Mund tė kuptoj vėshtirėsitė e gazetarisė shqiptare dhe mundėsitė e pakta tė saj pėr tė pėrparuar...por nuk do tė pranoj asnjėherė mėnyrėn se si gazetarėt shqiptarė trajtojnė ngjarjet e ndryshme, dhe gabimet kolosale tė papėrgjegjshmėrisė sė tyre...
lexoni mė poshtė, dhe do kuptoni se dy personat e akuzuar pėr
pėrdhunim, nė fillim janė nga Lura dhe nga Peshkopia, pastaj nga Rėsheni, e mė nė fund nga Mirdita...:
Pėrdhunesit e studentes irlandeze: Ajo erdhi me dėshirė
Lajmi i ores 10:45 AM
TIRANĖ (22 Korrik) - "Ne nuk e pėrdhunuam studenten irlandeze, ajo erdhi me dėshirė dhe nuk bėri rezistencė gjatė kohės qė bėmė dashuri me tė". Kėshtu u shpreh dje para gjykatės njėri nga 22- vjeēarėt e arrestuar pėr marrėdhėnie seksuale me dhunė ndaj njė shtetaseje tė huaj. Erdiland Vladi dhe Elidon Kaēorri, janė njėri nga Lura e Dibrės dhe tjetri nga Peshkopia. Tė dy djemtė e rinj momentalisht banojnė nė Tiranė. Megjithse janė studentė dhe nuk i kanė provuar ndonjėherė prangat nė duar, dy tė rinjtė qė pėrdhunuan studenten nga Irlanda, dje pas vendimit tė dhėnė nga gjyqtarja Mirela Fana, janė drejtuar pėr nė burgun 313-tė, nė njė prej qelive "tė freskėta" pėr kėtė verė tė nxehtė. Gjykata dje vendosi pėr dy tė rinjtė masėn e sigurisė tė arrestit me burg pa afat, deri nė momentin qė do tė pėrfundojė hetimi pėr veprėn penale tė kryer prej tyre. dxh/mr (Shekulli/BalkanWeb)
Pėrgjimi i celularit dhe ekspertiza e studentes, provat e krimit pėr Kaēorrin dhe Vladin
Operacioni: Si u arrestuan pėrdhunuesit e irlandezes
--------------------------------------------------------------------------------
Trendafile Visha
TIRANE
Njė numėr telefoni i mbetur nė celularin e studentes irlandeze A.T. ka bėrė qė policia e kryeqytetit tė zbulojė nė njė kohė relativisht tė shkurtėr pėrdhunuesit e saj. Me procedurė tė pėrshpejtuar Gjykata e Shkallės sė Parė sė Tiranės ka vendosur pėrgjimin e telefonave tė shtetasve Elidon Kaēorri dhe Erdilant Vladi nga Rrėsheni.
Ndėrkohė copėzat e bisedave tė realizuara prej tyre i kanė identifikuar plotėsisht ata si autorė tė krimit tė katėr ditėve mė parė. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė prokurorisė dhe policisė. Po sipas burimeve tė mėsipėrme, dje viktima nė njė pėrballje me tė pandehurit, ka vėnė gishtin mbi ta, duke rrėfyer edhe njė herė ngjarjen e hidhur qė i kishte ndodhur pas njė endjeje tė gjatė e tė kėndshme nė Shqipėri.
Pėrgjimi
Kishte shumė gjasa qė ngjarja e shėmtuar ndaj shtetases irlandeze A.T. tė mbetej pėrfundimisht nė kufijtė e njė krimi anonim. Para se tė rijtė nga Mirdita tė vinin dorė mbi studenten e huaj, e cila kishte ardhur nė Shqipėri nė kuadrin e njė programi tė binjakėzimit me Universitetin e Tiranės, i ishin prezantuar me emrat e tyre tė vėrtetė. Por dy emrat, dhėnė ekspertėve shqiptarė nga 24-vjeēarja irlandeze, nuk pėrbėnin gjė tjetėr veēse njė minidetaj tė pavlerė. Nė kėtė rast, pėrveē tė "tretit" qė ka prezantuar studenten e huaj me dy "kavalierėt" shqiptarė, ka ndihmuar telefoni i viktimės. Nė memorien e telefonit tė irlandezes ka mbetur "pa dashje" i regjistruar numri i njėrit prej pėrdhunuesve tė saj. I cilėsuar si element-kyē jo vetėm pėr identifikimin e autorėve tė krimit, tė cilėt, me tė mbaruar aktin shtazarak, ia kishin mbathur nė drejtim tė paditur, por edhe si provė tė pakontenstueshme pėr mė vonė, ekspertė tė prokurorisė e tė policisė i janė drejtur Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. Kjo e fundit ka procedur shpejt, duke u dhėnė viston hetuesve pėr pėrgjimin e numrit tė telefonit tė njėrit prej tė dyshuarve. Kaq ka mjaftuar pėr tė identifikuar e pėr tė vėnė nėn pranga pėrdhunuesit e studentes irlandeze, pasi ata kanė dekonspiruar vetveten me copėza bisede qė hidhnin dritė mbi krimin qė kishin bėrė.
Pėrballja
Dje studentja iralandeze e pėrdhunuar dhe dy shoqe tė saj kanė pritur pėr orė tė tėra nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės. Pasi ėshtė gjetur pėrkthyesi, shtetėsja e huaj ėshtė dėrguar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ku ėshtė pėrballur me dy shtetasit e arrestuar: Elidon Kaēorri dhe Erdilant Vladi. Viktima nuk ka hezituar, por ka vėnė gishtin mbi "miqtė" e saj pėrballė, duke dėshmuar edhe njė herė se ata ishin autorėt e pėrdhunimit tė saj, mė datė 18.07.2002, nė orėn 04.00, te vendi i quajtur segmenti i rrugės sė vjetėr tė Laēit. Ndėrkohė qė studentja irlandeze do tė largohet nga Shqipėria me njė shije tė keqe nė shpirt, ndaj dy autorėve tė krimit, Kaēorri dhe Vladi, rėndon akuza e "marrėdhėnies seksuale me dhunė nė dėm tė njė shtetaseje tė huaj".
***e pėrveē gabimeve kolosale, gazetarėt shqiptarė vazhdojnė tė japin gjykimet e tyre para se kjo gjė tė bėhet nga vetė organet komptente...pėr gazetarėt shqiptare, ashtu, tė pakujdesshėm e kokėshkretė, dy personat nė fjalė janė "pėrdhunues", dhe japim e stėrjapim emrat e tyre edhe nė kryetitull, pa pritur akoma vendimine gjykatės pėr kėtė ēėshtje
po sikur gjykata tė vendosė pėr pafajėsinė e tyre ? gjyqi i ngelet atėherė gazetarėve tonė kodoshė, dhe mentalitetit tė sėmurė thashethemexhi shqiptar...
institucionet nuk ekzistojnė, sepse gazetarėt tanė trima janė tė gjithanshėm, e tė gjithpushtetshėm pėr opinionin e mashtruar shqiptar...
turp e faqe e zezė
Krijoni Kontakt