Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 236
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Profetet e rreme

    Dhe kemi qene tmerresisht te persekutuar,
    dhe jemi biblike me biografi te mire.

    Mjere ju po i besuat cdo te kryqezuari!

    Dhe vetem ne mund t'u cojme ne parajse.
    N.q.s. s'na besoni, ne mund te marrim edhe masa,
    injorantet e dreqit!
    Amen!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Skllavi i maureve

    Te mallkuarit e reres fshine thikat
    dhe iken me turbanet tere gjak.

    Shtrire si perendia i shkretetires,
    une jam zezaku i bukur
    i komunizmes.
    Era vuri pellembet dhe zuri vajin
    mbi koken time qe Zoti e gdhendi me hir.

    E fundit erdhi vdekja dhe me hoqi prangat:
    Tani, o njeri, je i lire!

    Tutje prisnin lideret demo-socialiste:
    Tani erdhi ora te vdes perseri, mendova.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Nje nga poetet me te fuqishem ne letrat shqipe qe me modestine,dhimbien e romantizmin e ndjenjes prej artisti te madh ,i shtoi poezise shqipe me teper shkelqim,dinjitet dhe autoritet...
    Fredi Rreshpja eshte nje kapitull i shquar dhe i pasur ne poezine tone qe dote ndrije perjetsisht si medalion i arte ne panteonin e artisteve te shquar te kombit....
    Ne rruge paqeje Fred! Do te mbetesh gjithmone nje kujtim i bukur e nje shembull i shkelqyer qendrese dhe vetmohimi...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Aspekt

    Natyrisht, gjakataret koha i le pas dore.

    Vijne Homeret dhe luftojne me njeri-tjetrin.
    Pandehin se vriten per lavdine e Iliadave.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Index expurgatorius

    Ja dhe mrekullia e kenges u prish;
    Shiu u kthye te qielli i vet,
    zogjte u kthyen te Afrika,
    perrenjte iken te shtepia e ujrave,
    gjethet vizatuan vjeshten te veriu.

    U kthyen motivet te bota,
    po une c'te bej ne kete nate
    qe i humbi lumi dhe hena?

    Mrekullia e kenges, e vrare
    me thiken e luftes se klasave.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #46
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pėr fatin tim pikėllohem vetė.....

    (Ky shkrim i eshte kushtuar poetit shkodran Frederik Rreshpja i lindur ne vitin 1940 dhe vdekur ne 2006)

    -MJERE AI POPULL QE ARTISTET I GYKON SI POLITIKANE-


    Ate dite dola nga shtepia me mendimin e ngulitur ne koke,te pija dhe te dehesha gjer ne harrim.Te humbisja per te shkundur nga truri te gjitha mendimet qe si rrjete merimange me kishin peshtjelle duke me injektuar nje doze te forte zhgenjimi per ditet e vrara dje dhe "tunelin"pa drite sot.
    Ne rruge takoj poetin Zydi Morava,e ftova duke menduar se Zydi do te me recitonte poezite e tij te fundit."Ka dhe menyra te tjera te reja per tu duhur Colombo ,edhe pa raki"me tha Zydi,"E di mor Don Zhuan i Poezise-iu pergjigja ,-por une dashurine e konceptoj si nocion krejt te kundert me tendin.Une dashuroj shpirtin e jo trupin,un dua ndjenjen e jo fjalet"
    "Te siguroj se me ket menyre qe kerkon do te deh ,o rebel i perjetshem ngarkuar me nje mekat te madh mbi supe i ndershem si nenpunes i Carit "
    -mu pergjigj Zydi.
    I shkova pas ne nje rrugice mbrapa gjimnaznit "Sami Frasheri "Papritur u futem ne nje oborr te mbushur plot me trendafilat e kuq harliseshin ne nje rremuje te pazakonte.Disa sende te hedhura ne vende te ndryshme te oborrit krijonin nje crregullsi simetrike ,a thua se i kishte ven njeri me dore.Duke fshire me shami gjakun nga gishti i kafshuar prej gjembave te trendafilit,u futem ne nje shtepi tiranase nje kateshe.Dhoma ku hyme ishte e mbushur plot me njerez,disa te ulur rreth nje tavoline disa ne kembe .Perballe u ndesha me nje njeri te ulur galic mbi nje shilte prej lekure dashi,me mjeker te porsarritur ,me nje hunde karakteristike,nje balle paksa te dale ku dalloheshin syte qe si thengjij ngrohnin ate trup te mbledhur kruspull ne divane.U pame ne sy.
    Per disa sekonda nuk i rezistova vezullimit te syve te tij.Duke ulur koken ,po mendoja : e kam pare ket portret?Ku ?Vetetimthi iu afrova dhe duke i dhene doren e prezantova :"Jam lab nga tepelena "Portreti i vuri buzen ne gaz dhe u prezantua"Frederik Reshpja nga Shkodra"Me ngjasonte me Ali Pashe Tepelenen ,vetem llulla i mungonte.Nga bisedat qe beheshin ne ate dhome,te ftuarit ishin poete ,shkrimtare.perkthyes ,afariste ,tregtare ,te cilet bashkepunonin me Frederikun.
    Frederiku drejtonte nje shtepi botuese me nje emer shume simpatikuropa.
    Me habiti komunikimi i tij me njerzit ,kujdesi me te cilin ai i rrethonte ,kultura e tij dhe shqetesimi i tij sa qytetar aq dhe njerzor per kulturen,librin sidomos per letersine per femije .U ndava nga Frederiku me nje ndjenje keqardhje ,duke e falenderuar per librin qe me dhuroi me autograf :"Erdhi ora te vdes perseri"
    E lexova ket vellim me poezi,e lexova dhe rilexova ,duke shenuar me yje poezite.Diku nje yll ,diku dy,me te shumtat me tre kater dhe pese yje.U magjepsa ,u deha nga kjo simfoni e brishte rrepshjane,ku jeta dhe vdekja ,ku dhimbja dhe gezimi si nota te nje pentagrami harliseshin duke trazuar nje shpirt,nje zemer,qindra shpirtera e mijera zemra.Rreshpja eshte vete natyra,eshte vete deti,eshte vete shiu,eshte suferina,eshte pylli eshte vete zogu,eshte vete bari,eshte vete gjethja ,eshte vete gjethja,eshte vete kenga,eshte vete jeta.Vizionet e membranes se shpirtit te rreshpjes dredhonin magjishem muzen e poetit dhe ftonin cdo njeri te shuaje etjen nga thatesira 50 vjecare komuniste.Rreshpja luan vargun diku si deti me valen,diku si era me gjethen dhe diku si jeta me vdekjen.Ne poezine e tij mbizoteron dhimbje,zhgenjimi dhe fati i gjithe inteligjences krijuese gjate 50 vjeteve diktature.Ky lajmotiv pershkon shume nga poezite e tij.Ne poezine "Vdekja e Esenit"Rreshpja ben nje paralelizem midis fatit te Eseninit dhe fatit te tij,midis atdheut te Eseninit dhe atdheut te tij.Uni i tij poetik pershkohet nga nje fantazi brilante teper e zhdervjellet ,me nje vizion te qarte ku ndihet nje fryme migjeniane ,por me nje strukture tjeter vargu me nje menyre krejt moderne te cilen e arrin me nje ngjeshje te fjales ,pa frazeologji,duke qen krejtesisht origjinal.Ne dhimbjen e Rreshpjes ndihet lufta per dinjitet ,per pasterti morale per jo dyfytyresine.Poezite "Shtepia e Kenges","Fati im","Zemra ime","Kujtimi yt","Eshte nje zog","Vdekja e Eseninit","Fat ","Prelud","Rapsodi"e shume te tjera jan dolli qe shumekush do ti pinte me fund.Ne poezine "Fati" Rreshpja thote se "Per fatin tim pikellohem vete.Sdua te pikellohet kush per fatin tim.Me ndjek pas Perendia e Humbjes.Me mermerin e thyer ne luftra pa kuptim.E ndersa lexoja vargun e fundit te tij ,nga shpirti i "plagosur"me pentagramin e dhimbjes me rodhen pafajshem disa fjale:-le te harrojme ,motra e vellezer sharjet neper gazeta ,luften partiake,le tu kthehemi mjeshterve te dollive te shpirtit njerezor.
    Sa me shume kenge,sa me shume poezi ,sa me shume muzike ,aq me pak dhune ,aq me pak frike-aq me shume paqe,aq me shume dashuri.
    Lum ai popull qe politikanet i ka ne shpirt asrtiste ,e mjere ai popull qe artistet i gjykon si politikane.


    PELLUMB TARE

    TIRANE 1997
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Nena

    Ka filluar te plaket nena. Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.
    Po mbulohet me nje pleqeri te bukur.
    C'eshte keshtu kjo rrjete qe hedh koha mbi nenen time?

    Dhe duart qe me mbanin mua, tani jane renduar.
    Po s'ka gje. Nga shpirti i saj
    zgjaten duar te tjera qe me mbajne pezull.

    Ecen ngadale neper dhome.
    Nganjehere me pyet per librat qe po shkruaj,
    por s'me ka pyetur kurre pse s'kam shkruar gje per te.

    Se nena di:
    Fjalen e pare ne kete bote ia kam thene asaj.
    Dhe fjalen e fundit ne kete bote asaj do t'ia them.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Dhembje

    Ngjitet malli neper rrenje dhe behet lule.
    O druri i qershise qe te mbolli nena ime,
    une jam vellai yt!
    Te dy me duart e saj na perkundi ajo:
    Rritu, rritu o biri im!
    Rritu, rritu o druri i qershise!

    Eh, nena ime nga njera klase tek tjetra:
    -Bir jane zemeruar perendite.
    Sa mire kur ishit te vegjel
    dhe i faleshit tok Shen Merise.

    Perkund era pikellimin e luleve,
    a ndoshta duart e nenes vizatuar ne ere.
    Rritu, rritu druri i qershise!
    Une s'kam per te lulezuar me...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kenga e fundit

    Me rri nen yjet me shpaten e ndarjes ne dore;
    A mos valle kerkon t'a vrasesh kete nate?

    Shkoi dhe marsi i kesaj nate!
    Jo, ne kete bote nuk do kete me mars.

    Me rri me shpaten e luftes se klasave ne dore.
    Nata e prere ra tek kembet e mija,
    dhe shpirti i henes kullon yje si teh celiku.

    Pranvera qe rron mbi shelgjet,
    vdes dhe shnderrohet ne vjeshte.

    1976
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Duke ecur

    Duke ecur ne ajer, atehere kur vdesin ngjyrat
    mbi gjunjet e muzgut;
    Duke ecur mbi rete atehere kur vdesin shirat,
    duke ecur mbi ujra kur vdes anija e bardhe,
    ngarkuar me tere trishtimin e botes,
    dite e nate si cifuti i shkretetires...

    Duke ecur, stapin e harrova tek nje mjegull,
    apo ne kopshtin e femijerise,
    ku barisnin te vdekurit dhe ngrohnin duart
    mbi flaket e trendafilave.

    Ishte nje kohe kur pranvera vinte vetem per mua,
    por duke ecur e ecur trendafilat u vyshken;
    Tani ka kohe qe pranvera nuk vjen me.

    Duke ecur e duke ecur,
    kam per te arritur atje prej nga u nisa,
    me shenjat e gozhdeve ne duar;
    O Zot, c'qe ky vrapim i cmendur ne ate planet te larget,
    mbushur me pretoret komuniste?!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Nenes

    Nena ime, ti dhembje e pashuar,
    ka kaq vjet qe rri ne dhe te zi;
    Edhe yt bir, sic duket, se shpejti,
    do t'a lere kete bote, nene, e di.

    S'me vjen keq qe iki keshtu,
    se asnjehere i lumtur s'kam qene,
    vec ne pyjet ku xhindet vallezojne
    rreth drureve te galvanizuar me hene.

    Shkoj te lumi ku qajne ciganet
    per rerat e largeta me drite.
    Por perse dreqin jam gatuar keshtu,
    te grindem me te tera qeverite?

    Nene, nuk kam qene ne faltore kaq vjet,
    por do t'i lutem Shen Merise per ty;
    Eh, mundet qe dhe mua ndokush
    do ma gdhendi mbi krye nje kryq.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Vendlindja e nenes

    Atje hena ngre shkalle drite mbi gremina.
    Atje ngjitet zemra ime,
    bere prej druri te lahutes.

    Atje kam nje dege lisi,
    torben e kengeve te mia.
    Stapi ne udhe me humbi
    dhe lulezoi prane nje perroi.

    Pashe feminine e nenes sime
    ruajtur ne pasqyrime krojesh,
    kenget e rinise se saj,
    shnderruar tashme ne ere.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Elegji per nenen

    Nje avion iken tutje permes mjegullave,
    si fatkeq i perzene nga selia e dritave.
    Ah, ku ke rene keshtu, ku je tretur?
    Ka mbire bari nga syte e tu,
    ka mbire bari nga zeri yt.

    Nga kodrat po vjen nata duke u lutur per ty.
    Eshte koha kur hijet bien me gju,
    e ti rrin aty nen toke,
    te mermer' i rrezuar i perendive...

    Tani qe ti nuk je, dafina nuk gjelberon me,
    vetem zeri im i djalerise jehon mbi gjethet e verdha,
    e dafina vendos kurora mbi lavdine e muzgut.

    Ishte nje bote e tere kur ishe ti,
    por erdhi kjo vetmi e madhe qe fshin gjithcka;
    Tani vetem ne horizont
    bejne kryq vetetimat dhe nxjerrin thikat.

    Ah, ku ke rene keshtu, ku je tretur!
    Nene, nene, do te vijne deborat,
    do te bien mbi barin qe ka mbire nga zeri yt...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Kjo pranvere

    Eja me mua ne kopesht.
    Tani qe dimri iku dhe tere deborerat kane rene,
    nga druret zbresin ca statuja ajri
    dhe celin syte e luleve qe flene.

    Por tani qe nena nuk eshte,
    hapen dyert e hijeve e dalin perendite ilire,
    me turite e prera nga mjegullat e lashta...
    E trendafilat jane mbyllur ne pikellimin e vet.

    Eja te dalim ne kopesht,
    por nena nuk eshte me!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Zemra ime

    Ne asnje dore te botes nuk me ze gjumi.
    Isha mesuar me koken ne duart e tua.
    E ke ditur qe kam dicka nga deti;
    Breg me breg dhe gjumi nuk me ze.

    Dua te shtrihem dhe te vdes,
    po vjen ti dhe nga balta me ngre.

    Kur male te tera dot s'na ndane,
    si do ndajne dy grushta dhe?
    Ah, isha mesuar me koken ne duart e tua,
    tani dhe brigjet me gjumi nuk i ze.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Epitaf

    Imezonje, si do ja dal pa ty ne kete bote,
    i mallkuar me pavdekesi,
    si patriarket e merzitshem biblike?

    Duhet t'i kesh parasysh disa gjera,
    tani qe nuk je me!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Rivarrimet

    Djem te rinj, te zjarrte,
    qe i lane puthjet e para pergjysem.

    Femije qe s'do lozin me kurre ne perendim;
    Do ndrrohen stinet ne Kosove e ata s'do jene.

    Pleq qe s'do prehen me te pragu,
    megjithese nuset hutohen, ua pjekin kafene cdo mengjes.

    Tani jane te vdekur. Aty poshte, te balta.
    Sillen ne brinje.
    Kryqeterthor ne amfiteatrin e maleve,
    a ne nje pllaje te pjerret kohe.

    Zot i madh! Po rivarrosim te vdekurit tane,
    dhe na fal qe jemi te mbushur me urrejtje;
    Dhe po te duash mos na fal o Zot,
    dhe mos na jep parajsen, por na ler ne dheun tone, amen!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Det

    Hena iken neper mjegulla
    si varka e dhimbjes sime.
    Endrra ime per ishujt e kalter,
    neper dhimbje, neper hene!

    Gdhenda ne breg te detit pikellimin tim.
    Vijne dallget e behen lote,
    si lotet e miteve te statuja ime.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ju falenderoj per keto prurje poetike te mrekullueshme, te poetit Frederik Rreshpja. I lexoj me shume se njehere, i ndjej ne vazhdimesi.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Testament

    Qe femije e kam kuptuar se kisha lindur
    i mallkuar me art.
    Gjerat i shihja ndryshe:
    Neper shirat e vdekur
    peshqit fluturonin drejt cerdheve, te yjet.
    Ne vend te bores binin zogj ne cdo dru.
    Era si keter brente deget.
    Qante mbi mua nena, shenmeria ime. Ave nena ime!
    Mos e paste njeri kete fat!

    Kam dashuruar nje Aferdite ne Olimpin e trendafilave.
    Pastaj erdhe ti tere ikje.
    Me vone vije vetem neper endrra, si perendite ilire.
    Keshtu iku dhe rinia, filigrami i djalerise,
    i mallkuar me art.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Tani qe po vdes enderroj vetem nje kryq te koka,
    dhe te harrohem, se nuk dua qe edhe pas vdekjes
    te me ndjeke mallkimi i artit.
    Mos e paste njeri kete fat!

    Po kur te vdes, portreti im ka per t'u shfaqur neper gjethe,
    Se une kam patur miqesi me cdo dru.
    Ne stinen kur bien gjethet
    do te bien edhe syte e mi.
    Tani e tutje shirat do te jene lotet e mi.
    Mos e paste njeri kete fat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 18-03-2010 mė 16:39
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 13-11-2022, 09:31
  2. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  3. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  4. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •