Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni pro apo kunder abortit?

Votues
282. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Jam pro

    105 37.23%
  • Jam kunder

    143 50.71%
  • Jam i pavendosur

    34 12.06%
Faqja 12 prej 37 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 368
  1. #111
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Nebula

    Une jam dakord qe te lejohet aborti, ne rastin kur femija rrezikon jeten e nenes. Ne rastin e perdhunimit, une jam dakord qe te vendosi nena. Ne rastin e adoleshenteve, po te them qe 15 % e adoleshenteve ketu ku jetoj une jane me femije, une i shikoj perdite qe mbajne ne nje krah canten e shkolles dhe ne tjetrin beben ( ketu aborti eshte i lejuar). Sa per kushtet ekonomike, thone qe aty ku hane 2 goje ushqehet dhe i treti.
    Ardhja e njee femije, nuk mendoj se eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhi nje familje.

    Sa per rrezikshmerine ee abortit, i kryer ne kushte spitalore, nuk ka asnje lloj rrezikshmerie dhe pas 30 min, mund te vazhdosh jeten normale. Koseguencat ne trupin e femres jane te mevoneshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 31-07-2004 mė 17:21
    Ji Vetvetja!

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    Ok ashtu mendoj dhe une nuk eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhi nje familje .Dhe une jo pa qellim e thashe ne fund qe ti lihet ndergjegjes se prinderve , por e theksoj me duket tejet absurde per nje nderhyrje te shtetit ku ta ligjeroje me ligj JO abortit.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    Ketu ta kisha dhe une nese vendoset nje ligj per JO abortit , dyert e spitalit i mbyllen gruas , dhe ajo sigurisht do te operoje me trupin e saj ne menyre primitive, ku nuk perjashtohen dhe rastet e vdekjeve.

  4. #114
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Mendoj qe jane shum pak raste qe aborti kryher sepse jeta e nenes eshte ne rrezik (kryesorja eshte ekonomia edhe mosha (duke qene te rinj).
    personalisht jam shum kundra,pasi deri sa ajo vajze ishte gati te kryente mardhenie pa presevativ(me duket keshtu quhet ne shqip..lol)athere nuk ka pse te meret jeta e 1 femije per gabimin (ose me mire per qeifin qe donin te kalonin 2 te rinj).
    Mendoj qe nena duhet ti jepet e drejta te zgjedhe (POR duke konsideruar edhe vendimin e babait)pasi edhe ai ka te drejte te mari pjese ne ate vendim.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #115
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Eh,
    Pak para u hap edhe nje qender poliklinike ketu afer tek ne,dhe ka theks te vecante ka ne gjinekologjine dhe abortin! Qendren e udheheq magjister Adil Mustafa i cili para disa kohesh ka udhehequr nje qender spitalore ne Tirane.
    Fjalen e kam hajde urime edhe ne,se ishim larg pak sa,po po afrohemi edhe ne kesaj ceshtjeje.
    Nje me intereson per kete teme,
    Valle,nje hap para qendres spitalore per abort,a e di femra,a eshte e vetedijshme se cka ben?
    Nese po,atehere ashtu qofte,po abortit,aborti shpeton jeten...etj etj.
    Aj shnet
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Pro apo kunder abortit?

    Nga leximi i komenteve te deri tanishme tek kjo teme, kam vene re nje larmi mendimesh te shoqeruara me shembuj ne lidhje me ceshtjen e ngritur dhe ajo cka me ka bere pershypje ka qene fakti, sipas te cilit, zgjedhja midis alternativave ka qene e shoqeruar me ate cka eshte karakteristike si tek cdo teme e hapur, sic eshte, sulmi ndaj anetareve me pikpamje te kunderta ne lidhje me zgjedhjen e tyre "personale" dhe imponimi ndaj ketyre te fundit i ideve te atyre ne menyre si gjithnje, teper-shume paqesore te irrituar nga deshtimi per te kontrolluar instiktin paragjykues te afektuar nga mungesa e njohjes e realitetit,

    Jetojme ne kohe moderne, "evolucion te vazhdueshem, te pashtershem" (apo jo) (kete e theksoj) dhe ēdokush prej nesh ka te drejten e "zgjedhjes indviduale" ne lidhje me jeten dhe faktet e jetes dhe gjithcka qe lidhet me te dhe askush nuk ka te drejte te imponoje mendimin e tij tek te tjeret! [Nje prej Parimeve themelore te Demokracise (asaj reales)] (Mjere ata qe e keqkuptojne kete muhabet...jo po ka shume prej atyre qe fluturojne me kastravec ne ..... e dine vete ata! ---> ("Liria ka kufi" ---> Liria pa mase te shkaterron...etj etj)
    Atehere...?!

    Kam vene re se tek kjo teme kane marre pjese edhe "mosha e ēokokremit" (ata te cilet kane mungese pervoje nga jeta dhe gjithcka lidhet me te) te cilet zene vendin e pare ne tribune si viktima e nje shtatzanie te pa deshiruar...dhe jane po ata (disa prej tyre) te cilet sillen, perpeliten humanistikisht te vertetojne se e aborti eshte kunder jetes...(jarebi thashe me vehte).

    Ne kete teme duke u nisur perseri nga komentet e ofruara ekskluzivisht, kane marre pjese edhe ata te cilet nuk kane experience nga jeta...ata te cilet e shofin realitetin me syzet e romantizmit apo ata te cilet mbajne frymen ende me buken e prinderve apo ata te cilet fantazojne ne dobi te se paarritshmes. Ketu vlen nje thenie ---> "Ndiqe kohen me kepucet e realitetit i veshur me rrobat e diturise"

    Ne vijim po i percjell komentet e mia me disa statistika ne lidhje me klasat e popullsise, grupimet ideologjike apo fetare te cilat e kundershtojne abortin, te kryera ne U.S.A


    * Fondamentalistet;
    * Personat e thyer ne moshe;
    * Personat me shkalle te ulet edukimi;
    * Personat me te ardhura te uleta;
    * Konservatoret;
    * Republikanet;
    * Afro-amerikanet


    Ndersa ne lidhje me ata te cilet mbeshtesin aboritin egzistojne keto fakte apo te dhena.

    * Katoliket; Protestantet liberale;
    * Personat me moshe relativisht te re;
    * Personat me shkalle te larte edukimi;
    * Personat me te ardhura te larta;
    * Demokratet, Te pavarurit;
    * si dhe popullsia me ngjyre te bardhe.


    P.S Statistikat e mesiperme nuk kane per qellim te ndikojne mendimet apo opinionin e askujt por jane thjesht nje material shtese per temen!

    Perpara se te jap mendimin tim ne lidhje me alternativat do kisha deshire te shkruaja se rregullat i bejme ne njerezit dhe jemi ne te cilet i thyejme ato...(cdo te thote kjo?)
    Jo gjithkush eshte i privilegjuar nga jeta! Shume njerez vuajne ekonomikisht ne mbare boten, ndersa ata te cilet bejne jeten e pashait jane vecse nje fragment shumefishor i rendit zbrites i atyre qe vuajne! Ajo cka dua te nxjerr ne pah, eshte se njeriu i ndodhur ne rrethana te pa pershtatshme eshte i detyruar te kryeje zgjidhje te cilat ja mohon ndergjegja por ja imponon realiteti i padeshiruar. (Ketu behet fjale per ata individe te cilet jane te ndergjegjesuar per pasojat e veprimeve te tyre por jeta nuk i favorizon te evitojne konsekuencat qe lindin si rrjedhim.)

    Une personalisht nuk mund te jap nje vendim "te prere me thike" apo "strikt" ne lidhje me alternativen qe do te zgjidhja pa e shoqeruar me shembuj te mundshem te cilet do te percaktonin rastin me te pershtatshem psikologjikisht, ndergjegjshmerisht dhe pse jo edhe humanist prej te cilit karakterizohemi dhe vazhdojme te mbijetojme edhe sot e kesaj dite (edhe pse copa copa...lol)

    Per te evituar nje jete te mundimshme dhe te padeshiruar persa i perket adoleshenteve (viktimat me perqindje me te larte ne lidhje me shtatzanine) te kufizuar ne lidhje me njohurite mbi riprodhimin e njeriut, mendoj se duhen forcuar ligjet per emancipimin "e moshes" duke e nxitur ate te rrise horizontin ne lidhje me "riprodhimin dhe pasojat". Ketu hyn edhe familja, prinderit te cilet jane influenca maxhore ne lidhje me botkuptimin e adoleshentit me jeten dhe "faktet" e saj.

    Persa i perket rastit kur behet fjale per nje femije me difekt fizik apo mendor (ne rast se ka mundesi te percaktohet perpara lindjes...dhe ketu behet fjale per rastet ekstreme...) do ishte me mire ti hapej udhe abortit (kjo eshte respektivisht relative dhe jo absolute!!! )...psene e kane shpjeguar anetare perpara meje...Mallkimi me i madh ndaj nje njeriu eshte ta shofesh duke lenguar apo ti besh sehir nje njeri tjeter te species tende i cili eshte krejt i privuar nga aftesite me elementare per te jetuar kete jete..."te rrime shtrembėt e te flasim drejt, more shoke e shoqka".. Mendoni sikur te ishit ju ne vend te atij personi per te cilin ndjeni kaq keqardhje deri ne irritim psikologjik dhe emocional kunder nje fenomeni te tille (Shih tani kur te fillojne sulmin Diversanto-Revizionist paragjykuesit e tmerrshem te FSH lol)

    Persa i perket rastit sipas te cilit aborti eshte e vetmja udhe per hir te gjendjes financiare te pamjaftueshme apo te pa pershtatshme per ti siguruar femijes nje jete "normale" eshte arsyetim jo plotesisht i bazuar apo me mire te them i pajustifikuar teresisht! Hajt mer lal se kur e bere hesap te martohesh e ke bere edhe bilancin martesor (nga kjo del kjo e me pas kjo tjetra) apo popullorshe "martohu kur te vije koha...atehere kur mendon se ndihesh se je i afte ti pergjigjesh edhe financiarisht marteses pervec pergjegjesive te tjera"

    Ndersa ne rastin kur shtatzania ka erdh si rezultat i dhunimit fizik, atehere kete e ka ne dore "askush" pervecse femres qe mbart ate embrion te imponuar...

    Jeta eshte e veshtire...dhe akoma me e veshtire kur nuk di se si jetohet dhe kur dituria ja dhuron vendin injorances...

    "Jeta pa arsim eshte si bima pa uje"... duke e kaluar stadin e edukimit cdokush do te jete ne gjendje te beje zgjedhjet e duhura (te pakten sa me pak zgjedhje te gabuara) ne jete ose me mire te themi qe ja lejon ndergjegja.

    Si perfundim do te shtoja se e drejta per te zgjedhur midis alternativave (ne rastin e debatit te ngritur) nuk eshte lluks, eshte nje pergjegjesi qe kerkon vetėshqyrtim te forte dhe ndergjegjesim.

    Hajt, mbetshi me shendet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 01-08-2004 mė 01:42

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198

    Pro Jetes

    Ne kete moment, ka miliona jete qe po abortohen cdo dite. Po abortohen nga gabimet tona. Abortimi eshte gje qe duhet te behet ilegale per shume gjera qe kane te bejne me ate. Me poshte do shkruaj disa gjera qe jane ne varesi te abortimit.

    1) Abortimi eshte kundra Bibles. Nene Tereza, sapo zbriti ne aeroportin amerikan, dhe foli me Bill Clinton, i tha qe America nuk do te kete kurre paqe deri sa te mos lejoj abortimet. Shkenca thote se po qe se femija ncer qafen, atehere quhet femi, nese jo, kane te drejt ta abortojne, dhe nuk quhet vrasje. Nuk e di nese keni pare foto te femijve te adoptuar. Nuk e di nese e dini si behet adoptimi. Doktori vendos nje tub, qe nje nga nje terheq, kembet, i shkeput nga trupi, me pas duart, trupin, dhe koken ne fund. Po te abortosh nje femi pasi nxerr qafen, je vrases, nese nuk ka nxerr qafen, atehere je doktor!

    2) Shume abortime ndodhin nga abuzimet. Ndoshta jane prinder qe abuzojne vajzat, komshi, ose thjesht persona te paditur, klinikat e socme, ku behen abortimet, nuk japin asnje te dhene per abuzimet. Policia as qe nuk e di fare cfar eshte bere. Kjo do te thote qe ai person qe abuzon, eshte akoma i lire, dhe ne rruget, ku jane motrat tona.

    3) Miliona cifte qe nuk kane mundesine te bejne femijet e tyre, po kerkojne te adoptojne. Por tashme nuk kane ke te adoptojne me. Nese ju nuk e deshironi ate femije, ka shume cifte te tjere, qe jane gati te dedikojne jeten e tyre per femine tend.

    4) Ekonomia. Kjo ndoshta do ju duket pak e cuditshme po eshte e vertet. Pritet qe ekonomia te bie seriozisht ne vitet e ardhshme. Pse? Sepse nuk ka aq shume femije, te punojne per ato persona qe jane ne pension. Ne vitet 60-70, ka patur nje "Baby Boom", qe do te thote kan lindur shume femije, dhe ne kohet e fundit numri eshte ulur shume i femijve. Ne 10-20 vjetet e ardhsme do te kete me shume njerez qe jane ne pension, se sa persona te rinj qe punojne. Taksat do jene jashtzakonisht te larta, dhe ekonomia shume posht.

    Kto jane 4 nga arsyet me te njohura per te qene Pro Jetes. Zoti na ka dhene mendjen per te menduar perpara se te bejme dicka qe e dime do te ngelet me ne gjate gjith jetes sone. Abortimi duhet te jet ilegal, ky eshte mendimi im, dhe shpresoj ti kem ndryshuar mendjen ndonjerit/ndonjeres qe lexoj postimin tim.

    Eros

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198
    Ndersa ne lidhje me ata te cilet mbeshtesin aboritin egzistojne keto fakte apo te dhena.

    * Katoliket; Protestantet liberale;
    EXODUS nuk e kuptova kete, dhe me fal qe po te pyes, keni shkruajtur qe Katoliket aprovojne Abotion?

  9. #119
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Po personat me shkalle te larte edukimi a jane pro apo kunder abortit?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    EXODUS nuk e kuptova kete, dhe me fal qe po te pyes, keni shkruajtur qe Katoliket aprovojne Abotion?
    Po mer lalo (folja "e mbeshtesin" do te thote e pranojne, aprovojne, lejojne, etj etj)...Mgjth nuk do inkurajoja askend te bente krahasime me statistkat e sjella te cilat i perkasin nje vendi me zhvillim ekonomik superior ne bote, politike te zbatuar dhe mentalitet krejt i ndryshem me Shqiperine dhe shqiptaret.

    E pohova ne fund te materialit te sjelle dhe e ri-theksoj se materiali eshte thjesht shtese (statistike...ndoshta jo 100% nga burime te sigurta dmth (qe nuk pergenjeshtrojne apo ato qe nuk propagandojne) dhe nuk ka qellim te nxise opinionet personale te askujt! (a e more vesh tani grupo?) (Po e bej sqarimin jo se mu dogj pilafi, po hajt thashe se sevap bejme per ata "te nxituarit"


    Po personat me shkalle te larte edukimi a jane pro apo kunder abortit?
    Nuk e di nese ja ke drejtuar vetes kete pyetje apo ndonje kokerr anetari, mgjth po te pergjigjem shume shkurt!

    Edhe pse statistikat pohojne se personat me shkalle te larte edukimi e perkrahin opsionin e lejimit te abortit nuk do te thote se ata jane pro cdo lloj aborti ("apllu-kapllu" gjuhe vietnamo-mongoleze ---> a me kupton?!).
    "Mo u nxito robo se perplasesh edhe ha dheun me dhembe" (kete ja drejtoj atyre qe nxitohen "ne vecanti" (!)

    I madhi C.Roger nje psikoanalist dhe psikoterapist ka thene se "Njeriu ne te shumten e rasteve eshte i prirur te jape pergjigje te nxituar (eshte i lindur ky muhabet dhe kerkon masterim gjate jeteses permes edukimit te vazhdueshem) i ndjekur nga paragjykimet, horizonti i kufizuar, egoizmi i pa kontrolluar duke rezultuar ne deshtim gjate ballafaqimit me te verteten".

    Hajt, zgjedhje te mbara, dhe me Konsensus te theksuar!
    Liri-Demokraci ka hip Kukja mbi hardhi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 01-08-2004 mė 14:17

Faqja 12 prej 37 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  2. Shkodėr: Muslimanėt kundėrshtojnė bustin e Nėnė Terezės
    Nga FЯODO nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15
  3. Ligj kunder abortit ne South Dakota
    Nga Pasiqe nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 14:13
  4. A duhet tė legalizohet aborti?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 18:47
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •