Gjenealogjia e Familjes se Skenderbeut, sipas dy te ashtequajtur pasardhes se tij
- Djali i vetem i Skenderbeut, Gjoni ose Xhovani, sic i thone ne Itali, pas vdekjes se te atit, ende i ri, jetoi ne domenin e vet mbi Gargano e me pas, nga 1485, kur lulezon qyteti i Shen Pjetrit ne Galatina ne Token e Otrantos, vendoset atje, ka titullin Duke, duke i shtuar dhe ate te Kontit te Soletos.
-
Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhesja e fundit e familjes perandorake te Bizantit dhe paten shume femije, mes te cileve Konstandinin, peshkop ne Insernia, Ferdinandin, qe qeveriste domenin feudal te Katrioteve dhe Marien, grua e kulturuar qe njihte shkelqyer letersine greke e latine.
- Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzen e Dukes se Nardose, paten shume femije si Erinen, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)... me titullin Baron dhe nga kjo dege familjare pati pasardhes deri ne fund te 1700.
- Ndersa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjeter familjare e Skenderbenjve, te cilet u shperngulen ne Napoli ne vitet 1700 dhe jane atje deri ne ditet tona.
- Biri i Pardos, Konstandini, shperngul rezidencen e vet ne Copertino. Ndersa ne fund te viteve 1600 Aleksander Kastrioti Skenderbeu u shperngul ne Lece, pasardhesit e te cilit jetuan atje deri me 1700.
- Nga mesi i viteve '800 me i madhi i femijve te kesaj linje familjare, nje tjeter Aleksander, u shperngul ne Ruffano, Lece, ku eshte dhe sot rezidenca princerore e Kastrioteve te Skenderbeut.
- Perfaqesuesit e tanishem te kesaj linje familjare jane Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek ne Rome dhe i vellai i tij Guilio, magjister adminitrativ.
Krijoni Kontakt