Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Jemi të parët në Europë, nga numri i aksidenteve…

    KOMITET NDERMINISTROR PER SIGURINE RRUGORE

    Në rrugë janë vrarë 7 mijë shqiptarë
    Një ditë më parë humbi jetën gazetarja Stela Xoxe


    --------------------------------------------------------------------------------

    od.ha


    Vdekja e koleges Stela, qe e fundit ndër humbjet e papritura, nga ato që s'fashiten qoftë për befasinë, a tronditjen për ikjen e një njeriu të njohur, qoftë për asosacionin e humbjeve të tilla, anës rrugës, diku mes Shkodrës e Lezhës do zhuriten nesër tufa lulesh e pak më vonë ndoshta një lapidar. Stela Xoxe, 22 vjeç. Siç jemi mësuar të shohim rëndom në rrugët tona… "…renda kudo për një varr / por toka përmban një tjetër shpirt si imi…", shkroi Stela para 6 vjetësh, qe ende në gjimnaz. Dje iu fal tokës. S'e veshi dot fustanin e nusërisë, pasi martesën, siç tregoi vetë ajo para pak kohësh, e kishin planifikuar në gusht. "…varri s'e mbajti brengën…", shkruante ajo, fotografinë e qeshur e shohim mbi kapakun e poezive, do e shohim buzë rrugës nesër, aty ku mbeti… Makinat do zhurmojnë sërish bri saj, edhe më fort, meqenëse të gjithë jemi dëshmitarë të familjarizimit me to, konstatojmë si shtohen përditë e dëgjojmë përditë për aksidente, përplasje, rrokullisje në hone, lumenj e humnera… Analistët e ftohtë të statistikave iu bëjnë kronikave tragjike një konkluzion të thatë shifrash: Jemi të parët në Europë, nga numri i aksidenteve…
    "Për çdo 10 mijë mjete motorike ndodhin 18-20 aksidente, përkundrejt 5 që ndodhin në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore…që nga viti 1993 dhe deri sot kemi afërsisht 5.000 aksidente me afërsisht 7.000 viktima, nga këto 3224 të vdekur, si dhe 3.800 të plagosur dhe të gjymtuar. Mosha mesatare e tyre është 25-30 vjeç". Shifra të tilla u komunikuan dje në mbledhjen parë të Komitetit Ndërministror të Sigurisë Rrugore, mbledhur fill pas aksidentit tragjik, ku humbëm gazetaren Stela.
    "Ne nuk duhet të presim që viktimat shkaktuara nga aksidentet rrugore të shtohen nga dita në ditë dhe të shohim se si çdo ditë, çdo javë, disa nga miqtë tanë, fqinjë, anëtarë të familjeve tona, ose të tjerë, fillojnë një udhëtim që ata kurrë nuk e përfundojnë…", u shpreh zëvendëskryeministri Namik Dokle, ne gjithmonë kemi folur për gjërat që nuk duhet të ndodhin e që s'mund t'i ndalojmë pavarësisht kësaj. Se siç vijoi më tej Dokle "jemi të gjithë dëshmitarë të buqetave me lule në buzë të rrugëve që fatkeqësisht vazhdojnë dhe të shtohen". Pse-të, sa të kota dhe banale! Ministri i Rendit Igli Toska radhiti ndër shkaqet e aksidenteve automobilistike, mospërdorimin e rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët, konsumimin e pijeve alkoolike nga shoferët, shpejtësinë mbi normat e lejuara… Ministri i Transportit, Spartak Poçi foli për përmirësimin e situatës, por që megjithëkëtë "ky rrjet rrugor i duhet ende të përballojë këtë fluks në rritje të qarkullimit të mjeteve…". Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis kërkoi specializimin e institucioneve shëndetësore për ndihmën e pasaksidentit, për të cilën është tepër vonë nganjëherë… Stela vdiq në duart e mjekëve, por ajo shkruante dikur mes të tjerash "përsëri do e rilind veten nga vetja…"


    Përmirësohet gjendja shëndetësore e humoristit Ismet Drishti

    Përmirësohet gjendja shëndetësore e humoristit të njohur Ismet Drishti, i cili dy ditë më parë u plagos rëndë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në afërsi të fshatit Rrënxa-Bushat. Burime nga mjekët e spitalit të Shkodrës bëjnë të ditur se gazetari Drishti ndodhet në sallën e reanimacionit. Sipas bluzave të bardha, gjatë ditës së djeshme është përmirësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e të plagosurit në fjalë. "Ne bëmë gjithçka për të shpëtuar humoristin Ismet Drishti. Ai ndodhet në reanimacion. Tashmë pritet reagimi i organizmit të të plagosurit, pas ndërhyrjes kirurgjikale", thotë mjeku shkodran Astrit Beci. Ndërkohë, pranë Drishtit ndodhen bashkëshortja dhe të afërm të tij. Ismet Drishti u aksidentua rëndë rreth orës 17.30 të së mërkurës, në kthesën e fshatit Rrënxa-Bushat të Shkodrës, teksa po udhëtonte për në Tiranë me gazetaren Stela Xoxe. Makina e drejtuar nga Drishti u përplas me një automjet tip "Fuoristradë", që po udhëtonte për në qytetin verior. Për pasojë ka mbetur e vdekur 22-vjeçarja Xoxe dhe janë plagosur Drishti dhe tre persona të tjerë. Vetëm pak kohë pas aksidentit është nisur për në Kavajë trupi i pajetë i Xoxes. Ndërkaq, policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Burime nga policia e Shkodrës pohojnë se pritet rezultati i ekspertizës për të përcaktuar shkakun e aksidentit të fundit rrugor.


    AKSIDENTET SHQIPERI

    - Për çdo 10 mijë mjete ndodhin 18-20 aksidente

    EUROPE
    - Për çdo 10 mijë mjete ndodhin 5 aksidente

    STATISTIKA
    - Që nga viti 1993 kanë ndodhur 5 mijë aksidente

    VIKTIMA
    - Janë 7 mijë viktima nga aksidentet
    - Kanë vdekur 3224 njerëz


    GAZETA SHQIPTARE
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ja edhe nje statistike tjeter ne lidhje me Shqiperine:

    E Premte, 30 Korrik 2004


    SHQIPERIA, VENDI I 65-TE PER ZHVILLIMIN NJEREZOR

    Ja te dhenat e Shqiperise mbi Zhvillimin Njerezor:

    - Jetegjatesia e shtetasve shqiptare = 73.4 vjet

    - Popullsia joanalfabete = 85.3 %

    - Perfshirja ne arsim = 69 %

    - GDP per fryme "ne $) = 3630

    Eglantina Nasi

    Shqiperia aktualisht ze vendin e 65-te ne listen e vendeve te studiuara per zhvillimin njerezor. Nje rezultat i tille u komunika dje gjate nje takimi te posacem organizuar nga drejtuesit e Zyres se Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara "PNUD) ne Tirane. Gjate prezantimit te raportit per Zhvillimin Njerezor 2004, u konstatua nder te tjera fakti mjaft pozitiv se Shqiperia ka kapercyer 30 vende te tjera ne kete klasifikim me baze zhvillimin e drejtimeve baze te burimeve njerezore si arsimi, shendetesia, kultura etj. Me ane te kesaj zhvendosje te re ne listen e vendeve te gjithe botes, raporti Global i Zhvillimit Njerezor e klasifikon Shqiperine ne vendet me zhvillim te ndermjetem njerezor. Kjo do te thote se tashme vendi yne nuk ben me pjese ne vendet e fundlistes me probleme te mprehta te ekzistences dhe burimeve njerezore. Por se ajo po ben nga viti ne vit hapa para ne kete drejtim. Kjo duke shenuar permiresime te dukshme ne sektoret e lartpermendur ai arsim, shendetesi, kulture etj. Indeksi i Zhvillimit Njerezor matet duke bashkuar nepjesen 1/3 shifren e indeksit te jetegjatesise se nje shteti, 1/3 indeksin e arsimit dhe 1/3 indeksin e GDP-se. Kuptphet se sa me te larta te jene keto indekse, aq me i larte do te jete edhe indeksi i Zhvillimit Njerezor.

    Pse jemi renditur 30 vende me lart?

    "Shqiperia renditet ne vendin e 65 ne Indeksin e Zhvillimit Njerezor te vitit 2004, duke kapercyer 30 vende krahasuar me nje vit me pare, ku ishte ne vendin e 95-te", deklaroi Genc Myftiu, drejtues i grupit te punes per hartimin e raportit per Shqiperine.

    Nje gje te tille ai e ka argumentuar para te pranishmeve me nivelin e larte te arsimimit te te rriturve dhe jetegjatesise se popullsise si faktoret kryesore qe kane ndikuar ne zhvendosjen e vendit ne renditjen boterore te zhvillimit njerezor. Sipas te dhenave te ketij raporti, aktualisht Shqiperia ka nje shkalle te larte shkollimi. Kete e tregon fakti se vetem 98.7 perqind e popullsise shqiptare eshte joanalfabete dhe mbi 69 perqind e saj eshte e perfshire ne arsim. Nderkohe edhe mesatarja e jetegjatesise e popullsise 73.6 vjec, perben nje faktor te rendesishem krahasuar me vendet e tjera. Ne kete renditje Shqiperia eshte prane vendeve te tjera Ballkanike, si Maqedonia e cila ne listen e ketij raporti renditet ne vendin e 60-te, Bosnje-Hercegovina ne vendin e 66-te dhe Rumania ne vendin e 69-te. Madje Shqiperia kete radhe ka lene pas edhe Turqine e cila renditet ne vendin e 88-te. "Por per ta ruajtur kete nivel, madje per te ecur perpara, eshte i domosdoshem hartimi dhe zbatimi i politikave pro te varferve, pro grave si dhe arritja e objektivave te mijevjecarit" tha hartuesi i raportit per Shqiperine. Nga ana e tij, ministri i Kultures, Rinise dhe

    Sporteve Blendi Klosi si iniciator i nismes Unioni Kulturor

    Ballkanik deklaroi ne kete takim se edhe fakti i respektimit dhe shfrytezimit pozitiv te trashegimise kulturore perben nje nga arsyet kryesore per te cilat vendi yne ka ngjitur shkalle lart ne kete raport. Ai u shpreh se trashegimia kulturore eshte nje pasuri

    e pakontestueshme ne mbare boten dhe strategjite e zhvillimit

    jane ne rendesishme per ruajtjen e diversitetit dhe lirise

    kulturore. Ne fakt, raporti Global i Zhvillimit Njerezor 2004 kete vit i eshte kushtuar lirise kulturore. Me shume se 100 vende ne bote kane minoritete kulturore te cilat perbejne me shume se 25 perqind te populsise, nderkohe qe 900 milione njerez u perkasin grupeve te konsideruara me liri te kufizuara. Ne kete raport radhiten 177 vende te botes sipas nivelit te tyre te zhvillimit njerezor. Norvegjia renditet e para ne Indeksin e Zhvillimit Njerezor, qe nga viti 1990. Pas saj vijne Suedia, Australia, Kanadaja, Belgjika, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj.

    Pagat me te larta jane ne keta sektore

    -Banka

    -organizata te huaja,

    -ne teknologjine e informacionit

    - OJF-te

    -ne transportin detar,

    -peshkim

    Pagat me te ulta nen mesatare jane ne keta sektore:

    -ne industrine perpunuese,

    -sherbime,

    -shendetesi

    -pune shoqerore

    -arsim

    -te punesuarit ne sipermarrje private familjare kane pagat me te ultane vend.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    aksidentet

    Mjafton të përmendësh faktin se në Shqipëri janë vendosur afërsisht 2 gjoba për çdo drejtues mjeti, ndërsa në Itali raporti është 1 gjobë për çdo 10 drejtues


    intervista/ Kryekomisari Hajredin Kuke tregon se papërgjegjshmëria është shkaku kryesor

    “Pse ka kaq shumë aksidente”

    Drejtori i Qarkullimit: Kodi rrugor të mësohet në shkollë


    Vladimir Karaj

    31 persona kanë vdekur në aksidentet e ndodhura gjatë muajit korrik dhe në gjashtë muajt e fundit kanë vdekur 172 persona.

    Të gjitha këto jetë të humbura kanë qenë pasojë e pakujdesisë dhe e gabimit njerëzor në drejtimin e mjetit. Drejtori i qarkullimit dhe sigurisë në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Hajredin Kuke tregon në një intervistë për “Panorama”, se cili është shkaku që sjell këtë numër aksidentesh. Ai thotë se marrja e masave, nga gjobitja e deri te heqja e patentës nga policia rrugore, nuk është zgjidhje përfundimtare e problemit edhe pse ndikon në zbutjen e tij. Sipas Kukes, është edukata për zbatimin e ligjit dhe respektimin e jetës ajo që do të ulë numrin e aksidenteve. “Tejkalimi i shpjetësisë qoftë edhe me 5 kilometra në orë, do t´u sillte vdekjen e pashmangshme disa personave më shumë”, thotë Kuke, duke u bërë thirrje qyetarëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Ndërsa ai përmend masat e polcisë, të cilat sipas tij janë të shumta e disa herë më të mëdha se në vendet fqinje, mjafton të përmendësh faktin se në Shqipëri janë vendosur afërsisht 2 gjoba për çdo drejtues mjeti, ndërsa në Itali raporti është 1 gjobë për çdo 10 drejtues..

    Cili është shkaku kryesor i ndodhjes së aksidenteve?
    Në pjesën më të madhe, madje në rreth 90 për qind të rasteve, aksidentet ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore. Kjo ka të bëjë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos me tejkalimin e shpejtësisë, konsumimin e pijeve alkolike dhe me shkeljen e rregullave të tjera, si hyrja gabimisht në parakalim.

    Po rrugët e këqia ndikojnë në numrin e aksidenteve?
    Mbetet një 10 përqindësh që ndodh për shkak të rrugëve të këqia, por pjesa më e madhe e aksidenteve, ndodhin në rrugët kryesore të qyteteve dhe për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë. Rruga e mirë në fakt duhet të jetë një komoditet, për të bërë të mundur lëvizjen sa më të shpejtë të mjeteve, por jo duke kaluar normat e shpejtësisë, gjë që sjell edhe aksidente tragjike.

    Çfarë keni përcaktuar ju si çështjen më problematike në shkeljen e rregullave të qarkullimit?
    Më problematike është edukata e njerëzve, fakti që sapo marrin patentën në ato kurse që kanë mangësitë e tyre, dalin në rrugë dhe e quajnë të mundshme të udhëtojnë edhe me shpejtësi. Por kjo sjell pasoja të rënda, sepse askush që sapo ka marrë patentën nuk është aq i aftë të drejtojë një mjet, në rrugë të gjata apo me shpejtësi normale. Ndaj është mirë që, edhe për disa muaj, çdo drejtues i ri mjeti të jetë nën kujdesin e një shoferi më të mirë, që të mos e lejojë të bëjë gabime.

    A ka aksidente që ndodhin për fajin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit?
    Sigurisht edhe këto nuk janë raste të pakta, sidomos më të mëdha janë ato kur këmbësori del befasisht në rrugë dhe përplaset nga makina. Ka madje 2180 raste kur policia ka gjobitur këmbësorë, por problemi nuk mund të zgjidhet kështu. Unë mendoj se njerëzit duhet të edukohen që në shkolla për zbatimin e rregullave të qarkullimit. Ministria e Arsimit duhet të përfshijë në programet e shkollave edhe edukimin me normat dhe ligjet rrugore, në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen. Madje problemet e ndërgjegjësimit fillojnë që nga mosvendosja e rripit të sigurisë. Sipas specialistëve, vendosja e këtij të fundit do bënte të mundur uljen me gati 50 persona të numrit të të vdekurve në aksidente.



    Aksident në Tiranë, vdes 3-vjeçarja, u hodh para makinës

    Prindërit e kanë lënë që të dilte sëbashku me vëllezërit e saj në punë e përdishme që do t´i sillte pak para shtëpisë së tyre. Por, ndërsa ishte duke kërkuar ambalazhe metalike në kazanët e plehrave, Sadete Xhema, 3 vjeç, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Mihal Grameno” në kryeqytet. 3-vjeçarja sëbashku me tre vëllezërit e motrat e saj ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në punë e përditshme të mbledhjes së ambalazheve. Sipas fqinjëve, kjo ishte puna e vetme me të cilën mbahej familja Xhema. Fillimisht ajo është futur në njërin nga koshat që ndodhej në krah të rrugës, pak metra larg shtëpisë së saj, por në momentin që ka dalë nga ky i fundit dhe është hedhur në rrugë, ajo është përplasur nga makina. Sipas policisë drejtuesi i mjetit nuk kishte mundur ta dallonte vajzën. Pranvera Xhema, nëna e viktimës më të fundit të aksidenteve, thotë se ishte gjendja e keqe ekonomike që e kishte detyruar ta linte fëmijën të dilte në rrugë për të mbledhur mbeturina.



    Numri i aksidenteve

    450 aksidente kanë ndodhur në 6 muaj
    172 është numri i personave të vdekur në aksidente
    121 aksidente automobilistike për korrikun, 31 persona të vdekur, 32 të plagosur rëndë
    90 përqind e aksidenteve ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore
    180 aksidente me shoferë të moshave 18-35 vjeç
    90 përqind e aksidenteve nga drejtues me më pak se 10 vjet vjetërsi pune

    Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Vendin e parë për aksidente në Europë e ka GREQIA.
    Lexoni dhe do shikoni se të dhënat tona (për Shqipërinë) i fryjmë vetë ne.
    Si ju duket që në çdo fund javë në GREQI vdesin rreth 40 vetë për të mos përmendur qindra të plagosur??
    Mos vallë akoma ''pretendojmë'' se jemi të parët??

    Ndërsa për gjobat që janë në nivel kaq të lartë, kjo shpjegohet me ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për të mos i dhënë më CASH policëve të cilët ''merrnin'' rrogë të dytë nga shoferët.
    Jo se është eleminuar kjo gjë,por ka rënë në masë të dukshme.

  5. #5
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Përshëndetje alba
    Nuk dua të bëj polemikë po statistikat shqipëtare janë aq të pa sakta sa vetë ligji jonë.
    Sepse që të flasësh për numrin e aksidenteve në shqipëri ku nuk ka akoma rregullator rrugor(minimalen as semafor)se s´po flasim pastaj për nivelin e rrugëve. Kjo është për të qeshur.Sepse unë shpesh shkoj në romë nga danimarka(ku dhe handikapati nga makinë pa problem). O zot të ngasësh makinë në itali do të thotë të jesh kushëri me schumakerin se ndryshe sbëhet.
    Dhe mbi statistikat e fund viti 2004 në rang europian
    Italia zënte vëndin e parë me 60%
    Greqia atë të dytin
    Franca të tretin e kështu me radhë spanja gjermania etj.
    Prandaj të "falenderojmë Zotin" që jemi në këto nivele se për gjendje e sistemit rrugor shqiptarë nuk është cudi që trotuaret të zëvendëshoheshin nga lapidarë.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Sigurisht, shifrat jane te egzagjeruara, por, le t'i konsiderojme te tilla, sepse keshtu vetem para ecet. E te mos e shohim me krenari te madhe se ja kalojme Greqise apo Italise ne listen e aksidenteve rrugore(ne disa studime, jo ne te gjitha).

    Sa per aresimin dhe nivelin e tij ne Shqiperi, analfabetizmin etj si puna e ketyre, une mendoj qe te tilla studime jane krejt te pasakta; mbase dhe tendencioze.

    Te pakten, une personalisht, ne 27 vjet jete kurre nuk kam pare ose takuar nje shqiptar qe nuk di te lexoje; kurre, kurre. Nuk po them qe nuk ka, por, une s'kam takuar kurre.

    Pastaj, vleresimi per disa aspekte te jetes shoqerore, dhe kthimi i tyre ne numra, detyrimisht, shpeshhere del kontradiktor, dhe larg realitetit.
    Psh, nese duhet te krenohemi per jetegjatesine e qytetareve te Shqiperise, atehere merita eshte e regjimit komunist, dhe nese marrim parasysh nivelin e shendetesise shqiptare, atehere, duhet ta kuptojme vete qe kemi rene teper poshte, dhe kurre nuk jemi ne nivelin e sistemit komunist.
    E kam fjalen, qe te tilla lista dhe renditje ndryshojne çdo muaj, dhe varen edhe nga dora e atij qe mban lapsin dhe i perpilon.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    vriten ,se deri pak vite me pare nuk ishim mesuar me makina , tani besoj se do veme mend , por varet dhe nga cilesia e rrugeve .
    ------------------------------------------------------------------------------------------
    Pjesa tjeter u ndryshua nga une , per arsye se nuk kishte lidhje me temen .

    Lexusja_1963
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesja : 08-02-2005 më 18:47
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Artikull I Metropolit Per Aksidentin E Maturanteve Kosovar

    Ra ky mort dhe i pamë sërisht cenat e vendit tonë.
    Adri Nurellari
    gazeta Metropol

    Tragjedia e aksidentit të autobusit me maturantë qe kthehej në shtëpi nga eskursioni ne Shqipëri, tregoi me shumë dhimbje edhe njëherë rreziqet që ballafaqojmë çdo ditë kur udhëtojmë nëpër rrugët e vendit tonë. Kjo ngjarje mbase nuk do të kishte ndodhur sikur rruga e përfolur dhe e premtuar për në Kosovë të ishte ndërtuar tashmë. Nje rrugë e gjerë, më e drejtë, pa gropa dhe e mbrojtur në anët e saj, e ndoshta do ti kishte kursyer ata. Dhe në mos rruga, mbase prania e një policie rrugore më të rreptë dhe të pakorruptueshme që do të arrinte të parandalonte shkeljet e shpeshta të rregullave të trafikut që hasen kur ecet në rrugë,do t’ia kishte dalë qëllimit.
    Menjëherë pas gjëmës pamë që qeveritarët tanë mbushën ekranet e televizorëve duke dalë ne publik të pikëlluar dhe patriotë si rrallëherë tjetër, pa guxuar që të permendnin se çfarë u bë me rrugën e shumë-përfolur, shumë-premtuar dhe shumë-paguar të Kosovës. Për momentin faji për aksidentin e tmerrshëm që mori 15 jetë të rinjsh, i mbeti një veprimi të parregullt të një shoferi ose thjesht fatit, dhe këto aksidente rrugore kinse nuk mund të prandalohen ose parashikohen. Por në të njëjtën kohë pronarë te makinave në Shqipëri nuk kanë harruar se pagonin rregullisht për shumë vite një taksë të madhe për një rrugë që nuk përdornin dhe që akoma nuk është ndërtuar. Edhe në periudhën kjo taksë u vu qeveritarët dolën me retorikën e Kosovës sonë të shtrenjtë, pjesës së kombit që padrejtësisht na u shkëput. Sakaq këto para që do ta kishin ndërtuar tashmë rrugën, shkonin për të mbushur boshllëqet e buxhetit publik duke u justifikuar se taksa shkonte për çështjen kombëtare.
    Por rrugët tona kanë dëshmuar se janë goxha popullore dhe dalin shpesh në qendër të vëmendjes. Politikanët shqiptarë kanë një preferencë të veçantë që të filmohen ose fotografohen duke përuruar rrugët “e reja”, sidomos para zgjedhjeve. Ja pra, pse kantieret janë duke u rishfaqur nëpër rrugë tona duke na treguar se qeveria punon. Kjo është arsyeja pse rrugët tona mezi presin që të përurohen me shumë publicitet pak kohë para zgjedhjeve të 2005-ës. Në të njëjtën kohë e dimë goxha mirë se si zakonisht nga fillim i vitit 2006 në këto rrugë do të shfaqen gropat e para dhe kur te vij viti 2007 ato do të jenë gati për tu rindërtuar dhe për tu përdorur sërisht për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nje rreth vicioz i vërtetë që kanë si viktima rrugët tona dhe dhe njerëzit që i përdorin. Po t’iu bëhet prerje tërthore rrugëve kombëtare tona ato do duken në profil si byrek me shumë petë dhe bën vaki që numri i petëve të përkojë me numrin e zgjedhjeve qe kemi patur. Asnjë masë ndëshkuese nuk merret ndaj firmave të ndërtimit për cilësinë e dobët me të cilën janë ndërtuar apo meremetuar rrugët tona. Përkundrazi, të njëjtat firma vazhdojnë të shpërblehen duke marrë gjithnjë e më shumë porosi nga qeveria për ndërtimin e rrugëve të tjera ose për të njëjtat rrugë për të kushedisesatën herë. Është më se e qartë vlera e madhe që kanë rrugët për politikanët tanë, nga njëra anë qëndrojnë tenderat “transparent” që kompani të ndryshme shtien në dorë nëpërmjet “konkurrencës së ndërshme”, dhe nga ana tjetër është fushata elektorale ku rrugët dalin në plan të parë.
    Tragjedia e llahtarshme e autobuzit kosovar nuk është e izoluar por është pjesë e një tragjedie të pa reklamuar qe përjetojmë çdo ditë. Vështirë se mund të gjendet ndonjë ditë kur lajmet ose gazetat të mos njoftojnë për aksidente rrugore që kanë shkaktuar vdekje. Ndërsa pretendojmë të hyjmë në Evropë, shpeshtia e aksidenteve fatale që ndodh në Bashkimin Evropian dallon shumë nga shpeshtia e aksidenteve fatale tek ne. Në Bashkimin Evropian vdesin mesatarisht 17 persona për çdo një milion njerëz ndërsa në Shqipëri vdesin mbi 120 vetë në milion gjatë çdo viti. Statistikat e këtij viti duken akoma më të zymta. Me këtë frekuence aksidentet rrugore nuk mund të quhen më thjesht aksidente por eventualitete me probabilitet shumë të lartë nga i cili asnjë nga ne nuk është i sigurtë. Edhe vetë presidenti dhe kryeministri kanë vuajtur kohët e fundit nga aksidentet rrugore. Për ironi të fatit këto rrugë përdoren në të njëjtën kohë sikur të ishin etalon matës të cilësisë së qeverisjes duke u portretizuar si arrijtet më domethënëse. Në fakt rrugët përdoren me ngulm për të mbuluar çështje të tjera të mprehta qe mbeten të pazgjidhura si: varfëria, papunësia, avancimi në integrimin evropian, niveli i ulët i demokracisë si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe kriminalitetit. Është njësoj sikur të përpiqesh të mbulosh diellin me shoshë.
    Një ndër arsyet kryesore që shkaktojnë këtë tragjedi të pareshtur, është cilësia e rrugëve. Dhe në mos është cilësia e keqe e rrugëve që shkaktojnë këtë përgjakje atëhere fajin e ka shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët dhe këmbsorët. Kuptohet qe ndërgjegjësimi është shumë i nevojshëm për të shmangur aksidentet. Por përpara ndërgjegjes së natyrshme të qytetarëve, rreptësia e policisë rrugore do të ishte më efikase për të bërë më të sigurta rrugët tona. Fundja për çfarë tjetër paguhen këta njerëz nga taksat tona nëse presim që njerëzit të veprojnë në rrugë në mënyrë të harmonishme duke u mbështetur tek ndërgjegja dhe vullneti i mirë. Së pari për të marrë patentën nuk nevojitet aftësia sepse mjafton ryshfeti. Këmbësorët tek ne ecin pa përfillur rregullat e qarkullimit sepse vështirë se rastis që nje këmbësor të gjobitet për një shkelje. Por edhe ata shoferë të aftë tek ne nuk druhen për shkeljet pasi e dinë se nëse kapen në gabim, me pak para kanë për ta hedhur lumin. Madje policët rrugorë tek ne jo vetëm që nuk konsiderohen si faktorë sigurie nga shoferët por shikohen me mosbesim dhe përçmim. Kjo gjë dallohet lehtë sepse kur ne ecim në rrugët e Shqipërisë, shoferat e ndryshëm dërgojnë sinjale me dritë njeri tjetrit për të njoftuar se ka policë rrugorë vërdallë.
    Rrënia e autobusit me gjimnazistë fatkeqësisht krijon një ide“déjà vu”. Kujton tragjedinë e janarit dhe tragjedi të tjera të mëdha e të vogla qe kalon vendi ynë. Fakti që faji për këtë aksident i vihet fatit, do të thotë që vetëm fati na mbron ne nga tragjeditë. Kjo do të thotë që dhëntë zoti nuk bie më shumë shi që të mos na përmbytet përsëri Tirana dhe fushat e Lezhës dhe Lacit! Dashtë fati nuk bie ndonje tërmet që të mos na shëmben ndërtesat e panumërta që janë ndërtuar pa leje, pa studim urbanistik apo pa patur parasysh rregullat teknike të ndërtimit! Shyqyr qe nuk bie shumë dëborë tek ne që të mos kemi orteqe! Inshallah nuk po vjen ndonje terrorist këtej nga ne se ka për të bërë kërdinë, etj. Ndërkohë qeveritarët rrinë mënjanë duarkryq pasi rolin e tyre ka lënë në dorë të perëndisë. Për ta nuk ka rëndësi nëse të tjerë aksidente kanë për të ndodhur prej rrugëve të këqija dhe policisë rrugore neglizhente, por që këto ngjarje të mos konsiderohen si pasojë e keq-qeverisjes së shtetit nga ana e tyre. Nën drejtimin e tyre më e gjërat që shteti bën, janë, së pari transportimi i viktimave dhe i të mbijetuarve për në shtëpitë e tyre, së dyti ulja e flamurit në gjysëm shtizë dhe së treti lutja që mangësitë e vendit tonë të mos dalin më në pah haptazi me ngjarje makabre të tilla.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Perdit hane koka njerezis "autostradat" e injoranteve..

    Perdit hane koka njerezis "autostradat" e injoranteve.. Meks, Berish, Meto Nano Pocave..

    ja c'thot

    Shekulli

    --


    Një i moshuar dhe një grua, viktima të aksidenteve në Tiranë


    D. Biçaku

    TIRANE- Një burrë i moshuar, 76- vjeçar dhe një grua 48 vjeçare kanë mbetur të vdekur dje në orët e para të mëngjesit në Tiranë, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhur në Vorë dhe në afërsi të ish- kombinatit të Auto-traktorëve në një hark kohor të shkurtër nga njëri- tjetri. Aksidenti i parë i regjistruar nga policia i takon segmentit rrugor Tiranë- Vorë, jo shumë larg qytetit të Vorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7.00, kur një automjet ka goditur Sulltane Ramën 48 vjeçe. Sipas burimeve të policisë gruaja ka tentuar të kalojë murin ndarës të autostradës, duke mos respektuar mbikalimin. Një automjet që vinte me shpejtësi ka goditur gruan, e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe më pas ka vdekur gjatë transportimit për në spital. Ndërkaq policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa sipas saj është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit. Një tjeter aksident me pasoje vdekjen e të moshuarit Bajram Troksi ka ndodhur po dje në mëngjes rreth orës 08.00, në rrugën “Ali Demi” pranë ish-uzinës se autotraktorëve në Tiranë. Sipas burimeve nga policia, një automjet tip “Volksvagen” ka përplasur të moshuarin, i cili ka vdekur në vend.


    -------

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7.00, kur një automjet ka goditur Sulltane Ramën 48 vjeçe. Sipas burimeve të policisë gruaja ka tentuar të kalojë murin ndarës të autostradës, duke mos respektuar mbikalimin. Një automjet që vinte me shpejtësi ka goditur gruan, e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe më pas ka vdekur gjatë transportimit për në spital.


    ............

    diskutime..





    Qe ne koh te Dull Hoxh alise.. te dy anet e rruges Tiran-Kashar-Vore-Marikaj- Maminas-Sukth-Xhafzotaj-Durres.. kane qene te mbi populluara me banesa katundaresh ..pra kane qene dy katunde te stergjate mund te themi ne dy anet e rruges qe fillonin ne Laprake e mbaronin ne shkozet Durres..
    Ne ato kohra mendohej nga Qeveri-Partia per "Carje rrethimesh".. per "shpartallim bllokadash.." per realizim te planit me 120% te misrit hamullor e atij me kubik.. per plotsim ne ze e global te eksportit me krom e damote speca e rrush.. e venje ne jet te vendimeve te plenum kongreseve.. po se verdhacauk-llohej perdite mileti e grat fshatare 35 vjece beheshin si eshk e ngjanin me plaka e femijet mesonin hajdutllekun qe 5 vjec.. me ngop zorren nuk ju be vone bllokmeno aparatcikeve staliniste te Dull Myfti Hoxh Sheh Dervishave markso-staliniste.. te partis kriminele PPSh..

    Njerzit aso kohe me gomar a qerre me biciklet kineze apo zbathur a me cizme e kepuc zbori ishin mesuar ta quanin te tyren rrugen nacionale dhe aty ecnin kalonin dh.iteshin e sh.urroheshin..pa teklif..bashk me lop gomeret e bajgat e tyre.. zis Gazet e Bë-cët e parti-sigurimit e Skod Shytat e Nshn koprativave.. aty kalonin e vegjetonin bashk ne te njejten rruge..
    Aty kalonte Enveri kur vente ne Vlore aty dhe sulltanja me lop e dhine ..dhe u mesuam me ate lloj transporti..e na dukej "normalitet " ..kur thote zoti Nano Sheik-Shoku..
    Mirpo nje dizaj erdh Demokradhia.. e u mbush mali me rrush .. dome thene Rruget me makina..
    Dhe demokracia kupton NJERIUN ne radh te pare pastaj "kalan Socialiste"..
    U pa te fillonte autostrada..Zogu Zi..Laprak Kashar..me drejtim Vore e Durres..

    Megjithse me te drejt Vote mileti nuk mundi ti thote Shtetit.. ore po ku do kalojm nashti..ne Cecenet e anes majte te rruges per te vjedhur a bere nje vizite tek Leberit e anes djathte te rruges..
    Segmenti Tiran durres ne te dy anet u mbush me Vila e Ndermarje te reja.. dhe komunikimi ne te dy anet e autostrades se sapo nisur u be akoma me i nevojshem..
    Mijra e mijra katundare jetonin majtas e lopet i kullosnin djathtas..apo mijra femije kasolle vilat i kishin djathtas e shkollat majtas..

    Si nuk i ra ndermend Mekso Sander llapazan it kinse Inxhinier qe ti thosh mu.toministrit te Rrugve dale mo cbenet ketej.. Makinat fluturojne se nashti Ceceno Terbaciotet kan mesuar te ecin me 120 e 140 km ne Minut se or ku ta gjesh.. ne itali e gjermani.. e po na vriten njerzit..
    Po Berisha qe kishte qënur dhe jashta shteti qe ne koh te parti Punes.. e qe i binte te kalonte cdo jave ne segmentin.. Presidence-Zog i Zi-Laprak-Kamez.. Kashar Vor -Rinas.. a nuku kuptoj gje..se dicka nuk ishte mire ne kte cop Autostrade..
    Si Mjek e si Baba e si Gjysh..nuk mendoj ai..po mir o Meks ti thoshte..ku do kalojne femijet e ketij Katundi gjigand qe fillon ne Laprak e mbaron ne Vore.. per te shkuar me dhi e lop nga shtepite andej ne livadhet ketej apo per ne shkolla e cerdhe.. Po Pleqte po plakat .. po qerret po traktorat..

    shyqyr i ra nder mend Ilir shtangistit te bente ca ura hekuri mbi autostrade.. ku fshatari do duhej te mesonte Lopen e gomarin te ngjiste shkallle e te ecte mbi ate katrahure makinash qe ulerijne poshte.. e pastaj Lop Gomari te zbriste perseri ne krahun tjeter..
    Po sa Tahira Bocova Cirku do duheshin te Mesonin kafshet e gjora te mesojne ngjitje zbritje ne shkallare cirku.. nga ato qe beri Lir Shtanga..

    shkurt hesapi fshatari vazhdoj variantin.. yxhym ne autostrade se sna sheh polici apo se jemi me te shpejt se Benxi erion Brace Jaho Altin Salih Blend Nano gonxhe arapit.. se kush dreqin hyp e zdryp shkalleve maj taralese..

    Dhe ja... perdit ikin jet njerzish.. si kjo e mjera Sulltane.. apo si petriti i Shkallnurit..
    Cdo vdekje qe ndodh gati cdo dit ne kte autostrade te mallkuar qe ndertuan injorantet tane me Pushtet.. i rendon mbi ndergjegje ketyre mafiozeve..

    Por ligji nuk te kap.. kur nderton keq.. te kap rrota e Banditit qe fluturon me 200km ne ore..

    Po keshtu ..bile me tragjike eshte situata ne autos-m.ut-raden Kamez-Shkoder..
    Aty cdo dite makina vret Gomere-eces bicikletaxhij e kembesore..

    Gjynaf..

    sikur ta dinte Sulltanja nga Fizika se.. nje makin qe duket shum larg.. sa ke ber cerekun e kalimit ..ajo ka ardhur si perbindesh e te ka hedhur trut ne ere.. edhe do ruhej..por ku ka ber Fizike e mjera fshatare..

    Prandaj Ka shtet..qe tja siguroj Popullit kalimin andej e ketej me nenkalime komode te kudo ndodhura ..te hijshme .. pa balt e uj ... me drita e siguri e me arkitekture te dobishme per ata mijra e mijra qe banojne buz Rrugve..

    Po Ki Moisi Xhenjeri.. cben..

    plak matuf tarallak ..

    Pikerisht rruga ja mori jeten te birit.. e askush me shum se ai nuk duhej ta ndjente.. anormalitetin mes Gjendjes se rrugve e Jetes se Njeriut..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ke te drejt o brar. Ska faj Sulltanja shkret qe ecen si lop neper autostrad se aq di, fajin e ka shteti qe si krijon miletit injorant nenkalime se helbete njerezit kane dhe tension e koronare e nuk ngjiten dot shkalleve. Fjin e ka dhe katunaria shqiptare e cila deri dje hante buk e gjiz per drek dhe buke e sheqer e uj per dark, ndersa sot i jep benzit me 200 km, aty ku eshte zone rezidenciale dhe nuk lejohet me shume se 40 km. Fajin e kane dhe policat fshatare qe rrin buz autostrades dhe nuk zbatojn ligjin e ti kapin keta katundaret me xhaketa meshini qe kan shit ca domate ne tiran dhe vijn e bejn xhirime gomash ne vore. pu ku ta kapesh me pare lemshin ne shqiperi o brar. aty te ruajte zoti.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    artikull mbi aksidentet shkruajtur me rastin e aksidentit te maturanteve kosovar

    Ra ky mort dhe i pamë sërisht cenat e vendit tonë.
    Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
    Gazeta metropol

    Tragjedia e aksidentit të autobusit me maturantë qe kthehej në shtëpi nga eskursioni ne Shqipëri, tregoi me shumë dhimbje edhe njëherë rreziqet që ballafaqojmë çdo ditë kur udhëtojmë nëpër rrugët e vendit tonë. Kjo ngjarje mbase nuk do të kishte ndodhur sikur rruga e përfolur dhe e premtuar për në Kosovë të ishte ndërtuar tashmë. Nje rrugë e gjerë, më e drejtë, pa gropa dhe e mbrojtur në anët e saj, e ndoshta do ti kishte kursyer ata. Dhe në mos rruga, mbase prania e një policie rrugore më të rreptë dhe të pakorruptueshme që do të arrinte të parandalonte shkeljet e shpeshta të rregullave të trafikut që hasen kur ecet në rrugë,do t’ia kishte dalë qëllimit.
    Menjëherë pas gjëmës pamë që qeveritarët tanë mbushën ekranet e televizorëve duke dalë ne publik të pikëlluar dhe patriotë si rrallëherë tjetër, pa guxuar që të permendnin se çfarë u bë me rrugën e shumë-përfolur, shumë-premtuar dhe shumë-paguar të Kosovës. Për momentin faji për aksidentin e tmerrshëm që mori 15 jetë të rinjsh, i mbeti një veprimi të parregullt të një shoferi ose thjesht fatit, dhe këto aksidente rrugore kinse nuk mund të prandalohen ose parashikohen. Por në të njëjtën kohë pronarë te makinave në Shqipëri nuk kanë harruar se pagonin rregullisht për shumë vite një taksë të madhe për një rrugë që nuk përdornin dhe që akoma nuk është ndërtuar. Edhe në periudhën kjo taksë u vu qeveritarët dolën me retorikën e Kosovës sonë të shtrenjtë, pjesës së kombit që padrejtësisht na u shkëput. Sakaq këto para që do ta kishin ndërtuar tashmë rrugën, shkonin për të mbushur boshllëqet e buxhetit publik duke u justifikuar se taksa shkonte për çështjen kombëtare.
    Por rrugët tona kanë dëshmuar se janë goxha popullore dhe dalin shpesh në qendër të vëmendjes. Politikanët shqiptarë kanë një preferencë të veçantë që të filmohen ose fotografohen duke përuruar rrugët “e reja”, sidomos para zgjedhjeve. Ja pra, pse kantieret janë duke u rishfaqur nëpër rrugë tona duke na treguar se qeveria punon. Kjo është arsyeja pse rrugët tona mezi presin që të përurohen me shumë publicitet pak kohë para zgjedhjeve të 2005-ës. Në të njëjtën kohë e dimë goxha mirë se si zakonisht nga fillim i vitit 2006 në këto rrugë do të shfaqen gropat e para dhe kur te vij viti 2007 ato do të jenë gati për tu rindërtuar dhe për tu përdorur sërisht për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nje rreth vicioz i vërtetë që kanë si viktima rrugët tona dhe njerëzit që i përdorin. Po t’iu bëhet prerje tërthore rrugëve kombëtare tona ato do duken në profil si byrek me shumë petë dhe bën vaki që numri i petëve të përkojë me numrin e zgjedhjeve qe kemi patur. Asnjë masë ndëshkuese nuk merret ndaj firmave të ndërtimit për cilësinë e dobët me të cilën janë ndërtuar apo meremetuar rrugët tona. Përkundrazi, të njëjtat firma vazhdojnë të shpërblehen duke marrë gjithnjë e më shumë porosi nga qeveria për ndërtimin e rrugëve të tjera ose për të njëjtat rrugë për të kushedisesatën herë. Është më se e qartë vlera e madhe që kanë rrugët për politikanët tanë, nga njëra anë qëndrojnë tenderat “transparent” që kompani të ndryshme shtien në dorë nëpërmjet “konkurrencës së ndërshme”, dhe nga ana tjetër është fushata elektorale ku rrugët dalin në plan të parë.
    Tragjedia e llahtarshme e autobuzit kosovar nuk është e izoluar por është pjesë e një tragjedie të pa reklamuar qe përjetojmë çdo ditë. Vështirë se mund të gjendet ndonjë ditë kur lajmet ose gazetat të mos njoftojnë për aksidente rrugore që kanë shkaktuar vdekje. Ndërsa pretendojmë të hyjmë në Evropë, shpeshtia e aksidenteve fatale që ndodh në Bashkimin Evropian dallon shumë nga shpeshtia e aksidenteve fatale tek ne. Në Bashkimin Evropian vdesin mesatarisht 17 persona për çdo një milion njerëz ndërsa në Shqipëri vdesin mbi 120 vetë në milion gjatë çdo viti. Statistikat e këtij viti duken akoma më të zymta. Me këtë frekuence aksidentet rrugore nuk mund të quhen më thjesht aksidente por eventualitete me probabilitet shumë të lartë nga i cili asnjë nga ne nuk është i sigurtë. Edhe vetë presidenti dhe kryeministri kanë vuajtur kohët e fundit nga aksidentet rrugore. Për ironi të fatit këto rrugë përdoren në të njëjtën kohë sikur të ishin etalon matës të cilësisë së qeverisjes duke u portretizuar si arrijtet më domethënëse. Në fakt rrugët përdoren me ngulm për të mbuluar çështje të tjera të mprehta qe mbeten të pazgjidhura si: varfëria, papunësia, avancimi në integrimin evropian, niveli i ulët i demokracisë si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe kriminalitetit. Është njësoj sikur të përpiqesh të mbulosh diellin me shoshë.
    Një ndër arsyet kryesore që shkaktojnë këtë tragjedi të pareshtur, është cilësia e rrugëve. Dhe në mos është cilësia e keqe e rrugëve që shkaktojnë këtë përgjakje atëhere fajin e ka shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët dhe këmbsorët. Kuptohet qe ndërgjegjësimi është shumë i nevojshëm për të shmangur aksidentet. Por përpara ndërgjegjes së natyrshme të qytetarëve, rreptësia e policisë rrugore do të ishte më efikase për të bërë më të sigurta rrugët tona. Fundja për çfarë tjetër paguhen këta njerëz nga taksat tona nëse presim që njerëzit të veprojnë në rrugë në mënyrë të harmonishme duke u mbështetur tek ndërgjegja dhe vullneti i mirë. Së pari për të marrë patentën nuk nevojitet aftësia sepse mjafton ryshfeti. Këmbësorët tek ne ecin pa përfillur rregullat e qarkullimit sepse vështirë se rastis që nje këmbësor të gjobitet për një shkelje. Por edhe ata shoferë të aftë tek ne nuk druhen për shkeljet pasi e dinë se nëse kapen në gabim, me pak para kanë për ta hedhur lumin. Madje policët rrugorë tek ne jo vetëm që nuk konsiderohen si faktorë sigurie nga shoferët por shikohen me mosbesim dhe përçmim. Kjo gjë dallohet lehtë sepse kur ne ecim në rrugët e Shqipërisë, shoferat e ndryshëm dërgojnë sinjale me dritë njeri tjetrit për të njoftuar se ka policë rrugorë vërdallë.
    Rrënia e autobusit me gjimnazistë fatkeqësisht krijon një ide“déjà vu”. Kujton tragjedinë e janarit dhe tragjedi të tjera të mëdha e të vogla qe kalon vendi ynë. Fakti që faji për këtë aksident i vihet fatit, do të thotë që vetëm fati na mbron ne nga tragjeditë. Kjo do të thotë që dhëntë zoti nuk bie më shumë shi që të mos na përmbytet përsëri Tirana dhe fushat e Lezhës dhe Lacit! Dashtë fati nuk bie ndonje tërmet që të mos na shëmben ndërtesat e panumërta që janë ndërtuar pa leje, pa studim urbanistik apo pa patur parasysh rregullat teknike të ndërtimit! Shyqyr qe nuk bie shumë dëborë tek ne që të mos kemi orteqe! Inshallah nuk po vjen ndonje terrorist këtej nga ne se ka për të bërë kërdinë, etj. Ndërkohë qeveritarët rrinë mënjanë duarkryq pasi rolin e tyre ka lënë në dorë të perëndisë. Për ta nuk ka rëndësi nëse të tjerë aksidente kanë për të ndodhur prej rrugëve të këqija dhe policisë rrugore neglizhente, por që këto ngjarje të mos konsiderohen si pasojë e keq-qeverisjes së shtetit nga ana e tyre. Nën drejtimin e tyre më e gjërat që shteti bën, janë, së pari transportimi i viktimave dhe i të mbijetuarve për në shtëpitë e tyre, së dyti ulja e flamurit në gjysëm shtizë dhe së treti lutja që mangësitë e vendit tonë të mos dalin më në pah haptazi me ngjarje makabre të tilla.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk ka rregulla dhe kjo eshte e gjitha.
    Nuk mund ti quash rruget autostrade dhe te lejosh njerezit te kalojne ne te sikur te ishin ne oborrin e shtepise se tyre.
    Kane bere mbikalime por njerezit pertojne te bejne 5 minuta ne kembe e preferojne te rrezikojne jeten duke kaluar midis makinave qe nga ana e tyre,bejne sikur jane neper autostradat e Europes.
    Ketu me shume po shkruaj per eksperience personale.
    Nje nate kthehesh nga Tirana per ne Durres dhe bera aksident me nje..lope.
    Fshatari kishte dy lopa dhe po kalonin nga njera ane tek tjetra.Ndriçim nuk ka,segnale jo qe jo,policia don vetem ndonje dy mije leksh se jemi refugjate.
    Mire qe dola gjalle,kurse fshatari donte leke per lopen.Hajde mendje hajde.
    Ja keto na duhet te shohim akoma per shume kohe,se avash avash thojne behen te mirat..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Tema të Ngjashme

  1. Vatikani: Muslimanët e kanë rikthyer konceptin e Zotit në Europë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 10:37
  2. Vatikani: Muslimanët e kanë kthyer konceptin e Zotit në Europë
    Nga Archicad në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 19:43
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin
    Nga zeus në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •