Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Kryeministri shqiptar i pėrgjigjet Patenit

    Kryeministri shqiptar, Fatos Nano i ka shprehur komisionerit evropian, Kris Paten, gadishmėrinė pėr tė bashkėpunuar ngushtėsisht dhe nė mėnyrė konstruktive, pėr tė bėrė tė mundur qė Shqipėria tė pėrmbushė objektivat e saj pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asociim-stabilizimit.
    Kjo u bė e ditur nė njė letėr qė zoti Nano i ka dėrguar zotit Paten nė pėrgjigje tė letrės qė ky i fundit i ka dėrguar kryeministrit shqiptar.

    Me njė gjuhė tė kujdesshme, zoti Nano i shpreh nė letrin e tij zotit Paten, falenderime pėr ato qė ai i quan numėr ēėshtjesh me orientim largpamės qė komisioneri evropian ka ngritur nė letrėn e tij tė gjatė para afro tre javėve.

    Nė letėr premtohet se qeveria shqiptare do t'i shqyrtojė me vėmendje, seriozisht dhe nė detaje gjithshka ka shkruar zoti Paten dhe do t'i pėrgjigjet nė kohė.

    Letra e zotit Nano bėhet publike nė njė kohė kur politika shqiptare ėshtė pėrfshirė nė polemikat lidhur me letrėn qė komisioneri Paten i ka dėrguar kryeministrit shqiptar dhe ku shprehen rezerva lidhur me ecurinė e proceseve demokratike nė Shqipėri, veēanėrisht ēėshtjen e pronave, luftėn kundėr korrupsionit dhe kontrabandės dhe mbajtjen e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme.

    Ndėrkohė, edhe nga pėrfaqėsues tė komunitetit ndėrkombėtar nė Tiranė dhe konkretisht nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Salzman ka patur jo pak kritika.

    Me serioz duket paralajmėrimi i kėtij tė fundit se nėse nuk zhvillohen zgjedhje tė lira dhe tė drejta, Shqipėria rrezikon ndėrprerjen e negociatave pėr arritjen e marrėveshjes sė asociim-stabilizimit.

    Opozita shqiptare i konsideron kėto deklarata nė favour tė saj dhe e akuzon kryeministrin Nano se ėshtė shkaktari kryesor i vonesės sė integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian.

    (Marre nga BBC News ne Shqip)
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Kur u pyet Osmo Lipponen " A mund ti vihet faji udheheqjes te Shqiperise per situaten atje" Ai u pergjigj "JO". Keta te tjeret tregonin gishtin njeri-tjeterit. Ndersa kongresmenet amerikane u cane duke thene 'populli shqiptar eshte popull fisnik dhe punetor'. Nderkohe qe mesazhi subliminal qe u dha ishte "Shqiptaret jane dele o byrazer....mund t'u japesh uje ne bisht te luges. Vetem kur e shohin konkretisht qe iu prek interesi personal atehere ben vaki edhe zgjohen si ne 1997". Sa per 'udheheqjen" ajo gjen shesh e ben pershesh....por faji nuk mund ti vihet atyre.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #23
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    PS dhe PD, pėrgjegjėsi e pėrbashkėt pėr situatėn!!

    Mė 29 prill tė kėtij viti Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės miratoi njė rezolutė pėr Shqipėrinė, lidhur me realizimin prej saj tė angazhimeve e detyrimeve qė rrjedhin nga antarėsia nė kėtė organizatė tė rėndėsishme evropiane. Nė tė bėhet analiza e arritjeve dhe tė metave tė vėrejtura nė punėn e administratės shtetėrore e gjithė spektrit politik shqiptar pėr tė realizuar detyrat madhore qė qendrojnė para vendit. Para se ky dokument tė mbėrrinte nė vendin tonė, pati komente nga ana e pjesėtarėve tė delegacionit shqiptar tė akredituar nė Strasburg. Komentet mė tė ashpra i bėri opozita, duke theksuar si momente kyē paralajmėrimin e KE mbi rishikimin e kredencialeve tė kėtij delegacioni, nė rast se detyrat nuk zbatohen siē duhet dhe konstatimet lidhur me luftėn e pamjaftueshme, nga ana e autoriteteve tė Ekzekutivit shqiptar, nė drejtim tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Ndėrkohė, qendrimi publik i politikanėve socialistė ishte ai se, nė kėtė rezolutė, parlamentarėt evropianė venė nė dukje arritje, duke tėrhequr vėmendjen pėr mosrealizimin e disa detyrave qė mund tė plotėsohen nė tė ardhshmen. Teksti i rezolutės u publikua pėr herė tė parė para disa ditėsh nė internet nga Kėshilli i Evropės dhe paraqitet sa mė poshtė pėr lexuesit e gazetės.


    KESHILLI I EVROPES

    ASAMBLEJA PARLAMENTARE
    Rezoluta 1377(2004)
    1. Asambleja Parlamentare pėrshėndet pėrparimin drejt njė demokracie pluraliste funksionale dhe njė shteti qė qeveriset nga sundimi i ligjit e respektimi i tė drejtave tė njeriut, tė bėrė nga autoritetet shqiptare gjatė tre vjetėve tė fundit. Janė shėnuar pėrmi-rėsime nė funksionimin e institucioneve shtetėrore, veēanėrisht nė rritjen e ndikimit tė parlamentit nė jetėn politike shqiptare. Kohėt e fundit, madje, ėshtė realizuar njė pėrpjekje pa precedent pėr njė dialog e bashkėpunim ndėrpartiak, e cila - ndonėse ishte e brishtė dhe jetėshkurtėr - tregoi se ekziston njė alternativė pėr konfrontimin dhe obstruksionizmin e pėrjetshėm, qė deri tani kanė dominuar politikėn shqiptare.
    2. Gjatė 18 muajve tė fundit, ka patur njė rritje nė veprimtarinė legjislative, qė ka ēuar nė ligje tė reja nė tė gjitha fushat kyē tė reformave. Qeveria ka ndėrmarrė veprime kundėr trafikantėve tė qenieve njerėzore dhe ka arritur tė pakėsojė trafikun e paligjshėm tė qenieve njerėzore pėrmes detit Adriatik.

    3. Nė planin ndėrkombėtar, Shqipėria ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian pėr njė marrėveshje stabilizim-asociimi. Ajo ka pėrmirėsuar shumė marrėdhėniet me fqinjėt e saj dhe ka luajtur njė rol konstruktiv duke ndihmuar pėrpjekjet e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė.

    Korrupsioni dhe krimi i organizuar
    4. Megjithatė, mundėsia pėr tė ushtruar njė ndikim tė paligjshėm mbi veprimtarinė publike nga ana e krimit tė organizuar dhe njė pjesė e sektorit tė ligjshėm tė biznesit, qė synon tė pėrfitojė nga mungesat nė kontroll dhe rregulla, kėrcėnojnė pėrparimet e arritura. Ky kėrcėnim bėhet mė serioz nga njė administratė shtetėrore relativisht e dobėt dhe joefikase, sidomos nė sektorė tė tillė kyē,si policia, autoritetet tatimore e doganore dhe paaftėsia e shfaqur nga njė pjesė e autoriteteve pėr tė kontrolluar me efektshmėri transaksionet financiare dhe tė parandalojnė pastrimin e parave.
    5. Pavarėsisht nga pėrpjekjet serioze tė ndėrmarra nga autoritetet, lufta kundėr varfėrisė dhe korrupsionit mbetet njė sfidė serioze pėr Shqipėrinė.
    6. Sistemi gjyqėsor, qė duhet tė luajė rolin mė tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, ėshtė i dobėt dhe joefikas. Personeli i tij paguhet keq, nuk ėshtė i pėrgatitur si duhet dhe duket se - tė paktėn pjesėrisht - ėshtė i korruptuar. Kjo ndikon mbi zbatimin e ligjeve tė reja, sidomos atyre qė lidhen me krimet e rėnda.
    7. Paaftėsia e policisė, prokurorisė dhe gjykatave shqiptare pėr tė gjetur, arrestuar, akuzuar dhe dėnuar persona qė kryejnė krime tė rėnda dhe, veēanėrisht, pjesėtarė tė organizatave kriminale, minon demokracinė dhe sundimin e ligjit nė vend. Fakti qė krimi i organizuar gėzon liri veprimi e nuk dėnohet, duke pėrfituar nga qeverisja e keqe dhe dėshtimi i pėrpjekjeve tė sektorit gjyqėsor pėr tė vepruar nė mėnyrė efikase, ėshtė kėrcėnim jo vetėm pėr rendin publik, por, gjithashtu, pėr objektivat ekonomike dhe stabilitetin politik tė vendit.
    8. Financimi i partive politike mbetet i parregulluar dhe organizmi pėrgjegjės pėr verifikimin e pasurive tė zyrtarėve publikė sapo ėshtė krijuar dhe ende nuk ka treguar efikasitetin e vet.
    9. Qeveria duhet tė bėjė pėrpjekje serioze qė tė pėrmirėsojė zbatimin e legjislacionit kyē. Miratimi i ligjeve qė nuk zbatohen me korrektėsi sjell tė kundėrtėn e asaj qė synohet. Prova pėrfundimtare e veprimit qeveritar nuk ėshtė ajo se ēfarė hedh nė letėr, por ajo qė arrin nė praktikė.
    10. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė parlamenti tė luajė njė rol mė tė fuqishėm nė kontrollin demokratik tė qendrimit qeveritar. Si shumica, ashtu edhe partia opozitare - qė duhet tė adoptojė njė qendrim tė qartė kundėr protestave tė dhunshme antiqeveritare - kanė pėrgjegjėsi nė kėtė drejtim. Asambleja Parlamentare mendon se dy partitė kryesore politike - Partia Demokratike, qė ka qenė mė parė nė pushtet dhe Partia Socialiste aktualisht nė pushtet - kanė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt pėr problemet dhe mangėsitė qė po pėrballon Shqipėria, si dhe pėr tė pėrmirėsuar gjendjen nė vend.
    11. Asambleja, duke pranuar faktin se janė bėrė pėrmirėsime, uron tė shikojė njė pėrparim tė mėtejshėm nė organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve - veēanėrisht nė drejtim tė regjistrave tė gjendjes civile e listave tė votuesve dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, sidomos lidhur me sjelljen e policisė.
    12. (………………)
    13. Asambleja pėrgėzon autoritetet shqiptare pėr hapjen e bisedimeve lidhur me njė marrėveshje tė stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian. Ajo dėshiron tė theksojė, megjithatė, se zhvillimi i ardhshėm i marrėdhėnieve me Bashkimin Evropian do tė varet gjithashtu nė mėnyrė tė pashmangshme nga arritjet nė fusha qė monitorohen prej kėsaj Asambleje. Plotėsimi i angazhimeve dhe detyrimeve qė rrjedhin nga antarėsia nė Kėshillin e Evropės nuk duhet konsideruar si njė pengesė, por si njė investim nė tė ardhmen e Shqipėrisė dhe qendrimi i autoriteteve lidhur me procedurat e monitorimit duhet ta pasqyrojė kėtė.

    Rekomandime
    14. Lidhur me luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar - tė cilėt i konsideron si kėrcėnimet mė tė mėdha pėr funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit nė Shqipėri - Asambleja u kėrkon autoriteteve shqiptare qė:
    i. Tė miratojnė ligje mbi konfliktin e interesave, financimin e fushatave politike dhe funksionimin e partive politike;
    ii. Tė bėjnė tė mundur qė Inspektoriati i Lartė i porsakrijuar, i ngarkuar me verifikimin e deklarimeve tė pasurive nga tė zgjedhurit dhe zyrtarėt publikė, tė tregojė shpejt, konkretisht dhe nė mėnyrė bindėse aftėsinė e tij pėr tė kryer njė verifikim sistematik e tė besueshėm tė pasurive tė tė zgjedhurve dhe zyrtarėve publikė shqiptarė, duke pėrfshirė edhe pasuritė e pjesėtarėve tė familjeve tė tyre;
    iii. Tė rishikojnė fun-ksionimin e autoriteteve tė kontrollit tė kufirit, tatimeve e doganave, si dhe atyre qė janė ngarkuar me kontrollin e transaksioneve financiare, nė mėnyrė qė pėrmirėsojnė efektshmėrinė e tyre nė parandalimin e trafiqeve tė paligjshme, pastrimit tė parave, korrupsionit dhe veprimtarive tė ngjashme kriminale;
    iv. Tė verifikojnė qė investimet e bėra nė Shqipėri nuk financohen me para qė vijnė nga veprimtari tė paligjshme dhe krimi i organizuar;
    v. T'i japin fund qendrimit tepėr tė butė ndaj korrupsionit dhe formave tė tjera tė veprimeve nė kundėrshtim me rregullat profesionale midis gjyqtarėve dhe prokurorėve. Kur ligji e lejon, fajtorėt pėr njė qendrim tė tillė duhet, jo vetėm tė pushohen nga puna, por edhe tė ndiqen penalisht;
    vi. Tė bėjnė tė mundur qė gjyqtarėt dhe prokurorėt tė jenė tė pėrgatitur, zgjedhur dhe mbrojtur nga kėrcėnimet ndaj integritetit tė tyre fizik e profesional nė mėnyrė tė pėrshtatshme;
    vii. Tė pėrforcojnė ligjet ekzistuese kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore e tė bėjnė tė mundur qė viktimat e kėtij trafiku tė marrin ndihmėn e nevojshme, duke pėrfshirė mbrojtjen e dėshmitarit pėr ata qė bien dakord tė deshmojnė kundėr trafikantėve;
    viii. Tė bėjnė tė mundur qė ligjet e miratuara kohėt e fundit lidhur me Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda dhe mbi mbrojtjen e dėshmitarėve tė vihen pa vonesė nė zbatim, me efektivitet dhe nė mėnyrė krejtėsisht funksionale.
    15. Lidhur me funksionimin e institucioneve demokratike, Asambleja u kėrkon autoriteteve shqiptare qė:
    i. Tė kryejnė njė rishikim tė legjislacionit tė miratuar kohėt e fundit dhe, aty ku kjo nuk ėshtė bėrė ende, tė bėjnė tė mundur mjete buxhetore e tė marrin tė gjitha masat e duhura administrative pėr implementimin e shpejtė e tė efektshėm tė tyre;
    ii. Tė rishikojnė rregullat proceduriale tė Parlamentit shqiptar nė mėnyrė qė tė forcohet kontrolli qė ai ushtron mbi veprimin e Qeverisė, veēanėrisht kur ėshtė fjala pėr pėrgatitjen dhe zbatimin prej saj tė akteve ligjore;
    iii. Tė krijojnė - pa vonesa tė mėtejshme dhe pėrpara zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare - njė regjistėr tė besueshėm tė gjendjes civile si bazė pėr njė listė tė re tė zgjedhėsve. Pėr tė avancuar mė tej pas reformės elektorale tė ndėrmarrė mė 2003 me ndihmėn e komunitetit ndėrkombėtar, ėshtė, gjithashtu, e nevojshme tė rishikohet administrata aktuale e zgjedhjeve nė mėnyrė qė tė kufizohet roli i tepruar i partive kryesore politike nė procedurat zgjedhore dhe tė hiqen tė gjitha pengesat qė ēojnė nė dėshtimet e vazhdueshme nė zhvillimin e zgjedhjeve nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare.
    16. Lidhur me tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore, Asambleja u kėrkon autoriteteve shqiptare qė:
    i. Tė krijojnė kushtet pėr hetime nga personat e mandatuar ndaj tė gjitha ankesave pėr keqtrajtim ose torturė nga ana e policisė, tė zbatojnė sa mė shpejt rekomandimin e bėrė nė raportin e Komitetit Evropian pėr Parandalimin e Torturės, tė vazhdojnė dhe tė zgjerojnė njohjen e policisė me tė drejtat e njeriut dhe tė pėrfundojnė me efektivitet kalimin e kompetencave mbi burgjet tek Ministria e Drejtėsisė;
    ii. (............................)
    iii. Tė zbatojnė sa mė shpejt tė gjitha rekomandimet qė pėrfshihen nė opinionin e vitit 2002 tė Komitetit Kėshillimor tė Konventės Kuadėr pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare (ETS Nr. 157), nėpėrmjet njė dialogu tė hapur me grupet e interesuara minoritare;
    iv. Tė heqin ose tė rishikojnė thelbėsisht ligjet penale mbi shpifjen dhe tė reformojnė ligjet civile mbi shpifjen, nė mėnyrė qė tė parandalojnė zbatimin e tyre nė mėnyrė abuzive;
    v. Tė pėrmirėsojnė rregullat mbi pronėsinė e financimin e kanaleve mediatike nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet transparenca dhe parandalohet abuzimi e ndikimi i padrejtė - mbi median dhe nėpėrmjet medias - nga ana e atyre qė i kontrollojnė ato financiarisht;
    17. (………………)

    Monitorimi do tė vazhdojė
    18. Asambleja mendon se procedura monitoruese duhet tė mbetet e hapur derisa autoritetet shqiptare tė bėjnė pėrparim tė mėtejshėm nė pėrputhje me detyrimet e pėrgjithshme dhe angazhimet specifike qė rrjedhin nga antarėsia nė Kėshillin e Evropės, veēanėrisht duke treguar arritje tė dukshme nė parandalimin e luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, tė pėrmirėsojnė rezultatet e tyre nė zbatimin e legjislacionit dhe tė zhvillojnė zgjedhje nė pėrputhje tė plotė me standartet ndėrkombėtare. Zgjedhjet e ardhshme nė Shqipėri duhet tė zhvillohen nė mėnyrė tė lirė e tė drejtė, nė pėrputhje tė plotė me standartet e pėrcaktuara nga Kėshilli i Evropės. Nė rast se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė, Asambleja do tė marrė nė shqyrtim kredencialet e delegacionit shqiptar, nė pėrputhje me Rregullat Proceduriale.


    Berisha: Situatė alarmante

    Duke u shprehur se situata e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me strukturat ndėrkombėtare ėshtė alarmante, Berisha nėnvizoi se nė historinė e kėsaj Asambleje ėshtė hera e parė qė njė vendi anėtar tė KE-sė i paralajmėrohet pėrjashtimi. "Ajo qė ėshtė e veēantė dhe shumė tronditėse ėshtė fakti se asnjė deputet socialist evropian nuk mori pėrsipėr tė flasė nė emėr tė grupit socialist shqiptar, kur u diskutua kjo rezolutė", tha Berisha, qė mori pjesė nė mbledhjen e Asamblesė. KE ka kėrkuar hetimin e investimeve tė paligjshme dhe denoncoi listat zgjedhore si mė tė kėqiat e tė gjitha zgjedhjeve, tha ai. KE pėrmendi edhe termin "sindikatė e krimit" pėr tė shprehur nivelin e organizimit tė tij.


    Topalli: Anėtarėsimi nė pikėpyetje

    Nga ana e saj, nėnkryetarja e PD, Jozefina Topalli, tha se Shqipėria rrezikon qėndrimin e vet nė Kėshillin e Evropės. "Nėse Shqipėria nuk zhvillon zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, atėherė do tė kėrkohet rikonsiderimi i statusit tė Shqipėrisė nga KE", tha ajo. Ėshtė hera e parė qė pėr njė vend vihet nė pikėpyetje qendrimi nė organizatė, pas hyrjes sė vet, vuri nė dukje nėnkryetarja demokrate, duke theksuar pėrgjegjėsinė e pozitės dhe qeverisė shqiptare nė krijimin e njė situate tė tillė, aspak pozitive. Ekspertė tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare theksuan se situata tė ngjashme ishin krijuar mė parė edhe me Bjellorusinė e Ukrainėn.


    Koēi: Kėrkesė pėr pėrsosje

    Duke e vėnė theksin mbi atė qė u vlerėsua pozitivisht nga parlamentarėt evropianė, deputeti i PS Petro Koēi, i cili ėshtė edhe kryetar i delegacionit shqiptar pranė Kėshillit tė Evropės, tha se duhet ta kuptojmė kėtė rezolutė si nxitje tė pėrgjegjėsive e tė angazhimeve qė institucioni i zgjedhjeve tė lira, i luftės kundėr korupsionit dhe krimit tė organizuar tė perfeksionohet e tė mbėrrijė nė standartet evropiane. "Ne pranojmė tė bashkėpunojmė me opozitėn, por me njė opozitė tė pėrgjegjshme, jo si ajo qė ishte nė Strasburg. Nėse atje u tha qė mund tė rikonsiderohen kredencialet e delegacionit, behet fjalė pėr tė gjithė delegacionin, ku ėshtė anėtar edhe z.Berisha", tha Koēi.


    ANALIZA

    ARRITJET
    - Pėrparim drejt njė demokracie pluraliste funksionale dhe njė shteti qė qeveriset nga sundimi i ligjit e respektimi i tė drejtave tė njeriut
    - Rritje e ndikimit tė parlamentit nė jetėn politike
    - Pėrpjekje pa precedent pėr njė dialog e bashkėpunim ndėrpartiak
    - Ligje tė reja nė tė gjitha fushat kyē tė reformave. Qeveria ka ndėrmarrė veprime kundėr trafikantėve tė qenieve njerėzore
    - Shqipėria ka filluar negociatat me BE. Ajo ka pėrmirėsuar shumė marrėdhėniet me fqinjėt e saj dhe ka luajtur njė rol konstruktiv nė Kosovė


    TE METAT
    - Ndikim mbi veprimtarinė publike nga ana e krimit tė organizuar dhe njė pjesė e sektorit tė ligjshėm tė biznesit
    - Administratė shtetėrore relativisht e dobėt dhe joefikase, sidomos nė sektorė tė tillė kyē,si policia, autoritetet tatimore e doganore
    - Lufta kundėr varfėrisė dhe korrupsionit, sfidė serioze
    - Fakti qė krimi i orga nizuar gėzon liri veprimi e nuk dėnohet, duke pėrfituar nga qeverisja e keqe dhe dėshtimi i pėrpjekjeve tė sektorit gjyqėsor pėr tė vepruar nė mėnyrė efikase, ėshtė kėrcėnim jo vetėm pėr rendin publik, por, gjithashtu, pėr objektivat ekonomike dhe stabilitetin politik tė vendit
    - Rol i tepruar i partive kryesore politike nė procedurat zgjedhore.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenca e BE-sė shprehet se dėshtimi i zgjedhjeve kthen prapa marrėdhėniet Shqipėri-BE

    BE: Nano, reforma tė pamjaftueshme

    “Progres i pamjaftueshėm nė zbatimin dhe implementimin e reformave, veēanėrisht nė sektorėt jetikė”

    N.Perndoj

    TIRANE- Sėrish ndėrkombėtarėt godasin fort me mesazhet e tyre lidhur me zbatimin e reformave nė vend dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Presidenca holandeze, qė ėshtė kryesuesja e radhės e Bashkimit Europian, ka lėshuar mbrėmė njė deklaratė posaēėrisht pėr Shqipėrinė. Nė tė thuhet se nė Shqipėri ėshtė bėrė progres i pamjaftueshėm i reformave. Njė pikė kyēe, qė Presidenca holandeze veēon, pėrfshin dhe zgjedhjet. Nė deklaratė, saktėsohet se dėshtimi i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare do tė ishte njė prapakthim pėr zhvillimin e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Europian.

    Reformat

    Deklarata e Presidencės holandeze nė emėr tė Bashkimit Europian fillon me sugjerimet, qė ndėrkombėtarėt kanė pėrcjellė prej kohėsh, lidhur me zbatimin e reformave nė vend. “Afrimi i Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike varet kryesisht nga progresi i reformave nė vend. Siē ėshtė pėrcaktuar edhe nė raste tė tjera, Bashkimi Europian do tė mbėshtesė fuqimisht objektivat dhe do tė vazhdojė t’i japė Shqipėrisė ndihmė konkrete pėr tė realizuar reformat e duhura. Megjithatė ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ėshtė bėrė progres i pamjaftueshėm nė zbatimin dhe implementimin e reformave, veēanėrisht nė sektorėt jetikė pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, dhe pėr integrimin e suksesshėm siē janė: ritmi i reformave nė reformėn zgjedhore dhe lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė veēanti”,- thuhet nė deklaratėn pėr shtyp, duke cituar se ēėshtjet e tjera mbeten; zbatimi i ligjit dhe respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve; arsimi; pronėsia dhe aksesi nė media. Deklarata e Presidencės holandeze thekson se, incidenti i fundit nė Lazarat tregoi se, lufta kundėr krimit dhe korrupsionit ėshtė njė ēėshtje e nxehtė, ku progresi thelbėsor ėshtė i nevojshėm, nė mėnyrė qė integrimi tė jetė thelbėsor. “Ngjarjet e fundit kanė treguar se trafikimi i drogės dhe trafiku i qėnieve njerėzore mbeten njė numėr ēėshtjesh serioze. Siē ėshtė thėnė nė mėnyrė tė pėrsėritur Shqipėria ka nevojė tė provojė se ajo mund tė vėrė nė zbatim ligjet nė mėnyrė tė ndershme dhe tė barabartė, nė tė gjithė territorin e saj, qė strukturat shtetėrore tė jenė tė ēliruara nga influenca e elementeve kriminale, dhe qė krimi tė ndalet nė mėnyrė efektive, pėr tė mirėn e qytetarėve nė Shqipėri. Situatat aktuale tregojnė se progresi drejt Europės ėshtė akoma i pamjaftueshėm, pėr mė tepėr, njė ēėshtje serioze ėshtė se disa politikanė e kanė pėrdorur kėtė problem pėr interesat e tyre politike”,- thuhet ne deklaratė.

    Zgjedhjet

    “Zgjedhjet e pėrgjithshme, qė duhet tė mbahen nė vitin 2005 duhet tė provojnė gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr tė bėrė progres nė rrugėn e integrimit euroatlantik. BE pret qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare dhe tė pėrcillen me transparencė nė tė gjithė Shqipėrinė. Rekomandime tė ndryshme janė parashtruar nga OSBE, ODIHR dhe KE nė muajt e shkuar. Me mbėshtetjen e BE-sė, prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri ka punuar fort me aktorėt politikė, duke u pėrpjekur tė sigurojė njė marrėveshje dhe, njė paketė me tė cilėn rekomandimet tė kenė efekt. BE ėshtė i shqetėsuar kur vė re se kjo punė nuk ėshtė duke shkuar nė ritmin e duhur. Ēėshtja e listave tė votuesve ėshtė ēėshtja kryesore. Njė numėr i madh dhe i vėshtirė parapėrgatitjesh nevojiten tė bėhen pėr tė pėrmirėsuar listat e zgjedhėsve, tė cilat do tė marrin muaj”,- thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Presidencės. Pėrmes deklaratės zyrtare, BE pret nga tė gjithė aktorėt politikė, qė tė pėrdorin javėt e para tė sesionit parlamentar, pėr tė bashkėpunuar dhe pėr tė arritur kėtė objektiv. “Gjithė politikanėt shqiptarė kanė pėrgjegjėsi tė ndara pėr tė pėrgatitur dhe pėrcjellė pėrsėmbari kėto zgjedhje. Dėshtimi nė kėtė ēėshtje vendimtare do tė jetė njė prapakthim pėr zhvillimin e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe BE”,- thuhet nė deklaratė. Sipas Presidencės holandeze, kjo deklaratė ėshtė njė nga tė shumtat mesazhe tė njėjta, qė u janė transmetuar liderėve politikanė shqiptarė nė pak muajt e fundit. “Njė gatishmėri dhe reagim konstruktiv ėshtė i nevojshėm. Pėrafrimi i Shqipėrisė nė BE kėrkon pėrpjekje mė tė plota nga forcat politike shqiptare. Nėse do tė mundte qė mungesa e njė politike tė ndarė dhe tė pėrgjithshme tė pengonte procesin e reformave tė vėrteta, atėherė procesi i stabilizim -asociimit vetėm do tė vonohej”, - pėrfundon deklarata e Presidencės holandeze.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Njė ditė pas deklaratės sė Presidencės holandeze zėdhėnėsja e BE-sė komenton nivelin e marrėdhėnieve

    BE: E turpshme nėse Shqipėria s’bėn progres

    Zėdhėnėsja: Ėshtė e qartė se nuk mund tė kesh zgjedhje tė lira e tė ndershme nėse nuk ke lista tė sakta zgjedhore

    Shekulli

    TIRANE- “Ne nė Bashkimin Evropian do tė dėshironim qė shqiptarėt ta vinin kėmbėn mė fort nė pedalen e gazit pėr tė ecur me njė shpejtėsi mė tė madhe drejt Evropės. Nė qoftė se ne nuk shohim ndonjė progres, atėherė marrėdhėniet tona do tė mbeten nė vend, dhe kjo do tė ishte shumė e turpshme, jo vetėm pėr ne nė Bashkimin Evropian por pėr vetė Shqipėrinė”, -tha dje zėdhėnėsja e BE-sė Emma Udwin. Njė ditė pas deklaratės sė ashpėr tė Presidencės sė radhės sė BE-sė nė drejtim tė qeverisė dhe politikanėve, zėdhėnėsja, e pyetur pėr stadin e negociatave, pėrgjigjet se “Bisedimet vazhdojnė. Nė fund tė kėtij muaji do tė ketė njė raund tjetėr bisedimesh. Por ritmet e kėtij progresi janė nė duart e vetė shqiptarėve. Ne mund tė vazhdojmė tė takohemi dhe tė bisedojmė, ne mund tė ndihmojmė nė strukturimin e kėtyre bisedimeve, dhe siē e themi edhe nė deklaratė, mund t’ia bėjmė tė qartė palės shqiptare se ēfarė kėrkojmė qė tė bėhet dhe qė tė bėhet tani. Por vetėm shqiptarėt mund tė kenė vullnetin politik pėr t’i kthyer aspiratat nė realitet, dhe janė po shqiptarėt ata qė do tė diktojnė edhe ritmet e kėtij procesi, qofshin kėto tė shpejta apo tė ngadalta”. Sipas korrespondentes sė BBC nė Bruksel diplomatėt e Bashkimit Evropian thonė se deklarata e fundit nuk ėshtė ende njė karton i verdhė pėr Shqipėrinė, por duhet konsideruar si njė paralajmėrim serioz. I njėjti burim shprehet se diplomatėt evropianė thonė se kanė njė ndjenjė tė qartė se nė Shqipėri mungon interesi pėr reforma.

    Zgjedhjet

    “Ėshtė e qartė se nuk ėshtė e mundur tė kesh zgjedhje tė lira e tė ndershme nėse nuk ke lista tė sakta zgjedhore. Kjo ėshtė diēka qė kėrkon punė dhe ne i themi jo vetėm qeverisė, por tė gjithė politikanėve shqiptarė se duhet tė punojnė me ngulm qė tė pėrgatiten si duhet pėr kėto zgjedhje. Sepse kjo nuk mund tė bėhet brenda natės, kjo ėshtė diēka qė kėrkon muaj tė tėrė. Prandaj ne themi se duam lidhje mė tė ngushta me Shqipėrinė, por kjo nuk mund tė bėhet nėse nuk shėnohet progres mė i shpejtė nė kėtė fushė, dhe nė fushat e tjera tė reformave po ashtu, dhe do tė shikojmė zgjedhjet mė 2005 si test kyē se si po ecėn progresi nė Shqipėri dhe sa shumė seriozitet po i kushtohet kėsaj sfide tė reformės”, -shpjegon zėdhėnėsja e Komisionit Evropian, Ema Udwin. Duke u ndalur pėr tė disatėn herė radhazi brenda pak muajve nė fushat mė problematike ku reformat nuk kanė progresuar Udwin thotė se Shqipėria duhet tė tregojė vullnet politik nė tė gjitha fushat. “Ēėshtjet kryesore janė respektimi i shtetit ligjor, respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe i pakicave. Nė rastin e Shqipėrisė ne gjithmonė theksojmė se nuk mjafton vetė tė nėnshkruash ligje dhe rregullore tė reja. Duhet tė demonstrosh qė ke kapacitetet dhe vullnetin qė t’i zbatosh ato. Dhe kjo ėshtė njė fushė ku Shqipėria duhet tė tregojė se po avancon me hapa tė shpejtė dhe me vendosmėri drejt standardeve evropiane”, -tha ajo. Ndėrsa vendet e tjera tė Ballkanit si Maqedonia dhe Kroacia, tė cilat e kanė nisur aplikimin pėr anėtarėsimin nė BE njėsoj me ne kanė nėnshkruar Marrėveshjen e Stabilizim –Asociimit, por pėr ne kjo duket e largėt.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #26
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    'Deklarata e BE-sė, paralajmėrim serioz'


    BEungese interesi pėr reforma nga Shqipėria.
    Analisti i BBC Gabriel Partosh, thote se aktorėt kryesorė nė Bashkimin Evropian nė njė farė mėnyre po zhgėnjehen dhe janė tė zemėruar me atė qė ata e konsiderojnė si progres i pamjaftueshėm nė Shqipėri.
    Ai shton se kjo deklaratė ėshtė njė paralajmėrim shumė serioz, jo se gjėrat do tė pėrkeqėsohen, por se Tirana nuk po i afrohet Brukselit.

    Pėr mendimin tim, thote Partosh, kemi tė bėjmė me njė paralajmėrim tė dyfishtė, si pėr ekipin drejtues tė vendit, dhe nė njė masė mė tė vogėl, pėr tė gjithė politikanėt.
    Arben Manaj i BBC bisedoi me Gabriel Partoshin.

    Arben Manaj: Gabriel Partosh deklarata e fundit e BE-sė pėr Shqipėrinė, ėshtė shumė e ashpėr nė formulimin e saj, ēka nė njė mėnyrė do tė thotė se kupa u mbush, apo jo?

    Gabriel Partosh: Mendoj se ėshtė njė deklaratė qė ka njė formulim tė pazakontė, dhe deri diku tė habit.

    Ajo reflekton faktin se gjėrat nė Shqipėri jo se janė pėrkeqėsuar, dhe nuk janė pėrkeqėsuar, por realisht nuk ėshtė se gjėrat po pėrmirėsohen dhe nėse ka pėrmirėsim, ai ėshtė shumė i ngadaltė, me shpejtėsi kėrmilli.

    Aktorėt kryesorė nė Bashkimin Evropian nė njė farė mėnyre po zhgėnjehen dhe janė tė zemėruar me atė qė ata e konsiderojnė si progres i pamjaftueshėm nė Shqipėri.

    Arben Manaj: Gabriel Partosh, Shqipėria nuk ėshtė shumė larg zgjedhjeve tė ardhėshme tė pėrgjithshme, dhe sipas deklaratės sė BE-sė, tė krijohet pėrshtypja se autoritetet shqiptare nuk po i marrin seriozisht gjėrat dhe nuk po ndėrmarrin hapat e duhur nė kohėn e duhur. A keni edhe ju kėtė pėrshtypje?

    Gabriel Partosh: Jo tamam kėshtu. Kjo mund tė jetė mėnyra sesi perceptohen gjėrat nė Bruksel. Unė mendoj se situata ėshtė pak mė ndryshe.

    Njė nga problemet, ėshtė se lipsen marrėveshje gjithėpartiake, sigurisht tė lojtarėve kryesore politik, pėr krijimin e kuadrit tė duhur ligjor pėr zgjedhjet.

    Dhe nė njė mėnyre, kjo pranohet nė Bruksel, se nuk ėshtė vetėm qeveria qė duhet fajėsuar, dhe se tė gjithė faktorėt e rėndėsishėm politike, do tė duhet tė impenjohen, dhe jo vetėm kaq, por edhe tė bėjnė kompromise.

    Njė tjetėr problem, ėshtė edhe njė dallim kulturash qė egziston nė kėtė mes, ku Brukseli nuk e kupton plotėsisht, tė paktėn nė kėtė deklartė, ku thuhet se ka ardhur koha tė fillojnė tė pėrgatiten pėr zgjedhjet apo listėn e votuesve, dhe kjo tė bėhet qė tani, dhe tė mos lihet pėr minutėn e fundit.

    Problemi ėshtė se tradicionalisht nė Shqipėri ka njė tendencė pėr marrėveshje tė minutės sė fundit, pėr improvizime, dhe jo pėr planifikime afatgjata metodike.

    Mendoj se kjo nė njė farė mėnyre, nuk ėshtė faj i ndonjė faktori politik apo individi apo qeverie, por i mėnyrės qė pėrgjithėsisht bėhet qeverisja dhe administrimi i punėve nė njė sens mė tė gjerė.

    Arben Manaj: Gabriel Partosh, deklarata e Bashkimit Evropian flet pėr mungesė interesi pėr reforma nė Shqipėri. Ky ėshtė njė formulim shumė i ashpėr pa as mė tė voglin shqetėsim pėr tė qėnė diplomatik apo jo?

    Gabriel Partosh: Po. Mendoj se kjo reflekton nė njė farė mėnyre , qėndrimet qė mbajnė shumė politikanė shqiptarė, ku disa nuk e marrin seriozisht idenė e reformave, thjesht i bėjnė qejfin nė mėnyrė tė veēantė BE-sė, dhe deri diku Uashingtonit.

    Ndėrkohė qė ka tė tjerė, qė mund tė kenė interesa pėr reforma, por mund tė ndihen tė penguar, sepse reformat kudo nė botė, nė mėnyrė tė pashmangshme, bien ndesh me interesa tė caktuara apo interesa biznesi.

    Dhe nė Shqipėri, mendoj se ende deri diku, ka njė mungesė gatishmėrie pėr ti ēuar gjėrat larg, apo tė armiqėsojnė interesa tė cilat mund tė jenė aleatė tė tu financiarish, qė ofrojnė mbėshtetje biznesi e kėshtu me rradhė.

    Mendoj se nuk ėshtė vetėm mungesė interesi, qė mund tė qėndrojė deri diku, por kemi tė bėjmė edhe me vėshtirėsitė e bėrjes se reformave pa bėrė armiq miqtė e tu.

    Arben Manaj: Gabriel Partosh, cilat do tė jenė pasojat e mundshme nė cilindo plan qė ta shikosh, pėr politikėn shqiptare dhe shqiptarin e thjesht, kur flitet pėr aspiratėn e integrimit nė Bashkimin Evropian?

    Gabriel Partosh: Sinjali mė i qartė nė kėtė mesazh ėshtė se nuk do tė ketė progres nė negocimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocijimit, tė cilat vazhdojnė qė prej 18 muajsh, dhe kjo ėshtė njė kohė e gjatė negociatash.

    Politikanėt shqiptarė dikur patėn deklaruar pėr pėrfundimin e tyre brėnda njė viti. BE privatisht sugjeronte se mund tė shkonin dy vjet, dhe me kėtė temp, nuk mendoj se pėrfundimi i marrėveshjes duket nė horizont.

    Ky ėshtė njė paralajmėrim shumė serioz, jo se gjėrat do tė pėrkeqėsohen, por se Tirana nuk po i afrohet Brukselit.

    Pėr mendimin tim, kemi tė bėjmė me njė paralajmėrim tė dyfishtė, si pėr ekipin drejtues tė vendit, dhe nė njė masė mė tė vogėl, pėr tė gjithė politikanėt.

    E para, kjo do tė thotė mos prisni mė ndihmė,dhe mbėshtetje financiare, e cila vjen nga bashkėpunimi mė i ngushtė.

    Dhe e dyta, kjo mund tė pėrdoret kundėr politikanėve nė Shqipėri veēanėrisht nė prag tė zgjedhjeve, dhe ndoshta mė me sukses nga ana e opozitės, sepse nė fund tė fundit, ėshtė qeveria e cila normalisht duhet tė jetė pėrgjegjėse.

    Por cilatdoqofshin pėrcaktimet qė vijnė nga Brukseli pėr tė gjithė politikanėt, deklarata mund tė pėrdoret dhe shfrytėzohet nga opozita , nga Partia Demokratike kundėr socialistėve nė pushtet, tė cilėt mund tė thonė se ku po na ēoni, nėse Brukseli shprehet nė kėtė mėnyrė.

    Ėshtė njė deklaratė shumė e rėndesishme dhe do tė pėrdoret, jam i sigurt gjerėsisht, nga ēdo krah i mundshėm, ndoshta mė me sukses nga opozita, gjate muajve tė ardhshėm.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    BE anullon negociatat me qeverine shqiptare

    Misioni i Komisionit Europian nuk do te vije ne Tirane me 28 shtator per te zhvilluar Raundin e tete teknik te bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Brukseli njofton qeverine shqiptare, ndersa arsyet mbeten te paqarta. Gjate diteve te fundit, diplomatet e BE-se kane kritikuar ashper ecurine e ngadalte te reformave ne Shqiperi

    Elton METAJ

    Pas nje jave te dendur me kritika te ashpra ne drejtim te qeverise dhe klases politike shqiptare, Komisioni Europian i ka dhene nje shuplake te forte Shqiperise, duke anulluar raundin e ardhshem te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Negociata qe duhej te zhvilloheshin me 28 shtator ne Tirane. Por ekspertet e Brukselit, sipas burimeve diplomatike, nuk do te jene te marten e ardhshme ne kryeqytetin shqiptar. Per kete eshte njoftuar zyrtarisht edhe qeveria shqiptare, e cila ishte pergatitur te priste vizitoret ne fund te shtatorit, per te shqyrtuar oferten e re te produkteve bujqesore. Nderkohe, zyrtaret e KE-se ende nuk kane percaktuar nje date te mundshme per te realizuar Raundin e tete teknik te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit.

    Burime diplomatike, nga ana tjeter, perjashtuan mundesine, qe ne qender te shtyrjes se raundit te bisedimeve te kene qene problemet politike. Qeveria shqiptare miratoi pak dite me pare oferten e re te produkteve bujqesore, qe pritej te diskutohej ne raundin e negociatave te fundshtatorit me misionin e KE-se. Sipas krereve te ekzekutivit, oferta e re eshte produkt i perbashket i bashkepunimit te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, asaj te Ekonomise, Financave dhe Ministrise se Integrimit Europian, te asistuara nga konsulente te programit PHARE te BE-se.

    Vendet e Bashkimit Europian kritikuan pak dite me pare Tiranen per mungesen e vullnetit politik per te kryer reformat, duke nisur nga reforma zgjedhore, deri te lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas ambasadorit te Komisionit Europian ne Tirane, Lutz Salzman, "per t'u bere anetar i BE-se, nje shtet duhet te kaloje disa faza zhvillimi" dhe "faza e pare eshte Marreveshja e Stabilizim-Asociimit". "Me Shqiperine ende nuk e kemi nenshkruar kete Marreveshje, dhe kjo varet edhe nga zgjedhjet e vitit te ardhshem. Pra do te presim rezultatet e zgjedhjeve perpara se te vendosim", u shpreh diplomati ne nje interviste. Sipas tij, me pas vjen faza e dyte, ajo e zbatimit te kesaj Marreveshjeje, qe zgjat disa vite. Pas kesaj do te perpilohet nje raport per te verifikuar, nese Shqiperia i ka plotesuar kriteret per t'u bere kandidate per anetaresim ne BE. "Deri tek kandidatura dhe anetaresimi ne Bashkimin Evropian, Shqiperise i duhen te pakten 15 vjet", eshte shprehur ambasadori i KE-se, Salzman.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    dite festimi per popullin shqiptar:

    Publiku Shqiptar nuk ka asnje shkak qe te shqetesohet per keto ngjarjet e fundit. Shqiperia eshte pjese e Europes dhe kete nuk e mohon dot njeri, nga andej e tutje nuk eshte ne interes te popullit shqiptar te hy ne nje organizate te tipit federativ ne gjendjen qe ndodhet tani. Ne nuk duam te behemi turpi i Europes dhe as rrefugjatet e perjetshem, ne duam nje Shqiperi te perparuar brenda nje Europe te perparuar. Ata qe donin nje Shqiperi mafioze me cader europiane sot deshtuan njehere e pergjithmone. Hyrja ne BE ishte kyci i propagandes naniste. Tani Nano e humbi edhe valiumin e tij te fundit per popullin shqiptar, cfare i ngelet me tjeter per te reklamuar?

    Zoti i bekofte ata komisioneret e BE, te cilet kryejne punen e tyre me ndershmeri shembullore, qe nuk i interesojne gafurjet naniste/berishiane dhe as gjumi i rende i publikut shqiptar!

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ndoshta ne Shqiperi zgjedhjet e normave Perendimore, me saktesi te tilla jane praktisht te pamundura, duke konsideruar strukturen e vjeteruar te organizimit te zgjedhjeve. Nje organizim perfekt i zgjedhjeve kerkon mbi te gjitha teknologji te larte, dhe sistem operativ shume te sofistikuar i cile nga an tjeter eshte shume i shtrenjte. Kushton shume para te ngresh ne kembe nje sistem ku ndiqet me perpiktemi levizja e lire e njerezve dhe rregjistrimi i tyre. Ketu po bejme fjale per nje vend qe s'ka adresa te sakta akoma. Problemi kryesor ngelen listat, dhe jo dhuna e policise apo nderhyrjet e pushtetit ne momentin e votes. Ky eshte pregres kur krahasohet me llahtaren e 96 kur PD fitoi me 99% edhe ne Permet apo zona ku njihet dominanca e PS. SIc eshte pare ne zgjedhjet e fundit rezultatet kane qene shume here me realiste sesa ato te 96 qe sic e thashe fitohej me 99%.
    Ne fund te fundit kush eshte ai gomar ketu qe pretendon se Sala do bej zgjedhje te lira, kur ky dhe PD ishin te paret qe hapen lojen e hajduterise se votes. Zgjedhjet e 91 psh ishin model. PS nuk vodhi asnje vote.

    Ky eshte paradoksi shqiptar. Hajduti therret "kape hajdutin". Kulmi.

    Si thote Jovan Bregu, kjo eshte tia japesh vetes BAM.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenca holandeze e BE mbėshtet raportin e OSBE: Shoqėria po i sheh si normale krimin dhe korrupsionin

    Brukseli: Zgjedhjet 2005, mundėsia e vetme


    A. Rama

    TIRANE - Bashkimi Europian ritheksoi sėrish dje se zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005, janė mundėsia e vetme dhe jetėsore pėr ecurinė e mėtejshme tė demokracisė nė Shqipėri, por dhe pėr tė nxjerrė shqiptarėt nga kriza e besimit pėr klasėn politike nė vend. Me anė tė njė deklarate, BE ėshtė shprehur zyrtarisht rreth raportit 6-mujor tė paraqitur dje nga ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė Osmo Liponen nė Kėshillin e Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vjenė, duke e vėnė theksin tek rėndėsia qė kanė pėr tė ardhmen, zhvillimi i zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė pėrputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Sipas BE-sė, nė raportin qė Liponen ka paraqitur nė Vjenė, thuhet se Shqipėria tashmė e sheh veten nė njė udhėkryq nė zhvillimin e saj. Nė kėtė aspekt prezenca e BE-sė e drejtuar nga Holanda, i tėrheq edhe njė herė vėmendjen forcave politike shqiptare pėr tė realizuar nė kohė reformėn zgjedhore. Sipas BE-sė, i pamjaftueshėm ngelet ritmi i reformave nė fusha jetėsore tė vendit, ku shqetėsuese vazhdon tė mbetet lufta kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve. “Klasa politike duhet t’u pėrmbahet pritshmėrive dhe tė tregojė gatishmėrinė e saj pėr tė ndrequr mangėsitė e identifikuara nga ODIHR-i nė zgjedhjet e fundit pėr organet e qeverisjes vendore tė zhvilluara nė tetor 2003. BE-ja ėshtė e shqetėsuar pėr progresin e pamjaftueshėm nė Shqipėri pėr gjetjen e bazave tė pėrbashkėta politike. Ne nxisim fuqimisht tė gjithė politikanėt shqiptarė tė zbatojnė rekomandimet e hartuara nga raporti pėrfundimtar i ODIHR-it pėr zgjedhjet vendore tė tetorit 2003 dhe rekomandimet e pėrbashkėta tė ODIHR-it dhe Komisionit tė Venecias mbi Kodin Zgjedhor. Ēėshtje kyēe mbetet pėrmirėsimi i listave tė zgjedhėsve, qė do tė kėrkojė nė vullnet tė mirė tė konsiderueshėm nga tė gjitha palėt e interesuara. Gjithashtu, ne bėjmė thirrje pėr progres nė pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve”, -thuhet nė deklaratėn e BE-sė. BE, ju bėn thirrje tė gjithė politikanėve shqiptarė qė tė lėnė mėnjanė armiqėsitė personale, pėr tė kontribuar seriozisht qė vendi tė kapėrcejė problemet aktuale. “Ne ndajmė tė njėjtat komente me ambasadorin Liponen se shoqėria shqiptare “po i sheh problemet e korrupsionit, kriminalitetit dhe shtetit tė sė drejtės si konstante tė pėrhershme nė jetėn e saj”, -vijon deklarata e BE-sė. Vendi kryesues i BE-sė, Holanda vėren mė tej se Shqipėria vazhdon tė shihet si vend i origjinės ashtu edhe vend tranziti pėr migrantėt e paligjshėm dhe trafikimin e qenieve njerėzore, dhe se niveli i krimit tė organizuar dhe korrupsionit ėshtė shkurajues. Deklarata e BE-sė vlerėson pozitive miratimin e ligjit tė pronave, duke kėrkuar nga strukturat pėrkatėse zbatimin e menjėhershėm tė tij, qė fillon me emėrimin e kryetarit tė Komitetit tė Kthimit tė Pronave pėr tė zgjidhur problemet e zgjatura tė pronėsisė. Po kėshtu vlerėsohet edhe puna qė ka nisur pėr hartimin e rregullores sė re tė Kuvendit qė do tė shėrbejė pėr reformimin e administratės dhe strukturave tė tij.



    1.BE-ja ėshtė dakord me pėrfundimet e raportit, qė konfirmojnė vlerėsimet e pėrfshira nė Deklaratėn e BE-sė pėr Shqipėrinė dhėnė sė fundmi (14 shtator) dhe letrėn e komisionerit Patten dėrguar kryeministrit Fatos Nano (19 korrik).


    2.Ne besojmė shumė se Shqipėria e gjen veten nė njė udhėkryq tė rėndėsishėm nė zhvillimin e saj. Afrimi i Shqipėrisė me strukturat euro-atlantike varet, para sė gjithash, nga ecuria e reformės.

    3.Shqetėsim tė madh pėrbėn progresi i pamjaftueshėm qė po bėhet nė zbatimin e reformės dhe veēanėrisht nė fusha qė janė jetėsore pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe integrimin e saj tė suksesshėm: ritmi i reformės nė Shqipėri, nė pėrgjithėsi, si dhe reforma zgjedhore, dhe lufta kundėr krimit tė organizuar e korrupsionit, nė veēanti. Fusha tė tjera qė pėrbėjnė shqetėsim mbeten shteti i sė drejtės dhe respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe pakicave, veēanėrisht nė fushėn e arsimimit, pronave dhe aksesit nė media.


    4. Ne vėrejmė se janė miratuar ligje tė rėndėsishme, mė specifikisht Ligji pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, qė pėrpiqet t’u japė fund mosmarrėveshjeve pa fund mbi pronėsinė e tokės. Ne u bėjmė thirrje autoriteteve shqiptare tė sigurojnė zbatimin e duhur dhe transparent tė kėtij legjislacioni. Nė kėtė kontekst, ne nxisim partitė politike tė arrijnė njė marrėveshje pėr emėrimin e kryetarit tė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, qė ėshtė njė prej kushteve thelbėsore pėr zbatimin e menjėhershėm tė kėtij ligji.


    5. Hapa tė tjerė tė rėndėsishėm pėrpara kanė tė bėjnė me reformėn e rregullores sė Kuvendit dhe reformimin e administratės sė Kuvendit. Sikurse theksohet nė raportin e ambasadorit Liponen, aftėsia e Kuvendit pėr tė marrė pėrgjegjėsi pėr reformat dhe modernizimin e tij do tė arrihet vetėm pasi ai tė arrijė pavarėsinė buxhetore nga qeveria.


    6. BE-ja i konsideron zgjedhjet e pėrgjithshme, tė planifikuara pėr nė verė tė vitit 2005, si vendimtare pėr aspiratat e Shqipėrisė me qėllim progresin nė Procesin e Stabilizm-Asociimit. Kjo ėshtė njė mundėsi unike dhe jetėsore pėr popullin e Shqipėrisė. Klasa politike duhet t’u pėrmbahet pritshmėrive dhe tė tregojė gatishmėrinė e saj pėr tė ndrequr mangėsitė e identifikuara nga ODIHR-i nė zgjedhjet e fundit pėr organet e qeverisjes vendore tė zhvilluara nė tetor 2003. BE-ja ėshtė e shqetėsuar pėr progresin e pamjaftueshėm nė Shqipėri pėr gjetjen e bazave tė pėrbashkėta politike. Ne nxisim fuqimisht tė gjithė politikanėt shqiptarė tė zbatojnė rekomandimet e hartuara nga raporti pėrfundimtar i ODIHR-it pėr zgjedhjet vendore tė tetorit 2003 dhe rekomandimet e pėrbashkėta tė ODIHR-it dhe Komisionit tė Venecias mbi Kodin Zgjedhor shqiptar. Ēėshtje kyēe mbetet pėrmirėsimi i listave tė zgjedhėsve, qė do tė kėrkojė vullnet tė mirė tė konsiderueshėm nga tė gjitha palėt e interesuara. Gjithashtu, ne bėjmė thirrje pėr progres nė pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ). Bashkimi Evropian pėrshėndet pėrpjekjet e grupit tė ekspertėve teknikė tė drejtuar nga Prezenca. Ne theksojmė se shumė shpejt duhet tė jenė tė dukshme rezultate tė prekshme pėr kėto pėrpjekje dhe i bėjmė thirrje ODIHR-it tė vazhdojė tė bashkėpunojė me Prezencėn nė kėtė aspekt.


    7. BE-ja i bėn thirrje udhėheqėsve politikė shqiptarė tė kapėrcejnė armiqėsitė personale dhe tė fillojnė tė punojnė pėr ēėshtje themelore pėr zhvillimin ekonomiko-shoqėror tė Shqipėrisė. Zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2005 pėrbėjnė njė mundėsi reale pėr tė lėvizur pėrpara dhe pėr tė zgjidhur mungesėn e besimit nė sistemin politik, qė ndihet mes shtetasve shqiptarė. Ne ndajmė tė njėjtat komente me ambasadorin Liponen se shoqėria shqiptare “po i sheh problemet e korrupsionit, kriminalitetit dhe shtetit tė sė drejtės si konstante tė pėrhershme nė jetėn e saj”.



    9.Lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar duhet tė vazhdojė me kėmbėngulje dhe vendosmėri. Pėr shembull, Shqipėria vazhdon tė shihet qoftė si vend i origjinės ashtu edhe si vend tranziti pėr migrantėt e paligjshėm dhe trafikimin e qenieve njerėzore. Shkalla e krimit tė organizuar dhe korrupsionit ėshtė shkurajuese dhe mbetet ende shumė punė pėr t’u bėrė.


    10. BE-ja pėrshėndet pėrpjekjet e Prezencės sė OSBE-sė dhe e konsideron mandatin e Prezencės sė OSBE-sė njė kornizė tė mirė dhe tė pėrshtatshme pėr veprimtari tė ardhshme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Bruksel, ministrat Islami e Meksi marrin mesazhe nga ndėrkombėtarėt pėr zgjedhjet

    Solana: Negociatat varen nga zgjedhjet

    Takime edhe me komisionerin pėr zgjerimin e BE-sė, Oli Ren


    Nga korrespondenti ynė nė Bruksel, Ernest Bunguri

    Ministri i Jashtėm, Kastriot Islami, dhe kolegia e tij pėr integrimin nė qeverinė shqiptare, Ermelinda Meksi, kanė zhvilluar dje nė Bruksel takime me zyrtarė tė lartė evropianė.

    I ftuar nė debat-konferencėn e organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane, dhe fondacioni belg “Mbreti Boduin”, ministri Islami ka mbajtur edhe njė referat me temė “Shqipėria 5 vjet pas Paktit tė Stabilitetit”. Ndėrkohė, Ermelinda Meksi ėshtė takuar me Doris Pakun, kryetaren e delegacionit europarlamentar pėr Evropėn Juglindore, ku ėshtė diskutuar gjerėsisht ēėshtja e zgjedhjeve tė vitit 2005. Takim ishte i programuar, por nė tė njėjtėn kohė ka rastisur njė ditė pas deklaratės qė Doris Pak u shėrndau mediave nė Tiranė. “Ishte njė takim shumė pozitiv, ku shkėmbyem informacione nė lidhje me situatėn nė Shqipėri”, rrėfeu pėr “Panoramėn” ministrja Meksi pas takimit. “Doris Pak mė siguroi mbėshtetjen e saj dhe tė Parlamentit nė rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė”,vazhdoi Meksi mė tej. Gjatė takimit, pėrveē bisedave pėr reformat nė vend apo progreset e deritanishme, kryefjala ishte edhe situata parazgjedhore. “Unė i rrėfeva Z. Pak pėr 18 pyetjet e Taskforcės drejtuar Parlamentit shqiptar nė lidhje me zgjedhjet, si edhe qė qeveria ėshtė e angazhuar dhe ka vullnetin e duhur pėr reformat, me afate kohore tė caktuara qartė”, sqaroi ministrja Meksi pėr “Panoramėn” menjėherė pas kėtij takimi. Sipas saj, qė nga pyetja e parė, e cila lidhet me problemin e listave zgjedhore, e deri tek e fundit, e cila ngre problemin e pjesėmarrjes tė grave nė kėtė proces, Parlamenti do tė shqyrtojė dhe punojė pėr shuarjen e shqetėsimeve tė ndėrkombėtarėve. “Unė mora sigurinė, se me zonjėn Pak, pikėrisht si gra qė jemi, do tė kontribuojmė pėr moderimin e situatės, nė njė vend si Shqipėria, ku polemikat gjejnė terren pjellor”, ka deklaruar Ermelinda Meksi mė pas. Ministrja Meksi i ka dorėzuar eurodeputetes gjermane edhe platformėn e qeverisė shqiptare pėr planin e veprimit nė kuadėr tė partneritetit evropian.

    Ndėrkohė, pasditen e djeshme, ministrat Islami dhe Meksi janė takuar edhe me komisionerin e ardhshėm pėr zgjerimin evropian, finlandezin Oli Ren, i cili vetėm dy ditė mė parė mbrojti para europarlamentarėve projektin e tij mbi marrėdhėniet me vendet e Evropės Juglindore qė janė pranė pranimit apo nė negociata. Ai theksoi gjatė prezantimit tė projektit tė punės sė tij se mundėsia e kandidimit tė Shqipėrisė pėr nė BE mund tė viojė vetėm pas vitit 2009.

    Takimi me Solanėn
    Ministrat Islami e Meksi kanė pasuar mė pas takim edhe me Havier Solanėn, pėrfaqėsuesin e lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri nė Bashkimin Evropian. “Shqipėria ka ecur mirė me reformat ekonomike. Rritja vjetore prej 6 % nuk mund tė neglizhohet. Por nė vend ka fusha tė tjera qė kėrkojnė mė shumė dinamizėm”, deklaroi Havier Solana pėr “Panoramėn”, pas takimit me ministrat shqiptarė. “Njihet roli i Shqipėrisė nė rajon, por problem ngelet zhvillimi i drejtė i zgjedhjeve”, ka vazhduar Havier Solana mė tej. “Unė fola gjatė me Fatos Nanon nė takimin qė patėm nė selinė e OKB-sė nė Nju-Jork, si dhe me minisrin Islami sot, dhe shpresoj se gjėrat do tė regullohen nė kohė”, ka shtuar Solana mė tej. Nė rast tė kundėrt, sipas kėtij tė fundit, “ėshtė logjike qė zgjedhje si tė mėparshmet mund tė kushtėzojnė mbylljen e negociatave nė kuadėr tė procesit tė stabilizim-asocimit”.



    Priten nga Terri Dejvis
    Delegacioni takim me sekretarin e KE-sė

    Delegacioni shqiptar nė KE nė pėrbėrjen e tė cilit ishin deputetėt Koēi, Berisha, Dedja dhe zėvėndėsanėtarja Jozefina Topalli, ka pasur dy ditė mė parė njė takim me sekretarin e pėrgjithshėm tė KE-sė, Terri Dejvis. Delegacioni shqiptar ka uruar sekretarin e KE-sė pėr zgjedhjen nė kėtė post dhe biseda ka vijuar me zhvillimet e fundit nė Shqipėri. Kryetari i opozitės, Sali Berisha, ėshtė pėrqėndruar tek ēėshtja e reformės zgjedhore nė Shqipėri dhe debatet pėr KQZ-nė. Ai ka akuzuar mazhorancėn socialiste dhe qeverinė shqiptare pėr bllokimin e reformės zgjedhore nė Shqipėri dhe, nė mėnyrė tė veēantė mėsohet se ka theksuar nevojėn e balancimit tė KQZ-sė. Duke vėnė theksin tek rėndėsia e njė procesi zgjedhor demokratik dhe tė pakontestueshėm nė Shqipėri, Berisha ka kėrkuar mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve pėr tė zhbllokuar procesin e reformės zgjedhore nė Shqipėri. Ndėrkohė, Berisha ka paraqitur para pėrfaqėsuesve tė KE-sė edhe konfliktin Nano - Lesi qė, sipas tij, ėshtė “dhunim i fjalės sė lirė nė Shqipėri”. Ndėrkohė, kryetari i delegacionit parlamentar tė Shqipėrisė nė KE, Petro Koēi, ka vlerėsuar zgjedhjen e Dejvisit. “Bashkohemi me vizionin tuaj pėr njė organizatė mė tė fortė nė veprimin e saj pėr demokraci sundim tė ligjit dhe tė drejtat e njeriut. Kjo ishte dhe arsyeja qė delegacioni ynė e mbėshteti plotėsisht zgjedhjen tuaj si sekretar i pėrgjithshėm i KE-sė”, ėshtė shprehur Koēi. Sekretari i pėrgjithshėm i KE-sė, Dejvis, ėshtė shprehur se do tė jetė i paanshėm nė qėndrimin e tij ndaj forcave politike nė Shqipėri. Ai deklaroi se shumė shpejt do tė zhvillojė njė vizitė nė Shqipėri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    Flet kreu i Delegacionit pėr Evropėn Juglindore

    Pak: Tė plotėsohen rekomandimet e OSBE-sė

    Nga korrespondenti ynė nė Bruksel, Ernest Bunguri

    Kreu i delegacionit europarlamentar pėr Evropėn Juglindore, Doris Pak, ka paralajmėruar klasėn politike shqiptare qė tė marrė seriozisht ultimatumin pėr zgjedhjet. Nė njė intervistė pėr “Panoramėn” ajo shprehet se ka ende besim qė partitė shqiptare mund t’ia arrijnė.

    Zonja Pak, ju i keni shpėrndarė njė deklaratė shtypit shqiptar. Cila ishte arsyeja?
    Njė ditė para kėsaj deklarate lexova nė shtypin shqiptar se kryeministri i vendit i ka sulmuar ndėrkombėtarėt, pasi, sipas tij, kėta tė fundit i trajtokan shqiptarėt si nxėnės, dhe jo si partnerė. Unė mendoj se gota ėshtė mbushur. Mė ka ardhur nė majė tė hundės duke dėgjuar gjithmonė disa nga politikanėt shqiptarė qė sulmojnė vazhdimisht Komisionin, ndėrkombėtarėt, dhe evropianėt pėr reagimet e kėtyre tė fundit. Ndėrkohė, nė shtypin shqiptar, lajmet nuk ndryshojnė dhe nė vend flitet vetėm pėr zgjedhjet. Nuk e kuptoj se si Shqipėria, politikanėt, qeveria, nuk janė tė aftė ta kryejnė kėtė reformė. Habitem, pasi unė punoj edhe me Bosnjėn pėr shembull, dhe tė gjitha vendet e tjera nė Ballkan. Bosnja ėshtė njė vend qė ka njohur luftėn, qė njeh akoma probleme ndėretnike, por ama ata janė tė aftė tė organizojnė zgjedhje korrekte.

    Pse Shqipėria, qė nuk ka njohur luftė, qė nuk njeh probleme ndėretnike, nuk ėshtė nė gjendje ta mbyllė njė herė e mirė kėtė problem?
    Mendoj se kemi tė bėjmė me papjekuri, dhe kjo gjė duhet tė thuhet hapur. Unė interesohem pėr Shqipėrinė, dhe dua qė vendi tė vazhdojė negociatat me Evropėn, ndaj mendoj se duhet t’i mbyllin diskutimet nė mėnyrėn e duhur, pra tė gjejnė zgjidhjen e duhur pėr zgjedhjet. Dihet se kjo ėshtė, nė fillim, detyra e kryeministrit dhe e qeverisė, dhe e Parlamentit ku qeveria ka mazhorancėn. Kėta tė fundit duhet tė respektojnė propozimet e OSBE-sė, dhe ta mbyllin me kėtė ēėshtje, pėr tė fituar kohė dhe pėr t’u marrė me probleme tė tjera qė mbeten nė tė gjitha fushat e tjera. Nė takimin me ministren Meksi, qė tė dyja ishim me tė vėrtetė dakord qė duhet punuar mbi tė gjitha problemet dhe tė gjitha ēėshtjet qė janė shtruar nė tavolinė nga ana e Komisionit Evropian. Dhe ajo mė siguroi se ėshtė dakord me tė gjitha kėto, si dhe se po punohet pėr kėtė. Unė, personalisht, shpresoj qė diskutimet mbi zgjedhjet tė marrin fund sa mė shpejt.

    Ju keni punuar gjatė mandatit tė kaluar pesėvjeēar me Shqipėrinė. Nė mandatin e ri, jeni pėrsėri kryetare e delegacionit pėr Ballkanin. Me eksperiencėn tuaj, a mendoni se kėsaj radhe do tė kemi zgjedhje korrekte si nė Bosnjė?
    Unė punoj me Shqipėrinė qė prej vitit 1992, dhe jam presidentja e kėtij delegacioni qė nga viti 1995. Ky korrigjim pėr t’ju treguar se e njoh me tė vėrtetė mirė Shqipėrinė. E di se nuk ju mungon kapaciteti pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė si fqinjėt tuaj, dhe e pėrsėris, nuk e kuptoj pse politikanėt shqiptarė nuk i japin fund. Edhe njė herė, nėse Bosnja mban zgjedhje tė regullta, pse jo Shqipėria, ku nuk ka pasur luftė, as probleme ndėretnike pra. Nuk e kuptoj se si edhe njė ēėshtje tė tillė si zgjedhjet e pėrdorin pėr interesa tė ngushta tė partive politike. Unė mendoj se ka ardhur koha ta mbyllin kėtė problem, dhe i bėj thirrje, me tė vėrtetė: qeverisė, partisė qė ka mazhorancėn, por edhe parlamentarėve tė tjerė, opozitės, qė tė gjejnė njė kompromis tani, dhe ta mbyllin me kėtė.

    Ju po bėni njė thirje qė e keni bėrė disa herė, por kėsaj radhe shumė kohė para zgjedhjeve. Po nė qoftė se dėshtojnė edhe kėsaj radhe?
    Unė po filloj tė jem e dėshpėruar. Nėse edhe kėsaj radhe do tė kemi, si radhėn e kaluar, pėrsėri manipulime, nuk do di si ta kuptoj mė. Do tė kemi tė bėjmė me njė ves qė nuk mund ta pranojmė. Njė vend qė ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian, duhet tė tregohet i pjekur nė lidhje me ēėshtje madhore politike, dhe duhet tė gjejė njė bazė demokratike, me anė tė organizimit tė zgjedhjeve korrekte. Unė jam e bindur se shqiptarėt e kanė kapacitetin pėr njė gjė tė tillė, prandaj shpresoj tė mos kemi tė njėjtat probleme qė patėm katėr vjet mė parė.

    A keni probleme mirėkuptimi, komunikimi me Tiranėn, nga Brukseli. Mendoni se ju dėgjojnė. A ju kuptojnė kur lėshoni mesazhe tė tilla?
    Kam vėnė re se populli shqiptar mė kupton. Pėr kėtė jam e sigurtė. Ka edhe disa politikanė, tė tė gjitha partive, qė mė kuptojnė. Por nuk jam e sigurtė qė disa tė tjerė, e kuptojnė me tė vėrtetė se mesazhet e mia nuk formulohen pėr tė sulmuar dikė personalisht. Me kėto mesazhe kėrkoj tė sensibilizoj politikanėt, qeverinė, Parlamentin, qė tė punojnė nė mėnyrė korrekte.

    Dhe shpresoj qė mesazhi i fundit do tė dėgjohet kėshtu. Por, problemi tjetėr ėshtė se duhet edhe tė dėshirojnė tė dėgjojnė. Nėse nuk duan tė dėgjojnė, duke u mbajtur pėr mė tė mėdhenjtė, mė tė bukurit, apo mė tė zgjuarit, atėherė punėt nuk do tė kryhen asnjėherė. Ky pra ėshtė problemi. Dhe shpresoj qė njė herė e pėrgjithmonė, kėto zgjedhje do tė mbahen nė mėnyrė krejt korrekte.

    Kur ju dėgjojmė, kur dėgjojmė dhe mesazhet e BE-sė tė lėshuara nga Presidenca holandeze, tė lind pėrshtypja se ju ja doni mė shumė tė mirėn Shqipėrisė se njerėzit qė e drejtojnė vendin, apo se partitė politike nė vend...
    Nuk mund tė gjykoj nė lidhje me kėtė. Po ajo qė kam pėrsėritur shpeshherė ėshtė qė politikanėt shqiptarė duhet tė punojnė pėr mirėqenien e popullit shqiptar. Qė situata e pėrditshme nė vend tė pėrmirėsohet, pėr tė gjithė, pėr fėmijėt, tė cilėt duhet tė qėndrojnė nė atdheun e tyre, vend ku duhet tė shohin njė tė ardhme, pėrndryshe do tė largohen. Unė mendoj se nė vend ka kapacitet, por nuk pėrdoret siē duhet, dhe kėtė gjė e pėrsėris prej kohėsh. Unė nuk po i shpall luftė kurrkujt. Dua vetėm tė sensibilizoj realisht politikanėt shqiptarė, pėr tė punuar mbi planin politik qė ju kanė ofruar nė tavolinė, dhe sigurisht me rekomandimet e evropianėve. Nėse ju ofrojmė ide, kjo s’do tė thotė qe ne i trajtojmė shqiptarėt si nxėnės, e jo si partnerė. Ju kujtoj se ėshtė Shqipėria ajo qė kėrkon tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian. Nė kėtė pikė, duhen pėrmbushur kushtet e duhura, ashtu siē e kanė bėrė tė gjithė: Gjermania, Franca etj. Ne nuk po ju kėrkojmė ndonjė gjė mė shumė shqiptarėve, por vetėm gjėra krejt normale, tė cilat janė pėrmbushur dhe respektohen pėr shembull edhe nga 10 vendet e reja anėtare nė BE. Pėr ata qė kanė veshė nė Shqipėri, e pėrsėris: unė flas pėr shqiptarėt, dhe jo kundėr njė, dy apo tre politikanėve. Kėtyre tė fundit u kėrkoj tė mė dėgjojnė dhe tė punojnė pėr tė njėjtin qėllim qė kemi tė gjithė.

    A keni parashikuar ndonjė vizitė nė Shqipėri, apo do tė jeni atje vetėm para zgjedhjeve?
    Kemi kolegėt shqiptarė qė do tė na bėjnė njė vizitė sė shpejti, nė nėntor me sa mbaj mend. Dhe pėr kėtė problem, nė fillim do tė diskutojmė kėtu nė Bruksel, pasi zgjedhjet mbahen vitin qė vjen, kohė kur do tė shkoj patjetėr, si observatore, dhe shpresoj qė deri atėherė, gjėrat do tė jenė pėrmirėsuar nė terren. Mendoj se me kaq i kam thėnė tė gjitha. Nė Shqipėri, mund tė mė kuptojnė, nėse duan tė mė kuptojnė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17
    RUPEL: ZGJEDHJET, TEST KRITIK PER SHQIPERINE

    Edlira Prenga

    Kreu i OSBE-se, Dimitri Rupel, mblodhi dje perfaqesuesit e te gjitha partive politike, kreun e KQZ-se, ministrin e Pushtetit Vendor, drejtuesin e "Mjaft", ne nje takim te posacem per procesin e ardhshem zgjedhor. Nuk kane qene te pakta kritikat qe kane ardhur nga kreu i kesaj organizate per menyren e organizimit te proceseve zgjedhore. Duke e konsideruar procesin zgjedhor si testin e fundit per Shqiperine per te qene pjese e strukturave euro-atlantike, Rupel ka theksuar ne menyre te qarte se ne jemi vendi me problematik ne Ballkan sa u perket proceseve zgjedhore. Ne takmin qe u zhvillua ne zyrat e OSBE-se, ministri i Jashtem slloven duke shprehur kenaqesine lidhur me perpjekjet e lidereve politike ne vend per ta integruar vendin e tyre drejt strukturave evropiane dhe NATO-s, u shpreh se "Shqiperia eshte i vetmi vend ne Ballkan, i cili paraqet ende probleme te dukshme me zhvillimin e procesit zgjedhor". Ne kete menyre Rupel ka dhene sinjalet e qarta se procesi zgjedhor i ketij viti duhet te plotesoje standardet e kerkuara nderkombetare. "Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, te caktuara gjate kesaj vere, do te jene nje test madhor per vendin tuaj, prandaj duhet qe te zhvillohen ne perputhje me te gjitha standardet e parashikuara nderkombetare", eshte shprehur shefi i OSBE-se ne takimin e djeshem me perfaqesuesit e partive politike duke shtuar gjithashtu se "zgjedhjet parlamentare te ketij viti jane ne menyre kritike teper te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise". Mesazhi i dhene dje ne takim ka qene i qarte. "Nese Shqiperia deshiron te jete nje anetare e strukturave euro-atlantike, duhet qe t'i permbushe patjeter detyrimet e saj, duke u nisur qe nga lenia menjane e praktikave te gabuara te se kaluares dhe konsolidimit te demokracise se saj, duke realizuar zgjedhje te drejta dhe te rregullta", ka cilesuar ai duke bere te qarte ne te njejten kohe se lideret politike kane pergjegjesine e tyre kryesore ne kete proces. "Te gjithe lideret politike ne vend duhet te mbajne pergjegjesine e tyre qe keto zgjedhje te zhvillohen sipas standardeve nderkombetare", i eshte drejtuar Rupel politikes shqiptare duke u fokusuar ne rendesine qe duhet te kene posacerisht marredheniet me publikun gjate ketyre zgjedhjeve, si edhe pergatitjet teknike parazgjedhore per te siguruar nje proces sa me te sakte. Problemet qe jane ngritur ne takimin e djeshem, ka qene kerkesa e opozites per te hartuar nje amendament ne menyre qe te shmanget Dushku i madh, problemet qe shfaqen me listat e zgjedhesve si dhe hartimi dhe miratimi i nje kodi etik. Mesohet se ne takim eshte kritikuar nga opozita puna e bere nga KQZ-ja dhe kryesisht nga kryetari i saj, Celibashi. Por perfaqesuesit pozitare ne takim kane bere te qarte dhe nje here qe anetaret e KQZ-se te lihen te bejne punen e tyre. Po keshtu eshte hedhur poshte dhe mundesia e ndryshimit te kodit elektoral pasi sipas pozites, eshte ai kod qe eshte miratuar me konsensusin e te gjitha paleve. Ndersa data e zgjedhjeve nuk ka qene objekt bisede ne tryezen e djeshme.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  2. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  3. Mbresat mė tė fundit nga vizita nė Atdhe
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 15:29
  4. Zgjedhjet e fundit ne Bulqize
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •