag zgjedhjeve”

    "Cdo akuzë në shtetin demokratik duhet të argumentohet, ndërsa në aspektin politik më se pakti ka të drejtë të flasë zoti Bukoshi. Ai vetë ka qenë një kryeminister në ekzil dhe dihet se si ai i ka përfunduar llogaritë e vetë si kryeministër i Kosovës, tha Ibrahim Shala, këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi

    Akuzat e kryetarit të Partisë së Re Demokratike të Kosovës, Bujar Bukoshi, se Kosova po udhëhiqet nga strukturat mafioze qeverisëse janë të motivuara politikisht, tha Ibrahim Shala, këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi. Reagimet e këshilltarit të Qeverisë së Kosovës erdhën pas intervistës që zoti Bukoshi i ka dhënë revistës së përjavshme gjermane “Der Spigel”, në numrin që pritet të dalë në treg të hënën. Në këtë intervistë zoti Bukoshi kritikon ministritë e Kosovës pasi në to "është duke mbizotëruar ekonomia familiare, dhe po që se do të funksiononin ligjet dhe shteti i së drejtës shumica e funksionarëve dhe ministrave do të duhej të jepnin dorëheqje".

    Por, zoti Shala tha se derisa këto akuza nuk kanë bazë mbesin vetëm propogandë për arsye se tani jemi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet që do të mbahen më 23 tetor në Kosovë.

    "Cdo akuzë në shtetin demokratik duhet të argumentohet, ndërsa në aspektin politik më se pakti ka të drejtë të flasë zoti Bukoshi. Ai vetë ka qenë një kryeminister në ekzil dhe dihet se si ai i ka përfunduar llogaritë e vetë si kryeministër i Kosovës. Por megjithatë nuk duhet të merremi personalisht më rastin e tij dhe kohën e tij pasi dihet se akuzat e tij janë të motivuara politikish. Për më tepër tash dihet se jemi në prag të fushates dhe derisa akuzat nuk janë të argumetuara dhe nuk kanë bazë mbesin vetëm propogandë”, tha Shala, për "Evropa e Lirë".

    Ndërsa sa i përket akuzës tjetër se në ministritë e Kosovës janë të përfshirë edhe 200 të afërm të ministrave, zoti Shala e mohon këtë duke thënë se në ministri njerëzit janë të punësuar në bazë të aftësive të tyre.

    "Në parim cdokund lidhjet familiare duhet të jenë të dënueshme dhe nuk duhet të plotësohen ministritë me familiarizëm, por më ekspertë dhe njerëz të aftë që mund t'i kryejnë detyra sipas ligjit. Nëse njerëz të afërm apo të njohur me njëri-tjetrin punësohen kjo nuk duhet të jetë dukuri. Por nëse ka dështime në këtë drejtim ne pajtohemi se kjo dukuri duhet të luftohet. Por nuk jam i bindur se ajo është në atë masë sic thotë zoti Bukoshi. Kosova është një sistem i vogël dy milionësh, përafërsisht është sa një lagje e Romes apo e Parisit, ndaj shpesh është koincidencë që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin", thotë Shala.

    Ndërkohë, edhe Jakup Krasniqi, ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës, kritikat e zotit Bukoshi drejtuar klasës se sotme politike kosovare i quan të pabaza.

    "Në rend të parë Bukoshi e di vetë si ka udhëhequr si kryeminister i Kosovës jashtë Kosovës dhe mendoj se ai nuk ka argument, por është bërë një praktikë e akuzave shumë të pa baza", tha zoti Krasniqi për "Evropa e Lirë", duke shtuar se në ministrinë të cilën e udhëheq ai, janë të inkuadruar kryesisht kuadro që janë të shkolluar dhe të përgatitur për të udhëhequr institucionet e Kosovës.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Bukoshi kërkon largimin nga pushteti të pasardhësve të UÇK-së


    PRISHTINE (23 Gusht) - E ardhmja e qytetarëve të Kosovës varet prej largimit nga pushteti të pasardhësve të UÇK-së së shformuar, ka deklaruar ish kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi. Në intervistën për agjencinë austriake të lajmeve APA, ai ka theksuar se partitë në pushtet në Kosovë janë "kancer i vendit" sepse mbështetën në strukturat mafioze. Votuesit do të duhet që këta politikanë t'i dërgojnë në shtëpi jo me armë, por me votën e vet, ka rekomanduar Bukoshi, kryetar i Partisë së Re të Kosovës (PReK) e formuar në prill të vitit 2002, e cila është kandiduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Ai i ka akuzuar kryetarët e PDK dhe të AAK Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj për nepotizëm, duke thënë se nën udhëheqjen e tyre ministritë janë bërë ministri për punësimin e familjarëve të tyre. ro/ro (Balkanweb)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bukoshi po i akuzon te tjeret shifni se a ka hejn ma i madh se bukoshi:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 23-08-2004 më 11:29
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bukoshi i zhytur në krim kërkon të fshihet duke akuzuar të tjerët- (Koment i Kosovapress-it)







    Njeriu i njëmijë turpeve, njeriu i njëmijë dështimeve, njeriu simbol i mediokritetit politik sërishmi është bërë i zhurmshëm me zërin e tij të vogël, në skenën e madhe politike të Kosovës. Ky njeri është Bujar Bukoshi. I aftë për të bërë vetëm dëme kombetare paraqitet edhe tani me deklarata, ku njësoj si Koshtunica e Çoviqi kërkon largimin nga skena politike e Kosovës të ish drejtuesve të UÇK-së. Duke bërë këtë Bukoshi tregon se sa pak moral ka në karakterin e tij, sepse ishte UÇK-ja e cila ia bëri të mundur këtij mediokri politik që të mos mbetet tërë jetën azilant rrugëve të Perëndimit, por që të kthehet në Kosovë e të bëhet qytetar.

    Por njerëzit pamoral e dinjitet siq është Bujar Bukoshi nuk duan t’ia dijnë për gjëra të tilla. Ata janë të verbuar nga intatet e frustracionet për shkak të dështimeve të tyre jetësore e politike. I tillë është Bujar Bukoshi. I frustruar ngase historia e tij është një zero e madhe, i frustruar ngase e tashmja e tij është nje parti që nuk është më tepër se një çajtore politike, i frustruar se e ardhmja e tij politike është e vdekur. Por Bujar Bukoshi nuk është vetëm njeriu simbol i dështimit. Ai është edhe simbol i turpit në historinë më të re të Kosovës. Turpi i tij është privatizimi i fondit të Qeverisë së Kosovës në Ekzil, për të cilin herët a vonë drejtësia kosovare dhe ajo nderkombetare do ta thotë fjalën e saj.

    Duke akuzuar të tjerët për mafiozllëk Bukoshi harron se atij i takon merita për themelimin e traditës së korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike për interesa private e klanore. Bujar Bukoshi është babai i korrupsionit e keqpërdorimit në Kosovë. Këtë ai e di mirë, por që të fshihet fillon e hedhë baltë mbi të tjerët, duke vjedhur në këtë rast fjalorin e Koshtunicës dhe Çoviqit. Por turpi i tij nuk mbaron me kaq. Segmenti tjetër i këtij turpi ka të bëjë me luftën kur u vu në ballë të përpjekjeve për të përqarë UÇK-në, duke kryer në këtë mënyrë një shërbim ndaj Beogradit, i cili ua hapi dyert (kufinjt) njerëzve të tij të dyshimtë, që në emer të profesionalizmit të rremë donin ta minonin nga brenda strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por falë gjeturisë të atyre që drejtonin këtë strukturë ky plan mercenar e djallëzor i sponzuar nga Bukoshi dështoi. Për këtë qëllim antikombëtar Bukoshi ka shpenzuar 80. 000 000 DM dhe nuk ia ka arritur qëllimit. E tani çfarë kërkon?

    Dhe me të mbaruar luftën Bukoshi mediokër mblodhi paratë e vjedhura dhe erdhi në Kosovë për tu hedhur hi syve shqiptarëve përmes një organizate joqeveritare (UFORK) sa për të larë fytyrën e nxirë. Por edhe kësaj radhe dështoi, sepse të zezat e Bukoshit janë aq të shumta saqe është e pamundur ti fshehesh. Ato janë gjithandej, shihen natën e ditën nga qytetarët e Kosovës, që në zgjedhjet e kaluara i treguan këtij mediokri politik se ka qenë, është e do të jetë një hiq politik. Dhe duke e ndjerë vetën të tillë ai zëmrohet, bërtet , çirret, flet marrëzira me zërin e tij të vogël, shumë të vogël në skenën e madhe politike të Kosovës. Në fund këtij mediokri të politikës kosovare do ti bëjmë disa pyetje:

    Pse nuk ka treguar ku i ka lënë thasët me para për të grumbulluar dhe strehuar sejmenët e tij?

    Cilat biznese i drejton në Kosovë të krijuara me paratë e vjedhura nga emigrantët kosovarë në Perëndim për shumë vite me radhë?

    Përse nuk e ka bërë transparencën publike të kontonumrave në Gjermani, në Zvicër, Turqi e SHBA?

    Përse nuk e dorëzon pronësinë e “Dardania Bank” Qeverisë së Kosovës ne Tirane, por e ka privatizuar për intersa të veta?

    Sa supermarkete i posedon në Kosovë?

    Këto pyetje nuk sosin me kaq. Këto janë vetëm maja e ajsbergut të poshtërsive dhe krimit të Bujar Bukoshit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Xhavit Haliti fton Bujar Bukoshin në debat publik televiziv


    Prishtinë, 24 gusht (Kosovapress) Time: 17 : 50

    Lulzim Zeneli: Lidhja Demokratike e Kosovës bash hiq nuk i komenton deklaratat e Bujar Bukoshit.

    Xhavit Haliti: Unë e di që Bujar Bukoshi ka harxhuar rreth 80 milionë marka për ta ndarë UÇK-në, për ta shkatërruar Drejtorinë Politike dhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK dhe nuk ia ka arritur qëllimit.

    Bujar Dogolli: Ai është njeri ZHGL-e që nuk vlenë as t’i komentoj deklaratat e tij.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kur Bukoshi hip në ati, nuk i intereson sa është sahati- Shkruan Bedri HALIMI

    Opinionit kosovar, ndonëse i është i njohur emri i Bujar Bukoshit, megjithatë vlen për të përmendur në mënyrë telegrafike, kyqja e tij në LDK, futjen e tij në thes nga UDB-a, e pastaj emërimin e tij në mënyrë të rrufeshme si kryeministër i Kosovës në ekzil.

    Këto ditë në cilësinë e kryetarit të një partie me emrin PREK, ai nuk ngurroi që t’i sulmojë trashëgimtarët politik të luftës çlirimtare, se „E ardhmja e qytetarëve të Kosovës varet prej largimit nga pushteti të trashëgimtarëve politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“,i ka deklaruar Bujar Bukoshi kryetar i PREK-ut agjencisë austriake të lajmeve APA. Populli thotë hajni bërtet „kapeni hajnin“. Kësisoji mafiozi të akuzon për mafi në stilin mafioz.

    Për qëndrimet e Bukoshit antiUÇK, opinioni i gjerë ka pasur rastin të njihet edhe më parë, madje qysh gjatë luftës çlirimtare.Në këtë rast si shembull dotë sillnim vetëm një deklarim të tij, në një intervistë dhënë BBC-së, kur thotë „Nuk kemi njohuri për ekzistimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“ „Bota sot“, 2 nëntor 1996, ndërkohë që po ky njeri, disa vite më parë, madje në cilësisnë e kryeministrit të Kosovës nga Gjermania, ku qëndronte si azilant pati deklaruar se i ka të gatshëm 300.000 luftëtarë për ta filluar luftën në Kosovë.

    Bujar Bukoshi, po në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës vazhdimisht bënte thirrje për grumbullimin e 3% në popull, në emër të FONDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Pas luftës, më 25 mars 2000, e mbajti mbledhjen e fondeve, kurse më 27 prill të po atij viti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të bordit drejtues, pati mbajtur konferencë për shtyp me gazetarë, duke ua bërë me dije se „ditë më parë është themeluar Unioni i Fondeve për Republikën e Kosovës“. Ky union ishte themeluar nga fondet e Republikës së Kosovës, shumica e të cilave patën filluar të veprojnë në shtete të Perëndimit qysh në vitin 1991. Këto fonde, siç thoshte Bukoshi, ndihmuan popullin e Kosovës për të mbijetuar dhe kanë mbështetur fusha të veçanta të jetës, arsimin, informimin, rastet sociale, institucionet e Republikës së Kosovës etj. Fondet e Republikës së Kosovës janë themeluar dhe kanë vepruar si fonde humanitare dhe janë administruar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave në kohën kur ka vepruar Qeveria e Kosovës në ekzil.

    Gjithashtu, ai pati deklaruar se kemi zhvilluar disa herë konsultime edhe me komisionet dhe me kryetarët e fondeve në shtetet e Perëndimit. E tëra kjo pas luftës. Qëndrimet e të gjithëve nga këto takime ishin që të gjitha mjetet e fondeve të orientohen për ndihma në Kosovë nëpërmjet organeve të fondeve, ose nëpërmjet një organizimi të përbashkët, por fondi të administrohet nga ata që i kanë grumbulluar këto mjete. Po ashtu kemi zhvilluar konsultime edhe me organet ligjore të shteteve ku janë të regjistruara këto fonde, të cilat kërkojnë që fondet t’i orientojnë mjetet vetëm në kuadër të rregullave statutare dhe nuk lejojnë në asnjë mënyrë përdorimin e këtyre mjeteve për nevoja buxhetore, sepse këto mjete konsiderohen vetëm humanitare”.

    “Esenca e marrëveshjes së këtij unioni qëndron se të gjitha mjetet që disponojmë të orientohen në Kosovë për ndihma humanitare, për nevoja të rindërtimit të Kosovës dhe të zhvillimit ekonomik“. Më tej Bokoshi theksonte se fondi do të ndihmojë fëmijët e paprindër, familjet pa kushte për ekzistencë dhe familjet e mbetura pa kryefamiljarë dhe përkujdesje, ndihma invalidëve të luftës dhe familjeve të të burgosurve politikë, ndihma për rindërtimin e objekteve të banimit dhe të objekteve për përkujdesje kolektive, siç janë shkollat, çerdhet e fëmijëve, ambulancat etj. Edhe pse saktësisht nuk tregoi shumën e mjeteve të këtij fondi, ai prapëseprapë tha se mund të jenë 55-60 milionë DM.

    Kurse për fondin “Vendlindja thërret” z. Bukoshi pati thënë se „gjatë kohës së shpërthimit të konfliktit, e akuzonte në mënyrë shumë primitive fondin e Kosovës. Përmes këtij primitivizmi ka ardhur deri te një çrregullim“. Gjithashtu më tej thotë se në mënyrë konsekuente shuma të caktuara 1.1-1.2 milionë DM janë dërguar vetëm për arsim në Kosovë. Por, në disa vende për shkak të rrethanave të krijuara, nuk ka mundur të bëhet shpërndarja e mjeteve.

    Pra, UFORK-u ishte një shoqatë e re joqeveritare e themeluar nga mjetet e 3% që janë mbledhur në Perëndim për 10 vjet.

    Edhe pse këto mjete gjatë “qeverisjes së Bukoshit si kryeministër” quheshin “Buxheti i Republikës së Kosovës”, Bukoshi filloi detyrën e re me para të popullit.

    Natyrisht pakënaqësia nuk mund të mos jetë e theksuar te të gjithë ata njerëz që për dhjetë vjet rresht mjetet e tyre i kanë derdhur në këtë fond, në emër të Qeverisë së Kosovës, e jo në emër të ndonjë fondi humanitar, qoftë ai edhe për rindërtimin e Kosovës. S‘ka dyshim se ky ishte një vazhdim i manipulimit të Bukoshit me mjetet e popullit. Prandaj, deri kur duhet të lejohet ky njeri të manipulojë me djersën e popullit? Fondi për rindërtimin e Kosovës ishte një parullë joshëse për të vazhduar më lehtë me manipulime, ashtu siç ishte parulla e tij gjatë luftës “Gjithçka për pavarësinë e Kosovës”.

    Bukoshi pastaj fomoi parti me emrin PREK, por populli nuk ja dha votën dhe as që dot’ja jap, sepse deri më sot nuk e ka sqaruar popullin, se sa janë ato mjete, për çka janë grumbulluar ato dhe kush duhet të disponojë me to sot.

    1. Paratë nga Bukoshi u mblodhën në emër të Fondit të Republikës së Kosovës. Prandaj, pse dhe me cilën të drejtë, paratë e Fondit të Kosovës ai i bëri para të Fondeve humanitare?

    2. Kur janë mbledhur paratë në Perëndim, para autoriteteve të shteteve të atjeshme janë paraqitur si fonde humanitare, e jo fonde qeveritare. Kurse para popullit natyrisht si Fond i Kosovës. Pastaj, ndodhi e kundërta, para popullit i paraqiti si fonde humanitare, dhe si arsyetim e përdori gjoja se edhe para botës paskan obligim që të jenë humanitare!!! Po dje, para botës a nuk kishin obligim për t‘ua treguar të vërteten se si dhe me çfarë qëllimi mblidhej 3%-shi?

    3. Lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999, kurse UFORK-u i Bukoshit u themelua më 25 prill të vitit 2000! Çfarë misioni ka kryer pas luftës? A nuk kishte nevojë Kosova atëherë që të ndihmohej, kur sapo doli nga lufta e gjakosur e e plagosur? A nuk kishte nevojë ky popull që të ndihmohej para se të hynte në dimër? Pse u prit që të dalë pranvera për tu formuar ky fond humanitar? A nuk kishte deri tani fëmijë pa prindër, familje pa kushte për ekzistencë, invalid të luftës, pastaj objekte që kishin nevojë për ndërtim e riparim, shkolla, ambulanca, çerdhe etj, për të cilat më vonë thoshte vet ai se është formuar? Cila ishte arsyeja që nuk u ndihmua dje, dhe cila është arsyeja që të ndihmohej një vit pas luftës? Vërtet ndjenja humanitare e Bukoshit? Po këtë ndjenjë kaq humanitare që e kishte në pranverë, ku e pati vallë para se të hynte dimri dhe gjatë dimrit?

    Natyrisht se fondi apo fondet humanitare të Bukoshit ishin instrumente për manipulim me ndjenjat dhe fatin e njerëzve, mbi supet e të cilëve rëndon pesha e skamjes, e goditjes nga lufta. Madje, pikërisht këtë shtresë Bukoshi synon edhe tani ta bëjë për vete, duke u thënë: pse nuk na dëgjuat ne, pse nuk e dëgjuat Rugovën, po ta kishit dëgjuar atë dhe LDK-në, sot asnjë anëtarë nuk do ta kishit të vrarë, asnjë shtëpi nuk do ta kishit të djegur, asnjë njeri nuk do ta kishit të burgosur e të kindapuar, asnjë grua nuk do ta kishit të dhunuar, etj.

    Natyrisht që Serbia do të ishte këmbëkryq në Kosovë, duke e vazhduar në mënyrë të heshtur procesin e vdekjes së Kosovës. Kur prania serbe në Kosovë nuk e ka penguar Rugovën në Prishtinë, dhe atë bile duke qenë kryetar i Kosovës së okupuar, nuk e ka penguar as Bukoshin në Perëndim duke mbledhur 3%-shin në emër të Fondit të Kosovës. Prandaj, Bukoshi me fonde të UFORK-ut nuk e ndihmoi popullin, as fëmijët, as luftëtarët, as invalidët, sepse nuk e ndihmoi as luftën, as UÇK-në, por me UFORK-un e ndihmoi FARK-un! Por nuk dihet se a e ndihmoi FARK-un pas luftës sikur gjatë luftës, në emër të Fondit të Kosovës apo vazhdoi ta financojë, në emër të Fondit humanitar. Sidoqoftë, Bukoshi, UFORK-u dhe FARK-u, ishin një, e njëjta gjë. Sa të ekzistojë njëri, do të ekzistojë edhe tjetri. FARK-u dhe UFORK-u dështuan, kurse Bukoshi si themelues dhe financues i të dyjave me paratë e popullit, dështoi para dështimit të tyre. Këtë e tregon vetë numri i votave të fituara në zgjedhjet e fundit. Për këtë është shumë i vetëdijshëm se nuk do të kaloj më mirë as në këto zgjedhje të tetorit, prandaj edhe ka filluar t’i sulmojë trashëgimtarët politikë të UÇK-së, sepse ata e kanë penguar, edhe gjatë luftës, sepse po mos të luftonin ata, ky do të vazhdonte të mrizonte edhe sot nëpër perëndim me paratë e popullit, duke u thirrur si kryeministër i Kosovës. Prandaj, ka të drejtë të ankohet burri i botës, se të njëjtit njerëz që nuk e lanë të qetë dje gjatë luftës, nuk po e lënë të qetë as tani, sepse po mos të ishin këta, populli tani do ta votonte Bukoshin. Pra, kur Bukoshi hip në ati, nuk i intereson sa është sahati.

    Paratë e popullit, në kohën e paqes, përmes të ashtuquajturave fonde humanitare u keqpërdoren në emër të paqes (UFORK), kurse në kohën e luftës u keqpërdoren në emër të luftës (FARK).

    Por, kjo nuk është e tëra. Esenca e kësaj çështjeje ishte te deklarimi i Rugovës për t‘i hartuar listat e ushtarëve të LDK-së. Pra, esenca ishte për ta paguar tradhëtinë gjatë luftës, duke tentuar për të blerë ushtarë pas luftës. Po pse për të blerë ushtarë? Për ta mbuluar tradhtinë e mospjesëmarrjes, të mosfinancimit, bile edhe të pengimit të luftës. Për të paguar njerëz që do të shkruanin artikuj për dëshmorë të vrarë të UÇK-së, për ta dëshmuar kështu „përkrahjen“ dhe „pjesëmarrjen“ e anëtarëve të tyre në luftë.

    Dhe së fundi, esenca e UFORK-ut ishte që të blejnë edhe vota në popull, sidomos te njerëzit me gjendje të rëndë materiale, duke e akuzuar kështu për çdo gjë, jo Serbinë, por UÇK-në që e prishi „rehatinë“. Po ku ishin tani institucionalistët Rugova dhe Bukoshi? Si u bë që i shkelën institucionet e tyre për para? Dhe me paratë qeverisnin ata që i mblodhën paratë në popull! Po pse nuk u derdhen ato mjete në buxhetin e Kosovës, aq më tëpër kur këtë resor, edhe në Këshillin e Përkohshëm Administrativ të Kosovës e mbante LDK-ja? Foshnja Diturie Deliu nuk u ndihmua as me ilaçe elementare, dhe vdiq si anëtarja e vetme që i kishte mbetur familjes Deliu. Bukoshi me paratë e popullit nuk e ndihmoi as këtë foshnje, e as foshnjet e tjera gjatë dhe pas luftës, prandaj mund të merret me mend se çfarë ndihme do të japë tani. Po ku ta dish, ndoshta nuk kanë lejuar rregullat statutare që të ndihmohej lufta, sepse ato para në popull ishin mbledhur për paqe, e jo për luftë çlirimtare. Natyrisht për paqe nën robëri.

    Kur Bukoshi nuk e kishte formuar PReK-un, ua prekte xhepat dhe djersën e njerëzve, kurse tani pasi e formoi këtë parti prekëse me emrin PReK, populli më është bërë alergjik dhe nuk lejon deri në pafundësi që t’ia prek kush as ndjenjat e as djersën.

    Trashigimtarët politik të UÇK-së, nuk i do as Çoviqi, sepse nuk i ka dashur dje Milloshi, ashtu siç nuk i do Bukoshi, sepse nuk i ka dashur dje Rugova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi

    Xhavit Haliti: Unë e di që Bujar Bukoshi ka harxhuar rreth 80 milionë marka për ta ndarë UÇK-në, për ta shkatërruar Drejtorinë Politike dhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK dhe nuk ia ka arritur qëllimit.
    Eh, sikur vertete Bukoshi te kishte bere kete pune kombetare, qe te zhduk nga faqja e dheut ne ate kohe cetniket Shqip-foles qe qendronin gjoja pas nje Drejtorie Politike dhe Shtabi te Pergjithshem te UCK-se.

    Sa keq qe nuk ka bere kete gje, sepse tani I ka dhene rastin krye-kriminel Halitit shpif per shumat qe gjoja Bukoshi ka perdorur per zhdukjen e hordhive cetnike shqip-folese.

    Bujar Dogolli: Ai është njeri ZHGL-e që nuk vlenë as t’i komentoj deklaratat e tij.
    Po de po! I ka ardh mundesia edhe ketij cetnikut si Dugolli te drejtohet ne kete menyre mbi ish Kryeministrin e Kosoves.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    arb
    Te keti mendimi si ti jan edhe 7-8 milion shkie por kot se kot nuk mundet ta shkatrroni as Drejtorin Politike te UÇK_se as Shtabin e Pergjithshem te UÇK-se as me pare as me pushk e top, po sot Kosova mos u ardht merzi eshte e lire fal luftes qe bani populli shqiptar e organizimit te kesaj lufte qe e bane pikerisht Drejtorija Politike dhe Shtabi i Pergjithshem i UÇK-se dhe le ti del ne duel televiziv bukosh aga Zotri Xhavitit e ti shohim cila paskan te drejt .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    arb
    Qe se kush ishin miqet dhe aleatet e atyre qe ti i quan QETNIK ore shqipfoles po sa ka kuptim kjo qe Çlirimtaret e Kosoves ti quajsh qetnik kur e gjith bota e din qe UÇK-ja kunder qetnikve tu luftoi o i pa ftyr.
    --------------------


    "Lufta ime ne Kosove" - Bill Klinton - Nga kujtimet e ish Presidentit Amerikan te permbledhura në librin me titull "Jeta Ime", kapitulli i plote 52, "Mbi luften ne Kosove"


    Nga info@besiana.de Më 22.Aug.2004 22:44

    Klinton: Lufta ime ne Kosove


    Nga kujtimet e ish Presidentit Amerikan te permbledhura me titullin "Jeta Ime", po botojme te plote Kapitullin 52, "Mbi luften ne Kosove", qe fillon ne faqen 783. Bill Klinton rrefen per here te pare per publikun atmosferen, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake qe cuan ne fillimin e bombardimeve mbi ish Jugosllavi, me 24 mars 1999. Problemet e 11 javeve te luftes ajrore, dorezimi i Milloshevicit dhe pergatitja e hyrjes se trupave paqeruajtese ne Kosove

    Kur erdhi koha per t‘u kthyer, ne ishim duke hyre ne nje lufte tjeter Ballkanike. Kesaj here ne Kosove. Nje vit me pare serbet kishin filluar nje sulm kunder rebeleve shqiptare kosovare duke vrare shume njerez te pafajshem; kishte femije dhe gra qe i kishin djegur ne shtepite e tyre. Raundi i fundit i agresionit serb kishte ndezur shkendijen e nje eksodi te ri refugjatesh dhe kishte shtuar deshiren e shqiptareve kosovare per pavaresi. Vrasjet ishin shume te ngjashme me ditet e para te luftes ne Bosnje, e cila ashtu si edhe Kosova ishte ure lidhese e ndarjes qe egzistonte mes muslimaneve europiane dhe te krishtereve serbe ortodokse, nje vije ndarese pergjate se ciles kishte patur konflikte te herepas‘hershme prej gjashteqind vjetesh.

    Ne vitin 1974 Tito i kishte dhene autonomi Kosoves, duke i lejuar veteqeverisje dhe kontroll mbi shkollat. Ne 1989-en Milloshevici i hoqi Kosoves te drejten e autonomise. Qe prej kesaj kohe, tensioni kishte ardhur ne rritje derisa shpertheu me pas ne 1995-en kur Bosnja arriti pavaresine. Une isha i vendosur per te mos lejuar qe Kosova te behej nje Bosnje e dyte. Po kaq e vendosur ishte edhe Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright).

    Ne prill 1998 Kombet e Bashkuara kishin detyruar mbi serbet nje embargo armesh. Nderkohe Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj kishin vendosur mbi ta nje embargo ekonomike pasi kishin deshtuar t‘i jepnin fund armiqesise dhe nuk hynin ne dialog me shqiptaret kosovare. Nga mesi i qershorit, per te bere te mundur ndalimin e dhunes, NATO-ja kishte filluar te planifikonte nje numer mundesish per nderhyrje ushtarake. Teksa afrohej vera, Dik Hollbruk (Dick Holbrooke) ishte kthyer ne rajon per t‘u perpjekur te gjente nje zgjidhje diplomatike per kete konflikt.

    Nga mesi i korrikut forcat serbe sulmonin serish kosovare te armatosur dhe te paarmatosur, duke filluar keshtu nje vere sulmesh qe do te detyronte 300, 000 te tjere shqiptare kosovare qe te linin shtepite e tyre. Vone, ne shtator Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara aprovoi nje rezolute tjeter e cila kerkonte fundin e konfliktit dhe ne fund te muajit ne derguam edhe nje here Hollbruk-un (Holbrooke) ne Beograd qe te perpiqej te gjente gjuhen e arsyes me Milloshevic-in.

    Me 13 tetor NATO-ja kishte kercenuar te sulmonte Serbine brenda kater diteve ne rast se nuk respektoheshin rezolutat e Kombeve te Bashkuara. Sulmet ajrore u shtyne kur u pa se 4 mije oficere te forcave speciale Jugosllave ishin duke u terhequr nga Kosova. Per pak kohe gjerat u permiresuan por ne janar 1999 serbet filluan te vrisnin serish kosovare te pafajshem dhe keshtu sulmet ajrore dukeshin te pashmangshme. Ne vendosem te provonim diplomacine edhe njehere, por nuk kishim shume optimizem. Objektivat e paleve ishin shume larg njera tjetres.

    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja donin qe Kosova te gezonte autonomine politike qe kishte patur nen kushtetuten Jugosllave ndermjet viteve 1974 dhe 1989 derisa u‘a hoqi Milloshevic-i si dhe deshironim nje force paqeruajtese te drejtuar nga NATO-ja qe te garantonte paqen dhe sigurine e civileve kosovare duke perfshire ketu edhe minoritetin serb. Milloshevic-i deshironte ta mbante Kosoven nen kontroll dhe ishte kunder vendosjes atje te trupave te huaja ushtarake. Shqiptaret kosovare kerkonin pavaresi. Por ata ishin te ndare edhe mes tyre. Ibrahim Rugova, kreu i qeverise hije ishte nje burre i bute, i dalluar per mbajtjen gjithmone te nje shalli rreth qafes. Une isha i bindur qe me te mund te arrinim nje marreveshje paqeje, por nuk isha aq i sugurt per faktorin tjeter kryesore kosovare, Ushtrine Clirimtare Kosovare (UCK) te drejtuar nga nje i ri i quajtur Hashim Thaci. UCK-ja kerkonte pavaresi dhe e besonte se mund te ndeshej dhem per dhembe me ushtrine serbe.

    Palet u takuan ne Rambuje (Rambouillet) ne France, me 6 shkurt (1999) per te rene dakort mbi hollesite e nje marreveshjeje e cila do te rikthente autonomine, do te mbronte kosovaret nga shtypja me ane te nje operacioni te drejtuar nga NATO-ja, do te c‘armatoste UCK-ne, dhe te lejonte ushtrine serbe te vazhdonte te ruante kufirin. Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) dhe homologu i saj britanik Robin Kuk (Robin Cook) ngulen kembe agresivisht ne favor te kesaj politike. Pas nje jave bisedimesh te koordinuara nga Ambasadori Amerikan Kris Hill, (Chris Hill) dhe homologet e tij nga Bashkimi Europian dhe Rusia, Medlin (Madeleine) zbuluam se qendrimi yne kundershtohej nga te dyja palet: serbet nuk donin te binin dakord per vendosjen ne Kosove te nje force paqeruajtese te drejtuar nga NATO-ja, dhe kosovaret nuk donin te binin dakord per te pranuar autonomine ne rast se nuk merrnin garanci per mbajtjen e nje referendumi ku do te vendosnin per pavaresine. Dhe UCK-ja nuk ishte e kenaqur qe do t‘i duhej te c‘armatosej, pjeserisht per arsye se ata nuk ishin te sigurte se mund te mbeshteteshin ne forcat e NATO-s per t‘u siguruar mbrojtje. Grupi yne vendosi ta shkruante marreveshjen ne nje forme te tille qe ta vononte mbajtjen e referendumit por te mos e mohonte ate perfundimisht.

    Ne 23 shkurt, shqiptaret kosovare, perfshi ketu edhe Thacin, e pranuan marreveshjen ne parim, u kthyen ne shtepi per t‘ua shitur ate njerezve te tyre dhe ne mes te marsit udhetuan per ne Paris per te firmosur dokumentin e perfunduar. Serbet e bojkotuan ceremonine nderkohe qe 40 mije trupa serbe ishin grumbulluar perreth Kosoves dhe Milloshevic-i perseriti se ai nuk do te lejonte kurre vendosjen e trupave te huaja ne token Jugosllave. Une e dergova Dik Hollbruk-un (Dick Holbrooke) per ta takuar ate per here te fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta levizte nga vendi.

    Ne 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Javier Solana, me mbeshtetjen time te plote, i kerkoi Gjeneralit Uesli Klark (Ees Clark) te fillonte sulmet ajrore. Ne te njejten dite, me shumice votash 58- 41 Senati votoi per te mbeshtetur kete veprim. Ne fillim te muajit Dhoma e Perfaqesuesve kishte votuar 219 me 191 per te mbeshtetur dergimin e trupave amerikane ne Kosove ne rast se nenshkruhej marreveshja e paqes. Mes Republikaneve te njohur qe votuan ne favor te ketij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (Henry Hyde). Kur Kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet te ngrihet kunder Milloshevic-it dhe spastrimeve etnike une buzeqesha dhe thashe me vete ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) ne fund te fundit ishte diku brenda tij. (Shenim i perkthyesit: Dr. Jakyll eshte nje personazh letrar dhe ketu nenkupton anen pozitive te nje personi.)

    Ndersa shumica e Kongresit dhe te gjithe aleatet tane ne NATO mbeshtesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte ne te njejten linje. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara per t‘u takuar me Al Gore. Kur Al e njoftoi se nje sulm mbi Jugosllavine ishte i mundshem, Primakov urdheroi qe aeroplani i tij te kthehej mbrapsht drejt Moskes.

    Ne daten 24 (mars 1999) une i‘u drejtova popullit amerikan per t‘u treguar se cfare isha duke bere dhe aresyet pse po ndermerrja nje akt te tille. U shpjegova atyre se Milloshevic-i u kishte zhvatur kosovareve autonomine, duke u mohuar te drejtat e tyre te garantuara me kushtetute per te folur gjuhen e tyre, per te patur shkollat e tyre, dhe per t‘u veteqeverisur. Une i‘u pershkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civileve, djegien e fshatrave, debimin e njerezve nga shtepite e tyre, 60 mije vetem ne pese javet e fundit dhe gjithsej nje cerek milioni. Me ne fund une kisha mundesi t‘i vendosja ngjarjet aktuale ne kontekstin e luftrave qe Milloshevic-i kishte shpallur kunder Bosnjes dhe Kroacise, dhe ne ndikimin shkaterrues te vrasjeve te tij mbi te ardhmen e Europes.

    Fushata e bombardimeve kishte tre qellime: t‘i tregonte Milloshevic-it se ne e kishim seriozisht se do te ndalonim nje rradhe tjeter te spastrimit etnik, se do te shmangnim nje sulm akoma me te pergjakshem kunder civileve te pafajshem ne Kosove dhe se nese Milloshevic-i nuk do te dorezohej se shpejti ne do te demtonim seriozisht kapacitetin ushtarak te Serbise.

    Ate nate filluan sulmet ajrore. Ato do te zgjasnin per 11 jave nderkohe qe Milloshevic-i vazhdonte te vriste shqiptaret e Kosoves dhe te debonte rreth nje milion shqiptare prej shtepive te tyre. Bombat do te shkaktonin deme te medha mbi infrastrukturen ushtarake dhe ekonomike te Serbise. Fatkeqesisht ne disa raste ato do t‘u shmangeshin koordinatave te percaktuara dhe do te merrnin jeten e njerezve qe ne po perpiqeshim te mbronim.

    Disa njerez arsyetonin se qendrimi yne do te kishte qene me i justifikuar nese do te kishim derguar edhe trupa ushtarake nga toka. Por me kete argument kishte dy probleme. Se pari, derisa ushtaret te arrinin ne pozicionet e tyre, te mjaftueshem ne numer dhe me mbeshtetjen e duhur, serbet do te shkaktonin nje dem shume te madh. Se dyti, viktimat civile te nje fushate ushtarake ne toke do te kishin qene shume here me te medha sesa numri i viktimave si rezultat i bombave te pasakta. Une nuk u bashkova dot me argumentin se duhej te ndiqja nje kurs i cili do te merrte me shume jete amerikanesh, pa siguruar shume bindshem mundesine e nje fitoreje. Strategjia jone shpesh do te dyshohej, por ajo kurre nuk u braktis.

    Ne fund te muajit, kur bursa u mbyll per te paren here ne historine e saj me mbi 10 000 nga 3 200 kur une mora Presidencen, vendosa te beja nje interviste me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather. Pas nje diskutimi te gjere per Kosoven, Dan-i me pyeti se nese e prisja qe nje dite te behesha bashkeshorti i nje senatoreje te Shteteve te Bashkuara. Ne ate kohe shume zyrtare te Nee York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel) per t‘i kerkuar Hillary te konsideronte t‘i hynte gares. I thashe Rather se nuk e kasha idene se cfare ajo do te vendoste, por se nese do te kandidonte dhe do te fitonte "ajo do te ishte e mahnitshme".

    Ne prill ndersa ne kishim shtuar bombardimet ne qytetin e Beogradit duke goditur Ministrine e Brendshme, seline e televizionit shteteror Serb, shtepine e Milloshevic-it dhe ndertesen e partise se tij, konflikti ne Kosove u intensifikua. Ne gjithashtu shtuam jashtezakonisht mbeshtetjen financiare dhe prezencen me trupa ushtarake ne shtetet fqinje si Shqiperia dhe Maqedonia per t‘i ndihmuar ata te perballonin vrullin e madh te refugjateve. Nga fundi i muajit, kur Milloshevic-i nuk ishte perkulur ende, nga dy drejtime njekohesisht po vinin kundershtime ndaj politikes sone. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anetare te Kongresit mendonin se ishte koha per te derguar trupa nga toka, ndersa Dhoma e Perfaqesuesve votoi kunder dergimit te trupave pa aprovimin paraprak te Kongresit.

    Une besoja ende se fushata ajrore do te jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dergimin e trupave nga toka per aresye te ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtes. Ne 14 prill i telefonova Boris Yeltsin per t‘i kerkuar pjesemarrje me trupa ushtarake ne nje force paqeruajtese ashtu si edhe ne Bosnje. Shpresoja se nje prezence ruse do te ndihmonte te mbronte minoritetin serb dhe mund t‘i jepte Milloshevic-it nje mundesi per te shpetuar fytyren e tij per kundershtimet ndaj vendosjes se trupave te huaja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ketu mund ti lexoni te verteta mbi FARKU-un

    FARK-u fare nuk ka egzistuar nese dikush ndihet krenar ketu ne forum se ka qen FARK-ist ai separi duhet te mendoj a ka vepruar dikun, kush e ka udhehequr, ku eshte betuar dhe nen cilin betim ka hyre ne lufte nese ka luftu, por si ka mudesi te luftoj njeriu te nen komanden e nje ushtria qe fare nuk ka egzistuar!!!!!!!!??????????

    Ahmet Krasniqi pasi muar vendimin për formimin e Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, dhe dha urdhër për nxerrjen e organit të Ministrisë së Mbrojtjes. Drejtori i kësaj Qendre ushtaraku Rifat Haxhijaj i kreu me përpikëri detyrat dhe brenda një kohe të shkurtër e bëri të gatshëm nr 1 të organit të Ministrisë së Mbrojtjes’’Revistë ushtarake’’ për botim, por Qeveria e Bukoshit ndaloj daljen e saj nga shtypi. Numri i parë i kësaj reviste u botua disa ditë para se të vvritet Ahmet Krasniqi, ndërsa numri i dytë pas vrasjes së tij me urdhërin e Ahmet Krasniqit, pa dijën dhe pëlqimin e Bujar Bukoshit dhe me punën e palodhshme të Rifat Haxhiajt."


    Ahmet Krasniqi ishte vendosë si Ministër i Mbrojtjes pa autorizimin dhe nënshkrimin e Dr Bujar Bukoshit, ather Kryeministër i Qeverisë në egzil !


    Gjithë koha e veprimtarisë së FARK-ut , FARK-u ishe ilegale dhe i pa pranuar nga Qeveria e Bujar Bukoshit !!

    Ahmet Krasniqi në fund të gushtit 1998 ia shtroi me shkrim këto kërkesa Bujar Bukoshit : 1.Të finansohën Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës nga Fondi i Qeverisë sipas parallogarisë që i duhën për armatim, veshmbathje, dhe ushqim, të mbështetur në standarde ushtarake. 2. Të legalizohet Ministri i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, në organet përkatëse të Shqipërisë.3. Të bëhën ndryshime në Ministrinë e Informatave dhe në TV-në e Kosovës. 4. Të bëhën sqarime të nevojshme me përfaqësues të UÇK-së, për t’i bindur se është në të mirën e Kosovës rrespektimi i Marrëveshtjes së Osllos. 5. Po qe se përfaqësuesit e UÇK-së edhe mëtutje nuk e rrespektojnë Marrëveshtjen e Osllos, të dilet në opinion me sqarime të nevojshme për zbardhjen e kësaj Marrëveshtjeje.

    Përgjigjja ishte negative !!

    Ahmet Krasniqi pat paraqitur dorëheqje nga funksionet që i mbante njëherë në qershor 1998 dhe herën tjetër në gusht të vitit 1998 deri u vra në rrethana të paqarta !

    Edhe pse kishte vepruar në mënyrë të paligjshme Ahmet Krasniqi dhe FARK-u, ishte peticioni i Oficerve të prirë nga Xhafer Jashari dhe Halil Bicaj të cilët kërkonin largimin e Ahmet Krasniqit nga veprimet e tij aventureske !!

    Tash paramendoni …. Disa të mashtruar akuzojn forcat e UÇK-së në Kosovë se paskan qenë kundër bashkimit të faktorit Ushtarak të Kosovës !!!

    Shiqoni ku janë problemet … janë jasht Kosovës, janë në emigracion , janë te ata që nuk e kishin pa me sy luftën në Kosovë…. Po kanë qenë të involvuar në grabitjen e miliona Markave të mërgimtarve të dhëna për Drenicën dhe Luftës e saj !!




    KOHA DITORE, 25.01.1999.

    Nga intervista me kryeministrin e Republikes se Kosoves, Dr. Bujar Bukoshi


    BUJAR BUKOSHI: "KOSOVA KA VETEM NJE FORCE TE ARMATOSUR - KJO ESHTE UCK-JA"
    - A nuk eshte e vertete se ju jeni munduar ta minoni UCK-ne duke krijuar forca paralele si FARK-un?

    BUKOSHI: Une deshiroj qe rezistenca Mbreti shqiptare te jete gjitheperfshirese. Ndoshta nje numer jo i vogel njerezish, me te drejte, i jane futur luftes duke menduar se nuk ka rendesi nese behet ne emer te UCK-se apo qeverise apo, ne plan me te larte, te kombit. Ne fakt keshtu duhet te jete. Nuk e kuptoj se pse zgjerimi i pjesemarrjes shihet me dyshim apo e shqeteson ndokend, ky zgjerim vetem na ben me te forte dhe nuk i rrezikon punet e medha qe na presin. Kosova ka vetem nje force te armatosur. Kjo eshte UCK-ja. Nuk ka dhe nuk duhet te kete force te armatosur tjeter. Gjeja me pezmatuese e gjithe kesaj afere publicistike, per te cilen me duhet t'i kerkoj ndjese lexuesit per kohen qe po i marrim pa te drejte, eshte se behet barasvleresimi midis luftetareve te lirise, atyre qe gezojne mbeshtetjen e gjithe Mbreti shqiptar, dhe grupimeve te ndryshme qe dalin e flasin ne emer te tyre, duke u munduar ta instrumentalizojne luften vetembrojtese e te vene monopol mbi atdhedashurine. Une nuk dua t'i ngaterroj luftetaret e komandantet e tyre atdhetare e sakrifikues me publicistet, me konferencaxhinjte dhe deklaratashkruesit. E perseris, askush nuk mund te kete monopol mbi veprimtarine liridashese te UCK -se, sepse UCK ne Kosove eshte i gjithe Mbreti i Kosoves qe deshiron clirim: kjo gezon mbeshtetjen e plote te qeverise qe e drejton Bujar Bukoshi. Qeveria e Kosoves ka luftuar e do te luftoje qe opsionet qe ne mbrojme apo synojme t'i realizojme ta kene mbeshtetjen masive te Mbreti te Kosoves: ne kete aspekt eshte e rendesishme qe edhe lufta te jete lufte e gjithe kombit shqiptar per liri e pavaresi. Kjo lufte liridashese nuk ka vetem nje komponente te vetme, por shume, dhe si te tilla ato, si ne cdo vend tjeter ne bote, duhet te jene nen nje drejtim te unifikuar politik - pa tendenca monopolizuese. Sharjet dhe shpifjet jane tejet te demshme pikerisht ne keto momente vendimtare per Kosoven. Qeveria nuk mund te bashkohet kurrsesi me shpifjet. Veprimet e mia dhe te qeverise jane publike dhe krejtesisht te kontrollueshme.

    Beqe CUFAJ

    Kur është fjala për Bukoshin : Kjo vetëm dëshmon se FARK-u dhe Ahmet Krasniqi kanë qenë ilegal dhe të paligjshëm !!

    Kjo pjesë e intervistës në "Koha Ditore" nuk ka për qëllim të tregoj se Bukoshi është i mirë dhe patriot .... po të trgoj se Struktura rreth Ahmet Krasniqit dhe FARK-ut kanë qenë ilegale dhe të pa ligjshme dhe e pa njohur nga vet Bujar Bukoshi !!

    Kapitull tjetër do të jetë pastaj përgjegjsia e Bujar Bukoshit ndaj Kosovës , ndaj Drenicës, luftës... etj.

    Kjo pjesë e intervistës në "Koha Ditore" nuke qet patriot Bujar Bukoshin dhe nuk ja zvoglon përgjegjësit .... po jep një dëshmi se FARK-u ishe ilegal .... mafioz... dhe antikombëtar !!


    Ky distancim i Bujar Bukosit nga FARK-u kishte ardhur pas zbardhjes së inqizimeve nga CIA të bisedave të Bukoshit me ish Oficera të APJ-së dhe Sali Berishës rreth Grushtshtetit të 14 shtatorit 1998 .... Të cilen bised e komentoj edhe vet Bujar Bukoshi sivjet në gazetën ditore "Zëri" !!!

    KOINCIDENCA me "Sigurimin e Atdheut" !!

    Prap amerikanët në skenë CIA ... David Wentz lajmroi se shërbimi i sigurimit të LDK-së bashkpunon me shërbimin informativ Serb !!!

    LDK pastaj u distancue nga "Sigurimi i Atdheut" si ma parë nga FARK-u !!!!
    LDK sqaron se nuk ka lidhje me të ashtuquajturën organizatë "Sigurimi i atdheut" dhe me deklaratën e saj

    Prishtinë, 15 korrik - Kryesia e LDK-së me anë të një komunikate për opinion sqaron se nuk ka lidhje me të ashtuquajturën organizatë "Sigurimi i atdheut" dhe me deklaratat e saja.
    "LDK-ja nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturën organizatë 'Sgurimi i atdheut' dhe me deklaratën e saj të paradoditshme.
    Me këtë rast Kryesia e LDK-së bën të njohur faktin se i qëndron besnik traditës dhe kulturës tolerante, të kultivuar për më shumë se 15 vjet rresht.
    LDK-ja tash e sa kohë njihet si parti e vlerave tolerante dhe demokratike, andaj konsiderojmë se deklaratat e tilla, kanë për qëllim të njollosin emrin, imazhin dhe kulturën politike të LDK-së, kanë qëllim të caktuar politik dhe janë në funksion të proceseve destabilizuese, aq më tepër kur gjendemi në prag të zgjedhjeve nacionale.
    Kryesia e LDK-së kërkon nga organet e drejtësisë dhe të rendit që ta hetojnë sa më parë rastin e asaj deklarate dhe autorët e saj të sillen para organeve të drejtësisë. Njëkohësisht u bëjmë thirrje anëtarësisë, simpatizantëve të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e këtyre deklaratave tendencioze", thuhet në fund të kësaj komunikate të Kryesisë së LDK-së.





    Tre dosjet e tentim grushtshtetit me 14 shtator 1998 në Tiranë, disa nga të pandehurit janë vrarë, të tjerë janë bërë deputetë e ndonjë edhe President !!!!



    Dosja 1

    Të pandehurit e dosjes së parë të "14 Shtatorit" janë, Ekrem Spahia, Sali Shehu, Shemsi Premçi, Ilir Zhilla, Antoneta Malja, Frrok Gjini, Alfons Zeneli, Elvis Kamberi, Syl Lusha, Dritan Zhgjeçi, NN ish oficer i APJ-së (Armata Mbreti e Jugosllavisë), Edmond Ymeri, NN ish oficer i APJ-së (Armata Mbreti e Jugosllavisë).

    Dosja 2

    Dosja numër dy e "14 shtatorit" ka patur të pandehur, Qamil Biberaj, Avni Metalia, Cen Doçi, Gëzim Qordja, Ukë Çelkola, Bajram Martini, Ram Hidri, Kreshnik Gjyriçi, Muharrem Boshnjaku , NN ish oficer i APJ-së (Armata Mbreti e Jugosllavisë), Sokol Gashi, NN ish oficer i APJ-së (Armata Mbreti e Jugosllavisë)..

    Dosja 3

    Ndërsa grupi i tretë përbëhet nga të pandehurit, Sali Lusha, Izet Haxhia, Dem Dollapi, Kliton Dobrani dhe Myftar Lumneshi. Prokuroria i cilësoi më të rrezikshmit dhe drejtuesit e kryengritjes së armatosur
    Mbi ta rëndonte akuza e kryengritjes së armatosur, marrjes pjesë në miting të kundraligjshëm me qëllim përmbysjen rendit kushtetues me dhunë dhe dhunim i institucioneve të rëndësisë së veçantë. Më 13 dhe 14 shtator të vitit 1998, turma të irrituara u drejtuan për nga Kryeministria dhe e sulmuan atë. Turma hyri në godinën e Televizionit Shtetëror dhe mori në dorë drejtimin e tij. Askush nga demonstruesit nuk e kishte marrë parasysh ato ditë se organet e specializuara ishin duke i vëzhguar, ndërkohë që mediat elektronike i transmetuan drejtpërdrejt të gjitha zhvillimet.

    shqiptarija.net
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llapi
    ti si i semure qe je(apo i paguar mire)nuk ndalesh e nuk ndalesh me marrinat tuja

    Une nuk di me shume cka te shtoj
    perpos:
    JU LUMTE ZOTERI BUKOSHI

    Eshte koha dikush te flas hapur dhe drejt

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas Beq Llap Cufes..te cilin e furnizon KeXhebeja e Nano Klosit me Dosje te fresketa taze..

    "Ahmet Krasniqi pat paraqitur dorëheqje nga funksionet që i mbante njëherë në qershor 1998 dhe herën tjetër në gusht të vitit 1998 deri u vra në rrethana të paqarta ! "



    nuk eshte e paqart or Beq sepse krejt Kosova e din te verteten.

    Beqa e din besoj deklaraten e spiunit nderkombetar Milaim Zekes bere Mero Bazes kur i thote..
    -Mero te vras si Ahmet Krasniqin..

    Beq spiuni i sigurimit te kadri fecorr uDbes.. e din besoj se Hashim Thaqi ..spiuni i Ruc-Klosit e ka kercenuar Ahmet Krasniqin..

    -Kam me te vra si Shkaun o Ahmet Krasniqi..

    Ahmeti u vra ne Tirane kur KESHI i Nanos..Shiku i Klosit.. TV e Xhunges.. e ushtri e Mejdan Ruco Enverit ishin mobilizuar nen nje regjisure ekspertesh te asgjesonin Ministrin e Kosoves Ahmet Krasniqin..

    Rruges ju hoqen dritat.. Lagjes ju bllokuan rruget..bodigardet e Ahmetit u c'armatosen..etjetj..
    Dhe Fadil Kodra e Melaim Zeka me banden e caktuar nga Halit Klosi e vrane pabesisht Ahmetin sikurse vrane Drinin, Azemin, Xhemen etj..

    E keqja eshte se Bukoshi financoi Xhavit kriminelin me milionat eurot e 3% -shit te diaspores te ciles diaspore per 15 vjet rresht Xhaviti e Milaimi i kish fry ne vesh mos me ja pagu asnji dojcmark per 3% per Republik te Kosoves..

    Sigurisht Xhaviti e Milaimi me kompani donin qe Dojcmarkat e Diaspores te shkonin ne arken e PS-se qe kjo te ri-vinte edhe njiheri ne Pushtet e tja u kante nanen demokratve andej e ketej kufirit..

    Meqense ne Tirane PS erdhi ne Pushtet athere duhej vazhdue pjesa dyte e planit ..Te shpartallohej dhe LDK e Rugoves.."atij shpiunit qe nuk coj lula tek varri i Enverit..".

    Sot PS e Prishtines (PDK.AAK etj) me vrasje e mashtrime kerkon te likujdoje LDK-ne.

    BEq Cufa ky enverist- stalinist katundar i qelbur.. qe hyn e del ne Shik te Klosit.. fabrikon shpifjet e radhes..

    Kot e ka..se i njohim tash..

    LDK e vetme do e perballoj dhe pjesen e dyte te Revolucionit te Vonuar sepse revolucioni i vonuar pjesa e pare e rrezoj magarin Berish.. mirpo Kosova nuk eshte Lushnje e Vlore..e Tirane..

    Aty u ka has sharra ne gozhd kriminelave enverist..

    Me Vota populli Kosoves i tha JO Stalinit..Enverit..Nanos Finos Milaim Zekes, Nexhmijes Ramizit Mejdan Caush Klos Xhepaxhive..

    Edhe ket radhe do fitoj LDK per inat te Nanos e te Berish pabesit qe po i ve shkopij nen rrota Rugoves..

    Hajnat e Kosoves.. ne bir te minit do fyten..



    qashtu..

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e beki_pr
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Postime
    2
    Bravooo brari plotsisht e drejt ...pajtohem me ty ne gjdo aspekt ...vetem para..

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTP
    Si te smuti si te shendoshi e verteta dhemb a ? ose te pakten te djeg e ty te paska dieg pak a?


    Brari

    E paske perzie krejt e paske ba siq themi ne drith e miell bashk ska njeri qe te kupton


    tung tung dhe pa nervoz ju lutem
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llapi
    dhimbjen qe e shpreh ti(me gjithe keto faqe rrena e shkronja te medha)flasin nje doze me te madhe se dy rreshtat e mi.

    Une,urova dhe uroj Zoteri Bukoshin per arsyen qe foli,e ceku ku qendron problemi i Kosoves,e ju,vazhdoni me rrena se u kenaqet tu ja ba qejfin veti.

    Populli nuk ha bar
    kot e ke



Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rishfaqen armët dhe maskat në Kosovë, Thaçi akuzon qeverinë
    Nga teksaskosova në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •