Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Ilia Mitrushi, studiuesi pionier i botaniks shqiptare

    shekulli

    ----


    Ilia Mitrushi, studiuesi pionier i botaniks shqiptare


    Prof. Ass. Ahmet Osja dhe ing. Gjon Fierza

    Nga Prof. Ass. Ahmet Osja dhe ing. Gjon Fierza


    N plejadn e njerzve t shquar t shkencs shqiptare, padyshim inxhinieri i pyjeve Ilia Mitrushi ka nj vend t merituar. Ai njihet pr punn e tij kolosale krkimore-shkencore, botuese, msimore, si dhe pr bashkpunimin ndrkombtar si studiues. Inxhinier Mitrushi, lindi n Panarit t Kors 1904. Familja e Gjergj Panaritit ku u lind, ishte patriote e arsimdashse; kjo familje ishte njohur pr ndihmesn e dhn pr shtjen shqiptare. Ilia Mitrushi shkolln fillore e kreu n Panarit, me rezultate t shklqyera. Kjo bri t mundur t fitoj burs shteti pr t vazhduar shkolln e mesme dhe studimet e larta n Austri. Gjimnazin e filloi m 1922 n Salzburg dhe e mbaroi m 1926 e, prej aty, shkon n Vjen, ku fillon e mbaron Fakultetin e Inxhinieris Pyjore (sht pr tu kujtuar se vendi yn deri n vitin 1944 kishte 11 inxhinier pyjesh t shkolluar n Austri, Franc, Itali, Greqi etj.).
    M 1931, Mitrushi, laureohet n titullin e inxhinierit t pyjeve e, po kt vit, kthehet n atdhe. Ai n fillim emrohet inxhinier n Ministrin e Ekonomis, m 1931 drejtor i Pyjeve t ksaj ministrie ku qndroi deri m 1939. Gjat ksaj kohe ai shkruan e boton mbi 50 artikuj n revistat e kohs, Bujqsia dhe Ekonomia Kombtare. Ilia Mitrushi ishte njri nga pioniert e par t propagands bujqsore shqiptare. N vitet 1940 - 1945, ka punuar n Ministrin e Bujqsis n detyra t ndryshme deri inspektor i lart i pyjeve dhe n 1945 - 1950 emrohet shef seksioni n Ministrin e Bujqsis dhe Pyjeve. Ndrsa n 1950, inxhinier Mitrushi, emrohet n Institutin e Shkencave. Ai i prkushtohet krkimit shkencor, shquhet pr pun tepr t kualifikuar dhe m 1955 fiton titullin bashkpuntor shkencor, duke e orientuar veprimtarin pr pyjet. Gjat ksaj kohe, ai boton shum artikuj shkencor n Buletinin e Shkencave, dhe kulmin e arriti me veprn monumentale Drurt e shkurret e Shqipris,- e para e ktij lloji n vendin ton. N kt botim prej 600 faqesh jan prshkruar rreth 330 lloje drursh dhe shkurresh. Pun t vyer bri Mitrushi, n prcaktimin pr her t par t zonave fitoklimatike t Shqipris. Me krijimin e USHT-s, kur ai kishte fituar edhe titullin Bashkpuntor i Vjetr Shkencor emrohet shef i sektorit shkencor t flors pran Katedrs s Botaniks. Gjat ksaj periudhe ai jep leksione jo vetm n Universitetin Shtetror t Tirans, por dhe n Fakultetin e Pyjeve, etj. Drejtim mjaft i rndsishm i veprimtaris s tij, sht prcaktimi i terminologjis shqipe t dendro-flors. Pr kt pun t mirfillt shkencore ai harxhoi mbi 20 vjet, sistemoi mbi 4500 skeda dhe arriti t shkruaj mbi 5000 faqe material shkencor. Rrjedhoj e gjith ksaj pune ishte botimi m 1966 i librit t dyt madhor Dendroflora e Shqipris, libr me 520 faqe, ku prshkruhen 614 specie e nnspecie bimore. Pr kt vepr Mitrushit iu dha edhe mimi i Republiks i Shkalls s Dyt. Veprimtaria shkencore dhe puna voluminoze e ing. Mitrushit, njihet dhe vlersohet jo vetm n rrethet shkencore t vendit por dhe jasht tij. Studiuesit me emr t Evrops n at koh e njihnin veprimtarin e tij. Me krkesn e shkenctarit t njohur M.Graff, e disa personaliteteve t tjera, ai u caktua antar i redaksis pr prpilimin e veprs Flora Evropiane me qendr n Kembrixh. Mitrushi sht edhe bashkautor i veprs Atlasi i Flors s Evrops, Helsinki, 1979. Ai sht bashkautor edhe n botimin e Flors s Shqipris. Mitrushi ishte ndr t rrallt shkenctar, q pati lidhje n gjith vendin me specialist e punonjs t bujqsis, t pyjeve, arsimit, njerz t thjesht etj. Kjo lidhje e ky bashkpunim, ndikoi shum n suksesin e puns s tij shkencore. Jan 10 vjet pun q ai i ka kushtuar grumbullimit, tharjes e sistemimit t koleksionit me dhjetra mijra ekzemplar bimsh, duke krijuar kshtu Herbarin Shqiptar. Ilia Mitrushi, ishte njri nga nismtart e krijimit t Kopshtit Botanik t Universitetit t Tirans. Shum bim q gjenden sot aty, jan t porositura prej tij. Pun me vler ka br ai me projektet pr ngritjen e brezave pyjor n Kor, Fier, Lushnj, Berat etj. Ilia Mitrushi ka bashkpunuar me figura t rndsishme t shkencs e koleg: si Mustafa Demirin, Asim Shpuzn, Androkli Kostallarin, Sknder Rusin, Pasko Milon, Teki Tartarin, Vasil Shqahun etj. Miq t ngusht t Mitrushit, kan qen edhe dy shkrimtart e mdhenj, Lasgush Poradeci e Dhimitr Pasko.
    Edhe pas daljes n pension, Ilia Mitrushi punoi dhe studioi. Gjat ksaj kohe ai prgatiti pr botim librin Prcaktimi i drurve e shkurreve me ann e farave e frutave dhe Fjalorin mbi bimsin. Kto vepra jan t miratuara n komisionet akademike, por fatkeqsisht prej shum vitesh presin radhn pr botim.
    N buletinin Studime Filologjike, Nr. 2/1986, prof.Mahir Domi, duke muar punn e Mitrushit thot: N ekskursionet e tij t ndryshme n gjith ant e Shqipris, ai mblodhi shum njsi leksikore t ksaj fushe (botaniks), t prcaktuara sakt nga ana shkencore, duke u shnuar do her vendi ku sht dgjuar fjala. N kt frym sht shkruar vepra e tij e fundit, para vdekjes (5 korrik 1986), Fjalori Botanik, ende i pabotuar, q nuk sht vetm nj visar shkencor por edhe leksikor. Pr kt, ndihmuan edhe miqt e tij t ngusht, priftrinjt Patr Meshkalla, Mark Harapi e Viktor Volaj. Ing. Vasil Shqahu, nj nga miqt e ngusht e koleg i Mitrushit kujton: Me t kam qen n shum ekspedita nga veriu n jug Ai ishte fjala e fundit shkencore n identifikimin e prcaktimin e bimve. Mjerisht, figura e tij nuk u vlersua sa duhet, thjesht pr arsye politike. Nse sot ka figur n Shqipri, q duhet rivlersuar e duhet uar n vendin q i takon, sht i madhi Ilia Mitrushi. Pr kt jan veprat e tij q flasin, t botuarat e t pabotuarat. Prof. Liri Dinga, drejtore e Kopshtit Botanik duke kujtuar Mitrushin thot: Ishte skrupuloz e i sakt n terren. Skrupuloz e plot muzikalitet n libra. Padyshim, ishte e mbetet ndr figurat m t mdha t silvikulturs son. Mitrushi kishte respekt dhe vlersim t veant pr Marien, bashkshorten e tij hungareze.
    Puna dhe prkushtimi n dobi t sektorit pyjor t vendit ton, studimet n fushn e botaniks, e bn Ilia Mitrushin, njrin nga pioniert dhe shkenctart m me emr, q nuk do t harrohet nga brezat. Por dhe brezat i mbeten borxh ktij shkenctari. N kt prvjetor shekullor t lindjes, prvese t kujtohet me respekt, nga kolegt, ish-studentt e bashkpuntort, dhe e gjith bota akademike shqiptare, duhet br dhe m shum. Do t ishte kujtimi m i mir, q edhe pas vdekjes ti jepej titull Profesor, si dhe tituj honorifik t shkalls s lart. Do t ishte n nderin e institucioneve shtetrore prkatse, q t bhen procedurat dhe miratimi i titullit n kt 100 -vjetor t lindjes. Jan veprat e tij monumentale q prligjin kt titull plotsisht t merituar.



    11/07/2004

    ------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Mbi pyjet e lulishtet e mitrushit
    ngrejne bordello gangot e gjiinushit..

    do te kendonte grupi popullor i Dukatit..ndoshta..mejbi..

Tema t Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa n forumin Elita kombtare
    Prgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 18-04-2021, 15:10
  2. Plav e Guci
    Nga Davius n forumin Bashkpatriott e mi n bot
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Dosja antishqiptare e Greqis, 1912-2007
    Nga BARAT n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 1915
    Nga ORIONI n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili sht synimi i AKSH-s?
    Nga Faik n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •