Close
Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 162
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime

    Feja e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut

    Ne kete teme jeni te lutur te sillni materiale historike te besueshme qe hedhin drite mbi besimin fetar te familjes se Kastrioteve dhe vete heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot - Skenderbeu.

    Jeni te lutur te mos beni asnje replike, asnje koment subjektiv, por vetem te sillni citate historike nga libra dhe burime te ndryshme historike. Ne fund te cdo citati, vendosni burimin nga e keni nxjerre. Sillni vetem ato fakte historike qe i perkasin temes.

    Te gjitha replikat, komentet do te kalojne ne kosh. Ne kete teme duhet te gjeni vetem burime historike, as debat, as replika, vetem fakte te larmishme historike.

    Lereni secilin lexues te nxjerri perfundimin e tij se cfare besimi ka patur familja e Kastrioteve.

    Albo

    P.S Ky mesazh u ndryshua nga stafi i forumit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 27-07-2004 mė 19:12

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Ky me poshte eshte portreti i Skenderbeut nga Marin Barleti ne doreshkrimet e tij. Ua sjell studiuesi danez Bjoern Andersen. Kliko ketu Per tu njohur me artikullin e tij.

    Kurse vula me poshte mendohet te jete vula e Kastrioteve, dhe ruhet edhe sot e kesaj dite ne Muzeumin Kombetar Danez, eshte gjetur nga arkeologu danez Dr Peter Pentz. Vula eshte shkruajtur ne greqisht se prapri: 'Aleksandri i Madh'. Autenciteti i vules nuk eshte mundur te provohet dhe as origjina e saj nuk eshte shume e qarte, megjithate vlen te permendet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Referojuni edhe komunitetit arberesh ne Itali, ne komunitetin e tyre ne Internet, ne faqen ArbItalia.net ku i kushtohet nje faqe e vecante historise se etapave te emigracionit drejt Italise.


    Gli albanesi mantennero la religione cristiana di rito ortodosso e questo fu, ed č tuttora, uno dei tratti caratterizzanti la etnia albanese sia rispetto alla restante popolazione italiana sia riguardo agli albanesi rimasti in patria, divenuti nella stragrande maggioranza dei casi mussulmani

    http://www.arbitalia.it/storia/migrazioni.htm

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Historia e komunitetit arberesh ne Itali sipas vete historianeve italiane, ku nder te tjera:

    .....
    .....
    Many of these villages still exist in Southern Italy. Over 800,000 Albanians in Italy speak a language called 'Tosca." Tosca is a type of Albanian distinct to Italy. It is primarily Aberesh ( the native language of Albania), but also contains Italian and traces of Greek. Although Tosca is not an official language of Italy, it can be heard spoken at homes in Albanian-Italian villages like Civita. There are four Tosca dialects, all spoken in Southern Italy. Those dialects are Sicilian Albanian, Calabrian Albanian, Central Mountain Albanian, and Field Marino Albanian.
    http://www.initaly.com/regions/ethnic/arberesh.htm

    Nuk mund te mesosh mbi jeten e Gjergj Kastriotit, pa iu referuar komunitetit arberesh ne Itali dhe ne bote, qe jane pasardhesit gjenetike te Gjergj Kastriotit.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit
    pėrkthye nga Fan Noli):


    "Kapedanė dhe ushtarė trima".

    S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė
    kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
    ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė
    race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė
    tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj.
    Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap
    zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa
    kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall
    pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė.
    Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i
    Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė
    kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
    mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe
    nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė
    helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa
    ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe
    shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė
    mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj
    dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė
    dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė
    tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua
    fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa
    dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u
    kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
    se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u
    futtė nė kėtė valle; po se puna duhej
    mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se
    duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė
    derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do
    t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe
    ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen
    fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e
    mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe
    mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė
    prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
    vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
    gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr
    dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur
    kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me
    ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e
    vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse
    rronim e hanim bashkė dhe kishim njė
    zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė
    nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė
    n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin,
    gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė
    mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj
    nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu ta
    prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se
    kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se
    ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima kryelartė
    si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė
    robėrin e barbarve, duke pritur tė mė
    shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po vallė, a e
    meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė
    kini mirėsinė tė mė jipni? Lirinė s'jua solla
    unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa
    shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin,
    renttė qė tė gjithė, mė dualtė pėrpara kush
    e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga
    varret atėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė
    kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė
    prittė me aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė
    aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė
    bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė
    ju. Kėtė mbretėri, kėtė qytet nuk jua dhashė
    unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit
    kudo, nė krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė
    ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar prej
    tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju
    ma dhatė nė dorė kėtė shpatė, ju mė bėtė
    zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt
    me aq besė, me aqė kujdes, me aq
    mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e
    perėndisė, qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė.
    Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė
    punėn, e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e
    saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u bashkuan
    me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as
    shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė vetėm
    fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto
    me hir a me pahir, me dhelpėri a me
    trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė
    tė forta dhe kėshtjellat janė vendosur si
    shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm.
    Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe
    s'i kanė mbetur veēse muret e fortesave. Po
    pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė
    pėrfundojmė mė nurė kur tė vemi nė vėnt e
    kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun
    pėrpara, sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur
    se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga Petrela
    mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u
    fituar - pėrkundėr ėshtė njė fortesė prej
    natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se
    ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam i
    sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė Krujė
    ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar
    nga trimėrija e juaj dhe nga ēkatėrrimi i
    garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na
    lėshojnė fortesėn mė tė mirė; nė mos, po do
    t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė
    gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e
    marrshim Petrellėn, asnjė nga ne s' duhet tė
    kthehet prapė i gjallė.
    Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe
    rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si
    gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na
    ndilnmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė.

    0 Burrani!"

    Fjalimi i Gjergj Kastriotit i mbajtur ne Kruje pas kthimit te tij ne Atdhe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,732
    Faleminderit
    0
    19 falenderime nė 19 postime
    Un tja them atyre? Jo mor Albo se ata e kan provuar vete kete gje, prandaj dhe jane ndare me kohe nga ajo influence. Megjithate Seminaristi akoma ka mllefe ndaj kishes maqedonase.... kush e di pse...

    Na jep fakte ore, un dua fakte, ti me jep mjekrra mua dhe vija ndarese ndermjet veri/jugut. A e shef se cfare dobesie kane argumentat e tua? E ti qe quan veten edukator? Edhe ne cerdhe te shkoje nuk do beje fajde.

    "The sovereignty of the Sultan came thus to an end, and the Turkish garrison of Croia was destryed. Thereupon, Scanderbeg solemnlu abjured the Moslem religion in the CATHEDRAL of his capital in the presence of THE CATHOLIC PRIMATE, who bestowed upon the future defender of the faith of JESUS and of HIS COUNTRY the benedictions of THE CHURCH"
    "On March 1 of the following year, a stately gathering of the Albanian feudal lords tool place in the CATHEDRAL OF ALESSIO.... "IN IT, Scanderbeg was proclaimed "Chief of the League of the Albanian Peoples"

    Constantine A. Chekrezi faqe 31.
    Eastern European Collection - Albania Past and Present - MacMillan 1919

    Shkrimet qe jan perdorur per kete reference... rreth 5 faqe eshte seksioni i dedikuar per Skenderbeun por shume i dendur me informata dhe as qe nuk permendet fakti se ai eshte orthodhoks... dhe keto jane konsultimet.

    1) Barbarich, Eug. Albania pp. 177-193
    2) Fallmerayer, Dr. J. Ph., Das Albanesiche Element in Griechenland, Vol 9. , 00. 1-110
    3) Lavardin Du Plessis, Jacques de, Historie de Gerges Castriot, surnomme Scanderbeg, Paris 1621
    4) Knolles, The general history of the Turkes, London, 1603, pp. 283-33, 365-403, 413-426.
    5) Marinus Barletius, De vita et moribus Georgii Castrioti, Venice, 1504. Strasburg 1696, Frankfort 1577.
    6) Petrovich, G., Scanderbeg, Essai de bibliographie raisonance, Paris, M.D., CCCLXXXI
    7) Scapolo, Emilio, Venezia e Albania, in L'Ateneo Veneto, Venice, 1908

    Te lutem dua bibliografine tende.
    Edhe mos na be me me shkrujt libra ne forum, se ta thashe i her je i humbur ne ket debat kryqtar qe ke ndermarr se nuk ke asnjefare reference pervec mjekrrave, disa citateve te ndonje albanologu qe tenton te vej vija ndarese orthodhoksi/katolicizem per aresye influence zonale etj etj. Eshte e kote qe i futesh keti muhabeti se nuk ke REFERENCA.

    Sa per gjarpinjte nqs ka nej njeri qe nxjerr bishta ktu, ti me bishtat qe ke nxjerr kur vete forumi yt te ka dhen shpulle realiteti ja ke kalu edhe teorive me te guximshme te Darvinit per prejardhjen e njeriut nga hardhuca. Kthehu tek argumentat meqe i ke qef.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 12-10-2004 mė 15:24
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hyllien pėr postimin:

    yllbardh (02-12-2013)

  8. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Ja tu jap shkurtimisht edhe nje shembull te normalitetit te dualitetit ortodoks-katolik te familjeve princore Ballkanase, respektivisht serbe, ate te Nemanjave.


    Shen Sava, i biri i Stefan Nemanjes, pasi kthehet nga Mali i Shenjte me eshtrat e te atit, prej manastirit Hilandar, qe ai sebashku me te atin, qe si murg quhej Simon, e kishin themeluar edhe ndertuar per llogari te serbeve, fpreokupohet me pajtimin e dy vellezerve te tij, Stefanin e pare, qe zoteronte Rashken, edhe Vukanin, qe zoteronte Zeten (Malin e Zi), pasi keta te dy, ne ato kohe pas kryqezates se 1204, dmth rrenies se Konstandinopojes, kishin filluar, te detyruar nga rrethanat politike, te konkurronin per te njohur kush me pare nga papa si mbreter.

    Shen Sava e keshillon te vellane Stefanin qe ti shkruanin papes Honorius III qe ky ta kurorezonte Stefanin si mbret te serbevet, gje qe papa e mirepriti, me shpresen se ky veprim do conte ne perfshirjen e Raskes nen autoritetin kishtar papal, e dergoi nje kardinal per te kryer kurorezimin. Me tu bere kurorezimi, Shen Sava niset drejt Nicese, ku kishte rezidencen perandori ne eksil i Konstandinopojes, edhe i kerkon patrikut qe ti jape atij Autoqefaline e kishes serbe, gje qe, per arsye te situates politike ne Ballkan, ai ia arriti me sukses, duke zhgenjyer keshtu thellesisht aspiratat e papes per aneksim te Raskes nen Romen, qe tashme donte s'donte e njihte kurorezimin e Stefanit si mbret.



    Historiani kishtar, Papadakis, e cileson si normal kete dualitet veprimi, ne ato kushte politike te asaj kohe, e aspak si ndonje tradheti e hile ndaj besimit ortodoks.


    Pra, bashkepunimi i princave ortodoks me papet deri ne lenien e pershtypjes se po konvertohen ne katolik ka qene nje dukuri e disahershme edhe para shekullit 14,15.

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    E drejta dhe simbolet shtetėrore

    Shteti shqiptar, i bashkuar nėn drejtimin e Skėnderbeut, kishte simbolet e veta, qė mbėshteteshin nė traditėn vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij. Skėnderbeu krenohej me historinė e lavdishme tė kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emėr tė dytė vetjak pėrgjegjėsen e emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė te osmanėt ishte Iskander (Skėnder nė gjuhėn shqipe). Siē e dėshmon edhe M. Barleci, emėrtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janė pėrdorur nė mesjetė si sinonime tė emėrtimit etnogjeografik Arbėri. Pėr mė tej, krahas evokimit tė lavdisė sė Pirros dhe tė epirotėve tė lashtė (sinonim i emrit “arbėr” gjatė mesjetės), Skėnderbeu pėrdori edhe simbolet shtetėrore tė Pirros sė Epirit (shqiponjėn dhe pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhie), tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnė se ai mbėshtetej nė traditėn vendase pėr t'i dhėnė njė frymė sa mė kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

    Shtetin e tij Skėnderbeu e emėrtoi me emrin etnogjeografik kombėtar mesjetar Arbėria (Albania) edhe pse nė tė u pėrfshi njė pjesė e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skėnderbeut ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae), tė cilin e gjejmė tė shėnuar nė vulėn e nė shkresat zyrtare tė tij, si dhe nė letrat e kancelarive tė huaja qė i janė drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.
    Shkresat zyrtare tė Skėnderbeut, qė njihen deri tani dhe qė kanė dyllin me gjurmėn e vulosjes sė tyre, tregojnė se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, qė kishin madhėsi e simbole tė ndryshme.

    Vula e madhe zyrtare e Skėnderbeut ishte nė formė rrethore me diametėr 41 mm dhe perimetėr afro 125 mm. Nė qendėr ajo kishte shqiponjėn dykrenore dhe yllin me gjashtė cepa, tė vendosur ndėrmjet krerėve tė saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja tė mėdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Nė krye tė rrethit tė vulės ishte shenja e diellit me tetė rreze, qė ndante fillimin dhe mbarimin e emėrtimit GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Shenja e diellit me tetė rreze ka qenė simbol shtetėror i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nėn krerėt e shqiponjės dhe mbi krahėt e saj kishte inicialet D AL tė fjalėve Dominus Albaniae. Kėto iniciale tė fjalėve Dominus Albaniae, qė pėrbėnin titullin zyrtar tė Skėnderbeut, tregonin pozitėn juridike tė tij (Dominus) si kryetar shteti, si dhe emrin e shtetit (Albania), ku ai ushtronte pushtetin e tij.

    Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės personale tė tij. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7 mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia e lashtė pellazgjike. Nė gurin e vulės sė vogėl ishin skalitur dy figura tė mitologjisė pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė mjellmė.
    Si simbole mė pėrfaqėsuese pėr shtetin shqiptar Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn dykrenore me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa, simbole kėto qė ishin mjaft tė njohura nė mjedisin shqiptar. Kėto simbole ishin edhe nė stemėn dhe nė flamurin shtetėror. Nė njė katolog venecian stemash ėshtė vizatuar nė mes tė viteve 60 tė shek. XV stema e Kastriotėve, kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Konstandinit, qė gjyshja e tij, Donika, ia ngriti nė Napoli tė Italisė nė vitin 1500. Shqiponja e zezė dykrenore, siē e ka treguar M. Barleci, ka qenė e vendosur edhe nė qendėr tė flamurit tė Skėnderbeut qė fushėn e kishte tė kuqe.

    Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetėror i Perandorisė Bizantine dhe i familjes sė Muzakajve, qė kishin krushqi me Kastriotėt. Edhe Arianitėt dhe Gjurashėt kishin shqiponjėn dykrenore si simbol tė tyre. Kurse ylli me gjashtė dhe shtatė cepa ishte pėrdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtė cepa duhe tė ketė qenė vendosur edhe ndėrmjet krerėve tė shqiponjės nė flamurin e Skėnderbeut, si njė element dallues kundrejt flamurit tė Perandorisė Bizantine.
    Vula me shqiponjė, si simbol shtetėror i Skėnderbeut, del se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė letra qė janė shkruar gjatė mesit tė viteve 50 dhe ndoshta jo rastėsisht. Nė tė njėjtėn kohė me vulėn duhet tė jetė pėrdorur edhe flamuri me fushė tė kuqe dhe shqiponjėn dykrenore nė mes, qė e ka patur Perandoria Bizantine. Nėpėrmjet kėtyre simboleve synohej qė tė shprehej uniteti i viseve tė lira shqiptare dhe tė tregohej se pas pushtimit tė Konstandinopojės prej turqve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane qė luftonte nė ish zotėrimet e Perandorisė Bizantine. Kėto simbole tė reja pushteti tė pėrdorura nga Skėnderbeu pasqyrojnė procesin e krijimit tė njė shteti tė vetėm nė tokat e lira shqiptare.

    Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar u bė Kruja. Ndonėse nė hapėsirat e kėtij shteti kishte qytete tė tjera mė tė mėdha e mė tė rėndėsishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, pėr shkak tė pozicionit tė vet gjeografik shumė tė favorshėm Kruja u bė kryeqendra administrative e viseve tė lira shqiptare. Nėpėrmjet rrugėve tė shumta tokėsore e detare qė kryqėzoheshin pranė saj, Kruja, si qendėr administrative, kishte komunikimin mė optimal me tė gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja.

    (Marre nga historia zyrtare e botuar kete vit nga Akademia e Shkencave.)
    Postuar nga Shendelliu ketu

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Pinjollet e Kastrioteve


    ....
    Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fėmija i parafundit nė familjen me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės. Kėta kishin katėr djem (Stanishėn, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vlajkėn e Mamicėn).
    .....

    Qė nė kohėn e Gjon Kastriotit motrat e Skėnderbeut ishin martuar me anėtarė tė familjeve mė tė fuqishme tė kohės: Mara me Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin), Jella me Stres Balshėn, Angjelina me Vladan Arianitin, vėlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakėn. Veē kėtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh nė vitin 1443 e kishte cilėsuar veten si trashėgimtar tė Balshajve, bėri lidhje martesore tė tjera. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn e martoi me Muzak Topinė. Zotėrimet e Arianitėve e tė Topiajve kishin njė rėndėsi tė veēantė strategjike pėr mbrojtjen e vendit, sepse nėpėr to kalonte Rruga Mbretėrore (Egnacia) dhe degėzimet e saj nė drejtim tė viseve tė Shqipėrisė sė Epėrme e asaj tė Poshtme, nėpėrmjet tė cilave trupat osmane mund tė futeshin nė thellėsi tė tokave tė lira shqiptare pėr tė sulmuar kryeqendrėn e tyre, Krujėn. Lidhjet martesore tė shumta lehtėsuan veprimtarinė politike tė Skėnderbeut pėr integrimin sa mė tė plotė tė viseve shqiptare nėn pushtetin qendror tė tij.
    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise
    Mund ta lexoni te plote ketu


    ....
    Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė....

    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise
    Mund ta lexoni te plote ketu



    Citim Postuar mė parė nga NGA LIBRI I PADIGLIONES

    Donika Kastrioti

    Gjergji u martua me njė Kominata apo Komneno, siē e pėrmendin tė gjithė historianėt, me emrin Andronika (Donika). Qe njė grua shumė e virtytshme dhe me zemėr tė madhe, e cila, edhe kur mbeti e ve, pasa vdekjes sė burrit, mbeti gjithė kohėn e respektuar; pėr nder tė cilėsive tė saj tė rralla, Federiku i Aragonės, i dhuroi nė vitin 1498, kėshtjellėn e Galianos (...)

    Breznia e parė

    Donika lindi dy fėmijė: djalin me emrin Gjon, dhe vajzėn Vojsava, qė mė vonė u martua me Stefano Maramonten. Gjoni trashėgoi feudet e babait, tė cilėt pas disa vitesh, mė 1485, iu zėvendėsuan me ato tė San Pierit, nė Galatinė e Soletos, me titullin e dukės sė kontit (...)

    Pinjolli i parė

    Nga Gjoni lindėn katėr fėmijė: Ferdinandi dhe Kostandini, ndėrsa Gjergji dhe Maria vdiqėn (njėri nė vitin 1540, tjetra nė 1560) (...)

    Dėshmi gjenealogjike

    Emblema e markezit tė Auletės, Don Antonio Kastriot Skėnderbeg, ėshtė e njėjta me atė qė ka pėrdorur Skėnderbeu, dhe pasardhėsit e tij.
    Burimi: ketu


    Gjenealogjia e Familjes se Skenderbeut, sipas dy te ashtequajtur pasardhes se tij
    - Djali i vetem i Skenderbeut, Gjoni ose Xhovani, sic i thone ne Itali, pas vdekjes se te atit, ende i ri, jetoi ne domenin e vet mbi Gargano e me pas, nga 1485, kur lulezon qyteti i Shen Pjetrit ne Galatina ne Token e Otrantos, vendoset atje, ka titullin Duke, duke i shtuar dhe ate te Kontit te Soletos.

    - Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhesja e fundit e familjes perandorake te Bizantit dhe paten shume femije, mes te cileve Konstandinin, peshkop ne Insernia, Ferdinandin, qe qeveriste domenin feudal te Katrioteve dhe Marien, grua e kulturuar qe njihte shkelqyer letersine greke e latine.

    - Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzen e Dukes se Nardose, paten shume femije si Erinen, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)... me titullin Baron dhe nga kjo dege familjare pati pasardhes deri ne fund te 1700.

    - Ndersa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjeter familjare e Skenderbenjve, te cilet u shperngulen ne Napoli ne vitet 1700 dhe jane atje deri ne ditet tona.

    - Biri i Pardos, Konstandini, shperngul rezidencen e vet ne Copertino. Ndersa ne fund te viteve 1600 Aleksander Kastrioti Skenderbeu u shperngul ne Lece, pasardhesit e te cilit jetuan atje deri me 1700.

    - Nga mesi i viteve '800 me i madhi i femijve te kesaj linje familjare, nje tjeter Aleksander, u shperngul ne Ruffano, Lece, ku eshte dhe sot rezidenca princerore e Kastrioteve te Skenderbeut.

    - Perfaqesuesit e tanishem te kesaj linje familjare jane Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek ne Rome dhe i vellai i tij Guilio, magjister adminitrativ.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Maredheniet midis kishave


    Ndėrkaq nė jetėn kishtare e politike tė Shqipėrisė ndikuan pozitivisht vendimet e Koncilit tė Ferrarės, qė u mbajt gjatė viteve 1438-1439. Krahas papė Eugjenit IV, nė tė morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė universit ortodoks, si perandori i Bizantit, Johan Paleologu, patriarku i Konstandinopojės, Jozefi, dhe peshkopėt bizantinė e sllavė mė nė zė. Nė korrik tė vitit 1439 pėrfaqėsuesit e tė dy palėve nėnshkruan tekstin e bashkimit shpirtėror tė tė dy kishave nėn supremacinė e Papatit. Ky vendim ndikonte pozitivisht pėr zbutjen e mosmarrėveshjeve ndėrmjet kishave ortodokse e katolike nė Shqipėri dhe pėr rritjen e bashkėpunimit ndėrmjet sundimtarėve shqiptarė tė besimit katolik dhe ortodoks, si dhe tė kėtyre me forcat politike tė huaja. Vendimet e Koncilit tė Ferrarės ndihmonin bashkėpunimin ndėrmjet vendeve evropiane, qė politikisht ishin shumė tė copėtuara e tė pėrēara, nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, pushtuesve osmanė, luftė qė filloi tė propagandohej si njė kryqėzatė e tė krishterėve kundėr pushtuesve aziatikė e besimit tė tyre islam.

    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise
    Mund ta lexoni te plote ketu
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Ndjenja kombėtare, si njė tregues identiteti, i ka shoqėruar popujt gjatė gjithė historisė sė tyre. Edhe protagonisti kryesor, qė e udhėhoqi luftėn e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, Skėnderbeu, nė veprimtarinė e tij politike e ushtarake, iu referua traditės sė lavdishme historike tė popullit tė vet. Kėshtu, p.sh., duke iu pėrgjigjur plot krenari kombėtare njė kundėrshtari politik nė Itali, Skėnderbeu do t'i shkruante atij pėr aksionet ushtarake tė epirotėve e tė Pirros kundėr romakėve nė Itali do tė pėrdorte si simbole tė veta shtetėrore elementė nga simbolet e Pirros, tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė dhe nga mitologjia pellazge.....

    Njė tipar i rėndėsishėm dallues i luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman ishte zhvillimi i saj mbi dallimet fetare. Nė radhėt e ushtrisė shqiptare qėndronin pėrkrah njėri-tjetrit luftėtarėt e besimit katolik, ortodoks, si dhe shqiptari i islamizuar, siē ishte, p.sh., vetė Skėnderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Besime tė ndryshme fetare kishin edhe bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, edhe familjet me tė cilat lidhėn krushqi Kastriotėt. Krahas klerikėve katolikė, Skėnderbeu dėrgoi si pėrfaqėsues tė vet nė shtetet italiane edhe priftėrinj ortodoksė. Shembull i tolerancės fetare dhe i mirėkuptimit ndėrmjet shqiptarėve me besime fetare tė ndryshme ishte vetė familja e Kastriotėve. Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike. Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.
    Pjesėmarrja masive e shqiptarėve tė tė gjitha besimeve fetare dhe tė krahinave nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė ndikoi shumė nė zbutjen e sheshimin e dallimeve e tė mosmarrėveshjeve, qė mund tė lindnin nga bindjet e ndryshme fetare si dhe nga pėrkatėsia krahinore. Rrjedhimisht, njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė luftės antiosmane ishte kompaktėsimi dhe forcimi i unitetit tė shqiptarėve pa dallime fetare e krahinore, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė ėshtė e drejta dokesore, pėrballė sė cilės ishin tė barabartė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga pozita shoqėrore dhe besimi fetar i tyre. Dėshmi e unitetit kombėtar tė shqiptarėve janė edhe legjendat, tregimet dhe kėngėt popullore pėr figurėn e Skėnderbeut, tė cilat u ruajtėn pa dallime fetare, te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve kombėtare, madje edhe jashtė tyre, si te arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė. Kėngėt popullore pėr Skėnderbeun lindėn qysh nė shek. XV dhe ato vijuan ndėr shekujt tė kėndohen me krenari nga shqiptarėt. Kronisti venecian Antonio Sabeliko ka shkruar nė vitin 1487 se shqiptarėt “me kėngė solemne ... kėndonin lavdinė e princit tė vdekur (Skėnderbeut) ashtu siē e kishin zakon tė moēmit nė gostitė e heronjve tė mėdhenj”. Nė fillim tė shek. XX Edit Durham rrėfen pėr dy krutanė qė njė ditė tė tėrė i kėnduan trimėritė e Skėnderbeut nė njė kėngė tė gjatė pa mbarim....

    Burimi: Akademia e Shkencave te Shqiperise

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Miku i afert i Gjergj Kastriot Skenderbeut

    Nga Moikom Zeqo

    Ne fillim te shek. XX eruditi i jashtezakonshem Faik Konica ben nje zbulim: gjen dhe shpall publikisht shqiptaresine e nje patriarku te njohur te Konstandinopojes ne shek.XV. Konica boton nje skice lakonike me nje informacion te ngjeshur. Duke lexuar kete skice mbas nje shekulli kupton sejcili nga ne saktesine e akribine e Konices. Cfare thote ne substance Konica?

    Ne fillim, Konica nenvizon se Shqiperia i ka dhene Romes nje Pape: nje princ shqiptar, te quajtur Gjovan Francesko Albani, i cili hipi ne fronin Papal me 1700 nen emrin Klementi XI dhe pontefikoi 21 vjet. Klementi XI eshte ai qe beri dekretin e famshem "Unigenitus", me te cilin denoi heretizmin e Jansenisteve ne 1713. Papa Klementi 11 ka ndikuar dhe ndihmuar ne menyre vendimtare ceshtjen shqiptare dhe per kete subjekt historik dhe kulturor per fat te mire ekzistojne studime dhe libra te tere. Por, ndersa Shqiperia i ka dhene Kishes Katolike Perendimore edhe Pape dhe figura te larta hierarkike, pa harruar dhe nje numer shume te madh martiresh dhe shenjtoresh shqiptare, gje qe eshte theksuar nga shkenca shqiptare dhe e dijetareve te huaj, persa i perket shqiptareve te shquar, qe arriten zenitin e hierarkise se Kishes Lindore, eshte thene pak, per te mos thene aspak.

    Konica hedh idene se jo vetem nje patriark me origjine shqiptare ka qene ne krye te Kishes Lindore Boterore, por realisht kane qene shume shqiptare. Per Nifonin Konica mbeshtetet tek nje numer librash historike per perandorine bizantine te shtypura greqisht dhe latinisht. Ai i referohet sidomos nje botimi ne latinisht ne Bon te Gjermanise, te bere prej B.G. NIEBUHR. Ne kete liber ka disa njoftime mbi Nifonin. Gjithashtu Konica permend edhe emrin e nje libri tjeter "Historia politike e Konstadinopojes", pa permendur emrin e autorit dhe vitin e botimit. Cfare kumton Konica? Dokumentet tregojne se Nifoni u be Patriark pas Maksimit. Ne kohen e mbreterimit te Sulltan Mehmet Fatiut, qe pushtoi Konstadinopojen dhe e shndrroi emrin ne Stamboll, me 1454, kane qene 4 Patriarke. I nenti quhet "Maksimi i Dituri", i cili qe Patriark kur vdiq Sulltan Mehmeti. Mbas Mehmetit hipi ne fron me 1481 Sulltan Bajaziti, ne mbreterimin e ketij Sulltani vdiq Maksimi, i cili qe Patriark per 6 vjet rrjesht. Nifoni i zuri vendin Maksimit me 1482 dhe ka qene patriark ndoshta deri ne vitin 1486. Te dhenat qe jep Konica tregojne qarte qe Nifoni kishte lindur ne More, e populluar prej shqiptaresh dhe babai i tij qe "nje fisnik shqiptar i pasur dhe i kulturuar". Qe djale, Nifoni deshironte vetmi dhe i hyri rruges se murgerise. Ai shkoi ne Athos ne Kishen e "Pantakratorit". Ne fillim qe murg dhe pastaj u be prift. Ketu Nifoni jetoi shume vjet kur befas me vdekjen e metropolitit te Selanikut doli e domosdoshme zevendesimi i tij ne kete funksion me Nifonin. Nifoni u be keshtu per disa vite Metropolit i Selanikut. ill pas vdekjes se Patriarkut Maksim, Nifoni arriti kreun e hierarkise me te larte kishtare te ortodoksise.

    Konica tregon dhe disa hollesi nga jeta e Nifonit. Ai thote vec te tjerave se nje grek nga Trebezundi i quajtur Amirus, krijoi armiqesi te amdhe kunder Patriarkut shqiptar. Ai krijoi intriga te medha kunder tij. Ai arriti te shkoje deri te Sulltani dhe ta beje me faj Nifonin per nje deshmi te rreme te tre prifterve greke. Sulltani dha udher qe te tre prifterve greke t'u pritej hunda, kurse Nifonin e hoqi nga Patriarkana e Konstandinopojes dhe e deboi. Sulltani dha udher te zgjidhej nje Patriark tjeter dhe keshtu ne krye te Kishes Ortodokse Boterore erdhi kleriku grek, i quajtur Dionis, i cili ksihte qene patriark edhe gjate kohes se Sulltan Mehmetit. Dionisi mbas dy vjetesh u terhoq nga detyra e larte dhe u be murg. Pas Dionisit u zgjodh nje tjeter i quajtur Manas, qe u mbiquajt Maksim dhe ndjejti 6 vjet si Patriark. Po edhe kete e debuan dhe u zgjodh perseri per here te dyte patriark Nifoni, qe qendroi vetem nje vit dhe gjithashtu e perzune. Percaktimin moral dhe intelektual te Nifonit, Konica e karakterizon keshtu : "Nifoni ish burre i leteruar, i mencur, fjalenxehte, e me zakone te qeruara". Kaq thote Konica.

    Po c'dihet me teper per Nifonin?

    Per nje rastesi te mrekullueshme nje djale i ri, studjoz e me kulture, qe sot ndjek Universitetin e Selanikut, i quajtur Rubens Ruka, ka nje pasion te madh per historine kombetare tonen dhe po mbledh nje koleksion te gravurave dhe pikturave, qe lidhen me Shqiperine ne shekuj.

    Eshte pikerisht Rubensi, qe me solli para disa ditesh mua, ne zyren e Muzeut Historik Kombetar nje liber ne greqisht, te botuar ne Athos. Libri eshte botuar me 1995 dhe ka kete titull "Shen Nifoni, patriarku i Konstandinopojes". Libri ka 14$ faqe dhe pervec tekstit studimor ka nje numer te madh fotografish me ngjyra si dhe bardhe e zi te kishave ku ka qene Nifoni, te afreskeve, ku eshte pikturuar figura e tij e shenjteruar, etj. Libri eshte mbeshtetur mbi nje bibliografi prej 62 zerash, qe jane libra dhe studime posacerisht per Nifonin. Ky liber ka te dhena te reja te papritura dhe shume interesante per kete shqiptar te famshem.

    Po c'dihet me konkretisht? Eshte e vertete qe ne fillim ai qe murg ne Athos. Pastaj u be prift. Po ku u be konkretisht prif? Duke falenderuar historianin shquar shqiptar Kristo Frasheri, qe eshte nje nga skenderbeologet me te shquar te diteve tona, u njoha me dokumentet, qe vertetojne se Nifoni eshte bere prift pikerisht ne Kruje, pas ardhjes se Skenderbeut me 1446. Ai ka pasur marrdhenie dhe lidhje te ngushta me Skenderbeun.

    Fan Noli, na thote qarte, qe disa figura kishtare te Krujes, qe kane perfaqesuar ne dokumentet e kancelerise Gjon Kastriotin, por edhe djalin e tij, Skenderbeun, me Vatikanin dhe Venedikun, kane qene prifterinj te ritit ortodoks, te ksihes bizantine. Fan Noli thote qartesisht se edhe Skenderbeu i ka takuar ritit kishtar lindor, por te atij formacioni, qe ka qene i lidhur me Romen Katolike. Kjo eshte nje dukuri tipike e kohes. Ky eshte nje problem i zgjidhur shkencerisht nga Fan Noli dhe nuk krijon asnje kontradikte konceptuale apo dhe kishtare me faktin se kryeheroi shqiptar u lidh ngushte me Romen Katolike dhe arriti te behet "Atlet i Krishtit" duke mbrojtur si askush ne bote krishterimin evropiano-perendimor. Sa kohe ka ndenjur Nifoni si prift te Skenderbeu? Kur u largua nga Kruja dhe pse? A i ka ruajtur lidhet Nifoni me Skenderbeun? Faktet tregojne, qe Nifoni ka qene nje kishtar i rendesishem i Krujes skenderbejane, dhe asnjehere nuk e ka harruar miqesine dhe lidhjen e tij me Skenderbeun. Ne librin greqisht kushtuar Nifonit, ne faqen 124 eshte botuar dhe harta e levizjeve te Nifonit ne pikat e ndryshme gjeografike te Ballkanit. Aty duket qarte qe Nifoni ka levizur se pari nga Moreja ne qytetin e Artes dhe menjehere pas Artes ka kaluar ne rrethinat e Durresit dhe eshte vendosur ne Kruje, ku eshte shuguruar prift. Pas Krujes ka shkuar ne Oher dhe me pas ne qytetin e Manastirit, per te shkuar ne Bukuresht, ne Andrionopoje dhe ne Konstandinopoje. Nga Konstandinopoja ka levizur ne qytetin Sozopull te Bullgarise dhe pastaj perseri ne Gadishullin e Athosit. Ne kete liber botohet dhe nje harte ku tregohen tre udhetime ne kohe te ndryshme te Nifonit, dhe konkretisht vendosjen e tij ne kishen "Pantakrator", ne manastirin "Laura e Madhe" si dhe ne manastirin e "Shen Anes" dhe ate te "Shen Dionisit".

    Nifoni ka vdekur ne Athos, ku gjendet dhe reliktuari i tij. Ne shume kisha jane pikturuar afreske me figuren e Nifonit. Ato e tregojne Nifonin duke mbajtur ne doren e majte Biblen e Shenjte dhe me doren e djathte me gjestin e bekimit. Keto afreske jane te shumta dhe perbejne nje koleksion shume te rendesishem te nje personazhi te shquar shqiptar te shek.XV.ajo qe me terhoqi vemendjen posacerisht eshte se ne qelen e Nifonit ku ndodhet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ky portret eshte botuar ne faqen 29 te librit dhe e parqet Skenderbeun ne profil me nje mjeker te gjate dhe te perdredhur, me perkrenaren e tij me koke dhie dhe me e habiteshmja eshte se ky portret ne forme ikone ka te shenuar shqip, me germa latine, mbishkrimin "SKENDERBEU- KASTRIOTI". Ky eshte nje portret qe se kemi hasur deri me sot ne koleksionin skenderbejan te pikturave. Kush e ka pikturuar kete protret? Padyshim artisti ka qene shqiptar dhe e ka nenshkruar me nje shqipe te kulluar emrine Heroit. Te terheq vemendjen fakti se emri i Heroit nuk eshte shkruar me germa greke. Artisti qe e ka bere portretin e ka vendosur ne Biblioteken e Nifonit, gje qe tregon sakte se ai e ka ditur se Nifoni ka qene prift ne Krujen e Skenderbeut. Kjo verteton tere dokumentet rreth kesaj nyje historike. Ne pjesen e siperme te portretit eshte dhe nje portret me i vogel ne miniature, qe tregon fytyren e nje burri. Mesojme se ky eshte portreti i nje kryengritesi grek te quajtur Riga Velenshtiliu, i cili eshte nga figurat me te medha ballkanike te clirimit te popujve te gadishullit nga sundimi turk. Riga ka udhehequr organizaten e njohur kryengritese me emrin "Shoqeria e Miqve", qe eshte ndihmuar edhe prej shqiptarit Ali Pashe Tepelena. Madje ekziston edhe nje dokument, qe kjo organizate aspironte nje federate te shteteve te popujve t cliruar te Ballkanit, duke i bere nje propozim konkret se n.q.se Ali Pashe Tepelena do te pagezohej i krishtere do ta zgjidhnin ne fronin e Konstandinit te Madh. Riga eshte autor i himnit luftarak drejtuar popujve ballkanas ky hymn ka edhe keto vargje :

    Shqiptare dhe bullgare

    Serbe dhe greke

    Banore te ishujve dhe te sterese

    Me nje vrull te perbashket

    Per liri

    Te c'veshim shpatat

    Vetekuptohet qe portreti ne minitura i Rigas parakupton thelbin e hymnit te mesiperm. Dihet se me vone "Shoqeria e Miqve" e degjeneroi idene e lirise se vertete ne te ashtuquajturen "Megali idea", qe pati per baze krijimin e shtetit grek ne permasat e perandorise bizantine, ide absurde kjo dhe e parealizueshme. Por eshte pikerisht portreti i Rigas, qe na ndihmon per te datuar afersisht kohen e berjes se piktures se Skenderbeut. Kjo pikture duhet t'i takoje fundit te shekullit XVIII ose fillimit te shekullit XIX.

    Le te kthehemi te Nifoni. Ky patriark shqiptar ka lene doreshkrime te tij me karakter teologjik qe s'jane botuar ende. Eshte rasti qe te behen kerkime shkencore rreth figures se Nifonit dhe sidomos lidhjeve te tij me shqiptaret dhe Gjergj Kasriot Skenderbeun. Amen!

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Shėn Nifoni nė oborrin e Skėnderbeut

    Dr. Aurel PLASARI.

    Prania e Nifonit, njėrit prej etėrve nė zė tė Kishės lindore, nė Oborrin e Skėnderbeut ka mbetur pa u hulumtuar sa duhet. Ndėr ata qė janė marrė me historinė e Shqipėrisė, i pari qė e ka nxjerrė nė dukje kėtė prani ka qenė Nicolae Jorga nė veprat e tij Histori e shteteve ballkanike (Paris 1925)1 dhe Histori e Kishės rumune (Bukuresht 1928)2, mandej Dhimitėr Beduli nė njė diskutim sado tė shkurtėr (tri faqesh) nė Konferencėn e Dytė tė Studimeve Albanologjike (Tiranė 1968)3. Nė njė shėnim me titull Njė patrik shqiptar nė shek. XV ka pasė shkruar diēka pėr tė edhe Faik Konica, me tė dhėna nga njė Histori politike dhe patrikore e Stambollit, botuar nė Bon prej B.G. Niebuhr‑it4. Por Konica nuk e vinte re praninė e Nifonit nė Oborrin e Skėnderbeut, madje ēuditėrisht, pa ditur as vitet e patriarkisė sė tij, i hamendonte ato5.

    Si burim dore sė parė pėr jetėn dhe veprimtarinė e Shėn Nifonit shėrben Jeta dhe punėt e Shenjtėrisė sė tij atit tonė Nifon, patriark i Carigradit [Kostandinopojės]. E njohur shkurt si Jeta e Shėn Nifonit, ajo u shkrua nė shek. XVI nga kryeigumeni Gavriil, qė ishte protos i Malit tė Shenjtė (Athos) dhe e kishte shoqėruar Nifonin nė udhėtimin e tij nė Hungrovllahi6. E shkruar me gjasė mes viteve 1517‑1521, nė greqishte, Jeta e Shėn Nifonit u riprodhua e dorėshkruar duke u pėrkthyer edhe nė sllavonishte dhe rumanishte7. Dorėshkrimin nė greqishte e botoi Nikodim Agjioriti nė Venedik, mė 1803. Por Jeta njohu edhe shumė botime rumune, mbasi me tė quhet qė e zė fillin historiografia e Hungrovllahisė8.

    Tė dhėnat mė tė rėndėsishme pėr prejardhjen e Nifonit mėsohen prej Jetės: "Tė atin e Shėn Nifonit e quanin Manuil, por e thėrrisnin me nofkėn Harip, ndėrsa tė ėmėn ia quanin Maria. Ishte dere sė madhe dhe fisi bujar, tė njohur pėr pasurinė dhe zulmėn dhe pėr punė tė mira nė vendin e Dalmacisė. Ndonėse ishte ai vetė shėrbyes besnik nė oborrin e Gjorgjit zot i Dalmacisė dhe kujdestar i fėmijėve tė shtėpisė, u kallėzua nga Manuil Hlapeni, qė e kishte kėtė emėr prej fisit tė tij, i cili e futi nė burg dhe deshi ta prishte. Por Perėndia e kurseu me ndėrmjetėsinė e zonjės Irina nga visi i Dalmacisė, se e dėrgoi ajo fshehurazi me libra te njė vėlla i saj tė cilit i thoshin Toma voevod i ishullit tė Peloponezit. Sapo qė e pa, sunduesi e priti menjėherė me nderime tė mėdha dhe kėshtu shpėtoi nga vdekja. Nė atė vend atėherė Manuili mori pėr grua njė zonjė qė e quanin Maria, bijė bujarėsh tė mėdhenj, dhe me tė bėri dy djem dhe njė vajzė. Por ai vetė vdiq mbas kėsaj"9. Gjeorgji i kėtushėm nuk ėshtė veēse Brankovici (1482‑1486). Manuil Hlapeni denoncues duhet tė vijė prej sunduesit maqedon me tė njėjtin mbiemėr. Zonja Irenė, qė e ka shpėtuar, ėshtė Irenė Kantakuzina prej Semendrie, kurse i vėllai "Toma voevod i ishullit tė Peloponezit" ėshtė Toma Kantakuzeni, despoti i Moresė, qė u dėbua prej sulltan Mehmetit II.

    Po aty mėsohet edhe pėr formimin e Nifonit, qė atėherė quhej ende Nikollė: "Djalin e madh zonja e dha te sunduesi qė tė shėrbente, ndėrsa Nikollėn e shpuri te njė mėsues qė tė nxente shkrim e kėndim. Nikolla kishte dhanti tė madhe pėr mėsim, sepse shpejt i kaloi tė gjithė bashkėnxėnėsit e tij. Ia kaloi edhe njė murgu qė quhej Joasaf, mėsues dhe kujdestar, dhe prej tij veshi edhe petkat murgore dhe u quajt Nifon. Duke dėgjuar pėr at Zaharian prej qytetit tė Artės, qė dinte shkrim e kėndim greqisht dhe sllavonisht dhe qė kishte ardhur nga Svetagora [Mali i Shenjtė], prej manastirit tė Vatopedit, erdhi tek ai dhe ky e bėri murg tė pėrkryer. Metropoliti i Artės e bėri djakon duke e hirotonisur i lumi dhe i madhi Nikodim, patriark i Justinianės sė Parė dhe i gjithė bullgarėve dhe i serbėve dhe i Arbėrisė dhe i viseve tė tjera, tė cilin e pati thirrur qeverisėsi i qytetit tė Linardisė nga Carigradi [Kostandinopoja] nė vendin e Ohrisė nė Justinianėn e Parė"10. Kėtu "qeverisėsi i qytetit tė Linardisė" duhet tė jetė Leonard Tocco. "Linardia" ‑ qyteti i Artės.

    Po simbas Jetės, Zaharia me nxėnėsin e tij tė ri dhe murgj tė tjerė pėr t'u ikur turqve u strehuan pėr njė kohė nė Arbėri, nė Oborrin e Skėnderbeut: "Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjėn pak kohė atje [nė Ohri], deshėn tė venin nė vendin e Askulunit [ose Askalonit] edhe me ta u bashkuan shumė tė tjerė. Dhe u nisėn nga Justiniana disa nga stereja, tė tjerė me anije dhe mbėrritėn nė njė qytet me emrin Draē [Durrės], qė ėshtė nė vendin e Askulunit dhe sė andejmi u ngjitėn nė qytetin e Krujės, qė ėshtė prej Draēit rreth 6 milje. Edhe vajtėn te Gjergji qeveritar i Arbėrisė, qė i thoshin Skėnderbe, dhe i pranoi ai me gėzim tė madh e me dashuri, sepse edhe mė parė kishte dėgjuar pėr jetėn e tyre, qė ta ketė [Zaharian] at shpirtėror dhe mėsues dhe edukues pėr tė gjithė njerėzit dhe pėrftues tė shpėtimit tė tė gjithėve, ndėrsa Nifonin, me bekimin e kryehiereut tė qytetit tė Krujės, e bėri prift atje, duke e hirotonisur si edhe vetė kryehiereun i lumi patrik Nikodim"11. "Jo mbas shumė kohe u ngritėn turqit nga Lindja dhe pushtuan tė gjitha viset nga Perėndimi, pikėrisht deri nė detin e Oqeanit dhe deri nė Arbėri edhe gjithēka qė gjenin e thernin, e plaēkisnin dhe e digjnin. Ndaj njerėzit iknin nga tė mundnin. Ndėrsa etėrit e lumė [Zaharia dhe Nifoni] lanė Arbėrinė dhe erdhėn sė rishti nė qytetin e madh tė Ohrisė"12. "Si vdiq Nikodimi i Justinianės, at Zaharia u bė me pahir patrik i tė gjithė bullgarėve, serbėve, arbėrve dhe viseve tė tjera [...] por perandori turk e hoqi nga froni, ndaj dhe Zaharia e la fronin dhe vajti nė Carigrad [Kostandinopojė] sė toku me birin e tij shpirtėror Nifon"13.

    E gjitha kjo situatė paraqet interes pėr tė pėrplotėsuar kontekstin religjioz‑politik tė qėndresės kundėrosmane tė Skėnderbeut. Nė mėnyrė tė posaēme, rolin e faktorit kishtar ortodoks nė organizimin nga ana e tij tė kėsaj qėndrese. Situata nė fjalė integrohet nė lidhjet e njohura tė Kastriotėve me Malin e Shenjtė (Athos), pėr shembull me manastirin e Hilandarit aty, tė cilit Ivan/Jovan Kastrioti me djemtė e tij Stanisha, Reposh, Kostandin dhe Gjergj i patėn dhuruar mė 1426 katundet e Radostushės dhe Trebishtit14. Po "Ivan/Jovan Kastriotit" dhe bijve tė tij Reposh, Kostandin dhe Gjergj igumeni i manastirit tė Hilandarit u pati shitur disa vjet mė vonė "Pirgun e Shėn Gjergjit" pėr "gjashtėdhjetė fiorinta"15. Po nė kėtė kontekst, tė lidhjeve me Malin e Shenjtė, do lexuar edhe dėshmia e Muzakės se "Reposhi i sipėrthėnė bėri jetė tė shenjtė dhe vajti nė malin e Sinait dhe u bė murg dhe atje vdiq"16. Mandej fakti qė po ky Reposh u varros nė narteksin e kishės sė Hilandarit17. Po kujtoj edhe njė herė qė Noli ka mbrojtur mendimin se Ivan/Jovan Kastrioti ka qenė "ortodoks grek" [angl. "a Greek Orthodox"] prej vitit 1419 deri mė 1426 si "aleat i Stefan Lazarevicit tė Serbisė"18. Ducellier‑i nuk ka nguruar ta pohojė se Kastriotėt "janė me siguri ende ortodoksė nė shek. XV"19. Tani sė fundi edhe Petta e thotė shtjellimisht se "Kastriotėt ishin historikisht tė lidhur me Kishėn ortodokse"20. Prania nė Oborrin e Skėnderbeut e (Shėn) Nifonit dhe Zaharias pėrforcon edhe dėshminė e Mauro Orbinit sa pėrket ortodoksizmin e Skėnderbeut. Nė Mbretėria e sllavėve sot gabimisht tė quajtur skiavonė (1601) Orbini tregon episodin nė tė cilin Giovanni di Capistrano‑ja, legat i Papės pėr organizimin e kryqėzatės, pėrpiqej t'i mbushte mendjen Skėnderbeut qė tė bėhej katolik. Kastrioti i pėrgjigjej kėshtu: "Unė kam jetuar nėntėdhjetė vjet [sic] me kėtė mendje, qė prej mė tė mėdhenjve qysh fėmijė nė shpirtin tim m'u pat mbresuar; dhe populli im, ndonėse kam qenė fatkeq, mė ka mbajtur gjithnjė pėr tė dijshėm; tani ti do tė doje qė, kur tė mė shohin tė ndėrruar, tė pandehin se unė, i rėnduar nga vitet, e paskam humbur mendjen dhe, si thuhet nė gjuhė popullore, qenkam bėrė matuf; unė mė parė lė jetėn time, se tė ndahem nga traditat e paraardhėsve tė mij"21.

    Kjo prani nė Oborrin e Skėnderbeut e Zaharias dhe (Shėn) Nifonit, dhe sidomos caktimi prej tij i Zaharias si "at shpirtėror dhe mėsues dhe edukues pėr tė gjithė njerėzit dhe pėrftues i shpėtimit tė tė gjithėve" dhe bėrja e Nifonit prift "me bekimin e kryehiereut tė Krujės", sqarojnė diēka mė shumė nga situata e qytetit ku Skėnderbeu kishte rezidencėn e tij politike dhe ushtarake. Ajo i shtohet edhe pranisė nė qytet tė "kryepriftit tė Krujės" tė quajtur Stefan. I dėrguar ambasador prej Skėnderbeut pranė mbretit tė Napolit pėr tė lidhur me mbretin Alfons traktatin e vitit 1451, at Stefani e nėnshkruante atė me shkronja greqishte22. Vjen kėshtu i saktė interpretimi i Marinescu‑t qė e sheh kėtė akt si dėshmi tė "ortodoksisė sė tij [kryepriftit tė Krujės] dhe tė asaj tė zotėruesit tė Krujės"23. Ajo ndihmon tė kuptohet edhe pėrse, me dokumentin e 5 marsit 1453 oficeri i Zyrės sė Thesarit tė Aragonės, njė Pere Bernat, urdhėrohej t'i paguante njė rrogė tė dyfishtė priftit "Helia de Villiza", kapelan i dioqezės sė Krujės. I ngarkuar pėr tė celebruar meshėt pėr "ushtarėt e mbretit", at Ilia kishte kėrkuar shtimin e rrogės sepse kishte nevojė pėr njė ndihmės, njė djakon. Nė Krujė nuk e gjente dot njė tė tillė, mbasi aty "... nuk kishte as priftėrinj, as djakonė latinė [katolikė]"24. Si e ka vėnė re Marinescu: "Do tė ishte kjo edhe njė provė mė shumė se popullsia e qytetit [tė Krujės], kryepeshkopi Stefan i pėrmendur mė 1451 dhe Skėnderbeu ndodheshin nė dėgjesėn e Kishės ortodokse"25. Tani nga "historia" e Zaharias dhe Nifonit kuptohet qė Kruja ishte, ende nė shek XV, episkopatė ortodokse me njė episkop tė sajin dhe se nuk ishte shufragane e Metropolisė sė Durrėsit, sikundėr ėshtė pohuar shpesh, por varej nga Kryepiskopata e Ohrisė26. Jorga e ka shėnuar shtjellimisht kėtė duke folur pėr Nifonin: "Mandej ai vajti nė Oborrin e tė famshmit Skėnderbe, mbrojtėsi i krishterimit nė Arbėrinė e lirė, e cila varej [kishėrisht, A.P.] po prej Ohrisė"27.

    Mbetet pėr t'u diskutuar, nė kėtė mes, prejardhja Nifonit. Duke ngulmuar nė pėrkatėsinė e tij "shqiptare", Konica shkruante: "Nifoni kish lindur nė Moré, e cila ahere ish e populluar prej shqiptarėsh, sot mė tė shumėt tė grekėsuar. E ėma e Nifonit ish "njė zonjė greke fisnike", i ati "njė oxhak shqiptar". Gjetiu, nė njė shkrim qė duket i njė auktori tjatėr, shohim se i ati "ish njė shqiptar i pasur e i letruar"28. Nė Histori e Kishės rumune Jorga e ka bėrė Nifonin "shqiptaro‑serb nga i ati dhe grek nga e ėma"29. Ndėrsa nė Histori e shteteve ballkanike (1925) shėnonte se edhe Zaharia mund tė ishte arbėr, ndėrsa ka qenė sllav Gavriili, shkruesi i Jetės, "se pėrndryshe nuk do tė kishte ngulmuar mbi prejardhjen sllave tė Nifonit"30. Historiani P. Nasturel i ka mėshuar mė shumė prejardhjes sė tij shqiptare31. E ka mbėshtetur kėtė edhe Beduli, jo vetėm pėr Nifonin, por edhe Zaharian, duke shtuar argumentin: "po tė kemi parasysh se u ngarkua me misionin e atit shpirtėror gjatė qėndrimit tė tij nė Krujė, mision i cili kėrkonte tė dije gjuhėn e popullit pėr ta kryer"32.

    As prej Jetės sė shkruar prej Gavriilit, as prej teksteve tė ndjekėsve tė tij, nuk del koha e mbėrritjes nė Arbėri (Krujė) e Zaharias dhe Nifonit. Dhe as ajo e largimit tė tyre sė andejmi. Por, duke llogaritur qė Nifoni ishte lindur rreth vitit 1434 dhe, kur vinte nė Arbėri, ishte nxėnės i Zaharia Artiotit dhe qe bėrė murg me emrin e ri Nifon, madje Skėnderbeu "edhe mė parė kishte dėgjuar pėr jetėn e tyre", ardhja e tyre nė Arbėri mund tė vendoset padyshim mbas rėnies sė Kostandinopojės mė 1453, kur Skėnderbeu kishte korrur disa fitore kundėr osmanėve dhe mund tė flitet pėr "Arbėrinė e lirė". Por ndoshta edhe rreth vitit 1458, sikurse e ka menduar Moisescu33 dhe, mbas tij, Beduli34. Nga ana tjetėr, largimi i tyre nga Kruja (dhe Arbėria) duket tė lidhet padyshim me vitin 1466, pėrkatėsisht me fushatėn e atij viti nė Arbėri tė Mehmetit II. Me atė fushatė sulltani mbėrriti tė delte deri nė brigjet e detit Adriatik. Para ushtrive tė tilla rrėnimtare, Zaharia dhe Nifoni, si dhe "shumė tė tjerėt" e bashkuar me ta, janė detyruar tė largoheshin nga Kruja dhe tė strehoheshin nė qytetin e Ohrisė, nė manastirin e Shėn Mėrisė.

    Mbas vdekjes sė mėsuesit tė tij Zaharia, Nifoni e kėrkoi ngushėllimin shpirtėror duke kthyer sė rishti nė manastiret e Malit Athos35. Qėndroi pėr njė kohė nė manastirin Kutlumus, nė Lavrėn e Madhe. Mandej nė manastirin Dionisiu. Sė andejmi u thirr tė shėrbente si Metropolit i Thesalonikės, nė vitin 1483. Mbas njė shėrbimi trevjeēar nė fronin episkopal, mė 1486 u zgjodh Patriark ekumenik i Kostandinopojės36. Por qyteti i Kostandinit tė Madh ishte tanimė kryeqytet i osmanėve dhe jeta e tė krishterėve, pėrkatėsisht e barinjve tė tyre shpirtėrorė, vėshtirėsohej gjithnjė mė shumė. Kėshtu qė vetėm mbas dy vjetėsh sulltan Bajazidi II e largoi Nifonin nga froni. Si la patriarkinė, Nifoni u vendos nė manastirin e Shėn Joan Prodromit nė ishullin pėrkundrejt qytetit tė Sozopojės (Bullgari e sotme). Mbas tetė vjetėsh lutjeje dhe qetėsie, mė 1469 u thirr sė rishti pėr tė udhėhequr Patriarkinė ekumenike. Por edhe kjo herė e dytė nuk zgjati mė shumė se vjet, mbasi u hoq nga froni prej osmanėve dhe u syrgjynos nga sulltani nė Edrené, nė kishėn e Shėn Stefanit37. Me interes njė vėrejtje e Jorga‑s pėr kėtė syrgjyn: "Tė shumta ishin kujtimet me luftime dhe vuajtje ballkanike qė sillte me vete ky i syrgjysnosur!"38

    Aty e njohu Radu i Madh, sundues i Vendit Rumun (1495‑1508). Ky "ia kėrkoi" atė sulltanit, duke e ftuar Nifonin nė zotėrimin e vet pėr tė riorganizuar kishėn me thirrjen mikluese: "Unė do tė sundoj, kurse ti do tė na dėftosh udhėn e Zotit"39. Ish‑patriarku mbėrriti nė verėn e vitit 1503 nė Hungrovllahi, ku iu vu punės pėr mėkėmbjen e Kishės rumune duke hirotonisur episkopė, duke riorganizuar eparkitė simbas njė programi tė mirėfilltė. Por qėndrimi i Nifonit aty qe i shkurtėr, mbasi mbėrriti nė mosmarrėveshje me sunduesin pėr ēėshtje kanonike40. Nė verėn e vitit 1505 u largua prej Hungrovllahisė pėr tė kthyer pėrfundimisht nė Malin e Shenjtė me formulėn "do tė mė kėrkoni, por nuk do tė mė gjeni"41. U vendos nė manastirin Dionisiu, njė nga manastiret mė tė vjetra tė Athosit. Aty i jetoi vitet e fundit si murg i thjeshtė, i panjohur prej kujt, nė lutje e vetmi. Vdiq mė 11 gusht 1508 (viti 7016 pėr kalendarin e vjetėr nė fuqi nė Malin e Shenjtė) dhe vetėm mbas vdekjes sė tij iu zbulua identiteti.

    Mbasardhėsi i Radut tė Madh, biri i tij Neagoe Basarabi (1512‑1521), qė kishte mbajtur anėn e Nifonit gjatė mosmarrėveshjeve tė tij me Radun, i lypi mbas pak vjetėsh manastirit Dionisiu mbetjet e Nifonit. "Qė tė pastronin dhe tė shlyenin gabimin e Radu Vodės". Mbetjet e Nifonit u shpunė atėherė nė Vendin Rumun, ku u pėrnderuan. Mandej iu kthyen manastirit tė vendoura nė njė enė argjendi stolisur nė ar, njė nga mė tė bukurat dhe mė tė ēmuarat objekte arti tė mbarė Athosit. Mė 15 gusht 1517, kur pėrurohej kisha madhėshtore e Oborrit tė Argjeshit, Neagoe Basarabi ftonte nė ceremoninė tė gjithė igumenėt e manastireve tė Malit tė Shenjtė. Me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė paraqiste asikohe njė udhėtim i tillė, igumenėt e Athosit iu pėrgjigjėn thirrjes. Kur mbėrritėn nė Vendin Rumun, i bėnė dhuratė Basarab Vodės kryet dhe dorėn e Shėn Nifonit. tė nesėrmen e pėrurimit tė kishės nė fjalė, mė 16 gusht 1517, nė prani edhe tė Patriarkut ekumenik Teolept I dhe tė episkopėve tė Seresit, tė Sardės, tė Midisė (sė Trakisė), tė Melenikut etj., u bė kanonizimi i Nifonit, d.m.th. kalimi i tij nė radhėt e shenjtėrve42. Me porosinė e Neagoe Basarabit, kryeigumeni Gavriil i shkroi Shėn Nifonit Jetėn.



    Mbetjet e shenjta tė Shėn Nifonit ruhen sot nė dy vende: kryet dhe dora nė kishėn katedrale metropolitane tė Shėn Dimitrit nė Krajovė (Rumani), ku u bartėn prej kishės sė Oborrit tė Argjeshit mė 1949, kurse pjesa tjetėr nė manastirin e Dionisiut nė Malin e Shenjtė. Dy vjetėt e ndihmės sė tij pėr mėkėmbjen e Kishė rumune sė Hungrovllahisė i siguruan atij pėrnderim tė pashlyer nė ato vise, ndėrsa dhjetėvjeēari i pėrfshirjes sė tij nė qėndresėn kundėrosmane pėrkrah Skėnderbeut nė Krujė u shua nga rrethanat e mbrapshta historike. Kisha Ortodokse e pėrkujton atė ēdo 11 gusht, posaēėrisht kisha e Krajovės dhe murgjit e Malit Athos. Atė ditė kėndohet njė shėrbesė e shenjtė kushtuar atij, vepėr e murgut Gjerasim Mikrajani. Tropari i Muzgjeve i kėndon kėshtu: "I pėrndritur je ti me veprat e besimit tėnd duke bėrė tė shkėlqejė gjithė Kishėn e Zotit, ndaj edhe je kėnduar pėr pėrvujtninė tėnde; i lavduar nėpėrmjet ngjitjes sate nė Athos, u bėre xhevahiri i Patriarkėve, o Nifon zulmėmadhi; plot me hir hyjnor gjithė sa me besim dhe dashuri ty tė himnojnė".

    BIBLIOGRAFI

    BEDULI, DH.: Disa tė dhėna lidhur me periudhėn e Skėnderbeut nga njė vepėr agjiografike e shek. XVI, nė "Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike", Tiranė 1968 .

    BEDULI, DH.: Disa tė dhėna lidhur me periudhėn e Skėnderbeut nga njė vepėr agjiografike orthodhokse e shek. XVI,

    drshkr.

    CERONE, F.: La politica orientale di Alfonso di Aragona, nė "Archivio Storico per le Province Napoletane", anno XXVIII, fasc. I, Napoli 1903.

    CONSTANTINESCU, N. A.: Neagoe Voda Basarab si Sf. Nifon, Bucuresti 1921.

    DUCELLIER: Aux frontičres, 7.

    FEDALTO: La Chiesa, III,

    HASDEU, B. P. shih Viata.

    JORGA, N.: Histoire des États balcaniques jusqu'ą 1924, Paris 1925.

    JORGA, N.: Istoria Bisericii Romanesti, Bucuresti 1928.

    KONICA, F.: Njė patrik shqiptar nė shek. XV, nė "Bota shqiptare", Tiranė.

    KURILLA LLAVRIOTI, E.:

    KORABLEV: Actes, II.

    LAMPROS, K.: Catalogue of the greek manuscripst of Mount Athos, Cambrigde 1895.

    MARINESCO, C.: Alphonse V, Roi d'Aragon et de Naples et l'Albanie de Scanderbeg, nė "Mélanges de l'École Roumaine", Paris 1923.

    Mazilu, D.: Contributii la studiul vietii Sf. Nifon, Bucuresti 1928 (ekstrakt).

    MOISESCU, G.: Viata Sf. Nifon patriarhul Constantinopolului, nė "Biserica Ortodoxa Romina", nr. 9, Bucuresti 1958.

    NANIESCU, I.: shih Viata.

    NASTUREL, P.: Recherches autour la version gréco‑roumain de la vie de S. Niphon II, patriarque de Constantinople, nė "Revue des etudes Sud‑Est européennes", nr. 5, Bucarest 1967.

    NOLI, F. S.: George Castrioti Scanderbeg, New York 1947.

    NOVAKOVIC: Zakonski.

    ORBINI: Il regno, 339.

    PARTHEY: Synecdemus, 124, 220

    PETKOVIC: Arbanaski, 196‑197.

    PETTA: Despoti, 34.

    POPESCU, N. M.: Nifon II Patriarhul Constantinopolului, nė "Analele Academiei romane", 19143.

    RADONIC: Djuradj, nr. 3.

    SIMANDREA, T.: shih Viata etj.

    ŠUFFLAY: Srbi, 95.

    THALLÓCZY & JIRECEK: Zwei Urkunden, 144

    Viata si traitul Sf. Nifon Patriarhul Constantinopolului, Bucuresti 1865 (ed. HASDEU).

    Viata si traitul Sf. Nifon Patriarhul Constantinopolului, Bucuresti 1888 (ed. NANIESCU).

    Viata si traitul Sf. Nifon Patriarhul Constantinopolului, nė "Biserica Ortodoxa Romina", nr. 5/6, Bucuresti 1937 (ed. SIMANDREA).





















    1 JORGA: Histoire, 51.

    2 JORGA: Istoria, I, 121.

    3 BEDULI: Disa tė dhėna. Po ai ka lėnė njė dorėshkrim mė tė plotė tė kėsaj kumtese, tė cilin pati mirėsinė tė ma lejonte pėr konsultim z. K. BEDULI, dhe qė nė vijim do ta citoj: Disa tė dhėna (drshkr.).

    4 Nė Bota shqiptare, Tiranė, 1943, 555‑556.

    5 Po ai: po aty, 555.

    6 "Hungrovllahi" emėrtohej asikohe principata rumune e Vllahisė pėr t'u dalluar prej "Vllahisė sė Madhe" tė Epirit dhe Maqedonisė qeverisur prej Engjėllorėve. Trajta "Hungrovllahi" daton prej shek. XIV, kur Vllahia rumune ishte vasale e mbretėrve angjevinė tė Hungarisė, kushėrinjtė e tė cilėve nga Napoli ishin sovranė tė Arbėrisė dhe zotėrues tė Moresė.

    7 BEDULI ka regjistruar informatėn simbas katalogut tė dorėshkrimeve tė Arkivit tė manastirit Dionisiu, botuar nga EVLLOGJI KURILLA LLAVRIOTI, se nė kėtė manastir gjenden dy kodikė me jetėn e Nifonit, kod. nr. 277‑591 dhe kod. nr. 333‑647: Disa tė dhėna (drshkr.), 1. Shtoj pėr informim si tjetėr burim LAMPROS: Catalogue of the greek manuscripst of Mount Athos, Cambrigde 1895.

    8 Njė botim tė parė rumun ia bėri HASDEU mė 1865 nga njė dorėshkrim i vitit 1654; njė botim tė dytė JOSIF NANIESCU mė 1888 simbas njė dorėshkrimi tjetėr tė vitit 1682; ndėrsa mė 1937 TIT SIMANDREA i bėri njė botim simbas njė dorėshkrimi mė tė hershėm, tė para vitit 1682, qė mbahet edhe si mė i ploti dhe prej tė cilit do tė citohet kėtu: Viata si traitul Sf. Nifon patriarhul Constantinopolului, nė "Biserica Ortodoxa Romina", nr. 5/6, Bucuresti 1937.

    9 Po aty, 2.

    10 Po aty, 3.

    11 Po aty, 4.

    12 Po aty, 4.

    13 Po aty, 5.

    14 KORABLEV: Actes, II, 561‑562. NOVAKOVIC: Zakonski, ad annum 1426, nr. 62. THALLÓCZY & JIRECEK: Zwei Urkunden, 144. RADONIC: Djuradj, nr. 3.

    15 KORABLEV: Actes, II, 561‑563. PETKOVIC: Arbanaski, 196‑197. RADONIC: Djuradj, nr. 4.

    16 "Repossio predetto fł huomo de santa vita e se n'andņ al monte Sinai e si fč frate e lģ morse". HOPF: Chroniques, 295, 533 (tabela gjenealogjike).

    17 THALLÓCZY & JIRECEK: Zwei Urkunden, 144. PETKOVIC: Arbanaski, 196. ŠUFFLAY: Srbi, 95.

    18 NOLI: George, 21.

    19 DUCELLIER: Aux frontičres, 7.

    20 PETTA: Despoti, 34.

    21 "Io son vissuto novanta anni in questa opinione, che dalli miei maggiori da fanciullo nell'animo mio fu impressa; & appresso de' miei popoli, benché mal fortunato, sono sempre stato reputato savio; al presente tu vorresti che, vedutomi essi mutato, credessero che io aggravato dagli anni havessi perduto l'intelletto, & (come da volgari si dice) fossi rimbambito; & io farei prima per abbandonare la vita, che partirmi dalle tradizioni de' miei predecessori". ORBINI: Il regno, 339.

    22 "Fuit facta supscripcio per dictum Episcopum in litteris grecis...". ACA, Reg. 2697, fl. 100 recto‑verso. CERRONE: La politica, XXVIII, 173. RADONIC: Djuradj, nr. 38. NOLI: George, appendix nr. 11.

    23 MARINESCO: Alphonse, 44.

    24 "... quia in eadem civitate nemo est vel presbiter, vel diaconus latinus, qui eundem domnum Heliam ad predictam [missam celebrandam] juvare possit". ACA, Reg. 2551, fl. 125 verso. MARINESCO: Alphonse, 63 shėn. 2. RADONIC: Djuradj, nr. 64.

    25 MARINESCO: Alphonse, 64.

    26 Sa pėrket listat nė Hierarchia Latina Orientis, nė to Kisha e Krujės jepet me dy statuse, si "kishė greke [ortodokse] shufragane e Durrėsit", simbas Notitiae 3 dhe 4 nga PARTHEY: Synecdemus, 124, 220, por edhe si "kishė latine shufragane e Durrėsit" pėr "periudhėn perėndimore", mbėshtetur nė dokumente tė ASVat., nga FEDALTO: La Chiesa, III, 109 zėri "Croiensis". Do mbajtur parasysh se listat e kėsaj Hierarkie pėrmbajnė emra titullarėsh kishtarė qė qėndronin, ose mund tė qėndronin nė Lindje, nė varėsi tė rrethanave politike tė atyshme. Zakonisht kur mungonte prania ushtarake "latine", me pėrjashtime tė pakta, as prelatėt latinė nuk kishin mundėsi tė qėndronin nė selitė e veta. Ata shėnoheshin shpesh si titullarė selish "in partibus infidelium" ose "in partibus schismaticorum" ndėrsa vijonin tė rrinin nė Perėndim duke gėzuar emėrimin formal.

    27 JORGA: Istoria, I, 121.

    28 KONICA: Njė patrik, 555.

    29 JORGA: Istoria, 121.

    30 JORGA: Histoire, 50.

    31 NASTUREL: Cercetari, 42.

    32 BEDULI: Disa tė dhėna, 627.

    33 MOISESCU: Viata, 826.

    34 BEDULI: po aty.

    35 Viata, 5‑6.

    36 Po aty, 7.

    37 Po aty, 8.

    38 JORGA: Histoire, 51.

    39 Viata, 9.

    40 Po aty, 10‑11.

    41 Po aty, 11‑13.

    42 Po aty, 30‑32.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Citim Postuar mė parė nga tiras
    Dokumentojeni qe Mirdita ka qene me pare ortodokse, dhe nuk do kem asnje problem te rivleresoj opinionin tim. Sidoqofte ne kete rast do ju duhet te merreni prap me Shqiponjen… Sinonimi I Mirdites dhe Mali I shenjte Athos, quhen Orosh. Orosh quhet shqiponja sipas etimologjise etruske (arac, oros). Nje numur familjesh shqiptare ne Maqedonine e sotme permendnin para disa vjetesh, se paraardhesit e tyre kishin zbritur nga Mirdita, kohe me pare.

    Sic del qarte nga historia qe Akademia e Shkencave te Shqiperise servir (dhe plot fakte te tjera), Kastriotet, Arianitasit kane mbajtur te njejtin flamur, te njejten besim, dhe besimi i tyre ka qene feja e krishtere orthodhokse. Pyetja qe ti shtron e gjen pergjigjen ne debatin ne lidhje me origjinen krahinore te Kastrioteve. Po ti referohesh shkrimeve te hedhura tek forumi i historise ne lidhje mbi Skenderbeun nga Akademia e SH. do mesosh se ka 3-4 mendime nga bashkekohes se Gjergjit ne lidhje me origjin e tyre dhe vendet qe perfliten jane Mati, Hasi, Podgorica, Dibra, Prizreni. Nese Kastriotet ishin me origjine nga ajo qe sot njihet Shqiperia e Veriut, me ne veri se Mirdita, dhe familja e tij ishte e ritit orthodhoks, kujt i jep me shume vertetesi, pretendimit tuaj apo timit? Lexo edhe me poshte per me shume prova.


    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Ortodoksia rrjedh prej katolicizmit e jo katolicizmi prej ortodoksisė.

    Ja tek e ke edhe pergjigjen historike qe hedh poshte ate qe shkruan. Kisha Orthodhokse eshte Trungu i Krishterimit qe nuk ka ndryshuar gati fare ne 2000 vjet. Kisha Katolike eshte Kishe e Reformuar dhe dega e Krishterimit nga e cila kane lindur mijra gjethe protestante.


    ...
    Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.....
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,138
    Faleminderit
    81
    789 falenderime nė 645 postime
    Gjergj Kastrioti dhe vendet Ballkanike



    Lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ndikoi te popujt e Ballkanit qė shpirtėrisht tė ndiheshin pranė njėri-tjetrit si kurrė ndonjėherė. Ajo i mbante tė gjalla shpresat e ballkanasve pėr t`u ēliruar nga zgjedha osmane, prandaj edhe sundimtari i fundit i Despotatit tė Rashės qėndroi disa vjet nė Krujė dhe u bė baxhanak me Skėnderbeun. Pėr popujt e Ballkanit Heroi shqiptar u bė edhe si njė hero popullor i tyre, prandaj ata do ta pėrkujtonin Skėnderbeun nėpėrmjet tregimeve e kėngėve popullore dhe nė shekujt qė pasuan do t'i kushtonin figurės sė tij njė numėr tė madh veprash historike, letrare, artistike, nė disa prej tė cilave cilėsohej me origjinė greke apo sllave, duke e paraqitur kėshtu si simbol tė krenarisė sė tyre kombėtare. Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbeti ndėr shekuj, jo vetėm te shqiptarėt, por edhe te popujt e tjerė, si njė simbol i luftėtarit tė lirisė dhe u shėrbente si burim frymėzimi nė luftėn e tyre pėr tė mbrojtur e pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.
    Burimi: Akademia e Shkencave

  17. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    citim nga shkrimi i Aurel Plasarit


    Po kujtoj edhe njė herė qė Noli ka mbrojtur mendimin se Ivan/Jovan Kastrioti ka qenė "ortodoks grek" [angl. "a Greek Orthodox"] prej vitit 1419 deri mė 1426 si "aleat i Stefan Lazarevicit tė Serbisė"18. Ducellier‑i nuk ka nguruar ta pohojė se Kastriotėt "janė me siguri ende ortodoksė nė shek. XV"19. Tani sė fundi edhe Petta e thotė shtjellimisht se "Kastriotėt ishin historikisht tė lidhur me Kishėn ortodokse"20.




    Prania nė Oborrin e Skėnderbeut e (Shėn) Nifonit dhe Zaharias pėrforcon edhe dėshminė e Mauro Orbinit sa pėrket ortodoksizmin e Skėnderbeut. Nė Mbretėria e sllavėve sot gabimisht tė quajtur skiavonė (1601) Orbini tregon episodin nė tė cilin Giovanni di Capistrano‑ja, legat i Papės pėr organizimin e kryqėzatės, pėrpiqej t'i mbushte mendjen Skėnderbeut qė tė bėhej katolik. Kastrioti i pėrgjigjej kėshtu: "Unė kam jetuar nėntėdhjetė vjet [sic] me kėtė mendje, qė prej mė tė mėdhenjve qysh fėmijė nė shpirtin tim m'u pat mbresuar; dhe populli im, ndonėse kam qenė fatkeq, mė ka mbajtur gjithnjė pėr tė dijshėm; tani ti do tė doje qė, kur tė mė shohin tė ndėrruar, tė pandehin se unė, i rėnduar nga vitet, e paskam humbur mendjen dhe, si thuhet nė gjuhė popullore, qenkam bėrė matuf; unė mė parė lė jetėn time, se tė ndahem nga traditat e paraardhėsve tė mij"21.




    une nuk e mor vesh se si flet Cyclotomic se nuk ka ASNJE reference per fene e Skenderbeut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 13-10-2004 mė 20:16

  18. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime

    reference nga Shuflai

    Shuflai, nga Illyrische-Albanische Forschungen

    fq240


    Die Familie Kastriota in ihrer ersten Linie (1367) am Hofe Alexanders, des Herrn von Valona und Kannina, gewiss noch orthodox, wurde im Kern Albaniens um Kroja schon in der zweiten Linie mehr katolisch und Iwan Kastriota taucht das erste mal in den Dokumenten (1407) als Beschuetzer des Bistums von Arbanum auf.


    perkthimi


    Familja Kastrioti, ne brezin e tyre te pare (1367) ne oborrin e Aleksandrit, Zotnise se Vlores edhe Kanines, sigurisht ende ortodokse, u be ne berthame te Shqiperise, perreth Krujes, pergjate brezit te dyte me teper katolik, ndersa Ivan (Gjon) Kastrioti shfaqet per here te pare ne dokumentat (1407) si protektor i peshkopates se Arbanum-it.






    fq 241

    Die Moenche des Klosters Chilandar auf dem Athosberge besitzen eine Urkunde aus dem Jahre 1421-1422, worin Iwan Kastriota mit seinem vier Soehnen dem Kloster die Doerfer Radostina und Trebiste, schenkt.(1) Albanische edelleute, ein Aranit und zwei Hofbeamte (Celnik) bei Georg Kastriota, Rajan und Dmitr, werden in einem serbisch-orthodoxen Pomenik erwaehnt.(2) Nach der Tradition des XVI Jahrhunderts ,,fuehrte der Bruder Skanderbegs, Repos, ein heiliges Leben, ging auf dem Berg Sinai und starb dorten als monch.(3)


    Perkthimi


    Murgjit e manastirit Hilandar te Malit te Shenjte, zoterojne nje te dhene te vitit 1421-1422, ku Ivan Kastrioti me kater bijte e tij i dhurojne fshatrat Radostine edhe Trebishte manastirit(1). Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse(2). Sipas tradites te shek.16 "Raposhi, i vellai i Skenderbeut, conte nje jete te shenjte", edhe shkoi ne Malin Sinai, ku edhe vdiq si murg(3)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 13-10-2004 mė 22:37

  19. #18
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Studimet pa autoresi me vule “Komiteti Qendror I Akademise se Shkencave” te vene ne pikepyetje? Gjithe Akademia, pavaresisht nga disiplina e specializimit profesional, paska kontribuar dhe rene ne “solidaritet” per nje teme te vecante, qe tani publikohet si Autor:Populli.

    Pergjigjet e mija mija I referohen burimeve shume me modeste. Perkatesia fetare e Mirdites.
    “Tribet kryesore te Shoshit dhe Mirdites jane njekohesisht djepi I nacionalizmit dhe katolicizmit. Mirditoret jane rreth 40 mije, dhe qyteti I Oroshit me rreth 400 familje trajton me te njejtat kushte si Porta (E larte e Stambollollit). Forca e rrethanave I ka detyruar shqiptaret te luftojne me vigorozitet ne dy krahet e konflikteve per te ruajtur qendrueshmerine e statusit te pavarur qofte kur humbet, qofte kur fitohet. Nje shqiptar udhehoqi greket ne luften per pavaresi. Mbreti I Napolit mbante nje regjiment me stil Maqedoni Mbreterore, dhe rezistenca e famshme e Silistrise ne 1854 I atribuohet vetem burrerise Shqiptare” Enciklopedia Katolike per Ilirikumin
    Burimet: Friman, the Illyrian Emperors, Elisee Reclus, The Earth and its Inhabitants, Herder, Conversations, Turquie d'Europe Leake, Travels in Northen Greece
    Etj.

    Provinca Arkipeshkopale ku binte Mirdita: Abbatia millius of St. Alexander of Orosci 15 kisha, 13 dioqeza. Don Shan Zefi Islamizimi I Shqiptareve ne shekuj 86-87

    Perkatesia fetare e Krujes eshte pa lidhje me debatin sepse:
    “ Gjin Kastrioti, baba I Skenderbeut zoteronte rajonin e quajtur Mat. Me vone, Skenderbeu u be Zot jo vetem I Matit, por edhe i Krujes, Dibres, Birines te Randishes, Tomorrites, Mysise dhe Gjonmit deri ne det.” Testament, Gjin Muzaka

    Perkatesia fetare e Arberesheve si ortodokse kundershtohet nga te dhenat prej Kirchenlek, Friburg, 1899/ 11/ 18. Frat Nehe
    “…vlereson popullaten (shqiptare) si 1.4 milion, nga e cila nje million perbehet nga Muslimanet, 318 mije jane te kishes shkismatike Greke,dhe 120 mije katolike. “Duhet shtuar- thote ai F.N.- se ne Greqine proper jane rreth 250 mije shqiptare, dhe ne Itali rreth 100 mije, keta te fundit te gjithe katolike
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 13-10-2004 mė 23:11

  20. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    sipas Shuflait


    Familja Kastrioti, ne brezin e tyre te pare (1367) ne oborrin e Aleksandrit, Zotnise se Vlores edhe Kanines, sigurisht ende ortodokse, u be ne berthame te Shqiperise, perreth Krujes, pergjate brezit te dyte me teper katolik, ndersa Ivan (Gjon) Kastrioti shfaqet per here te pare ne dokumentat (1407) si protektor i peshkopates se Arbanum-it.


    shihet qarte se ne brezin e dyte ishin me teper katolike ....(se cfare? se Katolike? JO!) se sa ortodokse....



    Nqs Kastriotet kane qene nga frika ortodokse, kane qene keshtu per 6 shekuj, qe nga 732, pra edhe perpjekja jote bie poshte per ta degjeneruar temen.

  21. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Moikom Zeqo




    Pėrsa i pėrket shqiponjės heraldike me njė kokė tė shtetit tė Arbėrit kjo ėshtė e njėjta shqiponjė heraldike qė ka dhe familja princėrore e Dukagjinėve. Shqiponja me njė kokė nė kėtė rast ėshtė mė tepėr njė ndikim i heraldikės perėndimore, sepse shqiponja me dy kokė ėshtė ndikim i heraldikės bizantine, madje dhe babilonase.


    mare nga: http://www.google.co.uk/search?q=cac...hqiponja&hl=en
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 14-10-2004 mė 00:00

Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 04:18
  2. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 18:03
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 19:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •