Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17

    Lirohet nga burgu kusheriri i ministrit te rendit, kapur me droge

    Gjykata liron djalin e Leonidha Toskes

    E Diele, 25 Korrik 2004
    Erjon Toska dhe Altin Malo, te arrestuar me 38 grame heroine, jane liruar dje nga Gjykata e Tiranes. Per djalin e Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Tiranes dhe kusheri i ministrit te Rendit, u dha masa e "arrestit shtepiak" ndersa per shkokun e tij, "detyrim paraqitjeje". Megjithese posedonin rreth 120 doza, mbi ta tashme rendon vetem akuza e perdorimit te droges, e hequr tashme nga Kodi Penal

    E ndersa gjyqtaret e rrethit te Tiranes prej nje jave kane filluar pushimet verore, kur temperaturat e mesdites se djeshme shenonin mbi 35 grade, eshte gjetur mundesia qe gati ne fshehtesi te plote, te zhvillohet nje proces gjyqesor, sigurisht per personazhe "speciale". Dhe pas kesaj, perfundimi i vendimit te drejtesise shqiptare, merret me mend. Erjon Toska, djali i Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Tiranes dhe kusheri i ministrit te Rendit Igli Toska, i kapur me 38 grame heroine, ka rifituar lirine. Madje, edhe shoku i tij Altin Malo. Te dy, tashme do te gjykohen me masat me te zbutura qe parashikon Kodi i Procedures Penale dhe me nje akuze te re, e cila nuk parashikon me mase denimi nga Kodi Penal shqiptar.

    Ne seancen e djeshme te zhvilluar ne oret e paradites ne Gjykate e Shkalles se Pare te kryeqytetit, dy te pandehurt jane paraqitur pas perfundimit te afatit te mases 30 ditore te arrestit me burg, qe kishte dhene per ta nje muaj me pare, po kjo gjykate. Pas degjimit te pretendimeve te prokurorit dhe te avokateve mbrojtes gjyqtarja ka vendosur lirimin e dy te pandehurve dha ka percaktuar qe gjykimi i tyre te kryhej ne masen"arrest shtepie" per Tosken dhe "detyrim paraqitje" per shokun e tij Altin Malo. Nderkohe akuza qe rendont mbi ta eshte ajo e "perdorimit te lendeve narkotike", pra jo edhe "mbajtja" e droges. Nje veper kjo, qe tashme nuk parashikohet me si veper penale.

    Kerkesen per kete zhvillim ne gjykate, e kishin paraqitur avokatet qe mbronin dje dy te pandehurit. Alibia e tyre ishte e thjeshte: Njeri prej te arrestuarve, Erjon Toska ishte vetem nje perdorues i lendes narkotike dhe jo shperndares i saj, nderkohe qe shoku i tij Altin Malo, sipas tyre ishte ndodhur rastesisht ne automjetin ku policia kishte kryer arrestimin e tyre.

    Ngjarja e percjelle me buje nga mediat e Tiranes, ka ndodhur me 21 qershor te ketij viti, kur dy te rinje u ndaluan nga agjentet e antidroges se kryeqytetit. Dy dite me pas, gjykata vendosi masen e sigurise "arrest me burg, me afat 30 ditor" per ta. Ne momentin e ndalimit, gjate kohes qe po udhetonin me makine ne nje nga rruget e kryeqytetit, 26 vjecarit Erjon Toska, banues ne rrugen "Sali Nivica" ne Tirane, i'u kap nje sasi prej 38 gramesh heroine e paster e llojit "braun shuger". Bashke me te, ne momentin e ndalimit, udhetonte edhe Altin Malo.

    Sipas burimeve te policise, droga qe ishte kapur, ishte ndare ne rreth 120 porcione dhe ishte bere gati per t'u shitur, perdoruesve. Nderkohe qe ne skedat e agjenteve antidroge, por edhe ne rrethet e perdoruesve te heroines ne kryeqytet, emri i ndonjerit prej te ndaluarve, njihet si shperndares i "mallit te bardhe". Gjate operacionit te ndalimit te tyre,- ndoshta te rastesishem,- policia bllokoi mjetin me te cilin udhetonin dy te ndaluarit, dy telefonat e tyre celulare, si dhe nje shume parashe, qe per nga sasia duket se ishin grumbulluar nga tregtimi i disa porcioneve heroine. Burime zyrtare te drejtorise se Policise se Tiranes, bene te ditur, se Toska e Malo u arrestuan ne afersi te kinema "Millenium 1", ne rrugen e Kavajes, pas kontrollit te makines e tipit Benz, me ngjyre jeshile me targa TR 2531 C.

    Por, prova e kapur prej 120 porcionesh heroine,- pas kerkeses se avokateve,- eshte pranuar dje edhe nga gjykata, jo si prove se dy te rinjte ishin shperndares e ndoshta edhe perdorues njekohesisht, por thjeshte se ata jane perdorues. Gje qe duket e pabesueshme, edhe nese per nje moment pranohet se ato u ndaluan nga policia, ne kohen kur kishin shkuar te furnizoheshin me shumice. Pasi ne Tirane, nje perdorues i rregullt mund ta gjeje "mallin" qe i duhet per konsum, ne cdo vend e kohe te dites a nates. Pavaresisht nga kjo, Toska, djali i Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Tiranes, njekohesisht kusheri i ministrit te Rendit Igli Toska, dje eshte lene i lire nga gjykata. Pavaresisht se formalisht ai do gjykohet ne "arrest shtepie", ai qe dje e ka rifituar plotesisht lirine. Me formulimin e akuzes per Tosken dhe Malon thjeshte si perdorues te lendeve narkotike, bazuar ne nenin 283 te Kodit Penal,- i cili percakton se kjo behet per rastin e mbajtjes "ne doza te vogla", i perjashton ata nga masa e denimit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17
    Reagon edhe Ministria e Rendit: Jepini fund aludimeve vetėm pėr shkak tė mbiemrit tė ngjashėm

    Igli Toska, asnjė lidhje fisnore me tė akuzuarin pėr drogė

    Reagon kreu i Kėshillit tė Qarkut, Leonidha Toska. Gjykata, arrest shtėpie pėr djalin e tij Erjonin

    Shekulli

    TIRANĖ – Pėrgėnjeshtrohet lajmi qė Erion Toska, i arrestuar njė muaj mė parė pėr trafik lėndėsh narkotike, ėshtė i afėrm i ministrit Igli Toska. Aludimeve tė dy gazetave qė e ribotojnė pėr herė tė dytė lajmin pėr lidhje farefisnie mes njė tė arrestuari prej forcave tė Rendit dhe vetė ministrit tė Rendit, i ka dhėnė fund dje vetė babai i Erjonit, Leonidha Toska kryetari i Kėshillit tė Qarkut Tiranė. I pyetur nėse kishte lidhje farefisnie me ministrin e Rendit, Igli Toska, z.Leonidha Toska tha se mes dy familjeve nuk ka asnjė lidhje afėrsie fisnore.
    Erion Toska u arrestua njė muaj mė parė dhe pardje u dėrgua nga gjykata nė arrest shtėpie si pėrdorues droge. Duke e konsideruar problemin me djalin e tij si njė problem qė fatkeqėsisht e vuajnė sot shumė familje shqiptare dhe me tė cilin nuk mund tė abuzohet pėr qėllime politike, Leonidha Toska pohoi: “Nuk kemi asnjė lidhje farefisnore me Ministrin e Rendit Publik. Ky ėshtė komenti i vetėm qė mund tė bėj nė lidhje me kėtė ngjarje”.
    Edhe vetė Ministria e Rendit, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj Florion Seriani, pėrgėnjeshtroi pėr herė tė dytė lajmin, duke bėrė thirrje tė mos vazhdohet me aludime qesharake qė kanė pėr bazė vetėm njė mbiemėr tė njėjtė. “Nė disa gazeta, duke u nisur vetėm nga rastėsia e mbiemrit tė pėrbashkėt tė Erion Toskės me Ministrin e Rendit Publik, Igli Toska ripretendohet se shtetasi nė fjalė ėshtė lidhje e afėrt e Ministrit tė Rendit Publik. Duke u nisur nga abuzimi i ripėrsėritur, Ministria e Rendit Publik, ripėrgėnjeshtron se ministri Igli Toska nuk ka asnjė lidhje familiare, farefisnore apo ndonjė lidhje tjetėr gjaku me shtetasin Erion Toska, arrestuar mė datė 22 qershor tė kėtij viti nga forcat e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė pėr trafik lėndėsh narkotike”,- thanė dje burimet zyrtare tė Ministrisė sė Rendit Publik. Sipas tyre, ministria nuk ka tentuar asnjėherė qė tė favorizojė shtetasin Erion Toska, madje policia e Tiranės e ka arrestuar atė. Gjithashtu njoftimi zyrtar pėr arrestimin e Erion Toskės ėshtė publikuar nga vetė ministria si nė komunikatėn zyrtare ashtu edhe nė internet mė datė 22 qershor tė kėtij viti. Njė ditė mė pas, Ministria e Rendit Publik ka publikuar edhe pėrgėnjeshtrimin qė shtetasi Erion Toska dhe ministri Igli Toska nuk kanė lidhje farefisnore.
    Lirimi
    Erion Toska dhe i arrestuari tjetėr nga policia e Tiranės pėr trafik lėndėsh narkotike, Altin Malo, janė lėnė tė lirė dy ditė mė parė nga Gjykata e rrethit Tiranė. Ata janė kapur nė flagrancė nė makinė teksa kishin me vete 38 gram lėndė narkotike tė tipit heroinė. Dy tė arrestuarit dhe avokatėt mbrojtės kanė deklaruar gjatė hetimeve dhe nė gjykatė se janė thjesht pėrdorues tė lėndės narkotike dhe heroina qė iu ėshtė kapur nė makinė shėrbente pėr pėrdorim personal. Prokuroria e rrethit Tiranė filloi procedimin penal mbi ta dhe i kėrkoi gjykatės lėnien e tyre nė burg. Gjykata, dy ditė pas arrestimit, vendosi qė dy tė arrestuarit tė analizoheshin nga mjekėt pėr tė parė nėse ishin apo jo pėrdorues tė lėndėve narkotike. Ajo vendosi masėn e sigurisė 20 ditė burgim pėr dy tė arrestuarit. Dy ditė mė parė pėrfundoi kjo masė dhe gjykata morri sėrish nė shqyrtim ēėshtje e Toskės dhe Malos. Nga ana e saj, prokuroria kėrkoi kohė shtesė izolimi deri nė pėrfundim tė hetimeve ndėrsa mbrojtja kėrkoi lirimin e tyre. Pasi dėgjoi pretendimet e tė dyja palėve, gjykata ka vendosur tė shtunėn qė Erion Toska tė lihej nė masėn e sigurisė arrest shtėpie ndėrsa Altin Malo detyrim paraqitjeje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  2. Himēi: Ju rrėfej skandalin e tenderit tė pasaportave
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2005, 01:21
  3. Agim Pepa vetėdorėzohet ne polici
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 11:09
  4. "Policėt" grabisin shefin e Rendit
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2003, 07:02
  5. Kush do t'i paguajė mė shumė se 1 milionė dollarė
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 04:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •