Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Perkthime - nga Fan Noli

    Perkthime veprash nga shkrimetar shqipetar.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Perkthyer nga Noli

    Viktor Hugo
    “Lule mbi varr”


    Menate, neser kur te zbardhet fush’ e shkrete,
    Do nisem. Se me pret, e di qe jam vonuar;
    Do shkonj nga pylli dhe mali i perpjete;
    Me teper s’mund te pres lark teje i merguar.

    Do te bares me syte ne kujtimet kridhur
    Pa par’ asgje, pa djer’ asnje shamate;
    I vetem, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
    Vrerosur, edhe dita do te behet nate.

    S’kam per te par’ as perendimin ar e zjarr
    As lundrat me pelhura tutje ne lugine,
    Dhe kur t’arrinj, me gjunje do te ve mi varr
    Nje tufe lule borsilok e trendeline.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Perkthyer nga Noli

    Sharl Bodler
    “Asaj qe shkoi”


    Rreth meje rruga ulerin edhe bucet,
    E gjat’ e holle, sterre, kuje madheshtore,
    Nje grua shkoi me nje fustan te zi per dore,
    Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.

    Si engjell, si statuj’ e gjalle vetetin.
    Si i shastisur dhe i cakerdisur une
    Nga syr’ i saj si qiell qe mbrun furtune
    Thethinja mjalte qe magjeps, defrim qe grin.

    Ja shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur
    Qe me veshtrimin tent me bere flag’ e furre,
    S’te shoh me valle vec ne jeten e pasosur?

    Ah, gjetke, tutje, teper vone, nofta kurre,
    Se une s’di ku ike, ti ku shkonj s’e di,
    Te desha, moj, e dinje, vete, moj, dhe ti.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Exclamation Perkthyer nga Noli

    Nga “Hamleti”
    William Shakespeare

    “Te Rrosh a te mos rrosh”

    Te rrosh a te mos rrosh – kjo eshte ceshtja:
    M’ e lart’ eshte valle te durosh.
    Hobe, shegjeta fati te terbuar
    A te perballsh nje det te turbull helmesh
    Me arm’ e funt t’u japsh. Te vdec – te flesh –
    Jo me – dhe me nje gjume te mbarosh
    Cdo zemer-dhembje, mijera tronditje,
    Qe trupi prej natyres trashegon.
    Ja nje qellim qe duhet desheruar
    Me gjithe shpirt. Te vdec – te flec; te flec?
    E nofta t’enderrosh! ah, ketu ngec;
    Se c’ endrra shohim n’ ate gjume-vdekje,
    Passi na shkundet kjo peshtjellj’ e mortme,
    Kjo frike na qendron; ja aresyja
    Qe aq’ e zgjat nje jete me mjerime;
    Se kush duron perbuzjen dhe kamcikun’ e botes,
    Zullumn’ e shtypesit, perdhunen e krenarit,
    Lengimn’ e dashuris’ se paperfillur,
    Vonimn’ e ligjes, goje-cthurjen e zyrtarit,
    Dhe shkelmet, qe cdo vlere zemer-gjere
    Nga te pavlershmit merr, kur munt t’ a lanje
    Hesapin fare me nje cope thike?
    Kush valle barra mban e kush dersin,
    Renkon nene nje jete te merzitur,
    Po vetem tmerr’ I asaj dic pas vdekjes –
    Vendit te pazbuluar, nga s’ na kthehet
    Kurr’ udhetari – na trullos vullnetin,
    Dhe vuajme te ligat qe po kemi
    Se sa te hidhemi n’ato qe s’ dime.
    Keshtu na ben ndergjegjia gjuh’ frikace;
    Keshtu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutes
    Semuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
    Dhe pllane te medha e rendesore
    Ndalen, percajne rrjedhjen, dhe humbasin
    Emrin e veperimit. Hesht tani!
    E bukura Ofeli! Engjell, ne lutjet
    Mekatet m’ I kujto te gjitha…

  5. #5
    Kotesia njerezore - William Knox

    Perse njeriu eshte kryelarte?
    Si re e shpejtme, meteor i zjarrte
    Si drite vetetin si vale na vengon
    Nga jeta ne pushim, ne varr kalon

    Nga dushku dhe nga shelgu bje cdo flete
    Perndahen rrotull, shtrihen tatepjete
    Te vogla, te medha, te ra, te thata
    Permbysen tok dhe hidhen ne germadha

    Kurora e nje koke mbreterore
    Me mitren dhe me kraben prifterore
    I dituri dhe trimi zemermath
    Mberthehen ne qivur, zbresin ne varr

    Ēdo shprese, deshperimi, helmi gazi
    Ēkallmohen nga tufani dhe porjazi
    Ēdo lot e buzeqeshje, vaj e valle
    Dermohen posi vala neper zalle

    Shkendij' e syrit edhe frym' e jetes
    Lul' e shendetit edhe shkrumb' i vdekjes
    Rrezohen ne savan nga kulm' i arte"
    Pra, qysh njeriu eshte kryelarte?


    Kjo poezi eshte perkthyer nga Fan Noli, nen nje nga pseudonimet e tij, "Namik Namazi", ne qershor te 1963 dhe eshte botuar tek "Dielli" ne gusht te po atij viti.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Kete vjershe poeti ia shkroi dhe dergoi te shoqes nje dite para se te ekzekutohej prej Mbretereshes Elizabete I, me 1586, kur ishte vetem 28 vjec.

    Ne vengjillen e vdekjes – Chidiock Tichborne

    Lul’ e rinise m’u be pellk merakesh
    E kremt’ e gazit m’u be vurk mekatesh
    Gruri qe kora dolli egjr’ e therme
    E ter’ e mira ime dolli shpres’ e vrerme
    Dita me shkoj, dhe diellin s’e pashe
    Tani po rronj, tani jeten e lashe

    Halli m’u duk, po une nuk e ēfaqa
    Pema me ra, po fleta s’m’ eshte thare
    Rinin’ e kam mbaruar, po s’u mplaka
    E pashe boten, bota s’me ka pare
    Peri m’u pre, po i patjerur rashe
    Tani po rronj, tani jeten e lashe

    Kerkova vdekjen dhe ne zemr’ e gjeta
    Kam dashur jeten dhe kufome mbeta
    Barita token, varrin tim e miha
    Tani po vdes, kur jeten time nisa
    Kupa m’u mbush, tani m’u zbras, u vrashe
    Tani po rronj, tani jeten e lashe

    Ky eshte nje tjeter perkthim i Nolit me pseudonimin Namik Namazi ne vitin 1963, dhe po ne te njejtin vit u botua tek Dielli.
    Gjate jetes se tij letrare Noli ka perdorur disa pseudonime. Pseudonimin e pare, Theofan Mavromati, e perdori kur perktheu ne greqisht librin e Sami Frasherit “Shqiperia, ē’ka qene, ē’eshte dhe ēdo te behet”. Pseudonime te tjera qe ka perdorur kane qene: Ali Baba Qyteza, Rushit Bilbil Gramshi, Bajram Domosdova dhe Namik Namazi.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Dashuri e fshehet – Alexis Felix Arvers

    Ne shpirt kam nje sekret, ne jeten nje mister
    Nje dashuri pa funt, te kapur ne nje vrap
    E keqja s’ka derman, pra sheshit nuk e nxjerr
    Dhe ajo qe e shkaketoj s’e mori vesh aspak

    Ajme, kalova pran’ asaj i pa-shikuar
    Perhere afer saj, po i vetem gjithenje
    Dhe jeten permbi dhene e kam mbaruar
    Asgje pa lypur fare, edhe pa marre asgje

    E embl’ e dashur, zoti sic e ka krijuar
    Vazhdon udhen e saj pa ndjere e pa degjuar
    Sevdane e murmuritur ēap per ēap kudo

    E lidhur pas detyres saj se patronditur
    Kur ta kendonje kete vjershe e ēuditur
    Pyet sec grua qe, dhe s’di qe ish vet’ ajo!

    Perkthyer nga frengjishtja Namik Namazi (Fan Noli) ne nentor 1961. Botuar tek Dielli po ate vit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Pėrkthime nga D.D.
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 183
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 20:23
  3. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •