Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Federico Garcia Lorka

    nga:
    De libro de poemas, Poema del cante jondo, Suites, Apendice: Suites, Primer romancero gitano, Odas, Poeta en Nueva York, Viaje a la luna, Poemas de tierra u luna, Divan del Tamarit, Seis Poemas galegos, Llanto por Ignacio Sanchez Mejias, [Sonetos del amor oscuro], Otros sonetos, Poemas sueltos.


    Erėtreguesi

    Erė e jugut.
    E nxirrė dhe pėrvėluese,
    vjen mbi trupin tim,
    e sjell farėza
    tė shkėlqyeshme
    vėshtrimesh, lule
    portokalli.

    E kthen tė kuqe hėnėn
    I bėn tė ulėrijnė
    robėrit plepa, por vjen
    shumė vonė!
    Unė e mbėshtolla natėn e rrėfenjės sime
    nė raft!

    Pa asnjė erė,
    Qartė shiko!
    Xhiro, zemėr;
    Zemėr, xhiro.

    Ajėr i veriut,
    ari i bardhė i erės!
    vjen mbi trupin tim
    drithėruar me aurora
    boreale,
    me tė kepit tė fantazmave
    kapidanė,
    qė qeshin me tė madhe
    me Danten.
    Oh shkėlqyes yjesh!
    Por ti vjen
    shumė vonė.
    Ēėshtja ime ėshtė mykur
    Dhe unė e humba ēelėsin.

    Pa asnjė erė,
    Qartė shiko!
    Xhiro, zemėr;
    Zemėr, xhiro.

    Puhi, xhuxha dhe erėra,
    prej askundi,
    mushkonjėri trėndafilash
    me petale piramidale,
    vrunduj shkėmbyes
    nė trungjet e ashpėr,
    flautė tė shtrėngatės,
    largohuni!
    Ndėr pranga mbėrthyer
    kujtesa ime,
    ėshtė robėruar zogu
    qė skicoi me kėngė
    mbrėmjen.

    Gjėrat qė shkojnė nuk kthehen kurrė,
    gjithė bota e di,
    nė flladet e kthjellėt tė erėrave
    ėshtė padobi e qara.
    Vėrtet, plepo, mjeshtėr i puhisė?
    Ėshtė padobi e qara!

    Pa asnjė erė,
    Qartė shiko!
    Xhiro, zemėr;
    Zemėr, xhiro.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Zemėr e re

    Zemra ime, si njė gjarpėr
    e ndėrron lėkurėn e saj,
    e mbaj ja mu nė dorė
    plot me plagė dhe me mjaltė.

    Mendimet qė u mėkėmbėn
    nė ēerdhen tuaj, ku shkuan?
    Po trėndafilat qė dhanė aromė
    Pėr Jezu Krishtin dhe Satanan’?

    Mbėshtjellėsi i gjorė e mbyti
    Yllin tim mbrekullor!
    Pergamen i dhimbshėm gri
    I asaj qė dashuroja por s’e dashuroj.

    Shoh nė ty fetus i shkencave,
    mumje vargjesh dhe skelete
    tė pafajsive time antike
    dhe romancave sekrete.

    A t’ju var nė murin
    e muzeut tim tė ndjesive,
    tok me tė ftohtin edhe terrin,
    bebe gjumashe tė ligėsisė sime?

    A t’ju pėrhap ndėr pishat
    -libėr vuajtjesh i dashurisė time-
    kėshtu tė mėsoni tringėllimat
    qė nė agim i merr bilbili?
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kėngė miturake

    Ka pikla vese
    nė krahėt e bilbilit,
    pikla tė kthjellta hėne
    rrjedhur prej fytyrimit.

    Mbi mermerin e burimit
    puthja e ujrave,
    ėndrra e yjeve kokėulur.

    Vajzat e kopshtijeve
    mė thonė tė gjitha ‘upafshim
    kur kaloj. Kėmbanat
    dhe ato mė thonė ‘upafshim.
    Dhe pema puth
    nė mugėtirė. Unė
    lotoj nėpėr rrugė,
    groteske, pa zgjidhje,
    me trishtimin e Cyrano-s
    dhe Qyijote-s
    rifitoj
    mundėsi tė pafunda
    sa ritmi i orės.
    I shoh bebėzat tė thahen
    me ti prekur zėri im
    njollosur me dritė tė pėrgjakur,
    dhe nė kėngėn time lirike
    vesh zbukurimet e njė kllouni
    faqebardhė. Dashuria,
    e bukura dhe e ėmbla fshihet
    nėn njė merimangė. Dielli
    si merimagė tjetėr mė mbulon
    nėn kėmbėt e tij tė arta. Nuk
    e gjej dot fatin tim,
    se jam si vetė Dashuria,
    shigjetat e tė cilės janė lotė,
    dhe torba e tyre zemra.

    Do ti jap gjithė ē’kam
    dhe lotoj dėshirėn time
    si fėmijė i braktisur
    nė rrėfenjėn e harruar.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pemė

    Pemė!
    Ē’qenė shigjetat tuaja
    ranė nga kaltrimi?
    Ē’luftėtarė tė tmerrshėm ju lanēuan?
    Vallė ishin yjet?

    Muzika juaj buron nga shpirti i zogjve,
    prej syve tė Zotit,
    prej dėshirės sė pėrkorė.
    Pemė!
    E njohin rrėnjėt tuaja tė forta
    zemrėn time nė tokė?
    wrong verb

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Madrigal

    Unė tė vėshtrova nė sy
    kur isha i mirė dhe djalė.
    Duart e tua me ledhatuan
    njė puthje mė pate falė.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)

    U hap zemra ime
    si njė lule nėn qiell,
    me petale dėshire
    dhe thekė ėndrrash.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)

    Nė kėndin tim ngashėrova
    porsi princi i rrėfenjės
    pėr tė Artėn Estrelita
    qė u largua nga ndeshjet.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)

    Unė prej teje jam larguar
    I dashuruar pa e kuptuar.
    Nuk e di si janė sytė tua,
    Duart e tua as flokėt e tua.
    Vetėm mė ka mbetur nė ballė
    Flutura e puthjes.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Natėsor

    Kam shumė frikė
    nga gjethet e vdekura,
    nė mes tė fushave
    mbuluar me vesė.
    Do tė fle tani;
    dhe nėse nuk mė zgjon,
    do lė ndanė teje zemrėn time tė ngrirė.

    “Kush fėshfėrin ashtu,
    aq larg?”
    “Dashuri,
    ėshtė era nė dritare,
    e dashura ime!”

    Tė stolisa gjerdanė
    Me gurėt e agimit.
    Pėrse mė braktis
    Nė kėtė udhė?
    Nėse ti shkon larg
    Zogu im do qajė
    Dhe vreshti i gjelbėr
    Nuk do tė bėjė verė.

    “Kush fėshfėrin ashtu,
    aq larg?”
    “Dashuri,
    ėshtė era nė dritare,
    e dashura ime!”

    Ti kurrė s’do ta kuptosh
    Sfinks bore,
    Sa shumė qė unė
    Do tė tė dashuroja
    Mėngjeseve
    Kur rrebesh tė binte
    Dhe nė degėn e thatė
    Tė prishej foleja.

    “Dashuri,
    ėshtė era nė dritare,
    e dashura ime!”
    wrong verb

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Deti

    Deti ėshtė
    Luēiferi i kaltėrimit.
    Qielli ra
    nga dėshira e ndriēimit.

    I shkreti det i dėnuar
    me lėvizje pafund,
    njėherė ka qėndruar
    i qetė nė kupolė.

    Por prej hidhėrimit
    tė rrėmbeu dashuria.
    Linde tė pastrėn Afėrditė,
    Dhe honet e tua qenė
    tė virgjra dhe pa dhembka.

    Trishtimet e tua sa tė bukura,
    det hovesh madhėshtorė.
    Por sot nė vend tė yjeve
    ke oktapodhė gjelbėrorė.

    Vuan me durim,
    i tmerrshėm Satan.
    Krishti eci mbi ty
    Njėlloj bėri dhe Pan.

    Ylli Afėrditė ėshtė
    Harmonia e botės.
    Pushoni Kishtarė!
    Afėrdita ėshtė thellėsia
    e shpirtit...

    Dhe burri i mjerė
    ėshtė ėngjėlli qė ra.
    Toka, ka gjasė tė jetė
    Parajsa, e humbura.
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mbrėmje

    Mbrėmje me shi nė gri tė vrarė,
    Dhe jeta vazhdon.

    Pemė tė vyshkura.
    Dhoma ime, boshe.
    Dhe portretet e vjetra
    Dhe libri pa grisje...

    Pikon trishtimi pėrmbi mobilje,
    Dhe mbi shpirtin tim.
    Ndoshta,
    Pėr mua nuk mund tė ketė Natyra
    Gjinj tė kristaltė.

    Mė djeg mishi i zemrės
    Dhe mishi i shpirtit.
    Dhe kur flas,
    Fjalėt time pluskojnė nė ajėr
    Porsi tapat nė ujė.

    Vetėm pėr sytė e ty
    E vuaj kėtė tė keqe,
    Trishtimin qė kaloi
    Dhe atė qė pason.

    Mbrėmje me shi nė gri tė vrarė,
    Dhe jeta vazhdon.
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Hija e shpirtit tim

    Hija e shpirtit tim
    Fluturon nė njė perėndim alfabeti,
    Mes librash
    Dhe fjalėsh.

    Hija e shpirtit tim!

    Kam arritur nė vijėn ku bie
    Malli,
    Dhe pika e vajit shndrrohet,
    Nė albastėr shpirti.

    (Hija e shpirtit tim!)

    Kupa e dhimbjes
    u mbarua,
    por kjo ėshtė arsyeja dhe pėrmbajtja
    e buzėmbledhjeve tė vjetra tė mesditės
    e vėshtrimeve tė vjetra tė mesditės.

    Njė labirinth i mjegullt
    Yjesh tė tymtė
    Grackon iluzionet e mia
    Aq tė venitura.

    Hija e shpirtit tim!

    Dhe njė aluēinacion
    Mėkon vėshtrimet.
    E shoh fjalėn dashuri
    Tė zhveshur.

    Bilbili im!
    Bilbil!
    A po kėndon?
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Balada e ujit tė detit

    Pėr Emilio Prados
    (gjuetar i reve)

    Deti
    Qesh atje larg.
    Me dhėmbė prej shkumbe,
    E buzėt prej qielli.

    “Ēfarė shet, oh rioshe e vagėlluar,
    me gjoksin nė ajėr?”

    “Unė shes, zotėri, ujė deti.”

    “Ēfarė mbart, oh rioshe e nxirruar,
    pėrzierė me gjakun tėnd?”

    “Unė mbaj, zotėri, ujė deti.”

    “Ato lotė tė kripur:
    nga vijnė, nėnė?”

    “Vajtoj, zotėri, ujė
    deti.”

    “Zemėr, po ky hidhėrim
    i sertė, nga lind?”

    “Hidhėron shumė uji
    i detit!”

    Deti
    Qesh atje larg.
    Me dhėmbė prej shkumbe,
    E buzė prej qielli.




    Dėshirė

    Vetėm zemra jote e zjarrtė,
    Dhe asgjė mė.

    Parajsa ime njė fushim
    Pa bilbila
    Dhe lira,
    Me njė lumė ujpakė
    Dhe njė burim.

    Pa shpimet e erės
    Pėrmbi degė,
    As yllin qė do
    Tė bjerė gjeth.

    Njė dritė e pamatė
    Qė ishte
    Me ndriēuese
    Se tjetra,
    Dhe njė fushim
    Yjėsish tė thyera.

    Njė prehje e qartė
    Dhe atje puthjet tona,
    Tingujt zanorė
    Tė jehonės,
    Pėrhapen aq larg.

    Dhe zemra jote e zjarrtė
    Asgjė mė.
    wrong verb

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Dini gje ju per kete?

    Dalķ also experimented with Dadaism, which arguably influenced his work throughout his life. He became close friends with poet Federico Garcķa Lorca, with whom he might have become romantically involved...

    po shikoja Dadaistet (Neue Gallerie) kishte nje exih. shume te bukur, dita e fundit sot, dhe hasa ne kete informacion ne net...Lorca homo?

  12. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Lorca dhe Dali jane takuar ne Residencia, prej ku (sipas studiuesve) nisi nje miqesi e gjate qe u thellua ne deshire dhe rrenjesisht shkembeu vizionin e dy burrave per artin.

    Dali pranon se mbas leximit te Lorkes ai menjehere biresoi nje sjellje rigoroze ndaj “botes poetike” dhe shkruan:
    And when I felt the incendiary and communicative form of the poetry of great Federico rise in wild, disheveled flames I tried to beat them down with the olive branch of my premature anti-Faustian old age.

    Lorca u terhoq prej Dali-se ne klasicizem e mandej ne surrealizem. Miqesia e tyre solli Sirena dhe karabinieri dhe Dy te dashuruar vriten nga nje thellenze. Lorca i ka kushtuar Ode per Salvador Dali, nje poezi e gjate per ta sjelle te gjithen, por nga ku po sjell disa vargje:

    Nje trendafil ne kopshtin e larte ti deshiron
    Nje rrote ne sintaksen e paster te hekurit.
    Por strofa vazhdon:
    Mali zhvishet lakuriq nga mjegulla impresioniste
    Te grinjtat shohin permbi parmakun e fundit.

    E vazhdon duke folur per pikturen, shtetin, peshkataret, deri ku shkruan:
    Oh Salvador Dali, prej zeri ngjyer boje ulliri!
    Nuk lavdoj penelin tend te lekundshem te rinise
    Ose ngjyrat e tua qe flirtojne me ngjyrat e kohes,
    Por therras mallin tend te perjetesise se kufizuar.

    Shpirt i paster, …
    E shkruan plot strofa rresht per piktorin e tille, me nje nderfutje te atij trendafilit, ne kopshtin ku je ti, puro trendafil, trendafili i drejtpeshimit, gjithmone trendafili!
    E perseri:
    Oh Salvador Dali prej zeri ngjyer boje ulliri!
    Une flas cfare personi yt dhe pikturat e tua me thone mua….
    ….
    Per kete…
    Per ate…

    Por mbi te gjitha kendoj mendimin e perbashket
    Qe na bashkon ne oret e errta dhe te arta.
    Drita qe na err syte nuk eshte art,
    Me pare eshte dashuri, miqesi, shpata te kryqezuara.

    Not the picture you patiently trace,
    But the breast of Theresa, she of sleepless skin,
    The tight wounded curls of Mathilde the ungrateful,
    Our friendship, painted bright as a game board.

    Mos shih oren e ujit me krahe te membranta
    As kosen e mrehte te alegorise.
    Gjithnje ne ajer, ngjyej penelin tend
    Para detit populluar me detare dhe anije.

    Tek Ode per Salvador Dali, permenden sirenat, Minerva, Theresa, Mathilda, shume femra nese do ti drejtohej Salvadorit si i dashur.
    Permenden verėat, Bakusi i tyre (Dionisi per greket), ujrat e Sienes, kartat franceze, Katalonja, ato qe bejne burrat duke mbetur burra, dhe shume gjera burrerore, qe ndryshe nuk kishin pse te permblidheshin.
    Permendet fort fjala MIQESI, pa ekuivoke, nderkohe qe strofa e fundit me fjalen alegori dhe thenien artistike te asaj qe thote populli, vreje punen pa keta ja kane ngene, me duket se deri ketu ka medyshje.

    Por Lorca ka shkruar dhe per Uitmanin i cili me vargje e ka thene troc se ja ka qejfi seksin e vet, ndonse kur erdhi puna per botim, ju numeroi censoreve kalamajte.
    E keshtu ata qe dyshojne, ata qe ju rritin cmimin veprave, ata te shoqates qe duan te shtojne radhet me personalitete, etj, etj, shkeputin nga konteksti e lidhin figura artistike me ngjarje me ca fije te ngaterruara dhe ne menyren me palogjike te mundeshme.

    Per mua Lorca (ndryshe nga Uitmani) nuk le as ne poezite e tjera vend per dyshim. Por kushedi, une atehere s’kisha lindur.

    p.s. dalise i kam fotografuar nja dy ne metropolitan
    wrong verb

  13. #13
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Mosha
    41
    Postime
    572
    Nje porte

    Nje porte
    nuk eshte nje porte
    deri sa asnje i vdekur
    s’ka dale prej andej.
    Trendafil me dy petale
    qe era i hap dhe i mbyll

    - Federiko Gacia Lorka –
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  14. #14
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Mosha
    41
    Postime
    572
    Rruge

    Sa here qe themi
    lamtumire,
    krijojme nje mister.
    Cdo dite qe iken
    erreson
    palimsestin tone.

    Sa here themi
    lamtumire,
    leme pakez nga vetja
    ne rrjedhen e ftohte
    te eres.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  15. #15
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Mosha
    41
    Postime
    572
    Lenesha(elegji) Federico Garcia Lorka



    Si kremtar i mbushur me deshira,
    Ti ecen ne mbremjen e ndritshme, te kthjellet,
    Me lekuren e zeshket ku nardi vyshket
    Dhe ne veshtrimet e tua klith seksi.

    Te goja jote duket melankolia
    E pastertise se ftohte te vdekjes.
    Ne kupen dionizake te barkut tend,
    Nje merimange end nje pelhure shterpe,
    Qe mbulon vendin ku s’lulezuan kurre
    Trendafilat e gjalle qe nga puthjet lindin.
    Ne duart e bardha, ti mban lemshin e endrrave
    Qe vdiqen pergjithmone, ndersa shpirtin
    Ta zhurit etja per te puthura te zjarrta,
    Per nje dashuri nene bashke me vegime
    Te largeta djepi, per nje vater te qete
    Ku ti kaltrine e ninullave do te tirrje.

    Po ta prekte trupin tend dashuria e fjetur,
    Ceres, do te jepte kallinjte e tu te praruar.
    Si virgjeresha, ti do te kishe mundesi
    Te nxirrje nga gjinjte e tu nje Udhe Qumeshti.

    Ti do te vyshkesh si nje lule manjolie.
    Askush s’do ta puthe trupin tend plot afshe.
    Floket e tu s’do te njohin ledhatime
    Qe do t’i dritheronin si tela harpe.

    O grua e beshme, eben dhe jasemin,
    Fryma jote ka freski lulesh qe sapo u hapen,
    Afrodite me mantilje, ti me sjell ne mend
    Veren e Malagas dhe kitaren.

    O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
    Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
    Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
    Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
    Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
    C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
    Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
    Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.
    Rrathet e syve te zmadhohen perdite,
    Floket e zinj pot e mbulohen me bore
    Gjinjte e tu eremire po i humbasin konturet
    Dhe po te kerruset shpina madheshtore.

    O grua e perveluar, me pamje nene,
    Shenmeri e dhimbjes qe te zemra jote
    Ku sot e tutje s’mungullon asnje shprese,
    Tere yjet e qiellit pa ane i mblodhe,
    Ti je shembelltyre e nje Andaluzie
    Qe vuan nga pasione te heshtura, te fuqishme,
    Me fryme erashkash, ajo i perkund
    Nen mantiljet qe mbeshtjellin gushen e hijshme
    Te vashave ku ka fergellima gjaku e bore,
    Te gervishura te kuqe qe lane shikimet.

    Neper mjegullen e vjeshtes, ti ecen, virgjereshe,
    Si Inesi, Sesilja dhe Klara e embel,
    Bakante qe mund te hidhje valle
    Me nje kurore lastari dhe rrushi te bere.

    Pikellimi pa fund qe te rri pezull ne sy,
    Na flet per jeten tende te rrenuar,
    Per dekorin shkretan, per monotonine qe ndien,
    Kur ne dritare sheh njerzit duke kaluar,
    Kur degjon ne merzine e nje humbetire
    Shiun qe bie ne rrugen e vjeter,
    Ndersa nga larg, ulerima e kambanave
    Vjen tek ti e mbytur, e lemeket.

    Me kot e pergjon zhurimerimen e ajrit
    Ku s’te zuri veshi nje serenade asnjehere.
    Ti ende pret prapa xhamave te tu…
    C’hidherim i thelle qe zemren tat her,
    Kur ndien ne veten e lodhur, te shteruar,
    Pasionin e ri te nje vajze te re!

    Trupi yt do te shkoje ne varr,
    I pangasheryer kurre.
    Do te mbije nje albe
    Mbi dheun e murme.
    Nga syte e tu do te dalin karafile te kuq,
    Trendafila bore te bardhe-nga gjiri yt,
    Por pikellimi yt i madh do te ngjitet kah qielli,
    duke eklipsuar e plagosur tere yjte.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar FLOWER pėr postimin:

    bili99 (19-08-2018)

  17. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Madrigal veror

    Gusht 1920
    (Vega de Zujaira)

    Bashko gojėn tėnde tė kuqe me timen,
    Oh Estrella ciganja!
    Qė nėn diellin e artė tė mesditės
    Mollėn tė kafshoj.

    Nė ullishten e blertė nė kodrinė,
    Ndodhet njė kala Moere
    Me ngjyrat e mishit tėnd fshatarak
    Qė shijon si mjaltė dhe agime.

    Mė jep, trupi yt i pėrcėlluar,
    Ushqimin hyjnor
    Qė lulet ja japin zallit tė qetė
    Dhe yjet erės.

    Pse mė jepesh, dritė zeshkane?
    Pse mi jep tė gjitha
    Dashurinė e seksit tėnd tė jargavantė
    Dhe mėrmėrimėn e gjoksit tėnd?

    Pėr fytyrėn time tė pikėlluar?
    (Oh ikjet time tė ngathta!)
    Mbase tė dha lėndime jeta ime,
    Vyshkur nė kėngė?

    Pėrse zgjodhe vajtimet time,
    Dhe jo muskujt e djersitur
    Tė njė bujku tė Shėn Kristoferit,
    I ngadaltė nė dashuri dhe bukurosh?

    Njė Danadė kėnaqsish mė je.
    Silvanė femėrore.
    Puthjet e tua mbajnė erėn
    E grurit tė pjekur nė verė.

    Mbyllmi me re sytė me kėngėn tėnde.
    Pėrhapi flokėt e tua
    Solemne si njė pelerinė hijeje
    Ndėr lėndina.

    Pikturomė me gojėn e pėrgjakur
    Njė qiell dashurie,
    Dhe nė njė sfond tė mishtė violetin
    Yll tė dhimbjes.

    Pegasin tim andaluzian kanė kapur
    Sytė e tua tė hapur;
    Do tė fluturojė, vetmitar ndėr mendime
    Kur ti shohė ata tė vdekur.

    Ndonėse nuk mė dashuron tė dashuroj,
    Pėr shikimin tėnd tė vrenjtur
    Si lauresha dashuron ditėn e re
    Vetėm pėr vesėn.

    Bashko gojėn tėnde tė kuqe me timen,
    Oh Estrella, vajza cigane!
    Lėrmė nėn mesditėn e ndritshme
    Mollėn ta mbaroj.
    wrong verb

  18. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Poetika

    (Thene me goje G.D)

    Cfare te te them per poezine? Cfare mund te them per keto re, per kete qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh..... dhe kurrgje me teper. Ti do ta kuptosh se nje poet nuk mund te thote kurrgje per Poezine. T'ua leme kete detyre kritikeve dhe profesoreve. Mirepo as ti, as une, as kurrnje poet, nuk e dime c'eshte Poezia.

    Ja tek eshte: veshtro. Une e mbaj zjarrin ne duart e mia. E kuptoj dhe punoj persosurisht me te, por nuk mund te flas per te pa letersi. Une i kuptoj te gjitha poetikat, mund te flisja per to, sikur te mos i nderroja bindjet cdo pese minuta. Mundet qe nje dite te ze te adhuroj poezine e keqe, ashtu sic cmendem (sic cmendemi) sot per muziken e keqe. Nje nate, do te djeg Partenonin, per ta rindertuar te nesermen, pa arritur kurre ta mbaroj.

    Neper konferencat e mia, me ka takuar te flas per Poezine, por e vetmja gje, per te cilen nuk mund te flas fare, eshte poezia ime. Jo se nuk jam i vetedijshem per ate qe bej. Perkundrazi, nese shte e vertete se jam poet per hir te zotit ose te djallit - nuk eshte me pak e vertete se gjithashtu jam i tille fale teknikes, perpjekjeve dhe fale vetedijes se plote qe kam per nje vjershe.

    F. G. Lorca

    burrim: "Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997.

  19. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Madrigal

    Puthja ime qe nje shege
    E hapur, e thelle,
    Nje trendafil prej letre
    Goja jote qe.

    Ne sfond nje fushe me bore.

    Duart e mia qene te hekurta
    Per kudhrat e renda
    Dhe trupi yt i lehte
    Qe perendimi i nje kenge.

    Ne sfond nje fushe me bore.

    Ne kafken e madhe te qiellit,
    Te bere vrima-vrima,
    Si stalaktite varen
    Te gjitha "te dua-t" e mia.

    Ne sfond nje fushe me bore.

    Endrrat e mia femijerore
    Shtresa ndryshku kane zene,
    Dhimbja ime spirale
    E ka zhbiruar henen.

    Ne sfond nje fushe me bore.

    Tani le te behemi serioze,
    Le t'i veme te marrin mesime
    Dashurite dhe endrrat e mia
    (Meza te vegjel pa sy.)

    Ne sfond shtrihet nje fushe me bore.

    burrim: "Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997.

  20. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Guaske

    Dikush me dha nje guaske.

    Ne te kendon
    nje det i madh sa bota
    dhe uji zemren ma mbush
    me peshqit e tij vocerrake,
    te argjendte e te murrme.

    Dikush me dha nje guaske.

    ________

    burrim: "Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997.

  21. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Mengjes

    Dhe kenga e ujit
    E perjetshme mbetet.

    Eshte lengu i thellesive
    Qe i pjek dritherat.
    Eshte gjaku i poeteve
    Qe shpirtin e perndan
    Ne shtigjet e natyres.

    C'harmoni derdh,
    Kur gufon nga shkembi!
    Ai shkon te njerezit
    Me gurgullima te embla.

    Ne mengjesin e qashter,
    Oxhaket tym nxjerrin.
    Fjollat e tyre jane krahe
    Qe mbajne rete.

    Midis shelgjesh, degjoje
    Poemen e ujit,
    Zog i vogel, pa flatra
    Qe ne bar ka humbur!

    Thahen, copetohen
    Tere druret kengetare,
    Shnderrohen ne fusha
    Malet kryelarta.

    Por kenga e ujit
    E perjetshme mbetet.
    Drite e kthyer ne kenge
    Endrrash romantike,
    Ai eshte qiellor,
    I zhdervjellet, i fuqishem.
    Eshte mjegull, trendafil
    I mengjesit te perjetshem,
    Mjalte hene qe kullon
    Prej yjve te vdekur.
    .........................

    Ja perse dhe yjte
    Ne valet e tij prehen,
    Dhe Afrodita hyjnore
    Nga gjiri i tij ka lere.
    Kur ne pime uje,
    Etje dashurie kemi.
    Ai eshte dashuri e bute,
    Qe rrjedh, qe s'thuhet me fjale.
    Ai eshte gjaku i botes,
    Histori e shpirtit te saj.

    Ai ruan te fshehten
    E gojes se njerezve,
    Se ne te gjithe e puthim,
    Per t'i shuar etjet,
    Eshte rezervuar puthjesh
    Buzesh te vdekura,
    Vella i zemres sone,
    Rob i perjetshem.
    .........................

    Kur shuajme etjen me te,
    Ndryshojme per cudi:
    Me femije behemi
    Dhe pakez me te mire.
    Brengat tona largohen,
    Tere girlanda te vesuara.
    Veshtrimet na humbasin
    Ne vise te praruara.
    C'lumturi perendie
    Qe gjithkush te provoi!
    O butesi e ujit,
    Ku njeriu shpirtin freskon,
    S'ka gje qe mund te matet
    Me brigjet e tua te shenjta.
    Kur pikellimi i zymte
    Na ve flatrat e veta.

    7 gusht 1918, Granade
    ________

    burrim: "Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gabriel Garcia Markez
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-04-2014, 19:59
  2. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  3. Federico Garcia Lorka
    Nga DeLiRiUm TrEmEnS nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2006, 19:26
  4. Mbėrrin autobiografia e Garcia Marquez
    Nga Letersia 76 nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 12:47
  5. Libri i fundit i Gabriel Garcia Marquez
    Nga kolombi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 19:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •