Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Me kishte pyetur dikush c'eshte dashuria me shpresa se do fitonte ndo nje frymezim per diten e Shen Valentinit. "Dashuria eshte vetem nje addiction (varesi) psiqike e nje qenie tjeter," i them. Me cuditi qe mbeti i zhgenjyer, me teper sepse s'e kuptoj kush interesohet per opinionet e botes per dashurine kur s'jane ne dashuri me keta persona.

    Beheshe fjala per Winston, i cili pak a shume gjithe jeten e tij s'kishte njohur dashuri. Gruaja e tij e pare ishte shume stoike, brainwashed nga propaganda e partise deri ne piken ku nuk njihte asnje kenaqesi personale. Pra, mund ta imagjinoni ndjenjen e tij kur ka takuar Julian, nje vajze me e re se ai (big plus), pas 20 vitesh qe eshte ndjere i vetem. Gjeti nje person qe e bente te ndiheshe njeri, qe i ruante individualitetin. Kur e zbuluan, e torturuan per disa jave apo muaj me uri, dhimbje fizike, lodhje, dhe propagande ("2+2 nuk jane 4, por 5, sic thote partia"), sepse "nuk mjafton te zbatosh ligjet e Big Brother, por duhet qe ta duash."

    "Kush kontrollon te kaluaren, ka kontroll mbi te ardhmen," kishte shkruajtur ne ditar Winston, dhe per kete haeshe me O'Brien (torturuesin) qe partia nuk ka kontroll mbi memorjen e individit. Keshtu qe, try as they might, partia mund te manipulonte lajmet dhe fjaloret por kurre cfare mbanin mend populli nga e kaluara. Pra, nuk mund te hynin ne trurin e nje personi. Me ne fund, pas kaq torturash, O'Brien i thote, "A ka ndo nje menyre degradimi apo degjenerimi ku ne s'te kemi nenshtruar?" Pergjigjja e Winston, "Une s'kam tradhetuar Julian." O'Brien bie dakort me kete dhe i tregon per dhomen 101. "Dhoma 101 ndryshon per te gjithe. Per disa eshte mbytje, per te tjere dicka tjeter qe nuk mund ta tolerojne." Ketu i tregon minjte. Winston alarmohet dhe thote fjalet qe mund te degjosh nga c'do kush qe eshte cornered, "Nuk ke pse e ben kete," dhe "Cfare do qe te bej?" Pasi i leshon minjte, uleret, "Mos ma beni mua! Bejani Julias! I don't care what happens to her!"

    Pas disa muajsh, takon Julian dhe flasin teper te qete me njeri tjetrin, frankly. Ajo i thote se e ka tradhetuar. "Edhe une te kam tradhetuar," ia kthen Winston. "Ne ato momente," vazhdon ajo, "nuk do t'ia dish me per tjeter, nothing matters dhe fillon t'u lutesh qe t'ia bejne personit tjeter." Ndahen. Winston thote, "I love you, Big Brother." O'Brien ia arriti qellimit. I ndau te dy, i beri te tradhetonin njeri tjetrin, te mos duheshin me, dhe te donin Big Brother. Pyetja ime ishte me teper ndaj personave qe mbrojne tezen se dashuria eshte dicka solide, dhe se nuk mund tu cenohet identiteti, ose me mire qe jane komplet te pavarur nga shoqeria per mentalitetin qe kane.

    Motivimi me i madh nuk eshte dashuria, por urrejtja. Sic vijon, self-gratification vjen nga urrejtja e te mos paturit apo nga deshira per te patur? :)

    (S'po kuptoj pse s'dalin fytyrat ne forum keto ditet e fundit.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 28-02-2005 mė 04:17
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Sa here me shkon mendja tek '1984' me vjen te qesh dhe te qaj kur i paralelizoj absurditet e hitorise me regjimin Komunist, sidomos ne ate te Shqiperise--Staliniste. Sa 'newspeak' kishim ne te shkrete. Sa her dhe ajo me trragjike te duket si Komedi. Nejse, mendoj ndonjehere, po te kishte vazhduar komunizmi ne Shqiperi pa pengesa gjate rruges se tij besoj se do ishte kthyer ne 1984. Nje liber shume profet, por hyn ne genren e 'science fiction' megjithese ky titull eshte 'diluted' sot. Si pershembull, trregimet e Ursula K. Leguin.....me shume kuptime letrare por Science fiction.

    E di qe kjo s'hyn ketu, por kam pare nje film para disa vitesh 'for love or country' per regjimin komunist ne Kube dhe limited ndaj nje artisti. Besoj do ta pelqeni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga anja bojku : 07-03-2005 mė 07:35

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Ferma e kafsheve - George Orwell
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •