Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    Po ku ta di une. Diku ne bote nese nuk gaboj.
    Postime
    55

    Luigj Gurakuqi

    Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr.
    Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.
    Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".
    Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
    Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.
    L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.
    L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).
    Interes tė veēantė paraqet libri "Vargnimi nė gjuhėn shqipe" (1906), si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.
    Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.
    L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe.
    "HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
    SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Mė 2 mars ishte pėrvjetori i vrasjes sė Luigj Gurakuqit

    Mė 2 mars ishte pėrvjetori i vrasjes sė Luigj Gurakuqit nė Bari tė italisė nga njė agjent i shtyrė dhe i paguar nga klika zogiste, mė 2 mars 1925. Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat e shquara tė lėvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist, Hero i Popullit. Ai luftoi jo vetėm pėr njė Shqipėri tė lirė e tė pavarur, por edhe pėr njė shtet modern, i cili pėrmes reformave demokratike tė zhdukte prapambetjen, tė ndryshonte me shpejtėsi pamjen e tij, tė fitonte kohėn e humbur gjatė shekujve tė robėrisė..


    NoName

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Luigj Gurakuqi

    Luigj Gurakuqi





    Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr.
    Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.
    Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".
    Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
    Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.
    L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.
    L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).
    Interes tė veēantė paraqet libri "Vargnimi nė gjuhėn shqipe" (1906), si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.
    Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.
    L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mvehtėsia e Shqipėniės

    Luigj GURAKUQI,

    E andėrruar nga vjershėtorėt e dėshiruar nga zemrat e djeguna tė disa pakė atdhetarėve, qė vuanin e dirgjeshin nėpėr burgjet e errata e qė qanin e rėnkonin nėpėr shkretinat e largėta tė ndjekun e tė dėbuar nga Atdheu i dashun, mvehtėsia e Shqipėnisė na dukej tė gjithėve si njė dėshir i paarijshėm, si njė dhuratė tepėr e ēmuarshme pėr varfėrinė t'onė, si njė pemė e ambėlė e shijėshme, tė cilėn Perėndia u a kishte ndaluar shqipėtarėvet tė mjerė. Me gjith dėshirėn e nxehtė, me gjith adhurimin e thellė, qė kombi i ynė ka ndėgjuar kurdoherė pėr lirinė vehtore, robėnia e gjatė e zgjedha e dredhimet e Turqisė, qė pėr aqe shumė kohė kishin randuar mbi qafėn e Shqipėtarėvet, kishin shutitun edhe, ndė mos shuar, idhenė e bashkimit e te mvehtėsiės nė zemrat e tyne. Po! Edhe ata qė pėrpiqeshin e qė punonin, edhe ata qė vuanin e qė luftonin nuk e shihnin tepėr t'afėrme, nuk e prisnin shpejt pėr shpejti ditėn e bardhė tė mvehtėsisė s' atdheut. Dėshirin e tyne tė flaktė e ruanin e ushqenin nė thelbin e zemravet tė veta, andėrrėn e tyne tė lulėzuarė e fshihnin nė thellėsinėn e kujtimevet tė veta, po nuk kishin tepėr shpresė se do t'a arrinin ata vetė idealin e shenjtė, tė cilit i kishin falun e kushtuar fuqinė, mėndjen, qetėsinė e trupit e gjanė, e jetėn e vet!
    Kėshtu punonin e pėrpiqeshin atdhetarėt tanė: mundimet e tė vishtirat, qė pėsonin, i hiqnin e i vuanin pėr bijat e nipat e tyne; e me gjakun e vlefshėm, qė derthnin pa pushim e pa kursim, e dinin mirė se nuk do tė vaditnin e nuk do t'ushqenin njė lule, me erėn e tė cilės, do tė kėnaqeshin e do tė dėfrenin. Mirė po nė jetėn e kombevet si edhe nė jetėn e njerėsvet ndodhin hera-herė di-sa rasa tė papandehuna, qė trazojnė rrjedhėn e punėvet e pjellin disa ngjarje, qė as nuk i prisnin as nuk i shpresonin. Ashtu na ngjau edhe neve motin qė shkoi, mot i mbushun me brengė e me pėsime, po qė, ndė mest tė trazimeve e tė ligavet tė panjehuna, na solli edhe njė tė mirė tė pashpresuarė e tė paēmuarshme, dom-ethanė, lirinė, bashkimin, mvehtėsiėn e Atdheut!
    E mėsyeme e rrahunė nė tė gjitha anėt, e mundėnė e shtypunė, nė tė gjitha luftat, Turqia po hiqte frymėn e fundit n'Europė. Shqipėnia, qė, po m'ato ditė, kishte dalė nga njė kryengritje e rrebtė e pėrgjakshme, ndodhej e lodhunė e papregatitunė e gjendej nė rrezik tė math. Viset e saja u shkelėn, pothuaj tė gjitha nga tė huajt e bijat e saj, tė mahnitun nga rrufeja e zjarrtė, qė shkrepi e u zbras mbi kokėn e tyne, nuk dinin se nga t'ia mbanin. Po Perėndia nuk e kishte thanė qė tė shuhej fare plangu jetik i Burrit e i Skanderbeut, qė tė shdukej nga faqja e botės kombi shqipėtar i vjetėr, e po m'atėherė, kur anmiqėt tanė na kishin dėnuar pėr vdekje e po pregatiteshin tė ndanin copa-copa Atdheun t'onė tė shtrenjtė, ata, qė ushqenin nė zemrat e tyne idealin e mvehtėsisė, rrokėn flamurin tė kuq e tė zi nė dorė e, pa vėshtruar tė liga e rrezike, u mblodhėn kėtu nė Vlonė, ku delegatėt e ardhunė prej tė gjitha viseve t'ona nxorėn Shqipėrinė mė vehte tė lirė e tė bashkueme. Nuk asht sot dita tė pėrmendim nėpėr sa tė liga ka shkuar Shqipėnia nė kėtė mot tė gjatė e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetėm tė shtonj se nė kėtė ditė fatėbardhė, qė do tė mbetet e paharruarshme nė kujtimet e shenjta tė kombit tonė, lipset qė zemrat e tė gjithė shqipėtarėvet tė lidhen, tė bashkohen, tė bahen njė.
    Duke kujtuar e duke kremtuar ditėn e sotshme duhet tė pėrsėritim prapė besėn qė i dhamė shoqishoqit vitin qė shkoi; e duke sjellun pėrpara sysh rreziket e tmerėshme, qė i vareshin Atdheut pėrmbi krye, e shpėtimin t'onė tė ēuditshėm, t'a forsojmė dashuninė e vėllezėninė e t'i japim dorėn njėni tjatrit pėr tė mbajtun, pėr tė rritun, pėr tė shtuar mvehtėsiėn e Shqipėnisė sonė tė dashun.
    T'a dijmė mirė se ēarjet, zihjet, anmiqėsitė tona na turpėrojnė pėrpara Evropės, e cila vitin qė shkoi nxitoi duke njohun me njė herė mvehtėsinė tonė; u shtojnė rreziket vėllezėnvet tanė tė mjerė, qė ditė mė tjatrė po presin tė lirohen nga zgjedha greke e tė bashkohen me ne; e ma tepėr u thyejnė zemrėn atyne fatzesve, qė patėn rrezikun e math tė mbeten jashtė Shqipėrisė sė lirė.
    Tė betohemi pra edhe njė herė mbi lirinė e Atdheut, mbi varret e dėshmorėve tanė; t'i bajmė therore pėrpara altarit t'Atdheut anmiqėsitė e smirat e zilitė e poshtme e tė lidhemi e tė bashkohemi tė gjithė me njė ment e me njė zemrė qė tė pėrpiqemi e tė punojmė tok, si vėllezėr qė jemi, pėr tė shėruar plagėt e Shqipėnisė e pėr tė fshirė lotėt e atyne, qė qajnė e rėnkojnė mbi brenget e visevet tė veta, qė u ndanė nga trupi i Atdheut tė pėrbashkėm.

    Botuar mė 1913

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Luigj Gurakuqi

    Letra e Dhimitėr Beratit pėr Gurakuqin: Lajmet e zeza nė Shqipėrinė e 1920

    Berati:Tė nisė nė Shqipėri njė luftė parlamentare

    Emri:  160614.jpg

Shikime: 397

Madhėsia:  61.1 KB

    I dashur mik, E mora me kohė letrėn t’ėnde mė datėn 9 tė k.m. dhe tė falem nderit. Lajmet qė paske nga atdheu janė, me tė vėrtetė, shumė tė zeza. Sa ėshtė pėr t’u ēuditur aq edhe pėr t’u mahnitur qė nuk u gjentkan midis nesh 4 a 5 njerėz qė tė punojnė bashkė dobisht njė motmot.

    Por rreziku nuk ėshtė vetėm aty. Qeveritė t’ona, guvernimin e shohin si njė konqesģ eskluzive. Shtetin e identififikojnė me vehten, pra miq e anmiq tė veēantė u dashka tė jenė edhe tė Shtetit : “l’Etat c’est moi”

    Po ka edhe mė tej. Shumė prej nesh besojnė se vetėm duke qźnė anėtar=mis a kundėrshtar i qeverisė duhet punuar. Dhe nė kėtė kuptim, veprimi ka, gjithmonė, karakter tė prerė, tepėr tė caktuar, domethėnė ja krejt pro ja krejt kundėr.

    Duke mos u munduar t’a gjejnė rrugėn e mesit a duke mos dashur t’a gjejnė kėtė rrugė, njė vepėrim – mė mirė posibilitet vepėrimi – shkon mė kot. Kujtoj se njė njeri mund tė jetė pėr qeverinė, parimisht e atdhesisht, kur s’bėn politikė rrėzimesh pėr gazin e rrėzimit; por mund tė jetė edhe kundėr pėr kėtė vepėr ose atė reformė, pėr kėtė rregullim ose atė vendim.

    Mė shkonin ndėr mźnd kėta mendime duke lexuar ē’shkruan Traglia mbi ēėshtjen e partive nė Shqipėri. Nė kėtė rend mendimesh mė kujtohet edhe artikulli i Faik Konicės, botuar nė “Popolo romano”. Mė tha Kasneci se t’a ka pėr tė dhānė.

    Me Kasnecin folėm shumė herė mbi nevojėn qė tė fillohet sa mā shpejt, mbrenda nė Shqipėri, njė luftė parlamentare, elektorale, urtėsisht e metodikisht. Shumė mund tė flitet e tė vihet n’udhė nga kjo pikėpamje.
    Tani fjalė librash.

    Mė fajton se shkruaj shkurtėr dhe unė kujtonja se, mbi kėtė send, tepėr e zgjata fjalėn. Mund tė tė kisha dėrguar Lecce-n e Blanku-n t’em hua, me rastin e udhėtimit tė Kasnecit, por njėherė s’dinja nė tė duhen a jo tani dhe, pastaj, Kasnecin s’e poqa kur u nis. Do t’i kisha dhėnė ndobare Blankun.

    Kam gjetur kėtu pėrkthimin e Pietro Rocca-s, shtypur nė Venedik mė 1554. Nuk e kam blerė se mė kėrkon 85 lireta. Biemmin e bleva me 20 l., tė ri e tė lidhur punė e madhe. Shkruamė gjā pėr Rocca-n nė i a njeh vlerėn si libėr i rrallė.

    Thua se nga librat qė tregoj n’atė listė kam nga dy. Tė kuptohemi. S’kam prej tė gjithėve. Sarocchi-n s’e kam fare ; Blankun kam editėn 1704, ajo e Parisit āsht 1691, edita e parė. T’imes i mungon njė faqe, si edhe Barlecit. Ah, u kujtuash.... E di sa mė kėrkoi kėtu njė librar pėr Barlecin ? ̶ 1000l. E .... me t’ardhun keq se tė tjerė librarė e paskan shitur 1400 !
    Budin kam vetėm njė editie tė re. Kam gjetur kėtu ca vogėlima tė De Radės etj.
    Me mall, Dhimitėr Beratti (firma)

    Freng. : “Shteti jam un”


    Mihal Grameno: Vendosėm shkėputjen e kishės tonė edhe nga Rusėt

    Nė Paris

    Gėzonj qė tė jini mirė si edhe unė. Tani ca dit u shkrojta edhe u ēova “Diellin” ku shkrova pėr gjendjen e atjeshme, besonj qė t’i kini marrė.
    Unė sot shkonj pėr nė Detroit Michigan ku ndodhet nėna e zonja time edhe si t’i marr do tė kthehem prapė kėtej ku do tė botonj gazetėn. Shpreh qė me u lajmėruar pėr botimin do tė mė pėrkrahni me lajmet e atjeshme si edhe letrarisht, siē m’u zotuat.

    Nėnshkrime po mblidhen shumė pas kėrkimit qė bėtė nga tė Krishterėt e Toskėrisė edhe pėr sė shpejti do t’u dėrgohen.
    Siē u shkrojta Z.Gurakuqi qė Shqiptarėt kanė njė simpati edhe besim tek juve edhe kam kuvenduar me Z. Kryetar tė Vatrės, Kolė Tromara, me Komisjonin edhe me gjithė kombėtarėt edhe qė tė gjithė kanė besim tė plotė, po duan ēpjegime mbi programin e qeverisė aqė pėr sot si edhe pėr pritjen, prandaj ėshtė detyra jote mė shumė qė t’ua dėftesh se mė tė shumėt juve u njohin dhe u kanė dėgjuar. Sa pėr Partinė ajo ėshtė nė tė rėnė dyke mos u udhėhequr mirė edhe nga gabimet.

    Mėsoni qė Noli i zgjedhur Piskop, nga mbledhjet kishtare Ruse edhe Shqipe dhe i dorėzuar nga Arqiepiskopi Rus, gjeti tani nė fund pengime nė tė mbushurit tė formės d.m.th. pėr t’i dorėzuar robat edhe shkopin Piskopal, duke thėnė qė Grekrit kanė bėrė protestime edhe do tė shtrojnė dokumenta zyrtare kundra Nolit.

    Kėshtu pra vendosėm ēkėputjen tė Kishės tonė edhe nga Rusėt edhe pasnesėr kleri kombėtar do t’i veshė robat Piskopale duke deklaruar Kishėn Ortodokse shqipe autoqefale. Me kėtė mėnyrė shpėtojmė njėherė e mirė nga maskarallėqet e vjetra edhe nisim jetėn e re tė kohės sė re. Monsignor Bumēit i puth dorėn si edhe Patėr Fishtės. Beratit e tė gjithėvet tė fala. Prit tė falura nga tė gjithė atdhetarėt. U puth me mall e mbetem pėr jetė juaji, Mihal Grameno (d. v.)

    P.sh. Nga Korēa na vijnė shumė lajme gazmore pėr ēėshtjen kombėtare. Dėrgomė fotografinė tėnde dhe tė At Fishtės.


    Kruja: Luigj m’vjen keq qė s’tė gjeta nė Shkodėr

    I dashun vėlla Luigj, Do t’a keshė marrė vesht se un qyshė mė 6 tė muejit tė kaluem gjindem nė Shkodėr (e nė rrethet ku e ka lypė nevoja) me nji tok vullnetarėsh krutanė pėr me mundun me i vleftė kėsaj atdheje tė mjerė edhe si ushtar.

    Mund t’a kesh marrė me mźnd se sa keq mė ka ardhė kur nuk tė kam gjetė ty kėtu, e mos t’ishte nji arsye aq e fortė qi tė ka shtrėngue me u damė prej Shkodre nė kėto kohna kaqė tė vėshtira, do tė kisha mallkue pėr jetė e nuk dij se ē’farė fuqie do tė kishte mundė me mė pajtue mā me ty! E dij edhe qi kur ke lānė Shkodrėn ti nuk kanė pasė ndodhė edhe ngatrresat e sodshme. Por me qźnė qi ti bjerr nji minutė nė vźnd tė huej mbas si tė keshė krye atė punė tė trupit t’ānd pėr tė cilėn ke shkue, t’a dijsh se me mue e me Kelin e me kźdo mik tjetėr qi tė tė ketė nė zźmėr si na (pėr nė qoftė) ke me e pasė punėn keq.

    Besa, Luigj, pa qeshė kishte me qźnė nevoja qi ti t’u gjindshe kėtu sa mā para, por, e ditun, je edhe t’u vumė nė rrezik shėndetėn tānde. Sidomos un kisha me qźnė tepėr i lumė me pasė fatin e me u kėthye ti kėtu nja pak dit para se me u nisė un pėr Krue. Tash ti e din vetė. Prap kthehem e tė them se nė ēdo nevojė tjetėr, mbrźnda shėndetėn, e pa sigurue atź mos bān as nji hapė pėr kėndej, se para tė gjithash ajo na duhet. Tė marr n’grykė e tė puth me shumė māll. Mustafa Kruja


    Shqiptarja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Luigj Gurakuqi

    Gurakuqi nė '19: Anmiku ma i math i fisit shqiptar ka qenė dhe asht Turqia

    Emri:  cachew-324-447-strict-160615.jpg

Shikime: 369

Madhėsia:  59.9 KB


    Fejzi Azoti: Nė Shqipėri mbizotėron anarqia

    I dashun Mik, Pėrgjegjen e letrės tėnde nuk mungova t’ja u dėrgoj me tė shpejtė, edhe, t’ju komunikoj disa lajme tė vendit. Mė thotė Kamsi se duket qė letrėn t’ime nuk e keni marrė, un ja u dėrgova nė adresėn e njohur.

    Kėtu, si ju shkrova, ndodhet Im. Fan Noli me disa priftėrinj tė cilėt tue i u pėshtetur Qeveris tė cilėn e konsiderojnė t’ėmėn e Kreaturės sė vet, pėr formimin e Qishės autoqefale u nisėn pėr Shqypni, po u shporrėn nga Shqypnia e nuk ju dhanė leje tė hyjnė. Konica ka 12 ditė qė vajti nė Tiranė pėr tė dhėnė shpjegime mbi gjėndjen politike e cila varet nė atė tė mbrendėshme edhe tė kėshillojė shokėt e vet pėr me i dhanun fund vepravet tė cilat shkaktojnė humbjen e vendit. Nė qoftė se nuk i mrrin qėllimit tue bamun nji proklamim do tė japė dorėheqjen.

    Si Mehmetit ashtu edhe Fan Nolit ju thashė se Qeveria mund t’ju mos japė leje pėr formimin e Qishės, por nuk mundet t’i ndalojė tė mos tė hyjnė nė Shqypni si qytetas. Ēėshtja ma me rėndėsi pėr mua ėshtė kjo.

    Nė Shqypni thuaj se mbretėron njė anarqi administrate. Ministrat janė kundra shoqi shokut. Thuhet se mė s’afėrit do tė ketė njė ndryshim ministerial, po nuk munden tė gjejnė Kryeministrin. Shtojnė se nė vise tė Toskėrisė si nga Sali Vranishti edhe tė tjerė ėshtė formuar edhe Komiteti “Dora e zezė”.

    Ky filloi t’i ndalojė bujqit tė mos japin tė drejta tė zotėvet e tė mos njofin zotnimin e tyne. Kjo vepėr sociale nisi nga ēifliqet e Sureja bej Vlorės . Nga Shkodra disa thonė mbas zakonit e fjalės ka “Rehati”, po disa thonė se me tė shpejtė do tė pėrndahet fuqia qė asht mbledhun nė kufi nga shkaku i skamjes.

    Shpėrdorimet financiare janė shumė tė mėdha. Pagesat nuk bahen rregullisht, po gjithnji nė formė paradhėnie.
    Mbas gjendjes politike tė vendit e mbas asaj ekonomike t’onė mė duhet personalisht tė ikim. Shoqėnisht si duhet tė veprojmė. Gjan e gjatė tė mė shkruash tue marrė para sysh ngjarjet edhe veprat qė ne bajtim. Pėrfundoj tue shtrėngue dorėn miqėsisht e vėllazėrisht e shpresoj qe te kem njė pėrgjigje tė shpejtė. Fejzi Alizoti

    Gurakuqi nė prill 1918: Njė pendė e artė pėr Gjergj Fishtėn nga Berati

    I pėrndershėm Zotni, Nji tufė atdhetarėsh tė qytetit tė Beratit, tė prekun nė ndiesģt mā tė thellat e zźmrės sė tyne prej pėrgjigjes sė drejtė, tė ndershme e trimoshe me tė cilėn i patėt kundrėshtuem me anėn e “Postės sė Shqipnģs” lėndimit tė rāndė, qi Dr. Rizov-i kishte hedhun disa kohė pėrpara kundėr tė drejtavet tė kombit shqiptar, patėn mendue e dhānė vendim qi me Ju kushtuem nji pendė ari nė shźj nderimi e mirnjohsije pėr provėn e re tė shkėlqyeshme tė dhānun prej Jush si atdhetar e si shkrimtar.

    Nė rasėn e tė shkuemit tim nė Berat, Z.Z. Veli Efendi Libohova e Salih Gjuka, tė cilėt mā tepėr u pėrpoqėn pėr tė kryuemit e dėshirit e vendimit tė shokvet tė tyne, m’a vūnė pėr barrė qi me Ju paraqitun pendėn e artė tė premtueme e tė punueme prej nji mjeshtri tė vendit.

    Tue mbaruem me gėzim detyrėn, qi mora pėr sipėr, kam sot nderin me Ju dorzuem pendėn e pėrmźndun. Kjo dhonti e ēmueshme, qi Ju dėrgojnė atdhetarėt e Beratit, mā tepėr se nji shpėrblim e nji zitje pėr Juve qi me vijuem nė veprėn t’uej, do tė jetė nji provė e gjallė qi shqiptarėt dijnė tė ēmojnė nderin kombėtar e tė mbrojnė tė drejtat e Atdheut tė vet.
    Ju ngjatjetoj me nder. Miku i juej Alois Gurakuqi
    Shkodėr, mė 20 Prill 1918.
    I pėrndershėm Zotni At Gjergj FISHTA
    Drejtuer i gazetės “Posta e Shqipnisė”


    Gurakuqi Sotir Gjikės: Po ju dėrgoj njė artikull pėr 28 Nėntoritn 1912

    Paris, 20 nānduer 1919

    I dashur mik, Z. Sotir Gjika,

    Drejtuer i gazetės “KUVŹNDI”, nė Romė Sikur fjalėn qi Ju kisha dhānė me letrėn t’ime tė fundit, ja ku po Ju dėrgoj, kėtu mbyllun, artikullin qi kam shkruem pėr numrin e veēantė tė “Kuvźndit” tė cilin do t’a nxirni nė kujtim tė ditės 28 Nānduer 1912. I zānun si jam me punė tė tepėrme, nuk mund tė bāj aqė sa kisha dėshir: e dini vetė se pėr tė shkruem pėr Shqiptarėt nė nji rasė tė tillė duhet qi njeriu tė mendohet mirė qi tė mos thotė as mā shum as mā pak se lyspet; duhet qi t’u apė dėfrim ndiesivet kombtare pa lėnduem edhe ndiesiėt fetare tė shumicės. Anmiku mā i math i fisit shqiptar ka qenė edhe āsht Turqia deri sa tė jetė gjallė, por duhet tė mos harrojmė edhe se nji shumicė e madhe e vllazėnvet t’anė ka pasė lidhun pėr qinda vjetėsh fatin e vet me tź. Gjuha e orthografia, qi kam pėrdorun nė ketė artikull, ndryshojnė pakėz nga ato qi pėrdorni Ju nė gazetėt; me gjithė kėtź Ju lutem qi t’i lini ashtu si janė edhe nė qoftė se keni arsye pėr t’i ndryshuem. Shumė shėndete e ngjatjetime Zonjės, Juve Ju pėrshėndosh me mall.

    I jueji
    L. Gurakuqi
    P.Sh. Po ju dėrgoj kėtu mbyllun edhe artikullin e Z. Berattit; at Fishta, Ju dėrgon nesėr njė vjershė.

    Shqiptarja

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Luigj Gurakuqi

    90 vjet nga vrasja e Gurakuqit

    Emri:  136310.jpg

Shikime: 488

Madhėsia:  20.7 KB

    90 vjet mė parė, nė Bari tė Italisė, njė vrasės i paguar do tė shtinte me armė mbi Luigj Gurakuqin. Vargjet e elegjisė sė famshme tė Fan Nolit e shprehin sot e kėsaj dite peshėn e madhe tė kėsaj humbjeje pėr Shqipėrinė.

    Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė, /Me tre plumba na i ranė,/ Na e vran' e na e shanė, / Na i thanė trathėtor.
    Se tė deshte dhe s'tė deshnin, /Se tė qante kur tė qeshnin,/ Se tė veshte kur tė ēveshnin,
    Nėno moj, tė ra dėshmor.

    Nėno moj, vajto, merr malin, /Larot t'a pėrmbysnė djalin/ Qė me Ismail Qemalin
    Ngriti flamur trimėror…
    .

    Dhe Fan Noli nuk do tė mjaftohej me kėtė elegji kshtuar patriotit tė madh Gurakuqi. Ai vlerėsonte maksimalisht mendimin dhe qėndrimin perėndimor tė kėtij burri tė madh, duke u shprehur se Gurakuqi ishte “pionier i qytetėrimit pėrėndimor nė Shqipėri, njė nga shqiptarėt e flakėt qė thithi me themele kulturėn e Pėrėndimit dhe si njeriun qė punoi mė gjate e mė shumė se kushdo tjetėr pėr tė mbjellur farėn e saj nė Shqipėri”.

    Luigj Gurakuqi lindi nė Shkodėr mė 20 shkurt 1879 dhe u rrit nė gjirin e njė familje tregtare tė kulturuar shkodrane, nga prindėrit Pjetėr e Leze Gurakuqi. Shkollėn fillore e tė mesme jo tė plotė i ndoqi nė Kolegjin Saverian nė rendin tekniko-tregtar, qė ishte shkolla mė e organizuar dhe mė e kompletuar qė kishte Shqipėria e asaj kohe. Luigji qe ndėr nxėnėsit mė tė zellshėm tė shkollės dhe shumė shpejt, qė nė moshėn 13 vjeēare i shfaqen prirjet pėr gjuhėn shqipe dhe krijime letrare. Prej Kolegjės Saveriane doli mė 1897.

    Mė pas plotėson arsimin e mesėm nė Kolegjin arbėresh e Shėn-Mitėr Koronės, ku pati mėsues De Radėn, figurė qė e frymėzoi pėr tėrė jetėn. Diplomėn e pjekurisė e merr nė Kozencė pėr ‘Sciences naturelles’, duke ndjekur edhe kurse tė veēanta nė filozofi. Vijoi studimet universitare nė Napoli (Itali) nė Fakultetin e Mjeksisė nė vitet 1901-1906, ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Institutin Lindor tė Napolit.

    Ngatėrresėn e parė me autoritetet turke e pati mė 1904 nga shkaku i njė botimi tė vogėl mbi kolonitė shqiptare nė Itali «Dy Kolonķ Shqiptare n'Italķ deri tash tė panjohtuna». Mė 1905 u shtrėngua tė marrė malet pėr t'i shpėtuar ndjekjeve.Me shpalljen e Kushtetutės falen tė gjithė ē'kishin bėrė faje politike.

    Mė korrik 1908 mbėrrin nė Shkodėr i adhuruar nga populli, mban njė fjalim nė shqip nė praninė e Komitetit tė Turqve tė Rinj, e pėrcjellin deri nė shtėpi.
    Nė nėntor 1908 merr pjesė nė Kongresin e Manastirit krah pėrfaqsuesve nga Shkodra: Atė Fishtės, Dom Mjedės, Hilė Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh nėnkryetar dhe anėtar i komisionit pėr njėsimin e alfabetit.

    Bashkė me Fishtėn ishte pėrfaqėsues i "Bashkimi"-t, me Logorecin kishin mandat tė pėrfaqsonin inteligjencėn shkodrane, gjithashtu vetė Luigji kishte mandat tė pėrfaqsonte arbėreshėt e Italisė. Gurakuqi pati meritėn dhe fatin qė udhėhoqi drejtpėrdrejtė luftėn pėr krijimin e shkollės kombėtare shqiptare dhe tė sistemit tonė arsimor. Nėn drejtimin e tij u hodhėn themelet e para tė sistemit arsimor fillor shtetėror nė Shqipėri.

    U krijua pėrvoja e parė e ngritjes sė administratės arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit njė sistem i tėrė i pėrgatitjes dhe i kualifikimit tė mėsuesve. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatėve. Nė tetor tė 1909 u emėrua drejtor i sė parės shkollė normale qė u hap nė Elbasan, ku dha njė ndihmesė me vlerė pėr vėnien e arsimit mbi baza kombėtare.

    Nė prill 1911 merr pjesė nė kryengritjen e malėsorėve tė Mbishkodrės e si njė nga udhėheqėsit e saj, harton sė bashku me Atė Mati Prennushin Memorandumin e Greēės, apo Librin e Kuq siē njihet ndryshe tė malėsorėve kryengritės, zjarri i armėve tė tė cilėve do tė paralajmėronte pavarėsinė. Mė 1912 zhvillon njė veprimtari tė dendur pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme, duke qenė i pranishėm nė Toskėri dhe mė vonė edhe pranė krerėve tė Kosovės.

    Mori pjesė nė mbledhjen e Bukureshtit, dhe do merrte pjesė nė shtegtimin nga Bukureshti nė Vienė. Me vaporrin e dhėnė nga austro-hungarezėt duke shoqėruar Ismail Qemalin zbret nė Durrės mė 24 nėntor nė orėn 4 mbasdite, u nisėn tė nesėrmen me 25. Njė natė fjetėn nė Ēermė tek Dervish bej Biēakēiu, dhe njė natė nė Fier tek Omer Pashė Vrioni. Nė Vlorė mbėrritėn mė 27 dhjetor nė darkė.

    Nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės (dhjetor 1912) u zgjodh Ministėr i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor pėr djem e vajza. Merr pjesė nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Nga gjendja e tensionuar nė Shqipėrinė e mesme, pasi qėndresa nuk u shfaq e frytshme tėrhiqet nė Shkodėr me Aqif pashėn ku vihet nė krye tė njė Komisioni Sundimtar tė Pėrkohshėm.

    Me Luftėn I Botėrore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet nė Podgoricė nga 17 korriku 1915 deri nė janar 1916.
    Gjatė pushtimit austro-hungarez, prania e Komparmatės XIX tė komanduar nga gjen. Trollmann vihet drejtor i pėrgjithshėm i Arsimit, hapi shumė shkolla shqipe. Qe njė nga themeluesit e Komisisė Letrare mė 1916. Profesori i Filologjisė romane nė universitetin e Ljubjanės, mė parė prof. nė Univ. e Gratz-it nė Austri qė bėri pjesė nė punimet e kėsaj Komisie, Radomir Nachtingall, e ēmon Gurakuqin.

    Nė qeverinė e dalė nga Kongresi i Durrėsit ku ishte pėrfaqėsues i Shkodrės dhe Mirditės, u emėrua zėvendės i dr. Mihal Turtullit nė ministrinė e Arsimit tė kabinetit tė Turhan Pashė Pėrmetit. Qė nė mbledhjen e parė tė Kongresit tė Durrėsit, mė 1918, L.Gurakuqi "āsht kundėr qė nė njė mbledhje kombėtare tė pėrmenden fjalėt toskė e gegė dhe tė krishtenė e mysliman", kėrkon qė fjalė tė tilla tė jenė tė ndaluara dhe shton se "...ēėshtja e lirisė dhe e nderimit tė feve nė Shqipni duhet tė zgjidhet mbas formulės: "Feja e lirė nė shtet tė lirė". I ngarkuar nga kjo qeveri si anėtar i delegacionit tė saj nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku qendroi 15 muaj. Ēdo shkresė e pėrdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e tė Mustafa Merlikės.

    Iu dha edhe posti i ministrit tė brendshėm, nė kabinetin disa ditor tė H. Prishtinės. Kėto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollėsisht nė diskutime nė parlamentin shqiptar dhe, posaēėrisht n'artikullin "Bazat e bashkėpunimit ndėrmjet shqiptarėvet muhamedanė e tė krishtenė". Ai ishte kategorikisht kundėr atyre qė mendonin se pėr tė larguar konfliktet fetare qė mund te lindnin, duhet, me tė butė e me tė fortė, tė shuhen besimet fetare nė Shqipėri.

    Mė 1921-1924 qe deputet i Shkodrės nė Kėshillin Kombėtar ku si njė nga udhėheqėsit e opozitės demokratike luftoi pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr lehtėsimin e gjendjes sė bujkut nga shtypja e rėndė, pėr zhvillimin ekonomik e kulturor dhe pėr mbrojtjen e pavarėsisė nga synimet skllavėruese tė fuqive imperialiste. I qėndroi besnik deri nė fund tė jetės idealit pėr tė parė njė ditė tė bashkuar rreth tokės amtare gjithė vėllezėrit e kombit.

    Mė 5 mars 1924 u sėmur rėndė nga njė grip i fortė qė e mbėrtheu afro njė muaj nė shtrat. Shtypi i dha vėmendje tė veēantė, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojės "Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sėmurė".

    Nė qeverinė e kryesuar nga Fan S. Noli u emėrua Ministėr i Financave. U dallua pėr ndjenjėn e lartė tė pėrgjegjėsisė dhe pėr vendosmėrinė e pėrpjekjet pėr krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesė nė Konferencėn e Gjenevės krahas Nolit mė 1924.

    Pas shtypjes sė Lėvizjes sė Qershorit shkoi nė Itali, ku mė 2 mars 1925 u vra nė Bari prej Baltjon Stamollės nė derė tė Hotel Cavour, kushėri i vetė Luigjit.
    Ishte mbrėmja e 2 marsit, nė restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq tė tij dhe gruan e njėrit prej tyre: Riza Dani me bashkėshorten Makbule dhe vėllai i tij Dan Hasani. Kėrkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t'shkoj tek Sotiri, mbāsi i kam premtue nji kukull vajzes sė tij. Nė xhepat e shkyer tė ish-Ministrit tė financave policia italiane gjeti vetėm 350 lira.

    Autoritetet italiane nuk lejuan qė funerali tė mbahej nė qytet, por vetėm brenda mureve tė varrezave. N'ato ēaste tragjike miku i afėrt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruajti veshjen me tė cilėn ishte vra "trimi i bardhė si dborė" pėr t'ia lanė si kujtim brezave tė ardhshėm. Nė Bari rendėn refugjatė shqiptarė prej gjithkah. U mbajtėn fjalime prej bashkėshortes sė Sotir Gjikės, zonjės Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinės, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj.

    Nė nderim tė 90 vjetorit tė vdekjes sė kėtij intelektuali dhe patrioti tė madh, sjellim pėr lexuesit tanė nėj grup artikujsh e letėrkėmbish mes Gurakuqit dhe disa miqve tė tij, tė gjithė mblkehdur nė fondet e arkivit qendror tė shtetit dhe pėrgatitur pėr botim nga Eugjen Merlika, tė cilit I jemi mirėnjohės pėr kontributin e tij ėn krijimin e kėtij numri tė posacėm tė Rilindasit kushtuar pėrvjetorit tė humbjes tragjike tė Luigj Gurakuqit.

    Emri:  160611.jpg

Shikime: 441

Madhėsia:  122.2 KB

    Shenim: te dhenat per kete pershkrim jetesor te Gurakuqit i kemi konsultuar nga Wikipedia.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Luigj Gurakuqi

    Gurakuqi: Shkodra, selia e vjetėr e mbretėnvet t’Ilyris

    Emri:  cachew-288-273-strict-160613.jpg

Shikime: 334

Madhėsia:  36.0 KB

    Nji nga ēāshtjet kryesore, nji nga pikat mā me rāndėsģ, mbi tė cilat do tė japė vendim Asemblea konstituente, āsht edhe ajo e kryeqytetit. Tue qenė se Shkodra e jonė e njeh, si nji tė drejtė tė pakundėrshtueshme, zgjedhjen e saj pėr kryeqytet, e vetmja herė qi do tė kisha dėshiruem me qenė prej nji ane tjetėr tė Shqipnģs, do t’ishte kjo e sotshmja, pėr arsye qi tė mos bāhem si nji C i c e r o p r o d o m o s u a, qi tė mos kuptohen keq fjalėt e mija.

    Por, ndonsč shkodranė, po ap besėn se, pėr pakė orė, do tė mundohem t’a harroj cilsģn t’ime, e se do tė pėrpiqem t’a shqyrtoj ketė ēāshtje vetėm nėn pikėpamjen e interesavet tė pėrbashkme tė kombit, tue sjellė arsye e tue pėrdorun argumenta, qi t’i a nxjerrin nė shesh e t’i a shugurojnė Shkodrės ketė tė drejtė, jo pse na pėlqen nč, jo pse e duem na, por pse kėshtu e kėrkon e mira e Atdheut dhe e Shtetit.

    Askush nuk mund t’a mohojė influencėn bāmirse, qi kanė qytetet mbi pėrparimin e qytetnimin e nji populli. Qytetet lėshojnė e pėrhapin rrezet e veta pėrparimsjellse mbi katundet e malsģt qi kanė pėr qark; tue nisun prej tyne, qytetnimi ndźn krahėt e hjedh dritėn e vet mbi tė gjitha pjesėt e kombit. Por, ndėrmjet qytetevet, ai qi ka rāndėsģ mā tepėr, nėn ē’do pikėpamje, āsht, domosdo, kryeqyteti. Ky āsht truni me tė cilin mendon kombi i tānė, āsht zźmra ku mblidhet e rreh gjaku i gjith popullit. Nji shembull i vetėm mjafton, shembull i Parisit. Pjesėn kryesore, qi ka pasun e ka Parisi nė historģn e shkėlqyeshme tė Francės, e njohin dhe e ēmojnė tė gjithė.

    Por, nė qoftė se qytetet, e sidomos kryeqyteti, kanė influencė e rāndėsģ tė ēmueshme kudņ edhe ndėr Shtetet e mėdhaja, do tė kenė, domosdo, edhe mā tepėr nė ketė Shqipnin t’onė tė vogėl e tė mbetun mbrapa nga pėrparimi e qytetnimi, ku qytetet, qi tė meritojnė kėtė emėn, s’mund tė jenė mā tepėr se dy, e ku kryeqyteti do tė jetė njeni prej kėtyne, nė mos i vetmi.

    Pėr zhvillimin e kryeqytetit e pėr pėrparimin e tij, nėn ē’do pikėpamje, do tė punojė, do tė derdhė djersėn e vet kombi i tānė. Pra, sa mā shpejt tė zhvillohet kryeqyteti, aqė mā fort do t’i lehtėsohet barra kombit, aqė mā i shpejtė do tė jetė edhe pėrparimi i kėtij. Sa mā fort tė pėrhapet qytetnimi nė kryeqytet, aqė mā e madhe, aqė mā bāmirse do tė jetė edhe influenca e tij mbi qytetnimin e kombit pėrgjithėsisht.

    Pėr tė gjitha kėto arsye, e tue marrė para sysh, sidomos, gjźndjen ekonomike e shkallėn kulturore tė kombit t’onė tė vogėl, besoj se, pėr kryeqytet tė Shqipnģs, duhet zgjedhun ai vend, qi, tė ketė ato kondita, qi tė pėrmbledhė nė vetvete ato cilsģ, qi janė tė nevojshme pėr me i dhānė shkas pėrparimit, e qi mund tė ndihmojnė e tė shpejtojnė zhvillimin e qytetnimit. Tė gjitha kėto kondita, tė gjitha kėto cilsķ, – ndė nji shkallė mā tė naltė e mā t’ultė e relativisht me konditat e pėrgjithėshme tė Shqipnķs, e me cilsģt e kombit shqiptar – i ka Shkodra, selija e vjetėr e Mbretėnvet t’Ilyrģs, nji nga qytetet mā tė mėdhaja e mā me rāndėsģ tė Shqipnķs sė sotshme.

    E shtrueme nė breg tė liqenit, jo fort larg prej detit, me tė cilin e lidhė Bojana, lum i lundrueshėm, me kujtime historike, me meritime kombtare e me tradicjone kulturore, ekonomike e tregtare tė shkėlqyeshme, Shkodra, e ndihmueme pakėz, mund tė bāhet shpejt nji qendėr qytetnimi e pėrparimi me rāndėsģ tė madhe. Populli i saj, kryenaltė pėr gjuhė, e pėr gjak e kombsģ tė vet, i ushqyem me ndiesģ burrnore e liridashėse, i pregatitun pėr pranimin e kulturės e tė pėrparimit e i prirun nga tregtija e industrija, kishte me treguem vullnetin mā tė mirė, e kishte me dhānė, me gjithė zemėr, aktivitetin e ndihmėn e vet tė ēmueshme pėr me pėrkrahun mundimin e Shtetit e tė kombit pėr zhvillimin e kryeqytetit e, ndėpėr mjet tė tij, t’Atdheut.

    Mund tė mė thuhet se disa nga kėto kondita e cilsģ, i kanė edhe vźnde tė tjera. Unė, qi kam pasun fatin me pamun gadi tė gjitha qytetet e Shqipnģs e me hymun nė pėrpjekje me banorėt e tyne, nuk jam ai qi do t’u mohojė tė tjervet meritimet qi kanė, e, aqė mā pak, Korēės, kryevendit tė famshėm tė Shqipnis jugore, e qytetarvet tė saj. Shtoj vetėm se, pėr Shkodėr, ka edhe arsye tė tjera mjaft tė vlefshme, qi i sigurojnė parapėlqimin.

    Nė Shqipnģ tė veriut nuk ka, sot pėr sot, pėrveē Shkodrės, asnji qytet tjetėr, as nuk āsht shpresa qi tė mund tė themelohet e tė mėkāmbet pėr pakė kohė. Por Shkodra, e cungėllueme nė pjesėt e tregjet e veta mā tė mira, e vorfėnueme nė mjetet e gjallnģs sė vet, dhe e lānun mbas dore, nuk do tė mundet me u mbajtun pėr shumė kohė; e prishja e saj, jo vetėm qi do tė pengojė keq pėrparimin e Shqipnģs sė veriut, por mund t’i sjellė kėsaj dāme e mjerime edhe mā tė mėdhaja. Shkodra, kryeqytet, do tė lulzojė vetė e, bashkė me tź, do tė lulzojnė edhe krahinat e tjera tė Shqipnģs sė sipėrme.

    Nji tjetėr arsye, qi e porositė Shkodrėn pėr kryeqytet tė Shqipnģs āsht edhe ēāshtja tregtare. Qyshė prej kohvet mā tė lashta, Shkodra ka qenė nji qendėr nė zā, nji emporium, ku mblidhej e ngah pėrshkohej tregtia e nji pjese tė madhe tė gadishullės sė Balkanit. Po tė mėkāmbet Shkodra, po tė pėrmirsohet gjźndja e saj ekonomike, po tė rregullohen Drini e Bojana, po tė lidhet me rruga, e po t’i ndėrtohet nji hekurudhė qi t’a vźjė nė pėrpjekje me hekurudhat e Jugoslavģs, Shkodra mund t’a fitojė prapė shkėlqimin e pėrparshėm nė lāmė tė tregtķs, punė, kjo, qi do t’i ndihmonte fort zhvillimit ekonomik e tregtar tė vźndit t’onė.

    Kėtu ndokush do tė mundej me mė thanė se kėto ndihma e kėto mjete mund t’i jepen Shkodrės edhe pa nevojė me e bāmun kryeqytet. Edhe un nuk thom se jo; por tė mos harrojmė se gjendja kritike, ku ndodhet sot kombi i ynė, nuk ep lźje me i pėrndamun nė shumė vźnde ndihma e mjetet e veta tė paka. Pse tė mos bājmė mā mirė si i thonė nji fjale tė vjetėr, nji rrugė e dy punė ? Kėshtu do tė kemi, nė Shkodėr, nji qytet tė madh e tė pėrparuem, nji kryeqytet qi tė meritojė kėtė emėn, nji qendėr kulture, qi do tė lėshojė rrezet e veta mbi gjithė Shqipnģn, e, sidomos mbi pjesėn e saj veriore!

    Argumenti i kundėrshtarvet, qi thonė se Shkodra āsht tepėr nė skāj, āsht tepėr afėr kufinit, nuk ka asnji themel.
    Deri sa tė mos kemi mjete komunikimi, kryeqyteti, kudo qi tė jetė, ka me qenė larg. Kur bāhen udhat, largėsimi nuk do tė ketė kuptim nė nji Shqipnķ, mjerisht, kaqė tė ngushtė.
    Afrimi i Shkodrės me kufī nuk bie prapė ndonjė pengim, mbasi edhe shumė Shtete tė tjera tė mėdhą e tė vogla, i kanė pasun edhe i kanė kryeqytetet afėr kufinit.

    Po t’i ruhet pozita strategjike qi ka, Shkodra mund tė forcohet mirė, mund tė qindrojė. Tė mos harrojmė se nė kohė tė luftės balkanike, Shkodra qe i mbrāmi qytet qi ra nė dorė t’ushtrivet beslidhuna, ndonse nuk ishte e pregatitun pėr nji qendrim tė gjatė.

    Pėr tė gjitha kėto arsye, qi hyjnė nė rreth sė mirės sė pėrbashkėme tė kombit, jam i sigurtė se misėt e Kuvendit kushtetues nuk do t’i mohojnė Shkodrės tė drejtėn qi me e zgjedhun kryeqytet tė Shqipnis.

    Shqiptarja

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Luigj Gurakuqi

    Gurakuqi: Gjuha shqipe, e vobektė e si e ngurtė, pėrkulet e pėrdoret me vėshtirėsi

    Emri:  cachew-194-272-strict-160617.jpg

Shikime: 365

Madhėsia:  29.6 KB

    Kam shumė uzdajė, e gati mundem me thanė se jam i sigurtė, qi tė gjithė kėndojtorėt e tė gjithė Shqiptarėt bashkė, do t’a kenė zgjedhė , pritė e pėlqye me shumė gėzim artikullin e Drejtorit tė kėsaj fletore, me tė cilin na thirrte e na ftote me u mbledhė e me u marrė vesht pėr me qitė bashkarisht themelin e nji gjuhės kombtare, tė nji gjuhės sė pėrbashkme shqipe.

    Sa e vlefshme tė jetė kjo punė pėr né nuk kam pse t’a diftoj, pse tė gjithė ata, qi kanė pėr zemėr tė rritunit e shkėlqimin e emnit shqiptar, e marrin vesht prej vedit. Nevoja e saj del e tfaqet sheshit prej arsyenave tė thella, tė lidhuna e tė randa, qi n’at artikull siellte Drejtori i “Albanies” me at shije e me ato mėnyrė tė pėlqyeshme qi ai vetėm ka. E njimend, sikur drejtėsisht vetė ai proe, gjuha asht batori ma i madh i kombsis, diftuesi ma i naltė e sheji ma i kjartė i njisis e i bashkimit tė nji popullit.

    Na, deri mė sot, kena folė kot pėr nji gjuhė shqipe, pse kjo nuk ka rrnue njeti veē nė mende tė disa entuziastėve ; kena folė kot pėr nji komb shqiptar, pse ky nuk e ka diftue kurrė sheshit vedvedin me gjith’ato cilėsi tė nevojshme, qi i japin gjallim e fuqi ndīmjes kombtare. Deri mė sot nuk jena kenė tjetėr veē Toskė e Gegė tė dįmė politikisht e tė dįmė edhe me gjuhė, me idhnime e pėrēarje ndėr vedi, tė cilat shumė herė jena mundue me i ba edhč ma tė mdhaja e tė thershme tuj u kėqyrė me sy tė keq e tuj i u kundėrshtue njeni tjetrit.

    Po tham edhč nji herė pra se me shumė gėzim do t’a kenė ndīj kėt idé tė gjithė shqiptarėt ; nji idé, qi pėrpara ishte dukė si nji utopi, por qi sot mundet me shkue nė vend e me u vėrtetsue pėr nė kjoftė se asht njimend qi shkrimtarėt t’onė e dishrojnė me tė xehtė e e donė me gjithė zemėr lulėzimin e gjuhės sė vet.

    Sikur kam pasė shpresė se kanė me ba shumė e shumė tė tjerė, edhč un qysh tash po premtoj se, pėr sa tė mundem, kam me marrė pjesė nė tė rrahun tė kėsaj ēashtjes sė re tė cilės i ka hapė shtyllat fletorja “Albania” ; e kam shpresė edhč se ka pėr t’u rrahė me kujdes e me peshim, me dije e me pa pregjikime e pa anėsi, por tuj ndjekė gjithmonė mėsimet e urtis, tuj mbajtė gjith herė pėrpara qėllimin e naltė tė lulėzimit tė gjuhės s’onė e tuj kėqyrė shpesh me ra nė godi tė shtyem vetėm prej atdhesis e prej dishirit tė bashkimit !
    *****
    Por ma parė se tė nisi me e prekė drejtisht e me hy nė zemėr tė saj, po mė duket punė e mirė tė them sot nja dy fjalė pėrmbi zhvillim e pėrparim tė gjuhės, qi kanė me kenė si dera, sikur tė hymit nė tė rrahun tė kėsaj ēashtje.

    Sikur mund t’a dijn gjithkush, pse seicili mundet udņbisht me e vue oroe ket punė, gjuhėt e foluna ndjekin edhč ato tė shtredhunit e jetės sė kombit, qi i flet, due me thanė, zhvillohen e ndrrojnė pa pra. E kėtu pėr gjuhė tė foluna merren ma fort vesht dialektet, qi gjinden nė gojė tė popullit, pse gjuhėt e dekuna, si sanskritishtja, greqishtja e motshme e latinishtja, qi ndodhėn ndėr libra e xehen vetėm ndėr shkolla, asht e dijtun se nuk mund tė pėsojnė ndrrime.

    Fort pak mund tė ndrrojnė edhe gjuhėt e shkrueme e qi kanė nji letrėturė tė themelueme ka herė, si me thanė italishtja, frangishtja e gjermanishtja, tė cilat nuk munden me u thirrė gjuhė tė popullit italian, frang a gjerman, por tė njerzve tė shkollės t’Italis, tė Francės a tė Gjermanis, mbasi ndėr kėto dhena nuk ka asnji vend ku tė tilla gjuhė tė fliten, por gjithkund e gjithmonė ndīhen nė gojė tė popullit dialekte tė ndryshme, qi ndėrrojnė e zhvillohen.

    Ndėr ndrrime e ndėr zhvillime tė tyne, gjuhėt marrin mbrapa kanunet e rregullat e veta kur mos tė jenė tė trazueme prej ndonji shkaku tė pėrjashtėm, si me thanė prej tė pėrziemit me popuj tė nji gjuhe tė tjetėr gjinijet, qi disa herė mundet me i u ndrrue rrjedhėn. Kėto ligjė e kėto rregulla janė me themel, e harmonija e vėrtetėsija e tyne mund tė vehen oroe, jo vetėm ndėrmjet tė ndryshimeve tė dialekteve tė nji gjuhės, por edhč tuj pėrkrahė zhvillimet e shumė gjuhve tė rrjedhuna prej nji kronit.

    Tė tilla oroe e kėrkime, kur tė jenė tė livrueme e tė ndjekuna me dije e kujdes, me hollim e me masė, mund tė dalin shumė tė frytshme e tė dobishme e mund t’i u apin mjaft dritė atyne qi punojnė rreth Historisė sė motshme tė njerzve e tė gjuhėve.

    Por veē kėto vendime, pėr aq sa janė tė bukura e tė vlefshme, pėr aq mund tė jenė edhč tė damshme e tė rrezikshme kur mos tė livrohen e mos tė merren mbrapa me metoda tė drejta e me parime tė shėndosha ; atėherė, nė vend tė kėrkimeve tė thella e tė zbulimeve tė fitimshme, kena pėr tė pasė vetėm lojė fjalėsh e prralla mitologjijet, e, nė vend tė gjuhtarėve tė ndershėm, ēarlatana e andrratarė, sikur, mjerisht, kanė kenė disa ndėr né !

    Gjuhėsia e sotshme ka ba pėrparime tė mdhaja ; tuj pėrkrahė gjuhėt njena me tjetrėn, kanė pasė mėnyrė tė dijshmit me zbulue e me kufizue krojet e degėt e tyne e gjinģt e vllaznģt e popujve qi i flasin ; tuj pėrkrahė e tuj vue oroe dialektet e nji gjuhės, kanė mujtė me e rritė dijen e me thellue kėndimin e asaj gjuhe.

    Kėto kėndime e kėto kėrkime do t’ishin shumė tė fitimshme edhč pėr né e pėr qėllimin t’onė, mbasi gjuha e pėrbashkme, pėr tė cilėn duem me punue, do tė rrjedhi prej dialekteve ma tė mėdhaj tė Shqipnisė e nuk do jetė tjetėr veē t’afriturit bashkė e tė derdhunit e tyne nė nji. Nė vend pra qi me marrė mbrapa disa nesh, qė gjykojnė pa drejtėsi e pa peshim e damtojnė kot fjalėt e njenit e tė tjetrit dialekt, vetėm pse nuk i ngjasin tė folmes sė katundit tė tyne, na do tė kėqyrim e do tė kena kujdes me i livrue e me i vue oroe mirė dialektet e para tė gjuhės s’onė, e me i afritė e me i pėrkrahė shoq me shoq pėr me dijtė me zgjedhė.
    *****
    Un, edhe se nuk jam filolog, jam mundue, me ate t’emen, me ba ndonji vremje kėso doret, e kėtu, me pak tregime, due t’i u ap kėndojtorėve nji provė tė fjalve qi thashė deri tash. Tė marrim nė trajtė shkodrane, dy fjalėt : gjuhė e kjaj e tė shofim si i i shqiptojnė ndėr vise tjera tė Shqipnis ; oh sa ndryshime kena pėr me gjetun! Po a thue gabojnė ata qi i thonė ndryshe prej nesh ? Jo me tė vėrtetė, por ata ndryshime na diftojnė se gjuha diku asht zhvillue ma shpejt, diku ma kadalė. Qe kėtu shkallėt e para, qi ato dy fjalė kanė , pėrmendi tjerat, si me thanė : guhė pėr gjuhė; gatė pėr gjatė; shkį pėr shkjį; koftė pėr kjoftė; kenė, ēenė, kanė e kjanė pėr kjenė e qenė etj. etj.

    Fjala giuhė i pėrgjigjet greqishtes ....... , pra do t’ish nji herė : gluhė, sikur thonė sot ndėr Kolonje t’ona tė Siēilies; mandej u ba: gljuhė, sikur ndihet nė Kalabri, nė Koloniet t’ona tė Greqis e edhč nė Shqipni tė poshtme; ma vonė u ba giuhė, sikur thohet nė Shkodėr, por vetėm ndėr tė kėrshtenė; sė mbramit u ba: gjuhė, sikur thonė musulmanėt e Shkodrės e ma e shuma e toskėve.

    Kėto shkallė i gjejmė edhč nė fjalėn kjaj, qi i pėrket greqishtes .... ; sė parit do t’ishte pra klaj, mandej kljaj, ma vonė kjaj, e nė fund qaj, ndryshime shqiptimit qi ndīhen tė gjitha edhe sot. Kėshtu kena edhč glatė, gljat, giatė e gjatė; zgleth, zgljeth, zgieth e zgjeth ; glas, gljas, gias e gjas; klumshtė, kjumshtė, e qumshtė; klishė, kljishė, kjishė(kishė) e qishė; kloftė, kljoftė, kjoftė e qoftė, etj.etj. E kėto ndrrime nuk ndodhėn vetėm nė shqipe, por edhč nė gjuhė tė tjera. Prej latinishtes glans-dis erdhi frangishtja : glande, italishtja : ghianda, e shqipja : giandėr e gjandėr; prej latinishtes clarus erdh frangishtja clair, italishtja chiaro, e shqipja i kjartė, e i qartė.

    Prap prej fjalve latinishte : glacies (akull), glarea (zallė), cingula (rryp), strigilis (kashagi), claudo (mbylli), clamo (thėrras), macula (lčqe), oculus (sy), erdhėn fjalėt italishte : ghiaccio, ghiaia, cinghia, stregghia a strigia e striglia, chiudo, chiamo, macchia, occhio. Mandej edhč prej latinishtes : filia erdh italishtja : figlia, frangishtja : fille (fije), shqipja : bilja, bijė e biė; sikur prej italishtes: gola erdh shqipja golja e goja; sikur prej sllavishtes : globa erdh shqipja : gljoba, gioba e gjoba; sikur nė gjuhė shqipe : biir qi ban nė numėr shumuer : bilj, bij e bi ; popull, grumbull, akull, qi bajnė : popuj, grumbuj, akuj; lepur a ljepur, qi bajnė : lepura e ljepura e lepuj a ljepuj; mullii, kuffi, drangue, qi bajnė:mullinj, mullij a mulli ; kufinj, kufij a kufi ; drangonja, drangoj ; etj. etj.

    – Nė mjedis tė kėtyne ndryshimeve kushdo mund tė na pyesin : Po cila pra asht trajta e vėrtetė, cilėn do tė zgjedhim na e do tė pėrdorojmė tuj shkrue nė gjuhė shqipe ? – Tash pėr tash asht e vėshtirė me dhanė nji pėrgjegje tė shkurtė : po them vetėm se, tuj rrahė ēashtjen e gjuhės sė pėrbashkme, kena me pa se cila trajtė do tė pėlqehet. E pėr me ba kėtė un kujtoj se do tė jenė mirė tė zgjidhen e tė pėrdorohen njato trajta, qi i pėrkasin asaj shkalle nė tė cilėn gjindet zhvillimi i shumicės sė fjalve tė gjuhės s’onė.
    *****
    Tė gjitha kėto pra janė punė tė vlefshme, prej tė gjithė atyne kėrkimeve e kėndimeve, qi pėrmenda pėr sypri, xjerret fryt e dobi e madhe ; por a thue se me kaq e kena zgjidhė problemin e gjuhės, a nuk na lypset ma tjetėr qi shqipja tė mund tė thirret gjuhė e livrueme e e pasun, tė mund tė njehet gjuhė e dijshme e letrare, tė mund tė rrijė nji mė nji me tė tjerat ? Jo! Asht kot qi tė rrehen, asht kot qi tė mundohena me qindrue pa arsye e t’i bajmė me pa vetvedit shka nuk asht!

    Pėr me ba qi shqipja t’arrijė n’at shtet ku ndodhen shoqet e saja lypset tjetėr ; duhet me e punue e me e livrue, por me mend, me zellė e me kujdes ; duhet me i shtue fjalėt e me i kufizue skajet, por me dije e me urti e tuj vue oroe e tuj marrė mbrapa ligjėt e rregullat e zhvillimit e tė natyrės e tė kenies sė saj ; duhet me i shumue frazat e me i dhanė trajtė tė bukur e themel pėrmbledhjes sė saj por me masė, me peshim e me shije ; nė nji fjalė, duhet me e rritė e me e ba me pėrparue nė mėnyrė qi me kėtė gjuhė tė munden me u rrahė e me u diftue tė gjitha kėrkimet e dijes e tė gjitha ēashtjet e shoqnis sė sotshme, a, ma mirė me thanė, qi tė mjaftojnė pėr tė gjitha nevojėt e tė shdredhunit tė jetės sė nji kombit gjithsesi e me tė vėrtetė tė pėrparuem e nė lulėzim.

    Gjuhėt, sikur popujt qi i flitėshin, nė fillim tė tyne ishin tė reja e tė vorfna; sikur pak e tė vogla ishin nevojėt, idenat, dishiret e mendimet e njerėzve tė parė, ashtu edhč gjuhėt e tyne kishin fjalė pak, pse ma tepėr nuk i lypeshin, e pėr ketė pra fjalėt rrajėtore (radicales) ndėr tė gjitha gjuhėt janė fort tė paka. Por tuj u shtue njerzit, tuj u rritė e tuj u pjekė mendimet e idét e tyne, tuj lėshue degė e gema tė rij dija, tuj dalė pėr ditė punė tė reja e tuj u ba zbulime gjith-farėsh, shkurt, tuj u shumue mendimet, idét, dija, qėllimet, dishiret e nevojėt e popujve, kėta, sė mbramit, e vunė oroe se fjalėt e para nuk u mjaftojshin ma, e u gjetėn tė shtrėnguem me krijue fjalė tė tjera tuj i nxjerrė prej tė motshmėve, e kėshtu lenė fjalėt e prejardhuna (derivées).

    Gjuha shqipe ndodhet gati si nė shtet tė pėrparshėm, asht e vobekė e si e ngurtė, pėrkulet e pėrdorohet me tė vėshtirė e nuk e ka atė lehtėsi e veēori shqiptimit qi duhet. Do shtue pra e do rritė e me punė i do dhanė shkas kah pėrparimi, pse vetėm tuj e livrue mund tė pėrmirėsohet e mund tė rritet, vetėm tuj e punue kena me i pa nevojėt e saja e kėshtu kena me u mundue edhč me i qortue gabimet e me i mbushė mungesat.

    E kėtu po i pėrmendi prap fjalėt qi pata shkrue nji herė tjetėr pėr mbi shtim e shumim tė skajeve, due me thanė, se disa ndėr to kena me i nxjerrė prej gjuhėve tė tjera e disa kena me i krijue ; por tuj ba kėte, si nė njenėn si nė tjetrėn rasė, do tė marrim mbrapa ligjėt e metodat qi qeverisin tė njeshunit (structure, conformation) e gjuhės s’onė.

    Pėr tregim, skajet e pėrgjithshme tė tė gjitha degėve tė dijes, qi janė, po thue, gjithnji ndėr tė tana gjuhėt e qi ma tė shumat erdhėn prej greqishtes sė vjetėr, kena me i marrė edhč na, por, tuj i shti nė gjuhė shqipe, do t’i u apin trajtėn qi lypė natyra e kėsaj, e, pėr kėtė qėllim, mjafton tė vemė oroe ndryshimet qi kanė pėsue fjalė tė tjera greqishte tė pėrdorueme ka ditė prej nesh e tė shqiptarsueme, fjalėt e skajet e tjera kena me i trajtue vetė tuj i ba me rrjedhė prej rrajve shqipe, por edhč nė trajtim tė tyne, kena pėr tė marrė mbrapa ato metoda mbas tė cilave kjenė pėrba fjalėt e prejardhuna qi ndodhen qysh tash nė gjuhė t’onė.

    E kėtu kishte me m’u deshtė me folė pėr mbi ato pjesėza (particules), qi thirren parashtime (préfixes) e bishta (suffixes), tė cilat hyjnė fort nė tė pėrbam tė fjalėve tė reja por kėto lypin nji tė rrahun tė gjanė e tė kujdesėshėm fort, e pėr kėte po i la pėr nji herė tjetėr.

    Sė mbramit, pėr me e begatsue gjuhėn e me i dhanė trajtė tė bukur, tė rrjedhėt e tė pėrkulun pėrmbledhjes sė saj, duhet me e livrue fort e me kujdes, e me i dhanė shtėrngim vedit qi t’ushtrohena (s’exercer) nė gjithfarė shkrimesh. Por lypset, po them prap, qi tė shkruejnė mirė e me oroe, e jo si bajnė disa qi shkruejnė shumė e keq.

    Pėrpara mund tė shkruhej sido, pse qėllimi i atėhershėm nuk ishte ky i yni, por sot lypset tjetėr. Tė gjithė ata pra qi duen me marrė pjesė nė themelim tė letrėtyrės, tė kenė pėr kujdes me zgjedhė atė degė shkrimi qi u pėrket e tė cilės munden me i a dalė ma mirė, e me nderė e me fitim.

    Kush nuk ka lé pėr vjersha, tė shkruejnė kėmbėrisht ; kush nuk asht thirrė pėr shtyllė tė lartė e madhėshtuer tė bisedės sė zgidhun, tė nepet mbas prozės shkencore, por mos tė shtėrngojnė vedin me ba shka s’mundet, ndryshe punėt e tija kanė me kenė si ajo shtaza e ēudėshme, qi prejshkruen nė fillim tė veprės, me emėn Ars poetica, vjershtori latin Horaci.

    LEK GRUDA

    Shqiptarja

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Luigj Gurakuqi

    Gurakuqi: Trazimi i shtetit nė ēashtjet fetare i padrejtė dhe fort i rrezikshėm

    Emri:  160618.jpg

Shikime: 340

Madhėsia:  24.1 KB

    Qeveria e opozita
    Ka disa kohė qi partia qeveritare, jo aq fort nė Parlament po ma tepėr me anėn e gazetavet tė veta, ka nisun t’u hapė nji luftė t’ashpėr kritikash tė kota e paditjesh tė pa themel grupevet t’Opozitės. Mā e vogla kritikė e mā e lehta paditje qi u bāhen janė kėto : Opozita e bān kundėrshtimin pėr kundėrshtim ; Opozita nuk don pėrparimin e Vźndit e tė mirėn e popullit, pse me kundėrshtimet e veta pengon veprimin e Parlamentit e tė Qeverķs.

    Qėllimi i gazetavet tė partģs qeveritare āsht fare nė shesh ; me kritikat e paditjet e veta, partia qeveritare jo vetėm kėrkon tė lajė veten tue i hjedhun fajin Opozitės, po mundohet edhe tė ngrejė popullin kundėr kėsaj tue shpresuem se mund tė pėrfitojė nga mosvaditja e kėtij nė jetėn parlamentare.

    Se sa t’i a ketė arrijtun apo mund t’i a arrijė kėtij qėllimi partia qeveritare nuk āsht nevojė t’a themi, pse puna flet vetė. Populli i mjerė, qi pėson e vuen, i ka sjellun sŷtė kundrejt Opozitės pse prej kėsaj pret mbėshtetje e ngushllim nė tė ligat e veta. Nė vend qi t’ashprohet e tė hidhnohet nga sjellja e Opozitės, populli ēuditet pėr qėndrimin e saj dhe shumė herė pėrmallohet kur sheh sa mundimet e saj nuk nxjerrin fitimin e shpresuem e tė merituem.

    Jo me qėllim qi tė hyj nė polemikė me gazetat qeveritare, por pėr t’i dhānė popullit nji idč tė kjartė mbi gjendjen e vėrtetė tė Parlamentit t’onė e mbi veprimin e Opozitės, e shoh me udhė t’u drejtoj dy fjalė nga shtyllat e gazetės “Ora e Maleve”, tue u munduem me e mbajtun bisedimin nė nji sferė tė naltė ashtu si i ka hije njė kundėrshtari tė ndershėm e tė drejtė.

    Pikė sė pari due tė hedh poshtė paditjen qi Opozita e bān kundėrshtime me qėllim qi me penguem veprimin e Parlamentit e tė Qeverģs. Nj paditje e tillė nuk mė duket aspak burrnore (loyale) nga ana e gazetavet qeveritare. Drejtori i Popullit tė cilin e kemi koleg, e drejtori i Shtypit, i cili na nderon pothuajse pėr ditė me ardhjen e tij nė Parlament nga shkaku i zyrės qi ka, nuk duhej t’a mohojshin pjesėn e madhe e gratēore qi merr pakica nė veprėn legjislative tė Parlamentit.

    Kėtė tė drejtė ua ka njohun edhe Shumica pjestarvet tė grupevet t’Opozitės, tue zgjedhun prej kėtyne gjithė kryetarėt e Komisivet Parlamentare, pėrveē atij tė Komisģs sė Punvet Botore e tė Bujqėsģs. Projekt – ligjet e kontratat e paraqituna prej Qeverģs nė Parlament, tė cilat rrallė herė janė tė hartueme si duhet, formulohen nėpėr komisģ prej pjestarvet tė Pakicės, e kėta, gati gjithmonė, janė edhe relatorėt e tyne nė Parlament.

    Si mund tė thuhet pra se Opozita pengon veprimin e Parlamentit, kurse kjo merr nji pjesė aq aktive tue bashkėpunuem edhe me Qeverģn nė hartimin e formulimin e projekt – ligjevet e tė kontratavet pėr konēesione?

    Zelli e kujdesi nė punė i pjestarvet tė grupevet t’Opozitės vete aqė larg sa shumė herė nji koleg i Shumicės tallet me ta tue u thānė : “Na ju kemi vetėm pėr puntorė qi tė na fabrikoni ligjė, tė cilėt pastaj i vźmė nė veprim ashtu si duem vetė!” Po kėto tallje nuk u a hjekin guximin e zellin pjestarvet tė pakicės, tė cilėt kryejnė detyrėn e vet tue punuem pėt tė mirėn e Shtetit, pa vue rč se cila āsht sot Qeverģa qi e pėrfaqėson.

    Prapė edhe paditja se Opozita pengon veprimet e Qeverģs āsht fare e pathemel dhe e padrejtė. Deputetėt e Pakicės nuk e kanė pėr zakon tė venė nėpėr ministrģ e zyra qeveritare pėr t’emnuem e shpėrngulun nėpunės e pėr tė kėrkuem favoritizma tė ndryshėm. Edhe pyetjet e interpelatat, qi i drejtohen Qeverģs prej deputetvet tė pakicės, janė fort tė rralla, e vetėm n’ato rasa kur shpėrdorimet bāhen tepėr tė rānda e kur heshtja prej anės sė tyne mbi to do t’ishte nji tradhėtģ e barrės qi u ka ngarkue populli. E ky kursim nė pyetje e n’interpelata ka pėr qėllim qi tė mos i humbet koha as Parlamentit as Qeverģs.

    Sa pėr kritikėn tjetėr, qi i bāhet Opozitės, se ajo nuk āsht e zonja t’organizohet pėr tė marrė Qeverģn nė dorė nuk āsht nevojė tė flasim, pse kjo i bān mā tepėr nderė se dhunė Opozitės, tue treguem sheshazi se pjestarėt e saj nuk kanė ambicion, e se pra nuk bājnė luftė karrigash, po parimesh e idčsh. Qėllimi i kundėrshtimit nė Parlament nuk mund tė jetė gjithmonė rrėzimi i Qeverģs apo tė shtruemit e saj nėn vullnet t’Opozitės.

    Kjo shumė herė duhet tė kėnaqet mbas rasavet e rrethanavet, edhe me nji fitim negativ, domethānė, qi tė paksojė tė kėqijat qi nji Qeverģ mundet me bāmun. Kėtė fitim Opozita e ka arrijtun nė nji farė mase, e prova āsht se populli tutet e friksohet gjithsaherė qi merr pushim Parlamenti, pse nė tź ka shpresėn mā tė madhe pėr sigurimin e vet.
    Gazetarėt e Shumicės le tė jenė pra mā burra tė drejtė kundrejt Opozitės e tė mos i hedhin faje qi nuk ka.

    Luigj Gurakuqi

    “Ora e Maleve” Shkodėr, e Djelė, 27 maj 1923




    Bazat e bashkėpunimit, ndėrmjet Shqiptarve muhamedanė e tė kėrshtenė

    Arsyet mā tė para e mā tė forta, qi anmiqt e nji Shqipnije, tė lirė e mė vete, kanė pėrdorun mā shpesh pėr me kundėrshtuem, qyshė nga nisja, lėvizjen t’onė kombtare, kanė qenė kėto: “Shqiptarėt nuk mund tė lirohen, Shqiptarėt nuk mund tė ndėrtojnė nji Shtet qi tė ketė jetė tė gjatė, qi t’organizohet e tė pėrparojė, mbasi nuk kanė ndjesģ kombtare, tue qenė se janė tė ndamun nė tri besime tė ndryshme.”

    Kėto fjalė pėrsėriteshin, kjo propagandė ngatrrestare lohej si mbrenda si jashtė Shqipnģs. Por prisat t’anė, - atą qi, nga mā tė parėt, rrokėn nė dorė flamurin kombtar e nisėn luftat pėr lirģ, - nuk u dobsuen as nuk u trembėn fare prej kėsaj profetije ogurzezė, tue qenė se njifshin thellė shpirtin e butė tė vllazėnvet tė vet, e dijshin mirė se sa janė tė lidhun pėr gjuhė, e se sa kryenaltė janė Shqiptarėt pėr vźnd e kombsķ tė vet. E nuk u gėnjyen; provat i kemi nė shesh. Ideja e gjuhės dhe e kombsķs triumfoi mbi tė gjitha pengimet.

    E me tė vėrtetė, lidhja e besimit me Shtetin qi na sundonte, nuk i rrudhi aspak muhamedanėt atdhetarė qi tė kėrkojshin tė ndamit e Shqipnģs nga Turqija. E tė kėrshtenėt, ndonse e dijshin mirė se Shqipnija etnografike, qi ata āndrrojshin tė lirė, do tė kishte njė shumicė muhamedane tepėr tė madhe, nuk e muerėn kursesi para sysh kėtė punė as nuk u dhanė rāndėsģ konsekuencavet tė saja.

    Vijuan, pra, s’bashkut, si vllazėn qė ishin, e me zell, ditė pėr ditė mā tė nxehtė, e me guxim, herė pėr herė mā tė madh, veprimin e luftėn pėr gjuhė, pėr kombsģ, pėr lirķ; e disa prej tyne patėn edhe fatin e bardhė me e pamun tė realizuem idealin e vet, e me gėzuem edhe frytet e therorivet tė veta.

    Nė kohėt e para tė mėvetėsģs s’onė, ndodhėn, me tė vėrtetė, disa ngjarje tė kėqija, tė cilat u dukėn, pėr nji herė se po u epshin tė drejtė profetvet ogurzes. Kundėrshtarėt e Shqipnģs sė lirė, si tė mbrźndėshėm ashtu tė jashtėm, u tėrbuen prej gėzimit e besuen, pėr nji minutė, nė fitimin e mźndimevet e tė qėllimevet tė veta; por veteranėt t’anė, me gjithė mjerimin qi u ndīeu zemra, nuk e humbėn besimin as shpresėn nė fatin e atdheut. E patėn tė drejtė. Mū nė mes tė trazimevet, shpirti i butė i popullit shqiptar u shque mā teper se kurrė; e lidhjet e gjuhės, tė gjakut e tė kombsģs nuk vonuen me dalė ngadhnyese mbi lėvizjet e ngatrresat jetėshkurtuna.

    Po tė marrim para sysh konditat e vėshtira e rrethanat anormale ndėrmjet tė cilavet leu Shqipnija, nuk duhet tė ēuditeni fare pėr kėto ngatrresa e trazime as t’i a ngarkojmė, tė gjitha, influencės sė besimevet tė ndryshme.

    Kur t’a mendojmė Shqipnģn, tė cungėllueme nė pjesėt e saja mā tė mira, me kufījt e pacaktuem e tė shturun, me tokėt e pushtueme prej ushtrivet tė hueja e me nji komisjon kontrolli ndėrkombtar mbi krye, duhet tė mrekullohemi se si populli i saj ka mundun t’a mblithte veten, e se si nuk ka vdekun pėrpara se tė niste me rrojtun!

    Pėr sa i pėrket, tashti, ēāshtjes fetare e kundėrshtimit, qi mund tė ngjajė ndėrmjet besimevet tė ndryshme, mund t’a thomi, me krye tė naltė, se edhe nė ketė pikė nuk kemi arsye tė qahemi, mū, mā fort, tė gėzohemi e tė shpresojmė mirė. E qi tė mos duket se kėnaqem vetėm me shpresa e se, nė mungesė argumentash mā tė vlefshėm, kondendohem me rreshtuem vetėm fjalė tė bukura pėr t’i bāmun qejfin njenit a tjetrit, kėsaj here do tė bie nji shembull, tue e marrė, shi, prej Irlandės.

    Po tė krahasojmė, pra, gjendjen shoqnore t’Irlandės me atź tė Shqipnģs, e po tė masim shkallėn kulturore tė popullit tė saj me atź tė popullit t’onė; e po tė kujtojmė, mbasandej, se banorėt e Ulster-it nuk duen tė ndahen nga Ingilterra e tė lidhen me shumicėn e vllazėnve tė vet katholikė pėr me kėrkuem, sė bashkut, lirģn e plotė t’atdheut, vetėm nga shkaku pse janė protestant, duhet tė pėrfundojmė tue pohuem, pa frikė kundėrshtimi, se ndryshimi i besimit siell pengime shum mā tė mėdhaja, n’Irlandėn e qytetnueme e tė pėrparueme, se sa nė vendin t’ėnė tė mjerė.

    Nėn kėtė pikėpamje, komi shqiptar ep, me tė vėrtetė, nji shembull tė shkėlqyeshėm vllaznimi e butsije shpirti, sa qi rall se gjindet kund!
    Pėrpara se tė pėrfundojmė, na vjen tashti, tė pyesim: Si do tė sillen, si do tė rregullohen Shqiptarėt qi tė munden me bashkėpunuem lirisht pėr tė mirėn e atdheut, qi tė largojnė ē’do shkak konflikti e tė mos ndeshen n’asnji pengim, sado tė vogėl, qi mund tė rrjedhė nga ndryshimi i besimevet?

    Unė s’jam aspak me atą qi mendojnė se, me njė mėnyrė a me nji tjetėr, me tė butė a me tė fort, duhet tė shuhen besimet pėr me larguem konfliktet, qi mund tė shkaktojnė. Pėrveē se nji ēāshtje, qi i pėrket ndėrgjegjės sė njeriut, feja āsht nji e mirė, āsht nji ndihmė e madhe edhe pėr jetėn e kėsaj bote. Parimet e fčs, tė ndjekuna mirė, i bājnė njerzit qytetarė tė ndershėm, i mėsojnė qi t’i shėrbejnė atdheut, qi t’u shtrohen ligjvet tė Shtetit.

    Unė besoj se qėllimi i dėshiruem, domethānė, largimi i konfliktevet ndėrmjet besimevet tė ndryshme, mund t’arrihet lehtas, e vetėm e vetėm, tue shiguruem, me ligjė tė drejta e tė njinjishme, lirģn e nderimin e besimevet, e tue ndaluem qi Shteti tė pėrzihet nė punėt e tyne.

    Trazimi i Shtetit nė ēāshtjet fetare, jo vetėm qi āsht i padrejtė, por, sidomos nė Shqipnķ, mund tė dalė edhe fort i rrezikshėm. Po tė nisė e tė pėrzihet Shteti nė punėt e njenit a tė tjetrit besim, pėr tė mirė a pėr tė keq qi tė jetė, do tė prishet me nji herė ekvilibri ndėrmjet tyne, do tė shkaktohen hidhėnime e pakėnaqsķ, do tė rrjedhin vishtirsģ e ngatrresa.

    Tue qenė punėt kėshtu, arrijmė vetvetiu nė ketė pėrfundim, qi bazat e bashkėpunimit ndėrmjet tė Shqiptarvet muhamedanė e tė kėrshtenė duhet tė mbeten gjithnji ato tė parat, duhet tė jenė kėto: Njisija e Atdheut, bashkimi i kombsķs, lidhja e gjakut dhe e gjuhės; ide kėto, qė janė pėrshkue nėpėr provėn e zjarrit dhe kanė dhanė frute tė mira. Pėrsa i pėrket mandej, ēeshtjes Fetare, parimet qi do tė ndiqen janė kėto: Besime tė lira nė Shtet tė lģr, mostrazim i Shtetit nė ēāshtjet besimtare, nderim i njeni-tjetrit pėr besimin e shoqi-shoqit.

    Tue ushqyem kėto idč, tue ndjekun kėto parime, tue vepruem mbi kėto baza, mund tė jemi tė sigurtė se Shqipnija do tė rrojė, se Shteti do tė forcohet, se populli i ynė do tė vrapojė, me hapa tė shpejtė, drejt udhės sė qytetnimit e tė pėrparimit.

    Shqiptarja

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:


Tema tė Ngjashme

  1. Nikolin Gurakuqi
    Nga StormAngel nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2013, 21:03
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Karl Gurakuqi, njė mendje e ndritur
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2007, 14:44
  4. Luigj Gurakuqi: Njė poezi dhe njė pikturė pak tė njohura!
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 14:54
  5. Luigj Gurakuqi mbi shtetin ne Shqipni
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •