Canadian Experience
Arben Kallamata
Mund tė pėrkthehej shqip nė Pėrvojė kanadeze, por kjo do tia humbiste tė gjithė kuptimin. Ndoshta togfjalėshi Eksperiencė kanadeze ėshtė mė pranė origjinalit, sepse tingėllon shqip dhe i le fjalėt tė pandryshuara. Prandaj edhe ėshtė forma mė e pėrhapur nė bisedat midis shqiptarėve.
Po ēėshtė Eksperienca kanadeze? Padyshim shprehja qė i nervozon mė shumė tė ardhurit rishtaz nė Kanada. Me kėtė shprehje ėshtė ndeshur kushdo qė ka provuar tė kėrkojė punė kėtu. Kuptimi i saj vazhdon tė mbetet njė mister, pėrdorimi i saj njė absurditet dhe kapėrcimi i saj njė nga sfidat mė tė forta pėr emigrantėt.
Gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit, duke dhėnė mėsim nė njė program Co-op pėr emigrantėt e kualifikuar qė kėrkojnė punė nė profesionet e tyre, mė ka rėnė rasti tė marr mendim nga qindra nxėnės nė lidhje me mėnyrėn se si e kanė pėrjetuar dhe kuptuar ata pėrballjen me Eksperiencėn kanadeze. Edhe nė biseda me miq e shokė ka rėnė shpesh rasti tė flitet pėr kėtė temė. Do tė pėrpiqem tė sjell kėtu disa nga kuptimet e kėsaj shprehjeje tė ndėrlikuar, pa pretenduar se do tė arrij ti jap njė shpjegim pėrfundimtar.
1. Ju nuk njihni normat dhe ligjet e kėtushme
Ky ndoshta ėshtė njė nga kuptimet fillestare, tė drejtpėrdrejta, logjike dhe mė tė pranueshme, nė raste tė veēanta.
Rikardo ėshtė inxhinier elektrik nga Peruja. Ka njė pėrvojė mbi 15-vjeēare si i tillė. Megjithatė, nė intervistat e para, madje edhe kur kėrkonte punė si teknik i thjeshtė elektricist, i jepnin tė njėjtėn pėrgjigje: Nuk ke eksperiencė kanadeze. Ishte vėrtet revoltuese. Njė inxhinieri me pėrvojė i refuzohej puna e thjeshtė e njė tekniku pėr mungesė pėrvoje! Sidoqoftė, disa muaj mė vonė, kur i ishte vėnė punės pėr tė dhėnė provimet qė i duheshin pėr marrjen e liēencės sė inxhinierit ai e pranoi se punėdhėnėsit kishin pasur tė drejtė. Rregullat dhe ligjet qė kishin lidhje me profesionin, standardet e punės, ishin krejtėsisht tė ndryshme.
Kjo ėshtė e vėrtetė pėr shumė profesione tė tjerė. Njė mėsues, sado i suksesshėm qė tė ketė qėnė nė vendin e tij, pavarėsisht nga njohuritė dhe pėrgatitja profesionale, duhet tė mėsojė dhe tė provojė se di diēka mė tepėr nga praktikat e kėtushme, pėrpara se ti hyjė tė njėjtit profesion nė shkollat kanadeze. Pa prekur fare problemin se cili sistem ėshtė mė i mirė, mund tė thuhet pa hezitim se sistemet arsimore janė krejtėsisht tė ndryshme.
Nė kėtė kuptim, Eksperienca kanadeze ėshtė e nevojshme. Por jo domosdoshmėrisht e logjikshme. Sepse duke e kėrkuar atė nga tė gjithė emigrantėt i hyjmė qerfullit tė mbyllur tė frazės sė famshme Catch 22 - domethėnė, ti nuk mund tė zesh dot punė pa pasur eksperiencė kanadeze dhe nuk mund tė kesh eksperiencė kanadeze pa pasur njė punė.
Kuptimi i parė i eksperiencė kanadeze ėshtė i logjikshėm dhe i pranueshėm. Pa njohur ligjet dhe normat e punės sė profesionit qė aplikohen nė Kanada, ėshtė e vėshtirė tė punosh kėtu. Kapėrcimi i saj ėshtė i vėshtirė, megjithėse normat dhe ligjet mund tė njihen duke i studiuar ato.
2. Ju nuk keni standardet tona tė punės
Kanadaja ėshtė njė ndėr vendet mė tė zhvilluara tė botės. Duke qėnė kaq pranė Shteteve tė Bashkuara dhe kaq organikisht e lidhur nga ana ekonomike me tė, ajo ka pothuajse tė njėjtat standarde pune qė ka edhe SHBA - nė tė gjitha profesionet. Kjo i bėn kanadezėt tė mendojnė se janė vendi mė i zhvilluar nė botė. Duke gėzuar pėrgjithėsisht edhe njė mosnjohje gjeografike, tė ngjashme me atė tė amerikanėve, ata janė tepėr krenarė pėr standardet e veta.
Yevgeni ishte njė nxėnėsi im nga Rusia. Anglishten e fliste me pak vėshtirėsi. Megjithatė, rreth tė tridhjetave, ai kishte marrė njė Master nė Shkencat elektronike dhe kish punuar nė sistemet a automatizuara tė njė stacioni rus qė prodhonte dhe testonte pjesė...raketash pėr nė hapėsirė. Nė dy intervistat e para nė kompani ku kėrkohej njė specialist pėr sistemet e automatizuara tė makinave, e kishin kthyer mbrapsht pasi i kishin bėrė tė qartė se i mungonte ... eksperienca kanadeze.
Natyrisht qė i mungonte eksperienca kanadeze. Ai pėrgatiste sisteme raketash. Kanadaja nuk dėrgon raketa nė hapėsirė. Rusia dėrgon. Por ata qė e kishin marrė nė intervistė Yevgenin ishin tė bindur se, pėrvoja nga njė vend mė pak i zhvilluar se Kanadaja (!) nuk do ti mjaftonte Yevgenit tė kryente proceset e sofistikuara qė ata kėrkonin.
Kuptimi i dytė i eksperiencė kanadeze ėshtė: Ne jemi injorantė e fodullė dhe as qė e kemi idenė ēmund tė jesh nė gjendje tė bėsh ti. Mė mirė tė kėrkojmė tė gjejmė dikė qė e ka bėrė kėtė punė pėrpara, sesa tė rrezikojmė.
3. Zbrit poshtė dhe nise nga shkalla e parė
Ladi vjen nga njė rreth i jugut tė Shqipėrisė. Ka qėnė dikur punėtor i kualifikuar, por pas aktivizimit nė parti, arriti tė bėhej drejtor nė njė ndėrmarrje shtetėrore. Aty punoi deri sa iu mbush mendja tė emigronte nė Kanada. Me tė ardhur kėtu, zuri njė shtėpi, pėrgatiti dokumentat dhe, si gjithė tė tjerėt, filloi tė kėrkojė punė. Natyrisht, Ladi ėshtė njeri me ego dhe nuk mund ti pranojė vetes idenė e hapave prapa. Kthimi pranė tornos apo makinerive tė fabrikės i duket si njė ėndėrr e keqe. Mirėpo e vetmja punė veē asaj tė punėtorit qė di tė bėjė ėshtė ajo e drejtorit. Pa asnjė rrugėdalje tjetėr Ladi ia nis kėrkimit tė njė vendi pune si drejtor. Fillon tė blejė Globe and Mail dhe National Post, dy gazeta qė reklamojnė mė shumė vende pėr pozita drejtuese.
Nuk ka nevojė tė shtoj kėtu se pas disa vjetėsh kėrkimi Ladi vazhdon tė jetojė me asistencė sociale dhe ti shtojė nga pak tė ardhurat duke shpėrndarė pica.
Thelbi i kėsaj historie ėshtė se Ladit nuk ia marrin parasysh pėrvojėn e karrierės drejtuese nė Shqipėri. I kėrkojnė eksperiencė kanadeze. A kanė tė drejtė? Gjykojeni vetė. Jo vetėm nė rastin e Ladit, por edhe nė rastin e drejtuesve tepėr tė kualifikuar, ėshtė vėshtirė tė pėrfytyrohet qė kompani kanadeze tė presin me gojėhapur qė tiu vijnė drejtues emigrantė. Logjika ta do qė dikush qė emigron nė kėtė vend tė fillojė ti ngjisė shkallėt njė nga njė, duke e nisur qė nga shkalla e parė e katit tė parė. Pavarėsisht sa lart mund tė jesh ngjitur nė vendin tėnd, kur vjen si emigrant duhet tė jesh i pėrgatitur pėr ta nisur nga fillimi. Nė kėtė rast kuptimi i tretė i eksperiencės kanadeze, si kėrkesė pėr tia nisur nga fillimi, ėshtė mė se i logjikshėm.
4. Nuk tė marr ty se do tė marr djalin e xhaxhait
Gjashtė vjet e ca tė shkuara, kur sapo kisha mbėrritur nė kėtė vend dhe lėvizja sa nė njė kompani nė tjetrėn pėr tė siguruar jetesėn, mė ka rėnė rasti tė punoj nė njė ndėrmarrje tė vogėl qė merrej me dispeēerinė e kamionėve tė mėdhenj tė transportit. Veē meje, nė tė njėjtėn zyrė punonin edhe nėntė vetė tė tjerė - pesė burra dhe katėr gra. Unė isha temp domethėnė i pajtuar nga njė agjenci punėsimi tė pėrkohshėm. Vendi i punės ishte i rehatshėm dhe mjedisi i kėndshėm e tepėr miqėsor, megjithėse tė gjithė shanin si shofera. Nė fakt, pjesa mė e madhe edhe ishin shofera. Sidoqoftė, mua mė pėlqente tė punoja aty dhe mė lindi ideja tė kėrkoja tė mė mbanin. Mirėpo shumė shpejt mora vesh se nė vendin tim do tė vinte Xheniferi, e cila pritej tė mbaronte shkollėn. Pak mė vonė e kuptova edhe arsyen pėrse pritej tė vinte Xheniferi. Nė atė zyrė tė gjithė ishin tė lidhur me njėri-tjetrin - njėra ishte gruaja e pronarit, dy tė tjera vajzat e pronarit, pastaj motra e pronarit tjetėr, dhėndri i pronarit... Xheniferi ishte mbesa e pronarit.
Shumė biznese nė Kanada janė krijuar nė bazė familjare. Ėshtė tepėr e vėshtirė ta ēash qarkun dhe tė konkurosh me njerėz tė afėrm tė familjes sė atyre qė punėsojnė. Kjo ėshtė e natyrshme. A ėshtė mirė qė kanadezėt i bazojnė bizneset nė lidhjet familjare dhe jo nė zotėsinė e kandidatėve pėr tu punėsuar? Ndoshta po. Por ky ėshtė tjetėr problem, nga ato probleme qė nuk i zgjidhim dot ne.
Kuptimi i katėrt i eksperiencės kanadeze, si parapėlqim pėr njerėzit e afėrm, ėshtė i pranueshėm nga ana logjike, megjithėse nuk tė bind pėr efektivitetin e bizneseve vendase. Por kjo sėshtė puna jonė.
5. Unė nuk tė njoh dhe skam besim te ti
Kjo ka lidhje tė ngushtė me atė qė thamė pak mė lart, por ka njė zbatim mė tė gjerė. Kur njė punėdhėnės kėrkon tė marrė dikė nė punė, hedh fillimisht vėshtrimin nė rrethin e tė afėrmve tė tij. Nėse nuk e gjen aty kandidatin, atėherė shikon te ata qė ka tė punėsuar pėr momentin. Mė tutje, iu kėrkon atyre qė tė shikojnė pėr ndonjė kandidat nė familjet dhe tė njohurit e tyre. Ky proces quhet internal posting, ose reklamim i brendshėm i vendeve tė punės.
Vetėm pasi i kanė konsumuar tė gjitha burimet e brendshme, punėdhėnėsit hedhin vėshtrimin jashtė kompanive, fillojnė tė paguajnė pėr reklama dhe tė mbledhin rezum� nga njerėz qė nuk i njohin. Sidoqoftė, ata vazhdojnė tė ngulmojnė qė tė priren nga e njohura, duke iu shmangur tė panjohurės. E njohura nė kėtė rast ėshtė referenca nga njė burim i besueshėm, nga njė burim kanadez, tė cilin e kanė pranė dhe mund ti besojnė.
Le tė marrim pėr shembull diplomėn. Dikush mund ti paraqitet punėdhėnėsit me krenari dhe ti thotė se ka diplomė nga Fakulteti Inxhinierik i Universitetit tė Tiranės. Gjithė kjo fjali pėr njė punėdhėnės kanadez nuk ka kurrfarė kuptimi. Pėr tė nuk ka dallim midis njė diplome tė marrė nga Universiteti i Tiranės dhe njė diplome tė marrė nga Universiteti i Kasharit. Si dhe nga ēdo universitet tjetėr i botės. Aq mė tepėr qė tanimė falsifikimi i diplomave ėshtė fare i kollajtė dhe punėdhėnėsit as qė marrin mundimin ti verifikojnė ato.
E vetmja gjė qė ato mund tė verifikojnė ėshtė pėrvoja e punės, fjala e dikujt qė mund tė dėshmojė se e njeh profesionalisht kandidatin. Por punėdhėnėsi nė Brampton vėshtirė tė imagjinohet tė harxhojė kohėn duke telefonuar nė Tiranė pėr tė marrė vesh nėse ti ke punuar pėr aksh ndėrmarrje apo jo dhe nėse ke treguar zotėsi si inxhinier atje. Aq mė tepėr ai nuk ka se si ta verifikojė qė ai numėr telefoni qė i jep ti nuk ėshtė numri i telefonit tė celularit tė djalit tė xhaxhait tė cilit i ėshtė kėrkuar tė japė njė referencė nė anglisht.
Jo, marrja e referencave mund tė funksionojė vetėm nė kuadrin e kompanive lokale. Prandaj edhe punėdhėnėsit kėrkojnė qė tė kesh punuar diku kėtu rrotull, qė tė kenė mundėsi tė pyesin dikė qė ata e besojnė dhe tė marrin informacion mbi pėrvojėn tėnde tė vėrtetė tė punės - eksperiencėn kanadeze.
Kuptimi i pestė i eksperiencės kanadeze si nevojė pėr tė verifikuar kredencialet e kandidatit nė burime tė besueshme, ėshtė tepėr i arsyeshėm, pavarėsisht se nuk na pėlqen ta pranojmė.
Shprehja Eksperiencė kanadeze ėshtė shprehje shumėplanėshe dhe shumėkuptimshme. Unė nuk pretendoj aspak ti kem shterur tė gjitha kuptimet e saj. Desha vetėm tė pėrmendja disa prej tyre, sa pėr tė hapur njė diskutim pėr njė problem qė i shqetėson seriozisht tė ardhurit rishtaz. Kuptimi i eksperiencės kanadeze duhet analizuar mirė dhe duhet pranuar pa emocione, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė bėhet e mundur kapėrcimi i kėsaj pengese qė iu del pėrpara pothuajse tė gjithė emigrantėve. Iu uroj tė gjithėve fat dhe mundėsinė pėr ta hedhur sa mė shpejt pas, periudhėn kur iu refuzohet njė vend pune pėr shkak tė mungesės sė eksperiencės kanadeze.
Albanian TRIBUNE, 8 maj 2004
Krijoni Kontakt