Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Faleminderit
    0
    32 falenderime nė 32 postime
    Citim Postuar mė parė nga D D
    Madrigal

    Unė tė vėshtrova nė sy
    kur isha i mirė dhe djalė.
    Duart e tua me ledhatuan
    njė puthje mė pate falė.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)

    U hap zemra ime
    si njė lule nėn qiell,
    me petale dėshire
    dhe thekė ėndrrash.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)

    Nė kėndin tim ngashėrova
    porsi princi i rrėfenjės
    pėr tė Artėn Estrelita
    qė u largua nga ndeshjet.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)

    Unė prej teje jam larguar
    I dashuruar pa e kuptuar.
    Nuk e di si janė sytė tua,
    Duart e tua as flokėt e tua.
    Vetėm mė ka mbetur nė ballė
    Flutura e puthjes.

    (Orėt mbajnė tė njėjtėn rėnie,
    dhe netėt kanė tė njėjtėt yje.)
    Nje version tjeter, pak me ndryshe, te te njejtes poem:

    Madrigal

    T'i veshtroja ata sy
    Aq te rinj e te urte
    Dhe ti buzen ma cike
    Me nje te puthur.

    (Oret kane gjithnje te njejtin ritem,
    Netet - te njejtit yj).

    Si gonxhja ne diell
    Me lulezoi zemra
    Me petale te harlisura,
    Me theke prej endrre.

    (Oret kane gjithmone te njejtin ritem,
    Netet - te njejtit yj).

    Denesja ne shtepi
    Si princ perrallor
    Per bareshen e arte
    Qe iku nga gjostra.

    (Oret kane gjithmone te njejtin ritem,
    Netet - te njejtit yj).

    Largohesha nga ti
    Qe fshehurazi me doje.
    Nuk di si i ke syte,
    Duart e tua a floket,
    Por me mbeti ne balle
    Flutura e puthjes sate.

    (Oret kane gjithmone te njejtin ritem,
    Netet - te njejtit yj).

    1919

    ________

    burrim: "Lorka, Poezi". Perktheu: Anton Papleka. Botimet Extra: 1997.

  2. #22
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    290
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Frederiko.G. LORKA

    Duke menduar (jo vetem une) se Frederiko.G. Lorka eshte nje nga poetet me te medhenj te shekullit XX, jo vetem ne Spanje por ne tere Boten, po sjelle disa krijime poetike te tij te perkethyera ne shqip nga Visar Zhiti.

    Por me pare po hedh nje biografi te shkurter te Tij....

    Frederiko Garsia Lorka lindi me 5 Qershor 1898 ne Fuente Vaqueros, ne provincen e Granades ku dhe do te merrte frymezimin per poezite e para te tij.

    1908 : Studon ne Kolegjin e Almerise. Familjarisht transferohen ne Granada. Apasionohet pas muzikes, luan ne kitar dhe me pas studion per piano dhe kompozicion.
    1915 : Regjistrohet ne fakultetin e Letersise dhe, per ti bere qejfin te atit, edhe ne ate te Jurisprudences.
    1918 : Del ne Granada libri i tij i pare me proza poetike.
    1919 : Boton poezine e pare "Elegji per Granaden"
    1920 : Vihet ne skene nje pjese e tij teatrale me marioneta. Deshton qe ne naten e pare te shfaqjes dhe s'u cua kurre per botim.
    1921 : Boton librin e pare poetik ne Madrit "Libri i poemave"
    1923 : Laurohet ne Jurisprudence.
    1925 : Shkruan "Mariana Pineda",
    1928 : Themelon revisten "Gallo" dhe boton romanca cigane.
    1929 : Shkon ne New York dhe ndjek leksione ne Columbia University.
    1930 : Shkon ne Kube ku interesohet per folklorin aq te ngjashem me ate andaluzian dhe njihet me poetin Nikolas Gilen.
    1931 : Bie monarkia e Alfonsit XIII dhe shpallet Republika.Themelon teatrin e tij (popullor falas)
    "La Barraca"
    1933 : Shkon ne Ameriken e Jugut, ne Argjentine dhe ne Brazil
    1934 : Njihet me Pablo Neruden dhe kthehet ne Atdhe.
    1935 : Shkruan "Shtepia e Berbarda Albes" etj. etj.

    Nderkohe pergjate ketyre viteve Ai vazhdimisht shkruante dhe botonte Krijimet e tij deri ne vitin 1936 ku plas dhe lufta Civile Dhe Granada bie ne duar te rebeleve.
    Lorka kapet nga policia me 16 Gusht dhe tre (3) dite me vone me 19 Gusht 1936 Ai pushkatohet ne Viznar dhe ishte vetem 38 vjec......
    thone se Ai thirri vetem: "Perse me vrisni ne nje nate me hene!?!"......

    Visar Zhiti (Rome 1999).



    Kasida e dores se pamundeshme

    Do te doja vetem nje dore,
    nje dore te plagosur, po te mundej.
    Do te doja vetem nje dore,
    edhe nese do te kaloja mijera net pa shtrat.

    Dhe do te ishte nje zambak i zbehte gelqereje,
    dhe do te ishte nje pellumb me zemren time lidhur,
    dhe do te ishte roja qe ne naten e ikjes time
    do te ndalonte absolutisht futjen e henes.

    Do te doja vetem kete dore
    per perpjekjet e perditshme dhe carcafet e bardhe
    te agonise time.
    Do te doja vec kete dore
    qe te mbante nje flater te vdekjes time.

    Gjithcka tjeter iken e gjitha.
    Purpur pa emer tashme. Yll i perhershem.
    Gjithcka tjeter eshte tjeter: ere e trishte
    ndersa shemben pirgje gjethnajash.






    Nokturn

    Shoh Yjet mbi det
    Oh, yjet jane prej uji,
    sterkala uji.

    shoh yjet
    mbi zemren time.
    Yjet jane prej arome!
    grure arome.

    Shoh Token:
    plotesi hijesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Helena78 : 05-01-2006 mė 15:42
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  3. #23
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Ėndėrr

    Zemra ime ēlodhet ndanė burimit tė cemtė
    (Mbuloje me fijet e tua,
    Merimangė e harresės.)

    Uji i pėshpėriste ulėt njė kantilenė tė ėmbėl
    (Mbuloje me fijet e tua
    Merimangė e harresės.)

    Zemra ime qė u zgjua, pikėllimet e saj ia rrėfeu
    (Fshihe mirėbesimin e saj,
    Merimangė e heshtjes.)

    Ja, zemra ime po rrėshqet nė burimin e cemtė
    (O duar tė bardha, tė largėta
    Mbajeni ujin e lehtė.)

    Dhe, duke kėnduar me gaz, uji e tėrheq
    (O duar tė bardha, tė largėta,
    Uji mbeti i shkretė!)


    Verlaine

    Kėnga
    qė nuk do ta them kurrė,
    nė buzėt e mia u pėrgjum
    Kėnga
    qė nuk do ta them kurrė.

    Nė gjethet e dorezonjės
    ishte nje bukurezė
    dhe cipėn e ujit, hėna
    e shpoi me njė rreze.

    Atėhere ėndėrrova unė
    kėngėn
    qė nuk do ta them kurrė,

    kėngė me kanale tė largėta
    dhe plot buzė

    kėngė orėsh tė gjata
    qė nė hije humbėn

    kėngėn e njė ylli tė gjallė
    mbi nje ditė tė amshuar.

    pėrktheu - Anton Papleka
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    37
    Postime
    257
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Edhe dashuria mund te vdese (Garcia Lorca)

    Sa te rende jane ditet.
    Ne asnje zjarr nuk mund te ngrohem,
    nuk me qesh me asnje diell,
    gjithēka eshte bosh,
    ēdo gje eshte e akullt e pa meshire
    madje edhe te shtrenjtat yje te qarta
    me shikojne pa ngushellim,
    qysh kur kam kuptuar ne zemren time,
    qe edhe dashuria mund te vdese.

  5. #25
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    KITARA

    Fillon kitara
    Te vajtoje
    Kupat e agimit
    behen cope.
    Fillon kitara
    te vajtoje.
    Eshte e kote
    Te ndalosh.
    Eshte e pamundur
    Te pushosh
    Ka dhe vaj te lehte,
    Monoton.
    Sic vajton uji,
    Era mbi debore.
    Eshte e pamundur
    Ta pushosh.
    Vajton per gjera te largeta,
    Per reren e jugut te nxehte.
    Qe kerkon kamelie te bardha.
    Vajton perendimin pa mengjes,
    Shigjeten pa nishan,
    Zogun e pare qe vdiq
    Maje deges se larte.
    I kitare !
    Zemer plagosur per vdekje
    Nga pse shpata.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #26
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Udhėkryq

    Era e Lindjes;
    Njė fener
    dhe njė kamė
    nė zemėr
    Rruga dridhet
    si kordė
    e tendosur.
    Dridhet
    si njė mizė vigane.
    Gjithandej,
    unė shoh
    kamėn
    nė zemėr.


    Variacion

    Nė pasqyrėn ujore te ajrit
    dega e jehonės

    Nė pasqyrėn ujore tė valės
    gjethishtja e yjeve

    Nė pasqyrėn e gojės sate
    shtresa e tė puthurave


    Pėrktheu Anton Papleka
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #27
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Heshtja

    O bir, mba vesh kete heshtje
    Eshte nje heshtje e valezuar,
    nje heshtje
    ku kridhen lugina dhe jehona
    qe ballet i detyron te perkulen
    kah toka.


    Parandjenja

    Parandjenja
    Eshte sonda e shpirtit
    Qe ne mister deperton
    Instikti i zemres
    Qe rremon terrinat
    E kohes

    E djeshme eshte ēdo gje e ronitur
    Keqardhja
    Dhe varri
    I kujtimit

    E pardjeshmja
    Eshte ēdo gje e vdekur
    Shtresa e ideve qe japin shpirt
    Per Pegaset e pafre
    Gemusha e kujtimit
    Dhe shkretetirat e tretura
    Ne mjegullinen
    E endrres

    Asgje nuk i turbullon
    Shekujt e ikur
    Gjerave te shkuara
    Nuk mund t’u nxjerrim
    Asnje psheretime
    E kaluara vesh
    Pancirin e hekurt
    Dhe veshet i shtupon
    Me pambukun e eres
    Kurre nuk mund t’i shkeputet
    Asnje e fshehte

    Torsadat e saj shekullore
    Dhe truri i saj
    Me mendime te ronitura
    Neper limbe
    Kurre nuk do t’ia shuajne etjen
    Zemres se zhuritur

    perktheu Anton Papleka
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,747
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Heshtja

    O bir, mba vesh kete heshtje
    Eshte nje heshtje e valezuar,
    nje heshtje
    ku kridhen lugina dhe jehona
    qe ballet i detyron te perkulen
    kah toka.


    Parandjenja

    Parandjenja
    Eshte sonda e shpirtit
    Qe ne mister deperton
    Instikti i zemres
    Qe rremon terrinat
    E kohes

    E djeshme eshte ēdo gje e ronitur
    Keqardhja
    Dhe varri
    I kujtimit

    E pardjeshmja
    Eshte ēdo gje e vdekur
    Shtresa e ideve qe japin shpirt
    Per Pegaset e pafre
    Gemusha e kujtimit
    Dhe shkretetirat e tretura
    Ne mjegullinen
    E endrres

    Asgje nuk i turbullon
    Shekujt e ikur
    Gjerave te shkuara
    Nuk mund t’u nxjerrim
    Asnje psheretime
    E kaluara vesh
    Pancirin e hekurt
    Dhe veshet i shtupon
    Me pambukun e eres
    Kurre nuk mund t’i shkeputet
    Asnje e fshehte

    Torsadat e saj shekullore
    Dhe truri i saj
    Me mendime te ronitura
    Neper limbe
    Kurre nuk do t’ia shuajne etjen
    Zemres se zhuritur

    perktheu Anton Papleka
    Shume e bukur
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #29
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    I vdekur ndaj tė gdhirė

    Natė me katėr hėna,
    dhe vetėm me njė lis
    vetėm me njė zog,
    vetėm me njė hije.

    Gjurmėt e buzėve tė tua
    kėrkoj mbi trupin tim
    Burimi erėn puth
    pa e prekur njė fije.

    Jo-nė qė ti mė the
    nė pėllėmbė tė dorės e kam
    si njė limon prej dylli
    pothuajse tė bardhė.

    Natė me katėr hėna
    vetėm me njė lis.
    Majė njė gjilpėre vėrtitet
    dashuria ime.

    perktheu Aurel Plasari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    Kembanat e vdekjes


    Mbi kullat
    e verdha
    kumbojnė pėr vdekje kambanat.

    Nė erėrat
    e verdha
    kumbimet pėrhapen.

    Nėpėr njėrėn rrugė shkon
    vdekja, me lule tė thata
    portokalli e kurorėzuar.
    Kėndon si zana
    njė kėngė
    me kitarėn e bardhė,
    e kėndon, kėndon, si zana.

    Mbi kullat e verdha
    kambanat heshtin.

    Era me pluhurin
    formojnė plor argjendi.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. #31
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    "De profundis"

    Njeqind te dashuruar
    flene pergjithmone
    ne token e thare.
    Andaluzia ka
    rruge te gjata te kuqe.

    Kordova ullinj te gjelber
    per te mbjelle njeqind kryqa
    qe i kujtojne.

    Njeqind te dashuruar
    flene pergjithmone.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #32
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime
    Balada e tre lumenjve

    Lumi Guadalkivir
    rrjedh mes ullinjve dhe portokajve.
    Tė dy lumenjtė e Granatės
    shkojnė nga bora nė grunajė.

    Ah, dashuri
    qė ike dhe nuk u ktheve!

    Lumi Guadalkivir
    ka mjekėr ngjyrėshege.
    Tė dy lumenjtė e Granatės,
    njė gjak e tjetri dėnesje.

    Ah, dashuri
    qė ike dhe nuk u ktheve!

    Pėr barkat me vela
    ka njė shteg Sevilja;
    nė ujėrat e Granatės
    vozitin vetėm shpirtėrat.

    Ah, dashuri
    qė ike dhe nuk u ktheve!

    Guadalkiviri, kullė e lartė
    dhe erė nė portokallishtė.
    Dauro dhe Xhenili, kulla tė vogla
    tė vdekura nė moēalishtė.

    Ah, dashuri
    qė ike nėpėr erė!

    Kush do tė thotė qė uji sjell
    njė zjarr tė zbrazėt britme!

    Ah, dashuri
    qė ike dhe nuk u ktheve!

    Iu sjell lule portokajsh dhe ullinjsh,
    Andaluzi, deteve tua.
    Ah, dashuri
    qė ike nėpėr erė!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #33
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Poezi Nga Federico Garcia Lorka


    Pėrktheu: Xhevahir Spahiu


    BALADA E UJIT TĖ DETIT

    Deti atje larg
    buzėqeshi.
    Dhėmbėt prej shkume,
    buzėt prej qielli.
    - Ēfarė po shet, vogėlushe syerrėt
    me gjoksin drejt erės?
    - Shes ujin e deteve,
    zotni.
    - Ē'mbart gjaku yt,
    djalosh korrozi?
    - Mbart ujin e deteve,
    zotni.
    - Kėta lot tė kripur,
    o nėnė, nga tė vijnė?
    - Nga uji i deteve,
    zotni.
    - Kush e lind, moj zemėr,
    hidhėsirėn e thekshme?
    - Uji i hidhur
    i deteve.
    Deti atje larg
    buzėqeshi.
    Dhėmbėt prej shkume,
    buzėt prej qielli.

  14. #34
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime

    Poezi nga F. G. LORKA


    Pėrktheu Faslli Haliti


    SERENATĖ

    Nė breg tė lumit
    po lahet nata
    dhe nė sisėt e Lolitės
    vdesin prej dashurisė degėt.
    Vdesin prej dashurisė degėt.
    Nata kėndon lakuriq
    mbi urat e marsit.
    Lolita po lan trupin
    me ujė tė njelmėt dhe livandė
    Vdesin nga dashuria degėt.
    Nata e anasonit dhe e argjendit
    shkėlqen mbi ēatitė,
    Argjend i brigjeve dhe pasqyrave
    Anason i kofshėve tė tua tė bardha
    Vdesin nga dashuria degėt.

    NĖ VESHĖT E NJĖ VAJZE

    Nuk desha
    Nuk desha tė tė them asgjė.
    Pashė nė sytė e tu
    dy fidanė tė ēmendur.
    Nga flladi, qeshja, ari.
    Tundeshin.
    Nuk desha.
    Nuk desha tė tė them asgjė.

    ANKIMI

    Klithma lė nė erė
    njė hije qiparisi.

    (Lermėni tė qaj
    nė kėtė fushė)
    gjithēka u thye nė botė
    S’mbeti veēse heshtja.

    (Lermėni tė qaj
    nė kėtė fushė)

    Horizonti pa dritė
    u kafshua nga zjarret.

    (Ju thashė, pra mė lini tė qaj
    nė kėtė fushė.)

  15. #35
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Pėr: Federico Garcia Lorka

    Kėngė tė reja

    Mbrėmja thotė : U dogja pėr hije!
    Unė - pėr yj' tė ndritshėm!, thotė hėna.
    Burimi i kristaltė kėrkon buzė,
    Psherėtima kėrkon era.

    Pėr aroma e qeshje kam etje unė,
    Kam etje pėr kėngė tė reja
    Pa hėnė, pa zambakė
    Dhe pa dashuri tė vdekura.

    Kam etje pėr njė kėngė mėngjesi,
    Qė tė ardhmen do ta ngrinte tallaz,
    Dukė hedhur fara shprese
    Nė valėt dhe nė lymin e saj.

    Kėngė drite do tė ishte ajo,
    E kthjellėt, plot mendime,
    E pacėnuar nga melankolia,
    Nga ankthi dhe ėndėrrimet.

    Ajo kėngė flurore do tė mbushte
    Me tė qeshura heshtjen
    (Si njė tufė pėllumbash pa sy,
    E lėshuar nė mister).

    Ajo do tė prekte shpirtin e sendeve,
    Shpirtin e shqotave,
    Pėr tė shpėrthyer nė gazin
    E zemrės sė qėmotshme.

    Gusht 1920
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gabriel Garcia Markez
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-04-2014, 20:59
  2. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 09:13
  3. Federico Garcia Lorka
    Nga DeLiRiUm TrEmEnS nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2006, 20:26
  4. Mbėrrin autobiografia e Garcia Marquez
    Nga Letersia 76 nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 12:47
  5. Libri i fundit i Gabriel Garcia Marquez
    Nga kolombi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 20:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •