Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    A mund te zbulohet genjeshtra?

    Shkencetaret amerikane po provojne nje metode te re per te zbuluar genjeshtren; nje menyre qe besohet se mund te jete shume me e sakte sesa analiza e ADN-se per zbulimin e krimit.

    Metoda e re synon qe nepermjet shqyrtimit te impulseve te pavullnetshme elektrike te trurit, ekspertet te percaktojne nese personi genjen apo thote te verteten. I denuari Jim Ray Slater shpreson qe veprimtaria e valeve te trurit te tij do te provoje se ai eshte i pafajshem. Slater eshte denuar per vrasjen e te dashures se tij dhe femijes se saj, dhe pret per t’u ekzekutuar nga fundi i ketij viti. Metoda e re mund te provoje nese truri i tij ka regjistruar hollesite e krimit, hollesi qe vetem ai qe ka kryer krimin mund t’i dije.

    Krijuesi i ketij sistemi te ri eshte doktor Lorenc Faruell. Ai thote se truri eshte gjithmone ne veprim duke planifikuar, ekzekutuar dhe regjistruar krimin.

    Kur personi sheh dicka te njohur, truri reagon automatikisht dhe ky reagim regjistrohet ne forme grafiku. Avokatet e Ray Slaterit po e apelojne denimin e tij me vdekje . Doktor Faruelli thote se provat lene te kuptohet se truri i Slaterit nuk permban hollesi rreth vrasjeve.

    Ka shume te ngjare, thote doktori, qe ne perfundim te eksperimentit, ne trurin e Slaterit te mos gjejme asnje hollei rreth vrasjeve per te cilat ai eshte denuar.

    Ndersa Terri Harrington kaloi 23 vjet ne burg per nje vrasje ne Ajova. Por metoda e re e analizes se trurit e nxorri ate te pafajshem. Doktor Faruell thote se tani Teri eshte njeri i lire dhe i pafajshem. Ai thote se metoda e re zbulon si te pafajshmin edhe fajtorin, sic eshte rasti i James Grinderit, i cili per vite thoshte se ishte i pafajshem per vrasjen e nje gruaje ne vitin 1984. Pasi iu nenshtrua analizes se trurit me metoden e re, James Grinder jo vetem e pranoi fajin per vrajen ne vitin 1984, por gjithashtu pohoi se kishte kryer edhe 3 vrasje te tjera. Metoda e re duket shume premtuese, dhe kjo eshte arsyeja qe agjencia qendrore e zbulimit, CIA shpreson ta perdore ate ne te ardhmen ne luften kunder terrorizmit.

    VOA
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Per te patur mundesi te zbulosh nje genjeshter duhet qe vet te jesh genjeshtar i madh.
    Poligrafi eshte deri tani procedura me efikase per zbulim te genjeshtrave edhe pse perdoret neper institucione.
    Njeri shpesh here ndjen dicka ne psiken e tij kur dikush e genjen,per mua them se varet nga vet personi.
    Dikush edhe lejon te jete i genjyer edhe pse e din e dikush eshte teper naiv per te pare se behet fjale per genjeshter.
    Per se fundi kthehem tek thenia:
    "Genjeshtra i ka kembet e shkurtera"
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Metoda e re synon qe nepermjet shqyrtimit te impulseve te pavullnetshme elektrike te trurit, ekspertet te percaktojne nese personi genjen apo thote te verteten.

    I denuari Jim Ray Slater shpreson qe veprimtaria e valeve te trurit te tij do te provoje se ai eshte i pafajshem.
    Kjo teme me duket se ekziston. Shkenca e zbulimit te genjeshtres eshte shkence me vete quhet Poligrafi.

    Poligrafia nje nga shkencat me elusive njerezimi njeh

    "Poligrafia sot ne fazat research nuk merr parasysh me Electrodermal Activity por brain activity."

  4. #4
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    nqs eshte genjeshter e vertet - atehere mund te zbulohet.
    pyetja eshte nese ja vlen apo jo ?
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  5. #5
    E verteta vonon , por nuk haron ,te dale
    sa do qe te thuresh mire nje genjeshter ose te mbash dicka te fshehte , ajo perseri do dale me nje menyre qe akoma dhe ti sdo ta kuptosh ' (e pa vetedishmija )
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shumica e neve perdor genjeshtrat,edhe si shpesh mund te themi,nuk ka njeri qe nuk ka genjyer,por te vetmin justifikim genjeshtra e ka nqs ke per te shpetuar koken apo per ndonje pune tjeter te ngjashme me kete.
    Pra,genjeshtra justifikohet vetem nese rasti eshte i tille qe patjeter e ke te genjesh,ne rastet tjera genjeshtra nuk justifikohet.
    Se a zbulohet genjeshtra apo jo,eshte pune pak sa e ngaterruar,ndonjehere edhe pse e din (e ndjen) se te genjejne vazhdon te ndegjosh edhe pse e din se te genjejne,kete nuk e di se pse e lejojme,ndoshta na duket interesant ndoshta eshte qesharake.
    Genjeshtra me te gjithe llojet e saja eshte nje nga gjerat me kryesore te nje shoqerie moderne,perdoret ne biznes,shkolla,jete te perditshme e gjetiu,dhe besoj qe cdohere njeriu do kete nevoje per te genjyer.
    Nejse.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Ermali-AL.....
    E VERTETA VONON POR NUK HARRON TE DALE
    po po......

  8. #8
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Ehh sa te ceket jemi ne njerezit kur me shpikjet tona perpiqemi te kuptojme trurin e njeriut. Genjeshtra eshte pjese e veprimit dhe e deshires se trurit tone. E veprimit sepse eshte nje veprim qe ka ndodhur dhe e deshires sepse eshte deshira e trurit qe te mos zbulohet.

    Keto makina gjithnje kane per te deshtuar sepse do egzistoje gjithnje dikush qe arrin ta veje ne harmoni trurin me deshiren dhe veprimin. Ai e stervit trurin qe te mendoje qe asgje nuk ka ndodhur. Dhe makina si rrjedhoje nxjerr qe kjo eshte e 'verteta'

    Mund te duket e cuditshme por jam mese e sigurt qe eshte dicka qe mund te arrihet dhe pse me shume perpjekje.

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Psikologji

    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Shkencetaret amerikane po provojne nje metode te re per te zbuluar genjeshtren; nje menyre qe besohet se mund te jete shume me e sakte sesa analiza e ADN-se per zbulimin e krimit.

    Metoda e re synon qe nepermjet shqyrtimit te impulseve te pavullnetshme elektrike te trurit, ekspertet te percaktojne nese personi genjen apo thote te verteten. I denuari Jim Ray Slater shpreson qe veprimtaria e valeve te trurit te tij do te provoje se ai eshte i pafajshem. Slater eshte denuar per vrasjen e te dashures se tij dhe femijes se saj, dhe pret per t’u ekzekutuar nga fundi i ketij viti. Metoda e re mund te provoje nese truri i tij ka regjistruar hollesite e krimit, hollesi qe vetem ai qe ka kryer krimin mund t’i dije.

    Krijuesi i ketij sistemi te ri eshte doktor Lorenc Faruell. Ai thote se truri eshte gjithmone ne veprim duke planifikuar, ekzekutuar dhe regjistruar krimin.

    Kur personi sheh dicka te njohur, truri reagon automatikisht dhe ky reagim regjistrohet ne forme grafiku. Avokatet e Ray Slaterit po e apelojne denimin e tij me vdekje . Doktor Faruelli thote se provat lene te kuptohet se truri i Slaterit nuk permban hollesi rreth vrasjeve.

    Ka shume te ngjare, thote doktori, qe ne perfundim te eksperimentit, ne trurin e Slaterit te mos gjejme asnje hollei rreth vrasjeve per te cilat ai eshte denuar.

    Ndersa Terri Harrington kaloi 23 vjet ne burg per nje vrasje ne Ajova. Por metoda e re e analizes se trurit e nxorri ate te pafajshem. Doktor Faruell thote se tani Teri eshte njeri i lire dhe i pafajshem. Ai thote se metoda e re zbulon si te pafajshmin edhe fajtorin, sic eshte rasti i James Grinderit, i cili per vite thoshte se ishte i pafajshem per vrasjen e nje gruaje ne vitin 1984. Pasi iu nenshtrua analizes se trurit me metoden e re, James Grinder jo vetem e pranoi fajin per vrajen ne vitin 1984, por gjithashtu pohoi se kishte kryer edhe 3 vrasje te tjera. Metoda e re duket shume premtuese, dhe kjo eshte arsyeja qe agjencia qendrore e zbulimit, CIA shpreson ta perdore ate ne te ardhmen ne luften kunder terrorizmit.

    VOA
    Te them te drejten Alba e lexova me endje temen tende dhe ndjehem paksa i cuditur. Une mendoj krejt ndryshe nga keto qe jane thene me lart.

    Po shpjegohem:
    Mendoj se genjeshtra eshte nje art me vete dhe ka njerez qe vertet e perdorin mjaft bukur dhe me sukses. Zakonisht une lexoj libra filozofike dhe romane policeske perfshi dhe libra analitike mbi spiunazhin. Nga librat qe une kam lexuar kam arritur ne nje konkluzion, Lufta psikologjike dhe intuita e holle mund te nxjerrin genjeshtren nga mendja e nje njeriu, nuk i besoj aspak nje makine elektronike pasi dhe ajo mund te genjehet sepse eshte nje krijim njerezor. koha ka provuar qe cdo gje qe shpiket nga njeriu mund te thyhet., me jepni nje rast te vetem kur dicka e shpikur nga njerezimi nuk eshte destinuar te sulmohet dhe shkaterrohet.

    Makina e se vertetes eshte thyer nga spiuni Rayan Oswald. Pra a duhet ti besojme kesaj makine?

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Bashkohem me good devil nuk ja vlen gjithe ai mund per te mesuar nese eshte genjeshter apo jo.. do ti hiqte nje dore te mire shije jetes.. dhe per me teper ne e dime vete ne shumicen derrmuese te rasteve ne eshte genjeshter apo jo. Thjeshte nuk duam t'ja pohpjme vetes!

Tema tė Ngjashme

  1. 1 Prilli, gėnjeshtra dhe mėkati i rrenės
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2012, 11:00
  2. Filozofia E Martesės Nė Islam
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 15:20
  3. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  4. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  5. Genjeshtra... Pse Shpesh Eshte Zgjidhje E Lehte...
    Nga ABIGAIL nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •