Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260

    Thumbs up Filozofi ne shkolla

    une ndodhem ne angi, dhe ne shkollat ketu filozofia eshte nje lende edhe ne secondary school. Une po mendoja nqs do ishte mire qe filozofia te beheshe nje lende ne shkolle 8 vjecare ne atdhe.

    si thoni ?
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Padyshim qe po. Eshte lende e veshtire per ato klasa, por sidoqofte ne nivele elementare do ishte e nevojshme qe femise ne Shqiperi ti mbushej koka jo me politike, dhune, kontrabande dhe kulturen e degjeneruar imitiuese hippie qe ka perfshire Evropen dhe Ameriken bashke qe po degjeneron shoqerine ne cdo shkalle te mendueshme. Futja e filozofise sjell nje konfigurim shume me te sakte tek personi, nje persosje shpirterore por edhe nje llogjike me te kthjellet, nje angazhim me te madh kritik ne cdo ceshtje te jetes.

    Filozofia i mungon Shqiperise, dhe jo vetem ajo klasike me mendimtaret e lashte, por edhe ajo moderne, dhe ajo politike. Nje filozofi politike eshte e domosdoshme ne Shqiperi, qe te shqyrtohej me mire tranzicioni, implikimet qe zgjedhjet ne jete kane ne kuadrin shoqeror etj ejt.

    Shume shqiptare jashte atdheut jane duke mesuar filozofi, dhe me sa duket jane duke shkelqyer ne keto lende, do ishte nje gje mjaft pozitive sikurse edhe njerezit qe ndodhen ne Shqiperi te kene keto oportunitete. Vetem me kete fryme mund te ndryshohen gjerat rrenjesisht ne ate vend, jo per gje filozofet Shqiptar kane qene gjithmone ne shenjester te politikaneve hipokrite vendas dhe te atyre qe na duan te keqen si Serbi Greqi e me rradhe. Rastet e fundit jane masakrimi i Ukshin Hotit dhe Fehmi Aganit, te cilet nuk ishin thjeshte filozof, por ishin lidera te vertete shpirteror te Kosoves, tashme jetime pa keta njerez te medhenj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pata fat qe ne gjimnaz sociologji te me jep profesor i cili ishte adhurues i filozofise se vjeter antike greke dhe morrem ca shenime per disa filozof dhe disa mendime filozofike.
    Sa per filozofine ne institucione shkollore mendoj qe duhet te instalohet,te rinjte fitojne me shume nga kjo.
    Qofte te jete lende e perbashket me sociologjine apo te merret si lende e vecante.Thjeshte thene filozofia nevojitet per cdo intelektual te ardhshem.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    faleminderit Cyclotomic & Storm ... kam shume kohe larg albanise dhe dua te pyes nqs filozofia eshte lende ne gjimnaz.

    dua te degjoj dhe opinione te tjera

    sme pritet...
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  5. #5
    Per mendimin tim filozofia ne tetevjeēare nuk eshte e nevojshme. Do u bente dem femijeve....
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me then te drejten me sa di un ne vit te dyt un psh kam kryer sociologji, edhe ne vit te pare, pastaj u largova. Ndersa ne vit te trete jepet introduksion ne filozofi. Sidoqetejete edhe ne Amerike shume shume High Schools nuk kane fare filozofi, dhe shume te tjera fillojne pak a shume ta marrin ate ne vitin e trete si tek ne. Te vetmet shkolla qe kane prioritete te ndryshme jane Early Colleges, qe marrin goxha filozofi ne nje moshe qysh 15-16 vjecare, dhe Baccalaureate Schools, qe kane kurrikulum te ngjashem me Early College.

    Problemi eshte qe ne Shqiperi nuk ke nje shkolle qe ata qe jane te talentuar ti fusi ne nje vije tjeter, dhe mos ti lej te kalben me grupin, jo se grupi eshte budalle, por thjeshte ai qe eshte gjeni ose qe ka talente te vecanta, duhet patjeter te cohet neper programe speciale, te kete nje shkolle te vecante, ose thjesht nje shkolle tjeter brenda shkolles. Dmth si te thuash te fillojne te marrin klasa AP sic jane ketu nese jan te afte. Ne shqiperi ky eshte problemi kryesor se sa dhenia e filozofise, qe prap duhen mesues dhe per ket pune. Fakulteti i Filozofise ne Tirane nuk eshte ndonje gje kush e di se cfare, ke disa njerez te afte si Artan Fuga, por edhe ata qe jane ndodhen jashte atdheut... ky psh jep mesim ne France me sa di un.

    Departamentet e Filozofise gjithandej jane te varfera, bien gjithmone interesat ne ate fushe, se nuk fiton gje, cdo gje lidhet me fitimin. Imagjino tani si mund te jete ne nje vend akoma me te varfer si Shqiperia, dhe per me teper te vogel.

    Duhet kohe te ngresh nje gjenerate te tille te japi mesim atje, sidomos duke pare parasysh qe edhe ata qe kan mbaru ate dege, e kane mbaruar ne kuadrin e Marksizem Leninizmit, se vetem ajo lejoheshe atehere.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Saint-Simone
    Per mendimin tim filozofia ne tetevjeēare nuk eshte e nevojshme. Do u bente dem femijeve....
    Flasim per filozofine neper gjimnaze,normal se filozofia nuk ka se c`kerkon ne shkollat fillore.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    Flasim per filozofine neper gjimnaze,normal se filozofia nuk ka se c`kerkon ne shkollat fillore.
    Lexo shkrimin e pare te good evil te lutem...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Saint-Simone,
    Te kuptoj se c`te ngacmon,nuk kisha te kundershtoj postimin tend dhe theniet tuaja,po desha vetem te te sqaroj se une flisja per filozofine ne shkolla te mesme,per te vetmin shkak qe nuk kam njohuri per ndodhite ne 8 vjecaret.
    Cdo te mire
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Mund te gaboj, por me sa mbaj mend, filozofia u shtua ne programin mesimor per vitin e katert te gjimnazit kur njekohesisht pushuan se qeni ne program lendet si Marksizem-Leninizem, Lenda Ushtarake, apo ndonje tjeter. Fatmiresisht, edukimi im perkoi me programin ku "Zbatimet e Ekonomise", Sociologjia dhe Filozofia ishin te interpoluara ne vitin e katert. Fatkeqesisht, cilesia e librit te Filozofise nuk ishte ne nivelin e duhur edhe nuk e di nese ekziston akoma ne program kjo lende perderisa shume ndryshime radikale dhe thjeshtesime iu bene teksteve shkollore me vone.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •