Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ilia Mitrushi, studiuesi pionier i botanikės shqiptare

    shekulli

    ----


    Ilia Mitrushi, studiuesi pionier i botanikės shqiptare


    Prof. Ass. Ahmet Osja dhe ing. Gjon Fierza

    Nga Prof. Ass. Ahmet Osja dhe ing. Gjon Fierza


    Nė plejadėn e njerėzve tė shquar tė shkencės shqiptare, padyshim inxhinieri i pyjeve Ilia Mitrushi ka njė vend tė merituar. Ai njihet pėr punėn e tij kolosale kėrkimore-shkencore, botuese, mėsimore, si dhe pėr bashkėpunimin ndėrkombėtar si studiues. Inxhinier Mitrushi, lindi nė Panarit tė Korēės 1904. Familja e Gjergj Panaritit ku u lind, ishte patriote e arsimdashėse; kjo familje ishte njohur pėr ndihmesėn e dhėnė pėr ēėshtjen shqiptare. Ilia Mitrushi shkollėn fillore e kreu nė Panarit, me rezultate tė shkėlqyera. Kjo bėri tė mundur tė fitojė bursė shteti pėr tė vazhduar shkollėn e mesme dhe studimet e larta nė Austri. Gjimnazin e filloi mė 1922 nė Salzburg dhe e mbaroi mė 1926 e, prej aty, shkon nė Vjenė, ku fillon e mbaron Fakultetin e Inxhinierisė Pyjore (ėshtė pėr t’u kujtuar se vendi ynė deri nė vitin 1944 kishte 11 inxhinierė pyjesh tė shkolluar nė Austri, Francė, Itali, Greqi etj.).
    Mė 1931, Mitrushi, laureohet nė titullin e inxhinierit tė pyjeve e, po kėtė vit, kthehet nė atdhe. Ai nė fillim emėrohet inxhinier nė Ministrinė e Ekonomisė, mė 1931 drejtor i Pyjeve tė kėsaj ministrie ku qėndroi deri mė 1939. Gjatė kėsaj kohe ai shkruan e boton mbi 50 artikuj nė revistat e kohės, “Bujqėsia” dhe “Ekonomia Kombėtare”. Ilia Mitrushi ishte njėri nga pionierėt e parė tė propagandės bujqėsore shqiptare. Nė vitet 1940 - 1945, ka punuar nė Ministrinė e Bujqėsisė nė detyra tė ndryshme deri inspektor i lartė i pyjeve dhe nė 1945 - 1950 emėrohet shef seksioni nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Pyjeve. Ndėrsa nė 1950, inxhinier Mitrushi, emėrohet nė Institutin e Shkencave. Ai i pėrkushtohet kėrkimit shkencor, shquhet pėr punė tepėr tė kualifikuar dhe mė 1955 fiton titullin “bashkėpunėtor shkencor”, duke e orientuar veprimtarinė pėr pyjet. Gjatė kėsaj kohe, ai boton shumė artikuj shkencorė nė Buletinin e Shkencave, dhe kulmin e arriti me veprėn monumentale “Drurėt e shkurret e Shqipėrisė”,- e para e kėtij lloji nė vendin tonė. Nė kėtė botim prej 600 faqesh janė pėrshkruar rreth 330 lloje drurėsh dhe shkurresh. Punė tė vyer bėri Mitrushi, nė pėrcaktimin pėr herė tė parė tė zonave fitoklimatike tė Shqipėrisė. Me krijimin e USHT-sė, kur ai kishte fituar edhe titullin “Bashkėpunėtor i Vjetėr Shkencor” emėrohet shef i sektorit shkencor tė florės pranė Katedrės sė Botanikės. Gjatė kėsaj periudhe ai jep leksione jo vetėm nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, por dhe nė Fakultetin e Pyjeve, etj. Drejtim mjaft i rėndėsishėm i veprimtarisė sė tij, ėshtė pėrcaktimi i terminologjisė shqipe tė dendro-florės. Pėr kėtė punė tė mirėfilltė shkencore ai harxhoi mbi 20 vjet, sistemoi mbi 4500 skeda dhe arriti tė shkruajė mbi 5000 faqe material shkencor. Rrjedhojė e gjithė kėsaj pune ishte botimi mė 1966 i librit tė dytė madhor “Dendroflora e Shqipėrisė”, libėr me 520 faqe, ku pėrshkruhen 614 specie e nėnspecie bimore. Pėr kėtė vepėr Mitrushit iu dha edhe ēmimi i Republikės i Shkallės sė Dytė. Veprimtaria shkencore dhe puna voluminoze e ing. Mitrushit, njihet dhe vlerėsohet jo vetėm nė rrethet shkencore tė vendit por dhe jashtė tij. Studiuesit me emėr tė Evropės nė atė kohė e njihnin veprimtarinė e tij. Me kėrkesėn e shkencėtarit tė njohur M.Graff, e disa personaliteteve tė tjera, ai u caktua anėtar i redaksisė pėr pėrpilimin e veprės “Flora Evropiane” me qendėr nė Kembrixh. Mitrushi ėshtė edhe bashkautor i veprės “Atlasi i Florės sė Evropės”, Helsinki, 1979. Ai ėshtė bashkautor edhe nė botimin e “Florės sė Shqipėrisė”. Mitrushi ishte ndėr tė rrallėt shkencėtarė, qė pati lidhje nė gjithė vendin me specialistė e punonjės tė bujqėsisė, tė pyjeve, arsimit, njerėz tė thjeshtė etj. Kjo lidhje e ky bashkėpunim, ndikoi shumė nė suksesin e punės sė tij shkencore. Janė 10 vjet punė qė ai i ka kushtuar grumbullimit, tharjes e sistemimit tė koleksionit me dhjetėra mijėra ekzemplarė bimėsh, duke krijuar kėshtu “Herbarin Shqiptar”. Ilia Mitrushi, ishte njėri nga nismėtarėt e krijimit tė Kopshtit Botanik tė Universitetit tė Tiranės. Shumė bimė qė gjenden sot aty, janė tė porositura prej tij. Punė me vlerė ka bėrė ai me projektet pėr ngritjen e brezave pyjorė nė Korēė, Fier, Lushnjė, Berat etj. Ilia Mitrushi ka bashkėpunuar me figura tė rėndėsishme tė shkencės e kolegė: si Mustafa Demirin, Asim Shpuzėn, Androkli Kostallarin, Skėnder Rusin, Pasko Milon, Teki Tartarin, Vasil Shqahun etj. Miq tė ngushtė tė Mitrushit, kanė qenė edhe dy shkrimtarėt e mėdhenj, Lasgush Poradeci e Dhimitėr Pasko.
    Edhe pas daljes nė pension, Ilia Mitrushi punoi dhe studioi. Gjatė kėsaj kohe ai pėrgatiti pėr botim librin “Pėrcaktimi i drurėve e shkurreve me anėn e farave e frutave” dhe “Fjalorin mbi bimėsinė”. Kėto vepra janė tė miratuara nė komisionet akademike, por fatkeqėsisht prej shumė vitesh presin radhėn pėr botim.
    Nė buletinin “Studime Filologjike”, Nr. 2/1986, prof.Mahir Domi, duke ēmuar punėn e Mitrushit thotė: “Nė ekskursionet e tij tė ndryshme nė gjithė anėt e Shqipėrisė, ai mblodhi shumė njėsi leksikore tė kėsaj fushe (botanikės), tė pėrcaktuara saktė nga ana shkencore, duke u shėnuar ēdo herė vendi ku ėshtė dėgjuar fjala. “Nė kėtė frymė ėshtė shkruar vepra e tij e fundit, para vdekjes (5 korrik 1986), “Fjalori Botanik”, ende i pabotuar, qė nuk ėshtė vetėm njė visar shkencor por edhe leksikor. Pėr kėtė, ndihmuan edhe miqtė e tij tė ngushtė, priftėrinjtė Patėr Meshkalla, Mark Harapi e Viktor Volaj. Ing. Vasil Shqahu, njė nga miqtė e ngushtė e koleg i Mitrushit kujton: “Me tė kam qenė nė shumė ekspedita nga veriu nė jug… Ai ishte fjala e fundit shkencore nė identifikimin e pėrcaktimin e bimėve. Mjerisht, figura e tij nuk u vlerėsua sa duhet, thjesht pėr arsye politike. Nėse sot ka figurė nė Shqipėri, qė duhet rivlerėsuar e duhet ēuar nė vendin qė i takon, ėshtė i madhi Ilia Mitrushi. Pėr kėtė janė veprat e tij qė flasin, tė botuarat e tė pabotuarat”. Prof. Liri Dinga, drejtore e Kopshtit Botanik duke kujtuar Mitrushin thotė: “Ishte skrupuloz e i saktė nė terren. Skrupuloz e plot muzikalitet nė libra. Padyshim, ishte e mbetet ndėr figurat mė tė mėdha tė silvikulturės sonė”. Mitrushi kishte respekt dhe vlerėsim tė veēantė pėr Marien, bashkėshorten e tij hungareze.
    Puna dhe pėrkushtimi nė dobi tė sektorit pyjor tė vendit tonė, studimet nė fushėn e botanikės, e bėnė Ilia Mitrushin, njėrin nga pionierėt dhe shkencėtarėt mė me emėr, qė nuk do tė harrohet nga brezat. Por dhe brezat i mbeten borxh kėtij shkencėtari. Nė kėtė pėrvjetor shekullor tė lindjes, pėrveēse tė kujtohet me respekt, nga kolegėt, ish-studentėt e bashkėpunėtorėt, dhe e gjithė bota akademike shqiptare, duhet bėrė dhe mė shumė. Do tė ishte kujtimi mė i mirė, qė edhe pas vdekjes t’i jepej titull “Profesor”, si dhe tituj honorifikė tė shkallės sė lartė. Do tė ishte nė nderin e institucioneve shtetėrore pėrkatėse, qė tė bėhen procedurat dhe miratimi i titullit nė kėtė 100 -vjetor tė lindjes. Janė veprat e tij monumentale qė pėrligjin kėtė titull plotėsisht tė merituar.



    11/07/2004

    ------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mbi pyjet e lulishtet e mitrushit
    ngrejne bordello gangot e gjiinushit..

    do te kendonte grupi popullor i Dukatit..ndoshta..mejbi..

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •