Juxhin MILLONA
Majkėll Oueni nuk ishte zhgėnjyer qė nuk shėnoi nė debutimin e tij me Realin e Madridit, sepse dha pasimin pėr golin e Ronaldos dhe ishte i kėnaqur me paraqitjen e tij. Sulmuesi anglez humbi disa raste pėr tė shėnuar golin e parė me fanellėn e bardhė, por luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė fitoren ndaj Majorkės. Ouen, i cili u fut nė fushė nė minutėn e 25-tė pėr tė zėvendėsuar Raulin, dha njė pasim tė saktė pėr Ronaldon, i cili e dėrgoi topin nė rrjetė me gjoks. ? Ēfarė shpresoni pėr debutimin tuaj nė "Bernabeu"? ?
Pashė ndeshjen me Vislėn dhe atmosfera nė "Bernabeu" ishte e shkėlqyer. Jam stėrvitur njė herė aty, por nuk kam luajtur asnjėherė dhe mezi po e pres ndeshjen e parė. Nuk e di nėse do tė ketė shumė tifozė nė atė ndeshje, por shpresoj qė po dhe qė tė jetė e para e njė numri tė madh. - A u ndietė mirė nė "Son Moix"? ? Patėm fat tė keq, sepse Rauli u dėmtua dhe u largua nga fusha shumė shpejt. Pėr mua, ajo ndeshje ishte shumė e rėndėsishme dhe gjithēka shkoi mirė. Luajta mirė dhe jam i kėnaqur nė pėrgjithėsi me paraqitjen time. Nė Spanjė nuk ėshtė e lehtė tė luash jashtė fushe. ? Nuk mund tė bėnit njė debutim mė tė mirė. Dhe pasimin pėr golin e fitores... ?
Ronaldo nuk flet shumė anglisht, ndėrsa unė nuk di spanjisht. Ai nuk mė tha shumė, por kuptova nga pamje e tij se ishte i kėnaqur dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua. Mua mė pėlqen mė shumė tė shėnoj sesa tė pasoj, por kur nuk mund tė shėnosh, ėshtė mirė tė ndihmosh tė tjerėt. ? Ēfarė i krijon mė shumė probleme njė lojtari anglez qė largohet nga vendi i tij? ? Nuk ka ndonjė gjė veēanėrisht tė vėshtirė. Duhet tė gjesh shpejt njė shtėpi, tė kuptosh shokėt dhe tė flasėsh gjuhėn e huaj, qė nuk ėshtė e vėshtirė, por as e lehtė. ? Kush ju udhėzoi para se tė futeshit nė fushė? ?
E rėndėsishme ėshtė tė merresh vesh me shokėt e skuadrės. Ishte e lehtė tė kuptohej se ē'duhet tė bėja pas largimit tė Raulit. E dija qė duhet tė luaja pak mė prapa se Ronaldo, por gjithēka do tė pėrmirėsohet ndeshje pas ndeshjeje. ? Me cilėt lojtarė tė skuadrės flisni mė shumė? ? Kam vetėm njė javė kėtu dhe nuk flas spanjisht, ndėrsa ata nuk dinė shumė anglisht. Kam marrėdhėnie mė tė mira me ata qė dinė, si Figo, Salgado, Raul Bravo dhe Bekham, por edhe ata qė nuk e flasin gjuhėn time mė kanė pritur ngrohtė. Brazilianėt nuk dinė anglisht, por ata dinė tė qeshin. ?
A e kuptoni qė nė disa momente nė sezonit do tė luani titullar? ? E di qė nė skuadėr ka tre sulmues tė nivelit botėror dhe qė do tė jetė e vėshtirė tė luaj. Nė Majorka u pa qė gjatė njė ndeshjeje mund tė ndodhė gjithēka. ?
Ē'mendoni pėr debatin Raul?Ouen qė ėshtė krijuar?
? Rauli ėshtė lojtar fantastik. Ai ka qenė njė nga lojtarėt mė tė mirė nė botė gjatė viteve tė fundit. Ai mė pėlqen shumė dhe mendoj se do tė shėnojė shumė gola kėtė sezon. ? Ēfarė mund tė afrojė Madridi mė shumė se Liverpuli? ? Nuk ėshtė diēka konkrete, por janė shumė.
Kam kaluar 13 vjet shumė tė bukur te Liverpuli dhe kam shėnuar shumė, por tundimi pėr tė luajtur me mė tė mirėt ka qenė shumė i madh. ? A mund tė ndihmojė fakti qė ka tre lojtarė anglezė te Reali i Madridit? ? Shpresoj tė na ndihmojė tė gjithėve. Udgejti ėshtė fantastik, ėshtė njėri prej qendėrmbrojtėsve mė tė mirė qė kam parė. Nga ana tjetėr, tė gjithė e dinė ndikimin qė ka Bekhami tek Anglia dhe te Reali i Madridit.
Krijoni Kontakt