Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Varferia ne Shqiperi detyron njerez te pafajshem ne vetvrasje

    "Burri m'u vetėvar nga varfėria"
    Gruaja e viktimės: Nuk pėrballojmė dot borxhet



    Zylyftar Plaku


    BERAT

    Varfėria dhe papunėsia ma mori burrin nė qafė". Kėshtu e ka nisur bisedėn e saj nėna e tre fėmijėve, Mimoza, burri i sė cilės u nda nga jeta tri ditė mė pare, duke u vetėvarur nė njė degė ulliri pranė shtėpisė sė tij. Tashmė gruaja 37-vjeēare detyrohet qė tė punojė dhe tė rrisė tri fėmijėt qė i mbetėn jetimė. 44- vjeēari Hajredin Haska, qė i dha fund jetės me vetėvarje, ka lėnė prapa dy vajza, Mariglenėn 16 vjeē, Suelėn 13 vjeē dhe djalin 11-vjeēar Ervinin. Nė njė intervistė pėr Gazetėn gruaja e viktimės rrėfen shkaqet qė e ēuan tė shoqin drejt vetėflijimit.

    Ku ishit ju kur ndodhi kjo?
    Askujt nuk i shkonte nėpėr mend se mund ta bėnte njė gjė tė tillė. Ishte darkė dhe ai doli rreth shtėpisė, siē dalim nga kopshti, se ėshtė edhe freskėt nė darkė. Kishte ikur andej nga ullinjtė. Eshtė ca larg, nja 600 metra nga shtėpia. Aty ishte vetėvarur.

    Po ju kur e morėt vesh?
    Nė darkė vonė u shqetėsuam qė nuk po kthehej. Dolėm pėr ta kėrkuar dhe e gjeta tė varur nė degėn e ullirit. Ulėriva dhe erdhėn edhe fėmija qė u trembėn sa mė s'ka.

    Cilat ishin shkaqet qė e ēuan drejt kėtij veprimi?
    Ne kishim shumė borxhe, se jemi tė varfėr. Lista nėpėr dyqane nuk na u nda. E ku tė kėrkoje ndihmė, se s'ka as shtet as qeveri.

    Po a kishit kėrkuar ndonjė punė?
    Burri, Hajredini, punonte ku gjente punė, shkonte edhe nė Sarandė, nė Korēė, nė Durrės, ku bėnte punė krahu, bėnte llaē apo punė tė tjera qė siguronte lekėt. Kthehej kėtu dhe lanim borxhet qė na kishin kapur, shlyenim gjėrat qė kishim marrė me listė nė dyqane.

    Sa ishte shuma qė u shkonin borxhet?
    Gjithmonė me borxhe. Sa mbaronim njėrin fillonte tjetri, sepse me listė merrnim edhe mallra nga dyqani. Kur merrnim ndonjė lek nga puna e tė ndjerit i lanim. Nga toka, gjėkundi se shesim dot gjė. Ēfarė tė bėsh mė parė, askush nuk vjen tė blejė. Rruga nė fshat ėshtė e keqe e do para tė shkosh tė shesėsh nė qytet. Fitimi ėshtė aq pak sa nuk ia vlen rruga e harxhimi pėr makinėn qė paguan, pėr tė shkuar nė Berat apo nė Urėn Vajgurore.


    Nė familje numėrohet vetėvrasja e tretė

    Edhe njė vėlla i viktimės i pati dhėnė fund jetės duke u vetėvarur nė litar para disa viteve, nė gjendje depresioni. Sipas tė afėrmve tė familjes Haska, vėllai i madh i Hajredinit, Hyseni, pasi kishte humbur rreth 50 milionė lekė tė vjetra tek firmat piramidale, ka shfaqur shenja depresioni dhe mė pas i ka dhėnė fund jetės, duke u vetėvarur. Por edhe motra e tyre ka pasur tė njėjtin fat. Nė gjendje depresive ajo i ka dhėnė fund jetės, duke u vetėhelmuar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zoti iu erdhte ne ndihme te gjithe ketyre me kesi lloj problemesh.
    Nuk di cka te them tjeter,eshte me te vertete rende te lexosh cdo dite per kesi lloj sendesh qe ndodhin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Eh ka nje milion aresye qe njeriu te beje aktin final.....Eshte tragjike por ne ato rrethana kur s`ka rrugdalje eshte nganjehere e domosdoshme per te mos pranuar boten a shemtuar....Le te beje qejf Nano se fundi fundit atje ne dhe do perfundojne te gjithe....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vetėhelmohet me ilaēet e shpendėve pėr borxhet e familjes


    Autori i Lajmit: Elbasan
    ELBASAN - Ka tentuar t’i japė fund jetės me medikamente pėr shpendėt, si tė vetmin mjet qė kishte gjetur pėr aktin e vetėvrasjes. Njė 43-vjeēare nga lagjja 5 Maj e qytetit tė Elbasanit ka mbėrritur nė spitalin e qytetit nė gjendje kritike pėr jetėn, pasi kishte konsumuar njė sasi medikamentesh qė i pėrdorte pėr pulat. Fiqirete Aliu, 43 vjeē, nėnė e katėr fėmijėve, ka menduar t’i japė fund jetės me anė tė medikamenteve, pas njė grindjeje me bashkėshortin e saj. Shkaku i grindjes ka qenė papunėsia dhe mungesa e tė ardhurave pėr familjen e zhytur nė borxhe. Familja rome reflektonte njė gjendje tepėr tė vėshtirė ekonomike dhe njė nivel tė ulėt social. Sipas mjekut reanimator Selman Ēili, 43 vjeēarja ndodhet nė gjendje tepėr tė rėndė shėndetėsore, si pasojė e efekteve anėsore tė medikamenteve tė pėrdorura prej saj. Sipas mjekut, gruaja ka pak shpresa pėr jetėn si pasojė edhe tė sėmundjeve tė tjera qė ka kaluar. Rasti i 43-vjeēares i shtohet numrit tė madh tė tentativave pėr vetėvrasje apo vetėvrasjeve qė janė regjistruar gjatė kėtij viti nė Elbasan. Njė pėrqindje mė tė madhe e zėnė vetėhelmimet. Ndėrkohė femrat pėrbėjnė edhe numrin mė tė madh tė vetėvrasjeve nė zonėn e Elbasanit
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    500 mije shqiptare ne varferi ekstreme
    Niveli i varferise urbane dhe rurale eshte aktualisht rreth 30% qe do te thote se, 920 mije banore shqiptare jane te varfer dhe jetojne me rreth 2 dollare ne dite, ndersa mbi 500 mije individe ose rreth 15 per qind jetojne ne varferi te skajshme me vetem 1 dollar ne dite. Sipas nje raporti per varferine, ky fenomen eshte e perqendruar ne zonat rurale, ku kater ne cdo pese veta jane te varfer, shume me te varfer se te varfrit ne zonat urbane. Sipas raportit, rreth 48% e njerezve qe punojne ne bujqesi jane te varfer dhe rreth 28% e banoreve te zonave rurale bejne pjese ne shkallen e fundit te niveleve te te ardhurave.

    Sipas anketimeve te bera, vetem 17% e shqiptareve thone se me te ardhurat qe marrin mund te jetojne pa probleme.

  6. #6
    Shqiptaret se kuptojne qe ka vende me te varfra dhe prap ata nuk bejne vetvrasje si ne , pse jemi kaq te cuditshme dhe arrijne ne rrethana kaq ekstremiste
    !!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Shtune, 25 Shtator 2004


    Koha jone shkruan:


    --

    VRET VETEN 30 VJECARJA NGA VARFERIA

    Vlore - Nje grua rreth 30 vjece, banuese ne qytetin e Vlores, u gjet e vdekur pasi dyshohet te jete vetevarur prane shtepise ne kushte te nje depresioni qe kishte ardhur nga gjendja e renduar ekonoimike. Burime zyrtare te policise se Vlores bene te ditur te premten, se Alketa Abazi, 30 vjece, e martuar me dy femije, banuese ne qytetin jugur te bregdetit, u gjet e varur ne nje litar ne nje peme prane shtepise se saj. Sipas burimeve policore, hetimet kane zbardhur se gjendja e veshtire ekonomike per shkak te papunesise se ciftit te bashkeshorteve, mendohet se kane ndikuar ne kalimin ne gjendje depresive te te ndjeres.

    Kohet e fundit ka nje shtim te renduar dhe perhapje shqetesuese te gjeografise se qyteteve dhe fshatrave ku kryhen vetevrasjet. Nje dite me pare ne Tirane, nje ih drejtor policie u gjet i vetevarur ne ballkonin e baneses se tij.


    ----




    di llafe

    kurre sdo desha te shkruaj per kete teme por dhe smund te heshtim..

    gjith ajo Vlore e bukur me qindra miliardere e mijra miljonere si nuk e ka bere nje zyr te vockel ku te jete nje grua pran telefonit e nja dy zuka te komunales gati ..qe sapo bjere telefoni e ndonje alket e mjere te thote.. kam pa buke kalamaqerit.. te niset zuku me nje thes miell e nje qese me veze e nje bidon me vaj qumesht e uje e ti shkoj Alketes tone.. ne dere..
    na moj zonjushe keto i ke falas e ushqe femijet e kur te kec hall bej nje xerr te ne..zyra e urgjences..

    jo mo.. asnje scan koke..

    kush te beje gratacielen me te larte e vilen me te bukur e benxin me flake.. keto jane prokupacioni nr 1 dhe nr 999 i mafies vlonjate..dhe i asaj socialiste ne pergjithsi..

    po mir po PD cben..

    perse duall PD-ja ne skene..
    Ja per fukarenjte se ish pasaniket dhe me nanon i kryen amanetet..i muarren dyqanet e trojet e bashk me mafien e re bashkerisht ndertojn e ndajn fitimet ne apartamentet qe i shesin sa frengu pulen..

    e cduan keta te mjere qe te mos bejn vetvrasje?

    Benza..jo.. Vila tre katshe..jo..
    Ja ca leke qe tu dalin per te blere ca vaj e fasule e ndonje liber shkolle e buke per femijet..
    kaq nuk eshte ne gjendje ky qerrata shtet qe i thot vetes socialist e qe i con ne kongrese socialistesh te evropes kelishet tij staliniste..e qe su ngopen nga brenzat e bifteket ne vil 31..

    po ai mullaqe madhi ilir meta mu-taj.. qe mbahet per socialist i kulluar.. pse nuk i merr ca valixhe me euro qe i ka futur ne bimcat e Zyrihut e tu a shpjere te pakten socialisteve te varfer..

    faqezinjte..

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •